Skip to main content

Klan Kosova : ““200 milionë euro për autostradën drejt Shkupit”” plus 24 more

Klan Kosova : ““200 milionë euro për autostradën drejt Shkupit”” plus 24 more


“200 milionë euro për autostradën drejt Shkupit”

Posted: 14 Sep 2016 02:49 PM PDT

Mustafë Krasniqi, këshilltar i ministrit Lutfi Zharku, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në një varg projektesh.

Ai ka përmendur si shembull rrugën nga Besia në dalje të Podujevës, fillimi i punimeve të së cilës është shënuar të mërkurën, njofton Klan Kosova.

“Sot ishim në Podujevë ku bëmë inaugurimin e punimeve të dy rrugëve. Vlera e projektit prej Besisë deri në dalje të Podujevës është rreth 80 milionë euro. Sot kemi filluar segmentin e pestë, vlera e së cilit është mbi tre milionë euro”.

“Kjo rrugë është e stërngarkuar, ndaj projekti ka shumë rëndësi për qytetarët e asaj ane. Besoj që deri më 2017 do ta përfundojmë të gjithë projektin”.

“Rruga nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës do të vazhdohet, pasi kemi pasur shumë probleme me shpronësim. Por ekziston projekti nga Stanoci deri tek burgu i Smrekonicës”. /klankosova.tv

Një vit me “Ora e Fundit” (VIDEO)

Posted: 14 Sep 2016 02:49 PM PDT

Sot është bërë një vit që emisioni "Ora e Fundit" ju ka shoqëruar nga e hëna në të premte me fillim nga ora 23:00 në Klan Kosova.

Ky emision, i cili drejtohet nga prezantuesit Kushtrim Reshitaj dhe Naile Dema, është një ndër emisionet që ofron më së shumti informacione në orët e vona të natës.

Kronika të shumta, lidhje direkte nga vende të ndryshme të Kosovës, të ftuar në studio e shumëçka tjetër ka ofruar ky emision gjatë gjithë vitit.

 

 

Banorët e Dardanisë: Nuk largohemi nga banesat, jemi në gjendje edhe t’i blejmë

Posted: 14 Sep 2016 02:45 PM PDT

Në një raportim direkt në emisionin Ora e Fundit, banorët e lagjes së Dardanisë, kanë thënë se kanë nënshkruar peticion me të cilin kërkuan përkrahje për mos-largimin e tyre nga banesat ku aktualisht banojnë.

Sipas banorëve të Dardanisë, fajtor për këto probleme qëndron Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që për të cilin kishin edhe mesazhe, njofton Klan Kosova.

''Prokuroria ka kërkuar që ne të largohemi nga këto banesa. Ne nuk jemi pronarë por jemi pretendent aktual që dëshirojmë të bëhemi pronarë të këtyre banesave. Ne jemi munduar cdo herë të jemi sa më të sinqertë, por dikujt po shihet se i pengon kjo gjë''.

''Ne e dijmë që ky objekt ka qenë i pabanuar në vitet 1999, nuk i ikim asnjë lloj pagese, nëse është nevoja të bëhet një e tillë sipas nevojave ligjore ne e bëjmë.''

Ndërkaq njëri nga banorët e tjerë të zonës ku u është kërkuar largimi nga banesat, duke iu referuar Kryetarit Ahmeti, ka thënë se nuk ekziston asnjë mundësi që do ta largojë atë nga vendi ku jeton aktualisht.

''Ka 17 vjet jemi që jemi në këto banesa, shkaktar i këtyre problemeve është Shpend Ahmeti.''

''Ne jemi të këtyre banesave, kërkojmë edhe me i ble këto banesa. Kërkësa jonë është të na mundësohet blerja e banesave.''

''Tani i them Shpend Ahmetit, i gjallë nuk me ka qit prej banesës.''

''Ne kemi marr mbi 10 mijë nënshkrime kundër lëvizjes së banorëve nga këto banesa. Kuvendi i Kosovës duhet të marr një vendim pozitiv sa i përket banorëve të këtyre banesave. Jemi të shqetësuar, dhe për asnjë dëshirë ne nuk lëshojmë këto banesa. Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë me i ble këto banesa.'', njofton Klan Kosova.

