Skip to main content

Klan Kosova : “Pacolli: Problem i madh hapja e 500 mijë vendeve të punës” plus 24 more

Klan Kosova : “Pacolli: Problem i madh hapja e 500 mijë vendeve të punës” plus 24 more


Pacolli: Problem i madh hapja e 500 mijë vendeve të punës

Posted: 19 Sep 2016 03:05 PM PDT

Në emisionin "Ora e Fundit" në Klan Kosova i ftuar ishte presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por edhe aktualitetin në vend.

Pacolli ka folur më pas edhe projektin e deputetit Ramiz Kelmendi për të punësuar gjysmë milionë njerëz.

"Prej fushatës elektorale kam digju se mund të hapen 250 mijë vende punë, por kjo është bë një praktikë për të cilën duhet të bëhet një kalkulim”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.

"Nuk e di se si do të vepronte zoti Kelmendi në rastin e tij. Një milionë, apo gjysmë milioni vende pune janë shumë. Ky do të ishte një lluks që se ka asnjë vend në botë."

"Besoj se ka punë në Kosovë për 500 mijë vende punë, por që është e pamundur të ndodhë tash."

"Nëse ka reforma tash dhe ndodh rritja ekonomike mbi 12% atëherë mund të hapeshin 12 mijë vende pune", ka thënë Pacolli.

Pacolli: Kisha Ortodokse duhet të lihet aty ku është

Posted: 19 Sep 2016 03:00 PM PDT

Në emisionin "Ora e Fundit" në Klan Kosova i ftuar ishte presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por edhe aktualitetin në vend.

Pacolli në Klan Kosova ka folur edhe për Kishën Ortodokse që gjendet brenda kampusit universitar të UP-së.

"Sigurisht ne kemi shumë probleme dhe kërkojnë prioritet. Kisha duhet të lihet aty ku është, do t'i vjen rendi edhe asaj. E para duhet të kërkohet leje ndërtimi prej atij që do të kryej punime aty.

"Nuk është momenti që të rrënohet diçka në këtë kohë, le të lihet aty."

"Nuk besoj se duhet për inat të dikujt ne të krijojmë probleme. Kosovës i duhet perspektiva dhe veprimet civilizuese."

"Duhet të hapen dyert e mbyllura, ato të integrimeve evropiane."

"Nëse kërkohet rrënimi i saj, duhet të kërkohen konsekuencat, por nuk është momenti të rrënohet."

"Kosova s'ka nevojë për probleme”, ka përfunduar Pacolli, njofton Klan Kosova.

Pacolli tregon se pse gënjeu mikun nga Tanzania për punimet në kryeqytet

Posted: 19 Sep 2016 02:58 PM PDT

Në emisionin "Ora e Fundit" në Klan Kosova i ftuar ishte presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por edhe aktualitetin në vend.

Pacolli në qeverisjen lokale në Kosovë, si shembull të mirë e ka përmendur kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin që vjen nga subjekti që drejton, njofton Klan Kosova.

"Në Mitrovicë puna është pak më ndryshe sepse ai po punon në hapjen e reja të punës. Tendenca është në rritje gjithmonë. Fabrika nuk ka përfundu ende dhe janë duke u ndërtuar edhe 26 hangarë të fabrikës."

"Nëse do të ketë një vend të parë për hapjen e vendeve të punës, atëherë Agim Bahtiri do ta fitonte atë."

"Puna nëpër komuna duhet të fillojë nga poshtë, bile nga detajet por që janë shumë të rëndësishme."

"Kisha ca miq nga Tanzania këtu, ku mu bënë nga ta shumë pyetje se pse nuk rregullohet kjo apo ajo, dhe të gjitha janë detaje, si trotuare, fasada dhe të tjera në Prishtinë"

"E gënjeva pak se kompania për mirëmbajtje është në grevë. Për interesin e Kosovës edhe duhet me gënjye."

