Skip to main content

Klan Kosova : “Seferi mposhtet me pikë nga Arslan” plus 24 more

Klan Kosova : “Seferi mposhtet me pikë nga Arslan” plus 24 more


Seferi mposhtet me pikë nga Arslan

Posted: 17 Sep 2016 03:23 PM PDT

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka humbur nga turku Firat Arslan, duke mos arritur të shpallet kampion europian në WBO, njofton Klan Kosova.

Meçi ka zgjatur 12 raunde dhe me një vendim përmes pikëve të gjyqtarëve, Seferit i është mohuar titulli europian.

Ndeshjen e ka komentuar edhe ish-boksieri shqiptar dhe kampioni europian në pesha të rënda, Luan Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se vendimi ishte i drejtë dhe se turku e meritoi fitoren.

Ndryshe, Krasniqi është shok i ngushtë i Firat Arslan.

flamuri

klankosova.tv

Ndiqeni LIVE Nuri Seferin kundër Firat Arslan (VIDEO)

Posted: 17 Sep 2016 03:05 PM PDT

Boksieri shqiptar Nuri Seferi ndeshet për titull kampioni europian në WBO kundër turkut Firat Arslan.

NDIQENI

Charr mposht Sefer Seferin, pastaj feston me flamur kuqezi

Posted: 17 Sep 2016 02:58 PM PDT

Boksieri gjermano-libanez Manual Charr, ka mposhtur boksierin shqiptar Sefer Seferin, në kuadër të WBA International Champions, njofton Klan Kosova.

Por, ajo që ka bërë përshtypje është fakti se Charr pas meçit ka festuar duke bërë shqiponjën dhe ka ngritur lartë flamurin kuqezi.

Charr njihet si një boksier që gjithmonë ka qenë i afërt me boksierët shqiptarë dhe me shqiptarët në përgjithësi.

Ai më parë kishte vizituar edhe Shqipërinë.

klankosova.tv

 

Buzëqeshja është një kurë kundër stresit?

Posted: 17 Sep 2016 02:50 PM PDT

Një studim amerikan ka treguar se në situata të vështira, kur ju buzëqeshni ndjeheni më mirë, madje edhe kur keni një buzëqeshje të detyruar. Kërkuesit e  Universitetit të Kansas kanë arritur në përfundimin se studentët që buzëqeshnin ishin më pak të stresuar dhe në ankth se të tjerët.

Studiuesit sugjerojnë se buzëqeshja është një tregues i rëndësishëm jo-verbal i lumturisë dhe gjithashtu tregojnë se buzëqeshja është zgjidhja ngjarjeve stresuese të jetës.

Për të arritur në këto konkluzione, studiuesit kanë testuar reagimet e 169 nxënësve nën stres, dhe që kishin duart të zhytura në një tas me akull, duke i detyruar disa prej tyre të buzëqeshnin.

Si përfundim, personat që buzëqeshnin kishin një nivel më të ulët të stresit, në krahasim me personat që mbanin një shprehi neutrale të fytyrës./living.al

Yjet e viteve të 90-ta që sot nuk do t’i njihni (Foto)

Posted: 17 Sep 2016 02:50 PM PDT

E keni menduar ndonjëherë se si duken sot të famshmit tuaj të preferuar të viteve të 90-ta?

Falë disa transformimeve të mira (dhe të këqija), të arrish ta njohësh atë fëmijë nga e kaluara jote mund të jetë më e vështirë se që mund ta mendosh.

Klan Kosova më poshtë ju sjell disa fotografi të yjeve të viteve 90-ta, të cilët kanë ndryshuar shumë.

