Skip to main content

Klan Kosova : ““Sex party” në burg, eskalon situata (VIDEO)” plus 24 more

Klan Kosova : ““Sex party” në burg, eskalon situata (VIDEO)” plus 24 more


“Sex party” në burg, eskalon situata (VIDEO)

Posted: 04 Sep 2016 02:29 PM PDT

Të burgosurit në një burg të sigurisë së lartë në El Salvador i kanë shkruar drejtorit të burgut duke i kërkuar që t'ua mundësojë një aheng me valltare për hir të një feste të madhe ne Amerikën Jugore, shkruan tabloidi britanik Daily Star, njofton Klan Kosova.

Drejtori u kishte mundësuar festën, por duke mos e ditur se behje fjalë për një "seks party" me femra të zhveshura komplet.

Pamjet nga ajo ngjarje janë bërë virale dhe gjinden gjithkund nëpër internet, pasi një nga të burgosurit gjiroi disa sekuenca me mobilin e tij.

Videoja u ka nxjerrë probleme të mëdha zyrtarëve të burgut për lejimin, përkundër rregullave, të ahengut të shfrenuar.

Megjithatë një prej të burgosurve që ka folur për media ka thënë se pamjet nuk janë të këtij viti, porse ato janë bërë në shtator të viti 2012.

klankosova.tv

Futet në zjarr për të shpëtuar fëmijët e saj (VIDEO)

Posted: 04 Sep 2016 02:00 PM PDT

Është Steve Delaura, ajo e cila rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijët e saj, të cilët do mund të mos i shihte më si pasojë e zjarrit.

Ngjarja ndodhi në një pompë derivatesh në Connectitut, shkruan Daily Mail, njofton Klan Kosova.

Raportohet se zjarrin e shkaktoi një 70 vjeçar, pasi përplasi makinën e tij mbi pikën e karburantit derisa rrezikoi jetën e të gjithë të pranishmëve e duke shkaktuar kështu dëmtimin e pesë automjeteve të tjera.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni nënën guximtare, derisa tërheq dy fëmijët e saj pa u trembur fare, nga automjeti i tyre i cili ishte i tëri i përfshirë nga flakët, njofton Klan Kosova.

Ja deri ku ka arritur trendi më i ri mbi tapetin e kuq!

Posted: 04 Sep 2016 02:00 PM PDT

Janë Giulia Salemi dhe Dayane Mello, ato të cilat thyen rregullat e tapetit të kuq në Festivalin e Filmit të Venecias.

Kjo ngase ky festival shpesh cilësohet të jetë një eveniment i paraqitjeve të të famshmëve në mënyrë klasike.

Ndonëse diçka e tillë tashmë është konsideruar, modelet italiane, nuk lanë asgjë për imagjinatë me paraqitjen e tyre të fundit mbi tapetin e kuq.

Salemi dhe Mello, u panë teksa shkëlqenin me fustanet e tyre të cilat po konsiderohen si trendi më i ri i pasarelës mbi tapetin e kuq të yjeve.

37E03F9300000578-3772623-image-m-45_1472980731507

37E033ED00000578-3772623-image-m-49_1472980878490

37E0331900000578-3772623-image-a-119_1472941768983

37E1065700000578-3772623-Leggy_Draped_over_the_arms_of_a_stylish_man_the_women_seemed_to_-m-46_1472947004157

37E0C6DA00000578-3772623-Cheeky_However_few_people_were_looking_at_those_details_as_they_-a-46_1472980737452

37E03ED600000578-0-image-a-110_1472939979493

37E03F3500000578-0-image-a-111_1472940075111

 

Cili është kuptimi i shenjtërimit të një personaliteti? (VIDEO)

Posted: 04 Sep 2016 02:00 PM PDT

Në Kishën e Klinës qëndron prej vitesh një statujë e Nënës Terezë, por nga katër shtatori, vlera e tij është rritur për shumë fish.

Figura në oborrin e faltores nga e diela është shenjtore.

Domethënien e këtij epiteti për një personalitet e tregon Don Lenc Sopi.

"Sot ajo nuk është vetëm një shembull jete por ndërmjetëse e madhe para zotit për nevojat tona, është urë lidhëse që do ta lidhë më shumë popullin tonë shqiptar me zotin", thotë Sopi për Klan Kosovën.