"Çuditem se si punohet në kryeqytet. Isha edhe në Gjilan dhe pashë se nëse veç e hap dritaren atëherë mund t'i prekësh një tufë kabllosh."

"Jemi bë sikur të ishim pjesë e Lindjes së Afërme”, ka pohuar Pacolli.

BE: Po monitorojmë situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria

Posted: 19 Sep 2016 02:56 PM PDT

Edhe Bashkimi Europian është i shqetësuar mbi situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria ndaj dhe po monitoron në mënyrë të vazhdueshme përpjekjet e autoriteteve shqiptare për t'u përballur me këto fenomene.

Zëdhënesja e Komisionit Europian, Nabila Massrali thotë se rasti i fundit i avionit "Piper" në bregdetin e Ishmit duhet hetuar në mënyrë të plotë dhe efektive.

"Do ju referoja edhe një herë te deklarata e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini gjatë Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri. Po e citoj:"Krimi i organizuar, korrupsionin dhe trafiku i drogës janë çështje që Shqipëria duhet të trajtojë dhe t'i zgjidhë". Përveç kësaj, mund t'ju them se Komisioni Europian është duke monitoruar në mënyrë konstante situatën lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Shqipëri. Ne jemi në dijeni të aksidentit që ka ndodhur javën e shkuar në Ishëm dhe ne presim që autoritetet kompetente të vijojnë me një trajtim gjyqësor të ndershëm dhe efektim ndaj kësaj çështjeje".

Zëdhënësja e Komisionit Europian thotë se Bashkimi Europian organizoi një mision vlerësimi për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Gusht në bashkëpunim me delegaionin e BE -së dhe me ekspertë të shteteve anëtare lidhur me forcimin e kapaciteteve ligjore për të luftuar këto fenomene./Klan tv

 

Pacolli: S’jam unë, AKR ka një tjetër kandidat për Prishtinën

Posted: 19 Sep 2016 02:53 PM PDT

Në emisionin "Ora e Fundit" në Klan Kosova i ftuar ishte presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

"Unë nuk jam kandidat për të parin e Prishtinës. Nuk do të ketë temë të një bisede me këtë ide", ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.

"Unë jam duke drejtuar një subjekt politik që po rikthehet fuqishëm në skenën politike dhe do të përkujdesem për këtë."

"Ne e kemi kandidatin e përzgjedhur për Prishtinën të cilin do ta bëjmë publik në ditët në vijim."

"Ai është një djalë i shkolluar nga Prishtina, ka qenë jashtë është kthye, është një anëtar i devotshëm i AKR-së dhe shumë shpejt do t'i mësohet edhe emri."

"Ne kemi më pak se një vit deri te zgjedhet lokale dhe AKR po përgatitet për këtë, ku do të garojë në secilën komunë”, ka shtuar Pacolli.

Rrëfimi ekskluziv: Pse e rraha mjekun në QKUK

Posted: 19 Sep 2016 02:41 PM PDT

Në Kosova Direkt në Klan Kosova është rrëfyer ekskluzivisht qytetari Lorik Jasharaj i cili ka pranuar publikisht se e ka rrahur një mjek në QKUK.

Kjo sipas Jasharajt ka ndodhur pasi mjeku kujdestar në QKUK nuk e ka përfillur kërkesën për trajtimin e babait të tij i cili pas aksidentit kishte pësuar gjakderdhje në kokë. 

“Të shtunën rreth orës 13:00 babai im ka pësuar aksident me ç’rast ka pasur gjakderdhje në kokë dhe unë jam detyruar ta dërgoj me makinë deri në QKUK”.

“Kur kemi hyrë brenda rreth 15 deri në 20 minuta nuk ka pas intervenim nga mjeku”.

Jasharaj tregon se ka pasur edhe pacientë tjerë që janë ankuar.

