Skip to main content

INSAJDERI: “Sony prezanton Xperia X Compact” plus 19 more

INSAJDERI: “Sony prezanton Xperia X Compact” plus 19 more


Sony prezanton Xperia X Compact

Posted: 02 Sep 2016 10:11 AM PDT

Sony Xperia X Compact është i pajisur me ekran 4.6" HD në rezolucion prej 1280×720 pikselëve dhe procesorin Snapdragon 650.

Pajisja poashtu vjen me hapësirë të brendshme prej 32GB dhe kartelën microSD e cila mundëson rritjen e hapësirës deri në 256 GB.

Specifikat tjera të X Compact përfshijnë baterinë të kapacitetit prej 2700 mAh, kamerën frontale prej 5 MP dhe kamerën në anën e pasme prej 23 MP.

The post Sony prezanton Xperia X Compact appeared first on INSAJDERI.

Hetemaj ende i hapur ta lë Finlandën për Kosovën

Posted: 02 Sep 2016 10:08 AM PDT

Përparim Hetemaj ishte deklaruar nga trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki se e ka zgjedhur përfundimisht vendlindjen e tij të adoptuar, Finlandën, por kjo nuk është përfundimtare.

Së paku nuk ka qenë deri dje, sipas medieve të Finlandës, të cilat kanë intervistuar për këtë arsye vëllai i tij, Mehmetin – i cili është paraqitur më parë për Kosovën – dhe selektorin e Finlandës.

"Sa e di unë, asgjë nuk është qind për qind e sigurt. E di se Përparimi është falënderuar për ftesën e parë (vj nga Kosova), por nuk është marr asnjë vendim përfundimtar", tha vëllai i tij, Mehmet Hetemaj për HelsingSanomat, njofton sporti1, transmeton Insajderi.

"Në secilin rast, ai nuk do të luante kurrë kundër Kosovës", tregon Mehmeti.

Përparim Hetemaj, mesfushori 29 vjeçar i Chievo Veronas, ka zhvilluar 43 lojë për Finlandën deri më tani dhe në këtë gjeneratë konsiderohet lojtari kryesor i ekipit.

"Ai tha se nuk dëshiron të luaj ndaj vendlindjes së tij. Unë e respektojë vendimin e tij të qëndrojë anash kësaj loje. Për këtë ai ka vendosur të mos luaj as ndaj Gjermanisë. Pas lojës me Kosovën do të flasim me të për të ardhmen. Deri më tani kemi folur vetëm për këto dy lojë", tha elektori i Finlandës, Backe.

Kosova dhe Finlanda do të ndeshen të hënën në Turku të Finlandës. Ndeshja e parë e Kosovës për kualifikimet e Botërorit "Rusi 2018" fillon në orën 20:45. /Insajderi.com

The post Hetemaj ende i hapur ta lë Finlandën për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Dy artistet shqiptare arrijnë suksese të mëdha në MTV

Posted: 02 Sep 2016 10:00 AM PDT

Bebe Rexha dhe Dafina Kastrati kanë arritur të ngjiten në top vendet e para të MTV-së, njofton Insajderi.

Dafina me këngën "Shot Calling" ka arritur të marrë pozitën e 11-të në MTV Video Charts për këtë javë ndërsa “In Name of Love" e Bebe Rexhës, të cilën e solli në bashkëpunim me Martin Garrix, zë vendin e 16-të të listës.

kt

Ndërkohë, te dyja këngëtaret kanë nisur të punojnë për projekte të reja, të cilat do ti publikojnë gjatë muajve të ardhshme. /Insajderi.com

in the

The post Dy artistet shqiptare arrijnë suksese të mëdha në MTV appeared first on INSAJDERI.

LDK: Vetëvendosje është subjekt kriminal

Posted: 02 Sep 2016 09:36 AM PDT

Reagimi i partisë së Isa Mustafës vjen pasi që Policia e Kosovës njoftoi se Vetëvendosje ka planifikuar kryerjen e një akti terrorist në protestën e së enjten kundër demarkacionit.

