Skip to main content

“Klubi ”Rotary” ndanë 31 bursa studentore” plus 9 more Ferizaj Press

“Klubi ”Rotary” ndanë 31 bursa studentore” plus 9 more Ferizaj Press


Klubi ”Rotary” ndanë 31 bursa studentore

Posted: 22 Sep 2016 09:31 AM PDT

Klubi "Rotary", ka ndarë 31 bursa për studentë me gjendje të rëndë ekonomike.

Në takimin e organizuar nga ky klub përveç që u konfirmua dhënia e 31 bursave të reja për vitin e ardhshëm, u ndanë mirënjohje edhe për bursëdhënësit e vitit të kaluar.

Kryetari i klubit "Rotary" Xhemajl Ferati, tha se  ky klub është duke vazhduar të ofrojë shërbime në të gjitha fushat e jetës, përfshirë këtu edhe subvencionimin e shkollimit të mëtutjeshëm për studentët e rinjë.

 "Fushat kryesore ku "Rotary" ofron shërbimet e veta janë të shumta, thuajse në të gjitha spektret e jetës shoqërore. Rotarianët e Kosovës promovojnë vlera të rotarisë dhe janë duke ofruar shërbimet e tyre në programe të cilat merren me shëndetësi, arsim, ambient, programe në studime të studentëve dhe dhënie të bursave, atë që jemi duke e bërë edhe sot",tha Ferati.

Ndërsa bursëdhënësi ferizajas, Rexhep Rifati, tha se do vazhdoj të dhuroj bursa për studentë edhe pas vdekjes së tij.

 "Dua të bëj publike se kjo sasi e bursave do të jepet edhe pas 10 viteve të vdekjes sime pasi që kam siguruar një trashëgimi që kam lënë pas vetës. Unë u dëshiroj suksese studentëve pasi që dhe vet jam rritur jetim dhe vet kam qenë fitues i bursave",tha Rifati.

E këtyre bursave më së shumti vlerën ua di Gazmend Vranovci, i cili vite më parë ishte përfitues i një burse të tillë e cila ia mundësoi që t'i përfundoj studimet dhe sot të jetë një arkitekt i suksesshëm.

''Sot jam në pozitën më të lehtë spese jam në pozitën e bursëdhënësit, mirëpo nëse kthehemi 22 vite më herët unë kam qenë në një pozitë shumë të vështirë, kam qenë në një dilemë se a të vazhdoj studimet apo jo dhe këtë sfidë ma ka zgjedhur fondi i bursave, shpresoj që të mos ketë raste të tilla sot por nëse ka prapë shpresoj se fondi i bursave do të jetë ai që do t'i zgjidhë këto probleme",tha Vranovci.

Studentja Albiona Beqiri, e cila është njëra ndër përfitueset e bursës së dhuruar nga "Rotary", u shpreh falenderuese ndaj këtij klubi duke thënë se falë kësaj burse  po i mundësohet t'i vazhdojë studimet.

 "Ju faleminderit për këtë bursë që më keni dhënë, që na keni dhënë këtë përkrahje, në fillim kur kam aplikuar kam qenë pesimiste se do ta fitoj, por  nuk ndodhi ashtu dhe sot jamë fituese e kësaj burse",tha Beqiri.

Klubi Rotary në Kosovë funksion që nga viti  2006. Brenda vitit në tërë Kosovën nga ky klub dhurohen afër 150 bursa, transmeton  Televizioni Tema

Arrestohen dy të mitur për posedim të narkotikëve

Posted: 22 Sep 2016 07:36 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Ferizaj, janë arrestuar dy të dyshuar të mitur, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Nuk ka asnjë indikacion “për luftë” me Malin e Zi

Posted: 22 Sep 2016 06:38 AM PDT

Reagimet e tilla të zyrtarëve të Qeverisë, por edhe analistëve të çështjeve politike dhe të sigurisë, vijnë pas deklaratave të Albin Kurtit, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit më të madh opozitar Lëvizja Vetëvendosje, i cili nga mediet vendore është cituar të ketë thënë se "Demarkacioni i Murat Mehës (kryetar i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare) bën konfliktin, luftën dhe gjakderdhjet e reja me Malin e Zi".

