“Krujë shpërthim eksplozivi në automjet” plus 9 more - Gazeta Dita |
- Krujë shpërthim eksplozivi në automjet
- “Michael Schumacher nuk ecën. Madje nuk qëndron dot as ulur”
- Telebingo Shqiptare / Shorteu 18 shtator 2016
- Bushati takohet me diasporën shqiptare në Boston
- Dyshimet/ Avioni pësoi defekt nga pesha e madhe e kanabisit
- Çfarë dihet për historinë e Voskopojës?
- “Penisi Dixhital” qan hallet me xhaxha Saliun!
- Merkel rrëzohet dhe në Berlin
- Izet Haxhia: Si na helmoi Fahri Balliu me pilaf në selinë e RTSH-së
- A “e di” Berisha që e duan prapë në krye?
Krujë shpërthim eksplozivi në automjet Posted: 19 Sep 2016 02:16 AM PDT Një shpërthim eksploziv ka ndodhur pak minuta më parë në Krujë. Makina e tipit "Toureg", ka shpërthyer teksa ka qenë në lëvizje. Drejtuesi i mjetit G.B ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është tashmë nën kujdesin e mjekëve. |
“Michael Schumacher nuk ecën. Madje nuk qëndron dot as ulur” Posted: 19 Sep 2016 02:12 AM PDT Avokati i Michael Schumacher kanë thënë se ish-kampioni i Formulës 1 nuk është në gjendje të ecë edhe pse kanë kaluar 3 vite nga aksidenti i rëndë me ski që pësoi në alpet franceze. Felix Damm foli në një gjykatë gjermane në emër të familjes Schumacher, që ka paditur një revistë mbi një artikull ku shkruhej se 47-vjeçari mund të ecte sërish. Në artikullin e revistës "Bunte" citohej një mik i Schumacher, i cili thonte: "Michael është shumë i dobët. Por, mund të ecë me ndihmën e specialistëve që po e ndjekin. I bën disa hapa dhe mund të ngrejë njërën dorë". Pas këtij artikulli, menaxherja e ish-pilotit të Ferrarit, Sabine Kehm thonte se "spekulime të tilla i japin shpresa të rreme shumë personave që e duan". |
Telebingo Shqiptare / Shorteu 18 shtator 2016 Posted: 19 Sep 2016 01:50 AM PDT
Çmimi i madh prej 991,575 lekësh qëndron në Tiranë Surprizat kanë nisur me lojën telefonike, ku të përzgjedhurit si fitues, kanë mundur t'u gëzohen shumave të mëdha, si dhe dhuratave e çmimeve të tjera të fshehura në zarfe. Kontrabileta e parë e përzgjedhur në nisjen e sezonit të ri, ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Silvën në kryeqytet. Në betejën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, e përzgjedhura ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të dytë si fitues në lojën telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Lefterin në qytetin e Vlorës, i cili me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara, ka goditur në shenjë një nga çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh. Ndërkohë që këtij çmimi i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orët e ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Loja ka vijuar me tej me shpalljen e një tjetër fituesi në qytetin e Shkodrës, që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Pas Shkodrës, loja telefonike është ndalur në qytetin e Pogradecit. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave kësaj here ka bërë fituese familjen Cani, e cila duke përfituar edhe nga shansi i dhënë "2 herë fat", ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke siguruar plot 100,000 lekë. Një tjetër fitues nga qyteti i Vlorës ka siguruar nëpërmjet lojës telefonike 35.000 lekë. Ndërsa i fundit që ka tentuar të gjurmojë çmimet e fshehura në zarfe ishte Olsi në qytetin e Durrësit, ku nga përzgjedhja e dy zarfeve më të preferuara, ka fituar plot 90,000 lekë. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 991,575 lekë. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 12628 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 292 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1015 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. |