Macaulay Culkin

Macaulay Culkin 90s Stars

 

Lark Voorhies

Lark Voorhies 90s Stars

 

Chauncey Leopardi

Chauncey Leopardi 90s Stars

 

Bradley Pierce

Bradley Pierce 90s Star

 

Jonathan Lipnicki

Jonathan Lipnicki 90s Stars

 

Ross Bagley

Ross Bagley 90s Stars

 

Alisan Porter

Alisan Porter 90s Stars

 

Jason James Richter

Jason James Richter 90s Stars

 

Amanda Bynes

Amanda Bynes 90s Stars

 

Lukas Haas

Lukas Haas 90s Stars

 

Lil Kim

Lil Kim 90s Star

 

Haley Joel Osment

Haley Joel Osment 90s Stars

 

Lara Flynn Boyle

Lara Flynn Boyle 90s Stars

Bobby Brown kujton vajzën me fotografi prekëse (FOTO)

Posted: 17 Sep 2016 02:10 PM PDT

Engjëlli i saj mbrojtës!

Bobby Brown ka postuar një fotografi prekëse të Bobbi Kristina në llogarinë e tij në Instagram, vetëm disa orë pasi Nick Gordon u gjet ligjërisht përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij të ndjerë.

"Babi është gjithmonë prapa teje", ka shkruar 47 vjeçari në një kolazh babë-bijë.

Të premten, ish i dashuri i Bobbi Kristina Gordon, u gjet ligjërisht përgjegjës në vdekjen e saj, pasi ai nuk u paraqit të premten në gjykatë për një seancë e cila ishte planifikuar të ndodhte në ora 09:00 në Gjykatën e Lartë Fulton Countly Atlanta, për të dëgjuar mocionet që kishin të bëjnë me padinë e vdekjes së Kristina në gushtin e kaluar, raporton Us Weekly, transmeton Klan Kosova.

Bobby i cili ka folur përpara në lidhje me zbulimin e të vërtetës për vdekjen e vajzës, ka thënë për Us Weekly në një deklaratë se ai është "i kënaqur me rezultatin e procedurave gjyqësore".

Siç është raportuar më parë, Bobbi Kristina u gjet pa ndjenja në një vaskë në shtëpinë e saj në Gjeorgji në janar të vitit 2015. Ajo vdiq gjashtë muaj më vonë, pasi ra në koma të detyruar mjekësore.

Ajo ishte 22 vjeçare.

#IGOTEM #Babygirl #daddyalwaysgotyourback💪🏾 #justiceforbobbikristina

A photo posted by Love Me or Hate Me I AM BOBBY (@kingbobbybrown) on

Qeveria siriane mohon ndalesën e ndihmave

Posted: 17 Sep 2016 02:01 PM PDT

Qeveria e Sirisë ka thënë sot se është duke bërë të gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që të vijnë ndihma humanitare në të gjitha pjesët e vendit, duke hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, se Damasku po ndalon hyrjen e konvojeve me ndihma, raporton Reuters.

Qeveria siriane shton se ka kryer të gjitha lehtësirat e duhura që ndihma të arrijë në lindje të qytetit Alepo, por se nuk do të japin garanci lidhur me sigurinë e konvejeve, teksa rebelët ende luftojnë përgjatë rrugës për në këtë qytet.

Dy konvoje me ndihma, që destinacion kanë Alepon, që disa ditë janë duke pritur në kufirin me Turqinë. OKB ka thënë se të dyja palët duhet të fajësohen për vonesat e arritjes së ndihmave në Alepo dhe në vende të tjera në Siri.

Sidoqoftë, zyrtarë të OKB-së, kanë akuzuar qeverinë sirianë se nuk po jep dokumente në mënyrë që konvojet të kalojnë kufirin dhe të futen në Siri.

Dërgimi i ndihmave humanitare në Alepo është pjesë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit të arritur në mes të SHBA-së dhe Rusisë javën e kaluar.

klankosova.tv

Kadifeja është tendenca më e nxehtë e vjeshtë-dimër 2016 (Foto)

Posted: 17 Sep 2016 02:00 PM PDT

Një nga tendencat më të nxehta që po pushton stinën e vjeshtës, por që do të jetë edhe në stinën e dimrit, pa asnjë dyshim është kadifeja.

