Skip to main content

INSAJDERI: “Samsung humb 1 miliard dollar nga tërheqja e Note 7” plus 19 more

INSAJDERI: “Samsung humb 1 miliard dollar nga tërheqja e Note 7” plus 19 more


Samsung humb 1 miliard dollar nga tërheqja e Note 7

Posted: 06 Sep 2016 10:07 AM PDT

Kompania do të zëvendësojë njësitë e Galaxy Note 7 për shkak të një problemi me baterinë që është hasur në disa raste të ndryshme. Ky hap do të mund t'i kushtoj Samsung një shumë të madhe parash.

Sipas një raporti të ri thuhet se tërheqja e Galaxy Note 7 do të mund të krijojë një humbje prej një miliard dollarësh, nëse supozohet se kompania do të zëvendësoj të gjitha 2.5 milionë njësitë e shitura.

Edhe pse shifra prej një miliard dollarësh është e lartë, për Samsung kjo është vetëm një pjesë e vogël e të hyrave që kompania ka zhvilluar për këtë vit. Specifikisht, shuma e humbur nga Galaxy Note 7 do të jetë vetëm 5 për qind e të hyrave totale që Samsung ka zhvilluar gjatë këtij viti. /Insajderi.com

The post Samsung humb 1 miliard dollar nga tërheqja e Note 7 appeared first on INSAJDERI.

17 mijë e 162 fëmijë me aftësi të kufizuara jetojnë në Shqipëri

Posted: 06 Sep 2016 10:00 AM PDT

Organizata Save the Children sapo ka nisur një projekt për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara, pas një studimi sipas të cilit, në të gjithë Shqipërinë jetojnë 17 mijë 162 fëmijë me probleme të tilla.

Sipas studimit, rrethet me numër të lartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara janë Tirana me 3,512, Elbasani me 2,752, Fieri me 2147, Durrësi me 2000 fëmijë, Shkodra me 1708 fëmijë, Dibra me 1449 fëmijë, Korça me 1432, Lezha me 799 fëmijë Berati me 721 dhe Vlora 642 fëmijë.

Projekti dyvjecar i organizatës "Save the Children" me një fond prej afro 900 mijë usd, i financuar nga një fondacion amerikan, do të zbatohet në partneritet me shoqatën "Ndihmoni Jetën" dhe bashkitë e Durrësit dhe Vlorës, ku mungojnë krejtësisht shërbimet sociale komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ka nisur ngritja e dy qendrave me bazë komunitare, që do të ofrojnë shërbime cilësore për këta fëmijë.

"Për fat të keq, ende këta fëmijë, qysh nga mosha 3 vjeçare quhen si të paaftë për punë, edhe pse janë në moshë të mitur. Por ata kanë mundësi të mëdha rehabilitimi dhe për të bërë një jetë të pavarur. Ne po përpiqemi të sjellim dy qendra model, të cilat duhen shumuar në të gjithë vendin" – tha drejtorja e "Save the Children" për Shqipërinë, Anila Meço.

Aktualisht shërbimet sociale ndaj këtyre fëmijëve janë të dobëta. Mbizotërojnë qendrat ditore dhe më pak rezidenciale, ku qendrat private janë të mbipopulluara, ndërsa ato shtetërore punojnë nën kapacitet.

Kjo lidhet me cilësinë e ulët të shërbimeve dhe profesionalizmin e stafeve, mungesën e pajisjeve materialeve dhe infrastrukturës të papërshtatshme.

Shërbimet private në nivel vendor mbeten kryesore për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa ato të pushtetit vendor nuk financohen mjaftueshëm.

Mungojnë të dhëna të sakta, mbi të cilat qeveria të hartojë politikat, programet dhe të parashikojë fondet publike për shërbimet ndaj këtyre fëmijëve.

"Save the Children" vlerësoi se mungon koordinimi në dhënien e shërbimeve shëndetësore, arsimore, mbrojtjes dhe mirëqenies sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kjo mungesë bashëpunimi ka krijuar barriera të reja për ta.

Projekti i organizatës për Durrësin dhe Vlorën, krahas shërbimeve individuale për fëmijët me aftësi të kufizuara, përfshin mundësi rehabilitimi dhe riintegrimi për ta në kopshte, shkolla dhe komunitet.

