Skip to main content

Klan Kosova : “Përçarje në Partinë e Drejtësisë, së shpejti Kuvend i jashtëzakonshëm zgjedhor” plus 24 more

Klan Kosova : “Përçarje në Partinë e Drejtësisë, së shpejti Kuvend i jashtëzakonshëm zgjedhor” plus 24 more


Përçarje në Partinë e Drejtësisë, së shpejti Kuvend i jashtëzakonshëm zgjedhor

Posted: 21 Sep 2016 02:57 PM PDT

Në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, i ftuar ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Drejtësisë, Fidan Mustafa.

Mustafa ka treguar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e anëtarëve të këtij subjekti politik rreth pakënaqësive që kanë më kryetarin, Ferid Aganin.

"Pak më parë patëm një takim me kryetarët e degëve, ku morën pjesë rreth 15 kryetarë të degëve, biseduam rreth zhvillimeve të fundit në parti".

"Ne diskutuam rreth këtyre zhvillimeve dhe arritëm konsensusin që të mbledhim Kuvendin e partisë, do të shkojmë në Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor".

Ai ka treguar se pse kanë ndodhur këto përçarje brenda Partisë së Drejtësisë.

"Kjo është kërkesa e 18 kryetarëve të degëve, pas një mori shkeljesh me theks të veçantë shkeljen e vendimit të Kuvendit të Punës ku është diskutuar mbi Demakracionin".

"Në kuadër të këtij Kuvendi është diskutuar  se versioni i këtij Demarkacioni nuk duhet të kalojë derisa kryetari Agani ka zgjedhur një qëndrim të ri".

Mustafa ka thënë se edhe deputetja Labinotë Demi –Murtezi është pjesë e anëtarëve të partisë që dëshirojnë ndryshime.

Sekretari i Përgjithshëm ka mohuar faktin se kjo iniciativë ka ardhur si pasojë e aktakuzës që është ngritur kohë më parë ndaj kryetarit Agani.

"Ne dëgjuam Aganin që pretendon se kjo ngritje për iniciativë të ndryshimeve brenda ka ardhur si rezultat i ngritjes së aktakuzës por kjo nuk qëndron".

"Kjo është një çështje që i takon organeve të drejtësisë, ne si parti e drejtësisë e kemi mbështetur Aganin në këtë proces dhe besojmë në pafajësinë e tij".

Ai ka insistuar se pjesa dërmuese e partisë dëshiron ndryshime brenda partisë derisa ka potencuar se së shpejti do të publikohet data e Kuvendit Zgjedhor.

"Mendoj që brenda javës do të dalim me një datë konkrete për Kuvendin, gara do të jetë e hapur, të drejtë kandidature kanë të gjithë".

Në fund, ai ka përmendur edhe koalicionin me PDK duke shtuar se i njëjti do të rishikohet dhe diskutohet me anëtarët.

"Do të diskutohet, do t'i diskutojmë të gjitha, që nga arritja e marrëveshjes me PDK-në është realizuar 1/3 dhe për këtë askush nuk ka dhënë llogari".

 

Vushtrri: Kritikohet ndërtimi i qendrës për personat me aftësi të kufizuara

Posted: 21 Sep 2016 02:41 PM PDT

Sonte në Kosova Direkt të Orës së Fundit është diskutuar rreth ndërtimit të një objekti për personat me aftësi të kufizuara në Vushtrri.

Rreth kësaj çështje kanë folur Abdulla Klinaku, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Agim Vatovci, kryetari i Shoqatës me Nevoja të Veçanta në Kosovë.

Klinaku tha se këtë donacion e kanë fituar nga Ambasada e Kuvajtit.

"Duke pas parasysh kufizimet buxhetore ne kemi kërkuar donacion, dhe kemi siguruar nga Kuvajti – kjo qendër do të jetë mbi 200 metra katror".

"Në të do të trajtohen 40 fëmijë me nevoja të veçanta".

"Konsiderojmë se kjo do të  jetë një qendër e veçantë në Kosovë, e para në Vushtrri, dhe se do të ndihmojë këta fëmijë, me qëllim që të përmbushen së paku nevojat optimale".

