Skip to main content

Klan Kosova : “Mustafa: Narkotikët po luftohen kënaqshëm” plus 24 more

Klan Kosova : “Mustafa: Narkotikët po luftohen kënaqshëm” plus 24 more


Mustafa: Narkotikët po luftohen kënaqshëm

Posted: 15 Sep 2016 02:50 PM PDT

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se trafiku i narkotikëve në Kosovë është duke u luftuar në masë të kënaqshme.

Ai këtë koment e ka bërë duke folur për vizitën që është duke bërë një mision ndërkombëtar lidhur me ruajtjen dhe shkatërrimin e narkotikëve të konfiskuar nga Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Misioni për kontrollin e drogave do të jetë për disa ditë në Kosovë, me c’rast do të bisedojnë me zyrtarë të institucioneve të ndryshme të Kosovës, për të parë sa e kemi ne legjislacionin konform atij të Bashkimit Europian”.

Mustafa ka deklaraur se ende nuk i dinë përshtypjet e misionit që është ende duke zhvilluar vizitë në Kosovë, ndërsa ka lavdëruar punën që bën policia në konfiskimin, ruajtjen dhe shkatërrimin e drogave të ndryshme.

“Sa i përket luftës që bëhet ndaj narkotikëve, ata janë të kënaqur. Ndërsa lidhur me cështjet tjera ende nuk e dimë, pasi në fund të vizitës së tyre do të kemi një takim për ta kuptuar këtë gjë. Mendoj që Policia e Kosovës ua ka shpjeguar si bëhet edhe ruajtja edhe asgjësimi i drogave të konfiskuara. Ajo që bëhet sot në dhomën e dëshimve është punë e kryer me profesionalizëm të madh”.

“Viteve të fundit ka gatishmëri të vendeve fqinje për të bashkëpunuar në luftën ndaj narkotikëve. Ka po ashtu një rritje të profesionalizmit të policisë në këtë drejtim. Në aspekt të numrit të përdorusve të narkotikëve, asnjë shtet nuk mund të flasë me saktësi shifrash”.

“Kur të jepen shifrat duhet pasur kujdes lidhur me saktësinë e saj. Sepse të thuhet nga 15 mijë deri në 30 mijë përdorues, atëherë kemi një dallim prej 100 për qind. Mund të them që mosha prej 18-21 është me më së shumti përdorues të narkotikëve. Por nëse punojmë në vetëdijësim duhet që t’i kemi cak gjeneratat e reja, pasi ato janë cak edhe i narko-grupeve”. /klankosova.tv

Rastet kur kontraceptivët nuk kryejnë efekt

Posted: 15 Sep 2016 02:50 PM PDT

Femrat që përdorin kontraceptivët pas një marrëdhënieje intime duhet të bëjnë kujdes.

Nëse ato janë duke marrë ilaçe të tjera, duhet të dyfishojnë dozën e kontraceptivit. Sipas studiuesve, ilaçet që përdoren për epilepsinë dhe disa lloj infeksionesh mund të ndërveprojnë me kontraceptivët, duke i bërë ata më pak efektivë.

Të dhënat e mbledhura prej tyre sugjerojnë se kontraceptivi 72­orësh, i cili zakonisht merret pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, ka çuar shpesh në shtatzëni të padëshiruara. Janë më shumë se 400 të tilla që nga koha kur ky lloj kontraceptivi është licencuar në vitin 1970.

Studiuesit thonë se gratë që marrin ilaçe për epilepsi, tuberkuloz, HIV dhe infeksione të tjera duhet të marrin dozë të dyfishuar, në mënyrë që kontraceptivi të jetë efektiv, shkruan Shekulli, përcjellë Klan Kosova.

Tahiri: Pa dokumentacione nuk ka punime tek Kisha Ortodokse

Posted: 15 Sep 2016 02:43 PM PDT

Zëdhënsi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në Ora e Fundit, ka thënë se punimet tek kisha ortodokse në Prishtinë, janë ndërprerë për shkak të mos respektimit të ligjit.

Sipas Tahirit, këto punime nuk do të vazhdohen derisa nuk sigurohen dokumentacione adekuate për leje të punës, njofton Klan Kosova.

''Inspektorët tanë që janë zakonisht në terren kanë parë që janë duke u bërë disa punë në këtë zonë dhe kanë lajmëruar.''

