Skip to main content

“Kështu duket Ferizaj pak para përfundimit të Festivalit Ndërkombëtarë  të Muraleve (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Kështu duket Ferizaj pak para përfundimit të Festivalit Ndërkombëtarë  të Muraleve (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Kështu duket Ferizaj pak para përfundimit të Festivalit Ndërkombëtarë  të Muraleve (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 07:53 AM PDT

Në ditën e fundit të Festivalit Ndërkombëtar të Muraleve  po bëhen përgatitjet e fundit që ato të përfundojnë.

Artistët të cilët që nga 16 shtatori  kanë filluar  punën në    muralet I'u janë ofruar përfundimit të tyre.   Në këtë Festival përveç pikturave  të rregullta  kësaj radhe  u bënë edhe piktura tredimensionale , grafite dhe  vendosja e mozaikut.

Artisët do të punojnë deri në orët e mbrëmjes   dhe në fund ,ora  20:00 është  ceremonia e mbylljes së Festivalit të Parë Ndërkombëtarë të Muraleve në Ferizaj.

Festivali i muraleve është një risi jo vetëm në Ferizaj por edhe në rajon. Është një Festival Ndërkombëtarë ku morën pjesë  10 artistë të huaj  dhe 25 artistë  tanë.

14393405_1132996360080609_1405781559_o 14442572_1132996336747278_1140233406_n 14423965_1132996323413946_250726995_o  14408398_1132996290080616_2146941965_o 14454013_1132996236747288_1247196510_o 14394035_1132996226747289_622451278_o 14408118_1132996170080628_1282335051_o  14423644_1132996060080639_1527821996_o

14398003_1132996066747305_1126337975_n-1

Mbi dy vite burg për ish-zyrtarët e Kaçanikut

Posted: 21 Sep 2016 07:25 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi sot pesë ish-zyrtarët e Komunës së Kaçanikut të akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Fatos Koxha, Verdat Dena, Bujar Dullovi e Zekrija Koxha u dënuan me nga gjashtë muaj burg, ndërsa Betim Shala me tre muaj, pasi për të gjykata mori si rrethanë lehtësuese punësimin në komunën e Kaçanikut vetëm një javë përpara se të ishte pjesë e një komisioni për vlerësimin e ofertuesve të një tenderi.

Fatos e Zekrija Koxha, Vedat Dena, Betim Shala dhe Bujar Dullovi akuzoheshin se si anëtarë të komisionit vlerësues për tenderin e rehabilitimit të gjelbërimit në Rrugën "Ismajl Reka" të Kaçanikut kanë falsifikuar dokumentet zyrtare duke shënuar të dhëna të pavërteta për operatorët ekonomikë që kanë ofertuar.

Pjesë e aktakuzës ishte edhe ish-zyrtari i prokurimit Zeqir Selmani, por procedura ndaj tij ka pushuar pasi ai ka vdekur.

Të dënuarit u obliguan që në mënyrë solidare ta paguajnë ekspertizën e këtij gjykimi dhe paushallin e gjykatës në shumën secili nga 50 euro, raporton kallxo.com

Grabitje në Ferizaj

Posted: 21 Sep 2016 05:52 AM PDT

Dy shtetase të Shqipërisë janë sulmuar nga dy persona të maskuar me të dalë nga një kafeteri në Ferizaj.

 Policia njofton se në këtë rast atyre i janë  grabitur çantat e krahut në të cilat kanë pasur dokumentet personale si dhe para të gatshme.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar,

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes Ferizajt dhe Shkodrës

Posted: 21 Sep 2016 05:04 AM PDT

Anëtarët e Kuvendit te Komunës se Ferizajt ishin ne vizitë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës ,ku u pritem ngrohtësisht nga kryetari i Këshillit të Bashkisë z. Xhemail Bushati dhe nënkryetari i Bashkisë

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, pas kësaj vizite në një konferencë për gazetarë ka thënë se nikqoirët ne atë takim i kanë njoftuar lidhur me shumë projekte që janë realizuar dhe që po realizohen si dhe është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor mes qytetit të Ferizajt dhe asaj të Shkodrës.