Është një trend që nuk duhet lënë pa provuar, sepse ka shumë mënyra për t'u stiluar — edhe kur është një bodysuit si 20-vjeҫarja Kendall Jenner, por edhe kur është një fustan si Victoria Justice — mundësitë janë të pafundme.

Më poshtë, në këto foto, janë renditur disa stile të ndryshme në veshje, nga të cilat mund të frymëzoheni.

Të gjithë duhet ta keni parë kadifen gjithandej në pothuaj ҫdo Fashion Week. Disa designers që e kanë theksuar trendin janë: Ralph Lauren, Prabal Gurung, Mara Hoffman, Marc Jacobs, Sally LaPointe, Jason Wu, 3.1 Phillip Lim, Rachel Zoe, dhe shumë të tjerë!

Ndërkohë që pjesa më e madhe e stilistëve e kanë propozuar në pasarelat e tyre në fustane, ka edhe shumë variante të tjera për këdo që do të provojë këtë tendencë në vjeshtë – dimër.

Disa nga personazhet e njohur tentuan ta provonin qysh në vitin e kaluar kur kadifja filloi në disa pasarela, por këtë vit ajo ka pushtuar të gjithë botën e modës.

66 77 88 99

/revistaclass

 

 

Shtatzëna vdiq nga shpretka. Versioni i mjekëve për ngjarjen: Ishte traumë

Posted: 17 Sep 2016 01:57 PM PDT

Humbja e jetës së pacientes 35-vjeçare dhe foshnjës së saj erdhi për shkak të çarjes së shpretkës. Por çfarë e shkaktoi atë të një nënë shatatzënë në muajin e nëntë? Mjekët thonë se mund të ndodhë kryesisht nga ndonjë aksident, përplasje apo rrëzim dhe shumë rrallë mund të ndodhë edhe në mënyrë spontane.

Ata garantojnë se nuk është neglizhuar pacientja e cila është paraqitur mbrëmjen e së enjtes në maternitet me çianozë, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje në kraharor pa probleme të shtatzanisë.

“I është bërë ekzanimim obstertikal, nuk kishte kontraksione. Analiza e gjakut që i ka dalë normal kanë bërë që mjekët të mendojnë për infarkt dhe e kanë drejtuar në reanimacionin e kardiologjsë. Sepse edhe po të vinte kardiologu këtu nuk i ka të gjitha paisjet me vete. Rasti është i rrallë, nëse është spontan ndodh në 1 në 1 milon, por kjo shaktohet edhe nga traumat”, u shpreh Rubena Mojisu, doktoreshë e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Por, mjekët e QSUT-ës pasi nuk kanë konstatuar probleme kardiake kanë dyshuar për trompozë në mushkëri duke e nisur drejt Sanatoriumit.

“Pacientja erdhi me tension 8 me 5, pasi u konstatua se nuk ka probleme me mushkëritë por kishte humbje gjaku, atëherë pacientja u vendos nën likide që të ruheshin tensionet dhe që këtej u bë transportimi me ambulancën tonë dhe me prezencën e mjekut që ishte roje”, tregon Dr. Arjan Mezini, nëndrejtor mjekësor tek “Shefqet Ndroqi”.

Kur është rikthyer në maternitet, foshnja kishte humbur jetën. Më pas mjekët kanë ndërhyrë dhe nëna 35-vjeçare e cila mësohet se kishte grumbulluar në bark afro 3 litra gjak për shkak të çarjes së shpretkës, ka humbur jetën.

Ministri i Shëndetësise garanton se do të zbardhet e vërteta e funksionimit të sistemit.