''Kemi urdhëruar, që të ndërpriten punimet, por fillimisht është refuzuar ndërpreja e punës. Megjithatë kur kemi parë që mungon dokumentacion i lejes së punimeve, atëherë kemi ndërmarr masa.''

''Pas ndërprerjes së punimeve, u takuam me punëdhënësit e tyre dhe u treguam se cfarë duhet përmbajtur një dokumentacion që lejon të vazhdohet një projekt në ndërtime.''

''Pa pasur një leje të tillë të punës, asnjë ndërtesë dhe asnjë projekt nuk lejohet në Prishtinë.''

''Ne i njoftuam për të gjitha problemet dhe pa ato dokumente nuk vazhdohet puna tek Kisha Ortodokse.''

'Në asnjë lokacion në komunën e Prishtinës, nuk mund të vazhdohen punime pa u respektuar ligjet e Republikës së Kosovës.''

''Nuk jemi këtu për të dhënë mendime, por për të zbatuar ligjin” ka përfunduar Tahiri,  njofton Klan Kosova.

BDI përshëndet deklaratën e Zaevit për gjuhën shqipe

Posted: 15 Sep 2016 02:24 PM PDT

BDI përshëndet deklaratën e liderit të LSDM-së Zoran Zaev i cili ditë më parë pohoi se me ardhjen e tij në pushtet, gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare.

"Unë mendoj se një deklaratë e tillë duhet të përshëndetet, por duhet të kemi parasysh çdoherë se statusi i gjuhës shqipe duhet të rregullohet sipas Kushtetutës dhe MO-së.

Do të thotë gjuha shqipe duhet të ketë përdorim të plotë në tërë territorin e Maqedonisë", deklaroi deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti.

Pas deklaratës së Zoran Zaev-it ka reaguar kreu i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski sipas të cilit dygjuhësia rrezikon nacionalitetin maqedonas.

"Dygjuhësia do të thotë bipopullatë

Dygjuhësia do të thotë bikonstituim

Dygjuhësia do të thotë dyshtetësi

Personi më nuk është qesharak, ai është i rrezikshëm për interesat shtetërore dhe nacionale maqedonase.

Dhe mos mendoni se nuk kupton çfarë flet, kupton dhe e di", ka shkruar Dimovski.

Mllefin e Dimovskit, deputeti i BDI-së Rafiz Aliti e quan blof parazgjedhor.

"Deklarata të tilla çdoherë kemi pasur sidomos kur kemi të bëjë me periudhë parazgjedhore. Mendoj se edhe shefi i grupit parlamentar por edhe gjitha elitat politike në Maqedoni e kanë të qartë se statusi i gjuhës shqipe të rregullohet.

Me rregullimin e statusit të gjuhës shqipe, nuk do të thotë se i cenohet e drejta dikujt tjetër apo ndonjë komuniteti tjetër, por e kundërta", tha Aliti.

Ditë më parë, lideri i LDSM-së Zoran Zaev shprehu gatishmërinë e tij për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj në të gjitha institucionet, raporton alsat-m.

"Zbatimi praktik i ligjeve që ekzistojnë në Maqedoni do të thotë zbatim i tyre praktik në favor të qytetarëve. Në Prilep ai që mëson shqip, edhe pse përqindja është e vogël, mund të fitojë të drejtën të mësojë në shkollë të muzikës në gjuhën shqipe, të shkruaj kërkesë në gjuhën shqipe", deklaroi kreu I LSDM-së, Zoran Zaev.

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe si pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, zvarritet që nga viti 2001. Në pamundësi realizimi, BDi premton me vite hartimin e një ligji i cili obligon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel republikan. /albeu

“La Repubblica”:Piloti italian pjesë e klaneve të drogës dhe armëve

Posted: 15 Sep 2016 02:19 PM PDT

Rrëzimi i avionit sot në afërsi të lumit Ishëm, i cili drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi, ka marrë edhe vëmendjen e mediave italiane, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Sipas së përditshmes italiane "La Repubblica", piloti italian Guido Andrea Guidi, dyshohet se ka lidhje me klanet kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, me trafikimin e tyre me avionë përmes pistave sekrete në provincat e Barit e Brindizit.