Kronikë nga Halil Berisha.

klankosova.tv

Pozicioni i duhur i gjumit gjatë ciklit menstrual

Posted: 04 Sep 2016 02:00 PM PDT

Dhimbje barku, dhimbje mesi, dhimbje gjoksi, dhimbje koke, lodhje…

Simptomat menstruale janë të shumta dhe bëjnë të mos ndihesh mirë, madje edhe të mos flesh rehat.

Gjinekologët japin këshillat e duhura se në çfarë pozicion duhet të flini dhe cilat janë ato pozicione që duhen shmangur. Për një gjumë të qetë dhe të mirë është të qëndroni në pozicionin fetus.

Sipas specialisteve ky pozicion ul presionin ne bark, qetëson dhe nga ana tjetër shmang rrjedhjen e gjakut. Nga ana tjetër pozicioni që duhet shmangur me çdo kusht është ai i barkut. Kjo gjë shtyp mitrën dhe përveçse mund të keni me tepër dhimbje mund të ketë edhe rrjedhje më të mëdha gjaku.

Për cikël më të qetë, gjinekologët propozojnë pirjen e ibuprofenit disa ditë para datës ose bërja e një dushi të nxehtë para gjumit. Fjetja me një borse të ngrohtë dhe masazhimi i barkut para gjumit gjithashtu janë të këshillueshme.

Hoxhaj pas Vatikanit merr pjesë në Forumin e Bledit në Slloveni

Posted: 04 Sep 2016 01:45 PM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj pas pjesëmarrjes në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë ku pritet të marrë pjesë në Forumin e Bledit që nis punimet të hënën.

Në këtë Forum, do të marrin pjesë shumë kryeministra, ministra të jashtëm dhe personalitete nga rajoni e Evropa, ndërsa Hoxhaj do të ketë një agjendë të ngjeshur me takime dhe prezantime, thuhet në një komunikatë dërguar për media, njofton Klan Kosova.

Ministri Hoxhaj do të flasë në panelin për "Ballkanin Perëndimor – nëse ende është një faktor tërheqës për BE-në" së bashku me ministrat e Serbisë, të Bosnjës, të Maqedonisë, të Hungarisë, asistent ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee dhe të tjerë.

Pos panelit, Hoxhaj do të zhvilloj edhe takime bilaterale në margjina të Forumit të Bledit.

Kryediplomati Hoxhaj së bashku me krerët shtetërorë ka marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terzës në meshën kryesore në sheshin Shën Pjetri, të udhëhequr nga Papa Francesko, njofton Klan Kosova.

 

Shqiptarët i ngirisin shtatore Shën Terezës në New York (FOTO)

Posted: 04 Sep 2016 01:38 PM PDT

Në Batery Park në New York është zbuluar shtatorja e Shën Terezës, menjëherë pasi u bë kanonizimi zyrtar i saj, shkruan Daily News New York, përcjellë Klan Kosova.

Në vendngjarje u mblodhën rreth 50 katolikë të cilët edhe përcjellën drejtpërdrejtë ceremoninë e shenjtërimit.

Asamblisti shqiptaro-amerikan në New York, Mark Gjonaj, zbuloi statujën e Shenjtores ku shihet duke mbajtur afër një fëmijë, ndërsa në themel të shtatores është gdhendur thënja e famshme e Shën Terezës ku thotë se për nga gjaku ajo është shqiptare.

Statuja është punuar në Shqipëri.

"Si shqiptarë ne normalisht se të gjithë jemi krenarë me të. Ajo është një shembull se si katolikët duhet të jetojnë. Jemi këtu për ta nderuar atë në këtë ditë speciale", tha Pjeter Prenaj, 30 vjeçar  nga Kosova, por tani jeton në Bronks, njofton Klan Kosova.

43546

klankosova.tv

Shkenca sqaron: Pse gratë kanë të ftohtë e burrat ndjejnë vapë?!

Posted: 04 Sep 2016 01:26 PM PDT

Gruaja ka gjithmonë të ftohtë ndërsa burri ka vapë.

Nuk është thjesht një nga gjerat e ndryshme që karakterizojnë burrat dhe gratë apo diçka që lidhet me debatin e gjatë që diferencon dy sekset, por flitet për diçka shkencore.

