Skip to main content

Klan Kosova : “Veshjet e këtyre të famshmëve para se të bëhen ikona të stilit (FOTO)” plus 24 more

Klan Kosova : “Veshjet e këtyre të famshmëve para se të bëhen ikona të stilit (FOTO)” plus 24 more


Veshjet e këtyre të famshmëve para se të bëhen ikona të stilit (FOTO)

Posted: 11 Sep 2016 02:00 PM PDT

Yjet e Hollivudit bëhen idhuj për shumë njerëz.

Ne përpiqemi për të kopjuar sjelljen dhe stilin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Klan Kosova më poshtë ju sjellë disa nga fotografitë e të famshmëve që tregojnë se si janë veshur ata para se të bëhen ikona të stilit.

Justin Timberlake

1a9942b1-58fb-4d88-8e98-47556244793e

758bfa91-d375-4e69-8487-65eeb4e99cf8

Sandra Bullock

1fa691f5-102a-488e-8959-6349f79c0a4c

sandra

Nicole Cidman

e5c1aa16-27fe-4d77-a3b0-42f00338f597 (1)

ni

Dyshohet nga UEFA, flet Jashanica: Akuza të pabaza, jam i pastër

Posted: 11 Sep 2016 01:47 PM PDT

"Paraqitje jashtëzakonisht e dyshimtë në mbrojtje nga Skënderbeu, sidomos nga Bajram Jashanica". Kjo është një nga frazat që përdoret në raportin e UEFA-s për ndeshjen e fazës në grupe të Ligës së Europës, Skënderbeu-Lokomotivë Moska 0-3, e zhvilluar më 10.12.2015 në stadiumin "Elbasan Arena".

Institucioni i futbollit europian akuzon pikërisht mbrojtësin kosovar, teksa thekson se ka bërë një paraqitje dyshuese. Mirëpo, kjo hidhet poshtë kategorikisht nga vetë lojtari. Dje "Panorama Sport" ka kontaktuar me Jashanicën, i cili ka deklaruar ndër të tjera se ai personalisht dhe i gjithë ekipi ka luajtur ndershmërisht në çdo ndeshje.

"Të them të drejtën nuk jam ndier aspak mirë kur kam lexuar sot (dje) se emri im ishte i listuar në dosjen e UEFA-s. Ajo histori tashmë është mbyllur dhe Skënderbeu ka marrë dënimin, që për të gjithë ne ka qenë i padrejtë. Por, pavarësisht kësaj, klubi e ka shlyer atë dënim. Mund të them se janë të gjitha akuza të pabaza dhe që prishin imazhin tim, shkruan PanoramaSport.

MZHE s’e njeh shkakrimin e Ylber Çitakut nga “Stacioni i autobusëve”(Dokument)

Posted: 11 Sep 2016 01:28 PM PDT

Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk e njeh shkarkimin që i është bërë, Ylber Çitakut nga "Stacioni i Autobusëve", njofton Klan Kosova.

Sektori i ndërmarrjeve publike nuk e njeh si legjimit këtë shkarkim nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Çitakut.

Shkarkimin e tij e ka bërë bordi i drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

Sipas MZHE shkarkimi është bërë më mënyrë të jashtëligjshme.
autobuset

E moshuara: Më dhanë 20 mijë lekë për të votuar Ramën (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 01:27 PM PDT

Rahim Etemi vëzhgues nga radhët e PD-së në qendrën 11/00 në Maqellarë akuzon kryetaren e këshillit bashkiak të Dibrës, Lule Dani, duke thënë se ka ushtruar presion duke detyruar një të moshuar të votojë për kandidatin e Partisë Socialiste.

Gazetari i "News24" në Dibër, Enver Doçi, ka tentuar të marrë një deklaratë të palës tjetër lidhur me këto akuza të ngritura nga PD, e ndërkohë ai është shtyrë dhe i është kërkuar të largohet nga komisionerë dhe militantë të PS.

Por pavarësisht presioneve për të mos xhiruar me kamera, gazetari Enver Doçi ka arritur të marrë edhe reagimin e kryetares së këshillit bashkiak Lule Dani, e cila pranon se ka shoqëruar të moshuarën drejt kutisë së votimit, por këtë sipas saj e ka bërë për ta ndihmuar pasi e moshuara nuk dinte të votonte.