“Rezulton që sistemi ka funksionuar. Mjekët dhe personeli mjekësor kanë qenë aty. Ekzaminimet janë kryer, qoftë imazherike, qoftë laboratorike, është transportuar me autoambulancë nga një spital në tjetërin me me personel mjekësor sepse situata ka qenë e komplikuar. Janë raste shumë të rralla me përqindje shumë të ulëta që ndodhin. Ajo ka patur një hemoragji nga një dëmtim në shpretkë. Ne si ministri përtej organeve të drejëtsisë jemi të angazhuar që të punojmë për të zbardhur deri në fund të vërtetën e funksionimit të sistemit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Do të jetë mjekësia ligjore ajo që do të përcaktojë diagnozën përfundimtare dhe arsyet e çarjes së shpretkës./ TCh

Përmbytet Durrësi

Posted: 17 Sep 2016 01:52 PM PDT

Qyteti bregdetar i Durrësit tashmë është përmbytur totalisht, si rezultat i një rrebeshi që nisi një orë më parë.

Rrugët janë kthyer në pishina, në një johë që e kanë rritur nivelin e tyre në përmasa shqetësuese në zonën e ish Kënetës.

Ka pasur rrëshqitje të lehta dheu në Kodër Vilë, në një kohë që situata paraqitet e rënduar edhe në zonën e plazhit dhe atë të Shkozetit.

Gjithashtu raportohet se në qytetin bregdetare kanë ikur edhe dritat në zonat kryesore, shkruan shekulli, transmeton Klan Kosova.

 

Shikojeni LIVE meçin mes Sefer Seferi vs Manuel Charr (VIDEO)

Posted: 17 Sep 2016 01:36 PM PDT

Ky është meçi mes Sefer Seferit, vëllait të Nuri Seferit dhe boksierit Manuel Charr, njofton Klan Kosova.

Kjo është një ndeshje e vështirë, por mjaft e rëndësishme për boksierin shqiptar.

Ndiqeni.

Ja sa kanë ndryshuar aktorët e “Gossip Girl” (Foto)

Posted: 17 Sep 2016 01:30 PM PDT

Ka kaluar pothuajse një dekade që kur është transmetuar në televizion episodi i parë i serialit Gossip Girl, por ka kaluar edhe më shumë kohë që kur kasti i aktorëve të këtij seriali parakaluan për herë të parë në tapetin e kuq, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim fotografi të tyre, për të parë se si u dukën në fillim te karrierës së tyre në showbiznes.

Blake Lively (Serena van der Woodsen)

 

Penn Badgley (Dan Humphrey)

Penn Badgley

 

Leighton Meester (Blair Waldorf)

Leighton Meester

 

Chace Crawford (Nate Archibald)

Chace Crawford

 

Ed Westwick (Chuck Bass)

Ed Westwick

 

Taylor Momsen (Jenny Humphrey)

Taylor Momsen

 

Kelly Rutherford (Lily van der Woodsen)

Kelly Rutherford

 

Matthew Settle (Rufus Humphrey)

Matthew Settle

Cilat ushqime rritin rrezikun për kancerin e pankreasit?

Posted: 17 Sep 2016 01:30 PM PDT

Qëndroni larg mishit të përpunuar si sallami ose proshuta sepse ka një lidhje të drejtpërdrejtë me kancerin e pankreasit.

Kanceri i pankreasit ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë duke u krahasuar me llojet e tjerë të kancerit. Ai nuk është një kancer i lehtë për t'u kuruar dhe duhet të kapet në kohë sepse përhapet me shpejtësi e nuk zbulohet në fazat fillestare. Mbi 90 % e pacientëve  me kancer të pankreasit vdesin brenda 5 viteve të diagnostikimit dhe mbi 70% vdesin brenda një viti.

Simptomat e kancerit të pankreasit

  • Humbje e menjëhershme në peshë
  • Të përziera
  • Dhembje shpine
  • Humbje oreksi
  • Lëkurë e verdhë
  • Sy të verdhë
  • Dhembje barku
  • Mpiksje gjaku

Duhet të qëndroni larg mishit të përpunuar në mënyrë që të mbani larg kancerin e pankreasit. shkruan blitz.al. Sipas studimeve,  50 gram mish i përpunuar në ditë (dy feta proshutë ose sallam) rritin me 19% rrezikun për kancerin e pankreasit.