"La Repubblica" shkruan se një avion i vogël me një pilot në bord u rrëzua në Shqipëri, pas uljes së detyruar në një fushë shumë larg zonave të banuara, në një vendpushim në Ishëm që ndodhet pak më shumë se 30 km nga Tirana.

Gazeta përshkruan se avioni është dëmtuar në krah, ndërsa piloti Guidi ka deklaruar se ka qenë i detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të një defekti. Autoritetet shqiptare, shkruan gazeta dyshonin se avioni ishte i përfshirë në trafikun e drogës edhe pse policia tha se nuk ka gjurmë të ngarkesave me drogë.

Gazeta vijon më tej duke shkruar se për pilotin nuk ka asnjë masë mbrojtëse, por i është nënshtruar marrjes në pyetje nga hetuesit. Piloti italian shkruan "La Repubblica" është arrestuar në Itali në vitin 2006 për një aksident të ndodhur në 2003. Autoritetet shqiptare të aviacionit thanë se avioni nuk kishte leje për të fluturuar në hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Mrekullia që i ndodh trupit kur lini duhanin

Posted: 15 Sep 2016 02:15 PM PDT

Ekspertët kanë treguar shumë herë se pirja e duhanit ka një ndikim negativ në tërë trupin tonë. Por, për shumë njerëz, lënia e duhanit është një sfidë shumë serioze psikologjike, ose ata thjesht nuk e gjejnë motivimin e duhur për të bërë këtë ndryshim në stilin e jetës së tyre.

Por cilat janë ndryshimet që ndodhin në trupin tonë kur ne heqim dorë nga cigarja? Më poshtë shihni disa nga këto ndryshime.

Ekspertët në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë shpalosur disa të dhëna për të treguar ndryshimet që ndodhin kur një person ndalon pirjen e duhanit.

Çuditërisht, vetëm 20 minuta pasi të keni përfunduar cigaren tuaj të fundit, një seri e ndryshimeve pozitive fillon dhe kjo do të zgjasë për vite me radhë, transmeton Klan Kosova.

20 minuta

Funksionimi i zemrës tuaj të kthehet në normalitet. Kapilarët tuaj dhe rrjeti i enëve të gjakut përmirësohen ashtu si edhe qarkullimi i gjakut, derisa ndjeshmëria e këmbëve dhe gishtave tuaj rritet.

12 orë

Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie, ndërsa niveli i oksigjenit rritet. Përbërja e gjakut kthehet në normale.

Nga 2 javë për 3 muaj

Rreziku nga sulmi në zemër është reduktuar. Simptomat e varësisë së duhanit zhduken e qarkullimi i gjakut në enët periferike përmirësohet. Indet e mushkërive restaurohen dhe funksioni i mushkërive përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme.

 Nga 1 deri në 9 muaj 

Kollitja e shkaktuar nga pirja e duhanit zvogëlohet, edhe pse jo menjëherë – mushkëritë kërkojnë pak kohë për të hequr qafe  substancat e dëmshme që kanë akumuluar brenda tyre.

1 vit

Nevoja për duhan zhduket. Lëkura merr një ngjyrë të shëndetshme dhe fleksibilitet më të madh. Rreziku i sëmundjes ishemike të zemrës bie me 50%.

5 vjet

Qarkullimi i gjakut është restauruar plotësisht në normal. Rreziku i sulmit në zemër është reduktuar në një nivel të barabartë me atë që nuk pinë duhan. Sistemet nervor dhe imunitare funksionojë disa herë më mirë.

Lypet kujdes mjekësor për mësuesit (Video)

Posted: 15 Sep 2016 02:03 PM PDT

Dhuna e shfaqur nga mësuesit tek nxënësit në disa raste, ka bërë që drejtorët e shkollave, sociologë e psikologë të kërkojnë kontrolle mjekësore ndaj mësimdhënësve, njofton Klan Kosova.

Edhe në MASHT mendojnë njëjtë.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Agan Hajdarhoxha.

Inter befasohet nga Hapoel

Posted: 15 Sep 2016 02:00 PM PDT

Inter është mposhtur befasisht nga Hapoel, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Europës.

Mysfairët në epërsi kaluan në minutën e 54-të të takimit me golin e Vitor. Ndërsa golin e dytë, një supergol nga gjuajtja e lirë e shënoi Buazglo.

Italianët dominuan pjesën më të madhe të takimit, por nuk arritën të shënojnë as golin e nderit.