Gazetari i "News24" ka insistuar edhe më tej duke marrë prononcimin e vetë të moshuarës Zelie Gjoni, e cila deklaron se është paguar në shumën 20 mijë lekë të vjetra për të votuar për kandidatin e majtë.

Mobilizohen ekipet e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim në qytetin e Shkupit

Posted: 11 Sep 2016 01:23 PM PDT

Shtabi i qytetit të Shkupit për mbrojtje dhe shpëtim është aktivizuar që nga tërmeti i parë, dhe sonte ajo është mobilizuar plotësisht (të gjitha shërbimet dhe Brigada e mbrojtjes nga zjarri e Qytetit të Shkupit) dhe do të monitorojë situatën në terren, transmeton TetovaSot.

Kryetari i komunës së Shkupit Koce Trajanovski sonte zhvilloi një takim me kryetarët e komunave të Shkupit, përfaqësuesve të tyre, drejtorët e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit dhe Brigadës  për mbrojtjen nga zjarri i Qytetit të Shkupit gjatë tërmetit që goditi Shkupin.

Kryetari Trajanovski të pranishmëve iu ka paraqitur konkluzionet dhe detyrat e tyre të miratuara në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues për menaxhimin e krizave.

Komiteti Drejtues për Menaxhimin e Krizave detyrojnë selinë e krizës komunale për të formuar ekipe, së bashku me ekspertë nga QMK do të shqyrtojë situatën në terren në komunat e tyre, infrastrukturën rrugore në veçanti, ujit dhe kanalizimeve, infrastrukturës që lidhet me transferimin e nxehtësisë dhe energjisë elektrike, ndërtesa banimi dhe ndërtesa të tjera për banim./TetovaSot/

Të rikthesh shikimin, pas operacionit “robotik”

Posted: 11 Sep 2016 01:14 PM PDT

Kirurgë studiues kanë përdorur një robot në brendësi të syrit, duke rikthyer madje edhe shikimin te një person që e kishte humbur atë. Ky është zhvillimi i parë i këtij lloji në botë.

Ekipi shkencor i spitalit "John Radcliffe" në Oksford të Britanisë përdori pajisjen të kontrolluar nga një levë, për të hequr membranën me trashësi sa një e njëqindta e milimetrit.

Pacienti 70-vjeçar Bill Beaver, një famulltar në Oksford, tha se ky zhvillim ishte si një përrallë. Kirurgët shpresojnë që procedura t'i hapë rrugën operacioneve më komplekse të syrit, nga sa është e mundur nga dora e njeriut.

"BBC" pati aksesin ekskluziv në procedurën e ndjekur për këtë arritje historike.

Pacienti Beaver tha se "më duket sikur jam në botën e përrallave, por ky është realiteti. Jam thjesht me fat, që jam personi i parë të cilit i është rikthyer shikimi me operacion".

Operacionet e asistuara nga robotët janë të zakonshme, por deri më tani asnjëherë nuk ishte përdorur një i tillë brenda syrit.

Profesor Robert MacLaren nga Universiteti i Oksfordit, i cili udhëhoqi procedurën, tha se "operimi në pjesën e pasme të syrit ka nevojë për një saktësi të jashtëzakonshme, ndaj dhe sfida ishte të gjendej një sistem robotik që të mund ta bënte këtë gjë përmes një vrime jashtëzakonisht të vogël në murin e syrit, pa shkaktuar dëme teksa lëviz përreth".

"Shumica e robotëve që njihen deri më sot janë të mëdhenj, por me ndihmën e teknologjisë kemi arritur të krijojmë edhe një robot kaq të vogël, saqë të mund të merret edhe me gjëra kaq të vogla".

Roboti "Preceyes" është zhvilluar nga një kompani holandeze, me kontributin e Universitetit të Teknologjisë së Eindhovenit, shkruan TopChannel.

Meta vizitë zyrtare në Londër, i ftuar nga Parlamenti britanik

Posted: 11 Sep 2016 01:12 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Londër për një vizitë zyrtare, i ftuar nga Parlamenti britanik.

Meta shoqërohet në këtë vizitë zyrtare nga deputetja socialiste, Arta Dade dhe ai demokrat, Gert Bogdani.

Gjatë ndalimit në kryeqytetinbritanik, kryeparlamentari shqiptar do të zhvillojë një sërë takimesh me parlamentarë britanikë, ku në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit.