Aftësimi i familjeve të tyre si dhe pushtetit vendor është po ashtu një pjesë e rëndësishme e punës së Save the Children për të futur fëmijët me aftësi të kufizuara në sistemin shkollor dhe në komunitet, në mënyrë që të kenë edhe ata jetën e tyre të pavarur./VOA

The post 17 mijë e 162 fëmijë me aftësi të kufizuara jetojnë në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Fitorja e kombëtares shqiptare, jehonë në mediat e huaja

Posted: 06 Sep 2016 09:59 AM PDT

Agjencia kombëtare maqedonase e lajmeve, MIA, e pasqyron lajmin në edicionin anglisht me këtë titull: "Maqedonia pëson gol në fund, mundet nga Shqipëria në kualifikueset e Botërorit".

Ndërkaq, mediat sportive italiane dhe ato spanjolle i kanë kushtuar rëndësi kësaj përballjeje edhe për faktin që dy ekipet janë pjesë e Grupit G, së bashku me Italinë dhe Spanjën.

marc

E përditshmja "Corriere della Sera" e ka si kryelajm me titull: "Çfarë fitore Shqipëria!". Dhe më tej: "Duhej të gjente një gol në 14 minuta që mbeteshin nga loja, dhe ia doli kur mbetej vetëm një: e shënoi Balaj me kokë duke shfrytëzuar një goditje dënimi të 'peskarezit' Memushaj dhe kështu Shqipëria mundi 2-1 Maqedoninë duke u ngjitur në krye të Grupit G të kualifikueseve të Botërorit, me pikë të barabarta me Spanjën dhe Italinë".

"Sportmediaset" del me titullin "Shqipëria rikthehet në fushë dhe fiton për 14 minuta"; "Gazzetta dello Sport" shkruan: "De Biazi bën festë në të 89-n dhe mban hapin e Italisë", kurse "Sky Sport" në edicionin anglisht ka titullin: "Shqipëria kalon Maqedoninë në të 90-n".

Në Spanjë, "Marca" ka si titull kryesor: "Shqipëria mund Maqedoninë në sekondën e fundit", ndërsa "AS": "Shqipëria mund Maqedoninë 2-1 në ndeshjen e shtyrë".

spiel

BBC e pasqyron lajmin me titullin: "Shqipëria mposht Maqedoninë pas shtyrjes 15-orëshe"; në Gjermani "Bild" shkruan: "Ndeshja e shtyrë, Shqipëria mund Maqedoninë", kurse "Blick" në Zvicër ka si titull: "Shqipëria i shpëton lakut. Fitore në ndeshjen "dyditore" ndaj Maqedonisë". /Insajderi.com

 

The post Fitorja e kombëtares shqiptare, jehonë në mediat e huaja appeared first on INSAJDERI.

ISIS kërkon ushtarë edhe në burgjet e Kosovës

Posted: 06 Sep 2016 09:50 AM PDT

Zëvendësministri i Drejtësisë i Qeverisë së Kosovës, Lirak Çelaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se në institucionet korrektuese në Kosovë, ekzistojnë mekanizmat për trajtimin e personave që vuajnë dënimin në këto institucione. Por, siç thotë ai, çështja e parandalimit të parandalimit të përhapjes së ideve ekstreme dhe radikale fetare, është specifike dhe kërkon qasje të re.

"Nuk është se ka ndodhur diçka për tu shqetësuar brenda burgjeve. Por, kjo është më shumë një temë, e cila është ngritur edhe në nivel global dhe jo vetëm në Kosovë, që ka të bëj me trajtimin, reintegrimin dhe deradikalizimin e personave të tillë”.

“Natyrisht që burgu është një prej pikave ku ata mund ta keqpërdorin për qëllime të tyre, por është edhe një prej pikave ku ata mund t'iu jepet rasti që të reintegrohen dhe të rehabilitohen, do të thotë, të deradikalizohen nga ideologjitë e ndryshme ekstreme".

Ditë më parë, çështjen e rrezikut të mundshëm nga fenomeni i përhapjes së ideve radikale dhe ekstreme nëpër burgje në Kosovë, e ka përmendur ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni.

"Unë qëllimisht e kam theksuar zëshëm këto ditë edhe pse ka pasur përpjekje, aty – këtu, që të mbahet si temë tabu se 'jo nuk ndodhë'. Por, ndodhë. Nuk mund të jetë dukuri vetëm në Kosovë nesër, por ne duhet të jemi të përgatitur që ta parandalojmë, ta presim në rrënjë çdo tendencë të radikalizmit në burgje".

Në anën tjetër, Skënder Perteshi, analist i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se për parandalimin e përhapjes së ideve ekstremiste dhe radikale nevojiten programe të posaçme.