Mirena: Heroizmi i liderëve i bankrotuar

Posted: 15 Sep 2016 01:53 PM PDT

Analisti politik, Ilir Mirena, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se edhe nëse shpallen të pafajshëm të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale, kthimi i tyre në Kosovë nuk do të jetë aspak triumfal.

“Në këtë aspektin e ndikimit politik brenda, ndoshta gjykata do të veproi me ata emra, të cilët i dijmë, përkatësisht listën e Milaim Zekës, ku shihen krerët e PDK-së aty e disa persona të tjerë të komandantëve. Sa është i sigurt, sa një dëshmitar, mund t'i besoj sistemit tonë të drejtësisë, e justifikon tribunalin e Hagës”.

Ai ka deklaruar se ka kaluar koha kur liderët që janë shpalluar të pafajshëm nga gjykata janë pritur si heronj, njofton Klan Kosova.

“Të akuzuarit nëse kthehen të pafajshëm, gjithsesi që nuk do të priten si heronj. Ka vdekë ajo periudhë kur dikush do të dal do t'i mbush sheshet sikurse Fatmir Limajn. Sepse të gjithë kanë qenë në pushtet. Unë personalisht, kisha pas dëshirë me i pa të hequr këtë kast por jo me njollat e Ushtrisë Çlirimtare”. /klankosova.tv

Ariana Grande publikon këngë të re (Video)

Posted: 15 Sep 2016 01:40 PM PDT

Ariana Grande e ka publikuar pjesën e dytë të këngës "Knew Better", si befasi për fansat e saj, transmeton Klan Kosova.

Kënga fillimisht ishte publikuar si "Knew Better / Forever Boy"  në albumin e tretë të këngëtares 23-vjeçare "Dangerous Woman", nga ku kanë dalë edhe hitet si "Into You" dhe "Side to Side".

"Netët e fundit i kam kaluar duke punuar në atë që të gjithë ju e keni kërkuar për një kohë të gjatë, dhe nuk mund të pres që t'ua prezantoj. Ju dua", shkroi Ariana në rrjetin social Twitter.

Mourinho arsyetohet për humbjen

Posted: 15 Sep 2016 01:28 PM PDT

Jose Mourinho ka thënë se Manchester United nuk e meritoi humbjen në përballjen me Feynoord.

Djajtë e Kuq u mposhtën në përballjen me skuadrën holandeze, pas një goli të shënuar nga Tonny Vilhena në minutën e 79-të të takimit.

Strategu portugez ka thënë se skuadra e kishte lojën nën kontroll, por që fati nuk ishte në anën e tyre.

"Sigurisht që jam i pakënaqur, sepse ne nuk e merituam të humbim. Ne e kishim lojën në kontroll. Po tentonim të fitonim, ndërsa ata po përpiqeshin për të mos humbur. Nuk patëm fat".

"Nuk dua të veçoj ndonjë futbollist për kritika. Ne tani duhet të fokusohemi për ndeshjen ndaj Watfordit".

Gështenjat me shumë vlera ushqyese

Posted: 15 Sep 2016 01:25 PM PDT

Gështenjat janë fruti me vlera ushqyese dhe kundërindikacione, që i kanë bërë ato të famshme në të gjithë botën. Origjina e vjetër e gështenjave është e lidhur me romakët dhe grekët, të cilët të mirat ushqyese të kësaj frute i vlerësonin që në atë kohë.

Frutat e thata janë vërtet të çmueshme nga pikëpamja ushqimore për shëndetin e organizmit dhe këtu bëjnë pjesë edhe gështenjat. Por cilat janë karakteristikat e tyre?

Gështenjat janë të pasura me vitaminë E

Bëhet fjalë për substanca të posaçme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të qarkullimit të gjakut, që sjellin përfitime të dukshme për zemrën. Prezenca e magnezit ndihmon në rregullimin e nivelit të kalciumit në gjak dhe rrjedhimisht edhe në shëndetin e zemrës dhe të muskujve, duke i forcuar ato.

Vitamina E dhe magnezi parandalojnë problemet e zemrës Rrezikun për ndonjë infarkt apo shfaqjen e llojeve të caktuara të tumoreve.