Por Vatovci ka thënë se kjo qendër nuk do të plotësojë nevojat e personave me aftësi të kufizuara në Vushtrri.

"Nuk kam të dhëna sa fëmijë kanë nevojë, por kjo qendër nuk do t’i plotësojë kushtet, me 96 mijë euro nuk mundesh me bë asgjë"..

"Në këtë qendër nuk do të kenë qasje të gjithë".

Ndërsa Klinaku ka treguar se tash ka bërë edhe shkresën për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga të cilët ka kërkuar që të kenë psikologë e licencuar, pedagogët dhe ekipin tjetër përcjellës për këtë qendër.

klankosova.tv

Fansat e paralajmërojnë Scarlett Moffatt që të mos dobësohet më shumë

Posted: 21 Sep 2016 02:20 PM PDT

Ajo i ka mahnitur fansat e saj kur ka rënë në peshë në mënyrë drastike, transmeton Klan Kosova.

Por së fundmi Scarlett Mofftatt's është kritikuar se është dobësuar më shumë se sa që duhet.

25 vjeçarja ka fotografuar veten në pasqyrë në një dhomë të lënë pas dore e veshur me një këmishë dhe xhinse të ngushta.

Kjo ka pasuar me disa komente të fansave të cilat i kanë thënë që të mos dobësohet më shumë.

"Dukesh shumë e dobët, kujdes mos u dobëso më shumë", i ka thënë njëri  nga ndjekësit.

Before the transformation: Scarlett decided to take action about her weight after discovering she was obese following a shocking trip to the doctor

Too much? Scarlett Moffatt's latest Instagram snap has some of her followers concerned that she's gone too far with her slimming

 

Festa e Graçanicës pa “shqiptarë”, Kostiq refuzon ta ftojë Shpend Ahmetin (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 02:19 PM PDT

Komuna e Graçanicës sot ka festuar ditën e saj, njofton Klan Kosova.

Në festën e tyre mungonin kryetarët e komunave tjera të Kosovës.

Aty u tha se ftesat janë bërë, por se ata nuk kanë shkuar në festën e Graçanicës.

Por ftesë nga kjo komuna nuk ka marrë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kronikën e plotë e ka përgatitur gazetari Besnik Krasniqi, i cili gjatë gjithë ditës i ka përcjell aktivitetet në këtë komunë.

A mund të ndërrohet destinimi i Kishës Ortodokse në oborrin e UP-së? (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 02:13 PM PDT

Ka gati dhjetë ditë që tema rreth objektit të papërfunduar të Kishës Ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës, po tronditë skenën politike kosovare.

Ka kërkesa që ky objekt të rrënohet për shkak se ajo u ndërtua dhunshëm në kohën e Slobodan Milosheviqit.

Kundërshtarët e kësaj ideje thonë se rrënimi do t'i shkaktojë dëm shtetit të Kosovës. Një opsion tjetër që përmendet është edhe ndërrimi i destinimit të objektit.

Ndonëse gjasat që këtij objekti t'i ndërrohet destinimi janë minimale, ka raste në botë kur objektet fetare janë vënë në funksion të publikut ose edhe janë shndërruar në prona e shtëpi private.

Për më shumë mund të ndiqni kronikën e përgatitur nga Arjeta Dragaj.

Adele ia dedikon koncertin ndarjes së Pitt dhe Jolie (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 02:01 PM PDT

Këngëtarja e shumë hiteve, Adele i ka dedikuar koncertin e saj në New York çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt të cilët janë bërë kryelajm i mediave rozë për divorcin e tyre.

Duke kënduar disa nga këngët e saj në Madison Square Garden, Adele ka thënë duket se pa dashje, "Brangelina janë ndarë, nuk janë më bashkë", transmeton Klan Kosova.

Ajo ka pranuar se divorci i çiftit ka qenë në mendjen e saj tërë ditën dhe në atë moment ajo thjesht është ndier se duhet të nxjerrë jashtë disa ndjenja.