“Ka pasur edhe pacientë tjerë që janë ankuar, ndërsa unë pas 20 minutave kam hyrë brenda dhe e kam parë doktorin duke biseduar në telefon me dikë e kam lutur që të kujdeset për babain”.

“E kam sulmuar me fyerje jo fizikisht dhe në atë moment ka ndërhyrë një tjetër doktor”.

“Edhe pse jam sjellë shumë mirë ata nuk e kanë përfillur kërkesën time dhe prej nervozës më pas e kam sulmuar edhe fizikisht edhe me fjalë të rënda”.

Megjithatë Jasharaj nuk ndihet keq për doktorin që e ka goditur.

“Nuk më vjen keq për doktorat por për pacientët që janë ballafaquar me ata dy doktorë që nuk e kryejnë detyrën e tyre siç duhet”.

Ai tregon se gjendja e babait të tij tashmë është përmirësuar.

“Tani babai është më mirë pasi ka pasur një kujdes të veçantë”.

“Absolut nuk jam interesuar për gjendjen e mjekut dhe nuk do t’i kërkoj falje”.

Pamje ekskluzive të asaj se çfarë ndodhi në lagjen “Dardania” (VIDEO)

Posted: 19 Sep 2016 02:19 PM PDT

Në videon më poshtë mund të shihni pamje ekskluzive të aksionit të policisë për lirimin e banesave që sipas gjykatës janë uzurpuar nga persona të ndryshëm, njofton Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.
Në kronikën e përgatitur nga Arbëresha Fazliu mund të shihni pamje të personave të alivanosur, të lënduar si policë e banorë të ndërtesesës, dhe mënyra se si janë shoqëruar për në polici 10 vetë.

Dardani: Banorët vendosin ta kalojnë natën në tenda, kërkojnë dorëheqjen e Ahmetit

Posted: 19 Sep 2016 02:17 PM PDT

Në Kosova Direkt në Klan Kosova është raportuar nga lagjia “Dardania” në Prishtinë ku sot Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksion për largimin e atyre që besohet se janë uzurpatorë të banesave që nga viti 1999.

Banorët vazhdojnë të qëndrojnë jashtë lagjes dhe thonë se dëshirojnë që sonte natën ta kalojnë në tenda.

Disa nga ata kërkojnë edhe dorëheqjen e kryetarit Shpend Ahmeti.

“Ne kërkojmë që Shpend Ahmeti të jap dorëheqje, dhe gjendja e të gjitha familjeve është e rëndë nga stresi dhe presioni”, tha njëri nga banorët.

 

 

 

Si kanë ndryshuar standardet e bukurisë mashkullore gjatë 100 viteve

Posted: 19 Sep 2016 02:00 PM PDT

Burrat janë përpjekur gjithmonë që të duken bukur, elegant, të suksesshëm dhe natyrisht tërheqës për femrat, transmeton Klan Kosova.

Disa dekada më parë meshkujt ishin më të bukur dhe dukeshin më elegantë.

Klan Kosova ju sjellë meshkujt më të bukur që nga fillimi i shekullit 20 e deri më tani.

1900

1910

1920

1930

1940

1950

1960

1970

1980

2000

2010

2016

Stomaku i juaj nuk është i rrafshët për këto arsye

Posted: 19 Sep 2016 02:00 PM PDT

Sa orë në ditë jeni përpjekur që të dobësoheni dhe të keni një stomak të sheshtë?

Është goxha e mundshme se ushqimi që ju hani nuk është problemi që shkakton mbipeshën.

Doktoresha Marilyn Glenville ka shkruar një libër të quajtur "Trashësia rreth belit" , transmeton Klan Kosova.

Këto janë disa nga arsyet që ajo pretendon se mund të ju pengojnë që të keni bark të sheshtë.

1.Bakteret

2.Mungesa e gjumit

3.Çamçakëzi

4.Stresi

Si u bë që Miss Kosova të jetë argjentinase? (VIDEO)

Posted: 19 Sep 2016 01:54 PM PDT

Spektakli i bukurisë Miss Kosova 2016, u organizua e përfundoi, por diskutimet e pakënaqësituë me fituesen vazhduan për ditë të tëra.

