Skip to main content

Klan Kosova : “Kujdes me partnerin, mund të ngatërrojë shënjestrën (VIDEO)” plus 24 more

Klan Kosova : “Kujdes me partnerin, mund të ngatërrojë shënjestrën (VIDEO)” plus 24 more


Kujdes me partnerin, mund të ngatërrojë shënjestrën (VIDEO)

Posted: 01 Sep 2016 03:04 PM PDT

Në pamjet e publikuara më poshtë, do të mund të shihni eksperimentin më të çuditshëm që ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për disa moment të rrezikshme të cilat pamje janë realizuar në një klase, përcjellë Klan Kosova.

Videoja e mëposhtme tregon dy të rinj të shtrirë për tokë, derisa njëri bart mbi vete një bllok betoni e shoqëruesi i tij duke tentuar ta godas pikërisht në të.

Papritur gjatë goditjes së tij, personi i cili do të godiste, ngatërron shënjestren duke e goditur keq partnerin e tij.

 

 

Punëtorët e Ferronikelit vazhdojnë protestat deri në arritjen e qëllimeve

Posted: 01 Sep 2016 03:02 PM PDT

Sindikalisti i punëtorëve të Ferronikelit, Fehmi Nika ka thënë për Klan Kosova se do të vazhdohet me protesta paqësore derisa të arrihen qëllimet e punëtorëve.

Kjo pasi nëse nuk fillon prodhimi sa më i shpejtë i Ferronikelit, rrezikohen të mbesin papunë mbi 800 punëtorë, njofton Klan Kosova.

''Sa i përket menaxhmentit kërkesa jonë është të fitojmë prodhimin. Sepse nëse mbyllet fabrika, mbesin mbi 800 punëtorë të papunë. Me kërkesën e rrymës nuk e di deri ku kanë shkuar, por deri diku kanë përafruar qëndrimet por ende nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar.''

''Jemi shumë skeptic ndaj vendimit të tyre. Kemi shumë dyshime që Ferronikeli do të pësojë mbyllje totale. Ne nuk i dijmë arsyet pse nuk fillojnë me prodhim''

''Ne do të protestojmë gjithësesi. Me menaxhmentin kemi pasur dy dakime. Në njërin takim kanë qenë disa propozime të papranueshme për ne e në takimin e dyte ka pasur përafrime por jo asgjë konkrete.''

''Ne do dalim nesër përsëri në protest, punëtorët do të vendosin për fatin e tyre. Është interes i joni që Ferronikeli të fillojë prodhimin.'', njofton Klan Kosova.

 

 

Angela Martinit i tha i dashuri që të mos e postojë një fotografi, dukej shumë seksi

Posted: 01 Sep 2016 03:00 PM PDT

Supermodelja shqiptare Angela Martini që po qëndron në pushime me të dashurin e saj në Ibiza, ka postuar disa fotografi nga ai vend përrallor.

Në mesin e fotografive të postuara Martini e ka postuar një në pishinë ku ka shkruar: "Ai më tha që të mos e postoj pasi që është shumë seksi", njofton Klan Kosova.

Pa dyshim që fotografia e postuar e Martinit është shumë seksi, siç janë edhe shumë fotografi të tjera të saj.

He said to not post it because is too sexy😛 #neverlisten ❤

A photo posted by Angela Martini (@angela_martini) on

Is never too sexy😁 lol 📸 by @dragossavulescu ❤

A photo posted by Angela Martini (@angela_martini) on

Love and light in Ibiza ❤☀️ @dragossavulescu

A photo posted by Angela Martini (@angela_martini) on

Abrashi nuk sqaron “rriqërat e Malishevës” të Mustafës

Posted: 01 Sep 2016 02:49 PM PDT

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka dështuar të sqarojë statusin e fundit të kryeministrit Mustafa, që komunikatat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i krahasonte me rriqërat e Malishevës.

