Skip to main content

Klan Kosova : “Fatmir Sheholli: Lista Serbe nuk vënë kushte për Demarkacionin” plus 24 more

Klan Kosova : “Fatmir Sheholli: Lista Serbe nuk vënë kushte për Demarkacionin” plus 24 more


Fatmir Sheholli: Lista Serbe nuk vënë kushte për Demarkacionin

Posted: 07 Sep 2016 03:18 PM PDT

Sonte në Ballë për Ballë i ftuar ishte Fatmir Sheholli, këshilltar i kryetarit të Komunës së Graçanicës.

Sheholli tregoi se a ka kushtet Lista Serbe sa i përket çështjes se Demarkacionit dhe raportet në mes të këtij subjekti politik dhe partnerëve kryesor të koalicionit, Partisë Demokratikë të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tregoi se është duke munguar komunikimi mes tri partive kryesore në koalicion.

"Komunikimi në mes PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe është duke munguar në mënyrë të dukshme, këtë e kanë thënë edhe disa deputetë të listës serbe".

"Derisa kryeministri thotë se nuk do të bjerë preh e kushteve të Listës Serbe, në anën tjetër e kemi deklaratën e Veselit që thotë se nuk dinë se Lista Serbe ka vënë kushte për Demarkacionin".

"Lista serbe nuk ka citë kushte për Demarkacionin".

"Ajo që unë mund të them, është se mund të ketë probleme, sepse ekziston mundësia se pranimi fizik i tyre së seancën e Demarkacionit do të jetë indikator për ta se me qëndrimin e tyre do ta njohin Pavarësinë e Kosovës".

"Lista Serbe ka dal me qëndrim ata kanë thënë për shkak të sigurisë kanë munguar".

"Tek e fundit Lista Serbe s'ka nevojë ta votoj Demarkacionin pasi aty janë edhe 109 deputet. Këta mund të jenë brenda po do të abstenojnë".

"Për këtë çështje duhet të merren vesh mirë shqiptarët".

Familjet që strehojnë fëmijët e braktisur (VIDEO)

Posted: 07 Sep 2016 03:03 PM PDT

Aziz Hamdiu e gruaja e tij, po kujdesen për tre djemtë e vegjël të cilët jetojnë me ta.

Të vegjlit mbetën pa përkujdesje prindërore dhe tani po rritën në Zhegër të Gjilanit, derisa të adaptohen nga ndonjë familje, njofton Klan Kosova.

Për djalin e madh procedurat për adaptim tashmë janë në përfundim. Ndonëse familja Hamdiu e dite se fëmijët nuk do mbesin përgjithmonë me ta, ndarja prej tyre është prapë shumë e rëndë.

Por, këta djemtë nuk janë të vetmit që jetuan në shtëpinë e kësaj familje.

Familja Hamdiu e Zhegrës, qysh moti kanë filluar strehimin e fëmijëve që braktisën nga prindërit biologjik.

Edhe pse ndër vite familja pësoi ndryshime në të ardhura, prapë thonë se nuk hoqën dorë nga kjo.

E mjetet që ua sigurojnë institucionet e që janë të dedikuara për nevojat e fëmijëve, shpesh nuk u dalin.

Por familja Hamdiu nuk është e vetmja familje strehuese në Gjilan.

Dy foshnje, njëra 2 e tjetra 6 muajsh, janë duke u rritur në familjen e Ilaz Lutfiut, i cili po ashtu ka 6 vajza të vetat.

Për më shumë detaje, mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Arjeta Dragaj.

Këto janë linjat e kryeqytetit që do të kenë më së shumti autobusë të rinj

Posted: 07 Sep 2016 02:54 PM PDT

Halil Mustafa, Shefi i Trafikut Urban të Prishtinës është shprehur i lumtur dhe i kënaqur me nënshkrimin e kontratës për blerjen e autobusëve për kryeqytetin dhe ka thënë se çdo procedurë deri më tani po shkon në rregull.

"Trafiku urban që nga sot është ndryshe, dhe në deri ditën kur të na vijnë autobusët do të jetë më ndryshe. Ne kemi një festë për ardhjen e  autobusëve të rinj. Sot e kemi nënshkruar kontratën me kompaninë që do t'i sjellë autobusët. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë me procedurat e tenderimit. Mesi i shtatorit na pret edhe me rindërtimin e objektit të Trafikut Urban dhe shpresojmë që fundi i viti të na gjejë me autobusët e rinj".

Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, gjatë një interviste Mustafa po ashtu ka deklaruar se më së shumti autobusë, do të pajisen linjat që kalojnë nëpër qendër të qytetit, 4-shi dhe 3-shi.

"Të gjitha diskutimet që kemi pasur në nivele të larta, na mbetet obligim që të bëjmë ndryshime. Kemi nevojë që të bëjmë ndryshime edhe në stafin e Trafikut Urban dhe tashmë kemi filluar me ndryshimet. Do ta bëjmë sistemimin e punëtorëve. Kemi planifikuar që autobusët e rinj t'i kemi në qendër të qytetit. Linja 3 dhe 4 do të kenë më shumë autobusë, e po ashtu edhe linja 1 dhe 2", ka thënë Mustafa.

 

Këto janë përcjellëset e “Miss Universe Kosova 2016”

Posted: 07 Sep 2016 02:47 PM PDT

Medina Hajra, është vajza 17 vjeçare nga Suedia, që ka marrë çmimin Miss Përcjellësja e Dytë në "Miss Universe Kosova 2016", kurse, Miss Përcjellësja e Parë është shpallur 21 vjeçarja Marigona Krasniqi nga Prishtina.

Në këtë garë, Andina Pura moti çmimin Miss Earth Kosova kurse përcjellëse e saj u zgjodh Bleranda Çitaku.

Çmimin kryesor të garës, atë të Miss Universe Kosova, e ka marrë argjentinasja Camila Barraza, e cila ka thënë se do të lobojë që Argjentina ta njohë Kosovën.

Marigona Krasniqi 

Medina Hajra 

 

Dashuria mund edhe të zgjasë përgjithmonë (FOTO)

Posted: 07 Sep 2016 02:30 PM PDT

Nuk ka asgjë më emocionuese dhe të bukur se sa të dashuruarit që arrijnë t'i mbajnë ndjenjat e tyre gjallë për vjet të tjera.

Zonjat dhe zotërinjtë e vjetër që ecin duke mbajtur duart së bashku dhe akoma kanë muhabete të ëmbla bëjnë të gjithë të buzëqeshin dhe të na tregojnë edhe njëherë se dashuria është gjëja më e rëndësishme për qenien humane.

Më poshtë shihni fotografitë e çifteve më të moshuara që kanë rikrijuar fotografitë e tyre që kishin realizuar kur ishin të rinj, transmeton Klan Kosova.

Ata janë thjesht të lumtur dhe të dashuruar, ashtu si shumë vjet më parë.

Camila Barraza zgjedhet “Miss Kosova Universe 2016”

Posted: 07 Sep 2016 02:12 PM PDT

Vajza nga Argjentina Camila Barraza zgjedhet "Miss Kosova Universe 2016".

Bukuroshja nga Buenos Aires, ka arritur ta rrëmbejë kurorën e më të bukurës së Kosovës në spektaklin ku po konkurronin 15 bukuroshe nga trojet e Kosovës.

Në pyetjen para se të shpallej fituese se "Si do e përfaqësonte Kosovën kur është vet nga Argjentina?", ajo është shprehur se do lobonte që vendi i saj ta njihte Kosovën si shtet.

Në spektaklin e bukurisë "Miss Kosova 2016", janë ndarë dy kurora dhe Kosova do të pëfaqësohet në dy konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë.

Miss Earth është zgjedhur bukuroshja Andina Pura.

Miss Earth zgjedhet Andina Pura

Posted: 07 Sep 2016 02:09 PM PDT

Andina Pura është zgjedhur Miss Earth Kosova.

Pura është zgjedhur Miss Earth në Miss Kosova 2016 i cili është duke u mbajtur në Klan Kosova.

Bleranda Çitaku zgjedhet përcjellësja e parë e “Miss Earth Kosova 2016”

Posted: 07 Sep 2016 02:05 PM PDT

Bleranda Çitaku është zgjedhur përcjellësja e parë e Miss Earth Kosova.

Në spektaklin e bukurisë "Miss Kosova 2016" do të ndahen dy kurora dhe Kosova do të perfaqësohet në dy konkurset me të rëndësishme të bukurisë në botë, në Miss Universe dhe në Miss Earth.