Mkhitaryan i palumtur tek United

Posted: 14 Sep 2016 02:36 PM PDT

Henrikh Mkhitaryan është i palumtur me pozitën e tij tek Manchester United.

Mesfushori do që të luajë si numër 10 dhe jo të ketë një rol më të gjerë tek Djajtë e Kuq.

Armeni ishte një nga lojtarët më të dobët të United në humbjen ndaj rivali lokal Manchester City në Premierligë.

Vendet që duhet aplikuar parfumet

Posted: 14 Sep 2016 02:21 PM PDT

Vendet se ku ju aplikoni parfumin tuaj, kanë shumë rendësi sa i përket zgjatjes së aromës në trupin tuaj.

Përveç kyçeve të dorës, janë edhe disa pjesë të tjera të trupit, në të cilat po të aplikohet parfumi, është e garantuar që aroma do të zgjasë më shumë.Aplikimi i parfumit në flokë- Kjo bëhet duke e spërkatur brushën me parfum, në mënyrë që parfumi të shpërndahet në tërë flokët.

Aplikimi i parfumit pas veshëve- Sikurse edhe kyçet, pjesa pas veshëve konsiderohet pjesë e duhur, pasi që venat janë afër lëkurës dhe me këtë krijohet nxehtësi që e bën aromën më të fortë. Prandaj aplikimi i parfumit në atë pjesë sjell rezultate më të mira për dallim në pjesë të tjera të trupit.

Aplikimi i parfumit në pjesën e poshtme e shpinës- Ndoshta juve ju duket e çuditshme, mirëpo eksperti për parfume Chandler Burr insison në këtë rregull. Aplikimi i parfumit në këtë pjesë e sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.

Aplikimi i parfumit në brendësia e bërrylave- Që të zgjasni maksimalisht kohëzgjatjen e aromës atëherë para aplikimit bëni një piling duarve, e posaçërisht kyçeve.

Aplikimi i parfumit në kërthizë- kjo aplikohet duke I marrë disa pika me gisht, dhe ti vendosni në kërthizë, shkruan 10minuta, përcjellë Klan Kosova.

Spiralja e mahnitshme me domino (Video)

Posted: 14 Sep 2016 02:21 PM PDT

"Hevesh5" është njëri ndër ekspertët më të famshëm të dominos në Youtube. Por pas disa vitesh të publikimit të top videove kualitative, është bërë e vështirë të impresionohen shikuesin.

Megjithatë, ky person ia ka arritur sërish me këtë set të trefishtë spiral të dominosë.

Taylor Lautner lyen flokët me ngjyrë vjollcë

Posted: 14 Sep 2016 02:20 PM PDT

Aktori 24 vjeçar, Taylor Lautner ndau një fotografi në llogarinë e tij në Instagram për të zbuluar ngjyrën e re në flokët e tij e cila tashmë është vjollcë, transmeton Klan Kosova.

Është e paqartë nëse flokët vjollcë janë të përhershme, ose vetëm për një episod të shfaqjes "Scream Queens", por bashkëpunëtorja e tij Keke Palmer duket se konfirmoi se ngjyra e re është e vërtetë përmes një video në Snapchat.

Patatet me veti të veçanta shëndetësore

Posted: 14 Sep 2016 02:15 PM PDT

Patatja është një burim i mirë fiberash, ajo ka veti të shumta të shëndetshme për organizmin tonë. Patatja është e pasur me kalium, vitamina B dhe C, mangan.

Ul shtypjen e gjakut
Patatja pa të drejtë largohet nga menyja, sepse shton në peshë, por patatja nuk ndikon të shtoni peshë nëse konsumohet pa shtesa yndyrore. Ky artikull është burim i kaliumit, përderisa një patate përmban katër herë më shumë kalium në krahasim me një banane. Kaliumi është kyç për hidratim të trupit dhe ndihmon në shtypjen e gjakut.