Abrashi është arsyetuar se faqja e kryeministrit Mustafa ka disa administratorë dhe ka pak gjasa që ai tekst të jetë shkruar nga vet kryeministri, por pa arritur të sqarojë si është e mundur që dicka e tillë të jetë pjesë e profilit të të parit të ekzekutivit.

 

"Deklaratat/komunikatat e AAK-së po më përngjajnë në rriqrat e Malishevës. Nuk i do, as me i parë e lere më me i komentuar, por të kapen për trupi. Fjalori dhe logjika ekstreme e majtë ua demaskon petkun e qendrës së djathtë me të cilin tentojnë ti mashtrojnë perëndimoret"

Gratë shtatzëna të kenë kujdes ndaj vendeve ku qëndrojnë

Posted: 01 Sep 2016 02:45 PM PDT

Autoritetet shëndetësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kanë bërë apel femrave shtatzëna, që të shmangin zonën e Miami Beach, për shkak se është shënuar rast ngjitës i virusit Zika, prej të cilit janë prekur pesë persona nga pickimet e mushkonjave.

Më saktësisht në deklaratën e shpërndarë nga "Centers for Disease Control and Prevention", thuhet se femrat shtatzënë duhet të shmangin zonën e South Beach.

Kjo pasi është identifikuar si zona ku është i pranishëm infeksioni si dhe zona e Wynwood në Miami, e para zonë në SHBA, ku u zbulua infeksioni, shkruan Noa, përcjellë Klan Kosova.

 

Abrashi: Demarkacioni kthehet në kuvend, shpejt

Posted: 01 Sep 2016 02:43 PM PDT

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se tërheqja e pikës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovë, të enjten, ka qenë veprimi më racional i mundshëm, për shkak të situatës.

Ai më tutje ka theksuar se kjo kohë duhet shfrytëzuar për shoshitje dhe ballafaqim të fakteve deri në shterrje të tyre, njofton Klan Kosova.

“Ky ka qenë hap pragmatik dhe racional, duke marrë parasysh seancën e sotme, ku një numër i deputetëve ka qenë i shtantazhuar dhe ka pasur nxitje publike për qytetarët. Është në funksion të komunikimit më të madh, debatit më të gjerë. Kemi menduar që përmes debateve të fundit, shoshitjes së fakteve të vazhdojmë përpara. Opozita e ka rritur profilin e kësaj cështje, që e tejkalojnë debatin parlamentar. Opozita i dërgon sinjale botës se ne kemi probleme me Malin e Zi”.

“Arsye kanë qenë edhe protestuesit jashtë, edhe pse mund të quhet protestë e dështuar. Nuk kanë qenë mbi 400 protestues para Kuvendit të Kosovës. Nuk besoj që ia kanë arritur qëllimit. Ne do të procedojmë me agjendën europiane. Në afat rekord do ta risjellim këtë marrëveshje në kuvend. Kjo kohë nis nga java e ardhshme”.

Abrashi ka deklaruar se ka pasur shumë arsye pse kjo pikë u hoq nga rendi i ditës, ndër të cilat edhe mosgatishmëria e Listës Serbe për të qenë pjesë e seancës.

“Besoj që do t’i kontaktojmë ditëve në vijim serbët dhe të marrim vesh arsyet e tyre për mospjesëmarrje në seancën e Kuvendit të Kosovës. Nuk duhet që të futemi në kurthe të kushtëzimeve. Fatkeqësisht këtë gjë është duke e bërë opozita. Kërkesat ekskuzive po i bëjnë edhe partitë tjera të veprojnë ashtu”.

Zëdhënësi i qeverisë ka thënë se mosvotimi i demarkacionit të enjten është humbje për Kosovën, duke ritheksuar se për bindjen e tij marrëveshja është plotësisht e përputhshme kufijtë e vendit si ish republikë autonome brenda ish Jugosllavisë, njofton Klan Kosova.