Kurseni hapësirën në kuzhinën tuaj (FOTO)

Posted: 21 Sep 2016 02:00 PM PDT

Ata që gatuajnë më shumë e dinë se sa e rëndësishme është që çdo gjë që i nevoitet në kuzhinë ta ketë në vendin e duhur, transmeton Klan Kosova.

Dhe të gjithë e dinë se sa e vështirë është për të arritur këtë gjendje.

Shikoni më poshtë disa nga mënyrat më të mira dhe më të përshtatshëme për të ruajtur hapësirën në kuzhinë.

Dieta e cila ju mban gjithmonë të rinj

Posted: 21 Sep 2016 02:00 PM PDT

Një ekip shkencëtarësh kanë dëshmuar se qelizat mund të shkaktojnë dobësim të ADN-së dhe plakje të parakohshme.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Brown kanë zbuluar gjithashtu se ekziston një lidhje e ngushtë midis dietave me pak kalori dhe të qëndruarit i ri për një kohë të gjatë.

Rezultatet e studimit 5-vjeçar, që ka kushtuar 9.67 milionë dollarë, janë cilësuar si hapi më i rëndësishëm në fushën e kërkimeve mbi plakjen e njeriut.

Sipas hulumtuesve shkencorë, dieta me më pak kalori mund të shtyjë plakjen. Ka shumë teori përse ndodh një gjë e tillë, edhe pse asnjëra nuk është konfirmuar deri tani.

Dimë që dietat e pasura me yndyra dhe shumë sheqer rrisin inflamacionin e organeve, duke rritur kështu rrezikun për sëmundje të zemrës.

Sipas shkencëtarëve, konfirmimi i lidhjes midis dietës dhe plakjes hap mundësi të reja eksplorimi për zyrtarët e shëndetit publik, që të përmirësojnë shëndetin dhe jetëgjatësinë./Albeu

 

Rashford i pari nga të gjithë në United

Posted: 21 Sep 2016 01:58 PM PDT

Sulmuesi i ri i Manchester United, Marcus Rashford ka realizuar edhe sonte në ndeshjen kundër Northampton.

E i riu anglez, është lojtari i këtij klubi që është përfshirë në më së shumti raste për shënim.

Kjo kur flitet për kohën prej debutimit të tij e deri më tash. Rashford ka ditur të jetë vendimtar për skuadrën si në rastin kur pati shënuar dy gola në edicionin kaluar kundër Arsenal.

Fiks Fare, ja si riciklohen akulloret

Posted: 21 Sep 2016 01:55 PM PDT

Emisionit Fiks Fare risolli këtë të mërkurë fakte nga mënyra sesi tregtarët e abuzojnë me prodhimin dhe tregtimin e akullores, e cila gjatë sezonit të verës është një nga produktet që konsumohet me shumë.

Kamera e Fiks Fare ka zbuluar sesi prodhohet dhe riciklohet akullorja, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Gazetarët e këtij emisioni, bashkë me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer analiza të akullores që shitet sot në Tiranë.

Nga këto analiza kanë rezultuar se në 7 subjekte niveli i ngarkesës mikrobike ishte deri në 30 herë më i lartë se norma e lejuar. Duke qenë se ky është një produkt që konsumohet shumë në ditët e verës, gazetarët mblodhën fakte tronditëse për atë që konsumohet nga qytetarët, shkruan Top Channel

Akullorja e përftuar nga qumështi është e ndjeshme ndaj temperaturave të larta, ndaj edhe ruajtja e saj është një problem më vete.  Po si ruhet ajo nga tregtarët?  Në bisedat me prodhues të akullores, por edhe të  shitësve në pika të ndryshme në kryeqytet, kuptohet se  tregtarët e akullores në Tiranë e riciklojnë akulloren e mbetur nga prodhimi i disa ditëve më parë, akullore e cila nuk duhet të konsumohet pasi është e rrezikshme për shëndetin.

Nuk ka rëndësi se kur është prodhuar akullorja, një apo dy ditë më parë, nëse mbetet pa shitur ajo ripërpunohet për t'u hedhur sërish në treg. Në shumë raste u panë në vasketa akullore të shkrira, si pasojë e proçesit të kalimit nga frigoriferi i ngrirjes tek frigoriferi i vitrinës.

