Skip to main content

Klan Kosova : “Preteni: Lufta kundër korrupsionit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar” plus 24 more

Klan Kosova : “Preteni: Lufta kundër korrupsionit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar” plus 24 more


Preteni: Lufta kundër korrupsionit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar

Posted: 22 Sep 2016 03:01 PM PDT

I ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka qenë shefi i deritanishëm i Agjencionit Antikorrupsion, Hasan Preteni.

Ai ka folur për punën e tij 10 vjeçare në krye të këtij institucioni.

"Po bëhen 10 vite dhe kam vlerësuar se në fillim kam dhënë premtimet dhe tani duhet të bëhet një rikapitulim i gjithë asaj që është punuar brenda këtyre 10 viteve".

"Kemi publikuar një raport të punës dhe në raport janë të dhënat statistikore në lidhje me atë se si është realizuar misioni i agjencisë brenda këtyre 10 viteve".

Preteni ka thënë se brenda çdo viti raporti i punës së agjencisë është miratuar në Kuvend.

"Ne brenda çdo viti kemi publikuar raportin e punës të cilin e kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës ku është debatuar për këto raporte të cilat gjithmonë janë miratuar".

"Jo vetëm raportet por kemi publikuar edhe produktet e punës, opinionet dhe vendimet e agjencisë".

Preteni ka ndjenja të përziera për këto 10 vite punë.

"Është një ndjenjë e përzier, është një punë e mundimshm e gjatë, stresuese dhe depresive".

"Pjesa e luftimit të korrupsionit është vetëm një pjesë e mandatit dhe agjencia nuk është institucion që burgos dënon".

"Është një institucion që kryen hetime administrative dhe preliminare".

"Rreth 1500 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë hetuar por emrat nuk bëhen publikë".

"Kallëzimet penale zakonisht ndodhin për zyrtarët që nuk janë në detyrë, sepse vijnë informatat për punën sa kanë qnë në pozitë".

Ndërsa Preteni thekson se rezultatet për kallëzimet penale janë të mira.

"Vetëm 30% e kallëzimeve tona penale janë refuzuar në fazën e parë për 70 % prej tyre kemi marrë informatat kthyese nga prokuroritë".

"Lufta kundër korrupsionit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar", ka thënë ndër të tjera Preteni.

 

3,600 student nesër vendosen në konvikte

Posted: 22 Sep 2016 02:43 PM PDT

Nesër do të publikohen rezultatet e aplikimeve të studentëve të cilët do të jenë pjesë e Qendrës Studentore në Prishtinë.

Për të diskutuar rreth kësaj qështje i ftuar në Kosova Direkt është drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta.

Sfishta tregoi që nesër do të publikohet lista dhe se gjithçka është gati në këtë qendër për pritjen e studentëve.

"Aplikimi ka filluar me pesë shtator dhe ka qenë i hapur për dhjetë ditë, ndërsa risi kësaj radhe është që forma e aplikimit ka qenë online."

"Numri i studentëve që kanë aplikuar është 7,200 ndërsa do të pranohen 3,600 student."

Për më tepër Sfishta tregoi që studentët të cilët nuk do të pranohen kanë të drejtë që të përdorin menzën e cila ka kapacitet për 5,000 persona.

Ndër të tjera Sfishta tha që në procesin e përzgjedhjes përparesi kanë pasur femijët e deshmorëve, invalidëve të luftës, femijët nga familjet që jetojnë me asistencë sociale dhe ata me nevoja të veçanta.

Ndërsa në qoftë se dikush është i pakënaqur me këtë përzgjedhje mund të ankohet në datat 26 dhe 27 shtator.

Krejt çfarë ndodhi gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 02:28 PM PDT

Kuvendi i Kosovës nisi të enjten sesionin vjeshtor të punës.

Në fillim, si gjithmonë ishin deklarimet jashtë rendit të ditës, njofton Klan Kosova.

Më pas filluan diskutimet e shumta mes deputetëve të Kuvendit.