“Sot ka humbur Kosova, sepse nuk janë konsoliduar kufijtë e shtetit, për faj të shumicës shqiptare. Ne kemi pasur dhe kemi garancione të fuqishme se kjo marrëveshje e demarakionit të kufirit me Malin e Zi është në rregull. Këto kilometra që i ka Kosova i ka pasur edhe në vitin 1974, si krahinë atonome brenda ish Jugosllavisë”. /klankosova.tv

Shpërthimi nga SpaceX dëmtoi një satelit të gjigantit Facebook

Posted: 01 Sep 2016 02:30 PM PDT

Në qendrën hapësinore Cape Canaveral të Floridas,  ndodhi një shpërthim i fuqishëm derisa kompania Space X, ishte duke zhvilluar prova për lëshimin e një rakete.

Sipas raportimeve asnjë person nuk është lënduar nga kjo ngjarje, ndonëse shpërthimi ishte ndier edhe në disa pjesë të tjera, km larg kësaj platforme hapësinore, shkruan CNN, njofton Klan Kosova.

Space X, ka njoftuar se raketa ''Falcon 9'' ishte planifikuar të ngjitej në orbitë të shtunën por ajo shpërtheu bashkë me një satelit.

Kompania në fjalë derisa është deklaruar për incidentin e ndodhur shtoi se shpërthimi i tillë ishte një anomali, njofton Klan Kosova.

 

Raketa mbante një satelit që do përdorej nga Facebook, për të sjellë qasje në internet në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në Europë.

Facebook, është në një partneritet me francezët, Eutelast Communications derisa sateliti i quajtur ''Amosi 6'' ishte në pronësi nga kompania izraelite Spacecom.

''Jam thëllësisht i zhgënjyer kur dëgjova se dështimi i nisjes SpaceX ka shkatërruar satelitin tonë'' ka shkruajtur Mark Zuckerberg në një posim në profilin e tij derisa udhëtonte për  në Afrikë.

Sipas Zuckerberg,  ai satelit do të lironte shumë lidhje  për të gjithë kontinentin, njofton Klan Kosova. Themeluesi i Facebook, shtoi gjithashtu se ka teknologji të tjera për të ndihmuar lidhjen mes njerëzve.

Shpërthimi i cili ndodhi në 9:07 të mëngjesit, zgjati më shumë se katë minuta.

Kompania SpaceX ka nisur 25 raketa nga qendra hapësinore që nga viti  2010, njofton Klan Kosova.

Gjuriq: Lista Serbe nuk është fajtore për dështimin e Demarkacionit (Video)

Posted: 01 Sep 2016 02:22 PM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se serbët nuk janë fajtorë për dështimin e votimit të Demarkacionit.

Ai këtë deklaratë e dha gjatë përurimit të Tv Graqanicës, duke shtuar se udhëheqësit shtetërorë duhet të ulen dhe të bisedojnë me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë dhe t'i marrin parasysh me më shumë seriozitet kërkesat e tyre, njofton Klan Kosova.

Gjuriq po ashtu shtoi se Lista Serbe nuk duhet të përdoret si shkak për mbulimin e faktit të mungesës së votave nga vetë shqiptarët për Demarkacionin.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Rilind Matoshi.

 

Sissoko i lumtur me transferimin tek Tottenham

Posted: 01 Sep 2016 01:40 PM PDT

Mesfushori francez, Moussa Sissoko ishte ndër më të komentuarit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Por në fund ishte skuadra e Tottenham Hotspurs që arriti ta transferojë atë në Londër nga Newcastle United.

Pasi është prezantuar tekskuadra e tij e re, Sissoko ka thënë se është i lumtur që është në një klub të madh si Spurs.

"Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam në një klub të madh si Tottenham".

"Unë jam në kulmin e karrierës sime dhe kam ardhur në një skuadër të madhe që kisha ëndërruar gjithnjë".