14344801_1270192196348934_4056865581155573499_n

"Kryetarin dhe të pranishmit i njoftuam me punën që është duke u bërë në komunën tonë, siç janë realizmi i projekteve, me theks të veçante në lëmine e bujqësi. Gjatë bisedës potencuam se tani e tutje duhet ti kushtojmë rëndësi fillimit të bashkëpunimit ekonomik në mes bizneseve tona, duke pasur parasysh që deri më tani nuk kemi bërë një hap të tillë në bashkëpunimin ekonomik i cili ka qenë i orientuar kryesisht në bashkëpunimin kulturor dhe politike", ka thënë kryesuesi Guri duke shtuar se ky ishte edhe konstatim i përbashkët që në të ardhmen ti kushtohet rëndësi bashkëpunimit në mes bizneseve tona në mënyrë që të dy bashkësitë tona territoriale të behet një zhvillim ekonomik i përbashkët.

"Si konstatim i përbashkët është që në të ardhmen e afërt të kemi një kontakt mes bizneseve ferizajas dhe atyre të Shkodrës, takim ky që do të realizohet shumë shpejt", është shprehur Guri.

Nga ana tjetër shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Ferizaj Muhamet Çerkini, ka thënë ka qenë kërkesë e këtyre të fundit ka qenë edhe lëvizja e lirë mes njerëzve nga Kosova, por edhe Shqipëria.

"Lëvizjet të mos bëhen njëdrejtimëshe, sepse ajo po ndodh gjatë sezonës verore dhe njëkohësisht edhe nxënësit tanë ferizajas po shkojnë ne ekskursione në Shqipëri, dhe kërkesë e jonja ka qenë që edhe nxënësit e tyre të vijnë në Kosovë", tha Çerkini.

Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të PDK-së Gazmend Bytyqi, është shprehur se këto vizita do të shërbejnë edhe si shkëmbin përvojash mes dy vendeve.
"Ajo çfarë ne kemi kërkuar dhe kërkojmë është shkëmbimi i përvojave, se si organizohen atje këshillat bashkiake dhe si procedohen pika të ndryshme që nga fillimi deri në marrjen e vendimeve, sepse kemi çfarë të japim", ka thënë Bytyqi.

Edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së Izet Rushiti, vizitën që e kanë bërë në Shkodër e ka cilësuar si të një rëndësie të madhe.

"Ishte një vizite që koleget nga Shkodra na priten me një vullnet të mirë dhe takimi ishte shumë miqësor dhe u diskutuan shumë gjana, që në një mënyrë ishin të ngjashme edhe problemet, edhe të gjitha ato diskutimet që behën, dhe ishte mendimi që të thellohet bashkëpunimi", ka thënë Ruhsiti.

U bë e ditur se shumë shpejt pritet që të zhvillohet edhe një vizitë mes kryetares së Shkodrës Voltana Ademit dhe kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Qyteti i Ferizajt dhe ai i Shkodrës, janë të binjakëzuar qysh në vitin 2006.

Ilazi: Instituti për Studime Politike do ta fuqizojë PDK-në

Posted: 21 Sep 2016 03:44 AM PDT

Drejtori i Institutit për Studime Politike në PDK, Ramadan Ilazi, ka bërë me dije se ky institut është themeluar me qëllim për t'i promovuar idetë liberale dhe tregun e lirë nëpërmjet hulumtimeve, botimeve, fushatave multimediale dhe programeve edukative në mënyrë që të kontribuojë në avancimin e procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës.Në këtë bisedë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë Instituti për Studime Politike do ta mbështesë PDK-në në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme, me qëllim fuqizimin e funksionimit demokratik të saj. Ilazi ka shtuar se, krahas kësaj, instituti do të angazhohet për anëtarësimin e PDK-së në strukturat evropiane dhe ndërkombëtare të qendrës së djathtë, si dhe do të nxisë dhe të promovojë një dialog të hapur brendapartiak dhe në shoqëri për rolin e ri që PDK-ja do ta ketë si parti moderne

"Epoka e re": Z. Ilazi, këto ditë PDK-ja ka zyrtarizuar Institutin për Studime Politike. Ju do ta drejtoni këtë institut. Cili është qëllimi i këtij instituti?
Ilazi: Instituti është themeluar me qëllim për t'i promovuar idetë liberale dhe tregun e lirë nëpërmjet hulumtimeve, botimeve, fushatave multimediale dhe programeve edukative në mënyrë që të kontribuojë për avancimin e procesit të integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës. Instituti do ta mbështesë Partinë Demokratike në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme, me qëllim fuqizimin e funksionimit demokratik të partisë, që nënkupton se anëtarët e partisë kanë mundësi të pjesëmarrjes së vazhdueshme në proceset e brendshme vendimmarrëse. Krahas kësaj, instituti do të angazhohet për anëtarësimin e PDK-së në strukturat evropiane dhe ndërkombëtare të qendrës së djathtë.