Pas shumë muhabeteve u votua për disa pika të rendit të ditës, por që asnjëra herë nuk e kaloi numrin e 60 të deputetëve.

Për më tepër se çfarë ngjau në seancën e ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Kosovë Gjoci.

Shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, udhëtohet me biçikleta (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 02:23 PM PDT

Në vend të automobilave, zgjodhën të udhëtojnë me biçikleta.

Në këtë mënyrë Aktivistë të organizatës "Let's do it Kosova", së bashku me zyrtarë të Ministrisë së Ambientit e Planifikimit Hapësinor, po e shënojnë ditën ndërkombëtare pa makina.

Ata së bashku përshkuan disa rrugë të kryeqytetit.

Sipas Zymer Mrasori, zyrtarit për Edukim e Vetëdijesim Mjedisor Brenda Ministrisë, një udhëtim i tillë me biçikleta është i rëndësishëm në këtë ditë të shënuar.

Kronikë nga Klan Kosova.

Shkollat pa psikologë, psikologët pa punë (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 02:10 PM PDT

Në qoftë se fëmijëve u del ndonjë problem që u duhet të bisedojnë me Psikolog, të vetmin destinacion e kanë drejtorin, arsimtarët ose prindërit.

Kjo ngaqë shumica e shkollave të Kosovës, nuk kanë fare psikologë të angazhuar.

E nxënësit njëkohësisht edhe prindërit e shohin të nevojshme prezencën e tyre.

Mungesa e psikologëve në shkolla, nuk lidhet me mungesën e kuadrit. Madje, janë dhjetëra të diplomuar në fakultetin e psikologjisë, e që janë të papunë.

Ndërsa në Ministrinë e Arsimit e kanë një plan që do tu bënte zgjidhje, mirëpo ai kushton.

E për të kundërshtuar këtë çështje të cilën po e thonë në ministrin e arsimit, studentët e fakultetit psikologjik të premten e 23 shtatorit në ora 11:00, kanë organizuar një protestë para MASHT-it.

Moto e tyre do të jetë shkollat pa psikolog, psikologët pa punë.

Kronikë nga Agan Hajdarhoxha.

Gigi Hadid shpalos të gjitha në pasarelë

Posted: 22 Sep 2016 02:00 PM PDT

Duke ecur nëpër pasarelat e modës, nëpër vende të ndryshme të botes e për brendet me të mëdha botërore, Gigi Hadid, është mësuar që të ketë dukje nga më të ndryshmet e të vesh rroba nga më interesantet.

E gjërat nuk ishin shumë ndryshe për supermodelen ditën e mërkurë, ku ajo prezantoi veshjet Pranvere/Veri për brendin Fendi.

Kësaj radhe Hadid është paraqitur pa sytjena, në një fustan transparent.

Ajo ktheu kokat e pjesëmarrësve në këtë sfilatë me këtë veshje e cila ndoshta tregonte më shumë se ç'duhej.

Runway: Gigi Hadid took to the runway for Fendi's Spriner/Summer '17 runway show at Milan Fashion Week on Wednesday

No sibling rivalry! Turning heads in her flowing, daring gown, Gigi walked alongside her sister Bella at the hot-ticket show

Top of the line: Aside from its racy qualities, the intricately-designed sleeveless dress boasted a high halterneck neckline

Let's face it: She effortlessly served face during her walk down the runway, showing off a metallic-painted pout in the process

Backstage babes: Backstage, the sisters struck their best poses as they took snapshots together ahead of the big show

Këto fotografi shikoni dy herë

Posted: 22 Sep 2016 02:00 PM PDT

Fotografët shpesh herë presin me orë të tëra me aparatin e tyre për të bërë një fotografi të përsosur.

Madje disa nga ta shpesh arrijnë të krijojnë iluzione mahnitëse, transmeton Klan Kosova.

Këto shkrepje tregojnë se gjërat nuk janë gjithmonë si duken.