Bushati takohet me diasporën shqiptare në Boston Posted: 19 Sep 2016 01:43 AM PDT Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi gjatë ditës së djeshme një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Boston, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ministri Bushati vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Amerikë dhe rolin që përfaqësuesit e komunitetit shqiptar kanë luajtur për çështje të karakterit kombëtar dhe për zhvillimin e Shqipërisë. “Themeluesit e shtetit modern shqiptar, ndër të cilët kishte dhe anëtarë të diasporës sonë në Boston, e dinin fare mirë se nuk mund të ruhej pavarësia pa zhvillim ekonomik”, nënvizoi Ministri Bushati. Ai i njohu të pranishmit me investimet e kryera vitet e fundit për modernizimin e infrastrukturës konsullore dhe përdorimin e teknologjive të reja për të mundësuar ofrimin e shërbimeve online, në mënyrë transparente dhe të sigurt, siç është E-Konsullata, për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen. Ministri Bushati nënvizoi nevojën e institucioneve shqiptare për një partneritet të strukturuar me Diasporën dhe në këtë kontekst theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit po përgatit një strategji kombëtare me qëllim përfshirjen sa më efektive të diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit. Zbatimi i kësaj strategjie do të diskutohet me përfaqësues nga diaspora shqiptare në të gjitha vendet e botës gjatë Samitit të parë të Diasporës që do të mbahet në Tiranë në nëntor të këtij viti. Gjatë qëndrimit në Boston, Ministri Bushati vizitoi gjithashtu shkollën e gjuhës dhe trashëgimisë shqipe “BESA” e cila feston 10 vjetorin e krijimit të saj. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ministri Bushati dorëzoi tekstet për mësimin e gjuhës shqipe dhe historisë së Shqipërisë, dhuratë e Qeverisë shqiptare për fëmijët në Diasporë. Gjatë qëndrimit të tij, Ministri Bushati mori pjesë në meshën e komunitetit shqiptar në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston, aty ku Fan Noli mbajti liturgjinë e parë hyjnore në gjuhën shqipe në historinë e Kishës Ortodokse më 22 mars 1908. Në fund të ceremonisë, At Artur Liolin, i dorëzoi Ministrit Bushati vulën “Ex-Libris”, me të cilën Faik Konica vuloste letrat dhe librat e tij, dhuratë e bibliotekës Fan Noli në Boston për Bibliotekën Kombëtare shqiptare. |
Dyshimet/ Avioni pësoi defekt nga pesha e madhe e kanabisit Posted: 19 Sep 2016 01:34 AM PDT Shumë pikëpyetje ka sa i përket avionit të rrëzuar në Ishëm të Durrësit, ndërsa mediat italiane duke cituar burime nga inteligjenca e vendit fqinj kanë publikuar të tjera fakte. Dyshohet se avioni "Piper Pa 32" është mbushur me drogë dhe gjatë ngritjes ka pësuar defekt. Pasi kanë marrë në dorë dhe dëshminë e 69-vjeçarit Guido Andrea Guidi, edhe autoritetet italiane janë shumë dyshuese mbi atë që ai ka deklaruar, se kjo ishte rruga dhe parë provë dhe në rrugën e dytë do të merrte 200 kg kanabis. Piloti Guido Andrea Guidi Avioni, sipas ekspertëve, është në gjendje të mbajë më shumë se kjo peshë. Pasi avioni nuk ka mundur të ngrihet duke pësuar defekt në rrotën e parë, dyshohet se trafikantët kanë marrë drogën dhe janë larguar me anë të mjeteve lundruese. Po ashtu ka dyshime të forta se Guido Andrea Guidi është ulur në pistën e improvizuar shumë herët në mëngjes. |
Çfarë dihet për historinë e Voskopojës? Posted: 19 Sep 2016 01:30 AM PDT I nderuar lexues! Voskopoja dëshmohet si fshat i vjetër që në shek.XIV. Në shek.XVII-XVIII u bë një qytet i madh i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike e kulturore të vendit me artizanat të zhvilluar. Kishte marrëdhënie tregtare me shumë vende të huaja (Venedikun, Vienën, Lajpcigun etj.). Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore e kulturore, që gjeti shprehje në themelimin e Akademisë së re dhe të një shtypshkronje më 1720. Të kësaj periudhe janë një varg monumentesh kulture, si manastiri i Shën Prodhromit dhe një varg bazilikash. Rënia e Voskopojës filloi pas djegies së parë të saj më 1769, që u pasua nga dy djegie të tjera.