Të pyetur nga gazetarët për këtë fakt (ngrirja – shkrirja), për shitësit dhe  prodhuesit e akullorës, kjo gjë është normale dhe justifikimet  nga ana e tyre janë nga më të ndryshmet. Madje një nga shitësit e krahason  akulloren me mishin. Ai shprehet: "Pse mishi si rron? Ça ka mishi, ka dhe akullorja. Rron në frigorifer nga 18 muaj deri në 2 vjet".

Rakitic shënon për Barcelonën (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 01:49 PM PDT

Barcelona ka kaluar në epërsi kundër Atletico Madrid në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Camp Nou.

Ka qenë Ivan Rakitic që ka realizuar në minutën e 41-të golin për rezultatin 1:0.

Ky është goli i Rakitic:

Miss Earth beson në tersin që sjell macja e zezë (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 01:41 PM PDT

E ftuar tek KUTIA është e sapozgjedhura Miss Earth 2016, Andina Pura.

Spektaklin e Miss Kosova 2016 ajo e vlerësoi si shumë të mirë përderisa cilësoi edhe veten të bukur.

Ndër të tjera Andina tha që është nevrike dhe se beson në tersin që sjell macja e zezë.

E orët e fundit të jetës së saj do t'i kalonte me familjen dhe shoqërinë.

I pandalshmi Rashford, shënon edhe një herë (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 01:39 PM PDT

Sulmuesi i ri i Manchester United, Marcus Rashford ka shënuar gol në minutën e 75-të në ndeshjen kundër Northampton.

United është duke avancuar 1:3 dhe më shumë gjasë do të kalojë në rrethin tjetër të EFL Cup./Klan Kosova/

Prezantohet logoja e Euro 2020

Posted: 21 Sep 2016 01:24 PM PDT

UEFA prezantoi këtë të mërkurë logon zyrtare të Euro 2020 i cili për herë të parë në historinë e saj do të zhvillohet në 13 qytete të kontinentit, ndërsa finalja do të zhvillohen në "Wembley" të Londrës, transmeton Klan Kosova.

Drejtues të UEFA-s theksuan se kjo ide lidhet me rastin e 60-vjetorit të kampionatit europian dhe se qëllimi kryesor është që të gjithë tifozët në mbarë kontinentin të festojnë së bashku.

Gjatë prezantimit, presidenti i sapozgjedhur Ceferin shpjegoi se boshti i logos është ura, një lidhje e thjeshtë dhe universale, që do të karakterizojë edhe secilin prej 13 qyteteve pritës së evenimentit.

Qytetet e tjera ku do të luhen sfidat e Euro 2020 Amsterdami, Bakuja, Bilbao, Roma, Budapesti, Brukseli, Bukureshti, Dublini, Kopenhageni, Gllasgou, Shën Peterburgu dhe Mynihu. /Top Channel/

euro2020

euro20201

euro20202

Gjermani Lutz Lindemann merr drejtimin e Prishtinës (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 01:21 PM PDT

Skuadra  e Prishtinës në vazhdim të kampionatit do të drejtohet nga trajneri gjerman Lutz Lindemann, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi ekipi bardh e kaltër tha se nuk ka arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës me trajnerin Kushtrim Munishi që me Prishtinën arriti 5 fitore dhe një barazim.

Kronikë nga Naim Selmani.

 

Modelet që thyen stereotipet, ia dolën edhe me disa kile më shumë (FOTO)

Posted: 21 Sep 2016 01:20 PM PDT

Të jesh modele duhet të kesh linja perfekte trupore dhe të jesh seksi. Por, a mund të jesh seksi edhe nëse nuk ke linjat perfekte trupore?

Më poshtë shihni disa fotografi të disa nga modelet që kanë guxuar të sfidojnë stereotipet, dhe kanë arritur që të bëhen të famshme në botën e modës edhe me më shumë kilogramë, transmeton Klan Kosova.