"Epoka e re": A mendoni se do t'i duhej një partie politike një institut i tillë? Çfarë do të përfitojë PDK-ja me këtë institut?
Ilazi: Partia Demokratike e Kosovës, si partia kryesore në vend, nëpërmjet institutit do ta projektojë fuqinë e saj politike, programin dhe ideologjinë partiake nëpërmjet nxjerrjes së dokumenteve me rekomandime për politikat dhe implementimin e tyre. Sikundër, të nxisë dhe të promovojë një dialog të hapur brendapartiak dhe në shoqëri për rolin e ri që PDK-ja do ta ketë si parti moderne dhe e profilizuar. Institutet janë karakteristikë e partive evropiane dhe partive serioze të cilat janë të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre politike dhe shtetërore, në mënyrë që propozimet e tyre karshi zhvillimeve dhe politikave publike janë të bazuara në hulumtime dhe analizë prej anës së ekspertëve. Themelimi i institutit nga PDK-ja reflekton pikërisht këtë vetëdije.

"Epoka e re": Cilat janë aktivitetet që do t'i ndërmarrë Instituti për Studime Politike?
Ilazi: Instituti ndan doktrinën Xhefersoniane për sa i përket rolit dhe madhësisë së qeverisë, pra një qeveri e vogël dhe e thjeshtë, por me kapacitetet e duhura profesionale që e bën atë një qeveri të aftë t'u përgjigjet sfidave ekonomike, sociale e politike në Kosovë. Për ta përmbushur misionin e vet, instituti do t'i ndërmarrë këto aktivitete: Promovimin e dialogut kombëtar për përcaktimin e qartë të interesave shtetërore të Republikës së Kosovës për ta avancuar procesin e integrimit euroatlantik; promovimin e shoqërisë së hapur dhe demokratike, ku kultura politike imponon vlerën e bashkëpunimit për interesat shtetërore të Kosovës; formësimin e një politike të re kombëtare për arsimin dhe shëndetësinë që do ta transformonte përgjegjësinë e shtetit karshi këtyre dy sfidave kyçe; mbështetjen dhe lehtësimin e krijimit të marrëdhënieve të reja dhe qasjes së komunitetit të biznesit në tregun e Bashkimit Evropian për rritjen e eksporteve kosovare, si një opsion për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik. Në këtë drejtim, sa iu përket veprimeve të brendshme për përmirësimin ekonomisë, instituti do ta analizojë strategjinë e derregullimit si strategji për rritjen ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit; krijimin e politikave publike që mbështesin gratë në biznes për të pasur qasje më të madhe në fonde që mundësojnë zhvillimin e ndërmarrjeve të tyre afariste; avancimin e legjislacionit dhe politikat publike për t'i mbështetur organet e sundimit të ligjit në adresimin e sfidave emergjente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nëpërmjet rritjes së mbështetjes dhe pavarësisë financiare e politike; promovimin e politikave publike që ofrojnë mbështetje dhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës që të jenë pjesë e familjes evropiane nëpërmjet zhvillimit të potencialit të tyre intelektual.

"Epoka e re": Cili do të jetë bashkëpunimi me partitë e tjera politike dhe organizatat joqeveritare?
Ilazi: Ne kemi nevojë urgjente si shoqëri dhe si shtet të kemi një konsensus shoqëror dhe kombëtar për interesat tona vitale. Në bindjen time të thellë nuk ka emërues të përbashkët më të mirë se procesi i integrimit euroatlantik, për të sjellë së bashku aktorët e ndryshëm shoqërorë e politikë. Instituti do të përpiqet të kontribuojë në zhvillimin e kësaj kulture politike të bashkëpunimit për interesin shtetëror. Jemi në një moment tepër të vështirë ku po sfidohemi në dy fusha: brenda po sfidohet karakteri ynë si shtet i vlerave liberale, jashtë po sfidohet besueshmëria në shtetin e Kosovës si shtet racional. Këto dy sfida, nëse nuk adresohen nga e gjithë skena politike me konsideratë ndaj së ardhmes euroatlantike, mund të rezultojnë me një izolim të Kosovës.

"Epoka e re": Ju jeni edhe zëvendësministër i Integrimit Evropian. Sa do të mund të arrini ta kryeni edhe këtë detyrë si drejtor i Institutit për Studime Politike?
Ilazi: Instituti është një hapësirë e natyrshme për angazhimin e ekspertëve që i janë bashkuar PDK-së vitet e fundit. Kontributi ynë është me formulimin e politikave publike që adresojnë sfidat socio-ekonomike e politike të Kosovës. Instituti funksionon si një grup i ekspertëve dhe titujt janë për qëllime teknike e burokratike. Rrjedhimisht, roli i institutit si një platformë për të prodhuar rekomandime të politikave është i pavarur prej nivelit burokratik.

