Skip to main content

“Kujdes! Whatsapp është duke ju mashtruar. Ja se si” plus 9 more Ekonomia Online

“Kujdes! Whatsapp është duke ju mashtruar. Ja se si” plus 9 more Ekonomia Online


Kujdes! Whatsapp është duke ju mashtruar. Ja se si

Posted: 18 Sep 2016 08:15 AM PDT

Kur aplikacioni i mesazheve, Whatsapp, u lancua në vitin 2009, dukej si një nga shpikjet më interesante të kohës.

Themeluesi i tij Jan Koum, kishte shpjeguar në një post blogu arsyen pse kompania e tij nuk shiste reklama. Në shkurt të vitit 2014, diçka e çuditshme ndodhi. Facebook u ofrua të blinte Whatsapp për 19 miliardë dollarë dhe themeluesi i tij, e hëngri karremin.

Duke marrë parasysh se të ardhurat e Facebook varen nga shitja e reklamave, shumë nga ne vranë mendjen se ku kishin shkuar principet e Koum dhe se gjithçka e kishte një çmim.

Më 25 gusht, Whatsapp njoftoi se do ndryshonte termat dhe kushtet e tij të privatësisë. Në një post thoshte se do ndante me Facebook dhe përdoruesit e tij, numrat e telefonit dhe detaje rreth herës së fundit që kishin hyrë në Whatsapp.

Nëse jeni përdorues i Whatsapp, mos bini pre e kësaj shakaje: shkoni tek "Settings", zgjidhni "Account", "Share my account info" dhe shtypni "Don't share". Bëjeni tani, sepse koha po mbaron.

The post Kujdes! Whatsapp është duke ju mashtruar. Ja se si appeared first on Ekonomia Online.

Gënjeshtrat që shkatërrojnë lidhjen

Posted: 18 Sep 2016 08:00 AM PDT

Të gjitha gënjeshtrat dëmtojnë rëndë lidhjen tuaj, por këto 3 gënjeshtra do ta shkatërrojnë atë:

1.Gjithçka është në rregull

Kur diçka është duke ju penguar ju duhet të flisni rreth atij problemi. Ndoshta ju po i ikni grindjes apo jeni lodhur duke diskutuar, ndoshta jeni e lodhur apo e zënë me punë dhe nuk keni kohë. Mirëpo në vend që të thoni "gjithçka është në rregull" kur nuk është, thoni kjo po më pengon mua do të flasim pas punës rreth kësaj.

2.Bë ç'të duash, mua nuk më intereson

Ndoshta ndonjëherë vërtetë nuk jeni e interesuar dhe dëshironi të leni vendimin në duart e tij por nëse ju intereson mos i ikni kompromisit. Thoni atë që ju mendoni se është e drejtë dhe dialogoni për një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dy palët.

3.Në rregull do të qëndroj me ty sonte

Nëse situata mes jush është e tensionuar dhe ju keni nevojë për kohë larg tij, thoni këtë. Nëse qëndroni me të dashurin në një situatë të tensionuar, pa dëshirën tuaj, do të fillojnë grindjet mes jush.

The post Gënjeshtrat që shkatërrojnë lidhjen appeared first on Ekonomia Online.

Nuri Seferi flet pas humbjen së mbrëmshme

Posted: 18 Sep 2016 06:02 AM PDT

Boksieri Nuri Seferi i është drejtuar opinionit pas humbjen së mbrëmshme nga Manuel Charr.

"Përshëndetje të dashur miq. Me lejoni të ju falënderoj të gjithë juve për mbështetjen e fuqishme që ma dhuruat gjatë gjithë ndeshjes dhe për mesazhet e shumta që me keni dërguar", ka shkruar Seferi.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ka treguar për kushtet e meçit.

"Edhe përkundër asaj që unë morra ofertën disa ditë para ndeshjes, pranova të boksoj me Manuel Charr një emër shumë i njohur i boksit botërorë të cilin mbrëmë arrita ti rezistoj 10 runde radhazi ku në fund humba me vendim unanim të gjyqtarëve", shton më tej Seferi.