Nxit tretjen
Patatja është e pasur me fibra, e kjo sidomos vlen nëse e hani me lëvore, shkruan albeu. Një patate përmban rreth shtatë gramë fibra, prandaj gjellët ku është e përfshirë patatja ju ngopin dhe ju mbajnë të ngopur më gjatë, por edhe nxitin tretjen e ushqimit. Po ashtu, studimet tregojnë se konsumimi i patates ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe kolesteroli.

Përmban vitamina C
Në lëvoren e patates gjendet një sasi solide e vitaminave C, rreth 29 mg në një patate të madhe, që është gjysma e nevojës për dozë ditore. Për këtë arsye duhet ta konsumoni sepse ngrit sistemin imun, por edhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Patatja mbron eshtrat
Patatja përmban mangan, substancë pak të njohur që luan rol të rëndësishëm në procedimin e proteinave si dhe luan rol të rëndësishëm në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Patatja është kyçe në ndërtimin e eshtrave dhe mbron nga osteoporoza, ndërsa që një patate e madhe përmban rreth 33 për qind të nevojave ditore të manganit.

City tregon forcën ndaj Monchengladbach

Posted: 14 Sep 2016 02:09 PM PDT

Manchester City e ka nisur fuqishëm edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, pasi në Etihad e saj ka mposhtur 4:0 Borussia Monchengladbach.

Më i miri në këtë ndeshje ishte Sergio Aguero, i cili shënoi het trik kundër skuadrës gjermane, ndërsa golin tjetër e shënoi Kelechi Ihenacho.

Pas kësaj fitoreje, City ndanë vendin e parë me Barcelonën në Grupin C, pasi spanjollët mbrëmë deklasuan Celticun 7:0.

Barazon Juventus

Posted: 14 Sep 2016 02:05 PM PDT

Juventus e ka nisur me barazim edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen ndaj Sevilla.

Sevilla ka luajtur më mirë në pjesën e parë, por Juventus ka pasur shumë raste të mira dhe ka mundur të fitoi në pjesën e dytë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Lyon ka mposhtur Dinamon me rezultat 3:0.

 

Reali e nis me fitore

Posted: 14 Sep 2016 02:03 PM PDT

Real Madrdi ka fituar Sportingut të Lisbonës me rezultat 2-1.

Goli i parë në këtë takim erdhi në 48-të nga Bruno Cesar, pas një asistimi nga Ruiz.

Atëherë kur menduan se mysafirët do të largoheshin me tre pikë, në skenë doli Cristiano Ronaldo, i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Në fund shënoi edhe Avaro Morata për t'i dhuruar klubit nga Madridi tre pikët e para në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Dortmund dërrmon Legia Warsaw (VIDEO)

Posted: 14 Sep 2016 01:47 PM PDT

Borussia Dortmund ka mposhtur me rezultat të thellë 6:0 Legia Warsaw.

Gjiganti gjerman është treguar i pamëshirshëm në takimin e Ligës së Kampionëve duke dërrmuar polakët.

 

Dridhjet e tokës po qetësohen, shkupjanët mund të flenë të qetë

Posted: 14 Sep 2016 01:47 PM PDT

Brendësia e tokës në rajonin e Shkupit po shkon drejt qetësimit, kështu thonë sezmiologët nga opservatori seizmiologjik pranë universitetit të Shkupit, njofton Zhurnal.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe disa dridhje të lehta me magnituta prej 1.9 shkallë por qytetarët nuk e kanë dëgjuar dhe një tjetër me 1.5 shkallë. Domethënë që dridhjet janë më të ulëta dhe ndihen më pak në tërësi të tokës e kjo do të thotë se toka po qetësohet dhe se shkupjanët mund lirisht të flenë të qetë dhe të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, thonë ekspertët.

Lëvizjet dhe dridhjet sipas tyre tashmë janë zhvendosur në Turqi ku në afërsi të Izmirit ka pasur termet ndërsa gjithashtu edhe në Romani me 3.4 shkallë, në Bosnjë me 3.6 shkallë, në Bulgari me 2.4 shkallë si dhe në Greqi me 2.1 shkallë.