Mundësia për liberalizimin e vizave sivjet është ende reale

"Epoka e re": Z. Ilazi, pasi jeni zëvendësministër i Integrimit Evropian, kjo ministri ka mbetur pa ministër?
Ilazi: Ministria e Integrimit është një institucion kyç në Qeverinë e Republikës së Kosovës që bart mbi vete një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Ministri i Integrimit është ura lidhëse ndërmjet Kosovës dhe BE-së, prandaj duke pasur parasysh këtë rol kaq të rëndësishëm, nuk e shoh si punë të lehtë emërimin e ministrit të ri, prandaj jam i bindur se kryetari i PDK-së po tregon kujdes të shtuar në këtë aspekt, sepse kjo është edhe mënyra se si komunikohet me BE-në. E rëndësishme është që ministri i ri të jetë një person me biografi të pastër dhe me kredenciale të nevojshme akademike e profesionale. Ajo çfarë dua të sqaroj është se në Ministrinë e Integrimit kemi më shumë se një dekadë përvojë institucionale në marrëdhënie me Bashkimin Evropian. Kjo ministri ka zyrtarë dhe ekspertë jashtëzakonisht të talentuar që gëzojnë respekt edhe në Bruksel të cilët po vazhdojnë angazhimin e tyre.

"Epoka e re": Sa është afër Kosova liberalizimit të vizave, sepse ka shenja se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave si shkak i demarkacionit me Malin e Zi?
Ilazi: Rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën që u dha nga Komisioni Evropian në maj të këtij viti ishte një arritje e jashtëzakonshme. Ky rekomandim u dha sepse ne kishim përmbushur kushtet e udhërrëfyesit. Por, siç ka treguar edhe përvoja në të kaluarën, me dhënien e rekomandimit, Komisioni Evropian përfshiu elemente të reja në kuadër të kushteve, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fuqizimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Me dhënien e rekomandimit në maj, rruga është hapur për Kosovën që sivjet ta marrë liberalizimin e vizave, mirëpo situata që u krijua në Kosovë kundër plotësimit të kushtit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit ka pezulluar procesin. Ne kemi parë se si Gjeorgjia dhe Ukraina kanë lëvizur më tutje, dhe nëse ne do ta kalonin demarkacionin, mbase në tetor do të merrej një vendim pozitiv edhe për Kosovën. Por, çështja e demarkacionit është shndërruar në një çështje të djeshme. Shpresoj se do të gjendet vullneti politik për të gjetur një zgjidhje që përderisa adreson shqetësimet që janë ngritur, po ashtu i mundëson Kosovës përmbushjen e kushtit. Mundësia për liberalizimin e vizave sivjet është ende reale nëse lidershipi politik reagon me kohë dhe ka një zgjidhje të qëndrueshme./Epoka e re

“A tough Day in New York”: Ferizajasi realizon film në Amerikë

Posted: 20 Sep 2016 03:18 PM PDT

Filmi i shkurtër "A tough Day in New York" ("Një ditë e vështirë në Nju Jork) është film tipik me një temë shqiptaro-amerikane i bërë nga ferizajasi Sabri Pajaziti.
Filmi është histori e një të riu nga Shqipëria, i cili ka lënë familjen në Shqipëri, dhe fshehtas është martuar me një amerikane në Nju Jork.
Pas pesë viteve vëllai i tij Kreshniku vjen për ta marrë, dhe aty fillojnë telashet.
Premiera e filmit ishte më: 19 Shtator 2016; Ora 18:00, Producers Club Theatre në Nju Jork- SHBA.

“Vitin e kaluar kur isha pjesëmarrës në Albanian Film Week me filmin tim “SKENDERI”, mora pjesë në debat që organizonte festivali me filmbërësit. U takova me disa artistë shqiptarë që jetonin në Nju Jork. Pas një bisede të gjatë i’u propozova që ta xhirojmë një film. Fillimisht ishin shumë skeptik, sepse nuk merrej me mend që të xhirohet një film brenda dy ditëve me kushte jashtëzakonisht të vështira dhe me një jetë shumë dinamike në Nju Jork. Megjithatë vendosëm, dhe kishim një përvojë shumë interesante. Tani ky film dhe premiera që u mbajt mbrëmë në Nju Jork, m'i ka hapur dyert për projekte tjera dhe bashkëpunime të reja. “A TOUGH DAY IN NEW YORK” është filmi im i parë i bërë në USA” ka thënë Sabri Pajaziti për FerizajPress.