|
“Penisi Dixhital” qan hallet me xhaxha Saliun! Posted: 19 Sep 2016 01:14 AM PDT Po marr guximin që t’ju shkruaj, Për historirat me penisë, Nga koha jote mjaft na fale, Unë jam një pjesë e njeriut, I dashur xhaxha Berisha, Tek ty njerëzit janë të çlirët, Jemi në kohë të hashashit, Sot kishim ditën e seksit, Sytë m’u rënduan shumë, Sytë m’u rënduan fare, Tha vagina e mërzitur, Tani e kuptoj ç’ka ndodhur, Aromën e tij kam tretur, Penisi revoltën nisi, Tavani më rrotullohet, Një vaginë e parfumuar, Një vaginë aromatike, Tani Salë-avash avash, Thuaj mor të marrtë e mira, Jam penisi që të thashë, Të shkrova pa gjuhë banale, Ti me mua s’je i nxehur, Sali-shqiponja mbi male, Ty të vijnë lajme mikse, |
Posted: 19 Sep 2016 01:11 AM PDT Konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel pësuan goditjen e dytë zgjedhore, këtë herë në Berlin. CDU paraqiti në kryeqytetin gjerman performancen më të ulët zgjedhore që nga viti 1990. Votuesit këtë herë i kthyen shpresat e tyre nga Alternativa kundër Emigrantëve e cila me këtë përqindje përkrahësish që ka marrë, do të hyjë ne asamblenë e 10 rajonale të 16 shteteve në vend. Reagimi i ashpër kundër politikës së Merkel, një nga lideret më të fuqishme të Europës, ka ngritur pyetjen nëse ajo do të vijojë të mbajë mandatin e katërt vitin e ardhshëm. Partia e kancelares vjen nga një disfatë për shkak se dështoi në raundin e mëparshëm zgjedhor në shtetin verilindor të Gjermanisë, duke u renditur e treta. Merkel madje ka hequr dorë nga slogan i saj i fushatës "Ne mundemi t'ia dalim". "Është bërë një slogan i thjeshtë, një formulë pothuajse e pakuptimtë", tha Merkel në një intervistë për një gazetë gjermane. "Qëllimi im -tha kancelarja- nuk është të provokoj njerëzit por t'i inspiroj dhe aspak të irritojë ata". |
Izet Haxhia: Si na helmoi Fahri Balliu me pilaf në selinë e RTSH-së Posted: 19 Sep 2016 12:57 AM PDT
Ai e pranuar prej kohësh se ka qenë ndër organizatorët në terren të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, që u shndërrua në të tillë duke shfrytëzuar ceremoninë e përcjelljes së arkivolit të Azem Hajdarit. Izet Haxhia ka sjellë dje në vëmendje disa detaje nga epilogu i kësaj ngjarjeje. Tërheqja e Berishës nga puçi pas presionit ndërkombëtar, është fakt i njohur dhe trajtuar nga ish truproja i tij. Por në këtë material Haxhia ndalet në detajet sa groteske aq dhe kuptimplota, të braktisjes së militantëve që i kishte çuar në qorrsokak, pikërisht në selinë e RTSH-së të pushtuar prej tyre, e ku pritej nga minuta në minutë të mbërrinte vetë Berisha. Aty, thotë Haxhia, ai do të mbante "fjalimin e fitores".