"Ju që me besuat jam krenar që nuk u zhgënjeva ku tregova kualitetin tim, dhe për tu treguar të gjithëve qe ato 21 fitore nuk kanë ardhur vetë por i kam fituar me mund dhe me djersë", ka përfunduar boksieri shqiptar.

The post Nuri Seferi flet pas humbjen së mbrëmshme appeared first on Ekonomia Online.

Watford kthen epërsinë ndaj Unitedit (Video)

Posted: 18 Sep 2016 05:48 AM PDT

Watford ka kthyer epërsinë kundër Manchester Unitedit

Juan Zunigas i është dashur vetëm një minutë që të shënoi golin e dytë për Watfordin dhe për të kthyer epërsinë 2:1 kundër Manchester Unitedit.

The post Watford kthen epërsinë ndaj Unitedit (Video) appeared first on Ekonomia Online.

Rashford tregon veten, barazon ndaj Watford (VIDEO)

Posted: 18 Sep 2016 05:37 AM PDT

Gati gjysmë ore, Manchester United ka qenë në disavantazh në ndeshjen kundër Watford.

Etienne Capoue i ka dhënë epërsinë vendasve në minutën e 34. E kur ka kaluar një orë lojë, Marcus Rashford ka treguar se sa i rëndësishëm është për Djajtë e Kuq.

Anglezi ka barazuar shifrat në 1:1, transmeton Klan Kosova.

The post Rashford tregon veten, barazon ndaj Watford (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

Rrustem Mustafa kundër rrënimit të Kishës në oborrin e UP’së

Posted: 18 Sep 2016 05:22 AM PDT

Njëri prej njerëzve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa ka dalë kundër rrënimit të Kishës Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë se Kisha duhet të qëndrojë aty për t'iu shërbyer besimtarëve ortodoks.

Në të kundërtën, Remi ka propozuar që nëse nuk ka ortodoks, atëherë, objekti të shfrytëzohet për qëllime artistike e dinjitoze.

"Kisha le te qendroje e te sherbeje per qytetar te konfesionit ortodoks, nese ka te tille. Nese nuk ka, atehere te gjejme formulen e perdorimit te saj per qellime artistike apo qellime tjera dinjitoze, duke reflektuar keshtu vlerat kombetare, ato europiane dhe te botes se qytetëruar", ka propozuar Rrustem Mustafa, i cili ka qenë Komandant i Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veç kësaj, Remi ka shprehur habinë se si studentët janë bërë pjesë e protestave religjioze duke thyer traditën kur studentët ishin përfshirë vetëm në çështje kombëtare.

Lexojeni të plotë reagimin

PROTESTA STUDENTORE- BEFASI QYTETARE

Befasia qendron ne protesten studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar.

Protestimi i fundit ne hapesirat perreth kishes, sado qe eshte nje shprehje legjitime e pakenaqesive qytetare, nuk do te duhej te drejtohej aty ku ne shqiptaret gjithmone kemi qene kampion- tolerances fetare.

Çfaredo te kene qene qellimet e pales serbe, klerit te kishes ortodokse serbe, nuk me befasojne fare. Befasia qendron ne protesten studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar, si norme e gjithe levizjeve studentore ne te kaluaren tone te turbullte. Keto levizje jane te rrezikshme dhe cenojne lirite te cilat i kemi fituar me gjak. Kisha le te qendroje e te sherbeje per qytetar te konfesionit ortodoks, nese ka te tille. Nese nuk ka, atehere te gjejme formulen e perdorimit te saj per qellime artistike apo qellime tjera dinjitoze, duke reflektuar keshtu vlerat kombetare, ato europiane dhe te botes se qyteteruar.

The post Rrustem Mustafa kundër rrënimit të Kishës në oborrin e UP'së appeared first on Ekonomia Online.