"Jam përsëri në Ligën Premier dhe shpresoj që të fitojmë trofe së bashku me skuadrën", përfundoi Sissoko.

Për francezin që shkëlqeu në 'Euro 2016', interesim kishin shfaqur edhe skuadratjera si Everton, Juventus, Inter, Roma, Milan e Chelsea.

Përplasje e tmerrshme e avionëve, asnjë i mbijetuar

Posted: 01 Sep 2016 01:38 PM PDT

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy avionëve në ajër, në pjesën e largët perëndimore të Alaskas, njofton Klan Kosova.

Përplasja e avionëve në qiell,  ndodhi saktësisht në një pjesë të pabanueshme të një qyteti, i cili ishte i arritshëm vetëm me helikopter.

Ndalimi i gazetarit Istrefi, i çuditshëm (VIDEO)

Posted: 01 Sep 2016 01:36 PM PDT

Dibran Istrefi, gazetar i Klan Kosovë të enjten paradite u ndalua nga policia.

Istrefi bashkë me kameramanin ishin nisur drejt Kuvendit të Kosovës për të raportuar rreth zhvillimeve në parlament ku pritej të diskutohej për marrëveshjen e demarkacionit.

Ai e kishte akreditimin dhe kartën e identifikimit në vend të dukshëm.

Gazetari i Klanit dyshohej se kishte marr pjesë në një aktivitetet të vetëvendosjes në Mitrovicë më 26 gusht. Atë ditë aktivistët kishin bërë përpjekje për të vendosur një pano tek shtëpia e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në këtë ditë Dibran Istrefi ishte në Prishtinë, duke punuar në një kronikë për një vjetorin e nënshkrimit të ujdisë për kufirin me Malin e Zi.

Për ndalimin e gazetarit Istrefi ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Kronikë e Agan Hajdarhoxhës.

Nisja e protestuesve nga Peja (VIDEO)

Posted: 01 Sep 2016 01:25 PM PDT

Në orën 9 të mëngjesit, pejanët që kishin ndarë mendjen për të protestuar kundër demarkacionit të kufirit u nisën drejt Prishtinës.

Mbledhjen e tyre afër stacionit të trenit e përcolli edhe KFOR-i. Numri i qytetarëve nuk ishte ai që e dëshironin organizatorët.

Për më shumë ndiqni kronikën e Blerta Ahmetit.

Lekaj: Qeveria botërisht të pranojë gabimin, Demarkacioni i vdekur

Posted: 01 Sep 2016 01:16 PM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se nuk është fajtore opozita për konsensusin e ata që dolën fitues nga rezultati i sotëm me tërheqjen e projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, janë deputetët, qytetarët dhe e gjithë Kosova.

Lekaj gjithashtu shtoi se arsyeja e tërheqjes së Demarkacionit nga rendi i ditës në Kuvend nga ana e Kryeministrit Mustafa, ishte qesharake duke kërkuar që Qeveria të pranojë botërisht se janë gabim, njofton Klan Kosova.

''Arsyja që Kryeministri ka dhënë tërheqjen nga pika rendit të ditës Demarkacionin, është qesharake. Ligji për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi tashmë është i vdekur. Në njërën anë e vendosni në lajthitje Kuvendin. Duhet botërisht të pranoj se Komisioni i famshëm i Qeverisë ka gabuar.

''Është keq me u fsheh pas ndërkombëtarëve, për mua është në krizë qytetari i Kosovës. Ne këtu jemi për interesa të qytetarëve tanë. Jemi në një situatë që Qeveria botërisht duhet ta pranojë gabimin.''

”Qeveria nuk mund të rrëzohet me parlamente të rrugës”

Posted: 01 Sep 2016 01:09 PM PDT

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike, Muhamet Mustafa, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se tërheqja e Demarkacionit me Malin e Zi nga pika rendit të ditës së sotme në Kuvend, nuk do të thotë që është problem i tejkaluar.