Shënon Morata, fiton Reali (VIDEO)

Posted: 14 Sep 2016 01:42 PM PDT

Alvaro Morata ka shënuar golin e dytë, të fitores, për Real Madridin, në përballjen me Sporting.

Justin Timberlake në bashkëpunim me Britney Spears?

Posted: 14 Sep 2016 01:40 PM PDT

Britney Spears dhe Justin Timberlake mund të rikthehen së bashku…por për fat të keq nuk janë gjasat për një bashkim romantik në historinë e Showbizit, transmeton Klan Kosova.

Në fakt, të dy këngëtarët e muzikës pop, mund të vijnë së bashku për një bashkëpunim muzikor.

Britney së fundmi zbuloi se ajo do të donte për të punuar me muzikantë duke përfshirë Aerosmith, Gwen Stefani, dhe shtoi edhe Justin Timberlake, për të cilin tha se është shumë i mirë.

Justin më pas tha se ishte krejtësisht i gatshëm për të bashkëpunuar.

Justin dhe Britney kanë qenë së bashku ndërmjet viteve 1999 dhe 2002.

 

Nusja tërbohet, gjeli i prish momentet me burrin (FOTO)

Posted: 14 Sep 2016 01:40 PM PDT

Një nuse e sapo martuar, shpërthej nga tërbimi, pasi në shtratin e saj të gjumit me bashkëshortin, u bë pjesë edhe një gjel i bardhë.

Chris dhe Victoria Leigh, të dy 24 vjeçar, nga Uellsi, rezervan disa ditë për muaj të mjaltit, fundjavën e kaluar, në një kasolle me trungje romantike, përcjellë Klan Kosova.

Prestatyn është vendi ku çifti zgjodhi që të kalonin ditët e para të martesës, në një vend gjelash të cilët adhurojnë të qëndrojnë jashtë.

Por një gjel mashtrues, arriti të hyjë vjedhurazi brenda dhomës së çiftit, duke u futur madje në mes të shtratit ku ata po pushonin, përcjellë Klan Kosova.

dmvidpics-2016-09-14-at-12-43-32

ad_219223225-e1473864544242 (1)

PIC FROM MERCURY PRESS (PICTURED: CHRIS AND VICTORIA LEIGH (BOTH 24) WITH DAVE THE CHICKEN) A randy cock proved three was definitely a crowd after gate-crashing a loved-up coupleís HONEYMOON by hiding in their romantic lodge and having sex with the brideís slipper. The brazen bird played gooseberry during Chris and Victoria Leighís romantic trip away last weekend by perching on the sofa watching TV, crowing in the bedroom and even having SEX with the brideís slipper. The couple, from Rhyl, Wales, had booked a long weekend away at Dyserth Falls Resort in Prestatyn (Sep 9-11) when the plucky chicken invited himself into their log cabin and made himself at home. The chicken, named Dave by Chris, had sneaked into the lodge soon after they arrived and was discovered hiding in the hallway. SEE MERCURY COPY

Noizyt s’ia ndjen, i qetë në Prishtinë (FOTO)

Posted: 14 Sep 2016 01:39 PM PDT

Noizy edhe më tej vazhdon ta dëshmojë se është mirë, edhe pse u plagos dje nga anëtarët e grupit babastars, pas përleshjeve me armë zjarri në qendër të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Një lexues/shikues i klankosova.tv e ka dërguar një fotografi në redaksinë tonë, ku Noizy shihet duke i prerë flokët për t'u dukur sa më mirë nesër në Zhurma Show në Gjilan.

Reperi përmes Snapchatit konfirmoi se do të jetë prezent nesër në këtë shfaqje që organizohet në qytetin e lartpërmendur.

14258163_1134625186597534_8214859917922542551_o

Ronaldo shpëton Realin (VIDEO)

Posted: 14 Sep 2016 01:37 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në minutat e fundit të takimit me Sporting, duke barazuar rezultatin në ndeshjen e parë për Real Madridin në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

”Po të ishte në dorën time Shqipëria dhe Kosova nesër në BE”

Posted: 14 Sep 2016 01:31 PM PDT

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se po të ishte në dorën e tij anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kosovës në BE, do ta bënte qysh nesër.

