Skip to main content

Klan Kosova : “Rreziku nga sëmundja e lopëve (Video)” plus 24 more

Klan Kosova : “Rreziku nga sëmundja e lopëve (Video)” plus 24 more


Rreziku nga sëmundja e lopëve (Video)

Posted: 31 Aug 2016 02:44 PM PDT

E kishte në plan ta shesë lopën, por si pasojë  e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit ajo i mbeti në shtëpi.

Ndonëse Abedin Matoshi  nga Ferizaj tentoi ta mjekojë kafshën e sëmurë, një gjë e tillë është e pamundur. Vaksina nuk ka, ndërsa tregjet e kafshëve janë mbyllur në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

Sikurse Abedin telashe po ka edhe fshiu i tij Ekremi, i cili thotë se kjo sëmundje po i bën shumë dëme.

Pwr mw shumw ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Rilind Matoshi.

Hoxha: Policia gati për protestën, pjesëmarrësit të jenë të qetë

Posted: 31 Aug 2016 02:40 PM PDT

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në Ora e Fundit të Klan Kosova,  ka thënë se janë marr të gjitha masat e duhura në lidhje me protestën e nesërme të organizuar nga lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Hoxhës, ndonëse kjo protestë është organizuar, nuk është marr ndonjë lajmërim tek autoritetet që do të bëhet një organizim i tillë publik në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

''Duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, Policia e Kosovës, me kohë ka marrë masat përgatitore në lidhje me protestën e nesërme e cila është organizuar.''

''Pavarësisht a është e lajmëruar apo nuk është lajmëruar, policia, është në gatishmëri emergjente, pavarësisht se si do të rrjedh situata.''

''Pikërisht për ditën e nesërme ne nuk kemi ndonjë lajmërim që mund të ketë një protestë e tillë pavarësisht zhvillimeve që do të ndodhin.''

''Detyrat dhe përgjegjësitë e policisë së Kosovës, janë të apeluara me ligj dhe Kushtetutë. Inkurajojmë tek të gjithë pjesëmarrësit të jenë të qetë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre në suaza normale.''

''Dukuria e vrasjeve që ka ndodh në kohën e fundit është përgjegjësi e përgjithshme sociale. Nuk mund të parandalojë dicka të tillë vetëm policia. Ne kemi marr masa madje kemi kryer edhe operacione duke luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjet etj.''

''Bëjë thirrje tek të gjithë qytetarët që të ndihmojnë policinë në lidhje me rastet e tilla, pasi që qytetarët janë bashkëpunuesit më të mëdhenj në trajtimin e këtyre problemeve.''

Gecaj: Qeveria qëndron, edhe nëse demarkacioni bie

Posted: 31 Aug 2016 02:38 PM PDT

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Ballë për Ballë të Klan Kosoës ka thënë se edhe nëse nuk miratohet demarkacioni të enjten, Qeveria nuk bie, njofton Klan Kosova.

“Nëse dështon të enjten demarkacioni nuk është tragjedi e madhe. Ka ndodhur disa herë që të mos sigurohen votat. Por kjo gjë nuk mund të konsiderohet dështim i Qeverisë dhe koalicionit”.

“Vetëvendosje, e keqja më e madhe e vendit – synon instalimin e diktaturës”

Posted: 31 Aug 2016 02:35 PM PDT

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ështe e keqja më e madhe që mund t’i ndodh vendit.

Ai ka deklaruar se veprimet e kësaj lëvizje janë anarkiste dhe ardhja në pushtet e saj do të instalonte diktaturën në vend, për shkak se ideologjia e tyre është revolucionare, njofton Klan Kosova

“Në vazhdimësi Vetëvendosjen e kam quajtur anarkiste, sepse të gjitha veprimet i kanë të tilla. Edhe kur i kam quajtur veprimet e tyre si ato të Brigadave të Kuqe ka ndodhur e njëjta gjë, por ditët e fundit ata kanë treguar se janë të gatshëm për veprime të rrezikshme. Nuk është vështirë të hysh në përleshje me aktivistë të kësaj lëvizje. Mënyrat dhe metodat e tyre janë të dhunës. Kryekacaku i tyre, Dardan Molliqaj, ditë më parë tha se do t’i tërheq njerëzit zvarrë në rrugët e Prishtinës. E kemi parë atë vet në kamera duke e nxjerrë njerëzit nga vetura. Në një invervistë para disa ditësh e kam thënë që e keqja më e madhe e këtij vendi është Vetëvendosja. Në këtë vend ka shumë të këqija. Ka krim të organizuar, korrupsion e të tjera, por nëse këta njerëz e marrin pushtetin unë jam i bindur se do ta instalojnë diktaturën. Sepse ideologjia e tyre është revolucionare. Ata duhet që të rrënojnë gjithcka, që më pas të ndërtojnë në të tyren”.

“Ekzistojnë pamjet kur aktivistë të tyre gjuajnë me koktej molotovi në trupin e policëve. Për mua këto janë akte terroriste. Këto vijnë nga njerëz që plot gojën e kanë me luftë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës”.

Gecaj më tutje ka thënë se beson që pjesëmarrja në protestën e së enjtes nuk do të jetë masive, për shkak se qytetarët nuk besojnë në kauzën e prezantuar nga Vetëvendosje, ndërsa ka theksuar se këtij subjekti nuk i intereson nëse liberalizohen vizat apo jo, pasi, së fundmi, zyrtarë të lartë të saj kanë marrë pasaporta të Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

“E kam dëgjuar Dardan Molliqajn të thotë se shumica e shqiptarëve kanë armë, sepse njerëzit kanë qenë në luftë. Edhe unë e kam pasur vëllain në luftë. Por pas lufte, edhe unë, edhe ai, kemi armë gjuetie. Por i kemi me leje”.

“Nuk besoj që të ketë dalje masive në protestë. Këtë gjë e ka paralajmëruar edhe Dukagjin Gorani, kur thotë që jo të gjithë kundërshtuesit dalin në protesta. Unë besoj në të kundërtën. Ne e kemi parë edhe herave të kaluara. E kemi parë që të tri partitë nuk kanë mundur të mbledhin numër të madh qytetarësh”.

“Zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes para disa ditësh morën pasaporta të Shqipërisë. Edhe atyre nuk u intereson liberalizimi i vizave”. /klankosova.tv

Gecaj: LDK ka konsensus PËR demarkacionin

Posted: 31 Aug 2016 02:33 PM PDT

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Ballë për Ballë të Klan Kosoës ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka konsensus për të mbështetur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai ka deklaruar se deputetët që e votojnë këtë marrëveshje janë shtetformues, pasi që atë e kanë mbështetur edhe miqtë dhe ekspretët ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

“Ka pasur mbledhje të kryesisë dhe të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne përkrahim këtë vijë të demarkacionit. Është qëndrim i të gjitha strukturave të partisë. Me numra nuk mund të flas, por besoj që shumica e deputetëve të LDK-së do ta votojnë dhe do t’i sigurojmë 80 vota, së paku. Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës dhe partnerët tjerë kemi sinjale të ngjashme”.

“Ata deputetë që votojnë demarkacionin do të jenë shtetformues, që e respektojnë atë për cka është luftuar. Kemi një deklaratë të Departamentit të Shtetit që e konfirmon, si edhe të ekspretëve ndërkombëtar, se ky demarakcion është i rregullt. Në njuë postim timin e kam thënë që ne na i kanë pre teshat. Është e vërtet që para vitit 1974 askush nuk na ka pyetur për kufij. Por ne kemi pranuar që mbi ata kufij të shpallim pavarësinë e vendi”. /klankosova.tv

 

Presidentja e Brazilit shkarkohet nga Senati

Posted: 31 Aug 2016 02:19 PM PDT

Senati i Brazilit ka votuar për shkarkimin e presidentes Dilma Rousseff nga detyra e saj për shkak të manipulimit të buxhetit.

Kjo i jep fund 13 viteve në pushtet të Partisë së Punëtorëve të saj të krahut të majt, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq zonja Rousseff ka mohuar akuzat e tilla që po bëhen në drejtim të saj.

16 senatorët votuan në favor të shkarkimit të saj dhe 20 kundër duke përmundush shimicën e dy të tretave të nevojshme për të larguar atë nga detyra e presidentes.

Michel Temer, ka bërë betimin e tij si president dhe do të shërbejë mandatin e zonjës Rousseff deri në 1 janar të vitit 2019, njofton Klan Kosova.

Liderët e partive në Maqedoni zgjedhin Lulëzim Hazirin në komisionin ad hoc

Posted: 31 Aug 2016 02:17 PM PDT

Liderët e partive më të mëdha politike në Maqedoni sonte janë dakorduar që ta zgjedhin edhe anëtarin e pestë të komisionit Ad Hoc që do t'i monitorojë mediat gjatë 100 ditëve deri në zgjedhje, njofton Klan Kosova.

Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Zoran Zaev janë dakorduar që anëtari i pestë të jetë shkrimtari dhe publicisti i famshëm shqiptar Lulëzim Haziri, i cili aktualisht është i angazhuar në organizatën joqeveritare ADI.

Më parë, Nikola Gruevski e ka lëshuar sallën e bisedimeve duke paralajmëruar që anëtarin e pestë ta dakordojnë tre liderët tjerë.

Pas shumë peripecive në lidhje me zgjedhjen e anëtarit të pestë shqiptar në komisionin "ad hoc", komision ky që për 100 ditë do të merret me monitorimin e mediave në procesin zgjedhor, më në fund ky komision është plotësuar.

Shkrimtari dhe publicisti i famshëm Lulzim Haziri do të jetë anëtari i pestë shqiptar i këtij komisioni me çka ky komision kompletohet dhe fillon për monitorimin e mediave pasi që ishte pikërisht një nga pengesat kryesore meqë nuk përafronte qëndrimet e partive politike në lidhje me daljen nga kriza politike.

Kush është anëtari shqiptar i këtij komisioni?

I lindur në vitin 1962 në fshatin Reçan të Gostivarit, Lulëzim Haziri shkollën fillore dhe të mesme e mbaron në Gostivar, derisa në Prishtinë vazhdoi studimet në fakultetin e makinerisë.

Poezitë e para i botoi në revistat "Zëri i rinisë", "Bota e re", "Fjala", "Rilindja" etj. , ndërsa në vitin 1989 Shtëpia Botuese Rilindja ia botoi përmbledhjen e parë poetike "Kënga lind në vetmi".

Me këtë vepër poeti i solli letërsisë shqipe një poezi të ndjeshmërisë urbane, trajtoi motive që hasen në vepra të letërsisë botërore, por nuk ishin të pranishme në letërsinë shqipe. Me përmbledhjen e dytë poetike "Kur dyert hapen me zile" (1995) dhe me përmbledhjen "Dalja nga safari" (2005) vazhdoi të përforcojë diskursin poetik me poezi që s'e duron trivialitetin, s'e duron mungesën e kreativitetit, s'e duron gjuhën e eksploatuar figurative, s'i duron normat e ngurta.

Letërsia haziriane buron nga përditshmëria e lodhur nga e rëndomta, përditshmëri urbane e mbrujtur me preokupime, dilema dhe shqetësime urbane. Ai profilizon ngulfatjen e njeriut brenda një hapësire jo aq dashamirëse për subjektin lirik që kërkon të përmbys kaosin e paketuar si harmoni.

Haziri për shumë vite është aktiv edhe me tregime, ese dhe shkrimet e tij publicistike, veçanërisht me shkrimet për kulturën e rokut. Disa nga këto shkrime i ka përfshirë në librat publicistikë "Rokenrolli shqiptar!" (2000) dhe "Bardhë e zi" (2010), në të cilat shqyrton sintezat muzikore mes rokenrollit dhe muzikës popullore dhe artit popullor në përgjithësi.

Aktualisht jeton në Gostivar dhe është aktiv në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ka qenë korrespondent në Zërin Ditor, Radio Kosova – Programi i dytë, Rilindja dhe Bujku. Për pesë vite me ka punuar edhe në të përditshmen Bota Sot, më pas në RTV të Maqedonisë – Programi në gjuhën shqipe, si dhe në organizatën joqeveritare ADI.

 

Veprat e Lulëzim Hazirit

 

Lulezim Haziri - Kenga lind ne vetmi

 

Lulezim Haziri - Kur dyert hapen me zile

 

Lulezim Haziri - Rokenrolli shqiptar

 

Lulezim Haziri - Dalja nga safari

 

Lulezim Haziri - Bardh e zi

 

Blac Chyna ofendon ish-in e saj Tyga

Posted: 31 Aug 2016 02:00 PM PDT

Para premierës së emisionit të saj të tipit Reality Shoë me të fejuarin Rob Kardashian në muajin e ardhshëm, Blac Chyna ka hedhur ca ofendime ndaj ish lidhjes së saj me reperin Tyga, me të cilin e ka një djalë trevjeçar, transmeton Klan Kosova.

Siç bëhet e ditur, reveri 26-vjeçar nuk i ka shpenzuar gjithmonë paratë e tij në vetura dhe të dashurat e tij. Chyna, cila ishte protagoniste në videoklipin e tij "rack City" në vitin 2012, zbuloi se ishte paguar vetëm 2.500 dollarë për atë paraqitje.

"Do të duhej të paguhesha më shumë. Ai është disi koprrac", tha 28-vjeçarja në një intervistë për revistën Elle.

Edhe pse Tyga duket se po jeton në luks këto ditë, ai në fakt po përballet me shumë probleme financiare.

Jo vetëm se ishte dërguar në gjykatë nga ish pronari i shtëpisë ku po qëndronte me qira, sipas TMZ vetura e tij Ferrari u mor në posedim, ndërsa ishte edhe në marrëveshje për ta shitur veturën tjetër Bentley.

Gënjeshtra rreth nxirjes së lëkurës gjatë stinës së verës

Posted: 31 Aug 2016 02:00 PM PDT

Erdhën pushimet dhe nxirja e trupit qëndron në plan të parë për ju?! Keni lexuar mjaft informacione rreth teorive të mitit të nxirjes apo disa gënjeshtra rreth tyre që i mbani si të vërteta ?.

Faktorët mbrojtës më të lartë janë më efikas. Mbrojtësit diellor mbi 50 nuk ju mbrojnë nga rrezet UVA, përgjegjëse për plakjen e lëkurës por vetën nga rrezet UVB.Mbrojtja reziston në ujë. Në disa mbrojtës solar shkruhet, "rezistente në ujë" por do të ishte mirë që ta rivinit pasi në mënyrë të pashmangshme një pjesë e tij ikën.

Nxirja është një mënyrë e mirë për vitaminë D. Nxirja nuk prodhon mjaftueshëm vitaminë D për të bërë diferencën pasi ekziston një limit përtej së cilit trupi nuk prodhon më.

Nxirja pakëson puçrrat. Është e vërtetë që në një moment të parë nxirja than lëkurën dhe puçrrat por është një efekt që zgjat shumë pak. Në moment që ikën nxirja, puçrrat përkeqësohen, sidomos nëse lëkura nuk është mbrojtur.

Solari përgatit lëkurën për nxirjen. Në fakt solari është thjeshtë shumë më i rrezikshëm sesa ekspozimi në diell, pasi trupi praktikisht futet në një kontenier me rreze UV.

Nuk ka nevojë të aplikosh dy herë mbrojtjen. Kur ekspozoheni në diell për shumë kohë, mbrojtja bëhet edhe më pak efektive për shkak se vishet nga rrezet ultravjollce. Është e këshillueshme që ta riaplikoni çdo dy orë dhe pas çdo larje në det.

Nuk shërben nëse vendosni mbrojtje poshtë tualetit. Shumë gabim. Lëkura jonë është në mënyrë konstante nga rrezet ultravjoletë, ndaj një mbrojtje solare duket të jetë në batë të të gjithë lëkurës.

Nuk ka rrezik për kancer në lëkurë në rini. Gënjeshtër, e vërteta është që melanoma është tipi i dytë i tumorëve më të përhapur në grupmoshat 15 deri në 19 vjeç.

Kur ka re nuk merr rreze. Në fakt këtë të fundit shumë e dinë që është e kundërta. 80 përqind e rrezeve ultraviolete arrin të depërtojë retë./ 10minuta

Konsumoni dardhat, shërojnë obezitetin

Posted: 31 Aug 2016 02:00 PM PDT

Dardha është një frut që është e lidhur ngushtë me peshën e ulët të trupit. Sipas një studimi të ri është gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.

Ndër të tjera konsumimi i tepërt i dardhës është i lidhur me kualitet të lartë të dietës. Dardhat janë "burim i përkryer" me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C.

Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore kurse ka vetëm 100 kalori. Dardha është një frut që nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium – ndërsa përmban 190 miligram kalium. /albeu.com/

Barazon Shqipëria

Posted: 31 Aug 2016 01:50 PM PDT

Shqipëria ka barazuar pa gola në ndeshjen e zhvilluar ndaj Marokut në Loro Borici.

Kuqezinjtë, e nisën mirë dhe kishin më shumë raste në këtë ndeshje miqësore.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Sokol Cikalleshi i cili pas një asistimi të bukur nga Hysaj nuk qëlloi portën me kokë.

Në pjesën e dytë rrezikuan edhe me Lenjanin, Cikalleshin dhe Sadikun, por pa sukses.

Kjo ishte ndeshja e parë pa Lorik Canën, ndërsa kapiten ishte Mavraj. De Biasi provoi shumë lojtarë në pjesën e dytë duke ndërruar pothuajse gjysmën e skuadrës.

Shqipëria me 5 shtator do të përballet me Maqedoninë në ndeshjen e parë kualifikuese.

 

Përleshje fizike edhe tek stacioni i autobusëve (VIDEO)

Posted: 31 Aug 2016 01:45 PM PDT

Një përleshje u parandalua edhe në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Protagonist ishin kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje me një anëtar të bordit, njofton Klan Kosova.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetarja Arbresha Fazliu.

 

Me kë po e sheh ndeshjen Edi Rama në Shkodër (FOTO)

Posted: 31 Aug 2016 01:34 PM PDT

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në ndeshjen miqësore që kombëtarja e futbollit po luan kundër Marokut në stadiumin e rikonstruktuar në Shkodrës. Ai është parë në shqoërinë e ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.

Lapsi.al ka vënë re se kreu i qeverisë ka shkëmbyer biseda edhe me deputetin e Shkodrës Paulin Sterkaj. Kryeministri nuk ka lënë pa shkëmbyer një bisedë të shkurtër edhe me një njohje të vjetër si Leonard Koka, vëllai i ministrit të mjedisit Lefter Koka, përcjellë Klan Kosova.

775a8c57-585b-4cef-a072-ac09b797fb29

 

Leicester transferon Slimani

Posted: 31 Aug 2016 01:15 PM PDT

Leicester City ka kompletuar transferimin e sulmuesit alegjerian Islam Slimani nga Sporting.

“Po synohet që, me presion, kufiri shpirtëror të bëhet kufi shtetëror”

Posted: 31 Aug 2016 12:47 PM PDT

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se është duke u synuar që kufiri shpirtëror me Malin e Zi – deri në Cakorr, të bëhet, përmes presionit, kufi shtetëror, njofton Klan Kosova.

“Ka një frymë jodemokratike edhe në mesin e rugovasve. Po synohet që përmes presionit, në institucionet e vendit, pastaj mbështetjen ndërkombëtare, kufiri shpirtëror të bëhet kufi shtetëror”. /klankosova.tv

Berisha huazohet tek Atalanta

Posted: 31 Aug 2016 12:46 PM PDT

Pak orë para mbylljes së merkatos erdhi dhe zgjidhja e problemeve për Etrit Berishën.

Ndërsa portieri ishte në Shkodër në përgatitjet e fundit për miqësoren me Marokun, mediat italianë dhanë lajmin e huazimit të tij nga Lazio te Atalanta. Padyshim një zhvillim pozitiv ky për portierin e kombëtares që pas 3 vjetësh te Lazio huazohet në Bergamo, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë portieri i parë i zikaltërve si zgjedhja e preferuar e trajnerit të tij të ri, Gasperini.

I lodhur nga të qenit rezerva e Marchetit te Lazio, ku edhe pse ka bërë paraqitje të mira në rastet kur është aktvizuar nuk është marrë parasysh nga klubi kryeqytetas, Berishës nuk i mbetej tjetër vesce të kërkonte një destinacion të ri për karrierën.

Te Atalanta padyshim do të ketë shansin për të treguar më së miri vlerat e tij sërish në Serinë A, duke qenë se mediat italiane e japin drejt largimit portierin aktual të ziklatërve, Sportiello i cili ka prishur përfundimisht raportin me trajnerin Gasperini.

Kjo lëvizje e Berishës është njëkohësisht edhe një lajm i mirë për Gianni De Biasin dhe Kombëtaren, duke qenë se portieri do të jetë në aktivitet të plotë për sa i përket aktivizimit gjatë edicionit të eleminatoreve të Botërorit Rusi 2018.

Aktorja Shannen, vuan nga kanceri

Posted: 31 Aug 2016 12:40 PM PDT

Shannen Doherty, ka shpërndarë një fotografi të burrit të saj ku shihet me kujdes të shtuar ndaj saj.

Fotografia është shkrepur pikërisht në momentet, kur Shannen po trjatohej me kimioterapi, njofton Klan Kosova.

Ish ylli i Beverly Hills, që luante dramën e njohur ” 90210 ”  është duke luftuar kancerin e gjirit, derisa ka dokumentuar momentet e tilla përmes rrjetit social Instagram.

Snap-i i saj i fundit i publikuar nën efektet bardh e zi, tregon burrin e saj Kurt Iswarienko derisa shkëmben puthje saktësisht kur Doherty po qëndronte në karrigen e trajtimit, njofton Klan Kosova.

 

Kelmendi: Kosovarët nuk prenë pyje në Çakorr, e dinim si pjesë të Malit të Zi

Posted: 31 Aug 2016 12:37 PM PDT

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se është fat që Kosova ka mbështetje të madhe ndërkombëtare, dhe se nuk e kupton se cfarë arsye do të kishin ata për ta shtyrë vendin drejt humbjes së territorit.

“Këtu është vetëm një zgjidhje dhe është vetëm një zgjidhje e drejtë. Në teknikë nuk ka dy zgjidhje”.

“Unë them se a janë duke u ndarë me Malin e Zi territorialisht, apo jeni duke përcaktuar kufijtë që Serbia i ka ndarë në një kohë që ne nuk kemi pas mundësi të jemi në dijeni të marrëveshjeve të republikave të asaj kohe”.

“Historikisht ne skemi pas kurrë mbështetje ndërkombëtare. Ne e kemi mbështetjen e SHBA-së ne kurrë se kemi pas këtë mundësi të një mbështetjeje të tillë. Pse SHBA duhet të marr territor nga ne?”

Ai ka deklaruar se në territorin kufitar të vendit me Malin e Zi gjithmonë ka qenë e qartë se cila pjesë i takon Kosovës dhe se askush nuk e ka kaluar atë vijë, duke e ilustruar këtë gjë me prerjen e pyjeve – në pjesën tonë ka pasur prerje, ndërsa në ata malaziase jo, njofton Klan Kosova.

“Më vjen keq shumë, por unë kur kam pre dru në malet e asaj pjese, asnjë shqiptar nuk ka poseduar ndonjë dokument që i takon ajo zonë atyre”.

“Në atë pjesë që është mendu që është pjesë e Malit të Zi, nuk është prerë pylli. Ne kemi shpresuar shpirtërisht në atë territor, por s’kemi guxuar kurrë fizikisht me e përdor pas lufte”.

“Më vjen shumë mirë, që nga ajo pjesë që e kam njohur unë si territor i vendit, kufiri u shty në drejtim të Malit të Zi për 5 kilometra”. /klankosova.tv

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni mbahen me 11 dhjetor

Posted: 31 Aug 2016 12:32 PM PDT

Ndonëse takimi i liderëve vazhdon ende për më shumë se disa orë sa po zgjat, tashmë po konfirmohet se data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni do të jetë 11 dhjetori, njofton Zhurnal.mk.

Fakti se lista zgjedhore po pastrohet dhe formimi i komisionit Ad Hoc tashmë është plotësuar, gjë që ishin dy kushte kryesore të përmendura para takimit të liderëve, konfirmon faktin se zgjedhjet do të mbahen në muajin dhjetor.

Sonte në “Ballë për Ballë” – Bajram Gecaj

Posted: 31 Aug 2016 12:24 PM PDT

Sonte në rubrikën Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, i ftuar është Zëvendësministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal – Bajram Gecaj.

Me të do të flasim rreth votimit të nesërm të Demarkacionit, për arrestimet e Vetëvendosjes, për protestën e këtij subjekti politik, etj.

Na ndiqni nga ora 23:00, në Klan Kosova.

 

 

Kelmendi: Liderët i bëjnë bashkë vetëm ndërkombëtarët

Posted: 31 Aug 2016 12:21 PM PDT

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se liderët e partive politike në vend i bëjnë bashkë nëpër takime vetëm zyrtarët ndërkombëtar.

Ai ka deklaruar se është munduar që t’i bëjë bashkë për të biseduar për demarkacionin të gjithë liderët, por që ka qenë e pamundur pasi nuk ka hasur në mirëkuptimin e tyre, njofton Klan Kosova.

“Takimi i njerëzve gjithmonë nxjerr dicka pozitive për shtetin. Mungesa e fjalëve pozitive, kompensohet me fjalë të ashpra negative. Për ata që nuk dijnë nuk do të thotë që punojnë për këtë çështje. Mungesa e ideve krijon një formë konflikte”.

“Me një qëllim vetëm të mirë, e zgjedha villen në Rugovë, pasi po bëhet fjalë për rugovasit, unë isha vet i Rugovës dhe që të krijoj një opinion për bashkëvendasit e mi që këta lider politik po mendojnë me një vizion pozitiv për vendin tonë”.

“Ky takim pa prezencën e ndërkombëtarëve kam përshtypjen që tregoi se këta nuk dijnë të bëjnë takim pa një presion ndërkombëtar. Nuk kam menduar që do të ndodhte dhunë fizike në këtë takim. Qëllimi ishte të tregojmë që ne kemi fuqi intelektuale komunikuese e jo fizike”. /klankosova.tv

“Historikisht Kosova ka humbur territor në mungesë miqsh”

Posted: 31 Aug 2016 12:21 PM PDT

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se vendi ka humbur vazhdimisht territor në mungesë të miqve, njofton Klan Kosova.

Ai ka tërhequr paralele mes situatës të vendit dhe asaj të Malit të Zi, në kontekstin territorial.

“Duke ardhur rrugës kontaktova një historian e më tha: “Gjithmonë Kosova ka humb territor sepse ska pas miq ndërkombëtar””.

“E në rastin e sotëm kemi miq nderkombëtar, e Mali i Zi ka fitu territor duke pas mbështetje nga marrëdhëniet ndërkombëtare”. /klankosova.tv

 

Mavraj kapiten i Shqipërisë

Posted: 31 Aug 2016 12:10 PM PDT

Mërgim Mavraj është kapiteni i ri i Kombëtares shqiptare.

Pas pensionimit të Lorik Canësnga Kombëtarja shqiptare, u përfol shumë se kush duhet të mbajë shiritin e kapitenit.

E mesa duket trajneri, Gianni de Biasi e kishte të qartë se kujt do t'i takojë shiriti pas pensionimit të Canës.

Mërgim Mavraj është ai që ka trashëguar shiritin e kapitenit, të cilin po e mban në krah në ndeshjen miqësore që Shqipëria po zhvillon ndaj Marokut në stadiumin 'Loro Boriçi'.

Mysafirët e veçantë të Jamie Oliver

Posted: 31 Aug 2016 12:00 PM PDT

Kuzhinieri i famshëm britanik Jamie Oliver, ka kaluar momente speciale se sa ditëve të tjera.

Kjo ngase Oliver, ka pritur në restorantin e tij në Londër, disa mysafirë të veçantë, njofton Klan Kosova.

Ai iu uroi mirëseardhje tre mysafirëve të cilët vinin nga radhët e familjes mbretërore të Suedisë, Princesha Victoria, Princi Daniel dhe djali i tyre pesë-muajsh Princ Oscar.

Me këtë rast, kuzhinieri i famshëm ka ndarë një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet  se kaloi kohë me çiftin mbretëror, njofton Klan Kosova.

de1c1e3eec42e0b0ab202f46cb174267

Tiranë, arrestohen 3 të dyshuar për grabitjen e bankës

Posted: 31 Aug 2016 11:56 AM PDT

Policia e Tiranës arrestoi tre grabitës të dyshuar për vjedhjen e filialit të një banke në zonën e ish-Bllokut. Kreu i Drejtorisë së Policisë kryeqytetase, Ervin Hodaj, duke bërë publik identitetet e grabitësve tha se është proceduar me hetime të përshpejtuara duke përdorur kryesisht përgjimet.

"Pas një pune operativo-proceduriale intensive, njësitë e policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar "Depërtimi" dhe si rezultat, në orën 17:30 të ditës së sotme u ndaluan autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit:

Roland Liti, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje;

Alan Babamato, 23 vjeç, lindur ne Fier dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar;

Robert Kulla, 35 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për rrëmbim, mbajtje peng personi dhe armëmbajtje pa leje", deklaroi Hodaj.

Policia gjeti gjatë kontrollit të banesave të 3 të arrestuarve 16.730 dollarë amerikanë, 10.480 euro dhe 262 mijë lekë, si dhe prova të tjera të krimit si sende që shërbejnë për hapje dyersh, brava dhe çelësa të ndryshëm.

Për këtë vjedhje në burg ndodhet aktualisht drejtori i filialit të bankës, i arrestuar më datë 8, kur ndodhi edhe grabitja./ TCh

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more