"Duhet të themelohen ose krijohen programe të posaçme, programe shumë të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse, që si qëllim kryesor e kanë parandalimin e përhapjes së ideve ose ideologjive ekstremiste tek të burgosurit tjerë, që nuk janë pjesë e radikalizmit”.

“Po ashtu, pjesë e këtyre programeve duhet të jenë edhe personat që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak dhe që ende janë të radikalizuar. Këta, së pari duhet t'i shkëpusim nga dhuna e pastaj të fillohet edhe deradikalizimi i tyre, nëse është i mundur".

Por, në ç'masë është rreziku nga mundësia e përhapjes së radikalizmit dhe ekstremizmit fetar nëpër burgjet në Kosovë?

Zëvendësministri Çelaj, thotë se institucionet e Kosovës i janë qasur drejt këtij rreziku.

"Ne jemi të vetëdijshëm për rrezikun e mundshëm dhe në bashkëpunim edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi filluar disa hapa konkret në këtë drejtim, si dhe po veprojmë në bashkëpunim me ta për ta parandaluar një gjë të tillë".

Por, analisti Perteshi thekson se rreziku nga përhapja e ideve që për bazë kanë përdorimin e dhunës në emër të fesë ose ideologjive tjera, është i mundshëm dhe lehtësisht mund të ndodhë në të gjitha burgjet, përfshirë edhe ato në Kosovë.

"Vetë ideja për tu krijuar shteti islam, ka lindur pikërisht në burgje dhe vet liderët kryesor që e kanë përhapur të ashtuquajturin 'Shteti Islamik', shumica e tyre kanë qenë të burgosur në burgjet amerikane, si dhe ka ndodhur në burgjet e Egjiptit, të Irakut, të Afganistanit dhe në plot vende”.

“Po mendoj që mundësia është shumë e lehtë për tu përhapur këto ide, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike, shpirtërore personale që e kanë ish të burgosurit ose personat që janë në burgje, që akuzohen për vepra të rënda penale. Sidomos, personat që u është shqiptuar dënimi për shumë vjet qëndrimi në burg. Po ashtu edhe ne nuk jemi përjashtim. Mundet shumë lehtë të ndodhë dhe nëse nuk merren masat edhe mund të ndodhë", tha Perteshi.

Sido që të jetë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë theksuar se Kosova tashmë i është qasur parandalimit të përhapjes së ideve radikale dhe të ekstremizmit fetar në burgje dhe sipas tyre, tashmë institucionet janë duke vepruar në këtë drejtim.

Madje, sipas tyre, Kosova është një pioniere në këtë fushë që mund të jetë shembull edhe për vendet tjera që ballafaqohen me fenomenin e njëjtë. (REL)

The post ISIS kërkon ushtarë edhe në burgjet e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri Mustafa i dhuron post Bahri Hysenit të përfolur në përgjime

Posted: 06 Sep 2016 09:17 AM PDT

Emri i prokurorit Hyseni është lakuar së fundi në medie nga përgjimet e publikuara muajin e kaluar, të publikuara nga Gazeta Insajderi si “Dosja e Shefave” ku ish-shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, kërkon që Hyseni të shkoj në Bordin e KOSTT-it, me arsyetimin se aty i duhet PDK-së, përderisa Hyseni i përgjigjet Grabovcit se "nuk ka kunkurru".

Madje Hyseni, sipas këtyre përgjimeve, i cili më herët ka qenë deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, as që e ka idenë çka është KOSTT(Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut), raporton "Zeri.info".

zeri

Përndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 10 gushtit 2016, ka emëruar Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, kryetare e së cilit është gjyqtarja Nesrin Lushta.

Ndërsa anëtar të Komisionit janë: Bahri Hyseni(prokuror), Nezir Çoçaj(deputet), Mentor Borovci(Ministria e Drejtësisë), Nazmie Ibishi(Oda e Mjekëve të Kosovës), Xhevat Gashi(Oda e Mjekëve të Kosovës) dhe Behxhet Shala nga KMLDNJ.

Sipas vendimit të Qeverisë, kryetarja e këtij Komisioni ka mandat 4 vjeçar, kurse anëtarët një vjet më pak(3 vjet). /Zeri.info/

The post Kryeministri Mustafa i dhuron post Bahri Hysenit të përfolur në përgjime appeared first on INSAJDERI.