 

Çfarë është dashuria sipas artistes indiane (FOTO)

Posted: 11 Sep 2016 01:10 PM PDT

Artistja indiane, Nidhi Chanani e ka kuptuar në mënyrën më të mirë se çfarë kuptimi ka dashuria, pra janë pak gjëra që ne ndajmë me partnerët tanë të cilat e bëjnë jetën me vlerë, transmeton Klan Kosova.

Kjo është arsyeja pse ajo bëri një seri të quajtura ilustrime "Everyday Love", të cilat tregojnë se si është çdo moment i një marrëdhënieje.

Ndidhi Chanani na kujton se çelësi i lumturisë është më të vërtetë shumë i thjeshtë: ne nuk e gjejmë atë, ne e krijojmë vetë.

 

 

 

Totti – Legjendë, shënon gol në 23 kampionate radhazi

Posted: 11 Sep 2016 01:04 PM PDT

Ikona e klubit të Romës, Francesco Totti ka shënuar një golë të vonë në ndeshjen e parë për këtë sezonë.

Me këtë ai arriti që t'i jap tre pikë skuadrës së tij në përballjen me Sampdorian, 3:2.

Por që italiani përveç fitores arriti një shifër magjike, duke shënuar gol në 23 kampionate me radhë, shkruan BBC.

Ai nën fanellën e Romës ka 759 paraqitje, ndërsa është edhe golashënuesi më i mirë me 305 gola gjithsejtë, transmeton Klan Kosova.

Sërish tërmet në Shkup, regjistrohet tërmeti i katërt

Posted: 11 Sep 2016 01:00 PM PDT

Edhe një tërmet raportohet të jetë regjistruar në Shkup, në lagjen Novo Lisiçe.

Dridhja është regjistruar në orën 20:55, me intensitet të vogël, ndërsa kjo ka shkaktuar sërish shqetësim tek qytetarë.

Mëngjesin e sotëm në orën 07:00 tërmeti ishte me intensitet 3.9 shkallë sipas Rihterit ndërsa në orën 15:10 tërmeti ishte 5.2 shkallë sipas Rihterit. Fuqia e dridhjes së fundit nuk dihet ende.

 

 

Kylie Jenner: Edhe pse isha e re, nuk do ta harroj 9/11

Posted: 11 Sep 2016 01:00 PM PDT

Edhe Kylie Jenner ka përkujtuar viktimat e 11 shtatorit përmes një postimi në rrjetin social Instagram, trasnmeton Klan Kosova.

Jenner thotë që duhet nderuar të gjithë ata që kanë humbur jetën atë ditë.

” Të kthehemi para 15 viteve në New York. Edhe pse isha shumë e vogël, nuk do ta harroj datën 9/11. Duhet nderuar të gjithë ata që kanë humbur jetën atë ditë”, ka shkruar ajo.

jener

O’Connell uron besimtarët myslimanë

Posted: 11 Sep 2016 12:54 PM PDT

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, transmeton Klan Kosova.

"Shëndeti, paqja dhe begatia le të mbizotërojë në familjet tuaja", ka shkruar O'Connell, në tri gjuhë, shqip, serbisht dhe anglisht.

 

Aksident tragjik, shkelen tre fëmijë shqiptarë në Gjermani

Posted: 11 Sep 2016 12:49 PM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ruhpolding të Gjermanisë. Mësohet se një vozitës 64-vjeçar ka shkelur tre prej pesë fëmijëve të cilët po kalonin rrugën. Siç mësohet nga mediat e ndryshme gjermane, të gjithë fëmijët ishin shqiptarë.

Raportimet e fundit kanë treguar se tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dy tjerët që i shpëtuan aksidentit trajtohen nga psikologët për shkak të shokut të përjetuar.

Sipas Kryqit të Kuq bavarez, që të pesë fëmijët janë dërguar në spitalet më të afërt, ndërsa për shkak të pamjeve të rënda, në vendngjarje ka dalur edhe ekipi i intervenimit të shpejtë në rast të krizës.

Vozitësi 64-vjeçar nga Ruhpoldingi nuk ka mundur ta parandalojë aksidentin. Ai gjithashtu ka përjetuar një shok, ndërsa nuk ka pësuar lëndime. Nga pesë fëmijët, dy vajza kanë përjetuar lëndime të rënda dhe me helikopter janë dërguar në Klinikën Traunstein, ku është shtruar edhe një vajzë tjetër, për shkak të shokut që kishte përjetuar.