"Do të trajtoj një episod që ka ndodhur më 14 shtator 1998, dhe është përmendur më parë në mënyrë groteske. E kam fjalën për kazanët me pilaf që u sollën në ndërtesën e RTSH atë pasdite të 14 shtatorit. Nga kush u sollën këto kazanë me pilaf e mish pule? Ka qenë Fahri Balliu dora vetë që solli kazanët. Pasi solli këta kazanë dhe motrës së Hajdarit i la garuzhden në dorë për të ndarë pilafin, (a thua nuk kishte kush ta shpërndante pilafin e sjellë nga Fahriu, por këtë ai e bëri të diskreditonte motrën e Azemit), Fahri Balliu (pilafi) na u zhduk e nuk gjindej kërrkundi, as tek RTSH, as tek selia e PD. Pse, a thua? Gjithashtu kur filluan hetimet për grushtin e shtetit, Fahriu nuk u mor i pandehur edhe pse në dosjen e prokurorisë doli që Fahriu kishte sjellë kazanët me pilaf e mish pule tek RTSH më 14 shtator. Pse nuk u mor i pandehur, kur dihet se që nga Antoneta Malja e gazetarë të tjerë që erdhën në RTSH atë ditë u morën të pandehur? Sepse e mbrojtën miqtë e tij qeveritarë. Pasi u lidha në tel me selinë e PD që të kontaktoja me doktor Mortjen, se kur do vinte të mbante fjalën në Tv (sepse shumicës së militantëve që pushtuan RTSH u ishte thënë merrni në dorë RTSH sepse do flasë doktori), në vend të doktorit më doli Linda Ihsani që tha të prisnim. Po nga ana tjetër pashë se militantët e PD që kisha afër në RTSH filluan të pakësohen nga momenti në moment. Nuk po kuptoja arsyen dhe u bëra gati për luftime, se thashë mos po ikin nga ndonjë sulm që po vinte nga forcat qeveritare ashtu të zgërlaqura siç ishin, por që kishin filluar ta mblidhnin veten pasi "trimi" Perikli Teta ishte larë e pastruar. Por arsyeja e kësaj ikjeje, siç mësova më vonë ishte një diare e tmerrshme që kishte kapur ata që hëngrën pilafin që solli Fahriu. Tani nuk e di kjo diarre erdhi ngaqë Fahriu si batakçi që është, kishte marrë pula të skaduara e pilaf të ndenjur? Apo erdhi ngaqë në kazanët e pilafit ishte hedhur një lëndë që shkaktonte diarre? Me të drejte do pyesni se pse duhet t'u shkaktohej diarre militantëve të PD që kishin pushtuar RTSH? Kujt i interesonte kjo gjë? Pasi doktor Mortja mori telefonatën nga miqtë e tij në Amerikë që të tërhiqej nga grushti i shtetit, nënshkroi tradhtinë e radhës edhe ndaj ne militantëve të PD që me porosi të tij kishim pushtuar RTSH. Tani doktor mortja ishte në hall se si do të na largonte neve nga RTSH. Që ju tradhtova nuk e thoshte dot, që bëra marrëveshje me qeveritarët e ngelur, në kurrizin tuaj, që ju çova vetë të pushtonit RTSH, prapë nuk e thoshte se nuk do t'i bindej njeri. Dhe ka akoma edhe sot shumë militantë të PD që nuk janë të bindur se doktor Mortja gënjen pa pikë turpi. Unë për fat me disa militantë të tjerë që kisha afër, nuk e hëngrëm pilafin e sjelle nga Fahriu dhe shpëtuam nga diarreja. Por unë tradhtinë dhe shitjen që na bëri Berisha e mësova nga ambasadori i OSBE në Tiranë Dan Everts. Ai kërkoi me këmbëngulje të fliste me mua në tel, në telefonatën e parë duke kërcënuar me ndërhyrjen e policisë, por pasi nuk e hëngra atë kërcënim dhe ja mbylla në surrat telefonin, në telefonatat e pastajme më tha që Berisha me Pollon kanë rënë në marrëveshje me qeverinë për t'u tërhequr. Po hajde t'ua mbushje mendjen militantëve të PD për këtë tradhti të doktorit. Por atë pasdite të 14 shtatorit këtyre militantëve të PD ua mbushi mendjen pilafi i Fahriut përgatitur sipas recetës së doktor Mortjes…
|
A “e di” Berisha që e duan prapë në krye? Posted: 19 Sep 2016 12:46 AM PDT
Nga Andrea Stefani