Lushnje: Manovra dhe rrotullime në rrugët e fshatit, 20-vjeçari përplas kalimtarët

Posted: 07 Sep 2016 02:02 PM PDT

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethin e Lushnjes. Ngjarja është verifikuar në fshatin Kamçisht, ku shtetasi Mentiol Muça, 20 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip "Benz" ka humbur kontrolin e më pas ka përplasur 2 kalimtarë të cilët ndodheshin në atë moment në rrugë, transmeton Klan Kosova.

Ata janë Elizabeta Qosja, 53 vjeçe dhe një djalë 23 vjeç. Nga kjo përplasje ka marrë dëmtime të rënda ky i fundit, i cili në gjendje kome është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 53-vjeçarja ka marrë mjekimin në spitalin e Lushnjes dhe është larguar.

Banorët e zonës shprehen se në momentin e aksidentit, 20-vjeçari ka qenë me shpejtësi të lartë dhe duke bërë dhe manovra me rrotulllime në rrugët e fshatit.

Pas disa minutash duke luajtur me makinë, ai ka përplasur 2 kalimtarët. Policia e Lushnjës e ka shoqëruar atë në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes./Top Channel/

Shqipëria mundet nga Sllovakia

Posted: 07 Sep 2016 01:53 PM PDT

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj pëson disfatën e tretë në eliminatoret e Kampionatit Europian të viti 2017. Këtë herë kuqezinjtë u gjunjëzuan përballë Sllovakisë teksa u mposhtën me rezultatin 69-60.

Në dy periodat e para ekzistonte një ekuilibër i plotë mes dy skuadrave që shkuan në dhomat zhveshjes me avantazhin 34-31 për sllovakët.

Diferenca u bë në periodën e tretë kur basketbollistët sllovakë krijuan edhe diferencën e mjaftueshme të pikëve për të fituar këtë përballje.

Ashtu sikurse kombëtarja jonë, edhe Kosova pësoi humbjen e tretë në Eliminatoret e Eurobasket 2017. këtë radhë skuadra kosovare u mposht nga Bullgaria me rezultatin 105-84, shkruan TopChannel.

Pjesa e parë ishte totalisht e ekuilibruar me skuadrat që e mbyllën atë me barazimi 40-40. Gjërat ndryshuan krejtësisht në dy periodat e tjera kur Bullgaria u shkëput ndjeshëm duke përfituar edhe nga gabimet e kryera nga basketbollistët kosovarë për të mbyllur historinë e kësaj ndeshjeje në favorin e saj.

Çka do të bëjë argjentinasja nëse zgjidhet Miss Kosova 2016?

Posted: 07 Sep 2016 01:50 PM PDT

Camila Barraza është argjentinasja që po konkurron në mesin e vajzave kosovare në garën për kurorën e Miss Kosova 2016.

E pyetur se si do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në garat ndërkombëtare nëse ajo del fituesja e këtij kompeticioni, ajo ka thënë se do të lobojë që Argjentina ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Këta njerëz dëshmuan se kurrë nuk është vonë të ndryshosh (FOTO)

Posted: 07 Sep 2016 01:49 PM PDT

Disa persona kanë vullnet të mjaftueshëm për të bërë veten dhe jetën e tyre më të mirë.

Klan Kosova ju sjellë më poshtë fotografitë e disa personave që dëshmojnë se kurrë nuk është tepër vonë për të ndryshuar.

Sidrit Bejleri, pjesë e Haxhit (FOTO)

Posted: 07 Sep 2016 01:46 PM PDT

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sedrit Bejleri ka shkuar në Mekë për të kryer një nga ritualet e myslimanëve, Haxhin.

"Udhëtimi i jetës… Një ndjesi e papërshkrueshme me fjalë… Zoti ju ruajtë dhe ju begatoftë gjithmonë me Madhështinë e Tij", ka shkruar Bejleri në llogarinë e tij në Facebook ku edhe ka postuar një fotografi, transmeton Klan Kosova.

14287623_1195344793864970_1124696446_n

Pesë më të bukurat e “Miss Kosova 2016”

Posted: 07 Sep 2016 01:41 PM PDT

Top 5 vajzat që vazhdojnë garën në Miss Kosova 2016 janë: Andina Pura, Bleranda Çitaku, Medina Hajra, Camila Barraza dhe Marigona Krasniqi.