Vdekja e gruas shtatzënë, flasin për herë të parë mjekët e arrestuar

Posted: 18 Sep 2016 05:19 AM PDT

Tre mjekët gjinekologë, Dritan Deçka, Helidon Krosi dhe Nazmie Ceni, të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm, kanë pretenduar para hetuesve se kishin dyshuar se gruaja kishte probleme shëndetësore që lidheshin me zemrën.

Një dyshim i tillë sipas mjekëve ishte konstatuar nisur nga simptomat që ajo kishte paraqitur, gjatë vizitës së gruas dhe konsultës së kryer mes tyre, mbrëmjen e të enjtes me 15 shtator.

Sipas mjekëve gruaja ishte paraqitur rreth orës 22:30, në spital dhe menjëherë asaj i është dhënë ndihma e nevojshme ndërsa është vizituar nga specialistët përkatës.

Ndërkaq pasi është vënë re sipas tyre se ajo nuk kishte probleme që lidhen me patologjinë e barrës, ajo është transferuar për vizitë të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në kryeqytet.

Pas kësaj vizite gruaja ishte dërguar në Sanatorium, ku pas një vizite të shkurtër është rikthyer në maternitet, ku edhe i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Nga hetimet e kryera nga ana e prokurorisë është vënë re se gruaja nuk i ishte nënshtruar ekzaminimit pamor me eko të barkut, shkruan Shqiptarja.com.

Pikërisht kjo mangësi gjatë ekzaminimeve ka bërë që gruas t'i shkaktohet hemorragji dhe humbje e madhe e gjakut. Ndërkaq mjekët kanë pohuar para hetuesve se kur kanë vënë re se shëndeti i gruas po rëndohej ata vendosën të bëjnë ndërhyrjen por se nuk mundën të shpëtojnë as atë dhe as fëmijën. Sipas hetuesve pikërisht, për vonesën në ndërhyrjen kirurgjikale si dhe në vonesën në ekzaminimin pamor me ekografi, për mjekët është vendosur edhe masa e ndalimit.

The post Vdekja e gruas shtatzënë, flasin për herë të parë mjekët e arrestuar appeared first on Ekonomia Online.

Dërguti: Qeveria pronto për Serbinë e fsheh Republikën me letër ngjitëse

Posted: 18 Sep 2016 05:07 AM PDT

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti mbajti sot një konferencë për media ku parashtroi shqetësimet lidhur me Marrëveshjen e 14 shtatorit 2016 me Serbinë. Ajo nënvizoi faktin se nën emërtesën liria e lëvizjes po mohohet çdo herë e më shumë shtetësia e Kosovës përballë Serbisë.

“Qeveritë e negociatave me Serbinë gjithnjë na kanë thënë se po bisedojmë me qëllim forcimin e shtetësisë së Kosovës. Por ne po jemi dëshmitarë që forcimi i shtetësisë përballë Serbisë po mbetet vetëm në deklaratat e Edita Tahirit, Thaçit, Mustafës e së fundi dhe Veselit. Para 5 viteve në korrik të vitit 2011 u propagandua si një arritje e jashtëzakonshme marrëveshja e quajtur "lëvizja e lirë". Por nga teksti i saj u kuptuar se ishte në fakt një problem i ri për shtetësinë e Kosovës”, u shpreh Dërguti.

Në pikën 9 të asaj marrëveshje thuhej se "Si masë kalimtare, për cilindo pronar automjetesh që dëshiron, do të vihen në dispozicion targa të përkohshme, në pikëkalimet kufitare/administrative. Kufiri verior i Kosovës u rishfaq në dokumente si i kontestuar, pra jo si kufi shtetëror. Ndërsa termi "dëshiron" në praktikë u pa që ishte një detyrim në pikat kufitare me Serbinë. Në to qytetarëve edhe zyrtarëve nga Kosova ua hoqën targat dhe ua mbuluan simbolet e shtetit të Kosovës.

Dërguti tha se për ta saktësuar edhe marrëveshjen e 14 shtatorit të 2016 që në thelb nuk ndryshon nga ajo e 2 korrikut 2011 duhet t'i bëjmë me dije qytetarëve të Kosovës se qeveria ka rënë dakord që: “1. Palët janë pajtuar që të mbulohen pjesët relevante të tabelave respektive të automjeteve me dy letërngjitëse të bardha; 2. Ky sistem me letërngjitëse do të hyjë në fuqi me 15 nëntor 2016”.