Camila Barraza, një vajzë nga Argjentina, rrëmbeu titullin e vajzës më të bukur të spektaklit duke lënë 14 konkurrente të tjera të cilat ishin shqiptare.

Camilaaa

Kjo shkaktoi debate e kritika ndaj organizatorëve nga ana e publikut, duke mos qenë të kënaqur që në garën ndërkombëtare të bukurisë "Miss Universe 2016", do të përfaqësoheshin nga një e huaj, madje nga një vend që as nuk e njeh shtetësinë e Kosovë.

Për të dhënë përgjigje në shumë pyetje e dilema, në emisionin Ndrrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, përgjigje ka dhënë organizatorja Agnesa Vuthaj.

Po ashtu, në studio opinionet e tyre dhe për qëndrimet karshi zgjedhjes së një vajze nga një tjetër vend si përfaqësuese e bukurisë shqiptare, i kanë dhënë edhe gazetarët Nderim Neziri dhe Ardian Jasiqi.

Si u bë që një vajzë nga Argjentina konkurroi për Miss Kosova, si do ta përfaqësojë vendin ajo dhe çfarë di rreth Kosovës, janë disa nga pikëpyetjet përgjigjen e të cilave mund ta mësoni në emisionin NIN.

Ndiqeni!

Llullaku shënon dy gola dhe feston me shqiponjë (VIDEO)

Posted: 19 Sep 2016 01:50 PM PDT

Azdren Llullaku konfirmon formën e mirë që po kalon në këtë fillim sezoni me fanellën e Gaz Metanit.

Në javën e tetë të ligës së parë rumune, mesfushori ofensiv shënoi të dy golat e fitores 2-0 të skuadrës së tij sot në fushën e Astra Xhurxhut.

28-vjeçari realizoi në minutat 71' dhe 79' duke fundosur kampionët në fuqi të Rumanisë, ku gjatë verës pati një aventurë të shkurtër mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli. Kjo disfatë e zhyt Astran në vendin e tretë nga fundi, me vetëm pesë pikë.

Si përherë, Llullaku festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, shkruan PanoramaSport.

Për futbollistin që ka luajtur si me Shqipërinë edhe me Kosovën, këta ishin golat numër 5 dhe 6 në kampionatin rumun këtë sezon.

Deputetja e PD-së u përgjigjet akuzave të Majlinda Bregut

Posted: 19 Sep 2016 01:47 PM PDT

Kritikat publike të deputetes demokrate në Shqipëri, Majlinda Bregu ndaj mënyrës se si kryetari Lulzim Basha po e drejton këtë forcë politike në opozitë nuk janë pritur mirë nga të tjerë kolegë të saj.

Një prej tyre duket se është është deputetja e qarkut të Lezhës, Albina Deda, e cila në një status në Facebook ka ironizuar deklarata e fundit të Bregut, megjithëse nuk ia përmend emrin, shkruan Lapsi.al.

"Menja madhe e zeza te zot"  Sa gra e vajza ka vendi që do të përfaqësonin me dinjitet, por dhe do të ishin qëndrestare të kauzave të PD….dhe halleve të qytetarëve", – shkruan Deda.

Kate Moss me agjenci modelingu të sajën

Posted: 19 Sep 2016 01:32 PM PDT

Në një intervistë të rrallë, supermoedelja 41-vjeçare, Kate Moss i tha "the Business of Fashion" se, punën në agjenci planifikon ta nisë këtë muaj.

"Nuk dua thjesht njerëz të bukur, – rrëfen ajo për faqen në fjalë të internetit. – Ajo që dëshiroj në të vërtetë është të krijoj yje".