Në spektaklin e bukurisë "Miss Kosova 2016" do të ndahen dy kurora dhe Kosova do të perfaqësohet në dy konkurset me të rëndësishme të bukurisë në botë, në Miss Universe dhe në Miss Earth.

Andina Pura

Bleranda Çitaku

Camila Barraza

Medina Hajra

Marigona Krasniqi

Turistja thyen shpinën, për të iu shmangur dhunimit

Posted: 07 Sep 2016 01:40 PM PDT

Një amerikane ka thyer shpinën pas një rrëzimi që ka ndodhur duke ikur nga një sulmues që kishte provuar ta dhunonte seksualisht në Tailandë.

Hannah Gavois nga New York  raportohet se u sulmua nja një burrë, Apai Raingworchai, që po pretendonte ta ndiqte atë deri te hoteli në Railay Beach në Krabi.

23 vjeçarja tash është duke u trajtuar në Phuket, ku doktorët thonë se ai po shërohet nga plagët e marra.

Për të iu shmangur dhunimit, amerikania kishte kërcyer në shkëmbinjë, transmeton Klan Kosova.

Ja pse janë të shëndetshme dardhat

Posted: 07 Sep 2016 01:40 PM PDT

Dardha është një frut që është e lidhur ngushtë me peshën e ulët të trupit. Sipas një studimi të ri është gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.

Ndër të tjera konsumimi i tepërt i dardhës është i lidhur me kualitet të lartë të dietës. Dardhat janë "burim i përkryer" me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C.

Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore kurse ka vetëm 100 kalori. Dardha është një frut që nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium – ndërsa përmban 190 miligram kalium. /albeu.com/

Vjehrra e djegë nusen, shkak gjinia e foshnjës që do të lindte (FOTO)

Posted: 07 Sep 2016 01:36 PM PDT

Një grua shtatzënë, po merr trajtim mjekësor në një spital, pasi që vjehrrit e saj indianë, kanë tentuar që t'ia djegin foshnjën të gjallë në trup pasi e kishin kuptuar se ajo do të lindte një vajzë.

Viktima 27 vjeçare e njohur me emrin S Girija, ka kolapsuar në agoni kur nëna e bashkëshortit të saj dhe kunata e vet, i kishin hedhur acid në barkun e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Hetuesit kanë thënë se vjehrra po tentonte që ta vriste edhe nusen edhe foshnjën e saj, pasi që një astrolog i kishte thënë se ajo do të lindte vajzë.

Policia e ka konfirmuar se vjehrra e viktimës është në arrati, kurse bashkëshorti dhe vjehrri i saj, janë arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë.

Girija tashmë ka një vajzë 18 muajshe dhe policia beson se familja e burrit të saj, e ka sulmuar në mënyrë që ajo të mos e lindte edhe një tjetër vajzë.

Sulmi ka ardhur vetëm dy ditë pasi vjehrra e saj ishte konsultuar me një falltor për gjininë e bebes.

Mjekët kanë thënë se Girija është e djegur në 30% të trupit të saj.

Shumë indianë që vijnë nga viset rurale, besojnë se fëmijët e gjinisë femërore, vlejnë më pak se djemtë.

The 27-year-old victim - named as S Girija by police in Nellore, eastern India - collapsed in agony when her husband's mother and her sister-in-law poured a powerful acid on her baby bump

Investigators believe that the women were attempting to kill both Girija (pictured, right) and her unborn child after an astrologer said she was expecting a girl

Police have confirmed the victim's mother-in-law has vanished, but her husband and his father, who were not named in reports, have been arrested in the attempted murder investigation

Girija already has an 18-month-old daughter and police believe she was attacked to stop her husband fathering a second girl

Mënyra të shkëlqyera për të kursyer hapësirën në kuzhinën tuaj (FOTO)

Posted: 07 Sep 2016 01:30 PM PDT

Ata që gatuajnë më shumë e dinë se sa e rëndësishme është që të ketë çdo gjë në kuzhinë që i nevoitet dhe ta ketë në vendin e duhur, transmeton Klan Kosova.

Dhe të gjithë e dinë se sa e vështirë është për të arritur këtë gjendje.