Kosova humbë përsëri nga Bullgaria

Posted: 17 Sep 2016 01:29 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar përsëri humbje në kualifikimet për Euro2017 dhe këtë herë si vendas kundër Bullgarisë.

Rezultati final i ndeshjes ishte 67:62, ndërsa pjesa e parë kishte përfunduar  28:42 në të mirë të bullgarëve.

Ndeshja është zhvilluar në Palestrën Minatori në Mitrovicë.

Ekipi bullgar krijoi epërsi të madhe në pjesën e parë ndaj dhe kosovarët nuk mundën që ta përmbysin atë në fund të ndeshjes, përkundër se u afruan.

Kjo ishte humbja e pestë e Kosovës në garat e para zyrtare për kualifikime në kandër të grupit E. Kosova nuk ka arritur të regjistrojë asnjë fitore, duke humbur edhe nga Sllovenia e Ukraina, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

Këshilltari i Thaçit: Shpend Ahmeti po mbështet zollagjinjtë

Posted: 17 Sep 2016 01:28 PM PDT

Ismail Syla, Këshilltar i Presidenti të Kosovës – Hashim Thaçit, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një statusi në Facebook kishte kritikuar Presidentin Thaçi, njofton Klan Kosova.

Syla, në postimin e tij në Facebook shkruan se është i njohur fakti që Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në vend që të punojë nga zyra në të mirë të qytetarëve, gjithmonë iu ngjitet protestave, dhunës dhe kaosit, që sipas tij bëjnë pjesëtarët aktivë të dhunshëm të Vetëvendosjes.

“Deri dje mbrojti çdo veprim të gazit lotsjellës, të bombardimit të Parlamentit me “zolla”, të nxjerrjes me dhunë të qytetarëve nga vetura, të përleshjeve me Policinë e Kosovës, duke kontribuar në rrënimin e kryeqytetit, e sot u bë zëdhënës i një grupi të vogël studentësh që “trimërisht” ia mësynë kishës serbe në Kampusin e UP”, thuhet në postimin e Sylës.

Ai më tej shkruan se Shpendi më me qejf thumbon postimet e presidentit të Kosovës, i cili sipas tij me të drejtë prononcohet kundër veprimeve vandale dhe harron se kështu po i  përkrahë veprimet e zollaxhinjve.

“Atyre që kërcënojnë sigurinë familjare të drejtorit të RTK-së, atyre që në emër të bindjeve politike nga Skandinavia deri në Greqi Kosovën e kanë identifikuar si vend ku hidhet gazi lotsjellës dhe ku Parlamenti goditet me zollë”.

Aksident i rëndë në Fushë- Krujë, dy persona në rrezik

Posted: 17 Sep 2016 01:17 PM PDT

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga një aksident në aksin rrugor Fushë- Krujë- Rinas.

Bëhet fjalë për një Volkswagen me targa AA 423 LB me drejtues Lulëzim Lokën 30-vjeç, ndërsa tjetra ‘Sharon’ AA 089 NC me drejtues Besmir Kasmin, raporton albeu.

Dy makinat janë përplasur te Ura e Gjolës, njëra ka përfunduar në kanal nga përplasja e fortë, ndërsa tjetra mbi bordurat mbrojtëse të rrugës.

Në gjendje të rëndë sipas mjekëve është Besmir Kasmi, ndërsa gjendja e të plagosurit tjetër është më e mirë.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para mendohet se shkak ka qenë shiu i dendur dhe terreni me lagështirë duke sjellë humbjen e kontrollit të mjeteve dhe më pas përplasjen.

“Thaçi e ka pranuar se shqiptarët kanë ushtruar terror gjatë luftës”

Posted: 17 Sep 2016 01:15 PM PDT

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se nuk është befasuar aspak nga deklarata e Presidentit të Kosovës, kundër protestës së studentëve tek objekti kishtar ortodoks në Kampusin e Universitetit, sepse, sipas Ymerit, Thaçi e ka pranuar edhe se shqiptarët kanë ushtruar terror në luftën e fundit, njofton Klan Kosova.