Ai gjithashtu shtoi se Qeveria nuk mund të rrëzohet me parlamente të rrugës, njofton Klan Kosova.

''Kur caktohet kufiri, duhet që të jenë pjesë edhe serbët aty sepse janë pjesë e rëndësishme e vendit. Qeveria nuk mund të rrëzohet me revolucione dhe parlamente të rrugës. Këtë e kuptojnë të gjithë.''

''Këtu është problemi i demokracisë i një jete civile qytetare. Unë do të isha akoma pjesë e opozitës nëse do veprohej me jetë parlamentare e jo me dhunë. Kërkush nuk ka autorizime me definu cka është dhunë e cka jo.''

Haliti, Molliqajt: Kastravec… mshele

Posted: 01 Sep 2016 12:58 PM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në Zona e Debatit në Klan Kosovës, në replikë me sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, e ka quajtur “kastravec” këtë të dytin.

Më pas në vijimësi të debatit Haliti i ka kërkuar që Molliqaj të ketë kujdes kur akuzon pa fakte, dhe pas reagimit të sekretarit të Vetëvendosjes, ai i është drejtuar me fjalën “mshele”, njofton Klan Kosova.

Molliqaj, Halitit: Ju jeni kriminelë, i gjithë “Klani Pronto”

Posted: 01 Sep 2016 12:55 PM PDT

Sekretari organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova, e ka quajtur kriminel dhe të korruptuar nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

“Ju jeni kriminelë. Ju(duke ju drejtuar Halitit) dhe i gjithë “Klani Pronto”. A më tregoni sa e keni pasurinë? Të gjithë e dinë se si jeni pasuruar ju pas lufte”.

Për VV-në, tërheqja e ujdisë për Demarkacionin është fitore (Video)

Posted: 01 Sep 2016 12:43 PM PDT

Tërheqjen e ujdisë për Demarkacion nga rendi i ditës në parlament, Vetëvendosje po e konsideron si fitore të veten.

Megjithatë, ata e pranojnë se mungesa e deputetëve serb ishte vendimtare, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga Avdyl Pajaziti.

 

Seancë përplasjesh PDK-LDK-VV (Video)

Posted: 01 Sep 2016 12:42 PM PDT

Në Kuvend të Kosovës sot u fol edhe për skandalin e përgjimeve telefonike, ku protagonist kryesor është ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së – Adem Grabovci, njofton Klan Kosova.

Madje një bashkë-partiake e tij ishte hidhëruar dhe në seancën e sotme ishte ulur tek deputetët e pavarur.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Besnik Tahiri.

 

 

Mustafa: Demarkacioni nuk ka mbaruar

Posted: 01 Sep 2016 12:41 PM PDT

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike, Muhamet Mustafa, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se tërheqja e Demarkacionit me Malin e Zi nga pika rendit të ditës së sotme në Kuvend, nuk do të thotë që është problem i tejkaluar.

''Mendoj që sot nuk është votuar përfundimisht kundër demarkacionit. Nuk duhet të nxjerrim konkluza që ka mbaruar Demarkacioni.''

''Kjo është një situatë që duhet ta përdorim në mënyrë të mençur për ta zgjidhur këtë problem. M'lejoni që të mos pajtohem, shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje gjithmonë me një koncesion. Duhet të jemi të vetëdijshëm që serbët nuk mund t'i shlyejmë, ata janë qytetarë të Kosovës.''

''Shtyrja e seancës së demarkacionit, është një mundësi që të gjendet një mundësi që të mos ketë zgjidhje pa ndonjë kushtëzim për këtë çështje. Është krijuar situatë e keqe menaxhimi. Opinioni ka qenë i bombarduar në mënyrë agresive me një informacion të një-anshëm. Komisioni dhe forcat tjera politike nuk kanë dhënë informacion të duhur për publikun për ta kuptuar çështjen e Demarkacionin. Kriteri kadastral është i determinuar.'', njofton Klan Kosova.