''Po të ishte në dorën time anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kosovës në BE, do të bëhej nesër''

''Kjo është diçka që unë e dëshirojë shumë shpejt por nuk e di''

''Ka disa destinacione që janë brenda nesh''

''Pjesa ime e përgjigjes është që ta pastroj Tiranën. Ky është kontributi im që ta bëj Tiranën, Europë'', ka përfunduar Veliaj, njofton Klan Kosova.

Djathi krijon po aq varësi sa droga

Posted: 14 Sep 2016 01:19 PM PDT

Djathi krijon po aq varësi sa droga.

Arsyeja? Pasi përmban një përbërës që gjendet edhe tek drogat.

Është ky përfundimi në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh, të cilët kërkonin të gjenin arsyen se përse disa ushqime krijonë më shumë varësi se të tjera, shkruan tvklan.

Ata zbuluan se prezenca e kimikatit të njohur si kasein, që gjendet në të gjitha produktet e qumështit, tek djathi është në sasi më të mëdha.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se ushqimet e përpunuara janë të lidhura me sjellje adiktive, sidomos ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrash.

Horror në trenin italian, shqiptarët rrahin dhe kafshojnë gruan shtatzënë

Posted: 14 Sep 2016 01:16 PM PDT

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një tren të Italisë, ku protagonistë janë dy shqiptarë. Bëhet me dije se dy 23-vjeçarët kanë dhunuar një grua shtatzënë 8-muajshe e gjysmë.

Bëhet fjalë për 28-vjeçaren nigeriane, e cila ka qenë duke udhëtuar me trenin e linjës Milano-Venecia dhe po fliste në telefoon, kur është sulmuar nga dy persona, që më pas u identifikuan si dy shqiptarë 23-vjeç. Ata tentuan t'i merrnin celularin nga duart të resë.

28-vjeçarja nuk e lëshoi celularin. Veprim ky që më pas çoi në dhunën e shqiptarëve, të cilët e goditën me grushte, shqelma dhe e kafshuan gruan.

Ajo arriti të largohej dhe të kërkonte ndihmën e menaxherit të trenit, i cili lajmëroi policinë.

Teksa gruaja u transportua në spital në Chiari, efektivë të policisë gjurmuan dhe arrestuan një nga grabitësit dhe disa orë më vonë identifikuan dhe denoncuan edhe bashkëpunëtorin e tij, shkruan albeu.com.

Në spital, 28-vjeçarja e cila nuk ishte lënduar rëndë, lindi një vajzë. Tani, nëna dhe vogëlushja gëzojnë një shëndet të plotë.

Arrihet marrëveshja për targat

Posted: 14 Sep 2016 01:03 PM PDT

Është arritur marrëveshja për tabelat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi është dhënë për medie nga zyra për komunikim e Qeverisë së Kosovës, që jep edhe detajet e kësaj marrëveshje.

Të dy shtetet do të përdorin letërngjitëse të bardha për tabelat e automjeteve aplikimi i të cilave do të fillojë më 15 nëntor.

Sipas Qeverisë së Kosovës kjo marrëveshje i jep fund targave ilegale që janë përdorur nga serbët në veri të vendit dhe në pjesë tjera me shumicë serbe.

 

“Sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian,  pas njëmbëdhjetëorësh bisedime është përmbyllur marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e automjeteve në mes të dyshteteve, Kosovës dhe Serbisë. Ministrja Edita Tahiri, njëherit Kryenegociatore në Dialogun e Brukselit, deklaroi se me këtë marrëveshje është vendosur parimi i reciprocitetit në tabelat e automjeteve në mes të dyja shteteve, që do të thotë se cfarë vlenë për tabelat e njërit shtetet do të vlejë edhe për tabelat e shtetit tjetër, si dhe kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave "prova" të cilat njëanshëm ishin vendosur nga ana e Serbisë ndaj veturave me regjistrimin RKS të Kosovës.  Sic ka deklaruar ministrja Tahiri kjo marrëveshje ishte arritur javën e kaluar dhe sot është rikonfirmuar edhe në dokumentin e shkruar të marrëveshjes. Ajo vlerësoj se parimi i reciprocitetit në këtë marrëveshje dëshmon se marrëdheniet fqinjësore në mes të dyja shteteve mund dhe duhet të përparojnë në frymën e reciprocitetit dhe gadishmërisë për normalizim sipas parimeve euro-atlantike.