I zhytur në një krizë të thellë, lidershipi i PD po kërkon përsëri shpëtim te kulti anakronik dhe neokomunist i Sali Berishës. Deputetja Majlinda Bregu sapo ka formuluar një kritikë për Lulzim Bashën duke e quajtur vendosjen e tij në krye të PD, të gabuar, dhe ka shtuar se ishim më mirë me Berishën. Bregu bën sikur harron që ishte Berisha që e vuri Lulin në krye të PD dhe ironia është se ajo nuk ka rrugë tjetër veçse të revokojë Berishën duke e kritikuar indirekt po Berishën. Natyrisht, deklarimi i Bregut reflekton rivalitetet mes klaneve pro dhe kundër Bashës si dhe ankthin kryesor të jo pak vetëve në SHQUP nëse do të jenë apo jo në listat e ardhshme për deputetë. Por deklarata e saj, që nënkupton edhe rikthimin e Berishës në krye të PD, ose është e verbër, ose dinake, ose një intrigë e Berishës në kurriz të Bashës. Të bësh fajtor vetëm Bashën për gjendjen ku është katandisur PD është ose verbëri ose hipokrizi sepse i madh e i vogël në Shqipëri e dinë që Basha nuk e ka udhëhequr as edhe një orë të vetme PD-në dhe se lideri i vërtetë në prapaskenë ka qenë, si në këto 26 vjet, Berisha. Pa asnjë talent për lider po edhe pa njohuritë e nevojshme për të qenë edhe një politikan i thjeshtë, Basha u përpoq të imitonte si një robot Sali Berishën, deri edhe në retorikën e egër për revolucion e përmbysje me dhunë të qeverisë, por dështoi i ngjirur në mënyrë qesharake sepse nuk kishte as gabzherin e Berishës. Po në stilin klasik të Berishës edhe Basha ka vazhduar të formulojë kritika në adresë të qeverisë, për problematika që i kanë rrënjët në keqqeverisjen 8 vjeçare të vetë PD dhe që si të tilla, nuk mund të eliminohen në 3 vjet. E tillë është akuza sikur gjoja nën qeverisjen e Ramës janë shtuar sipërfaqet e mbjella me drogë. Me statistikat që po publikohen krejt e kundërta rezulton e vërtetë. Nën qeverisjen e PD jo vetëm sipërfaqet e drogës kanë qenë në gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Lazaratin e toleruar hapur nga qeveria Berisha, por është bërë shumë më pak se sot nga policia për asgjësimin e kësaj droge. Edhe në këtë rrafsh PD nuk ofron besueshmëri se mund të jetë një alternativë qeverisëse më e mirë se kjo e sotmja. Përkundrazi, shumica e shqiptarëve, duke bërë krahasimin me rrumpallën pa shtet të PD, e shohin një rikthim të saj në pushtet si një fatkeqësi. Kjo u provua edhe në zgjedhjet e fundit në Dibër dhe justifikimet e PD se humbi nga blerja e votave janë në vazhdën e zakonshme të berishizmit për të mos pranuar kurrë një rezultat zgjedhjesh që nuk e nxjerr fituese. Shkurt, zakoni për të mos respektuar demokracinë. Që Berisha nuk ka pushuar së drejtuari PD-në edhe pas gjoja dorëheqjes si kryetar formal i saj, u pa qartë edhe në tratativat për reformën në drejtësi gjatë të cilave, ambasadori amerikan dhe ajo BE thuajse paralel me Bashën takonin edhe Berishën. Duke qenë pa integritet si njeri por edhe pa integritet politik, Basha e pranonte si normale një poshtërim të tillë që i tregonte gjithë botës se ai qe një pupac dhe asgjë më shumë në tërë këtë histori. Sepse ç'kuptim ka që pasi të takosh liderin zyrtar të partisë, të marrësh takim edhe me një deputet për të njëjtin problem që ke konsumuar me kryetarin e partisë? Deklarata e Bregut është me kast qorre pra hipokrite dhe dinake se kërkon të shesë në publik si të vërtetë largimin e Berishës. Por meqenëse është krejt e kundërta, ajo rezulton krejt pa sens. Sepse gjendja e mjerë e PD sot nuk është rrjedhojë e mungesës së lidershipit të Berishës në PD, por e vazhdimësisë së këtij lidershipi. Prandaj të kërkosh shpëtim te rikthimi i lidershipit të Berishës është njëherazi një gënjeshtër, por edhe një vetëmashtrim. Eshtë të kërkosh shërimin nga sëmundja, te vetë sëmundja. Ndërkaq, nuk mund të thuhet me siguri nëse Berisha vetë i aprovon apo jo këto deklarata të Bregut. Do të qe plotësisht e mundur nëse ai ka vendosur të rikthehet në krye