Kontrollet e rrepta të policisë ndaj deputetëve (Video)

Posted: 01 Sep 2016 12:36 PM PDT

Një shtatori ktheu kontrollet e rrepta të policisë në Kuvendin e Kosovës.

Është pika e shtatë e rendit të ditës, ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, ajo që është parashikuar të sjellë reagim të deputetëve të opozitës. Kjo është edhe arsyeja pse shumë policë në rroba civile kanë qëndruar në hollin e Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Imtësisht kontrolleve aty iu nënshtruan të gjithë ata që hynë në parlament, përveç stafit diplomatik.

Të parët që u përballen me këto masa ishin disa deputetë të opozitës.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Dibran Istrefi.

 

Kështu u zhvillua protesta e sotme kundër Demarkacionit (Video)

Posted: 01 Sep 2016 12:33 PM PDT

Para se të fillonte seanca e sotme, rreth objektit të Kuvendit të Kosovës u mblodhën protestuesit, transmeton Klan Kosova.

Sa më shumë zgjatej debati aq më i vogël bëhej numri i kundërshtarëve të Demarkacionit.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga Kosovë Gjoci.

Lekaj: Sot fituan deputetët dhe e gjithë Kosova

Posted: 01 Sep 2016 12:33 PM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se nuk është fajtore opozita për konsensusin e ata që dolën fitues nga rezultati i sotëm me tërheqjen e projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, janë deputetët, qytetarët dhe e gjithë Kosova.

''Pse të luhet me ndjenjat e qytetarëve dhe të tërhiqet pa asnjë dinjitet nga Kryeministri. Për konsensus nuk i ka fajet opozita, por koncencusi duhet të kërkohet nga ata në pozitë qeverisëse. Kur zoti Haradinaj e ka dhanë sinjalin e parë, që shenjëzimi i kufirit me Malin e Zi, ka defekte të mëdha, e pas këtij deklarimi, të gjithë e kanë kuptu që kjo marrëveshje është me dëme të mëdha.

''Ajo cfarë është me rëndësi etike janë banorët që jetojnë në atë zonë. Unë mendoj që dicka e tillë nuk ka treguar një fuqi politike edhe pse i ka votat, por ajo cfaarë ka qenë më trashanike ka qenë vendimi i Kryeministrit që pa asnjë arsye e tëerhjek nga rendi i ditës.''

''Nëse mendoni që Kosova duhet ta pres Listën Serbe, atëherë cfarë shteti jemi. E sot asnjë arsye nuk ka pas që mos-prezenca e Listës Serbska, sepse nuk nevojitet, dhe të thuhet shantazhe pse për Listën Serbska. Vet deklarimi i Presidentit Thaçit, tregoi se marrëveshja nuk i ka mbetur asgjë tjetër, a thua koalicioni nuk ka marrëveshje.''

''Ne i kemi të gjitha deklaratat tona sepse kjo marrëveshje nuk kalon. Ne i kemi disa deputet që kanë qenë në anën e  qytetarëve rugovas. Mendoj që sot kanë fituar deputetët, ka fituar Kosova dhe qytetarët që kanë analizuar këtë çështje.''

''Unë pajtohem që serbët të jetojnë në Kosovë, por ata duhet të jetojnë në mënyrë të barabartë me të gjithë qytetarët. Pse u largua nga rendi i ditës Demarkacioni, nëse nuk nevojitet 2/3 e Listës Serbska. Pse nuk e thoni realitetin të thoni që nuk është në pyetje Lista Serbe, por është dinjiteti i atyre që Kosova humbet territor nga toka.''

Molliqaj: Sot fitoi populli, humbën Thaçi, Veseli e Mustafa

Posted: 01 Sep 2016 12:27 PM PDT

Sekretari organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se heqja e demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës është fitore e popullit.