Poashtu, me këtë marrëveshje i jepet fund tabelave ilegale të automjeteve të cilat aty-këtu kanë qarkulluar në pjesën veriore të vendit tonë dhe ky proces do të realizohet në afatin e paraparë me këtë marrëveshje. Ministrja Edita Tahiri vlerësoi se heqja e tabelave ilegale nga qarkullimi është në funskion të sundimit të ligjit në këtë fushë si dhe i kontrbuon integrimit të plotë të qytetarve të komunitetit serb në sistemin shtetror të Kosovës. Kjo marrëveshje finalizon zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë që është arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Marrëveshja konfirmon nisjen e punës së zyrave të gjendjes civile dhe të Agjencisë për Regjistrim  Civil në katër komunat veriore që do të realizohet në nëntor 2016. Këto zyra do të pajisin qytetarët e asaj pjese me dokumentet shtetrore dhe të gjendjes civile të Republikës së Kosovës, duke mundësuar që të konsolidohet ky aspekt i sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës në veri të vendit të munguar që nga fundi i luftës.

Ministrja Tahiri theksoi se arritja e kësaj marrëveshje dhe zbatimi i saj janë në dobi të normalizimit të marrëdhenieve në mes të dyshteteve dhe me këtë rast ajo falenderoj Bashkimin Evropian për angazhimet për ndërmjetësimin e kësaj marrëveshje”.

Ish-gruaja e Prince shkruan biografi intime për marrëdhënien e çiftit

Posted: 14 Sep 2016 01:00 PM PDT

Ish-gruaja e muzikantit të ndjerë Prince do të nxjerrë një “biografi intime” që dokumenton "uljet dhe ngritjet" e çiftit, transmeton Klan Kosova.

Aktorja, këngëtarja dhe balerina, Mayte Garcia zbuloi lajmin të martën në një deklaratë me Hachette Books.

Deklarata shtoi se biografia do të quhet "The Most Beautiful", një titull i frymëzuar nga Prince në baladën e tij të vitit 1094 "The Most Beautiful Girl in the World", këngë kjo e cila ishte shkruar për Mayte.

Mayte tha se ajo dhe Prince kishin një lidhje pothuajse të botës tjetër, dhe ajo do që ta ndajë historinë e tyre në një biografi intime.

Çifti u taku në vitin 1990 në një koncert të Prince, dhe u martua gjashtë vjet më vonë në ditën e Shën Valentinit. Pothuajse menjëherë pas martesës ajo mbeti shtatzënë, por djali i tyre vdiq një javë pas lindjes, transmeton Klan Kosova.

Çifti u divorcua në vitin 2000.

Libri do të dalë në prill të vitit 2017 – që shënon një vit nga vdekja e këngëtarit.

 

Sporting befason Realin (VIDEO)

Posted: 14 Sep 2016 12:59 PM PDT

Bruno Cesar ka shënuar gol në minutën e 48-të të takimit, duke befasuar Real Madridin në Santiago Bernabeu.

Instruktoi ia shpëton jetën një njeriu (Video)

Posted: 14 Sep 2016 12:54 PM PDT

Sportet ekstreme, si kërcimi nga lartësia, mund të jenë zbavitëse, por ato nuk janë gjëra me të cilat duhet të bëhet shaka.

Një gabim i vogël mund të bëhet i fundit për ju, nëse kërceni të pajisur keq.

Kërcyesi profesionist – Chris Mcdougall, në thelb ia shpëtoi jetën një njeriu kur e ndaloi nga hedhja e urës pa shiritat e tij të këmbës. Nëse nuk do ta ndalonte në kohë, kjo histori do të kishte pasur një fund shumë më të errët, transmeton Klan Kosova.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more