Bajram Gecaj, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, i quan deklaratat e deputetit Kurti si të papërgjegjshme, si dhe ka hedhur poshtë çdo pretendim se marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, e formës së tanishme, prodhon situatë për ndonjë luftë të mundshme me Malin e Zi.

"Nuk ka kurrfarë indikacionesh dhe unë besoj, sepse ne jemi në kontakte të vazhdueshme me këtë shtet, sepse është shtet mik, është shtet fqinj, me të cilin kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira. Nuk besoj që këto deklarata do të merren si deklarata serioze. Megjithatë, është plotësisht e papërgjegjshme që një lider i një lëvizje apo një subjekti politik, i cili është subjekt parlamentar, të bëj deklarata të tilla, deklarata, të cilat, fatkeqësisht, do ta orientonin Kosovën drejt një lufte me një shtet, me të cilin nuk kemi aspak dhe asnjë problem kontestues", ka thënë ministri Gecaj.

Deklaratën e deputetit Kurti e e vlerëson si të papërgjegjshme edhe Halil Matoshi, analist i çështjeve politike.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se pas një shekulli, në rajon ekziston një stabilitet i qëndrueshëm dhe askush i përgjegjshëm nuk do të ishte i gatshëm ta prishë këtë stabilitet, e posaçërisht duke dërguar mesazhe kërcënuese ndaj Malit të Zi, që sipas Matoshit, është një nga shtetet mike të Kosovës.

"Jo vetëm që e ka njohur shtetin e ri, por ia ka shtrirë edhe dorën e miqësisë, do të thosha. Dhe, duke qenë se është kandidat potencial për NATO, Mali i Zi, praktikisht duhet të ishte partner i Kosovës në integrimet euro-atlantike dhe jo dikujt t'i shkojë mendja që të kërcënojë me luftë një shtet fqinj. Prandaj, mendoj që zoti Kurti nuk është serioz në këtë deklaratë dhe mendoj që nga publiku nuk do të merret seriozisht".

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, profesor i Sigurisë kombëtare në Kolegjin ISPE, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat dhe parashikimet e deputetit Kurti për një luftë të mundshme me Malin e Zi, nuk kanë asnjë bazë të qëndrueshme dhe asnjë argument me premisa reale.

Por, sipas tij, ato janë deklarime që me një dozë të madhe tentojnë ta nxisin dhe rikthejnë një gjuhë të urrejtjes ndërshtetërore, ndërkohë që një gjuhë e tillë është e papranueshme për integrimet euro-atlantike të Kosovës.

"Nëse e shohim mozaikun e gjerë pas kësaj deklarate të fundit për luftë me Malin e Zi, atëherë ne po japim një mesazh, i cili është mesazh i destabilitetit rajonal dhe i vendosjes së Kosovës në pozita armiqësore edhe me një fqinj tjetër, i cili deri më tash nuk ka pasur asnjë lloj indikacioni armiqësor ndaj Kosovës. Për bindjen time, zoti Kurti, si parashikues ose si analist ka dalë krejtësisht i gabueshëm dhe si politikan krejtësisht i papërgjegjshëm".

Ramadani ka shtuar se çështja e Demarkacionit është problem krejtësisht i brendshëm i politikës së Kosovës dhe jo i Malit të Zi, me të cilin, siç thotë ai, Kosova ka marrëdhënie shumë të mira.

Se në Mal të Zi nuk ka pasur shumë polemika për çështjen e shënjimit të vijës kufitare me Kosovën, e ka konfirmuar edhe Nik Gjeloshaj, deputet i Alternativës shqiptare në përbërjen e deritanishme të Parlamentit të malit të Zi.

Në një intervistë për Radion Evropa e lirë, ai ka theksuar se "më shumë është diskutuar për atë se a do ta pranojë ose jo Kosova marrëveshjen" dhe ka shprehur mendimin se "dy shtetet fqinje, Kosova dhe Mali i Zi, duhet ta zgjidhin çështjen me gjyq ndërkombëtar, i cili do ta definonte saktë dhe nuk do të linte dilema". /REL

Kosova përfiton nga përvoja e Iowas në bujqësi

Posted: 22 Sep 2016 06:38 AM PDT

Gjatë këtij takimi, mes tjerash ata kanë diskutuar për format e ndryshme të organizimit të fermerëve dhe bashkëpunimit me institucione për hartimin e politikave dhe legjislacionit, si dhe mundësitë e bashkëpunimeve të tjera mes dy vendeve.

