Skip to main content

INSAJDERI: “Vëllai i Cozmanit dyshohet se plagosi Noiyzn” plus 19 more

INSAJDERI: “Vëllai i Cozmanit dyshohet se plagosi Noiyzn” plus 19 more


Vëllai i Cozmanit dyshohet se plagosi Noiyzn

Posted: 13 Sep 2016 09:25 AM PDT

Burimet e Insajderit brenda policisë thonë se Noizy është plagosur lehtë nga të shtënat, dhe se tetë persona janë shoqëruar në polici pas përplasjes.

Sot rreth orës gjashtë në Prishtinë, Grupi i udhëhequr nga Noizy, OTR është përleshur me reperin Cozman në qendër të Prishtinës. /Insajderi.com

The post Vëllai i Cozmanit dyshohet se plagosi Noiyzn appeared first on INSAJDERI.

Të shtëna me armë mes Noizyt dhe Cozman në Prishtinë

Posted: 13 Sep 2016 09:06 AM PDT

Ngjarja ka ndodhur rreth orës gjashtë në Prishtinë, derisa Insajderi ka mësuar nga dëshmitarë të ngjarjes se të përfshirë në përplasje ishin këngëtari nga Shqipëria Rigels Rajku – Noizy, dhe Ylber Abdullahu – Cozman.

Reperi nga Shqipëria Noizy dhe labeli muzikor Babastars kanë një urretje të vjetër mes vete. /Insajderi.com

The post Të shtëna me armë mes Noizyt dhe Cozman në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagon Grabovci: Nesër shkoj vet në prokurori, e respektoj shtetin

Posted: 13 Sep 2016 08:47 AM PDT

Grabovci në një prononcim për Express ka thënë se do të shkoj vet në ora 10:00 në Prokurori për tu intervistuar rreth veprave të dyshimta penale të evidentuara nga “Dosja e Shefave”.

"Pa dyshim, pa dyshim. Unë jam i gatshëm çdo ditë, në çdo kohë, me iu përgjigjë ftesës dhe me jap kontributin tim për tu zbardhur e vërteta", tha Grabovci të martën, njofton Insajderi.

Deputeti i PDK-së u shpreh i gatshëm të jap kontributin e tij “për zbardhjen e së vërtetës”.

"Absolutisht, unë i respektoj institucione e mia dhe të shtetit tim. Angazhohem me kontribu me pas institucione të shënosha", shtoi Grabovci.

Grabovci tutje potencoi se për ftesën ai është informuar përmes mediave, para se Prokuroria Speciale të ia dërgoi atij ftesën për intervistim.

Grabovci në këtë mënyrë iu është kundërpërgjigjur Prokurorisë Speciale, e cila kishte paralajmëruar se në rast të refuzimit të ftesës për seancë hetimore, do të përdorej forca për ta dërguar deputetin e PDK-së para prokurorëve.

Intervistimi i tij parashihet të ndodhë në ora 10:00.

Hetimet ndaj Grabovcit kanë nisur pasi Gazeta Online Insajderi publikoi një seri përgjimesh të Grabovcit, në të cilat dëshmohet se si ky zyrtar i PDK-së kishte punësuar njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. /Insajderi.com

 

The post Reagon Grabovci: Nesër shkoj vet në prokurori, e respektoj shtetin appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen tre persona në aksionin “Anti-ISIS” në Gjermani

Posted: 13 Sep 2016 08:33 AM PDT

Sipas raportimeve të tabloidit gjerman Bild, këto arrestime janë bërë me dyshimet se po përgatisnin sulme, thanë prokurorët.

Personat e moshës 17 dhe 26 vjeçar, u ndaluan pas një seri bastisjesh para agimit në vendet Schlesëig-Holstein dhe Saksoni të Ulët këtë të martë.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, u tha gazetarëve se të dyshuarit mund të kenë pasur lidhje me njerëzit që kryen sulmet në Paris, në nëntor të vitit të kaluar. /Insajderi.com

The post Arrestohen tre persona në aksionin “Anti-ISIS” në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Pesë shqiptarë pjesë e Ligës së Kampionëve

Posted: 13 Sep 2016 08:31 AM PDT

Bëhet fjalë për Taulant Xhaknën që luan te Basel, Elseid Hysajn që luan te Napoli, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, që luajnë te Arsenal, raporton Insajderi.