Flokët e gjatë dhe mirëmbajtja e tyre (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 02:00 PM PDT

Flokët e gjatë janë gjithmonë në trend. Në fakt, flokët e gjatë kanë qenë prej kohësh një simbol i seksualitetit, atraktivitetit dhe dukjes mirë, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, gjatë procesit të rritjes flokët e gjatë dhe të shëndetshëm mund të jenë një sfidë, sidomos sot kur ngjyrosja e flokëve është një gjë e pashmangshme nga shumica e femrave.

Përveç kësaj, shumë gra përjetojnë rënien e flokëve, gjë kjo e cila shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë përdorimin e tepruar të ngjyrave kimike, stresit, çekuilibrit hormonal, alergjive, dhe e fundit, por jo më pak të rëndësishme, gjenetikën.

Edhe pse vajrat natyrorë dhe masazhi i flokëve mund të jetë mjaft të dobishëm në ripërtërirjen e flokëve, megjithatë ka një përbërës që bën mrekulli në cilësinë e flokëve tuaj të gjatë.

Lëngu i qepës ka provuar  se është shumë efektiv në stimulimin e rritjes së flokëve të shëndetshmëm dhe në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të flokëve.

Shikoni videon më poshtë për më shumë detaje se si të përgatisni dhe të përdorni këtë recetë të mahnitshme:

Chambo: T’i mbajmë emocionet kundër Chelsea

Posted: 22 Sep 2016 01:50 PM PDT

Mesfushori i Arsenal, Alex Chamberlain ka paralajmëruar bashkëlojtarët se duhet t'i mbajnë emocionet në përballjen kundër Chelsea në fundjavë.

Revolveristët në ndeshjen e fundit në Stamford Bridge ishin mposhtur 2:0, ku me të kuq ishin përjashtuar Gabriel dhe Cazorla.

"Do të ishte mirë që të 11 futbollistët të mbesin në fushë gjer në fund të lojës me Chelsean këtë herë."

"E di se tingëllon qesharake, por përgjithësisht në përballjet me ta me rëndësi është që të mbahen emocionet", ka thënë Chamberlain.

Ai ka thënë se Arsenal duhet të tregojë disiplinë në mënyrë që të luajë lojën./Klan Kosova/

Rashica shënon në “festivalin e golit”, eliminohet Twente e Celinës

Posted: 22 Sep 2016 01:32 PM PDT

Milot Rashica ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshje zyrtare për këtë sezon, duke kontribuar në suksesin 7-2 të skuadrës së Viteses në Kupën e Holandës ndaj ekipit të De Dijk.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ishte si zakonisht titullar për ekipin e tij, i cili e dominoi plotësisht ndeshjen duke e kthyer në një stërvitore të mirëfilltë. Rashica gjeti rrjetën në minutën e 84-t të duelit, duke shënuar golin e 6 për ekipin e tij, shkruan PanoramaSport

Ndërkaq, në fushë ka qenë edhe Bersant Celina, me fanellën e Tuentes. Por këtë radhë sulmuesi i Kosovës nuk ka qenë në formën më të mirë dhe ekipi ka vuajtur shumë përballë Utreht, duke u eliminuar nga Kupa që në raundin e parë pas humbjes 3-1 në shtëpi.

Mjaltë dhe kanellë, kombinim mrekullibërës

Posted: 22 Sep 2016 01:30 PM PDT

Është provuar në mënyrë mjekësorë se mjalti ka shumë benefite në shëndetin e njeriut dhe mund të shërojë disa sëmundje të ndryshme.

Por kombinimi i mjaltës dhe kanellës është provuar të jetë shumë efektiv veçanërisht për sasinë e lartë të kolesterolit në gjak dhe personat që vuajnë nga diabeti si dhe në lehtësimin e disa viruseve.

Aq sa duket e pabesueshme, thuhet se ky kombinim mund të shërojë pothuajse të gjitha sëmundjet, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim disa nga përfitmet dhe dobitë e përzierjes së mjaltit dhe kanellës së bashku.