Po ashtu, ministri Krasniqi ka takuar edhe drejtuesit dhe anëtarët e degës në Pleasantville të programit "Future Farmers of America", e cila është një organizatë me mbi 600 mijë nxënës anë e mbanë SHBA-ve që merret me programe shkollimi dhe edukimi për të rinjtë në fushën e bujqësisë dhe lidershipit.

Me këtë rast, ministri ka parë për së afërmi kurset dhe aktivitetet e kësaj organizate për edukimin e të rinjve dhe impaktin që ka në bujqësi, ku kanë diskutuar edhe për gjetjen e mënyrave konkrete për të adoptuar pjesë të këtij programi në të ardhmen për nxënësit kosovarë që mund të kenë interes për t'u marrë me bujqësi.

Gjatë ditës, ministri Krasniqi ka vizituar edhe disa ferma të mëdha në Iowa, duke parë nga afër mënyrën e organizimit dhe punës që bëhet në ato ferma.

Vrasjet e 23 ushtarëve të UÇK-së pas lufte, Berisha i AAK-së pyet për zbardhjen e tyre

Posted: 22 Sep 2016 06:38 AM PDT

Emblema e UÇK-së

Berisha ka renditur 23 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë vrarë për përfundimit të luftës më 1999, transmeton lajmi.net

Për secili, ai ka jep të dhëna për vendin ku janë vrarë, vitin dhe rrethanat në të cilat ishte përgatitur vrasja e tyre. Pothuajse shumica e këtyre ish-ushtarëve të UÇK-së, janë vrarë në atentate të organizuara.

Berisha u ka bërë thirrje liderëve të shtetit që të zbardhen këto raste.

Postimi i Berishës dhe lista e ushtarëve të vrarë:

A janë të Kosovës dhe a janë djem të nënave shqiptare qeta djem të UÇK-së.

Vehbi Kajtazi, Isa Mustafa, Skender Hyseni, Driton Selmanaj dhe Hashim Thaçi a duhet të zbardhen këto vrasje?