Këtë javë Basel i Xhakës sonte luan ndaj klubit bullgar Ludogorets Razgrad, Napoli i Hysajt kundër Dynamo Kyiv, si dhe Arsenal i Xhakës e Mustafit ndaj Paris Saint Germain.

Por shqiptarët nuk janë të përfaqësuar vetëm me lojtarë në ligën më të rëndësishme të Evropës. Janë edhe me trajner.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, drejton klubin Legia Warszawa dhe ai do të ndeshet fillimisht me Borussia Dortmund. /Insajderi.com

The post Pesë shqiptarë pjesë e Ligës së Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

Profesori me prejardhje nga Mitrovica që ligjëron në Harvard

Posted: 13 Sep 2016 08:24 AM PDT

Puna e tij fokusohet kryesisht në përgjigjen e Tokës ndaj forcave të jashtme dhe të brendshme në distancë kohore nga disa sekonda deri në miliarda vjet.

Mitrovica ka shkruar gjerësisht mbi tema që lidhen me stabilitetin e rrotullimit të Tokës dhe planeteve të tjera, gjeodinamikës ndërsa me theks të veçantë ka shkruar lidhur me ndryshimet klimatike dhe ndryshimin e nivelit të detit, transmeton Klan Kosova.

Jerry X Mitrovica është i afërm i Dr. Xhelal Mitrovicës, një nga gazetarët më të njohur.

Dr. Xhelal Dervish Mitrovica ishte orator e poliglot që mahniste me dijet dhe kulturën, një ndër gazetarët më të njohur në kohën e vet.

Ka qenë sekretar i "Lidhjes Popullore Shqiptare" themeluar në gusht të vitit 1941 në Mitrovicë, nëpunës i përgjithshëm me shërbim në Prizren (korrik 1941), drejtor i Radio Prishtinës, pjesëmarrës në Lidhjen e Dytë të Prizrenit (shtator 1943), sekretar i Komitetit (KEP) i zgjedhur në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 6 tetor 1943, deputet i Mitrovicës në Parlamentin e Shqipërisë (18 korrik – 28 gusht 1944), njëri ndër gazetarët më të sprovuar e më të mirë të kohës, bashkëpunëtor në të përkohshmet "Kosova", "Lidhja e Dytë e Prizrenit", "Bashkimi i Kombit", Koha e Jonë", drejtues  i gazetave "Vatra Shqiptare" dhe "Buletini i Lidhjes së Shqiptarëve në Australi" etj.

Ndryshe,  nesër shënohet 100-vjetori i lindjes së atdhetarit dhe intelektualit, Xhelal Mitrovica. /Insajderi.com

The post Profesori me prejardhje nga Mitrovica që ligjëron në Harvard appeared first on INSAJDERI.

Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil në Britani

Posted: 13 Sep 2016 08:09 AM PDT

Kjo shkallë e pandryshuar ishte në një mënyrë befasuese, raporton AP nga Londra.

Konsensusi në tregje ishte se inflacioni do të ngritej në 0.7%, pjesërisht për shkak të rënies së funtës, pasi Britania vendosi për largim nga Bashkimi Evropian.

Vlera më e ulët e fundit e bënë importin më të shtrenjtë.

Pas publikimit të të dhënave nga Zyra për Statistika Kombëtare, funta është në kuotën prej 1.33 dollar amerikan.

Megjithqë nuk ka rritje të inflacionit në muajin gusht, pjesa më e madhe e ekonomistëve presin që inflacioni në Britani do të rritet gjatë muajve të ardhshëm, në masë të madhe si pasojë e çmimeve më të larta të importit.

The post Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil në Britani appeared first on INSAJDERI.