"Më shumë sesa te ngritja e një agjencie të thjeshtë modelingu, unë dua të fokusohem te menaxhimi i karrierave të njerëzve. Dua njerëz që të dinë edhe të këndojnë, të kërcejnë, apo të aktrojnë", tha Kate Moss, shkruan Top Channel.

Agjencinë "Storm", e cila e zbuloi në moshën e brishtë 14-vjeçare në Aeroportin "JFK" të Nju Jorkut, Moss e la në fillim të këtij viti. Publikimi i planeve të saj për një agjenci të vetën përkon me fillimin e javës së modës në Londër.

Faqja e internetit e biznesit të ri është krijuar tashmë, e modelja çeli dhe një profil të ri në Instagram, i cili që prej mëngjesit të së hënës ka regjistruar më shumë se 700 ndjekës.

Bravo: Ika nga bankina

Posted: 19 Sep 2016 01:31 PM PDT

Portieri Claudio Bravo ka treguar arsyen se pse vendosi që nga Barcelona të kalojë në Manchester City.

Rreziku për të qëndruar në bankinën e Barcelonës, bëri që kiliani të kalojë në Etihad, te
Pep Guardiola.

"Nuk isha u i pari në Barca, ishte Ter Stegen."

"Klubi më bëri mua një ofertë për renovim, duke parë planet, iu bëra me dije pozicionin tim."

"Ishte shumë e sinqertë, nuk doja të ulesha në bankinë. Nuk më pëlqen kjo dhe këtë e kuptuan edhe ata", ka thënë Bravo./Klan Kosova/

 

 

 

LAJMI I FUNDIT: Policia largohet nga lagjia “Dardania”

Posted: 19 Sep 2016 01:29 PM PDT

Forcat e Policisë janë larguar nga lagjia "Dardania" pas aksionit të sotëm që ndodhi për largimin e atyre që besohet se janë uzurpatorë të banesave që nga viti 1999, njofton Klan Kosova.

Disa nga banorët po vazhdojnë të qëndrojnë para banesave në një tendë që e kanë ngritur për të kundërshtuar këtë aksion derisa disa prej tyre janë kthyer në banesat e tyre.

Shumë prej tyre janë shprehur të shqetësuar lidhur me rastin e të miturës që ka rënë nga ballkoni pikërisht në këto banesa, në rrethana që akoma nuk janë sqaruar.

Zjarr në kampin grek në Moria të Lesbos

Posted: 19 Sep 2016 01:13 PM PDT

Rreth 3,000 deri 4,000 emigrantë janë larguar nga kampi Moria në ishullin grek Lesbos, pas një zjarri i cili tendat dhe shtëpitë, transmeton Klan Kosova.

Imazhet në mediat sociale tregojnë  flakët e mëdha që kanë përfshirë kampin.Nuk raportohet për viktima.

Policia po heton nëse zjarri ka filluar qëllimisht.

Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, rreth 5,600 refugjatë aktualisht jetojnë në Lesbos, por ishulli ka vetëm kapacitet për 3,600.

E mitura bie nga ballkoni, nuk dihen rrethanat

Posted: 19 Sep 2016 01:12 PM PDT

Një femër e mitur ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 ndërsa këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se akoma nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te kjo ngjarje derisa sipas saj, Policia po heton për të zbardhur këtë rast.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe me QKUK-në për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të vajzës së mitur por kjo ka qenë e pamundur.

Ngjarja ka ndodhur tek banesat në lagjen “Dardania” ku sot Policia ka marrë një aksion për lirimin e banesave të uzurpuara nga viti 1999.

Numri i forcave policore në këtë lagje në kryeqytet është shtuar derisa banorët e banesave që policia kreu aksion të largimit po vazhdojnë të shprehin mllefin e tyre për këtë aksion.

Festohet 25 vjetori i pavarësimit të futbollit të Kosovës (VIDEO)

Posted: 19 Sep 2016 01:04 PM PDT

Më pesë shtator përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloj ndeshjen e parë zyrtare si shtet, njofton Klan Kosova.