"A të çuditemi? Do të çuditesha po të vepronte ndryshe. Njeriu që e pranon se në Kosovë gjatë luftës shqiptarët kanë ushtruar terror, natyrisht se insiston që simboli i hegjemonisë së Serbisë të mos preket. Problemi është se ky njeri e ka zaptuar postin e Presidentit të Republikës", ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

"Objekti kishtar i ndërtuar në hapësirën universitare në Prishtinë, dhe i inauguruar në janar të vitit 1999 është simbol i regjimit okupator, fashist e gjenocidal të Millosheviqit dhe shtetit të Serbisë".

"Ky objekt nuk mund të ndahet nga ajo çfarë ai përfaqëson, nga ajo që është synuar të përfaqësojë – hegjemoninë dhe gjithëpushtetshmërinë e Serbisë dhe kriminelëve të Millosheviqit në Kosovë të vendosur kundër vatrës së rezistencës dhe luftës për çlirim kombëtar të shqiptarëve që simbolizohej me Universitetin".

Dhe sipas Ymerit, "i ashtuquajturi President, i votuar nën masa të dhunshme, Hashim Thaçi, tash drejtpërdrejt po i del në mbrojtje pikërisht këtij narracioni të Millosheviqit (aq më tepër kur, përkundër të vërtetës, e arsyeton sulmin e tij ndaj studentëve protestues me narracionin e rremë të regjimit të Serbisë)".

klankosova.tv

 

 

 

Plazhi i fshehur i dashurisë që u krijua nga shpërthimi i një bombe

Posted: 17 Sep 2016 01:00 PM PDT

E vetmja mënyrë për të arritur në "Playa del Amor" është të kalosh përmes një tuneli gjashtë metra të gjatë që ndodhet në oqean.

"Playa del Amor" është krijuar nga shpërthimi i një bombe dhe ndodhet në arkipelagun e Ishujve Marieta, disa kilometra larg brigjeve të Nayarit në Meksikë.

Këta ishuj janë formuar mijëra vjet më parë si rezultat i një shpërthimi vullkanik, shkruan living, transmeton Klan Kosova. Në vitet e para të shekullit të 20-të, këta ishuj janë përdorur nga qeveria meksikane për qëllime ushtarake. Dhe ka qenë ky momenti kur një bombë ka krijuar plazhin mahnitës.

Qielli në flakë çmend shkupjanët (FOTO)

Posted: 17 Sep 2016 12:49 PM PDT

Fenomeni i shfaqjes së qiellit të flaktë sot pasdite para perendimit të diellit ka çmendur qytetarët në Shkup të cilët nuk kanë lënë moment pa shkrepur fotografi për të pasur kujtim se fillimi i pranverës dhe ai i vjeshtës gjithmonë japin momente interesante për fotografim.

Duket se kështu imazhe të bukura teksa qielli bëhet flakë vetëm pak kohë para se të perendojë dielli ka pasur në gjithë teritorin e Maqedonisë, shkruan Zhurnal.

3_413

Gjykata e dënon për grabitje në Itali, shqiptari rezulton i vrarë në Vlorë

Posted: 17 Sep 2016 12:46 PM PDT

Gjykata e Akuilës ka dënuar dy shqiptarë për grabitje me dhunë me nga 10 vjet burg. Bëhet fjalë për një grabitje dhe sulm fizik ndaj një 50 vjeçare italiane, e cila u sulmua kur po tërhiqte paratë në një bankomat.

Sipas burimeve bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2013 dhe italiania mbeti e plagosur rëndë.

Dy shqiptarët u identifikuan si K.N. 19 vjeç dhe A.X. 23 vjeç. Ata janë dënuar në mungesë me 10 vjet burg. Mirëpo, njëri prej tyre, K.N. rezulton i vrarë në apartamentin e tij në Vlorë vetëm 8 muaj pas grabitjes.

