Skip to main content

“KEDS vazhdon punimet. Këto pjesë të distriktit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të planifikuar të rrymës” plus 9 more Ferizaj Press

“KEDS vazhdon punimet. Këto pjesë të distriktit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të planifikuar të rrymës” plus 9 more Ferizaj Press


KEDS vazhdon punimet. Këto pjesë të distriktit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të planifikuar të rrymës

Posted: 23 Sep 2016 10:08 AM PDT

KEDS njofton për vendet në të cilat do të bëhet ndërprerja e energjisë elektrike, për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit në disrtiktin e Ferizajt në ditët në vijim.

Më datë  24.09.2016  në TS 35/10 kV Ferizaj II do të shkyçet :

Dalja 10 kV Kosova Petrolli nga ora 10:30 deri 11:30 si dhe nga ora 14:30 deri 15:30
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Një pjesë e qytetit Ferizaj , Muhoc , Talinovc , Prelez .

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara ndrrimi I ormanit në TS 10/04 KV TS Prelezi VII (OAZA).

Më datë  24.09.2016  në NS 35/10 kV Ferizaji I do të shkyçet :

Dalja 10 kV Drejtimi i Kinemasë(TS 10/0.4 kV "SYRI"40040004003) nga ora  09:30 deri ne ora  12:30
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin një pjesë  e rrugëve  12 Qershori , dhe rrugës "Dëshmorët e kombit" etj

Më datë   24.09.2016 në NS 35/10 kV Shtërpca do të shkyçet :

Dalja 10 kV Gotovusha prej orës 9:30 deri ne ora 16:00

Gjate kohes sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin:  Shterpca (një pjesë), Biti e Ulët, Biti e Epërme, Palojt, Shushiq, Gotovusha, Drajkovci, Viqa, Gradovica, Firaja, Brodi.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të traseve të LP 10 kV.

 

Me datën  26.09.2016   në TS 35/10 kV Ferizaj III do të shkyçet

Dalja 10 kV Drejtimi i Jezercit(40042003), prej orës 09:30 deri në orën 16:00 .
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Manastirci , Neredime , Balaj , Jezerci , Rr.Naim Beka .

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trases dhe ndrrimit të shtyllave në LP 10 kV Jezerci

 

Më datë 26.09.2016 në TS 35/10 kV Ferizaj II do të shkyçet :

Dalja 10 kV Sillosi(40041001) nga ora 12:00 -16:00
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Rahovice, Sazli, Softaj, Pojata, Talinoc i Muhaxhereve, Fusha e Madhe, Rr. Driton Islami .

Shkyçja bëhet me qëllim të revizionimit te Lp-it.

 

Me datën 26.09.2016, në NS 35/10 kV Kaqaniku do të shkyçet:

Dalja 10 kV Pylltaria (40043004) prej orës 16:00 deri ne ora 20:00
Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbetën: Runjeva, Lagja e Re, Llanishta, Gjurgjedelli, TS Bashkim Topojani, Samakove, TS Hekurudha-Pompat e Ujit etj,

Shkyçja bëhet me qellim te revizionimit te Lp-it..

 

Me datën 26.09.2016 në NS 35/10 kV SHTIME do të shkyçen  daljet 10 kV:

Dalja 10 kV Rashica(41046001) prej ores 12:00 – 16:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Rashinc,Davidovc,Xhyrkovc,Muzeqin,Vojnovc,lagja Mulla Sinont,Godanc i Muhaxherve,

Shkyçja realizohet me qëllim te  revizionimit te Lp-it.

 

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara, eliminimi i vërejtjeve nga zyra e sigurisë .

 

Ahmeti, për shpifje bën gati padinë e tretë ndaj LDK-së

Posted: 23 Sep 2016 09:11 AM PDT

"Ky rast paraqet keqtrajtim të banorëve dhe familjeve të tyre. Dega e IV-të e LDK-së në Prishtinë, vlerëson se përgjegjësia politike, morale dhe profesionale para së gjithash bie mbi Kryetarin e Komunës, z. Shpend Ahmeti. Në vlerësimin tonë të kujdesshëm dhe të pa nxituar, dëbimi me forcë i këtyre banorëve shpërfaq mentalitetin keq-qeverisës me Prishtinën, nga ana e Kryetarit të Komunës së Prishtinës", është thënë në komunikatën e LDK-së.

 

LDK: Shpend Ahmeti është fajtor për dëbimit të familjeve në "Dardani"

 

Lidhur me këtë deklaratë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ahmetit, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se do ta padisë LDK-në, për të tretën herë me radhë – për shpifje.

"Është interesant kjo puna e LDKsë Prishtinë. Në vitin 2005 nën qeverisjen e LDK, Ndermarrja Publike Banesore bën padi për këto banesa, në vitin 2008 Gjykata merr vendim, tash Gjykata zbaton vendimin, ndërsa Shpend Ahmeti fajin.

P.S. Të hënën kjo do të jetë padia e tretë me radhë për shpifje", ka shkruar Ahmeti.