Në vendngjarje kanë dalë edhe prindërit e fëmijëve të cilët gjithashtu janë marrë nën përkujdesje të ekipit të intervenimit të shpejtë, shkruan albinfo.ch.

Që të pesë fëmijët janë nga Shqipëria dhe farefis në mes vete, ndërsa tashmë që një kohë të gjatë janë duke jetuar në Gjermani.

Katalanasit tubohen, kërkojnë pavarësinë nga Spanja

Posted: 11 Sep 2016 12:16 PM PDT

Qindra e mijëra katalanas kanë dalë në rrugë për të festuar "La Diadan", që njihet se Dita Kombëtare e Katatonisë, shkruan Reuters.

Ata janë duke kërkuar që të pavarësohen nga Spanja, transmeton Klan Kosova.

Qytetarët kanë thënë se këtë kërkesë së tyre nuk do ta pranojë qeveria spanjolle, prandaj do të detyrohen që ta shpallin pavarësinë njëanshëm.

"Është shumë me rëndësi. Mendoj se po arrijmë atë çfarë po kërkojmë, pavarësinë, tash vetëm na mbetet të luftojmë për këtë të drejtë", ka thënë njëri nga qytetarët.

Disa mënyra për të mbrojtur sytë tuaj

Posted: 11 Sep 2016 12:10 PM PDT

Më poshtë jepen disa mite që kemi qenë duke i marrë si të vërteta gjithë këtë kohë dhe se si mund t'i mbajnë sytë të shëndetshëm.

Mit: Të praktikosh ushtrime për sytë vonon kërkesën për syze.

Fakt: Ushtrimet nuk përmirësojnë dhe ruajnë shikimin, si dhe nuk vonojnë kërkesën për syze. Shikimi varet nga shumë faktorë, që përfshijnë formën e syrit dhe gjendjen shëndetësor të indeve që gjenden në sy, dhe mbi këto të dyja asnjë ushtrim nuk ka efekt.

Mit: Të lexosh me dritë të pakët përkeqëson shikimin

Fakt: Drita e ulët nuk dëmton shikimin. Megjithatë ajo i lodh më shpejt sytë. Pozicioni më i mirë i dritës gjatë leximin është pikërisht mbi faqen e librit. Llambat e tavolinës janë më se të këshillueshme në këtë rast.

Mit: Karotat janë ushqimi më i mirë për sytë

Fakt: Karotat, të cilat përmbajnë vitaminën A, janë me të vërtetë shumë të mira për sytë, por më mirë akoma janë frutat e freskëta dhe perimet e gjelbërta, të cilat përmbajnë më shumë vitamina C dhe E me veti antioksiduese.

Antioksiduesit madje mund ta mbrojnë shikimin nga perdet e syrit dhe nga degjenerimet makulare që shtohen me rritjen e moshës. Gjithsesi këto nuk mund të parandalojnë ose rregullojnë probleme bazike të shikimit si largpamësia dhe shkurtëpamësia.

Mit: Nuk është gjë e mirë t'i mbash lentet ose syzet gjatë gjithë kohës. T'i heqësh ato kohë pas kohe ndihmon sytë që të pushojnë.

Fakt: Nëse keni nevojë për syze ose lente për të parë ose lexuar, përdorini. Mos përdorimi i syzeve i thanë sytë dhe i lodh në vend që të ndihmojë në relaksimin e tyre. Megjithatë nuk i përkeqëson problemet me shikimin që ju keni dhe as shkakton dëme të pandreqshme.

Mit: Qëndrimi përpara kompjuterit gjithë ditën është e dëmshme për sytë

Fakt: Përdorimi i kompjuterit nuk dëmton shikimin. Gjithsesi, ta përqendrosh shikim gjithë ditën në një ekran kompjuteri lodh dhe than shumë shpejt sytë.

Njerëzit që përqendrohen mbi një ekran për periudha kohore të gjata kanë tendencën të mos i kapsitin sytë si normalisht dhe kjo i lë sytë të thatë dhe u shkakton parehati. Për të parandaluar këtë rregullojeni dritën e ekranit që të mos jetë shumë e fortë , merrni një pushim çdo 20 minuta dhe kujtohuni ti kapsitni sytë rregullisht./albeu.com/

Tërmeti në Shkup: Mbyllet për sonte qendra më e madhe tregtare

Posted: 11 Sep 2016 12:08 PM PDT

Qendra më e madhe tragtare mbyllet përkohesisht vetëm sonte pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shkupin.