Sëmundjet e zemrës

Për një zemër të shëndetshme, përgaditeni një pastë nga mjalta dhe kanella. Vendoseni këtë pastë në bukë (në vend të reçelit) për mëngjes çdo mëngjes. Kjo do të rregullojë nivelin e kolesterolit në arteriet duke parandaluar një sulm të mundshëm në zemër.

Artriti

Artriti kronik mund të trajtohet me një përzierje të dy lugëve mjaltë dhe një lugë gjelle kanellë në një gotë me ujë të nxehtë. Pini këtë në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse ju konsumoni këtë pije rregullisht, mund të ndihmojë edhe kundër kancerit.

Infeksionet e fshikëzës së tëmthit

Për të hequr qafe bakteret në fshikëzën e tëmthit tuaj, përzieni dy lugë kanellë dhe një lugë gjelle mjaltë në një gotë me ujë të vakët. Pini atë çdo ditë.

Kolesteroli

Në qoftë se ju rregullisht pini një përzierje të dy lugëve mjaltë dhe tri lugë kanellë në një filxhan të madh çaj, niveli juaj kolesterolit do të ulet me 10% në vetëm 2 orë.

Ftohja dhe gripi

Në rast se ju jeni ftohur merrni 1 lugë gjelle mjaltë me ¼ lugë kanellë tre ditë me radhë. Do të shëroheni nga virusi, ftohja, kolla kronike si dhe problemet eventuale me sinusë. Mjalti përmban përbërësit natyral që shkatërrojnë viruset dhe të mbrojnë nga gripi.

Dhimbje stomaku

Nëse ju merrni mjaltë me kanellë rregullisht, jo vetëm që do të eliminoni dhimbjet e barkut, por ju gjithashtu mund të kuroni edhe ulcerat në stomak.

Sistemi imunitar

Konsumi i rregullt i mjaltit dhe pluhurit të kanellës gjithashtu përmirëson imunitetin tuaj dhe ruan organizmin tuaj kundër baktereve dhe viruseve.

Humbje peshe

Humbja e peshës mund të stimulohet duke konsumuar një gotë me ujë të zier me mjaltë dhe kanellë në stomak bosh çdo mëngjes.

Aroma e keqe e gojës

Nëse ju doni të ruani frymëmarrjen të freskët gjatë gjithë ditës, shpëlani gojën me një përzierje me ujë të nxehtë, një lugë gjelle mjaltë dhe kanellë çdo ditë.

Alarm për kombëtaren shqiptare, dëmtohen Sadiku dhe Kukeli

Posted: 22 Sep 2016 01:30 PM PDT

Xhani De Biazi nuk do të bëjë gjumë të qetë sot, pasi ka mësuar se sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka pësuar një dëmtim në gju. Ai është detyruar të dalë para kohe nga fusha e lojës në ndeshjen e Zyrihut ndaj Servet në kategorinë e dytë zvicerane. Po për dëmtim, para fundit të ndeshjes është zëvendësuar edhe mesfushori Burim Kukeli.

Me ekipin e tij në avantazh që në minutën e parë të sfidës, Sadiku u përpoq të dyfishonte shifrat kur regjistrohej minuta e 12. Ai arriti të dërgonte topin në rrjetë, por gjatë aksionit, pësoi një dëmtim në gju, ndërsa goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pas disa minutash trajtimi nga stafi mjekësor, u dha sinjali për zëvendësimin e tij në minutën e 17-të të sfidës.