E plot 25 vjet më parë, futbollistët e Prishtinës dhe Flamurtarit e kishin zhvilluar ndeshjen parë jashtë organizimit të Federatës Jugosllave të futbollit.

25 vjetori i pavarësimit të futbollit të Kosovës është shënuar më një ndeshje miqësore mes veteranëve të Prishtinës dhe Flamurtarit.

Kronikë nga Jon Ajeti.

BE: Monitorim situatës për trafikun e drogës në Shqipëri

Posted: 19 Sep 2016 12:59 PM PDT

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim mbi situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria, ndaj dhe po monitoron në mënyrë të vazhdueshme përpjekjet e autoriteteve shqiptare për t'u përballur me këto fenomene.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Nabila Masrali, thotë se rasti i fundit i avionit "Piper" në bregdetin e Ishmit duhet hetuar në mënyrë të plotë dhe efektive, bëri të ditur "Tv Klan".

"Do ju referoja edhe një herë te deklarata e shefes së diplomacisë së BE­së, Federika Mogerini gjatë Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri.

Po e citoj:"Krimi i organizuar, korrupsioni dhe trafiku i drogës janë çështje që Shqipëria duhet të trajtojë dhe t'i zgjidhë". Përveç kësaj, mund t'ju them se Komisioni Europian është duke monitoruar në mënyrë konstante situatën lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Shqipëri. Ne jemi në dijeni të aksidentit që ka ndodhur javën e shkuar në Ishëm dhe ne presim që autoritetet kompetente të vijojnë me një trajtim gjyqësor të ndershëm dhe efektim ndaj kësaj çështjeje", tha zëdhënësja.

Zëdhënësja e Komisionit Europian thotë se Bashkimi Europian organizoi një mision vlerësimi për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në gusht, në bashkëpunim me Delegacionin e BE ­së dhe me ekspertë të shteteve anëtare lidhur me forcimin e kapaciteteve ligjore për të luftuar këto

Ushtria e Sirisë njofton përfundimin e armëpushimit

Posted: 19 Sep 2016 12:55 PM PDT

Ushtria e Sirisë njoftoi përfundimin e armëpushimit në vend i cili pati hyrë në fuqi të hënën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar në agjencinë zyrtare SANA e cila është e lidhur me regjimin në Siri, theksohet se ka përfunduar armëpushimi i arritur mes SHBA-së dhe Rusisë në çështjen e ndalimit të konflikteve për Kurban Bajramin.

Në deklaratën ku vihet në dukje se armëpushimi duhet të përbëjë një mundësi për ndalimin e gjakderdhjes, pretendohet se grupet e armatosura nuk i janë përmbajtur pikave të armëpushimit.

Ndër të tjera në deklaratë është pretenduar se opozitarët në këtë proces kanë kryer 300 shkelje dhe se regjimi ka qenë i detyruar të kundërpërgjigjet.

Koalicioni Kombëtar për Forcat Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë i cili është institucioni ombrellë i opozitarëve sirianë në një deklaratë me shkrim në lidhje me shkeljet e armëpushimit të nisur të hënën e kaluar si rezultat i negociatave mes SHBA-së dhe Rusisë kishte theksuar se regjimi në një javë kishte kryer qindra sulme nga të cilët në të shumtën e tyre objektiv kanë qenë civilët.

Në deklaratë ndër të tjera ishte theksuar se që nga e hëna e kaluar e deri tani regjimi ka kryer shkelje të armëpushimit duke kryer 254 sulme si dhe ka përdorur avionët luftarakë, njësitë e artilerisë dhe helikopterët që hedhin bomba fuçi.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga ekipet e mbrojtjes civile, mësohet se nga shkeljet e regjimit me qindra herë kanë humbur jetën 19 civilë nga të cilët 10 në Dera, nga 4 persona në Humus dhe Idlib si dhe 1 person në Halep.

Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdojnë pritjet për ndihmat humanitare në vendbanimet ku ka dhjetëra njerëz të plagosur por se regjimi i Asadit vazhdon të pengojë këto ndihma humanitare të cilat janë të nevojshme të dërgohen në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit të shpallur nga SHBA dhe Rusia.

Majlinda Bregu: PD humbi në Dibër, partia në rrethe është kaotike

Posted: 19 Sep 2016 12:49 PM PDT

Deputetja e PD-së në Shqipëri, Majlinda Bregu i "ka hequr dorezat" duke folur por zhvillimet brenda partisë së saj pas humbjes së zgjedhjeve në bashkinë e Dibrës.

E ftuar në studion e "Top Story" në TCH, Bregu tha se duhet pranuar që PD humbi këtë bashki edhe për faj të saj.

"Dibra ishte humbje. Pata një parandjenje për humbjen. Kam qenë dy herë në këtë fushatë. I telefonova Shehut. Shkova dhe takova gratë dhe ato më shihnin me shijen "Të dëgjojmë çfarë nga thonë", por pa entuziazëm", tha ajo.

Duke folur për arsyet e humbjes në këtë bashki ajo thotë se ja shumë faktorë dhe jo të gjithë kanjë të bëjnë me abuzimet që bëri qeveria.

"Kanë qëndruar të gjithë faktorët duke filluar nga droga, vjedhja e votave dhe shantazhet e kartelit të drogës, por duhet parë edhe nga vetja. Humbja me 10-fishin e votave të bën që ta kthesh pasyrën edhe nga vetja.  Ka shumë arsye për të parë brenda vetes pasi ajo zonë është qeverisur nga PD për shumë vite"tha Bregu.

Sipas deputetes së PD-së strukturat e partisë në rrethe janë të paorganizuara për shkak të stërzgjatjes së zgjedhjeve brenda saj.

"Strukturat e PD-së janë problematike në të gjithë vendin. Situata është kaotike. Kjo sepse zgjedhjet duhet të ishin mbyllur që në vitin e parë në opozitë. Për këtë zvarritje këto grupe në bazë kanë filluar një lloj pakënaqësie në radhët e PD-së" , tha ajo.

Zogaj e Gashi: Objekti i kishës vetëm të mos rrijë ashtu siç është

Posted: 19 Sep 2016 12:46 PM PDT

Në edicionin e ri të emisionit "Zona B" në Klan Kosova, të ftuar janë analistët politikë, Petrit Zogaj dhe Astrit Gashi.

Ata do të flasin për Kishën Ortodokse e cila është ndërtuar në vitet e 90-ta Brenda kampusit universitar të Universitetit të Prishtinës. njofton Klan Kosova.

"Nuk mendoj që ajo se si sillemi me atë objekt nuk e cenon pavarësinë tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që e ardhmja e këtij objekti është ose të rrijë ashtu si është ose të ndërtohet si kishë", ka thënë Gashi.

"Çfarë t'i bëjmë jashtë ligjit një fakti dhe të sillemi në bazë të ligjit dhe të bëjmë veprime të gabueshme ."

"Me një marrëveshje dhe me procedura të ndërtohet një kishë funksionale. Rugova dhe ne të gjithë e kemi pa që ajo kishe nuk lejohet të rrënohet dhe si e bën balancin unë i bëj edhe disa gjëra tjera që të tërhiqet vëmendje", ka pohuar Gashi.

Kurse Petrit Zogaj nga Lëvizja "Fol" ka thënë se Instituti i Historisë është dashur që ta mendojë një ide më kreative.

"Ky objekt fetar do të duhej të shpjegonte përpjekjen tonë për pavarësinë."

" Është një dokument bazë është pakoja e Ahtisarit dhe nuk e përfshin këtë objekt në objektet e kishës ortodokse serbe."