“LDK konsideron se zbulimi i këtyre mjeteve në ambientet në shfrytëzim të VV-së, në prag të protestës së djeshme, është dëshmi e skenarëve kriminalë, potencialit destruktiv dhe synimeve të këtij subjekti për zhytjen e Kosovës në gjakderdhje, kaos, krim dhe anarki", thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mos i bashkohen asnjë aktiviteti "të këtij subjekti kriminal".  Lëvizja Vetëvendosje është parti neokomuniste dhe simbol i së keqes në Kosovë, thuhet tutje në komunikatë.

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK-së nuk kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit edhe në seancën e fundit ku pritej të votohet marrëveshja e demarkacionit./Insajderi.com

The post LDK: Vetëvendosje është subjekt kriminal appeared first on INSAJDERI.

Javën tjetër bien temperaturat

Posted: 02 Sep 2016 09:12 AM PDT

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas ditën e diele nga jugperëndimi me shpejtësi deri 6m/s.

Shtypja atmosferike vazhdon ti ruaj vlerat e normales me tendencë të zbritjes javën e ardhshme.

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot jo stabil, erëra, zbritje të  temperaturave maksimale për  10-12 gradë Celsius dhe reshje shiu të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë.

The post Javën tjetër bien temperaturat appeared first on INSAJDERI.

CNN citon Nënën Terezë: “Jam shqiptare nga gjaku por indiane nga shtetësia”

Posted: 02 Sep 2016 08:53 AM PDT

CNN në faqen zyrtare të saj duke njoftuar për shenjtërimin e saj të dielën e ardhshme në Vatikan, ka treguar edhe për biografinë e saj të cilën e ka bërë të ditur vetë Nënë Tereza nëpërmjet një deklarate ku përmend origjinën shqiptare.

cn

 

"Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusi”, citohet të ketë thënë para shumë vitesh Nënë Tereza, njofton Insajderi.

Shenjtërimi i Nënës Terezë do të bëhet të dielen e ardhshme në Vatikan, derisa në ceremonin e shenjtërimit do të marrin pjesë emra të shquar të botës shqiptare, përfshirë këngëtaren Rita Ora apo futbollistin Lorik Cana. /Insajderi.com

The post CNN citon Nënën Terezë: “Jam shqiptare nga gjaku por indiane nga shtetësia” appeared first on INSAJDERI.

Këta janë prezantuesit që do moderojnë tri debatet presidenciale në SHBA

Posted: 02 Sep 2016 08:44 AM PDT

Holt, i cili është prezantues i lajmeve të mbrëmjes në NBC, do të udhëheq debatin e parë presidencial më 26 shtator në New York, raporton CNN, njofton Insajderi.

Debatin e dyte pritet ta moderojnë në bashkëpunim me njëri tjetrin dy moderatorët, Cooper dhe Raddatz, i cili do të mbahet në një sallë të Universitetit të Washington-it në Misuri, më 9 tetor.

 

Wallace do të moderojë debatin e tretë dhe të fundit presidencial më 19 tetor, në Universitetin e Nevadas, më 19 tetor.

Kandidatët që do të përballen në këto tri debate televizive janë Hillary Clinton nga Partia Demokratike dhe Donald Trump nga Partia Republikane. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor. /Insajderi.com

The post Këta janë prezantuesit që do moderojnë tri debatet presidenciale në SHBA appeared first on INSAJDERI.

Nesër në Prishtinë mbahet protestë kundër Vuk Jeremiqit

Posted: 02 Sep 2016 08:36 AM PDT

Organizatoret e protestës – Jeta Berisha dhe Fatbardha Kiqina – kanë thënë se protesta "nuk ka për qëllim nxitjen e urrejtjes ndaj popullit serb, por do të jetë reagim i popullit të Kosovës ndaj kandidimit të antishqiptarit më të madh serb për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së".

"Është e patolerushme për ne që, një njeri i cili e ka shpallur haptazi urrejtjen ndaj një populli tjetër, të kandidohet në postin e njeriut që supozohet ta ruaj paqen në botë", thuhet në një njoftim të organizatorëve.  Sipas tyre, në protestë do të marrin pjesë edhe partitë politike të Kosovës.