Lista e ushtarëve te UÇK të vrarë pas luftës

  1. Metë Morina , nga Grabanica e Klinës, ish ushtar i UÇK, vritet me 18 qershor te virit 2000, në komunën e Klinës , në një pritë të përgaditur.
  2. Skënder Gashi, ish ushtar i UÇK vritet me 20 shtator 2000, në rrethana krejt të panjohura në Sapniq të komunës së Rahovecit.
  3. Sadri Berisha – komandant "Syki" , nga Grabanica e Klinës ish ushtar i UÇK,vritet me 30 shtator të vitit 2000 në një pritë të përgaditur, në afërsi të fshatit të lindjes.
  4. Shaqir Krasniqi, ish pjestar i UÇK,vritet në dhjetor të vitit 2000 në Grabanicë të Klinës, duke u kthyer nga fshati Dollovë për në Grabanicë, ku ishte së bashku me nënën.
  5. Virgjil Isuf Elshan, nga fshati Ozdrim i Pejës, ish ushtar i UÇK në brigadën " Adrian Krasniqi" , vritet me 10 nëntor 2000 në një pritë – atentat, afër fshatit Ozdrim, nga persona me vonë të identifikuar. (Rasti është procesuar, me verdik të organeve të drejtësisë)
  6. Sadri Ahmetxhekaj, nga Isniqj i Deçanit, ish ushtar i UÇK vritet me 10 korrik 2000 në Deçan , në një atentat , nga persona te identifikuar.
  7. Shkëlzen Xhemajl Hasanaj, ish ushtar i UÇK në brigaden "Adrian Krasniqi" nga Peja, vritet në vitin 2000 në një atentat.
  8. Ilir Selimaj, nga fshati Haxhaj, ish ushtar i UÇK i njësitit "Shqiponjat e Zeza", vritet në një pritë, me 16 mars të vitit 2003, në fshatin Osojan.
  9. Nezir Dilaveri, nga Shtupeli i Klinës ish ushtar i UÇK, vritet me 13 nëntor të viti 2000.
  10. Frasher Imer Syla , nga fshati Hereq i Gjakovës ish ushtar i UÇK, vritet me 21 nëntor 2000, në Gjakovë, në një pritë të organizuar.
  11. Naim H Gashi, nga fshati Buqan , komuna e Pejës , ish ushtar i UÇK në brigadën "Myrtë Zeneli", vritet në vitin 2001 afër fshatit Vitomiricë.(Rasti është procesuar, me verdikt)
  12. Xhemajl Buqolli, nga Raushiqi i Pejës , ish ushtar i UÇK, vritet në janar të vitit 2000 në Pejë pas një kidnapimi të tij e që me pas është gjetë i vrarë mizorisht. (Rasti është procesuar, me verdikt)
  13. Mahir Lajqi – komandant Rugova , ish ushtar i UÇK nga Peja, vritet me 27 janar 2001 në Gjakovë , në një prit të organizuar. (Rasti është procesuar, me verdikt)
  14. Avdi Selim Mujaj, nga Strellci i Ulët i Deçanit ish ushtar i UÇK, vritet me 1 tetor 2003 në një atentat afër shtëpisë së tij.
  15. Sadik Zeneli, nga Dushkaja e Gjakovës, ish ushtar i UÇK, vritet në vitin 2001 në Dushkajë të Gjakovës, në një pritë të mirë organizuar.
  16. Isuf Adem Elshani, ish ushtar i UÇK, nga fshati Ozdrim komuna e Pejës, vritet me 24 shtator 2004 në një atentat, në rrugën Istog-Pejë (Rasti është procesuar, me verdikt)
  17. Avni Smajl Elezaj, ish ushtar i UÇK, nga Jabllanica e Vogël e Pejës vritet me 12 tetor 2002 në një atentat të mirë organizuar , në Pejë, afër restaurant "Peja City".
  18. Bekim Mustafa, ish ushtar i UÇK, nga fshati Arbresh komuna e Pejës, vritet me 12 tetor 2002 në një atentat në Pejë.
  19. Smajl Elezaj, ish ushtar i UÇK në brigadën "Adrian Krasniqi" nga Jabllanica e Vogël e Pejës, vritet me 17 mars 2004 në një atentat në Pejë , afër shkollës "Asdreni"
  20. Enver Hilmi Haradinaj, nga Gllogjani i Deçanit, ish ushtar i UÇK vritet me 15 prill 2005, në një atentat në afërsi të fshatit Lybeniq , në rrugën Deçan – Pejë.
  21. Afrim Haliti – Thaqi , ish ushtar i UÇK, vritet me 24 shtator 2004 në një atentat në rrugën Istog – Pejë.
  22. Ali Haskaj, nga fshati Irzniq i Deçanit , ish ushtar i UÇK, vritet me 20 nëntor të vitit 2010, në Jabllanicë të Pejës.(Rasti është procesuar, me verdikt)
  23. Besim Bishtazhini , Gjakovë, ish ushtar i UÇK, i vrarë në tetor te vitit 1999, në Gjakovë, për arsye të njohura dhe nga persona më vonë të identifikuar. (Rasti është procesuar, me verdikt)

Në Ferizaj  shënohet Dita Ndërkombëtare pa makina (Foto)

Posted: 22 Sep 2016 06:30 AM PDT

Dita Ndërkombëtare pa makina përmes aktiviteteve   është  shënuar edhe në Ferizaj

Përmes një aktiviteti   të organizuar nga sektori i rinisë   i DKRS-së  dhe shoqata e Biologëve të rinj është shënuar Dita Ndërkombëtare  pa makina

Nxënësit e shkollave fillorë  kanë promovuar ruajtjen e mjedisit përmes përdorimit  të biçikletave. Me këtë rast ata kanë bërë një  marshutë nga sheshi "Adem Jashar"  deri në fshatin Manastirc.

"22 shtator shënon edhe Ditën Ndërkombëtare pa makina .Sektori i Rinisë së bashku me shoqatën e Biologëve të Ferizajt e ka bërë tradicionale shënimin e kësaj dite me qëllim të sensibilizimit për ndotjen e madhe që po i shkakton  ambientit përdorimi i makinave. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënësit nga shkollat fillore, kryesisht  nxënësit e klasave të nënta" ka thënë Dashurie Ahmeti nga sektori për Rini në DKRS.