"Sikur ai objekt të ishte ndërtuar në kohën e regjimit të Millosheviqit nëse ishim pajtu në Vjenë që ai objekt të funksionalizohet. Jam kundër rrënimit dhe të mos rrijë ashtu siç është. Jom që ai objekt të funksionalizohet për rrëfimin e viteve 90-ta.", ka përfunduar Zogaj.

Zogaj: Kisha Ortodokse tregon rrethanat në të cilat kanë jetuar shqiptarët

Posted: 19 Sep 2016 12:37 PM PDT

Në edicionin e ri të emisionit "Zona B" në Klan Kosova, të ftuar janë analistët politikë, Petrit Zogaj dhe Astrit Gashi.

Ata do të flasin për Kishën Ortodokse e cila është ndërtuar në vitet e 90-ta Brenda kampusit universitar të Universitetit të Prishtinës. njofton Klan Kosova.
Sa i përket përdorimit të kishës, Zogaj ka thënë ne duhet të pajtohemi se nuk jemi vend që s'jemi tolerant fetar.

Ai ka folur këtu edhe për Katedralen "Nëna Terezë" në Prishtinë.

"Për fatin tonë të keq është se katedralja është ndërtuar në një hapësirë shkollore. Ku ka qenë Gjimnazi "Xhevdet Doda" dhe nuk do të doja me besu që Ibrahim Rugova ta ketë marrë këtë vendim."

"Besoj që është marrë ai vendim duke konsultuar kishën katolike në Prishtine e jo duke dashur të balancohet."

"Ajo se si do të duhej të përdoret kisha brenda është që të mos përdoret në vend të ekspozitës por të ipet një përshkrim se në çfarë rrethana kanë jetuar shqiptarët dhe në cilin vend është ndërtuar të ipet edhe parcela."

"Të ipen edhe videot e asaj kohe të prezantohet gjithçka që ka ndodhur ne vitet e 90-ta rreth atij objekti. Kisha të jetë personifikim i kërkesës sonë për shtet ndërtim."

" Objektet fetare të Kishës Ortodokse janë trajtuar hollësisht nga Plani i Ahtisarit por është dashur të përdoret një politikë tjetër për me kriju balancin. Ka kalkulime politike për çështje fetare. Të reagojmë mençur që ministria e Kulturës dhe asnjë zyrtar i qeverisë të mos e përdor këtë politikisht po ti ipet mundësia që të diskutohet se si të përdoret ai objekt.", ka shtuar Zogaj.

Labi emocionohet pasi tre vjeçari merr rrugën për Gjermani

Posted: 19 Sep 2016 12:35 PM PDT

Këngëtari, Labinot Tahiri i njohur si Labi ka treguar se është emocionuar me rastin e nisjes së djaloshit 3 vjeçar, Besim Kurtolli për shërim në Gjermani.

Labi ka ndërmarr një aksion për grumbullimin e parave ku edhe ka grumbulluar për pak ditë shumën prej 250 mijë eurove, mjete këto të mjaftueshme që Besim Kurtolli të shërohet në Gjermani.

"Udha e mbarë o Trimi im, qava me lot, sikurse motra jote, sepse vetëm shpirti im e di se sa te vështirë e kisha të marrë guximin pë tu u premtuar familjes se unë do bëhem shërbëtori i bukuroshit BESIM KURTOLLI", ka shkruar Labi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

Ai ka falënderuar popullin për donacionet e dhuruar ashtu si edhe nënën e babain e tij që e kanë sjellë në jetë.

"Faleminderit o popull i dashur. Faleminderit o nënë e baba qē më sollët në jetë dhe unë sot po jap atë nga zemra për këtë ATDHE E PËR FËMIJËT E KËTIJ POPULLI. U kthefsh shëndoshë e mirë BESIM, e u bēfsh udheheqës KOMBI Me dashuri dhe lutje LABI DHE POPULLI", ka përfunduar Labi.

Më poshtë shiheni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova për nisjen e tre vjetarit për Gjermani për të kërkuar shërimin.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more