Mavraj provokon Maqedoninë

Posted: 06 Sep 2016 08:51 AM PDT

Ai ka provokuar shtetin fqinjë pasi në postimin e tij në Facebook, ka shkruar: "Për Shkup, Tetovë dhe gjithë trojet shqiptare."

Kuqezinjtë kanë fituar ndeshjen 2-1 këtë të martë, pasi 75′ minutat e një natë më parë u ndërprenë në gjysmë, pas reshjeve të dendura të shiut që mbretëruan në Shkodër, raporton Insajderi.

Minutat e mbetura ishin me fat, Bekim Balaj shënoi golin që vlen tre pikë. Shqipëria ndeshjen e radhës e luan ndaj Lihtenshtajnit në udhëtim, ndërsa tre ditë më vonë do ta presë Spanjën në ‘Loro Boriçi’. /Insajderi.com

The post Mavraj provokon Maqedoninë appeared first on INSAJDERI.

Fyerjet më të rënda të udhëheqësve botërorë

Posted: 06 Sep 2016 08:49 AM PDT

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka thënë se i vjen keq që e ka quajtur homologun e tij amerikan, Barack Obama, "Bir kurve".

Komentet e tij kontroverse kanë shkaktuar pasoja diplomatike, teksa presidenti amerikan ka anuluar një takim të planifikuar me z Duterte.

Por lideri i Filipineve, i cili ka fyer figura të shquara edhe më parë, nuk është i vetmi që ka fyer një udhëheqës botëror.

Nga një "infermiere sadiste", tek "djalli vetë", më poshtë janë disa nga komentet më të paharrueshme të bëra nga, ose në lidhje me njerëz me pushtet.

Arafati, "biri i 60 mijë kurvave"

Ministri i atëhershëm sirian i mbrojtjes, Gjenerali Mustafa Tlass, i njohur për gjuhën e tij "shumëngjyrëshe", shkaktoi një grindje diplomatike me Autoritetin Palestinez, kur ai e përshkroi liderin e tij, Jaser Arafat, si "bir i 60.000 kurvave".

Gjenerali Tlass, i cili bëri sulmin e famshëm ndaj Arafatit në një fjalim të vitit 1999, tha: "Ju duhet të thoshit në Shtëpinë e Bardhë se Jeruzalemi është kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez, por në vend të kësaj, qëndruat i qetë si një mi, dhe nuk guxuat të thoni asnjë fjalë të vetme në favor të Palestinës apo Jeruzalemit". Komentet e tij shkaktuan demonstrata në Gaza, ku me mijëra palestinezë protestuan ndaj sulmit personal kundër udhëheqësit të tyre.

Në një fjalim dramatik në OKB në shtator 2006, presidenti i atëhershëm i Venezuelës, Hugo Chavez, e përshkroi homologun e tij të SHBA, Xhorxh Bush si "djall".

"Djalli është mu në shtëpi. Djalli, vetë djalli, është mu në shtëpi.

Dhe djalli erdhi këtu dje. Dje djalli erdhi këtu. Këtu. Dhe këtu mban ende erë squfur sot.

Dje, zonja dhe zotërinj, nga kjo tribunë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, zotëri të cilit unë i referohem si djall, ka ardhur këtu, duke folur sikur ai ka në pronësi botën. Si pronar i botës".

Në të njëjtën podium në vitin 2009, Chavez përshëndeti administratën e re të Obamës. Duke hedhur sytë rreth e rrotull, ai tha: "Këtu nuk ka më erë squfur. Jo, tani ka erë shpresë, dhe duhet të kesh shpresë në zemër".

Farage dhe "lecka e lagur"

Kur një fjali fillon me fjalët "Unë nuk dua të jem i vrazhdë", ndoshta duhet të përgatiteni për t'u ofenduar.

Nigel Farage, udhëheqës i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKIP) në kohën e fjalimit të tij drejtuar deputetëve në Parlamentin Europian, nisi një sulm personal mbi Herman Van Rompuyn, që zgjati disa minuta.

Ai tha se presidenti i Këshillit Evropian kishte "karizmën e një lecke të lagur".

Ai e krahasoi ish-kryeministrin belg me një "punonjës banke të gradës së ulët" dhe tha se ai vinte nga një "jo-shtet".

Sulmi, i cili shtangu të pranishmit, erdhi teksa Van Rompuy mbajti fjalimin e tij inagurues në parlament në Bruksel.