Filmi zgjatë 17 minuta dhe është xhiruar kryesisht në Nju Jork, në vitin 2015, por edhe disa skena janë xhiruar në Kosovë.

14322392_10154705193861178_2017986786378099950_n
14344784_10209551471317193_2206777555749927728_n 14445930_10209551468077112_6818922387029594178_n 14333054_10209544599465401_622556930115938930_n 14317390_10209544598905387_343613099115101614_n 14316946_10209544602825485_3398146814137159043_n 14358748_1818903088329338_316044276294583664_n

Pak femra në punë që konsiderohen të vështira (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 02:21 PM PDT

Tema e Orës së Fundit sonte ka folur  për punët që konsiderohen të vështira, e që kryhen vetëm nga burrat.

Megjithatë, janë disa gra që nuk hezitojnë të punojnë edhe si roje pylli, zjarrfikëse e profesione tjera./Klan Kosova

“Shqiponjat e Rrugëve” ndezën Ferizajn

Posted: 20 Sep 2016 01:46 PM PDT

Ne, si parrena.com ishim në Ferizaj këtë fundjavë, se jemi edhe në Shhoqatën e Motoristëve "Shqiponjat e Rrugëve Shqiperi". Në Ferizaj ishim për të hapur degën e Ferizajt.

Qejf i veçantë ishte se në grupin tonë u shtua edhe Burim Selmani një ish ushtarak i UÇK, veteran lufte i shpallur nga Qeveria e Kosovës.

Meqë çështjen kombëtare e kemi të shenjtë, nuk e lamë pa vizituar edhe varrezat e Dëshmorëve të Ferizajt.
Shëndet e mirë u takofshim në aktivitetet të tjera/PA RRENA!
  14390726_1172484699461686_3700992032811326973_n 14344052_1172484432795046_5775462589694892471_n
14407604_1221846084503575_1754472116_n
14390625_1172485006128322_6416983620762867929_n

Edhe dy brazilianë te KF Ferizaj

Posted: 20 Sep 2016 01:11 PM PDT

Pasi arriti t'i sigurojë shërbimet e futbollistit shqiptar nga Maqedonia, Jasir Selmanit, Ferizaj pritet që brenda dy ditësh t'i bëjë edhe dy goditje të radhës.

Siç merret vesh, skuadra e Arsim Abazit pritet të përforcohet edhe me dy brazilianë. Futbollistët pritet të zbarkojnë në Kosovë të mërkurën ose enjten.

Kësisoj, Ferizaj nuk dëshiron t'i lë asgjë rastit dhe sa më parë t'i ikë zonës së rrezikshme të renditjes, pasi nga pesë ndeshje të zhvilluara, ka vetëm tri pikë.

Gjithsesi, ditë të mira po e presin Ferizajn.

Zbatimi i ligjit mbi rregullat e trafikut ka filluar të jap rezultatet e para

Posted: 20 Sep 2016 12:59 PM PDT

Fillimi  i zbatimit të ligjit të ri mbi rregullat në komunikacion  ka filluar të jap  rezultatet e para mbi sigurinë në komunikacion.

Për këtë edhe  rrjeti i OJQ-ve AVONET gjatë orëve të pasdites ka filluar të monitoroi situatën dhe gjatë  orëve të pasdites deri në orët e mbrëmjes   ka përcjellë  gjendjen në  komunikacion.

Sipas AVONET  në ndërrimin e pasdites nuk është raportuar asnjë aksident.

"Në orët e mbrëmjes  jemi në magjistralen Ferizaj-Prishtinë  dhe për një orë sa kemi qëndruar me  ekipin e policisë së trafikut   vetëm një makinë  ka bërë tejkalim të shpejtësisë" tha Kenan Gashi nga AVONET.

Në bazë të këtij  ligji rëndësi i është dhënë tejkalimit të shpejtësisë brenda zonës urbane, ku për tejkalim deri në 50 km në orë më shumë se që është e lejuar dënimi do të jetë deri në 900 euro.

Ligji parasheh edhe pikët negative, në bazë të të cilave shoferëve u pezullohet leja e vozitjes apo edhe anulohet në tërësi.

14442698_10208700137959164_532804042_n 14429254_10208700138879187_470555144_n 14429266_10208700139199195_1517650245_n

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more