FIFA lejon ish-futbollistin e Norvegjisë të paraqitet me Kosovën

Posted: 13 Sep 2016 07:45 AM PDT

Menaxheri i përfaqësueses Bajram Shala, ka thënë për gazetën "Koha Ditore" se në pritje të aprovimit janë edhe sulmuesi Besart Berisha, Arbër Zeneli dhe Adis Nurkoviq.

Rashani ka zhvilluar dy ndeshje me Kosovën para pranimit të saj në UEFA dhe FIFA. Ai ka shënuar një gol në miqësoren ndaj Shqipërisë që u zhvillua në muajin mars në Prishtinë.

23-vjeçari më parë ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Norvegjisë (U-16 deri në U-21), mirëpo pas ftesës së Bunjakit ai ka ndërruar reprezentacion. /Insajderi.com

The post FIFA lejon ish-futbollistin e Norvegjisë të paraqitet me Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Kosovari shënon për Bayern U-19 në Ligën e Kampionëve

Posted: 13 Sep 2016 07:34 AM PDT

Meritan Shabani është 17-vjeçari që paraqitet me skuadrën e të rinjve të Bayernit në Ligën e Kampionëve. Ai hapi serinë e golave në minutën 17, derisa luajti tërë ndeshjen, raporton Insajderi.

Shabani ishte grumbulluar edhe nga ekipi i parë i Bayernit në fazën përgatitore, të drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Ai nuk ka luajtur me asnjë ndeshje me asnjë kombëtare të moshave. /Insajderi.com

The post Kosovari shënon për Bayern U-19 në Ligën e Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Posted: 13 Sep 2016 07:01 AM PDT

Si pjesë e marrëveshjes, Samsung do të blejë asete nga 100-200 milionë dollarë pas arritjes së kontratës, kanë bërë të ditur kompanitë.

HP do të marrë më tepër se 6.500 patenta nga Samsung, çka do ta specializojë në kapacitetet për printerat e mëdhenj në zyrat e bizneseve. HP aktualisht varet në teknologjinë kyçe të lazerit nga konkurrenti i tij Canon në disa modele printeri.

Shkrirja sugjeron se HP po fokusohet në inovacionin e printimit, duke u shtrirë dhe përfshirë teknologjinë e printimit me laser.

The post HP do blejë një nga bizneset e Samsung appeared first on INSAJDERI.

Arti i pazakontë drejtuar Hillary Clintonit

Posted: 13 Sep 2016 07:01 AM PDT

“Duhet dhe mundesh”, shkruan Dario Gambarin që e vizatoi artin e tij duke përdorur një traktor në rrethinat e Veronës, shkruan Zëri i Amerikës.

Video

Arti i pazakontë drejtuar Hillary Clintonit

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10154431332149536/

The post Arti i pazakontë drejtuar Hillary Clintonit appeared first on INSAJDERI.

Amsterdam, shqiptarët kapen me 200 kg kokainë

Posted: 13 Sep 2016 06:57 AM PDT

Dy prej shqiptarëve u arrestuan në Amsterdam në gusht, ndërsa nga hetimet 4­ mujore është zbuluar se në trafikun e drogave të rënda janë përfshirë më shumë se 16 shqiptarë, të cilët jetonin në apartamente të shtrenjta, kishin shumë para dhe sigurisht edhe drogë.

Policia ka sekuestruar 200 kg kokainë dhe gati 3 milionë euro. Në operacionin e organizuar më 19 gusht, me anë të një qeni u gjetën 1.4 milion euro.

Një nga personat e dyshuar besohet se është në Shqipëri dhe të jetë përfshirë në vrasjen e një punonjësi policor. Një tjetër ishte i kërkuar nga Italia për rrëmbim, trafik dhe përdhunim. Ai ka 15 vjet që jeton në Itali, shkruan gazeta Shekulli.

Në aksionin e madh javën e fundit të gushtit të zhvilluar në vende të ndryshme në Amsterdam, 19 persona u ndaluan, 17 prej të cilëve janë ende në paraburgim.