Vitamina E dhe acidet yndyrore gjithnjë në veprim mbrojtës për lëkurën 

Ekziston për shembull vaji i gështenjave për kurimin e flokëve dhe të lëkurës, i cili është në gjendje të parandalojë dehidratimin, ndërsa dhe i forcon ato, falë të mirave zbutëse dhe tonifikuese që zotëron.

Gështenjat, falë pranisë së magnezit dhe të fibrave, favorizojnë tretjen e mirë, transitin intestinal dhe eliminimin e toksinave, përveçse e ndihmojnë metabolizmin me proteina dhe karbohidrate.

Vitamina E konsiderohet si një antioksidant natyral dhe si i tillë është në gjendje të ngadalësojë plakjen e shpejtë dhe të kundërshtojë veprimin e radikaleve të lira. Gështenjat nuk përmbajnë gluteinë dhe për këtë ato përcaktohen në ushqyerjen e kujtdo që vuan nga problemet me zorrët.

Gështenjat përmbajnë acide yndyrore esenciale si Omega 6 dhe Omega 3, të cilat janë në gjendje të thithin nivelet e kolesterolit LDL, si dhe acid oleik, i cili shërben për të ngritur nivelet e kolesterolit të "mirë" HDL.

Magnezi i pranishëm te gështenjat lufton lodhjen, dhembjen e barkut, si dhe dobësinë e përgjithshme trupore. Konsumimi i gështenjave, ndër të tjera, është i përshtatshëm edhe për plotësuar ndonjë mangësi në organizëm, si dhe për të luftuar aneminë.

Prezenca e vitaminave të grupit B ndikojnë në largimin e stresit dhe ankthit, ndërsa luftojnë edhe depresionin, që reflekton simptoma të ndryshme. Gështenjat, ndër të tjera, janë në gjendje të luftojnë edhe lodhjen: falë prezencës së fibrave, ato kanë edhe të mira laksative apo pastruese.

Gështenjat janë një burim i pasur me kripëra minerale: janë të pranishme sasi të duhura të magnezit, potasit, fosforit, magnezit, kalciumit, hekurit, zinkut dhe të selenit. Kjo lloj frute e thatë, përveçse përmban vitamina (A, ato të grupit B, vitaminën E, K dhe J), ka edhe betakaroten, sakaroz, aminoacide të ndryshme, ujë, proteina dhe fibra. Ndër të tjera, gështenjat janë një ushqim shumë kalorik: flitet për rreth 628 kalori në çdo 100 gramë.

Në fund mund të themi se, nuk ekzistojnë efekte kolaterale të veçanta që lidhen me konsumimin e gështenjave. Ndërkohë, është mirë që me konsumimin e gështenjave, të mos e teproni. Si në çdo gjë tjetër, edhe për këtë frutë, ky rregull duhet pasur "vath në vesh". /albeu.com/

Kur dikush nuk ndihet rehat me ju

Posted: 15 Sep 2016 01:20 PM PDT

Të gjithë bëhemi nervoz në raste të caktuara, sidomos kur ndjehemi sikur dikush është duke na vëzhguar. Por sa të zotë jeni të dalloni nëse një person nuk është rehat me ju?

Ja katër shenja që tregojnë se dikush nuk po e shijon shoqërinë tuaj:

1-Ata prekin ose fërkojnë qafën e tyre

2-Janë të zbrapsur (vendosin një kembë prapa)

3-Shmangin kontaktin me sy

4-Ju bllokojnë ose vendosin objekte para tyre/oranews

Sadiku shënon supergol (VIDEO)

Posted: 15 Sep 2016 01:15 PM PDT

Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Armando Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Europa League.

Sadiku ka shënuar një supergolqë në minutën e dytë të takimit me Vilarealin spanjoll. Ai ka goditur nga një distancë e konsiderueshme duke mposhtur portierin kundërshtar.

Ja çfarë do të ndiqni sonte në “Ora e Fundit”

Posted: 15 Sep 2016 01:11 PM PDT

Sonte në emisionin "Ora e Fundit" në Klan Kosova, gjegjësisht në rubrikën "Ballë për Ballë", i ftuar është Zëvendësministri i Punëve të Brendshme – Nehat Mustafa.

Më të do të flitet për drogën dhe për luftimin e kësaj dukurie.

Ndërsa në "Kosova Direkt" do të raportohet nga Kisha Ortodokse në kampusin universitar, ku do të kuptojmë nëse janë ndërprerë përfundimisht punimet apo janë duke vazhduar ende.