Shikoni më poshtë disa nga mënyrat më të mira dhe më të përshtatshëme për të ruajtur hapësirën në kuzhinë.

Shqipëri, Ligji i ri: Tani në burg edhe nëse keqtrajton kafshët e shtëpisë

Posted: 07 Sep 2016 01:29 PM PDT

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri zbuloi se shumë shpejt do të çojë në parlament një nismë ligjore në mbrojtje të kafshëve. Me anë të një postimi në Facebook ai shkruan se dhuna ndaj kafshëve duhet të mbarojë.

"Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forcës, luftimet ndërmjet kafshëve, publikimi i foto e video, eksperimentet e paligjshme me kafshë, do propozoj të jenë vepra penale të dënueshme", – shkruan Ministri.

Ai thotë se kjo nismë vjen pas qindra komunikimeve me shumë qytetarë lidhur me keqtrajtimin sistematik të kafshëve, pas sqarimeve të vazhdueshme mes pafuqisë ligjore për të vepruar dhe indiferencës së shumë institucioneve, pas qindra foto e video ku dhuna e luftimet ndërmjet kafshëve kthehen në sipërmarrje gangstërlleku a përfitimi, është e domosdoshme ndërmarrja e një nisme ligjore, që i jep fund vakumit normativ dhe torturave çnjerëzore që disa të papërgjegjshëm i shkaktojnë kafshëve.

Tahiri thotë deri më sot nuk ka pasur asnjë dispozitë që dënon keqtrajtuesit e kafshëve dhe një gjë e tillë, sipas tij, duhet patjetër, shkruan Lapsi.al.

"Mbase sot e në vijim, do ketë shumë njerëz që do e konsiderojnë të tepërt. Disa do thonë se Shqipëria ka probleme më të mëdha! Disa të tjerë do thonë të shohim njerëzit një herë, pastaj kafshët. Unë mendoj të kundërtën! Asnjë problem tjetër, sado i madh, nuk mund të jetë kurrë justifikim aq sa të jemi indiferent ndaj dhunimit të kafshëve në vendin tonë", thekson Tahiri në postimin e tij.

Ministri publikoi edhe tekstin që do të propozojë, ndërsa shprehet se për miratimin e tij duhet ndihma e të gjithëve.

iPhone 7 rezistent ndaj ujit dhe ‘pa’ kufje

Posted: 07 Sep 2016 01:29 PM PDT

Ashtu siç edhe kishte njoftuar muaj më parë, Apple prezantoi këtë të martë risitë që do të hedhë në treg këtë fillim vjeshtë, ku më i shumëpritur është iPhone 7.

Tim Cook prezantoi pajisjen e re në "Bill Graham Civic Auditorium" në San Françisko.

iPhone 7 nuk do të ketë vend të dedikuar për kufjet, të cilat mund të përdoren duke i futur në të njëjtin vend me atë ku hyn fisha e karikimit, ose të përdoren "Airpods", kufje pa fishë që përmes infraredit aktivizohen në momentin që vihen në vesh. Këto kufje shoqërohen me bateri dhe janë të karikueshme. Jetëgjatësia e baterive të tyre me një karikim shkon 24 orë.

Për të gjithë ata që nuk dëshirojnë të dëgjon muzikë apo diçka tjetër nga iPhone 7 me asnjërën prej këtyre metodave, Apple sjell edhe një adoptues për kufjet tradicionale që janë në treg.

Në dezajn Apple ka ruajtur traditën, por sjell disa risi interesante sa i përket pamjes, që pasurohet me një fije alumini.  Është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe vjen me një procesor 50 përqind më të shpejtë sesa paraardhësi i tij.

7 i thjeshtë ka një kamera me stabilizim imazhi optikal, lente 6 elemente me F/1.8 hapje, ndërsa 7 Plus ka lente të dyfishta me kend të gjerë dhe telefoton. Edhe ky produkt është rezistent ndaj ujit e pluhurit, shkruan Top Channel.

Në këtë seri të pajisjes më të suksesshme të gjigantit amerikan të teknologjisë, kompania ka menduar më shumë për "selfiet". iPhone 7 vjen me një kamera ballore prej 7 megapiksel, gjithashtu me lente të dyfishtë.

Në të dy modelet, Apple thotë se kohëzgjatja e baterisë është rreth 60 përqind më shumë se në produktet paraardhës.