 Gratë e humbin nxehtësinë më lehtë nëpërmjet hormoneve dhe nivelit të ulët metabolik apo edhe për shkak të masës më të vogël trupore. Kanë një masë muskulore më të vogël që gjeneron ngrohtësi ndërsa kanë më shumë të ftohtë gjatë menstruacioneve.

Shpjegimi vjen nga një portal mjekësor, HypocratePost, ku shpjegohen ato që ndodhin në trupin e njeriut.

Motivi kryesor sipas tij ka të bëjë me riprodhueshmërinë. Femrat e mbajnë nxehtësinë në brendësi, por kur temperatura e jashtme zbret sistemi qarkullues është më i ngadaltë në pjesën e jashtme.

Për të shkak femrat kanë më shumë vuajtje nga presioni i ulët, u bie të fikët më shpesh dhe kanë më shumë shqetësime kardiovaskulare, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.

Ariel Winter mohon “lidhjen e re”

Posted: 04 Sep 2016 01:15 PM PDT

Ariel Winter nuk është në lidhje!

Aktorja ka mbyllur thashethemet se ajo është në lidhje me mikun e saj të fëmijërisë, aktorin Sterling Beaumon.

18 vjeçarja shfrytëzoi Twitterin për të zbuluar se është e vetme dhe se në jetën e saj ende nuk ka hyrë askush.

Winter dhe Beaumon janë parë disa herë së bashku, duke bërë që njerëzit të spekulojnë se në mes tyre ka filluar një romancë.

Aktori së fundmi ishte i lidhur me 20 vjeçaren, aktoren Kelli Berglund ndërsa Winter përfundoi marrëdhënien me ish të dashurin Laurent Gaudette në qershor të këtij viti.

“Vdekje për shqiptarët” – Grafitet që kanë mbushur muret në Kumanovë

Posted: 04 Sep 2016 01:14 PM PDT

Në Kumanovë kohëve të fundit qytetarët shqiptarë në muret e ndërtesave hasin grafite me përmbajtje anti-shqiptare, me këtë më i theksuar është mbishkrimi "Vdekje për shqiptarët". Mbishkrimet me urrejtje ndëretnike shqetësojnë qytetarët shqiptarë të Kumanovës, të cilët për televizionin 'Alsat' shprehen se kjo nuk është hera e parë që hasin në mbishkrime të këtilla.

"Jemi të mësuar me grafitë të tilla, sepse vazhdimisht po përsëriten dhe se nuk ka as reagim institucional e as shoqërorë, kështu që ata sjellin neveri në shoqërinë tonë dhe shqetësimin nuk kemi kah ta adresojmë. Qytetarët nuk mund të fajësohen për këtë sepse vet qeveritë si ajo lokale si qendrore nuk marrin masa dhe vet ata janë krah i kësaj politike raciste e nacionaliste.

Natyrisht si qytetar i këtij vendi padyshim se jam i shqetësuar për këto akte, pasi që si dukuri në Kumanovë është e kamotshme, institucionet nuk ndërmarrin masa aq sa duhet, këto janë mund të themi edhe bomba të kurdisura ku një akt i vogël mund të shkaktoj edhe incidente e ndodhi më të mëdha më fatkeqe për banorët e këtij qyteti",ka thënë një qytetar, cituar nga albinfo.ch.

Qytetarët e revoltuar fajësojnë pushtetin lokal dhe atë qendror pasi nuk bëjnë sa duhet për parandalimin e kësaj dukurie. Zoran Damjanovski kryetar i komunës së Kumanovës, thotë se i vlerësojmë vlerat artistike të shprehura nëpër mure, por jo edhe porositë nacionaliste të cilat jo vetëm që janë për tu gjykuar por edhe për tu ndëshkuar autorët e të njëjtave.

"Të gjithë ata që e dëmtojnë bashkëjetesën dhe shoqërinë qytetare në ndërtimin e mirëbesimit ndëretnik, komuna e Kumanovës do të ndërmerr masa për largimin e tyre. Gjithçka që jep pasqyrë të mirë për art në mure Kumanova do ti ruaj. Do t'i përkrahim të gjithë të rinjtë inventiv dhe tifo grupet që kanë tendencë për një shoqëri qytetare dha bashkëjetese, por nuk do ti përkrahim tensionet nacionaliste dhe ndëretnike të cilët na japin këto porosi përmes grafiteve të shkruara. Dua të porosis të gjitha grupet që të distancohen nga të gjitha dallimet ndër etnike dhe ndër kulturore, kurse në të ardhmen do të shohim që të mos ndodhë  një gjë e këtillë ndërsa autorët do të kërkojmë të ndëshkohen që të mos na përsëriten gjërat e njëjta", u shpreh Zoran Damjanovski, kryetar i Kumanovës.