Chloe Marshall

11

Stefania Ferrario

12

Felicity Hayward

13

Jada Sezer

14

Kortnie Coles

15

Liris Crosse

16

Shareefa J

17

Katya Zharkova

18

Marquita Pring

20

United rikthen epërsinë (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 01:19 PM PDT

Manchester United ka kaluar edhe një herë në epërsi në ndeshjen ndaj Northampton Town.

Është kësaj here Ander Herrera që ka realizuar në minutën e 68-të./Klan Kosova/

Ky është goli i Herrera:

Dasma përrallore e çiftit shtatshkurtër (FOTO)

Posted: 21 Sep 2016 01:16 PM PDT

Në këtë album me foto do të shihni pamjet e një dasme përrallore të një çifti xhuxhësh.

I pranishëm në ceremoninë e tyre ishte edhe djali i çiftit.

"Daily Mail" shkruan se i biri i çiftit ka lindur me dy forma të ndryshme të 'nanizmit', anachondaplasia si nëna e tij dhe pseudochondaplasia si babai i tij, dhe nuk pritej të mbijetonte më shumë se disa orë. Fatmirësisht, djali ka shërbyer si bartës i unazës së martesës në dasmën e prindërve.

Laura, 26  vjeçe dhe Nathan, 37 vjeç, nga Sunderland, u takuan kur ata të dy ishin kryer rolin e xhuxhit në prodhimin e filmit "Snow White" në vitin 2012, shkruan gazeta Shekulli.

"Ishte e mrekullueshme, pasi ishte përralla perfekte që ne të nisnim jetën së bashku. Tani jemi të martuar dhe dasma ishte thjesht magjike", është shprehur nusja.

Laura e veshur me një fustan 800 paundësh, shkoi pranë altarit ku e priste bashkëshorti i saj i Nathan i veshur me kostum.

Odeta Nishani takohet me Michelle Obaman në New ­York

Posted: 21 Sep 2016 01:09 PM PDT

Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani ndodhet në New York, së bashku me presidentin Bujar Nishani, në sesionin e 71-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-­së.

Gjatë qëndrimit në New York, Odeta Nishani ka realizuar një fotografi me bashkëshorten e kreut të shtetit amerikan, shkruan gazeta Shekulli.

Presidenti Nishani ndodhet në New ­York me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki­mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Tompson.

Gjuriq: Normalizim raportesh, para kërkimfaljes

Posted: 21 Sep 2016 01:04 PM PDT

Kërkimfalja e Serbisë për krime të luftës duhet të ndodhë përmes një dialogu dhe stabilizimi të raporteve ndërmjet të dyja vendeve. Të kërkosh falje sa për marketing politik është lojë me viktimat.

Kështu ka vlerësuar shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Në një intervistë për RTK-në, Gjuriq ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të tentojnë të normalizojnë raportet para një akti të mundshëm të kërkimfaljes.

Duke folur për raportet e Beogradit me Listën Serbe dhe mungesën e kësaj të fundit në seancën kur duhej të votohej demarkacioni ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, Gjuriq ka thënë se dështimi nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Serbe.

Gjuriq ka folur edhe për debatin e fundit në Kosovë për sa i përket kishës së ndërtuar në kohën e regjimit serb, mirëpo, sipas tij, për këtë çështje më mirë do të ishte që fjalën ta jepnin përfaqësuesit fetarë, sesa ata politikë.

Familjarët e policit në Pejë, mohojnë që ai të ketë pasur probleme – 21.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 21 Sep 2016 12:47 PM PDT

Kolonel Ahmet Krasniqi kujtohet në 18 vjetorin e vrasjes – 21.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 21 Sep 2016 12:46 PM PDT

Policia kritikohet pse nuk shkoi gjithçka mirë në liturgjinë në Graçanicë – 21.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 21 Sep 2016 12:45 PM PDT

Shembuj të rifunksionalizimit të kishave nëpër botë – 21.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 21 Sep 2016 12:44 PM PDT

Pse BIK preu kurbanët në Hungari? – 21.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 21 Sep 2016 12:43 PM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more