Më 22 gusht, pesë shqiptarë dhe një rumun u arrestuan, ndërsa në një banesë u gjetën edhe 16 kg lëndë narkotike. /Insajderi.com

The post Amsterdam, shqiptarët kapen me 200 kg kokainë appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri “shfleton” arkivin e KOSTT-it për Demarkacionin

Posted: 13 Sep 2016 06:41 AM PDT

Gjatë takimit, ndër të tjera, u pa edhe dokumentacioni i cili daton që nga viti 1977 lidhur me shtrirjen e largpërçuesve të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi dhe kufirin ndarës ndërmjet dy vendeve, sa i përket shtrirjes dhe menaxhimit të linjës së transmisionit.

“Ishte konstatim i përbashkët se dokumentacioni i cili ndodhet në arkivat e KOSTT-it do t'i kontribuojë sqarimit të plotë të procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, citohet të ketë thënë kryeministri./Insajderi.com

The post Kryeministri "shfleton" arkivin e KOSTT-it për Demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria paralajmëron përdorimin e forcës, nëse Grabovci nuk i përgjigjet ftesës

Posted: 13 Sep 2016 06:33 AM PDT

Nëse Adem Grabovci nuk paraqitet të mërkurën në Prokurori në ora 10: 00, atëherë Prokuroria pritet të urdhërojë sjelljen me forcë për ta marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Paralajmërimin për një gjë të tillë Prokuroria ia ka bërë avokatit të Grabovcit, Florent Latifit për shkak se Latifi ka kërkuar shtyrjen e marrjes në pyetje me "arsyetimin se ka seancë të mërkurën".

Mirëpo, Prokuroria ka thënë se terminin për marrje në pyetje të Grabovcit, i dyshuar për dy vepra penale e ka bërë në koordinim me avokatin, Florent Latifi, i cili paraprakisht kishte thënë se të mërkurën më 14 tetor është i lirë.

Organi i akuzës i është përgjigjur me shkrim Latifit pas kërkesës për shtyrje. Ia ka numëruar arsyet e refuzimit të kërkesës së tij për shtyrje.

Prokurorja speciale, Drita Hajdari e cila udhëheq ekipin e prokurorëve që po merret me Adem Grabovcin, ka thënë për Insajderin se kërkesa e Latifit nuk është pranuar.

"Unë kam pranuar kërkesën e avokatit, z. Latifi për shtyrjen e seancës që është për nesër. Kërkesës i jam përgjigj me shkrim për refuzimin e kërkesës.

"Ne ekipi i prokurorëve nuk mund ta pranojmë këtë sepse para caktimit të seancës së marrjes në pyetje, ne e praktikojmë gjithmonë që t'i thërrasim avokatët dhe t'i pyesim se se a janë të lirë për datën e caktuar. Në këtë rast, avokati ka thënë se është i lirë më datën 14 dhe e ka nënshkruar ftesën, e cila i është duruar tetë ditë para marrjes në pyetje siç parashihet me ligj", ka thënë Hajdari, për Insajderin.

"Unë po e refuzoj kërkesën për arsye se termini është caktuar në marrëveshje me avokatët dhe se për atë ditë është caktuar salla që përdoret nga të gjithë prokurorët, dhe termini duhet të respektohet", ka thënë Hajdari.

Prokurorja ka thënë se një prej arsyeve për refuzim të shtyrjes së seancës së intervistimit, është se avokati nuk ka ofruar prova me shkrim se ka seancë në Gjykatë. Ka thënë se gojarisht nuk mjafton arsyetimi.

"Në këtë shkresë dërguar avokatit, kemi thënë se në rast se avokati ka obligime në gjykatë, ai mund të dërgojë zëvendësim", ka sqaruar Hajdari. Ajo e ka paralajmëruar Latifin për pasojat e mosparaqitjes në Prokurori të klientit të tij.

"Kemi thënë se nëse klienti i yt z. Adem Grabovci nuk paraqitet në terminin e caktuar, Prokuroria do të kërkojë lëshimin e urdhrit për sjellje me dhunë", ka thënë Hajdari.