Deputeti britanik “kapet mat” me dy meshkuj (FOTO)

Posted: 04 Sep 2016 12:52 PM PDT

Deputeti laburist, Keith Vaz, është vënë në qendër të një skandali mediatik në Britaninë e Madhe pasi gazeta "Mirror" ka publikuar një raport i cili tregon se Vaz ka paguar shërbim eskortë me dy meshkuj me të cilët u frekuentua në shtëpinë e tij në Londër gjatë një mbrëmje muajin e kaluar.

Babai i dy fëmijëve, është kryetar i punëve të brendshme të Komisionit të Përzgjedhur për monitorimin e krimit dhe drogës.

Disa nga gazetat flasin se 59 vjeçari është dorëhequr nga posti, shkruan Top Channel.

Vaz tha se është shumë shqetësuese që një gazetë kombëtare të paguajë persona për të vepruar në këtë mënyrë dhe bëri me dije se çështjen ia ka deleguar avokatit të tij Mark Stephens.

I lindur në Aden të Jemenit, Keith Vaz është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, ku ka studiuar juridik e me pas u bë avokat.

Në qeverisjen e Tony Blair ai ka qenë i pari deputet i cili ka pohuar se vota për të dalë nga BE do të ishte katastrofike.

56

t4

klankosova.tv

Përse s’u ndërtua kurrë tempulli i Shën Terezës, i nisur nga Rugova (VIDEO)

Posted: 04 Sep 2016 12:43 PM PDT

Për Nënën Terezë/Shën Terezën, nisi të ndërtohet edhe një tempull në periferi të Hajvalisë.

Atë botë gurëthemelin e vuri Presidenti Ibrahim Rugova, derisa ishte gjallë, njofton Klan Kosova.

Por një tempull i tillë nuk u ndërtua kurrë.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetarja Mejreme Gashi.

 

Si ndikon një orë gjumë në ditë në shëndetin tuaj?

Posted: 04 Sep 2016 12:30 PM PDT

Dobitë e gjumit janë të njohura, duke qenë se konsiderohet si ilaç për të na qetësuar dhe rikthyer energjitë.

Një studim amerikan i "Allegheny College", i drejtuar nga Ryan Brindle dhe Sarah Conklin ka zbuluar se të fjeturit një orë gjatë ditës, redukton stresin dhe ul tensionin e gjakut.

Studimi nënvizon gjithashtu se mungesa e gjumit stimulon problemet e zemrës dhe hipertensionin.

Në studim u përfshinë 85 studentë, ku një pjesë fjeti një orë në ditë dhe grupi tjetër jo. Nga krahasimi i të dhënave u zbuluan dobitë që përftonin personat që kishin fjetur.

Modelja e njohur refuzoi seksin deri në martesë

Posted: 04 Sep 2016 12:25 PM PDT

Ashley Graham, po vazhdon të jetë në top brendet më të mëdha botërore me dukjen e saj tërheqëse.

Por një detaj tjetër është zbuluar për modelen në fjalë, e cila është njohur ndërkombëtarisht.

Sipas Foxnews, modelja 29 vjeçare, ndonëse me një fizik të cilës do t'i kishin lakmi të gjitha vajzat – kishte refuzuar seksin me burrin e saj para se çifti të martohej, njofton Klan Kosova.

Një vendim të tillë bukuroshja Graham, e kishte marr për të ndihmuar gratë për të fituar kontrollin rreth imazhit të tyre trupor.

Graham ka martesë me burrin e saj Justin Ervin, tash e gjashtë vite, derisa modelja thotë se sekreti i martesës së lumtur është respekti që ata kanë ndaj njëri-tjetrit.

Modelja tha gjithashtu se për një vendim të tillë kishin rol të rëndësishëm edhe prindërit e saj me këshillat që i kanë dhënë:

''Derisa unë rritesha, prindërit gjithnjë më thoshin se nuk do të keni marrëdhënie seksuale derisa të martoheni. Kështu unë kam respektuar vendimet e tilla.'', u shpreh modelja Ashley, njofton Klan Kosova.