Qendra tregtare "City Mall" informon publikon se pas një seri tërmetesh që goditën Shkupin në pasdite, menaxhimi i qendrës në përputhje me të gjitha protokollet dhe procedurat e përcaktuara për trajtimin e fatkeqësive natyrore, sonte do të jetë i mbyllur, njofton TetovaSot.

Në objektin e qendrës tregtare, nuk është konstatuar ndonjë dëm në objekt, dhe se të gjithë vizitorët që ishin në momentin e goditjes së tërmetit janë evakuuar me sukes nga qendra.

Qendra njofton se nga nesër do të vazhdojë të punojë sipas orarit të rregullt të punës.

 

Haradinaj: Qeveria të bëjë komunikatë për pikën kufitare të Çakorrit

Posted: 11 Sep 2016 12:07 PM PDT

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur qeverisë, që sot lëshuan komunikatë se "Haradinaj e ko konfirmuar se Bjelluha dhe Çakorri janë të Malit të ZI", njofton Klan Kosova.

"Të nderuar miq,Qeveria e Kosovës paska gjetur kohë të merret me një deklaratë timen së cilës i kam bashkangjitur materiale nga pikëshikimi malazez për pikën kufitare të Kosovës me Malin e Zi."

"Aty kam thënë shkurt e shqip që s’e flas as s’e lexoj serbishten- nga e cila jemi LIRUAR njëherë e përgjithmonë si obligim dhe masë ndëshkimi e robërie."

"Por edhe materiali në fjalë mund të shërbejë si pikë për bisedime. Kurrë s’kemi thënë që s’jemi për diskutim, për biseda, për gjetje të harmonisë gjithëkombëtare për këtë problem kaq të ndjeshëm", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

"Por zelli me të cilin Qeveria provon ta sheh veten të vërtetuar tregon shpirtngushtësinë dhe para së gjithash dështimin e saj në bërjen e votave për këtë projekt të saj i cili tashmë ka dështuar",

"Pasi ta ketë pranuar këtë fakt Qeveria do të bënte mirë të bëjë edhe një komunikatë: atë te marrëveshjes se Presidentes me Qeverinë e Malit të Zi për hapjen e pikës kufitare ne Çakorr. Pa asnjë dilemë e them se ka pasur dhe ka konsensus për ta kundërshtuar këtë formë të marrëveshjes që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektarë tokë", ka thënë në fundi ai.

Ronaldo: Ne fitojmë La Ligan

Posted: 11 Sep 2016 11:55 AM PDT

Cristiano  Ronaldo ka thënë se ka pak dyshime nëse skuadra e tij mund të iu bëjë ballë rivalëve Barcelona dhe Atletico Madrid në garën për titull.

Madrilenët kanë fituar trofeun e La Ligas në sezonin 2011-2012 dhe që atëherë i ka rënë violinës këtë drejtim, shkruan Goal.com.

"Dua të fitojë gjithë trofetë e mundshëm, dhe dua fort ta fitojë La Ligan."

"E di se është rrugë e gjatë por që besoj fuqishëm se ne do të jemi ata që do ta fitojnë këtë trofe sivjet", ka thënë Ronaldo.

Ai më tej ka shtuar se nuk mund të mendojë asgjë jashtë Real Madrid, transmeton Klan Kosova.

Modelja e njohur e Victoria Secret’s përkujton viktimat e 11 shtatorit (FOTO)

Posted: 11 Sep 2016 11:53 AM PDT

Modelja e njohur e Victoria Secret’s, Adriana Lima ka shprehur ngushëllimet e saj për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit, transmeton Klan Kosova.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka shkruar “mos t’i harrojmë kurrë”.

 

lima

Nuk ka fitues të qartë në zgjedhjet parlamentare në Kroaci

Posted: 11 Sep 2016 11:48 AM PDT

Sondazhi fillestar i zgjedhjeve të parakohshme që janë mbajtur sot në Kroaci kanë treguar se nuk do të ketë fitues të qartë, kështu duke hapur rrugën për pasigurinë më të madhe politike në shtetin më të ri anëtar të Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.

Aleanca katërpartiake e udhëhequr nga socialdemokratët besohet se do të arrijë të sigurojë 60 nga 151 vendet në Parlamentin e fragmentuar kroat.
Rivalja e saj konservatore "HDZ", Union Demokratik Kroat, llogaritet të marrë disa vende më pak.