Gjatë prezantimit të risive teknologjike për këtë vit, kreu i Apple, Tim Cook kujtoi se ky është një vit jubilar për kompaninë që ai drejton.

"Kemi shitur 1 miliard iPhone deri më tani, që e bën këtë produktin më të shitur të këtij lloji", tha ai.

Veç iPhone Apple prezantoi edhe serinë më të fundit të Smart Watch.

Conte tregon se ku luan Luiz

Posted: 07 Sep 2016 01:29 PM PDT

Antonio Conte ka vënë në shfrytëzim formacionin e tij të preferuar edhe te Chelsea.

3-5-2 është ajo që don italiani, ku ka njoftuar se David Luiz do të luajë në qendër të mbrojtjes.

Braziliani është rikthyer në Stamford Bridge në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke plotësuar kërkesën e Contes të kësaj vere.

"Mendoj se Luiz është qendërmbrojtës, ai ka luajtur shumë ndeshje në këtë pozitë."

"E di se nganjëherë ai ka luajtur në mesfushë por që idea imë është ta përdor atë në pozitën më të mirë që i përshtatet atij, qendra e mbrojtjes", ka thënë Conte, transmeton Klan Kosova.

 

Çiftet e Hollivudit që i mbijetuan kohës (FOTO)

Posted: 07 Sep 2016 01:20 PM PDT

Secili nga ne dëshiron të duhet dhe të kuptohet nga të tjerët por gjetja e dashurisë së vërtetë asnjëherë nuk është e lehtë – dhe kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë për të famshmit, të cilët duket se kanë edhe më shumë probleme me gjetjen e partnerëve të tyre të jetës.

Por ka disa yje të Hollivudit, historia e dashurisë e të cilëve është e vërtetë, e gjatë dhe frymëzuese, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim fotografitë e çifteve që janë shumë kohë se bashku dhe që na frymëzojnë me përkushtimin e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Robert Downey Jr. dhe  Susan Downey

George Clooney dhe Amal Alamuddin Clooney

Channing Tatum dhe Jenna Dewan Tatum

Justin Timberlake dhe Jessica Biel

Benedict Cumberbatch dhe Sophie Hunte

Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Javier Bardem dhe Penelope Cruz

Matthew McConaughey dhe Camila Alves

Keith Urban dhe Nicole Kidman

Bleranda Çitaku, Miss Eleganca

Posted: 07 Sep 2016 01:09 PM PDT

Miss Eleganca është zgjedhur Bleranda Çitaku.

Çitaku është zgjedhur në mesin e 15 vajzave që janë konkurrente për Miss Kosova 2016, që është duke u zhvilluar në Klan Kosova.

Në spektaklin e bukurisë "Miss Kosova 2016" do të ndahen dy kurora dhe Kosova do të perfaqësohet në dy konkurset me të rëndësishme të bukurisë në botë, në Miss Universe dhe në Miss Earth.

Donika Hoxhaj zgjedhet Miss Miqësia

Posted: 07 Sep 2016 01:07 PM PDT

Bukuroshja Donika Hoxhaj është zgjedhur Miss Miqësia në spektaklin e bukurisë "Miss Kosova 2016" , spektakël i cili është duke u zhvilluar në Klan Kosova.

Në spektaklin e bukurisë "Miss Kosova 2016" do të ndahen dy kurora dhe Kosova do të perfaqësohet në dy konkurset me të rëndësishme të bukurisë në botë, në Miss Universe dhe në Miss Earth.

donika hoxhaj2

E rrallë: Fshati që nuk ka asnjë rrugë (FOTO)

Posted: 07 Sep 2016 01:06 PM PDT

Fshati Giethoom në Holandë është i njohur për diçka shumë të veçantë – nuk mund të gjeni vetura, autobusë e as një lloj transporti tjetër.

Kjo qytezë e  vogël e njohur si "Venediku i Holandës" nuk ka rrugë, ka vetëm kanale. Në këtë fshat që është i rrethuar me bukuri mund të lëvizësh vetëm me anije, ndërsa mbizotëron qetësia, relaksi dhe komfori.

Giethoom është i mbushur me paqe, ndërsa më poshtë mund të shihni disa foto nga ky vend i mrekullueshëm, transmeton Klan Kosova.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more