“Pra, targat provuese nuk po hiqen, siç thuhet, për të dyja palët sepse kanë qenë të zbatueshme vetëm nga pala e Serbisë për targat "RKS". E dyta, prapë kjo marrëveshje nuk është reciproke sepse ky regjim i mbulesës së simboleve të Serbisë nuk vlen për serbët e Kosovës. E treta, pse duhet që të vazhdohet edhe për 5 vite të tjera lëshimi i targave me shenjën "KS"?”, tha ajo.

Dërguti tha po ashtu se në këtë marrëveshje s'është arritur dakordimi që të mos ketë më targa të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë me inicialet e qyteteve të Kosovës, si KM, etj, të cilat aplikohen kryesisht në veri të shtetit tonë.

“Aktualisht në Republikën e Kosovës janë katër lloje të targave me të cilat qarkullohet, ato ligjoret RKS pa të cilat ne si qytetarë penalizohemi po të mos t'i kemi me rregull, janë ato "KS" nga koha e UNMIK të cilat i do ende Serbia, janë "PROBATION" dhe targat e strukturave ilegale të Serbisë”, theksoi ajo.

"Këta që çdo ditë e kanë gojën plot me shtet dhe institucionalizëm kanë prodhuar këtë situatë aspak të lakmueshme për çfarëdo lloj të shtetit. Nga ana tjetër negociatat me Serbinë në çfarëdo niveli duhet të ndalen. Tashmë është vërtetuar plotësisht se këto negociata kanë dëmtuar Kosovën dhe kanë ndihmuar edhe ende po e ndihmojnë Serbinë për të ecur përpara në proceset integruese. Kjo ecje e Serbisë po bëhet në kurriz të Kosovës falë qeveritarëve "Pronto". Marrëveshja e 14 shtatorit është e turpshme si çdo marrëveshje që ka sjellë qeveria "Pronto" nga Brukseli këto 5 vite" – përfundoi Nënkryetarja e Kuvendit.

The post Dërguti: Qeveria pronto për Serbinë e fsheh Republikën me letër ngjitëse appeared first on Ekonomia Online.

Pesë peshkaqenë rrethojnë 4 vjeçarin në varkë (VIDEO)

Posted: 18 Sep 2016 04:47 AM PDT

Një peshkatar dhe djali i tij i vogël u rrethuan nga pesë peshkaqenë teksa lundronin me varkë në Liqenin Macquaire të Sidnei.

Aron Martin dhe 4 vjeçari Banx kaluan 40 minuta pranë peshkaqenëve, dy prej të cilëve ishin më të mëdhenj se varka e tyre 4.3 metra mëngjesin e së shtunës, raporton Express Advocate.

Teksa ndoqën grabitqarët, 27 vjeçari nga San Reno filmoi momentin e pabesueshëm. Ndërkohë rreth tyre kishte njerëz që bënin ski në ujë.

The post Pesë peshkaqenë rrethojnë 4 vjeçarin në varkë (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

Në vënien e gurthemelit të kishës në hapësirën e UP-së ishte edhe Arkani (video)

Posted: 18 Sep 2016 04:11 AM PDT

Kishës ortodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës, e ashtuquajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar, gurthemeli iu vu më 5 dhjetor 1992.

Atëherë në Kosovë funksiononte vetëm pushteti okupues serb, ndërsa shqiptarët, me përjashtim të atyre që i shërbenin atij regjimi, ishin dëbuar nga puna dhe nuk kishin kurrfarë force ndikimi. I okupuar nga regjimi i Millosheviqit ishte edhe Universiteti i Prishtinës.