Klubi i Zyrih nuk ka dhënë asnjë informacion për shkallën e dëmtimit të sulmuesit shqiptar, por pritet që ai të kryejë vizita më të specializuara gjatë ditës së nesërme. Sadiku është sulmuesi kryesor i përfaqësueses shqiptare dhe titullar i paprekshëm në skemat e De Biazit, ndaj dëmtimi i mundshëm i tij do të prishte planet e kuqezinjve për ndeshjet e tetorit ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Për sa i përket Kukelit, ai ishte një nga protagonistët pozitiv të kësaj ndeshje, duke dhënë asistin e golit të dytë në suksesin 3-0 të Zyrihut. Por në minutën e 75-të, pas një përplasje në fushë, edhe mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Ai është kthyer në lojë për 3-4 minuta, para se të zëvendësohej pasi nuk mund të vazhdonte në këtë takim, shkruan PanoramaSport.

Edhe Kukeli është ndër elementët e kombëtares tek të cilët trajneri De Biazi ka besim të plotë, sidomos në ndeshjet ku objektivi kryesor i lojës do të jetë siguria në prapavijë, siç do të jetë sfida ndaj Spanjës.

A po kthehet moda e viteve 90-ta? (FOTO)

Posted: 22 Sep 2016 01:30 PM PDT

Thonë se historia e përsërit vetveten. E pra, ndoshta kjo është e vërtetë- dhe në rastin e modës së viteve 1990, pa dyshim se historia po përsëritet.

Rrobat e para 20 vjetëve më parë janë kthyer me shpejtësi sërish në modë, dhe në qoftë se ju nuk e keni vënë re atë, shikoni fotografitë e mëposhtme, transmeton Klan Kosova.

Xhinse me bel të gjerë

Xhinse të shqyera

Xhinse shumë të shkurtëra

Jelekë nga materiali i xhinseve

Xhaketë nga materiali i xhinseve

Xhaketë të zezë lëkure

Këmisha me katrorë

Bluza të shkurtëra

Bluza që zbulojnë krahët

Fustan me lule

Syze të rrumbullakëta

Çizme ushtarake

Këpucë me platformë

Përqafim mes policit e protestuesit në protestat e ashpra në Amerikë (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 01:23 PM PDT

Një  veprim prekës ka ndodhur gjatë protestës në qytetin Charlotte në Karolinën Veriore pas vrasjes së personit me ngjyrë nga Policia.

Pavarësisht gazit lotsjellës dhe dhunës që kishte shpërthyet në natën e dytë të protestave, njëri nga protestuesit i afrohet policit që ta përqafojë atë, transmeton Klan Kosova.

Keith Lamont Scott është shtënë për vdekje nga një polic me ngjyrë ditën e martë dhe është personi i tretë me ngjyrë i vrarë nga policia amerikane brenda javës.

Të shtënat e tilla kanë nxitur protesta në tërë shtetin amerikan.

Lindsay Lohan: Ish i fejuari im miliarder nuk kishte para

Posted: 22 Sep 2016 01:20 PM PDT

Aktorja Lindsay Lohan, ka folur për ish të fejuarin e saj problematik duke thënë se ai miliarderi është një dembel dhe nuk punon.

Lohan madje ka thënë se ajo vet e ka blerë unazën e fejesës, transemton Klan Kosova.

30 vjeçarja e cila u nda gjatë verës nga i fejuari rus, Egor Tarabasov, ka thënë se ndonëse ai kishte familjen shumë të pasur, ka paguar vet për gjithçka që kanë shpenzuar gjatë lidhjes së tyre.

"Ai nuk ka para. Ne jetonim në shtëpinë time. Unë paguaja për çdo gjë".

Lohan, ka thënë se gjatë 11 muajve së bashku ai e ka rrahur atë.

"Kjo ishte hera e parë që kur unë isha në një lidhje ku partneri ishte i dhunshëm. Nuk dëshiroja që të isha në një lidhje të tillë, nuk jam viktim. Jam njeri i fortë. Është dashur që ta ndaloja qysh kur pash shenjën e parë. Por ishte shumë e rëndë që t'i thoja lamtumirë. Zakonisht kur më rrihte mëngjesin tjetër i thoja më fal pasi doja që të kishim paqe", është shprehur Lohan.