Nga verifikimet, rezulton se ai është K. Nelaj, i cili mbrëmjen e 1 tetorit u plagos nga pakujdesia me pistolete ne koke ne apartamentin e tij, ku qëndronte me nje shok.

Ai u dërgua ne spital, por humbi jetën disa dite me pas. Tjetri, A.X. është ende në kërkim, edhe pse u lokalizua në Tiranë në vitin 2015./albeu

“Karriera ime i detyrohet Amy Winehouse”

Posted: 17 Sep 2016 12:45 PM PDT

Adele gjithmonë këndon me zemër në të gjitha koncertet e saj, por njëri prej tyre thoshte më shumë për këngëtarën, gjatë kësaj jave.

Derisa ishte në skenë në Boston më 14 shtator, këngëtarja 28 vjeçare ndau një moment për të kujtuar Amy Winehouse pikërisht në ditën që Amy do bëhej 33 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

"Unë e kam parë atë në TV dhe revista me një kitarë elektrike rozë", filloi Adele duke shpjeguar obsesionin e saj me këngëtaren e ndjerë. "Për shkak të saj, unë kam kapur një kitare dhe për shkak të saj unë kam shkruar këngët e mia".

Ajo tha se në qoftë se nuk do të ishte Winehouse, ajo me të vërtetë nuk do të ishte në vendin që ajo është sot.

"Karriera ime i detyrohet 90% vetëm asaj".

Pasi shpjegoi se si albumi i Winehouse "Frank" ndryshoi jetën e saj, ajo vazhdoi: "Unë isha aq në dashuri me të, dhe jam plotësisht e kënaqur me të gjitha këngët që ajo ka lënë pas, sepse ato të gjitha janë gjeniale. Pra sonte dua t'i kushtoj këngë Amy Winehouse".

Winehouse u gjet e vdekur në banesën e saj në Londër më 23 korrik, 2011, në moshën 27 nga helmimi me alkool.

Berisha: Ja kush i vrau Aidën dhe engjëllin e saj

Posted: 17 Sep 2016 12:42 PM PDT

Pas vdekjes së nënës 35-vjeçare Aida Çajka dhe foshnjes së saj në maternitet, ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar ashpër duke thënë se vdekja e tyre erdhi nga indiferenca e mjekëve dhe shërbimit të urgjencës.

Teksa ka i ka shprehur dhimbjen familjes së Aidës dhe foshnjes përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë me gjithë rreptësinë e ligjit, shkruan tvklan.

Sipas tij, ky është një detyrim i madh ndaj Aidës dhe foshnjes së saj, që i mori vdekja duke kaluar nga një spital në një tjetër në mënyrën më të pamerituar.

"Aidën dhe ëngjëllin e saj i vrau indiferenca dhe urgjenca shpartallinë!

Një nënë e re dhe një foshnje u varrosën sot pasi ndërruan jetë duke udhëtuar në trajektoren e vdekjes nga një spital në një spital tjetër!

Kjo është një ngjarje shumë tronditëse, një aktakuzë e rëndë ndaj atyre që i dhanë kohën e mjaftueshme vdekjes për t'u këputur jetën Aidës 31 vjeç dhe ëngjëllit 9 muajsh të saj që fluturoi sëbashku me nënën e vet në qiell!

Vdekja e tyre para hemoragjisë së shpretkës, që u la të rrjedhë sa deshi për të marrë dy jetë, ka si shkak kryesor indiferencën, ç'organizimin, papërgjegjshmërinë e papranueshme ku është katandisur sot urgjenca dhe shërbimi i saj në Tiranë.

Duke shprehur dhimbjen time të thellë familjarëve të Aidës dhe ëngjëllit të saj, i bëj thirrje prokurorisë të veproje me të gjithë rreptësinë e ligjit edhe si një detyrim i madh ndaj Aidës dhe foshnjes së saj, që i mori vdekja duke kaluar nga një spital në një tjetër në mënyrën më të pamerituar!, "shkruan Berisha.