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet muajin e kaluar kundër Adem Grabovcit dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet, Dosja e Shefave.

Grabovci po hetimet për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012. Hetimi ka nisur 26 ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Insajderi të Adem Grabovcit, me zyrtarët tjerë të lartë shtetëror e partiak, përfshirë presidentin Hashim Thaçi.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se vendimi për hetim është bazuar në ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se  i pandehuri Adem Grabovci, si person zyrtar, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, gjatë vitit 2011 e tutje, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për ta siguruar pushtetin politik dhe ndikimin mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka thënë se sipas njohurive të deritanishme të Prokurorit të Shtetit, Grabovci, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo persona të tjerë, me dashje ka shkelur ligjet dhe procedurat e punësimit dhe përzgjedhjes së drejtorëve dhe anëtarëve të trupave menaxhuese të ndërmarrjeve publike, të agjencive të pavarura dhe institucioneve të tjera, duke siguruar në këtë mënyrë punësimin kundërligjor për një numër të caktuar të personave.

"Në bazë të këtyre veprimeve të Grabovcit, Prokuroria Speciale ka krijuar dyshim të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale në vazhdim: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 81 të këtij Kodi. Ai dyshohet se këtë vepër e ka bërë në bashkëkryerje me persona të tjerë, të paidentifikuar deri më tani", thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria paralajmëron përdorimin e forcës, nëse Grabovci nuk i përgjigjet ftesës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, po ashtu, ka dyshim të arsyeshëm se Grabovci, me veprimet e përshkruara më lartë, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera pozitive, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike të Republikës së Kosovës.

Grabovci dyshohet, po ashtu, që e ka kryer veprën penale në bashkëkryerje: Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës" nga neni 193 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 31 dhe 81 të këtij Kodi.

"Vendimi i prokurorisë për fillimin e hetimit është bazuar në publikimet e përgjimeve të bisedave telefonike të Grabovcit, në gazetën online 'Insajderi', si dhe në disa prova të pranuara nga EULEX-i, që në bazë të urdhërit gjyqësor janë realizuar gjatë zhvillimit të një hetimi tjetër kundër tij nga prokurori i EULEX-it", ka thënë Prokuroria.

Prokuroria ka thënë se hetimi kundër Adem Grabovcit është një hetim fillestar dhe varësisht nga rezultati, në ndjekjen penale të prokurorisë do të përfshihen të gjithë personat tjerë, për të cilët do të vërtetohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Grabovci. /Insajderi.com

The post Prokuroria paralajmëron përdorimin e forcës, nëse Grabovci nuk i përgjigjet ftesës appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave nga eurodeputetët

Posted: 13 Sep 2016 06:30 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj në Strasburg, ka zhvilluar takime me eurodeputetët e partive politike të ndryshme evropiane, nga të cilët ka kërkuar mbështetje për liberalizmin e vizave.

"Pata takime shumë përmbajtjesore me eurodeputetë, grupet parlamentare dhe raportues që e mbulojnë Kosovën dhe rajonin. I informova për angazhimin dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur të gjitha obligimet nga ana e jonë, në mënyrë që së shpejti të marrim rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

"Mund të them se kemi një përkrahje të fuqishme nga eurodeputetët që Kosova së shpejti të udhëtojnë pa viza" ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, pritet të zhvilloj takim edhe me Komisionerin Dimitris Avramopolous dhe Sektarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës,  Thorbjon Jagland. /Insajderi.com

The post Hoxhaj kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave nga eurodeputetët appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’

Posted: 13 Sep 2016 06:17 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dyshimin për 'trafikim me njerëz', gjatë aksionit gjithashtu ka identifikuar edhe një viktimë të trafikimit.

S.M. i lindur me 1962 dhe A. K. 1999, janë arrestuar para dy ditësh në bashkëpunim me policinë e rajonit të Malishevës.

Sipas raportit të policisë i dyshuari i parë, me qëllim të përfitimit material e ka detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me pagesë, derisa i dyshuari i dytë dyshohet se ka kryer veprën penale 'trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit'.