Messi s’mund ta ndihmojë Barçën në këto ndeshje (FOTO)

Posted: 22 Sep 2016 01:17 PM PDT

Një goditje e tmerrshme në minutën e 58-të të takimit Barcelona – Atletico Madrid, bëri që superylli, Lionel Messi ta lëshojë fushën me patjetër për shkak të lëndimit në ijë.

Kështu Luis Enrique nuk do të mund të llogaris në argjentinasin për afro tre javët e ardhshme.

Ai pritet të mungojë në ndeshjen që Barcelona e zhvillon ndaj Manchester City më 19 tetor në Champions League.

Por ai nuk do të mungojë në vetëm këtë sfidë. Në tabelën e mëposhtme i gjeni të gjitha ndeshjet ku pesë herë Topi i Artë nuk do të mund të jap kontributin e tij./Klan Kosova/
mess

Sali Berishën e futi në politikë Kosova

Posted: 22 Sep 2016 01:11 PM PDT

Ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën, një publicist dhe gazetar shqiptar, po mendon se e futi në politikë Kosova.

Fahri Balliu, gjatë një interviste në emisionin Zonae  Debatit në Klan Kosova, është shprehur se edhe në njërin nga librat e tij ka thënë se sot e asaj dite, Sali Berisha u bë politikan falë Kosovës.

"E kam njohur Sali Berishën nga Kosova, në libër e kam thënë që Sali Berishën e futi në politikë Kosova. Ai në komunizëm ka qenë po aq i njohur sa është sot. Sali Berishën nuk ka njeri që nuk e njihte, ishte kardiologu më i mirë, ishte njeriu i leximeve të shkëlqyera", ka thënë Balliu.

“Nuk flet dot me Berishën siç flet me të gjithë. Po deshe në kafe, dasmë e në mort, ai ka një fytyrë, të një shtetari të mirëfilltë që e do vendin e vet".

 

7 gjëra që nuk dini për efektet e muzikës

Posted: 22 Sep 2016 01:10 PM PDT

1.Përmirëson fjalorin. Sipas një studimi të publikuar në revistën "Nature Revieës Neuroscience" nga Nina Kraus e Universitetit Northëester, kur luan një vegël muzikore lindin koneksione neurale që përmirësojnë aspekte të komunikimit njerëzor. Po sipas këtij përfundimi, fëmijët me formim muzikor kanë një fjalor dhe aftësi leximi më të mirë. Kjo shpjegon edhe arsyen se pse muzikantët dëgjojnë më mirë një bisedë kur ka zhurma, se pjesa tjetër e njerëzve.

2.Muzikë në sfond. Pavarësisht llojit të muzikës, dëgjimi i saj, ndërsa kryejmë një detyrë konjitive si studimi apo përthithja e një informacioni, ul rendimentin. Përfundim ky i një artikulli të publikuar nga "Applied Cognitive Psychology". – Më mirë heshtja! – shprehen autorët.

3.Ritëm për sportin. Shkencëtarë nga Universiteti i Brunelit treguan në 2008 se dëgjimi i një lloji muzike si për shembull ai i rrokut dhe popit, rrit rezistencën e ushtrimeve të thella fizike me 15%. Studimi u publikua në revistën "Journal of Sport & Exercise Psychology".

4.Muzika majtas. Sipas një studimi të kryer para disa vitesh nga Universitetet e Kalifornisë dhe Arizonës, veshi i djathtë përthith më mirë të folurin dhe ai i majtë i përgjigjet më mirë muzikës. "Që nga lindja dëgjimi është i strukturuar për të dalluar tipe të ndryshme tingujsh dhe për ti dërguar në vendin e duhur në tru", – shprehet një nga autoret e studimit, Barbara Cone-Wesson.

5.Muzika dhe alkooli. Muzika e lartë në bare nxit të pish më shumë alkool në pak kohë, kjo sipas një kërkimi francez të shpërndarë në 2008 nga revista "Alcoholism". Sa më i lartë volumi i zërit, aq më shpejt konsumohet pija.