Diplomati që njihet për diskurs të ashpër ndaj pavarësisë së Kosovës, ka dalë i dyti me mbështetje në fazat fillestare të votimit në organet e OKB-së kur kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të zgjedhjeve.

Në vitin 2012, para se të largohej nga posti ministror, Jeremiq hapur thoshte se në ato takime ose organizata ku merr pjesë Serbia nuk mund të marrë pjesë edhe Kosova.

"As në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglidnore, as në Këshillin e Evropës, as në OSBE dhe në asnjë institucion ose agjenci që është në kuadër të sistemit të OKB-së", kishte thënë Jeremiq në takimin e ministrave të Jashtëm të rajonit në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Muajin e kaluar, Jeremiq deklaroi për mediat serbe se është optimist për kandidaturën e tij. Sipas tij, kandidatura e tij është një rast për të përmirësuar imazhin e Serbisë.

Insajderi ka raportuar javën e kaluar se kandidimi i tij ka nxitur reagim në Prishtinë por edhe në Srebrenicë të Bosnjës. 

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zgjedhja e tij nuk e dëmton vetëm Kosovën por edhe stabilitetin në rajon.  Për këtë qëllim, ai thotë se ka filluar takime bilaterale me diplomëtë të vendeve të ndryshme për të treguar qëndrimin e Kosovës lidhur me kandidaturën e Jeremiq.

"Zgjedhja eventuale e tij si sekretar i përgjithshëm do të kishte ndikim negativ në Kosovë për faktin se ai mund të përpiqet ta shfrytëzoj pozitën e tij për të kundërshtuar njohjen diplomatike të Kosovës, penguar anëtarësimin e Kosovës në agjenci", ka thënë ministri Hoxhaj./Insajderi.com

The post Nesër në Prishtinë mbahet protestë kundër Vuk Jeremiqit appeared first on INSAJDERI.

Zhbogar nuk pritet mirë në Maqedoni

Posted: 02 Sep 2016 08:24 AM PDT

Zakonisht, kryetari i shtetit duhet që t'i pretë amabsadorët e huaj me një fjalim të shkurtër dhe të përshtatshëm, por kësaj radhe ishte ndryshe, transmeton portali nga Maqedonia “Telegrafi”, njofton Insajderi.

Me këtë rast, Ivanovi tha se shpreson që Bashkimi Evropian do ta ndryshojë qasjen e gabuar të deritanishme ndaj Maqedonisë, që sipas tij ka qenë kundërproduktive.

Në të kundërtën, Ivanov tha se është çështje kohe se kur vendi do të përballet me krizën e radhës politike, nëse Maqedonia nuk do të merr një datë për të filluar bisedimet për në BE.

Ivanovi nuk e la pa përmendur edhe krizën e refugjatëve për të cilën tha se nuk është i kënaqur me sjelljen e BE-së ndaj Maqedonisë, në aspekt të përballjes me sfidat e krizës së refugjatëve. /Insajderi.com

The post Zhbogar nuk pritet mirë në Maqedoni appeared first on INSAJDERI.

“Beteja” e miliarderëve

Posted: 02 Sep 2016 08:15 AM PDT

Raketa kishte në bord satelitin Amos 9 të Facebook dhe plani ishte që ta lëshonte atë në orbitë ditën e shtunë.

Ky satelit do të ofronte internet për 14 vende të varfra në Afrikë dhe Zuckerberg do ta njoftonte këtë nga ky kontinent. Por shpërthimi  hodhi në erë jo vetëm raketën e Elon Musk, padronit të SpaceX, Teslas dhe SolarCity, por edhe planet e Mark Zuckerberg për të lidhur me internet afrikanët.

Dëmi që iu shkaktua Facebook nga hedhja në erë satelitit Amos 9 përllogaritet në rreth 200 milionë dollarë nga kompania dhe Zuckerberg nuk mund të fshihte zhgënjimin.

"Tani që ndodhem në Afrikë jam thellësisht i zhgënjyer që shpërthimi i Falcon 9 të SpaceX, që shkatërroi satelitin tonë , që do të siguronte internet dhe lidhte kaq shumë njerëz në këtë kontinent", shkruan në profilin e vet në Facebook, Mark Zuckerberg.