Rashica: Krenar që zgjodha Kosovën

Posted: 04 Sep 2016 12:13 PM PDT

Milot Rashica, ylli i përfaqësues së Kosovës ka ripërsëritur edhe një herë se është krenar që ka zgjedhur të luajë për Kosovën.

Ai në një intervistë për Klan Kosovën nga Finlanda, ku po qëndron për ndeshjen e parë zyrtare garuese të Kosovës, tha se ende nuk e di nëse do të mund të luajë, për shkak se kërkesa e tij mund të mos jetë shqyrtuar akoma nga FIFA.

Megjithatë, Klan Kosova mëson se tashmë tre lojtarë, nga gjashtë diskutabilë, kanë marrë përgjigje pozitive dhe mund të paraqiten nesër në ndeshje.

Mes tyre mund të jetë edhe Rashica.

Gjithsesi, përgjigjen përfundimtare kampi kosovar do ta marrë nesër.

Trajneri Bunjaki në një intervistë për Klanin nga Finlanda, pohoi se nesër rreth orës 15:00 merret vesh gjithçka edhe zyrtarisht.

Pasi FIFA do të japë përgjigjen përfundimtare për gjashtë yjet e Kosovës, mes tyre edhe kapiteni, Samir Ujkani.

klankosova.tv

 

Si u bë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza? – Historia e emrit

Posted: 04 Sep 2016 11:53 AM PDT

Kushdo që e njeh Nënën Terezë/Shën Terezën sigurisht e di edhe se ajo nuk quhej gjithmonë ashtu. Por, pak veta e dinë se si nga Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u kalua në Terezë.

E shenjta e fundit e Kishës Katolike ashtu si historinë e jetës e shërbimit, mjaft interesant e ka edhe historinë e emrit.

Pas pranimit të thirrjes dhe dëshirës për t'u bërë murgeshë, Anjeza me vetëm 18 vjet kishte udhëtuar për në Irlandë duke iu bashkuar kështu "Motrave të Loretos", ku edhe mësoi anglisht, njofton Klan Kosova.

Në vitin 1929 Anjeza udhëton për në Indi dhe në një qytet pranë Himalajeve ndau mendjen që përfundimisht të përfundojë ritualet fetare për të vazhduar tërë jetën si shërbyese e zotit.

Ajo i filloi predikimet fetare në vitin 1931 kur edhe vendosi ta ndryshojë emrin.

Gonxhja zgjodhi të quhej "Thérèse", sipas shenjtores "Shën Thérèse e Lisieux-it", por një tjetër murgeshë tashmë kishte zgjedhur këtë emër.

Megjithatë Anjeza gjeti një zgjidhje, ajo adoptoi emrin "Thérèse" që shqiptohet frëngjisht dhe e bëri "Teresa" me shqiptim spanjisht/latinisht, njofton Klan Kosova.

Emri frëngjisht "Thérèse" rrjedh nga fjala freke "therízō", që përkthehet si "fryt, prodhim, bollëk".

Kështu dikur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu tani ishte Motër Teresa, e cila më vonë nga shërbesa e saj dhe jeta e devotshme u njoh botërisht si "Nënë Tereza e Kalkutës".

Por, përse Anjezës i kishte pëlqyer dhe e admironte aq shumë Shën Thérèsen.

Ajo ishte nga Franca dhe njihej ndryshe "Lulja e Vogël e Jezuit".

Shën Thérèse e Lisieux-it vlerësohet si një ndër të Shenjtit më me influencë në kohërat moderne, madje Papa Piu e kishte quajtur "shenjtorja më e madhe e kohërave moderne".

motra

Ajo kishte vdekur nga tuberkulozi vetëm në moshën 24 vjeçare.

Përkundër se e re, kishte bërë një jetë të devotshme, por edhe shkrimet e saj ishin vlerësuar shumë dhe ishte shpallur edhe "Doktor i Kishës", një titull shumë i rrallë, sidomos për femra.

Kjo e kishte frymëzuar shumë Gonxhen, ndaj kishte vendosur t'ia pasonte emrin, pa e ditur se një ditë do të bëhej vet edhe më e famshme po me këtë emër – Terezë.