Këto dhe shumë informacione të tjera Ora e Fundit ju ofron sonte me fillim në ora 23:00.

Na ndiqni!

Gashi: Vet krijimi i Speciales është njëfarë dënimi

Posted: 15 Sep 2016 01:11 PM PDT

Analisti Dardan Gashi, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale të mos bie pre e lojërave të ndryshme që mund të bëhen.

Ai ka deklaruar se edhe nëse akuzat e ndryshme vërtetohet të mos jenë të vërteta, ato do të mbesin njollë e zezë për personat e apostrofuar, njofton Klan Kosova.

“Edhe nëse pas 10 vjetësh del që nuk është i vërtetë raporti i Dick Martit për Hashim Thaçin, ajo është një njollë e zezë. Si do që të ndodhë, ai është një dëm që i është bërë vendit dhe vështirë që mund të rikuperohet. EULEX-i nuk ka kryer asnjë funksion. Shpresoj që Gjykata Speciale të mos bjerë viktimë e lojërave”.

Gashi ka thënë se vet krijimi i Gjykatës Speciale është njëlloj dënimi për segmentë të caktuar dhe se është absurde që edhe pas kaq vjetësh të kemi tema të tilla si krimet e luftës.

“Për ne kur vjen fjala e akuzës, për ne nëse vjen një gjykatë e huaj, në një aspekt veç e ke mar një dënim. Është negative për vendin. Zonat e komandantëve dihen, ata që kanë qenë kush kanë qenë e dijmë, besoj që dikush duhet ta marr përgjegjësinë. Edhe EULEX-i ka thënë se do të hetohen raste të tilla, ka qenë rasti i Fatmir Limajt, dhe s'ndodhi asgjë hiç. Tema e krimeve të luftës, krejt pas 17 vjetësh, është çështje absurde nga bashkësia ndërkombëtare”. /klankosova.tv

Ronaldo i kryen detyrat e shtëpisë (Foto)

Posted: 15 Sep 2016 01:00 PM PDT

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, duket se është një baba i përkushtuar.

Ai e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet se si po i ndihmon djalit të tij rreth detyrave të shtëpisë, transmeton Klan Kosova.

Home work with my boy👌✌️

A photo posted by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

 

Culaj: Specialja nuk e dëmton imazhin e vendit

Posted: 15 Sep 2016 12:52 PM PDT

Profesori Gjoc Culaj, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se nuk beson që imazhi i shtetit të Kosovës do të dëmtohet nëse drejtësia shkon në vend, qoftë edhe përmes Gjykatës Speciale.

“Nuk jam idhtar i drejtësisë ndërkombëtare, unë preferoj drejtësi nacionale në një vend demokratik në një shtet ligjor. Carla Del Ponte, ka dërguar hetuesit e saj; a nuk ka pasur prova të mjaftueshme apo cili ka qenë problemi nuk e di. Por se a do të dëmtohet imazhi me këto akuza, mendoj që drejtësia nuk ka alternativë për të negociuar. Nuk mendoj që imazhi jonë si shtet dëmtohet, nëse drejtësia shkon në vend”.

Ai ka deklaruar se nuk duhet të kemi dyshime në drejtësi, cfarëdo qoftë rezultati i Speciales. Culaj ka theksuar se drejtësia duhet të shkojë në vend, pa marrë parasysh rrethanat, njofton Klan Kosova.

“Drejtësi është edhe nëse dënohemi, por edhe nëse lirohemi. Drejtësia është ajo se sa ne jemi në gjendje të luftojmë korrupsionin. E rëndësishme është që drejtësia të shkojë në vend, është fakt që kjo gjykatë nuk është reale. Shteti ynë ende nuk është maturuar. Shteti jonë maturohet kur bëhet pjesë e organizatave të fuqishme ndërkombëtare”. /klankosova.tv

Ja cila skuadër tundoi Bonuccin

Posted: 15 Sep 2016 12:45 PM PDT

Leonardo Bonucci ka thënë se ai ishte i tunduar nga një ofertë nga Anglia, por Juventus është shtëpia e tij.

Mbrojtësi italian ishte gjurmuar nga Manchester City i Pep Guardiolës dhe Chelsea i Antonio Conte këtë verë.