Çeku: Jam i befasuar me numrin e madh të veteranëve të pa punë, nuk ka nevojë për riverifikim

Posted: 23 Sep 2016 09:11 AM PDT

Agim Çeku

Por kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku thotë se nuk ka nevojë për riverifikim të listave, megjithëse pranon se është befasuar me numrin e madhe të atyre që kanë aplikuar.

Për lajmi.net, ai pranon se është shqetësues se si kaq shumë veteranë janë të papaunë, dhe kërkon që kjo të shikohet dhe vërtetohet mirë.

"Nuk duhet riverifikim të listave, komandantët e kanë vlerësuar dhe kanë deklaruar se janë ata numra dhe ashtu duhet mbesin. Unë nuk e kam pritur një numër të tillë, mund të ketë raste që kanë keqpërdorur por ato duhet hetohen dhe si raste të mbyllura, jo listat komplet", thotë Çeku për lajmi.net

Sa i përket pensioneve të tyre, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë këtë çështje, dhe duhet verifikuar ata që tashmë kanë pensione nëse me të vërtetë nuk punojnë.

"Më ka habitur fakti që ka aq shumë që janë pa punë, por kjo duhet shikohet mirë nëse me të vërtetë është ashtu", tha ai./ Lajmi.net

Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës

Posted: 23 Sep 2016 09:11 AM PDT

Obama, Michelle

Skanimi duket se është marrë nga një llogari në Gmail, e cila i përket një punonjësi të Shtëpisë së Bardhë, tha zëdhënësi Josh Earnest.

Informacione të tjera konfidenciale janë publikuar po ashtu online, përfshirë detaje të udhëtimit, emra, numra të sigurimit dhe ditëlindje të stafit.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk i ka verifikuar ende dokumentet.

DCLeaks.com, një grup hakerësh, i cili javën e kaluar ka publikuar emaile personale të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell, ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik.

Viktimat 16-vjeçare që u përdorën si prostituta në Ibiza, shpëtohen nga policia (Video)

Posted: 23 Sep 2016 09:10 AM PDT

Siç shkruan Dailymail, ato janë rrahur me shkopinj nëse ato nuk do të sillnin deri në 1 mijë euro në ditë.

Viktimat të cilat u joshën për në tokën spanjolle me premtime false për punë, u detyruan që të punojnë nga 14 orë në ditë.

21 nga vajzat ishin nigeriane dhe ishin duke punuar në rajonin e Ibizas./Lajmi.net/

38B807B400000578-0-image-a-78_1474635935241 38B807ED00000578-0-image-a-79_1474635945613 38B807D900000578-0-image-a-81_1474635975757

Nishani në OKB: Njohja e Kosovës, stabilitet për rajonin

Posted: 23 Sep 2016 09:10 AM PDT

Bujar Nishani

"Kemi mbeshtetur dhe vijojmë të inkurajojmë pa asnjë ngurrim avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E konsiderojmë një platformë mjaft të përshtatshme, ku të sheshohen të gjitha çështjet e mbetura pezull, në mënyrë që të shihet nga e ardhmja.

Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, rolin aktiv që ajo luan si anëtare me të drejta të plota në të gjitha organizatat rajonale, si dhe procesin e pandalshëm të anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, shkruan Top Channel.

Këto do t'i shërbejnë politikave gjithëpërfshirëse ndërkombëtare, kontributit që Kosova do të japë në politikat globale, por edhe forcimit të paqes, sigurisë dhe zhvillimit në rajonin e Ballkanit.

Sot Kosova njihet nga 109 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe jam i bindur se shumë shpejt edhe vende të tjera të Organizatës do ta njohin, duke kontribuar për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës juglindore e më gjerë", deklaroi Nishani.

Duke e vënë theksin sërish tek siguria, kreu i shtetit u ndalu edhe tek sfida më e madhe më të cilën përballet sot bota, terrorizmin ndërkombëtar dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Ai siguroi dhe një herë angazhimin e Shqipërisë kundër ekstremizmit dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj, si dhe në promovimin e ideve dhe programeve të cilat nxisin respektin dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Ferizajasi  Shefqet Krenzi  shpikës i lavatriçes për goma “ALB-FIN”

Posted: 23 Sep 2016 09:03 AM PDT

Ferizajasi Shefqet Krenzi i cili tani jeton dhe vepron  në Finlandë ditë më parë   është bërë i njohur për  shpikjen e tij të makinës për pastrimin e gomave.

Sipas Krenzit kjo punë  i morri rreth 9-të vite. Makinën ai e realizoj brenda dy viteve por kohën më të  gjatë ia morri patentimi i sajë që zgjati rreth shtatë vite.

Pas patentimit dhe njohjes ndërkombëtare të  shpikjes së tij shkruan  edhe mediet  e Finlandës.

“Unë jam shpikësi i  kësaj lavatriçe të gomave në Finlandë. Ky proces ka zgjatur nëntë vite. Dy vite deri sa kamë përfunduar këtë projekt ndërsa  dokumentet për  patentim kanë zgjatur  shtatë vite.Tani ky patentim njihet ndërkombëtarisht me emrin "ALB-FIN" ” , ka  thënë   Shafqet Krenzi

14264060_10202174306475549_9004735350756040710_n

14364661_10202174309315620_765674072462986741_n 14358972_10202174308875609_4574659490831785435_n

Bëhet hapja e ofertave për unazën e jashtme

Posted: 23 Sep 2016 08:08 AM PDT

Në sallën e Kuvendit të Komunës, të premten është bërë hapja e ofertave për rregullimin dhe asfaltimin e unazës së jashtme të qytetit.