14446479_1133720260008219_188188934_o 14446362_1133719876674924_531495808_o 14408078_1133720313341547_1739438837_o 14407838_1133719916674920_494996062_o 14393428_1133719800008265_484884984_o 14423828_1133781116668800_1581880769_o

 

Ramiz Kelmendin e zëvendëson ferizajasi Nehat Baftiu

Posted: 22 Sep 2016 06:02 AM PDT

Në rast që kryeministri Isa Mustafa e emëron zëvendës të tij, biznesmenin dhe deputetin Ramiz Kelmendi, ky i fundit është shprehur se nuk do të ndërrojë qëndrim sa i përket çështjes së demarkacionit.

Por, qëndrimi i tij pas emërimit si zëvendëskryeministër nuk qon edhe peshë te Mustafa, sepse i njëjti më nuk është deputet dhe nuk ka se si të votojë për ose kundër marrëveshjes.

Pas lirimit nga mandati i deputetit, Kelmendi ia liron vendin ferizajasit Nehat Baftiu, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës por nuk dihet se si do të votojë, në rast që marrëveshja dërgohet edhe njëherë në Kuvend për ratifikim.

Sot Kelmendi në një prononcim për Indeksonline kishte treguar se i është ofruar pozita e zëvendëskryeministrit.

"Unë do të jem zv/kryeministër për zhvillim ekonomik dhe do të merrem me manxhimin e ministrive qe janë në funksion të zhvillimit ekonomik. Në një farë forme do të jem koordinues dhe këshillues me njohuritë qe i kam, me përvojën time dhe me sukseset e mia të cilat kanë me sjellë ndryshime të mëdha qe të gjithë qytetarët i presin dhe kanë dëshire me pa një shtet të tillë të zhvilluar ekonomikisht", ka thënë Kelmendi për Indeksonline.

Homazhe në 18 vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Posted: 22 Sep 2016 05:56 AM PDT

Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, si dhe një numër bashkëluftëtarësh nga Ferizaj, kanë bërë homazhe në Tiranë në varrezat ku prehet i qetë kolonel Ahmet Krasniqit, ish ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës.

Më ketë rast është vlerësuar tejet lartë jeta dhe vepra e kolonel Krasniqit që ka bërë për Kosovën.

14448989_1271112676256886_709315924742712885_n 14370382_1271112632923557_2398676774730760210_n 14355146_1271112636256890_3338509399194162198_n

Deputetët pro ndryshimeve të Ligjit për Fondet Pensionale

Posted: 22 Sep 2016 05:38 AM PDT

Kuvendi i Kosoves

Deputetët e VV-së kërkuan që të tërhiqet drafti aktual dhe të përmirësohet.

Shqipe Pantina nga VV tha se ky projektligj nuk i plotëson nevojat për ta rregulluar këtë fushë.

Ajo tha se është e papranueshme qasja e qeverisë dhe mënyra e amandamentitmit të këtij ligji, sepse po bëhet pa ndonjë analizë paraprake, ku qeverisë i duhet për interesa të veta dhe jo të qytetarëve.

"Ndryshimet e propozuara nuk krijojnë më shumë siguri. Qeveri po synon të marrë më shumë para nga trusti, pa e bërë të qartë se ku do t'i investoj këto para", tha ajo.

 

Si nëpër filma: Rrahje masive në një tramvaj në Beograd (Video 18+)

Posted: 22 Sep 2016 05:38 AM PDT

Fillimisht pjesëmarrësit në "luftë" filluan të grindeshin kur një grua që shfaqet në video, fillon ta fyej një burrë të veshur me një bluzë të kaltër, transmeton Telegrafi.

Më pas ata fillojnë të shpërndajnë grushte, dhe menjëherë inkuadrohet në rrahje edhe një mashkull më i ri dhe disa fëmijë.

Por ngjarja arriti kulmin, kur një grua e cila po ushqente foshnjën që po e mbante në dorë, futet në mes të përleshjes.

Dhe gjithë këtë ngjarje të tmerrshme e ka filmuar një udhëtar, i cili më pas e ka postuar në YouTube.

Por ende nuk dihen shkaqet që quan në këtë rrahje masive.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more