Ai ka deklaruar se masivizimi i kësaj kauze bëri që të mos ndodh hedhja në votim në seancë, duke e cilësuar si humbje të madhe të liderëve të partive në pushtet, njofton Klan Kosova.

“Besoj që sot ka fitore. Nuk mendoj që gjërat janë të paqarta, përkundrazi. Ka fituar rezistenca njëvjecare, rezistencë e të gjithëve. Në Kosovë kanë ekzistuar dy kauza. Ajo e atyre që kanë thënë që demarkacioni është në rregull dhe duhet të kalojë. Dhe ajo e spektrit opozitar, ekspertëve dhe të tjerëve që e kanë kundërshtuar këtë gjë”.

“Interesa të ndryshme i kanë pozicionuar njerëzit në raporte të ndryshme. Fakti që populli ka dalur në rrugë, ka dalë në kufi, ka nënshkruar peticion tregon shumë. Ne jemi mjeti i tyre. Kjo është fitore e pastër e popullit. Mendoj që pushtetarët duhet ta pranojnë humbjen. Është kjo një humbje e madhe e Kadri Veselit, Hashim Thacit dhe Isa Mustafës. Sa i përket Listës Serbe, për mua shpjegimi që po bëhet përmes saj është krejt i pasinqertë. Pretendimi që ajo e ka kushtëzuar kuvendin është i pavërtet. Vetëm qeveria është e varur nga Lista Serbe, jo kuvendi”.

“Lista Serbe s’e voton demarkacionin sepse është humbje tjetër për të”

Posted: 01 Sep 2016 12:24 PM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se duhet krijuar hapësirë për një debat të mirëfilltë për cështjen e demarkacionit dhe jo që kjo cështje të kthehet në luftë partiake.

“Kjo cështje me rëndësi jetike dhe nacionale është trajtuar me një diskurs plotësisht të gabueshëm, sepse është shndërruar në luftë partiake. Kjo është situatë që nuk duhet diskutuar, por duhen parë proceset në tërësi. Duhet të mundohemi të gjitha subjektet politike, akterët politik, që të krijojnë kulturë të debatit politik”.

Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet tejkaluar, ndërsa sa i përket ndikimit të Listës Serbe në këtë cështje, Mustafa ka thënë se e ka pritur që ajo të mos jetë e gatshme për ta votuar këtë marrëveshje, njofton Klan Kosova.

“Lufta politike primitive e ka ngushtuar hapësirën për një debat ku ekziston një debat minimal reciprok. Duhet të bëjmë cmos që ta tejkalojmë këtë situatë – të aftësohemi për një debat modern. Sa i përket Listës Serbe, unë kam menduar që ajo nuk do të votojë, sepse demarkimi i kufirit për të dhe Serbinë do të thotë edhe një humbje tjetër. Kjo tregon se cështja e shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk mbetet vetëm mes dy shteteve, por ngritet në raport gjeostrategjik”. /klankosova.tv

Haliti: Sot nuk fitoi askush, humbëm të gjithë

Posted: 01 Sep 2016 12:20 PM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se mosmiratimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nuk paraqet fitore të askujt, por humbje të të gjithëve, njofton Klan Kosova.

“Është vështirë të thuash kush fitoi dhe kush humbi. Mendoj që në këtë rast nuk ka fituar dhe nuk ka humbur askush, si subjekt politik. Nuk është analizuar mirë, nga të dy palët, situata për të cilën është thirrë seanca”.

“Ka pasur edhe kohë edhe hapësirë për t’i harxhuar të gjitha ato që na kanë ndarë dhe për të parë mundësitë që të dalim nga kjo situatë. Nuk do të thoja që ka fitues. Jemi humbës në kohë dhe në hapësirë, të gjithë. Do të vonohemi në një proces të cilin e kemi të obliguar që ta miratojmë”. /klankosova.tv

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more