Për këtë projekt të Ministrisë së Infrastrukturës, me ofertat e tyre u paraqitën 11 operatore ekonomik. Sipas shefit të zyrës së prokurimit në Ferizaj, Feim Ibrahimit, rregullimi i unazës së jashtme të qytetit përfshin nga Prelezi i Jerlive, Kosinën, Llojzat, Dremjaku, Manastricin, Zaskokin, Gremen dhe lagjën Topojan.

"Operatori më i lirë ka qenë kompania "Kosova Asfallt"- "Lika" me 2 milion e 592 euro, ndërsa operatori më çmimin me të lartë "Kastrioti", me rreth 4 milion euro", ka thënë shefi i zyrës së prokurimit në Ferizaj. Feim Ibrahimi.

U be ditur se vlera e projektit për unazën e jashtme të qytetit kap shumën rreth 3 milion euro, ndërsa është projekt tre vjeçare. Punimet për këtë rrugë pritet të fillojnë pas vlerësimit të tenderit.

14463702_10208720593150531_1987829223_n 14429530_10208720592750521_1844719247_n

Asfaltohet rruga “Mujë Krasniqi”

Posted: 23 Sep 2016 08:04 AM PDT

Të premten qytetit të Ferizajt i është shtuar edhe një rrugë e asfaltuar, bëhet fajlë për asfaltimin e rrugës "Mujë Krasniqi".

Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka përcjell numri një i Drejtorisë së infrastrukturës, Gafurr llazi, i cili ka vlerësuar tejet lart rregullimin e kësaj rruge.

"Është një rrugë shumë e rëndësishme për banorët e kësaj lagjeje, sepse do ju krijojë një qasje shumë të lehte edhe më rrugën "Hasan Prishtina", rrugën "Astrit Bytyqi" dhe me rrugën 'Rexhep Bislimi", tha drejtori Ilazi.

Nga ana tjetër mirënjohës qeverisë lokale të Ferizajt për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës "Mujë Krasniqi", janë shprehur edhe banorët e kësaj rruge. Thanë se kjo rrugë po rregullohet me standarde të mëdha dhe se ka qenë e domosdoshme që të asfaltohet.

Vlera e këtij projekti kap shumën 16 mijë euro, mjete këto të buxhetit komunal të Ferizajt.

14449874_1272052276162926_435371861943885329_n 14440890_1272052226162931_7546949073265321526_n

Plani zhvillimor komunal diskutohet edhe me përfaqësuesit e fshatrave

Posted: 23 Sep 2016 08:00 AM PDT

Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj, mbajti një takim me përfaqësues të fshatrave të komunës së Ferizajt, ku u diskutua për Planin Zhvillimor Komunal për vitin 2016 – 2022.

U tha se këto takime po realizohen për të informuar qytetarët rreth për Planin Zhvillimor Komunal, si dhe marrjen e propozimeve, ideve e sugjerimeve nga përfaqësuesit e fshatrave të Ferizajt. Drejtori i Urbanizmit në Ferizaj, Faik Grainca, tha se nga ky plan përcaktohen të gjitha zonat bujqësore, hapësirat e gjelbërta, si dhe hapja e rrugëve te reja në fshatrat e Ferizajt.

"Kemi pasur takime me grupe të fshatrave dhe do të vazhdojmë këto takime edhe më tutje. Arsye për këtë është njoftimi me atë se çka nënkuptoje me PZHK, dhe marrja e propozimeve ideve e sygjerimeve nga ana e qytetareve. Me këtë plan për herë të parë jemi te obliguar ti caktojmë zonat ndërtimore edhe nëpër zonat rurale. Ne duhet ta fusim në planin zhvillimor se ka do te zhvillohen fshatrat e Ferizajt, e për ketë na duhet edhe mendimi juaj si banor që në të ardhmen të mos përballi më ndonjë problem dje të thuhet se nuk jam pyetur banorët”, ka thënë drejtori Grainca.

14463076_1272057952829025_435159558503939678_n

Edhe përfaqësues të fshatrave të Ferizajt, shprehën nevojat e fshatrave të tyre, duke dhëne edhe ide për futjen e projekteve në Planin Zhvillimor Komunal.

E, përgjigjet për propozimet e tyre i morën nga drejtori komunal i Urbanizmit, Faik Grainca. Grainca sqaroi se pas 10 ditësh do të presë edhe propozimet konkrete të të gjitha fshatrave në komunën e Ferizajt.

U bë e ditur se për Planin Zhvillimor Komunal deri më tani kanë mbajtur 3 tubime në sallë me qytetarë dhe disa të tjera nëpër fshatrat e komunës së Ferizajt. Diskutimet publike u tha se do të vazhdojnë edhe më tej nëpër fshatrat e Ferizajt.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more