Atë ditë dimri, përveç gjithë kreut të Kishës tradicionalisht shoviniste dhe antishqiptare serbe, në Prishtinë kishte zbarkuar edhe kryekrimineli që i komandonte paramilitarët e quajtur "Tigrat", Zheljko Razhnatoviq – Arkan (minuta 14:57). Ai merrte pjesë në gurthemelin e kishës, që do të përfundonte vetëm shtatë vjet më pas, transmeton Koha.net.

Shumë klerikë fetarë ortodoksë serbë, serbë të Kosovës dhe të ardhur merrnin pjesë në fillimin e ndërtimit të kësaj kishe me prapavijë jo fetare por nacionaliste e shoviniste, në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në kohën kur universiteti nuk kishte asnjë shqiptarë, të gjithë të larguar nga regjimi serb, përveç shërbëtorëve të atij regjimi, ndonjëri prej të cilëve do të jetë edhe nënshkrues i lejes për këtë atë kishë.

Në videon e mëposhtme mund të shihni kronologjikisht se si ka shkuar ndërtimi i kësaj kishe, deri në vënien e kryqit në kupolën e kishës në janar të vitit 1999.

Tani ka më shumë se një javë që kjo kishë është shndërruar në temë kryesore në Kosovë. Klerikë fetarë me vullnetarët e tyre nga Graçanica kanë ndërmarrë aksione, sipas tyre për pastrimit e lyerjes së kishës, por që në fakt, sipas shumë analistëve, ka prapavijë destabilizimin e situatës në Kosovë, kurse Inspeksioni Komunal i Prishtinës ka bërë punën që e ka për detyrë, ka ndaluar këto punime të paligjshme, ngaqë konsiderohet objekt pa leje.

Vetë i pari i Inspeksionit të kryeqytetit, Sali Zyba, ka thënë se serbët kanë dështuar të prezantojnë një dokument valid për objektin në fjalë. Ndërsa dje, studentë të organizatave studentore janë përleshur me policinë për vënien e një pankarte te dera e kësaj kishe, me të cilën tregonin se ajo ishte në truall të Universitetit të Prishtinës. Përkundër kësaj studentët nuk janë ndalur dhe të hënën kanë paralajmëruar një aksion tjetër. Në orën 12:00 do të mblidhen për ta funksionalizuar me lexim e diskutim atë hapësirë.

Kisha serbe pretendon se ka dokumentacion legal të siguruar para vitit 1999, ndërsa për kishat e ndërtuara pas vitit 1999 Kisha serbe do të bëjë kërkesë për legalizim.

Në Komunën e Prishtinës pohojnë se Kisha Serbe asnjëherë nuk ka dokument për të bërë një kërkesë, në përputhje me ligjet në fuqi, për legalizimin e kësaj kishe.

Në fakt me Rregulloren 24 të vitit 1999 të UNMIK-ut, që ka fuqinë ligjore, ligjet e nxjerra gjatë regjimit të Millosheviqit pas 23 marsit të vitit 1989, janë të pavlefshme.

"RREGULLORE NR. 1999/24
UNMIK/RREG/1999/24
12 dhjetor 1999

PËR LIGJIN NË FUQI NË KOSOVË

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,

Në përputhje me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999,

Duke marrë parasysh Rregulloren nr. 1999/1 të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë të datës 25 korrik 1999,

Me qëllim të përcaktimit të ligjit në fuqi në Kosovë,

Shpall sa vijon:

Neni 1
LIGJI NË FUQI

1.1 Ligji në fuqi në Kosovë përfshin:

(a) Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to dhe

(b) Legjislacionin në fuqi në Kosovë më 22 mars 1989.

Në rast konfliktesh do të mbizotërojnë rregulloret dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to.
(…) ", ndërsa kisha serbe në kompleksin e Universitetit të Prishtinës është ndërtuara në vitin 1998/99, dhe çfarëdo lejesh që ka ajo janë të pavlefshme.

Kisha serbe thirret tani edhe në Planin e Ahtisarit rreth pronave kishtare, por Plani i Ahtisarit flet për kishat e ngritura më herët dhe të ligjshme.

The post Në vënien e gurthemelit të kishës në hapësirën e UP-së ishte edhe Arkani (video) appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more