6.E mirë për qarkullimin. Shkencëtarët nga qendra mjeksore e Universitetit të Merilendit treguan se dëgjimi i muzikës ndikon në sistemin e qarkullimit kardiovaskular në të njëjtën mënyrë sikur bën ushtrime apo merr medikamente. Duke analizuar enët e gjakut me ultratinguj, gjatë dëgjimit të muzikës, Michael Miller dhe kolegët e tij treguan se diametri i enëve në pjesën e sipërme të krahut u rrit me 26% kur muzika ishte e preferuara. Muzika stresante bën që enët të ngushtohen me 6%. Këngët që të bënin për të qeshur i zgjeronin me 19%, ndërsa muzika qetësuese prodhonte një zgjerim të tyre prej 11%.

7.Me sy të mbyllur. Julia Lerner, nga Universiteti i Tel Avivit, studioi trurin e 15 subjekteve me rezonancë magnetike dhe tregoi se mbyllja e syve rrit efektin emocional që na jep muzika. Ajo përdori muzikë që shfaqte frikë të tipit Alfred Hickok dhe provoi se aktiviteti i amigdalës, një zonë e trurit e lidhur me ndjesinë e frikës, rritej shumë me sy të mbyllur sesa kur mbaheshin hapur. /www.bota.al

Mbrojtësi i Barcelonës lëndon vetën gjatë gjumit në autobus

Posted: 22 Sep 2016 01:08 PM PDT

Mbrojtësi i Barcelonës, Douglas i cili këtë edicion është duke kaluar te Sporting Gijon është vetëlënduar në autobusin e ekipës.

Atë e ka zënë gjumi dhe si rrjedhojë ka pësuar një lëndim në muskujt e shpinës për shkak të pozicionit të papërshtatshëm.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur trajneri i Gijon, Gerardo Ruiz.

Douglas ka zhvilluar vetëm një ndeshje me skuadrën e re, prej e u largua si huazim nga Barcelona./Klan Kosova/

Balliu: Kosova është Meka e shqiptarëve

Posted: 22 Sep 2016 01:04 PM PDT

Gazetari dhe publicisti shqiptar, Fahri Balliu e ka krahasuar Kosovën me Mekën, vendin e shenjte të myslimanëve, duke thënë se sikur është ky qytet për besimtarët e fesë islame, e tillë është Kosova për të gjithë shqiptarët.

"Kosova është Meka e shqiptarëve. Në 50 vitet që Enver Hoxha e mbylli Shqipërinë, vetëm viti 1968 e Kosovës e zgjoi botën shqiptare. Në 68-të studenti që u vra në nëntor në natën e Kurban Bajrami, Mehmet Mehmeti, ka qenë kurbani më i madh"

Ancelotti bën dallimin mes Beckenbauer dhe Perez

Posted: 22 Sep 2016 12:58 PM PDT

Carlo Ancelotti beson që presidenti i Bayern Munich, Franz Beckenbauer ka më shumë njohuri për futbollin se sa ai i Real Madrid, Florentino Perez.

Italiani ka ardhur si zëvendësim i Guardiolas në Allianz Arena këtë sezonë, kurse pa punuar me Realin në mes viteve 2014-2015.

"Dallimi mes Real Madrid dhe Bayern Munich? Në parim këto klube janë të ngjashme, ndoshta dallimi mund të jetë se njëri prej tyre drejtohet nga nj ish-futbollist, që i bie se e kupton më mirë se çka ndodh në këtë sport", ka thënë Ancelotti.

Ai ka shtuar se në Madrid ka pasur presione nga jashtë, si nga televizionet, radiot dhe gazetat, diçka me të cilën ai nuk po përballet edhe në Gjermani./Klan Kosova/

Miratohet ligji i mbetjeve, Berisha – Rama debat në Kuvend

Posted: 22 Sep 2016 12:51 PM PDT

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë miratuan me 63 vota pro, 29 kundër dhe 3 abstenim ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Ky projektligj ishte një prej çështjeve që dominoi debatin në parlament.