Postimi i tij është lexuar si një fajësi e përgjegjësi e hedhur mbi kompaninë e Elon Musk dhe ky i fundit ka reaguar në një tjetër rrjet social.

"Shpërthimi i raketës Falcon 9 ka nisur në depozitën e oksigjenit dhe shkaqet janë të panjohura deri më tani. Më shumë do të mësohet në vazhdim", shkruajti menjëherë Elon Musk në Twitter.

Vetë Musk ka humbur 390 milionë dollarë nga incidenti në fjalë, ku përfshihet dëmi materiale nga shkatërrimi i raketës dhe rënia e aksioneve në bursa të kompanive të tij, Tesla, SolarCity dhe SpaceX.

The post "Beteja" e miliarderëve appeared first on INSAJDERI.

Mesfushori i kombëtares shqiptare: Do ta refuzoja Kosovën edhe nëse do më ftonin

Posted: 02 Sep 2016 08:11 AM PDT

Futbollisti i Barit në konferencën sotme për shtyp ka folur për vështirësinë e Shqipërisë në gjetjen e golit, objektivat në grupin kualifikues të Botërorit, ndeshjen me Maqedoninë, dhe temën e një kalimi të mundshëm te Kosova.

Basha ka thënë se nuk e ka menduar kalimin tek Kosova edhe pse nuk ka marrë ftesë nga trajneri i përfaqësueses kosovare, Albert Bunjaki.

"Nuk kam marrë ftesë nga Kosova, por edhe në qoftë se do të merrja do ta refuzoja. Unë kam pritur 3 vjet e gjysmë për të luajtur me Shqipërinë dhe nuk do të ishte normale të largohesha. Objektivi im ka qënë gjithnjë Shqipëria", ka thënë Basha.

Shqipëria do të luajë ndaj Maqedonisë ndeshjen e parë të kualifikueseve për botërorin "Rusi 2018". Kombëtarja shqiptare ndodhet në grup edhe me Italinë, Spanjën, Izraelin dhe Qipron. /Insajderi.com

The post Mesfushori i kombëtares shqiptare: Do ta refuzoja Kosovën edhe nëse do më ftonin appeared first on INSAJDERI.

Publikohet dokumentari i Dua Lipës

Posted: 02 Sep 2016 07:57 AM PDT

Është publikuar sot dokumentari që NPR ka realizuar mbi këngëtaren kosovare Dua Lipa, njofton Kultplus, transmeton Insajderi.

Rreth dhjetë minuta i janë përkushtuar këngëtares dhe jetës së saj, plus pesë këngëve që ajo i lansoi në një periudhë 1 vjeçare. Dhe kaq i janë dashur asaj që të mund të depërtojë në miliona fansa.

NPR nuk ka harruar që në dokumentar ta cekë edhe nominimin e Lipës në BBC Sound of 2016, albumin e saj në shkurt të vitit tjetër, dhe faktin se ajo mund të jetë një pop star i lindur.

Dokumentari është realizuar para se ajo të debutojë në Amerikë,në Jimmy Fallon Show. Dokumentari vetë titullohet "Dua Lipa dëshiron ta thyejë Amerikën", në kuptimin që ajo dëshiron, dhe e thotë vetë në dokumentar, depërtimin edhe në industrinë muzikore në Amerikë.

Një pjesë e mirë e dokumentarit është incizuar në Nju Jork. Përmendet edhe Dukagjin Lipa, babai i Duas, një këngëtar i njohur në Kosovë. Toni Braxton e Nelly Furtado janë vetëm dy prej emrave që Dua i ka imituar kur ka qenë e vogël, e që më pas u bënë influencë për karrierën e saj.
Rreth minutës së pestë, paraqitet edhe koncerti i saj në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Moderatori dhe krijuesi i dokumentarit, Jason King, i ka kushtuar këta minuta Lipës duke folur mbi arritjet e saj, planet e saj dhe faktin se pse Amerika është tokë kaq e rëndësishme për Lipën. /Insajderi.com

The post Publikohet dokumentari i Dua Lipës appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje nuk merr përgjegjësi për çantat me molotov

Posted: 02 Sep 2016 07:53 AM PDT

"Policia e Kosovës të mërkurën në mbrëmje ka rrethuar disa hapësira që janë në shfrytëzim nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe ka bastisur ato, pa praninë apo njoftimin e asnjë zyrtari të Lëvizjes – gjë që është obligim ligjor në rastet kur bëhen bastisje" ka deklaruar Vetëvendosje.

Për me tepër nga Vetëvendosje, është thënë që nuk marrin përgjegjësi për gjërat që janë gjetur aty, njëkohësisht kanë krahasuar këtë bastisje me arrestimin e gjashtë aktivistëve të VV-së, duke e quajtur inskenim.

"Lokalet që janë në shfrytëzim nga ne, janë okupuar pra nga forcat paramilitare dhe ne nuk marrim përgjegjësi për asgjë që këto forca kanë bërë në mënyrë të jashtëligjshme aty".

"Sikur në rastin e arrestimit e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s për terrorizëm, që në fund doli të jetë inskenim dhe montim nga po ky grup paramilitar i kapur nga klani pronto, edhe gjësendet e gjetura në objektet tona janë në linjën e njëjtë të logjikës inskenuese"ka përfunduar deklarata e Levizjes Vetevendosje.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, policia ka shpalosur detaje dhe gjësendet e gjetura në depon të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se ishte në shfrytëzim të tyre. /Insajderi.com

The post Vetëvendosje nuk merr përgjegjësi për çantat me molotov appeared first on INSAJDERI.

Vetura më e bukur e vitit, Renault Talisman prezantohet nesër në Prishtinë

Posted: 02 Sep 2016 07:47 AM PDT

E veçantë dhe tejet ekspresive në dizajn, me një gjatësi 4.85m, Renault Talisman është vetura e cila e bën diferencën nga çfarë kemi parë deri më sot. Duke përdorur materialet e cilësisë më të lartë dhe një dizajn po aq unik në interier, kjo veturë paraqet një komoditet të cilin nuk jemi mësuar ta shohim në këtë segment.

talis

E kompletuar me pajisje nga më të veçantat, disa prej tyre edhe premierë për tërë auto-industrinë botërore si 4CONTROL, Talisman do të ndryshojë eksperiencën rrugore të deritashme. Nuk duhet lënë anash që kjo veturë është e pajisur me motorë tejet ekonomik, tashmë të dëshmuar, me benzinë dhe naftë me deri në 200 kuaj fuqi.

Për së afërmi mund ta shihni shpalosjen e veturës Talisman në premierën e saj nesër 03 Shtator në ora 12:00 tek Çarshia në Lagjen Marigona ku edhe mund te rezervoni test vozitje. /Insajderi.com

 

The post Vetura më e bukur e vitit, Renault Talisman prezantohet nesër në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Këta janë meshkujt shqiptarë që vdesin të jenë “bjond”

Posted: 02 Sep 2016 07:40 AM PDT

Një postim i Isli Islamit, prezantuesit që do të nisë që nga java tjetër të jetë në studion e Wake Up, në Top Channel, me flokë plotësisht biondë të lyer kohë më parë, të kujton që nuk është vështirë të gjesh edhe djem të tjerë shqiptarë që e pëlqejnë ngjyrën e verdhë të flokëve.

kush

Lëvizim nga programi i Top Channel, për të  përmendur Ledion Liçon, ish-prezantuesin e atij programi, një nga biondët e njohur, shkruan "Class".

Ai është ngulitur në kujtesën e të gjithëve me këtë ngjyrë flokësh, megjithëse, është e sigurt, që me kalimin e viteve, sigurisht flokët e tij natyralë  nuk kanë mbetur aq të verdhë sa mund t'i ketë pasur në fëmijëri, kështu që është parukieri ai që mendon për ta sjellë atë ngjyrë në nuanca të ndryshme.

le

Zakonisht kjo ngjyrë është zgjedhja e meshkujve modernë, por dhe e atyre ekstravagantë, që nuk kanë të njëjtën mani për t'u dukur fashionistë, si të parët, por që gjithsesi i përdorin detajet e pamjes, për të shfaqur tipin e tyre. Dhe këtu të vjen në mendje menjëherë, Bojken Lako. Ai ka eksperimentuar me shumë ngjyra flokësh, por së fundmi po qëndron te e verdha.

li

 

Blero, është një tjetër biond që ka provuar të jetë edhe më ekstrem sesa natyra, si edhe Ledioni. Ai i ka lyer flokët para ca kohësh me një ngjyrë të artë, por që nuk e ruajti gjatë, për të kaluar te nuanca e zakontë.

blero

 

The post Këta janë meshkujt shqiptarë që vdesin të jenë “bjond” appeared first on INSAJDERI.

Policia e Kosovës thotë se Vetëvendosje kishte përgatitur një sulm terrorist

Posted: 02 Sep 2016 07:30 AM PDT

Sipas fakteve të prezantuara nga policia dhe të gjeturave të tyre në një garazh në rrugën "28 Nëntori" në Prishtinë, ata pretendojnë se VV-ja po organizonte një sulm terrorist, raporton Insajderi.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, policia ka shpalosur detaje dhe gjësendet e gjetura në depon të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se ishte në shfrytëzim të tyre.

Sipas tyre ata që e shfrytëzonin këtë depo, në bazë të gjësendeve të konfiskuara, mund të cilësohet se ishin duke përgatitur sulm terrorist.

"Në koordinim me prokurorinë mund të cilësojmë se ishte duke u kryer përgatitje e veprës terroriste", tha një zyrtar i PK-së në konferencë, pasi u pyet nga gazetaret nëse edhe kjo mund të quhej terrorizëm.

Ai tregoi se policia ka identifikuar personat të cilët po shfrytëzonin garazhin dhe të cilët kishin grumbulluar rreth dhjetëra shishe me koktej molotovi dhe mjeta tjera të rrezikshme.

igjet

Nga policia është informuar se këto janë gjësendet e konfiskuara:

65 çanta me shishe qelqi të mbushura me materie ndezëse

30 çanta të zbrasta

675 shishe të mbushura me materie ndezëse

5 bidon 10 litërshe të mbushura me materie ndezëse

50 kavanoza të mbushura gjithashtu me materie ndezëse

35 shishe me ngjyrë

6 paketa të ndryshme të mbushura me materie ndezëse

28 kavanoz metali me ngjyra të ndryshme

6 gypa plastike të proceduar për hedhje të mjeteve të ndryshme

2 hinka ngjyrë të kuqe

3 qese me gurë të madhësive të ndryshme

3 qese me maska të ndryshme

7 megafon

1 paketë me 408 ID të personave me emra dhe mbiemra dhe shenja të Vetëvendosjes

21 sprej me ngjyrë

2 çekan 10 kilogramësh dhe një shufër

14 mjete piroteknike madhësi dhe lloje të ndryshme

The post Policia e Kosovës thotë se Vetëvendosje kishte përgatitur një sulm terrorist appeared first on INSAJDERI.

Bersant Celina privilegjohet dhe ngarkohet me presion tek Twente

Posted: 02 Sep 2016 07:07 AM PDT

Skuadra holandeze ka vendosur që t'ia besoj 19-vjeçarit kosovar edhe numrin 10 në fanellë, pasi shihet zëvendësuesi ideal i ish-futbollistit të Twentes, Hachim Ziyech, i cili kaloi tek Ajaxi në ditën e fundit të afatit kalimtar për rreth 12 milionë euro, raporton Insajderi.

Ky veprim – dhënia e fanellës me numrin 10 – i ish-kampionit të Holandës tregon besim ndaj talentit me origjinë nga Prizreni, mirëpo edhe e ngarkon atë me presion. Ai do mbajë në shpinë numrin 10 dhe barrën e të zëvendësuarit të një futbollisti që ishte një nga shitjet më të shtrenjta të klubit në histori.

Numri 10, i cili i është caktuar atij, është zyrtarizuar nga klubi holandez sot përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter.

twi

 

Ziyech ka shënuar dy gola dhe asistuar një herë në katër ndeshjet e para të këtij sezoni në "Eredivisie", para se të kompletonte transferimin tek gjiganti holandez, Ajax.

Celina nuk pritet të jetë vetëm një futbollist që kërkon hapësirë për të zhvilluar sa më shumë minuta në skuadrën holandeze, ai duhet të dëshmojë që meriton numrin 10 në skuadër.

19-vjeçari është një mesfushor me aftësi natyrale dhe teknikë e vizion të mirë të lojës, ai është huazuar tek Twente para rreth dy javësh nga skuadra e njohur angleze Manchester City, e cila e ka në pronësi 19-vjeçarin.

Kosovari momentalisht është në grumbullim me përfaqësuesen e Kosovës, të cilët po zhvillojnë përgatitjet e fundit para takimit historik ndaj Finlandës. /Insajderi.com

The post Bersant Celina privilegjohet dhe ngarkohet me presion tek Twente appeared first on INSAJDERI.

US Open, avancojnë Murray dhe motrat Williams

Posted: 02 Sep 2016 06:37 AM PDT

Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Rios do të përballet në raundit tjetër me italianin Paolo Lorenzi.

Asnjë problem për Juan Martin del Porto, që mposhti 3-0 me sete, 7-6, 6-3 dhe 6-2 amerinakin Johnson. Argjentinasi vuajti vetëm në setin e parë, që e fitoi 7-5 me tia break, ndërsa në dy setet pasardhëse e pati të lehtë ndaj kundërshtarit të tij.

Avancojnë në US Open motra Willimas. Serena, aktualisht numri një në botë, kaloi lehtësisht 2-0 me sete, me të njëjtin rezultat 6-3, bashkombasen e saj King, shkruan supersport.

Vetëm një orë e 7 minuta iu nevojit 6 herë fitueses së US Open për mposhtur numrin 90 në renditje. Venus nga ana tjetër eliminoi gjermanen Georges, duke i fituar të dy setet 6-2 dhe 6-3. Rumunia Halep bëri detyrën ndaj cekes Safarova të cilën e mundi 2-0 me sete, 6-3 dhe 6-4.

 

The post US Open, avancojnë Murray dhe motrat Williams appeared first on INSAJDERI.

Policia: Aktivisti i VV-së ishte në kërkim prej vitit të kaluar

Posted: 02 Sep 2016 06:34 AM PDT

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media lidhur me arrestimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në kufirin Kosovë-Shqipëri, ka thënë se ai  ka qënë në listën e ndalimit që nga nëntori i vitit 2015.

"Me datën 02.09.2016 rreth orës 01:30 gjatë regjistrimit në dalje të Shtetasit të RKS-së me iniciale F. F. i lindur më (1981) në Lipjan, i njëjti ka rezultuar pozitiv në listën e ndalimit që nga data 02.11.2015, respektivisht sipas rastit të regjistruar ka qenë në kërkim nga hetuesia që nga ajo kohë dhe sipas procedurave ligjore ai i është dorëzuar njësisë përkatëse të hetimeve rajonale në Prishtinë për procedura të mëtejme ligjore", shkruan në komunikatën e policisë.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka thënë se aktivisti i tyre Fatmir Fetahu ishte arrestuar pa urdhërarrest.

"Ai ishte duka kaluar kufirin së bashku me familjen për të shkuar në pushime në Shqipëri dhe arrestimi i tij u bë pa u dhënë asnjë arsye", njoftonte VV-ja. /Insajderi.com

The post Policia: Aktivisti i VV-së ishte në kërkim prej vitit të kaluar appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës

Posted: 02 Sep 2016 06:11 AM PDT

Në një konferencë për media, ai ka thënë se angazhimi i partive opozitare ka delegjitimuar qeverinë dhe në këto rrethana nuk ka zgjidhje tjetër përveç dorëheqjes së qeverisë.

Në anën tjetër, deputetja Albulena Haxhiu ka kërkuar lirimin e aktivistëve të kësaj partie të cilët po mbahen në paraburgim si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com

The post Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more