Por, nuk janë vetëm këto dy shenjtore – Shën Thérèse e Lisieux-it dhe Shën Tereza e Kalkutës – që kanë këtë emër simboli.

Bashkë me Nënë Terezën tashmë bëhen gjashtë të shenjta që ndajnë emrin në versione të ndryshme.

Shën Teresa e Ávila, ose e njohur ndryshe si Teresa e Jezusit.

Pastaj, Shën Teresa  Benedicta e Kryqit.

Shën Teresa e Los Anderes dhe Shën Teresa Margaret e Zemrës së Shenjtëruar.

Shën Thérèse e Lisieux-it dhe e shenjta shqiptare e shenjtëruar me katër shtator 2016, për të cilën Papa Françesku tha se do të emërohet vetëm “Shën Tereza”, sepe ajo nuk është e një vendi, është e botës.

klankosova.tv

 

 

Bunjaki tregon për Klan Kosovën kur do ta marrin përgjigjen përfundimtare për lejet e lojtarëve

Posted: 04 Sep 2016 11:34 AM PDT

Trajneri i Përfaqësuese së Kosovës, Albert Bunjaki, është prononcuar për ekipin e Klan Kosovës që po qëndron në Finlandë dhe ka thënë se nesër në orën 15:00 do ta marrim vesh përfundimisht se cilët lojtarë do të luajnë e cilët jo.

"Nesër në ora 15:00 do ta marrim listën finale për lojtarët dhe do ta kuptojmë se cilët lejohen të luajnë", ka thënë Bunjaki.

Ai ka deklaruar se është optimist për përgjigjen.

"Besoj se do të kemi një vendim pozitiv, përndryshe do të dëmtoheshim shumë”.

“Edhe dorëzimi për listën përfundimtare me emra është shtyrë dhe kjo është shenjë pozitive”.

klankosova.tv

75 vjeçari që pastron çdo ditë shtatoren e Shën Terezës (VIDEO)

Posted: 04 Sep 2016 11:33 AM PDT

Në Prishtinë krahas punëtorëve komunal është një 75 vjeçar që për vite të tëra kujdeset për shtatoren e Shën Terezës.

Faik Sefa të cilit edhe duart i dridhen thotë se përkujdesjen për këtë ambient e ndien si obligim moral, njofton Klan Kosova.

Ai diçka të tillë bën, krejt në mënyrë vullnetare.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetari Vullnet Krasniqi.

Larry King i pasigurtë për divorc ndaj gruas

Posted: 04 Sep 2016 11:25 AM PDT

Larry King, ende nuk është i sigurt nëse do të ndahet nga gruaja e tij Shawn King.

Kjo pasi çifti është zbuluar tashmë se kanë një aferë njëvjeçare, teksa u paraqitën të dytë publikisht, njofton Klan Kosova.

Sipas New York Post, gruaja e Larry, Shawn King, ka një ndikim të fuqishëm mbi burrin e saj dhe se dëshiron të vazhdojë të jetë 'Zonja e Larry King''edhe më tutje.

Të gjitha këto deklarime vijnë menjëherë pas një raportimi se më 25 gusht, gruaja 56 vjeçare e Larry King, e kishte tradhtuar atë me Richard Greene, njofton Klan Kosova.

 

Viti: Shenjtërimi i Nënës Terezë përcillet nga kinemaja e qytetit (VIDEO)

Posted: 04 Sep 2016 11:22 AM PDT

Për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë e cila ishte edhe ngjarja kryesore e ditës në mbarë botën, në Viti ishte bërë gati salla e kinemasë.

Diçka e tillë për të përcjellë direkt meshën që u mbajt sot në Vatikan, njofton Klan Kosova.

Aty pati edhe mërgimtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kishin ardhur enkas për këtë ngjarje.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetarja Merita Neziri.

 

Ja çfarë bëri ky njeri për të shpëtuar një mace (VIDEO)

Posted: 04 Sep 2016 11:20 AM PDT

Një video që është publikuar në LiveLeak, shihet një njeri i cili ndalon makinën e tij për të shpëtuar një mace të vogël e cila kishte ngecur në mes të rrugës, ku kishte qarkullim të madh veturash, transmeton Klan Kosova.

E për të shpëtuar jetën e maces, njeriu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ndalon makinën pa shikuar prapa, duke e marrë pastaj me vete atë.