te PD edhe formalisht, duke e sakrifikuar pupacin e tij Bashën. Në këtë rast, Berisha do aplikonte taktikën tradicionale të liderëve të partive të majta të kritikuar këtu e një shekull më parë nga Robert Mikels. Sa herë ndodheshin përballë kritikash apo kundërshtimesh të vullnetit të tyre, ata kërcënonin me largim apo dorëheqje. Por kulti i tyre qe aq i fortë dhe nevoja për udhëheqësinë e tyre nga masa e militantëve aq totale, sa nuk vononte dhe çdo oponencë ndaj tyre dorëzohej përballë kërkesës së fuqishme të fanatikëve për kthimin e tyre në udhëheqje të partisë. Dhe ata riktheheshin në drejtim edhe më të fortë edhe më absolutë në vendimmarrje. Një unitet të tillë ruan Berisha me masën e fanatikëve të partisë, një mbështetje që s'e ka askush nga figurat apo grupet rivale në SHQUP dhe prandaj, janë të detyruar t'i përulen atij apo të rivalizojnë njeri-tjetrin nën emrin e tij. Ironia është se kur kritikojnë njeri-tjetrin nuk mund të mos kritikojnë indirekt Berishën që i udhëheq të gjithë. Mund të rikthehet Berisha? Përgjigja më e saktë për këtë është se dikush që nuk është larguar, nuk ka nevojë të rikthehet. Por edhe një rikthim formal pas një largimi vetëm formal, mund të ndodhë nëse Berisha gjykon se mund të shkaktojë një përndezje entuziaste në radhët e fanatikëve tani që afrojnë zgjedhjet. Por do jetë një entuziazëm që nuk mund të shtrihet më tej masës së berishistëve. Trashëgimia qeverisëse e Berishës është aq e mbarsur me korrupsion, krime dhe kosto që ndihen edhe sot e kësaj dite, sa shumica e shqiptarëve e percepton alternativën e tij si më të zezën e mundshme. Katër disfata radhazi provojnë se shumica e zgjedhësve e refuzojnë Berishën edhe të kamufluar pas Bashës, e jo më ta shohin edhe formalisht në krye të PD. Por Berisha mund të mos jetë dakord me kritikët e Bashës për sa kohë mendon se drejtimi i PD në prapaskenë, duke përdorur një bedel si Basha, është formula më e mirë për të kamufluar natyrën autokratike të ndërtimit të saj, por edhe për ta shpërdorur PD për qëllimet e veta, kryesisht për t'u mbrojtur nga goditjet e një pushteti drejtësie që po nxjerr kokën në horizont e mbështetur dhe sponsorizuar nga ndërkombëtarët. Në këtë rast, Bregu nuk do të kishte dakordësinë e Berishës. Dalja e Genc Rulit që i kundërvihet kritikëve të Bashës, flet në favor të këtij skenari. Në fakt, edhe pse nuk ka fare gjasa ta rikthejë PD në pushtet, ky skenar është më realisti për sa i përket një synimi më modest për konservimin e një homogjeniteti minimal të radhëve të saj. Shkurt, për të vazhduar të ekzistojë si PD e "drejtuar" nga Basha, por e udhëhequr nga Berisha. Eshtë qesharake kur shikon disa që hiqen të zhgënjyer me Bashën sepse nuk po bën gjënë e duhur, në një kohë që e dinë fare mirë se ai ka bërë atë që i ka udhëzuar Berisha. Dhe Basha mund të fitojë pavarësi nga Berisha, dhe jo vetëm ai por edhe ata që e kritikojnë, aq sa një robot mund të bëhet i pavarur nga programi që i kanë instaluar. Si të tillë, të gjithë, pro dhe anti-Basha, bashkohen te Berisha ndaj refuzojnë të kuptojnë se PD nuk mund ta shohë veten në pushtet nëse nuk rinovohet themelisht. Që do të thotë, të distancohet nga trashëgimia autokratike dhe korruptive e berishizmit duke iu atashuar parimeve të braktisura të demokracisë liberale. Një gjë që e kanë të pamundur ta ndërmarrin të dy klanet që përplasen në PD. Sepse të dy kanë nevojën vitale për t’u mbështetur te kulti i Berishës që i ka pjellë, në një kohë që ky kult, nuk është shpëtimi, as fitorja por bumerangu që e godet pa pushim PD duke e çuar nga disfata në disfatë. |
You are subscribed to email updates from Gazeta Dita. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: