Skip to main content

Klan Kosova : “Profesoresha universitare: Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë” plus 24 more

Klan Kosova : “Profesoresha universitare: Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë” plus 24 more


Profesoresha universitare: Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë

Posted: 05 Sep 2016 02:43 PM PDT

Këtë të hënë Komiteti për të drejtat dhe liritë civile dhe punë të brendshme na Parlamentin Evropian ka votuar PËR raportin e Tanja Fajon – raportuese e posaçme për liberalizimin e vizave të Kosovës, por që është refuzuar që kjo çështje të kalojë në votim në parlament.

Në Ballë për Ballë të Klan Kosova e ftuar ka qenë profesoresha universitare Jehona Lushaku-Sadriu.

Këtë çka ndodhi sot në Strasburg për Lushakun është një gjysmëhap i bërë për Kosovën, njofton Klan Kosova.

"Këtu ne kemi marrë një PO, gjithsesi me rezultat të ngushtë, por që përsëri jemi kushtëzuar me disa elemente të cilat nuk i kemi përmbushur."

Sot është autorizuar deputetja e Parlamentit Evropian që të mbledh fakte, e më pas të dëshmojë përmbushjen e kritereve."

"Dy kriteret janë të ndryshe, një është demarkacioni që duhet të kalojë edhe pse duket vështirë i menaxhueshëm, kurse kriteri i dytë është lufta e korrupsionit."

"Institucionet kosovare duhet të dëshmojnë me kohë luftimin e këtyre dukurive."

"Varet nga institucionet e Kosovës se ja shpejtë do të punojnë në mënyrë që të vazhdojë procesi."

"Procedurat e vendimmarrjes në Be janë paksa të ndërlikuara."

"Nga diskutimet që janë bërë në komisionin parlamentar,"LDK është pjesë e EPP, por që kundërshtonin."

"Procedurat e vendimmarrjes në BE zgjatin kohë më të gjatë, po ashtu edhe në këshill ka afate kohore.

Sadriu më tej ka thënë se pranvera e vitit 2017 mund të jetë koha kur kosovarët mund të lëvizin pa viza.

Në një shkollë në Podujevë sot nuk ka nisur mësimi (VIDEO)

Posted: 05 Sep 2016 02:23 PM PDT

Do të duhej që ditën e fillimit të shkollës t`a prisnin me gëzim, sidomos ata që për të parën herë mësynin bankat shkollore, njofton Klan Kosova.

Por, kjo nuk ndodhi me nxënësit e shkollës “Enver Maloku” në Podujevë .

Kështu me vendimin e prindërve nxënësit nuk u duken në shkollë, shkaku i kushteve jo të mira.

Klasat, tualetet e hapësirat tjera të objektit janë në gjendje të mjerueshme.

E ata që po pësojnë janë fëmijët, të cilëve dëshira për të rifilluar mësimin po u zbehet.

Kronikë nga Arjeta Dragaj

 

Kjo ishte atmosfera në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes (FOTO)

Posted: 05 Sep 2016 02:17 PM PDT

Një pikë e marrë në ndeshjen debutuese për kualifikime është mjaftë me vlerë për Kosovën.

Edhe në dhomat e zhveshjes të shqiptarëve pati atmosferë.

Këtë e ka sjell përmes një fotografie mesfushori Milot Rashica.

"Forca Kosova", ka shkruar Rashica sipër fotografisë ku shihen disa nga futbollistët e përfaqësueses, transmeton Klan Kosova.
rashicka

Prishtina feston pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Finlandës

Posted: 05 Sep 2016 02:11 PM PDT

Pa përfundimit të ndeshjes e cila përfundoi me barazim mes Kosovës dhe Finlandës në Prishtinë ka filluar të ketë atmosferë festive.

Klan Kosova ka raportuar drejtpërdrejt nga kryeqyteti ku shumë qytetarë kanë dalë për të festuar pas ndeshjes historike.

Atmosferë pati edhe në sheshin Skënderbeu ku qytetarët patën rastin që nëpërmjet ekraneve gjigante të shohin dy ndeshjet futbollistike.

 

 

 

 

Merret vendimi se kur luhet ndeshja Shqipëri-Maqedoni

Posted: 05 Sep 2016 02:10 PM PDT

Për shkak të kushteve të rënda atmosferike në Shkodër, është ndërprerë në minutën e 77-të ndeshja.

Kjo ndeshje nuk do të zhvillohet sonte, por që nga aty ku ka mbetur do të zhvillohet nesër, transmeton Klan Kosova.

Valon Berisha: E kam pas ëndërr të shënojë për Kosovën

Posted: 05 Sep 2016 02:03 PM PDT

Valon Berisha me golin e tij i solli pikën e parë Kosovës në kualifikimet botërore, transmeton Klan Kosova.

Berisha ka thënë se kjo pikë është historike.

"Ndjenjë e mirë, e kam pas ëndërr. Edhe axha im më pati thënë që golin e parë ta shënoja për Kosovën", ka thënë Berisha për televizionin publik.

"Faleminderit tifozëve që na dhanë kaq shumë përkrahje", ka thënë Berisha, transmeton Klan Kosova.

Mustafa: Paraqitje plot dinjitet, kemi mundur të fitonim por edhe barazimi është i kënaqshëm

Posted: 05 Sep 2016 02:02 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook pas barazimit që bëri Kosova gjatë ndeshjes me Finlandën.

“Paraqitje plot dinjitet. Kemi mundur të fitonim por edhe barazimi në ndeshjen e parë ishte rezultat i kënaqshëm. Përfaqësuesja e Kosovës u konfirmua si një ekip i denjë për garat ndërkombëtare.

Respekt për të gjithë lojtarët dhe shtabin e përfaqësueses”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

 

 

Leonora Jakupi: Kosova bën historinë

Posted: 05 Sep 2016 01:56 PM PDT

Edhe këngëtarja Leonora Jakupi ka shprehur gëzimin e saj përmes një statusi në rrjetin social Instagram, pas barazimit që bëri Kosova në ndeshje me Finlandën.

“Kosova bën historinë” ka shkruar ajo në Instagram.

 

 

Bunjaki: Treguam karakterin dhe se meritojmë përkrahje

Posted: 05 Sep 2016 01:54 PM PDT

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki është deklaruar pas ndeshjes me Finlandën dhe barazimin e arritur.
"Jam shumë i lumtur."

"Jam i lumtur që Besarti arriti të shënojë këtë golë."

"Me vjen mirë për karakterin që tregoi ekipi. Mos të harrojmë se është lojë kualifikuese por do të vazhdojmë këtë ritëm të lojës", ka thënë Bunjaki, për televizionin publik.

"Duhet të kemi durim pas kemi kundërshtar shumë të fort si Ukraina dhe Kroacia."

"Kemi pas vështirësi të natyrës së ndryshme. Në fushë treguam se meritojmë përkrahje", ka përfunduar Bunjaki, transmeton Klan Kosova.

Daniel Craig pranon ofertë milionëshe që të jetë James Bond sërish

Posted: 05 Sep 2016 01:48 PM PDT

Ka thashetheme se edhe një apo dy seri të filmit të famshëm James Bond, mund të rikthehen.

Ndërsa tani, burime të mediave të huaja, thonë se Sony i ka ofruar me miliona dollarë aktorit Daniel Craig, që të vazhdojë të jetë aktori kryesor i këtij filmi.

Sipas The Independent, përfaqësues të Sony't, i kanë ofruar atij 150 milionë dollarë që të luajë Bond'in edhe në dy filma të tjerë.

Se a do ta pranojë Craig ofertën milionëshe apo jo, ende mbetet të shihet. Mirëpo nëse kthehemi prapa, pas xhirimeve për pjesën e fundit të filmit Spectre, 48 vjeçari kati thënë se nuk do të luajë më një tjetër film me agjentin 007.

Thaçi: Bota po raporton për lojën tonë

Posted: 05 Sep 2016 01:47 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook pas përfundimit të lojës së parë zyrtare të përfaqësueses së Kosovës në futboll, lojë e cila përfundoi me barazim kundër Finlandës.

"Bota po raporton për lojën tonë të parë, dëshmi e energjisë, optimizmit, dashurisë ndaj vendlindjes dhe kujtimeve për historinë tonë. Urime përfaqësues dhe golashënesit Berisha, urime selektorit dhe federatës dhe urime të gjithë djemve dhe vashave që do të luajnë tash e tutje me mbresat e kësaj loje historike. HTH", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kjo është pozita e Kosovës në grup pas barazimit (FOTO)

Posted: 05 Sep 2016 01:47 PM PDT

Kosova ka arrit që të marrë një pikë nga ndeshja me Finlandën e zhvilluar në Turku, njofton Klan Kosova.

Goli i minutës së 60-të nga Valon Berisha ia siguroi Kosovës pikën e parë në ndeshjen historike për kualifikimet për botëror.

Pas këtij barazimi Kosova zë pozitën e katërt në grup. Por që edhe të pesë kundërshtarët e tjerë kanë nga një pikë.

Në tri ndeshjet e grupit ndeshjet kanë përfunduar me rezultat 1:1, Kroaci-Turqi, Finlandë-Kosovë dhe Ukrainë-Islandë.
GRUPI I

UEFA: Ky është një moment që Kosova nuk do ta harrojë kurrë

Posted: 05 Sep 2016 01:45 PM PDT

Organizata më e madhe e futbollit europian, UEFA ka komentuar pas përfundimit të ndeshjes mes Finlandës dhe Kosovës të zhvilluar në Turku e cila ka përfunduar me rezultatin 1:1, transmeton Klan Kosova.

“Ky është një moment që Kosova nuk do ta harrojë kurrë”, thuhet në faqen zyrtare të UEFA-s.

 

Ahmeti: Debutim fantastik i Kosovës, tash mbetet edhe Shqipëria të fitojë

Posted: 05 Sep 2016 01:42 PM PDT

Kryetari i  Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka thënë se debutimi i Kosovës në lojën e pare zyrtare të saj kundër Finlandës ishte fantastik. Ai gjithashtu ka uruar që edhe Shqipëria pas pauzës që u bë për shkak të motit, të fitojë kundër Maqedonisë.

"Debutim fantastik i Kosoves në kualifikime, tash vec edhe Shqipëria me fitu dhe bëhet tepër mirë. Përpara!", ka shkruar Ahmeti.

Egjipti do ta rrisë vëllimin e blerjes së armëve nga Rusia

Posted: 05 Sep 2016 01:38 PM PDT

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, ka deklaruar se Egjipti do ta rrisë vëllimin e blerjes së armëve nga Rusia, raporton Anadolu Agency.

Shoygu, në fjalimin që e mbajti në Mbledhjen e Tretë të Komisionit për Bashkëpunim Ushtarak Rusi-Egjipt, tha se bashkëpunimi ushtarak mes dy shteteve vazhdimisht ka shënuar përparim dhe se numri i marrëveshjeve është rritur.

"Me kënaqësi dua të them se Egjipti dëshiron ta pajisë ushtrinë e saj me armë modern të prodhimit rus", tha Shoygu, duke bërë të ditur se Egjipti do ta rrisë vëllimin e blerjes së armëve nga Rusia.

 

Lidhja e Taylor Swift e Tom Hiddleston, në rrezik

Posted: 05 Sep 2016 01:38 PM PDT

Lidhja e Taylor Swift dhe Tom Hiddleston është në rrezik, ndonëse ata kanë vetëm tre muaj që janë lidhur.

Një burim i ka thënë DailyMail që 26 vjeçarja nuk po ndihet rehat krahas dëshirës së 35 vjeçarit që lidhja e tyre të ekspozohet shumë në publik, transmeton Klan Kosova.

Tom së fundmi i ka kërkuar asaj që të jetë së bashku me të në ndarjen e çmimeve Emmy Aëards, e kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë këngëtares.

"Tom dëshiron që lidhja e tyre të bëhet publike dhe e ka pyetur Taylor që të shkojë në Emmys së bashku me të, por Taylor dëshiron që ta mbaj jetën e saj private", ka thënë ky burim.

Këngëtarja ndonëse ka pasur lidhje të cilat iu janë ekspozuar shumë mediave, nuk ka ecur kurrë përkrah ndonjë partneri në tapetin e kuq.

PIKA E QEJFIT

Posted: 05 Sep 2016 01:36 PM PDT

Ndeshja mes Finlandës dhe Kosovës e zhvilluar në Turku ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Ka qenë Arajuuri që në minutën e 18-të ka shënuar për vendasit për epërsinë 1:0. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Por me tu kthyer në pjesën e dytë shqiptarët e drejtuar nga Albert Bunjaki krijuan më shumë raste.

Dhe pas një sulmi të nisur nga Bernard Berisha, vendasit e ndalën palejueshëm në zonë, për çka u akordua penalti nga gjyqtari.

Nga këtu ka shënuar Valon Berisha, i cili së fundmi ka kaluar në radhët e përfaqësueses duke lënë Norvegjinë, njofton Klan Kosova.

ISIS-i ndalon burkat në Irak, kjo është arsyeja  

Posted: 05 Sep 2016 01:36 PM PDT

Shteti Islamik, ua ka ndaluar grave bartjen e burkave në qendër të Mosulit në Irak.

Kjo për shkak se shumë gra që kishin fytyrat e mbuluara me vel, kanë vrarë një numër të madh komandantësh të ISIS-it, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Grave iu është ndaluar që të hyjnë në ndërtesat e Mosulit me fytyrë tërësisht të mbuluar.

Më parë, gratë në Siri dhe Irak janë rrahur ose janë vrarë nga policia morale e ISIS-it, për mos-mbajtjen e velit në trupin dhe sytë e tyre.

Jashtë ndërtesave të cilat kontrollohen nga ISIS-i, gratë janë ende të detyruara që të bartin burkën.

Ndërpritet ndeshja Shqipëri – Maqedoni

Posted: 05 Sep 2016 01:32 PM PDT

Shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që stadiumi Loro Boriçi pothuajse të zbrazet.

Me këtë rast është ndërpreë ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë që po zhvillohej në stadiumin e qytetit të Shkodrës.

 

 

Lohan harron ish të fejuarin problematik, lidhet me një tjetër

Posted: 05 Sep 2016 01:30 PM PDT

Aktorja Lindsay Lohan si duket ka filluar lidhjen me Dennis Papageorgiou, njeriu që e shpëtoi atë nga ish i fejuari me të cilin u nda në fillim të verës.

Aktorja i dha fund lidhjes me milionerin problematik Egor Trabasov në korrik të këtij viti, pas disa debateve publike dhe përleshjeve që kishin bërë, transmeton Klan Kosova.

Por tani thuhet se ajo e ka takuar të dashurin e saj të ri përderisa po e festonte ditëlindjen e 30-të në kohën sa ishte ende me Egor.

Të dy janë fotografuar së bashku në një ishull grek dhe sipas raporteve të The Sun, lidhja mes tyre është duke u bërë shumë serioze.

"Lindsay ka thënë që gjërat janë shumë serioze dhe po i referohet atij si personi që e ka shpëtuar nga Egor", ka thënë ky burim.

New romance? Lindsay Lohan is said to be getting 'very serious' with Dennis Papageorgiou, the 'man who saved her' from an explosive beach row with former fiancé earlier this summer 

Moving on: The actress, 30, (pictured with Dennis last week) is said to have met her new beau at her 30th birthday celebrations in Mykonos when she was still with Egor

Close: After being spotted together on the Greek island last week, Lindsay and the restaurant owner are said to be 'taking things seriously' as they progress from friendship to romance

Kombinojnë veshjet me njëri tjetrin që 20 vjet

Posted: 05 Sep 2016 01:24 PM PDT

Ed dhe Fran Garguila, janë një çift i krijuar në parajsë.

Ata janë gjyshër dhe janë të martuar për 52 vjet, dhe gjatë dy dekadave të fundit ata kanë veshur veshje të ngjashme për çdo ditë, dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.

"Kjo praktikë e jona kishte filluar në një garë vallëzimi ku çiftet duhet të ishin të veshur në mënyrë të kombinuar me njëri tjetrin", ka thënë Ed për revistën amerikane People. "Më pas kjo punë na u shndërrua në zakon".

"Kombinimi na shkon perfekt dhe nëse s'do të kombinoheshim me veshje, s'do të ishim rehat asnjëri", ka thënë Fran, gruaja e çiftit.

Nipërit e tyre kanë vendosur që t'jua dokumentojnë këtë shprehi të pazakontë gjyshërve të tyre, duke publikuar fotografi nga përditshmëria në rrjetet sociale.

Florida Couple Married 52 Years Have Worn Coordinating Outfits for Decades: 'We Match Deep Down Too'| Real People Stories, The Daily Smile

Florida Couple Married 52 Years Have Worn Coordinating Outfits for Decades: 'We Match Deep Down Too'| Real People Stories, The Daily Smile

Florida Couple Married 52 Years Have Worn Coordinating Outfits for Decades: 'We Match Deep Down Too'| Real People Stories, The Daily Smile

Florida Couple Married 52 Years Have Worn Coordinating Outfits for Decades: 'We Match Deep Down Too'| Real People Stories, The Daily Smile

Florida Couple Married 52 Years Have Worn Coordinating Outfits for Decades: 'We Match Deep Down Too'| Real People Stories, The Daily Smile

Florida Couple Married 52 Years Have Worn Coordinating Outfits for Decades: 'We Match Deep Down Too'| Real People Stories, The Daily Smile

Rama uron Kosovën për golin historik

Posted: 05 Sep 2016 01:22 PM PDT

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një statusi në Facebook ka uruar Kosovën për golin e parë në ndeshjen e parë zyrtare të saj.

"Urime Kosovës për golin e parë në historinë e saj👍👍👍👍👍#ForcaKosova", ka shkruar Rama.

 

Serbia përmbys rezultatin

Posted: 05 Sep 2016 01:17 PM PDT

Serbia shënon golin e barazimit

Kur kanë kaluar 62 minuta lojë, Serbia ka shënuar gol në portën e Irlandës, transmeton Klan Kosova.

Është Filip Kostic ai që ka shënuar për vendasit për të barazuar në 1:1, e pas tij vetëm shtatë minuta më vonë ka shënuar Dusan Tadiq për 2:1.

Berisha shënon golin historik për Kosovën (VIDEO)

Posted: 05 Sep 2016 01:02 PM PDT

Valon Berisha ka barazuar shifrat në 1:1 kundër Finlandës pas një ore lojë të zhvilluar në Turku, transmeton Klan Kosova.

Berisha ka shënuar nga penaltia, pasi në mënyrë të palejueshme u ndal në zonë Bernard Berisha.

Maqedoni – Shqipëri 1:1 (VIDEO)

Posted: 05 Sep 2016 01:01 PM PDT

Maqedonia ka shënuar gol në portën e Shqipërisë me të filluar pjesa e dytë.

Është Ezgjan Alioski ai që ka barazuar në 1:1 në minutën e 51-të të takimit, transmeton Klan Kosova.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more