Mediat italiane shkruajne se propozimet e ofertave nga gjigantët angleze kanë arritur deri në 50 milionë euro.

"Nëse kam thënë se unë nuk u tundova këtë verë nga një ofertë nga Anglia, para së gjithash për trajnerin që më donte mua, atëherë kjo do të ishte një gënjeshtër", është shprehur Bonucci për Mediaset Premium.

"Por, Juventusi është shtëpia ime dhe jam i lumtur që kam mbetur. Ëndrra ime ishte për të fituar me këtë fanellë dhe tani unë jam këtu, i gatshëm për tu përmirësuar si një lojtar dhe të sfidoj veten për të bërë këtë ekip të bëhet një legjendë".

“Gjykata Speciale s’e ndryshon të ardhmen politike të vendit”

Posted: 15 Sep 2016 12:38 PM PDT

Analisti Astrit Gashi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se pret që Gjykata Speciale ta mbyll një kapitull që është përhapur dhe përdorur kundër Kosovës.

“Krijimin e Gjykatës Speciale e shoh krijim të një koncenzusi të anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare për t'i dhënë fund padrejtësisë. Kjo është një pjesë ndoshta nuk do të zgjasë shumë, por ajo e mbyll një kapitull, jo vetëm që është përhapur por edhe është përdorur kundër Kosovës”.

Gashi ka deklaruar se krijimi i saj mund të jetë rezultat i luftës qyqare të politikanëve kosovar, të cilët synojnë që problemet e tyre t’i zgjidjin përmes drejtësisë ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

“Nëse kjo gjykatë zgjatë vite e vite, në përfundim nuk do të jetë asgjë pozitive për vendin. Çdo pikë tjetër, nuk parapaguhem me bindjen qytetare në Kosovë, se kjo gjykatë ka me qenë një instrument që do të ndryshojë të ardhmen politike të vendit. Edhe e shoh një lloj qyqarllëk të shoqërisë kosovare, që problemet e politikës dhe luftës së tyre t'i zgjedh një drejtësi ndërkombëtare. Nuk duhet të presim shumë nga kjo gjykatë, sikurse kemi prit nga EULEX-i që t'i kap peshqit e mëdhenj”. /klankosova.tv

Zogaj: Specialja nuk paraqet drejtësi politike

Posted: 15 Sep 2016 12:31 PM PDT

Analisti Petrit Zogaj, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se ka qenë i domosdoshëm krijimi i Gjykatës Speciale, për të gjykuar shkeljet dhe krimet e bëra gjatë luftës, njofton Klan Kosova.

“Deklaratat politike të asaj kohe, sigurisht që janë marr më afër zemrës. Ajo cfarë unë besoj, gjërat në Kosovë nuk janë zhvilluar aq mirë gjatë luftës. Ka pasur vrasje, e shumë gjëra. Ajo cfarë mua nuk më pëlqen është se kemi pasur dy dështime. Por që këto dështime nuk kanë arritur të nxjerrin një mësim, se si të reagohet”.

Ai ka deklaruar se duhet që kjo gjykatë të mos konceptohet si vijimësi e një drejtësi politike, pasi në këtë formë asaj i humbet besimi.

“Është dashur që për shkak të dështimit të dy misioneve të krijohet një gjykatë që të ndjek të gjitha krimet. Që të krijojë drejtësi në vend. Sido që është krijuar, besoj që do të krijojë një lloj të hakmarrjes prej njërës palë ndaj tjetrës. Do të ishte e udhës që fillimi i kësaj gjykate të mos kuptohej si vazhdimësi e një drejtësie politike, sepse i humb besimi. E ky ndoshta do të jetë hendikepi i parë, që do të përcjellë këto dekada. Ky do të jetë një brum shumë i mirë për serbët që të thuhet se shikoni si drejtuesit politik akuzohen për trafikim organesh”. /klankosova.tv

Zbulohet një pistë 1.5 km pranë avionit, Prokuroria: Ishte ndërtuar 10 ditë më parë

Posted: 15 Sep 2016 12:25 PM PDT

Kjo pistë afro 1.5 kilometër e gjatë u zbulua pranë vendit ku ra avioni i italianit Guido Andrea Guidi, përgjatë grykëderdhjes së lumit Ishëm.

Prokuroria thotë se ajo është ndërtuar 10 ditë më parë.

Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kanë marrë në dorë hetimin, thonë se dyshohet që ajo të jetë ndërtuar nga trafikantët e kanabisit dhe do të përdorej për transportin e lëndës narkotike drejt Italisë.

Sipas tyre, fakti që është ndërtuar këto ditë lidhet me kohën e korrjes se kanabisit.

Hetuesit kanë dyshime se italiani ishte piloti i parë, që ulej në të dhe kjo tentativë konsiderohet si provë.

Zona ku është ndërtuar pista është e fshehur dhe larg qendrave të banuara.

Ajo dyshohet se do të shërbente për të trasportuar të gjithë drogën e mbjellë në zonat e Krujës dhe Fushë – Krujës.

Në të dhënat e siguruara nga Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë dhe SHISH, kjo zonë ka sipërfaqe të mëdha të mbjella me kanabis.

Numri i procedimeve të regjistruara në Prokurori, për kultivimin e bimës narkotike, është i lartë.

Për kultivuesit janë kryer disa veprime hetimore dhe dyshohet se 69 – vjeçari Guidi ka patur kontakte me shqiptarë në Itali, të cilët janë të përfshirë në trafikun e drogës nga vendi ynë në Itali., shkruan tvklan. Pista dhe avioni konsiderohet ende si provë materiale dhe janë nën ruajtje e policisë. Në pistë janë gjetur gjurmë mjetësh të tjera, çka tregon se gjatë këtyre ditëve ka patur mjaft lëvizje.

Pavarësisht krehjes së zonës, nga policia nuk është gjetur asnjë provë tjetër, që e lidh rënien e avionit me trafikun e lëndëve narkotike. Mister për Prokurorinë është mënyra se si italiani ka hyrë në hapësirën ajrore shqiptare pa u pikasur. Ai kishte të fikur trasponderin, duke e bërë mjetit fluturues të pakapshëm nga radarët.

Deri në kohën kur policia është njoftuar nga banorët për rrëzimin, asnjë radar nuk e ka diktuar ardhjen e tij.

Aviacioni Civil konfirmoi se nuk kishte informacion se një avion i tillë të këtë marrë leje për të udhëtuar në bregdetin shqiptar.

 

Feynoord befason Unitedin (VIDEO)

Posted: 15 Sep 2016 12:18 PM PDT

Feynoord ka mposhtur Manchester Unitedin 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Europës.

Holandezët kaluan në epërsi në minutën e 79-të të takimit, përmes Vilhena.

Djajtë e Kuq, deri në fund të takimit, megjithë tentativat, nuk arritën të shënojnë gol për të barazuar rezultatin.

Aksidenti rrugor, humb jetën turisti çek

Posted: 15 Sep 2016 12:14 PM PDT

Një shtetas çek ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së enjtes, pas një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Peqin.

Viktima është identifikuar si Stanislav Pitrun, 69-vjeçari i datëlindjes 1 Mars 1947, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip "Mercedes Benz", një minibus prej 21 vendesh me targa AA 862 LB, dhe ishte nisur nga Ohri për në Durrës.

Turistët kishin ndaluar në afërsi të Paprit për një pushim për nevoja personale, por në momentin që shtetasi çek ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës, është goditur nga një tjetër automjet Benz, me targa AA 771 JR, i cili drejtohej nga shtetasi Ardit Perisnaka, 23 vjeç nga Shalsi, shkruan tch.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po punojnë për hetimin e rrethanave të aksidentit.

Zbulohet kostumi i ri i Batmanit

Posted: 15 Sep 2016 12:11 PM PDT

Fansat e Batmanit po e presin me padurim premierën e "Justice League" në vitin 2017, dhe regjisori Zack Snyder shpërndau në Twitter një foto të Ben Affleck me kostumin e ri të superheroit më të famshëm në botë.

Kostumi i Batmanit duket më solid se herët e tjera, madje ka edhe syze mbrojtëse, shkruan tch. Kjo foto vjen pasi stafi shijoi ditën e fundit të xhirimeve të këtij filmi.

Në filmin e radhës së Batmanit do të jenë edhe super-heronj të tjerë si Superman (Henry Cavill), Wonder Woman (Gal Gadot), Flash (Ezra Miller), Cyborg (Ray Fisher) dhe Aquaman (Jason Momoa).

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more