Sipas sondazheve, Tsipras do rrëzohet

Posted: 17 Sep 2016 12:41 PM PDT

Me gjithë disa masa lehtësuese që ka deklaruar nga Panairi i Selanikut një javë më parë kryeministri Alexis Tsipras, dy sondazhet e fundjavës tregojnë se grekët po preferojnë tashmë konservatorët e Demokracisë së Re, vetëm gati një vit pas zgjedhjeve të dyta të 2015-s, që ka fituar lideri i Syrizës me diference të konsiderueshme.

Tashme ai ndodhet me shtatë dhe tetë pikë përkatësisht, pas opozitarëve të Kiriakos Mitsotakis, për faktin siç pasqyrohet në këto sondazhe, se ekonomia në recension për të shtatin vit, ende nuk po jep shenja rimëkëmbjeje, përveç sektorit të turizmit, shkruan Top Channel.

Grekëve tashmë nuk po u bën përshtypje as vlerësimi që beri "Citigroup", kolosi financiar shumëkombësh me qendër në Nju Jork sipas të cilit fenomeni "Grexit" ,nuk shihet më si një skenar i mundshëm, të paktën për tre vjet dhe kjo për shkak të reformave që kanë filluar të zbatohen gradualisht në vend.

Kompania qe krijoi termin "Grexit" tashmë vlerëson se dalja e Greqisë nga Eurozona nuk është më një nga çështjet që diskutohet brenda BE apo ne zyrat e agjencive financiare të vlerësimit.

Sondazhet tregojnë se gati 4 në 10 grekë nuk dinë se kë mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Ato gjithashtu vazhdojnë të mbajnë në vend të tretë si force politike Agimin e Artë, pikërisht 3 vjet pasi një neonazist anëtar i tij, që nuk po gjykohet ende, ka vrarë muzikantin e majte Pavlo Fissas, në kujtim të të cilit këtë fundjavë zhvillohen mitingje antifashiste në gjithë vendin.

 

 

Çka po ndodh me Dardan Berishën?

Posted: 17 Sep 2016 12:18 PM PDT

Lojtari kryesor i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, në ndeshjen e sontme kundër Bullgarisë të vlefshme për Euro2017 nuk po arrin assesi të gjejë formën e tij të zakonshme.

Berisha, pas pjesës së parë ku Kosova u dominua nga Bullgaria dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 28:42 në të mirë të bullgarëve, s'ia dilte të gjente rrethin e koshit ashtu siç jemi mësuar ta shohim, njofton Klan Kosova.

Pejani nuk ka gjetur formën e mirë as në fillim të pjesës së dytë dhe deri më tani është ndër më të dobëtit në parket.

Në fillim të kualifikimeve Bullgaria cilësohej si ekip më i dobët në Grupin E, ku garojnë edhe Sllovenia e Ukraina dhe gjasat për fitoren e parë të kosovarëve janë pikërisht sonte kundër bullgarëve.

berisha

Ana e errët e Aloe Verës, çfarë nuk dini rreth “Bimës Magjike”

Posted: 17 Sep 2016 12:00 PM PDT

Bima e Aloe Verës njihet për vetitë e saj mrekullibërëse, por ajo që ndoshta nuk na është thënë është ana e errët e saj.

Kjo bimë , pavarësisht aftësisë së saj kuruese, mund të ketë dhe efekte anësorë nëse përdoret në mënyrën e gabuar. Në formë xheli ose lëngu për t'u pirë, aloe vera është një bimë e cila përdoret si për qëllime mjekësore ashtu dhe kozmetike, por kur përdoret me doza te mëdha, mund të shkaktojnë dhimbje barku ose diarre, shkruyan living, transmeton Klan Kosova.

Kjo mund të ndodhë në qoftë se ju nuk u përmbaheni dozave te rekomanduara në paketim, të tilla si vaj esencial apo Aloe Vera ne forme lengu. Aloe vera ne trajtën e xhelit nuk paraqet ndikime të veçanta, por është gjithmonë mirë të përdoret në mënyrë të moderuar.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more