Disa analistë kanë parashikuar se qeverisë së ardhshme të Greqisë mund t’i duhen muaj për tu formuar.

Koalicioni "HDZ-Most" u shemb pas vetëm 5 muajsh ekzistence, mes mosmarrëveshjeve që kishin të bënin me postet politike, reformën e administratës publike dhe konfliktin e interesit.

KQZ: Pjesëmarrja rreth 53% në zgjedhjet në Dibër

Posted: 11 Sep 2016 11:34 AM PDT

Në orën 19:00 qendrat e votimit në Dibër nisën të mbyllen dhe nga të dhënat paraprake të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 53 përqind e votuesve.

KQZ doli në një deklaratë për mediat pak pas orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit, ku njoftoi edhe pjesëmarrjen sipas QV-ve dhe gjininë.

Sipas Komisionit, nga të dhënat e grumbulluara deri më tani kanë votuar 53 përqind e personave me të drejtë vote, nga të cilët pak më shumë se 30 përqind kanë qenë gra.

"KQZ informon se ka filluar procesi i mbylljes së qendrave të votimit dhe ka filluar edhe dorëzimi i bazës materiale. Në momentet në vijim do të japim një informacion më të saktë për këtë proces.

Nga 118 qendra votimi, 107 kanë sjellë të dhëna të sakta për pjesëmarrjen. Në votime kanë marrë pjesë 53 përqind e votuesve. 42 për qind kanë qenë femra. Nuk kanë munduar baza materiale, siç është pretenduar", bëri me dije zëdhënësja e KQZ-së.

Ndërkohë, ambienti ku do të numërohen votat është gati dhe në pritje të mbërritjes së kutive të para për të numëruar. Por procesi i numërimit nuk mund të nisë pa mbërritur në KZAZ të gjitha kutitë, proces ky që pritet të fillojë rreth mesnatës dhe nëse zhvillohet pa shkëputje, zgjat rreth 4 orë./ Top Channel

50 të lënduar nga tërmeti në Shkup, në Hasanbeg ka dëme të mëdha (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 11:31 AM PDT

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot pasdite Shkupin, dëmet janë të mëdha.

Ekipet e televizionit NOVA kanë regjistruar dëmet pamja nga lagjia Hasanbeg, në Singeliç të Shkupit, transmeton TetovaSot.

Deri tani nga spitali i Shkupit kanë konfirmuar për 50 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Mesazhi i BIK-ut: Besimtarët të jenë më human (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 11:28 AM PDT

Një ditë para festes së Kurban Bajramit urime kanë drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në mungesë të Myftyut Naim Tërnava qytetarëve të besimit islam iu drejtua zëvendësi i tij.

Kronikë nga Valon Rashiti

 

 

 

Falë bashkëatdhetarëve familja Zuka nga Orllani bëhet me shtëpi (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 11:25 AM PDT

Jetuan në shtëpi të vjetër.

Por nga kjo e diele familja Zuka në Orllan të Podujevës u bë me objekt të ri banimi.

Ndërtimin e saj e mundësuan një grup bashkatdhetarësh nga Londra, njofton Klan Kosova.

Donatoret nuk hezituan të ndihmojnë Zejnije Zukën kur kuptuan se ajo rrit shtatë jetim.

Këta bashkëpunuan edhe me grupe të rinjsh nga Kosova që kanë hapur Fondacion për t'u dalë në ndihmë nevojtarëve.

Pas përfundimit të ndërtimit të kësaj shtëpie bashkatdhetarët po zotohen se do të bëjnë përpjekje të ndihmojnë edhe disa familje tjera në nevojë.

Kronikë nga Enis Reçica.

 

Miliona besimtarë myslimanë në Arafat në prag të Kurban Bajramit (VIDEO)

Posted: 11 Sep 2016 11:24 AM PDT

Miliona besimtarë u bënë pjesë e ngjarjes, që shënon ditën e Arafatit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të islamit, njofton Klan Kosova.

Por, shqetësimi kryesor mbetet vendi i quajtur Mina, ku një vit më parë shumë njerëz vdiqën.

Për t'iu ndihmuar e të sigurojnë vendin ku rreth 3 milionë haxhilerë po lëvizin u angazhuan forca të mëdha sigurie, veç vullnetarëve nga e tërë bota.

Kronikë nga Halil Berisha

 

 

 

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more