Viktima është intervistuar në praninë e kujdestarit pastaj është trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave, kurse të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com

The post Arrestohen dy persona të dyshuar për 'trafikim me njerëz' appeared first on INSAJDERI.

Vriten tre ushtarë ukrainas

Posted: 13 Sep 2016 06:04 AM PDT

Dhuna vjen edhe pasi të duaj palët u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi, që hyri në fuqi më 1 shtator.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Motuzyanyk u ka thënë gazetarëve se ushtarët janë vrarë në provincat Lugansk dhe Donetsk, shkruan rel.

"Fatkeqësisht tre ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur", ka thënë ai.

Vdekjet e ushtarëve vijnë në prag të vizitës së ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Francës në Kiev, të cilët po bëjnë përpjekje për të ringjallur armëpushimin.

Në luftimet mes forcave qeveritare dhe separatistëve janë vrarë më shumë se 9,500 persona, që prej prillit të vitit 2014.

The post Vriten tre ushtarë ukrainas appeared first on INSAJDERI.

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

Posted: 13 Sep 2016 05:40 AM PDT

Në rend dite nuk është paraparë marrëveshja për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancën plenare:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
  7. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
  8. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  9. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
  10. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

The post Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër appeared first on INSAJDERI.

Kallëzim penal për skandalin e ekipit “Skënderbeu”

Posted: 13 Sep 2016 05:13 AM PDT

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar këtë të martë kallëzim penal për çështjen "Skënderbeu", e cila do të hetohet nga njësia Task Forcë mbi dyshimet e paracaktimit të rezultateve në garat sportive.

Pak ditë më parë UEFA publikoi raportin e inspektorëve të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në të cilin shkruhej se gjatë viteve të fundit Skënderbeu ka manipuluar mbi 50 ndeshje, 41 prej të cilave në aktivitetet futbollistike në Shqipëri, njofton Top Channel.

Madje në këtë raport binte në sy dhe emri i ish-ministrit të Financave, Rivdan Bode, i cili sipas tyre, së bashku me presidentin aktual Ardijan Takaj dhe ish-presidentin Agim Zeqo, janë personat kryesorë të klubit të lidhur me bastet.

Në raportin e hetuesve të UEFA-s, i cili ishte mbi 30 faqesh shkruhej se integriteti i ish-ministrit Bode vihej në pikëpyetje pas privatizimit të lotarisë kombëtare dhe hetimit për fshehje të borxhit kombëtar.

Në të njëjtin raport theksohej se Ardjan Takaj, me një të shkuar të pastër, është qendra e komplotit dhe se ai ka pasur lidhje direkte dhe indirekte me kompanitë e basteve në vend. /Insajderi.com

The post Kallëzim penal për skandalin e ekipit "Skënderbeu" appeared first on INSAJDERI.

“Agnus Dei” merr edhe dy çmime tjera ndërkombëtare

Posted: 13 Sep 2016 04:51 AM PDT

Filmi kosovar 'Agnus Dei' me regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka fituar edhe dy çmime ndërkombëtare.

Javën e kaluar, në festivalin Leke View International Film Festival në Ludhiana të Indisë, Agnus Dei ka fituar çmimin Regjisori më i mirë.

Kurse në Scandinavia International Film Festival, i cili ka përfunduar mbrëmë në Helsinki të Finlandës, ka fituar çmimin Awards of Recognition, njofton KultPlus.

Më datë 17 shtator do të mbyll edicioni e 32-të të festivalit të njohur La Rioja es de Cine i cili mbahet në Logroño të Spanjës. Në këtë festival, 'Agnus Dei' është i nominuar në pesë kategori për çmimet kryesore si: Filmi më i mirë ndërkombëtar, Regjia më e mirë, Skenari më i mirë, Kamera më e mirë dhe Montazhi më i mirë.

Gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, filmi 'Agnus Dei', do të vazhdoj rrugëtimi nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare. /Insajderi.com

The post "Agnus Dei" merr edhe dy çmime tjera ndërkombëtare appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more