Më herët ish-Kryeministri, Sali Berisha tha se pas këtij ligji qëndron mafia e plehrave dhe akuzoi pasardhësin e tij se ka mashtruar shqiptarët.

Për Kryeministrin Edi Rama, ndezja e dritës jeshile për importin e mbetjeve vjen pasi Shqipëria ka përmbushur standardet sa i përket riciklimit, shkruan Tv Klan.

Në këtë debat, Deputeti Ben Blushi hodhi akuza ndaj mazhorancës, se ligji bëhet për një grusht investiorësh.

Kryeministri u rikthye sërish në sallën e Kuvendit, ku iu kundërpërgjigj akuzave për kapjen e industrisë së riciklimit nga mafia.

Kryeministri Rama tha se ligji do të ketë efekte pozitive edhe në buxhet.

“Turqia është mike për shqiptarët, por jo se jemi myslimanë”

Posted: 22 Sep 2016 12:50 PM PDT

Shteti turk ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën e Shqipërinë, dhe kjo miqësi nuk vjen nga përkatësia e njëjtë fetare.

Kështu ka deklaruar publicisti dhe gazetari nga Shqipëria Fahri Balliu, i cili gjatë një interviste në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka cituar një tjetër arsye që lidh miqësisht shqiptarët me Turqinë.

Turqia është një shtet mik, por jo për punën e myslimanëve ne jemi popull dhe shtet miqësor. Shumë njerëz hipokritë për të shpëtuar gjenocidin serb shkruheshin turq. Kemi dy marrëveshje një të Titos edhe një të mbretit për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, e ata atje luftojnë për një fjalë shqip, e këta këtu thonë që janë turq, kjo është marri

“Enver Hoxha e përdori Kosovën kundër Serbisë”

Posted: 22 Sep 2016 12:40 PM PDT

Ish diktatori shqiptar Enver Hoxha, e ka shfrytëzuar Kosovën si një kartelë krediti.

Këtë mendim e ka publicisti dhe gazetari nga Shqipëria, Fahri Balliu, i cili gjatë një interviste në emisionin Zona e Debatit, ka thënë se Hoxha i përdorte djemtë e Kosovës për pushtetin e vet.

"Enver Hoxha e ka parë Kosovën si kartë krediti për pushtetin e vet, dhe i ka përdorur djemtë e Kosovës për pushtet. Kur i duhej balancë për të goditur Serbinë, e përdorte Kosovën".

Ellie Goulding: Nga lodhja e tepërt, trupi im po dorëzohej

Posted: 22 Sep 2016 12:40 PM PDT

Këngëtarja e njohur, Ellie Goulding ka trehuar se trupi i saj kishte filluar të "dorëzohej" kur ajo ishte në pikën më të keqe të lodhjes së saj të tepërt.

Këngëtarja kohëve të fundit është duke pauzuar nga karriera e saj muzikore, pasi edhe i është këshilluar një gjë e tillë nga mjeku.

"Unë isha diagnostifikuar me lodhje të tepërt disa muaj më herët, por vetëm tani e kuptoj se sa vështirë ishte. Tani kur kujtoj prapa, lodhjen time, dëshirën për të mos ushtruar fizikisht dhe dëshirën për të mos bërë asgjë…e kuptoj se nuk ishte depression, ishte thjesht trupi im që po dorëzohej", ka thënë Goulding në një revistë për revistën Stylist, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 29 vjeçare ka bërë të ditur se ajo do të pushojë për disa kohë nga karriera e saj në muajin korrik, pasi ishte frikësuar se mund të humbiste krejtësisht zërin e saj.

Ajo kishte bërë të ditur se ka pasur shumë koncerte dhe shumë angazhime duke shtuar se nuk dëshiron të anulojë koncertet e saj por kjo ishte gjë e detyrueshme për të.

Pos që këngëtarja është përballur me lodhje të madhe, është raportuar se ajo ka pasur telashe edhe me pagjumësinë.

 

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more