Epo të shpëtosh jetë është një gjë e mrekullueshme edhe nëse nuk është njeri.

 

Klinë: Katolikë e myslimanë bashkë për Shën Terezën (VIDEO)

Posted: 04 Sep 2016 11:10 AM PDT

Shenjtërimi i Gonxhe Bojaxhiut e njohur në mbarë botën si ''Nënë Tereza'', ishte ngjarja kryesore e ditës edhe në Klinë.

Madje, besimtarët menjëherë pas ceremonisë filluan të luten para shtatores së tashmë Shën Terezës, njofton Klan Kosova.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetari Halil Berisha.

Doni fëmijë të zgjuar? Ja çfarë të hani në shtatzëni

Posted: 04 Sep 2016 11:00 AM PDT

Një studim i Universitetit të Albertës në Kanada ka dalë në përfundimin se çdo frut i konsumuar gjatë shtatzënisë, rrit nivelin e zgjuarsisë te fëmijët. Sipas ekspertëve, deri më sot vetëm peshku njihej si ushqimi që lidhej me rritjen e zgjuarsisë te fëmijët normalë dhe të shëndetshëm.

Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden te peshku ndërtojnë membrana të shëndetshme në qelizat e trurit dhe shkencëtarët kërkonin të dinin nëse edhe frutat e bënin këtë gjë. Dhe doli që edhe frutat ndihmojnë në këtë aspekt.

Ky përfundim është paksa kontrovers, pasi të hash shumë fruta gjatë shtatzënisë rrit nivelin e sheqerit në gjak, duke çuar në probleme me peshën dhe diabetin.

Dr. Piush Mandhane, një nga udhëheqësit e studimit, tha për "Wall Street Journal": "Është një studim i vetëm ky që kemi bërë dhe nuk e kemi parë akoma se çfarë efekti ka në shëndet shtimi i konsumit të frutave. Nuk do i rekomandonim femrave që presin fëmijë që të hanë fruta sa të munden".

Dr. Mandhane thotë se shpreson që të bëhen kërkime të mëtejshme në mënyrë që të gjendet dieta optimale për femrat shtatzëna./shije.al

Stërvitjet e fundit të përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes me Finlandën (FOTO)

Posted: 04 Sep 2016 10:43 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjet e fundit para ndeshjes historike me Finlandën.

Futbollistët kosovarë, tash e disa ditë gjenden në Finlandë, e në grumbullimin prej 18 futbollistëve janë edhe gjashtë lojtarë për të cilët ende nuk dihet nëse do të luajnë apo jo, njofton Klan Kosova.

Amir Rrahmani, Valon Berisha, Alban Meha, Herolind Shala, Milot Rashica dhe Samir Ujkani ende nuk kanë marrë leje nga FIFA për t'u paraqitur në ndeshjen e parë historike kundër Finlandës, drejt botërorit Rusia 2018, njofton Klan Kosova.

kLANI

YYYY

Ndiqeni çdo natë udhëtimin e “Miss Kosova 2016” në Klan Kosova

Posted: 04 Sep 2016 10:29 AM PDT

Që nga e premtja, Klan Kosova ka filluar me transmetimin e rrugëtimit të plotë të vajzave drejt kurorës së Miss Kosova 2016.

Çdo natë në kanalin e televizionit Klan Kosova nga ora 19:20, do të mund të ndiqni episodet e një dite të lodhshme pune që fshihet prapa organizimit të spektaklit të bukurisë.

Në episodin e së dielës, do të mund të mësoni këshillat e mësueses zvicerane të joga's, Nora Kersten, e cila si mysafire speciale do t'i ndajë me vajzat konkurrente këshillat dhe eksperiencën e saj personale.

Gjithashtu, do të mund të mësoni nga ajo receta të ndryshme për të përgatitur smoothie's me produkte natyrale.

Rrugëtimin e vajzave që konkurrojnë për spektaklin e bukurisë "Miss Kosova 2016", mund ta ndiqni çdo mbrëmje në Klan Kosova, deri në natën finale e cila do ta kurorëzojë mbretëreshën e bukurisë të mërkurën, me 7-të shtator.

Deri atëherë, ju presin shumë surpriza dhe argëtim nga prapaskenat e organizimit të "Miss Kosova 2016".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more