Berluskoni dhe rojat naziste

Bashkimi Evropian ishte zhytur në një krizë të rëndë diplomatike në vijim të shprehjes "roje naziste" të nxjerrë nga goja e ish kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, drejtuar një deputeti gjerman. Eurodeputetët kërcënuan se do të ndërpresin marrëdhëniet me organin e lartë vendim-marrës të BE-së, Këshillin Evropian (kryesuar nga Berluskonit në atë kohë), nëse nuk kërkohej zyrtarisht falje.

"E di se në Itali është dikush që po realizon një film mbi kampet naziste të përqendrimit", tha Berluskoni, duke shtuar: "Unë do të të propozoj për rolin e Kapos [roje i zgjedhur nga radhët e të burgosurve] – ju do të ishit i përsosur".

Teksa polemikat mbi komentin e tij u shtuan, ai u përgjigj: "Unë do të përpiqem që ta zbus dhe të bëhem i mërzitshëm, ndoshta edhe shumë i mërzitshëm, por nuk jam i sigurt se do të jem në gjendje të bëj".

Clintoni, një infermiere sadiste

Hillary Clinton mund të jetë presidentia e ardhshme amerikane. Dhe si lidere e botës së lirë, ajo do të jetë një person i dobishëm për ta patur në qoshen tuaj. Jo e njohur për sensin e humorit, ishte e pamundur që Hilari të ishte e kënaqur me këtë përshkrim nga Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Në vitin 2007, kryebashkiaku i Londrës në atë kohë, deklaronte: "Ajo ka flokë të lyer bjonde buzë të stukuara, një vështrim blu të hekurt, si një infermiere sadiste në një spital psikiatrik". Në vitin 2016 ai tha se komentet e tij qenë "marrë jashtë kontekstit".

Maduro: "Fute në …"

Presidenti i Venezuelës, Nikola Maduro lëshoi një seri epitetesh për kreun e Organizatës së Shteteve Amerikane, Luis Almagro. Ai e quajti "plehrë", "tradhëtar" dhe i tha: "Z. Almagro, merre Traktatin Demokratik, fute në një gyp të ngushtë dhe pastaj fute ku ta nxesh".

Trumpi vë në dyshim nënshtetësinë e Obamës

Ai e ka fajësuar presidentin amerikan, Barack Obama për çdo gjë, që nga Brexit në rritjen e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), por kërkesa e Donald Trumpit për të parë certifikatën e plotë të lindjes së Obamës, shkaktoi një debat të gjatë – si dhe një varg teorish konspirative.

Miliarderi është i bindur se zoti Obama ka lindur në fakt në Kenia dhe ai i ofroi presidentit 5 milion dollarë për të zbuluar pasaportën dhe dëftesën e kolegjit.

Më vonë, në darkën vjetore me gazetarët në Shtëpisnë e Bardhë, Obama tha: "Si e dini disa nga ju, shteti i Hauait ka lëshuar certifikatën time zyrtare të lindjes. Por sot unë jam gati të shkoj një hap më tej, të nxjerr edhe videon e lindjes time". Në ekranin që ndodhej në sallë nisën të shfaqeshin skena nga filmi "Mbreti Luan". /BBC/Mapo.al

 

The post Fyerjet më të rënda të udhëheqësve botërorë appeared first on INSAJDERI.

Gjukanoviq: Nuk kemi interes për territorin e askujt

Posted: 06 Sep 2016 08:39 AM PDT

Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk ka interes për territorin e Kosovës, sic ka thënë se Mali i Zi e mbanë këtë parim edhe me shtetet e tjera fqinje, raporton Insajderi.

"Mali i Zi nuk ka në interes asnjë metër territor të shteteve të tjera, me përjashtim të territorit të saj. Ky është parimi ynë, jo vetëm me Kosovën por edhe me të gjithë fqinjët e tjerë", deklaroi Gjukanoviq për gazetarët pas një vizite në Ulqin, njofton mediumi malazez Vijesti.

Kryeministri i Malit të Zi theksoi edhe njëherë bindjen e tij rreth procesit të Demarkacionit, duke thënë se ky proces është brenda të gjitha dispozitave ligjore të shtetit të tij, dhe se ky demaskim i kufirit është në interes të të dyja vendeve.

"Unë dua të them se Mali i Zi ka bërë gjithçka në rregull brenda juridiksionit të vet, dhe se unë mendoj, se jo vetëm ndërmjet këtij akti, por përmes punës tre vjeçare së dy komisioneve shtetërore të mëparshme, kemi treguar gatishmërinë tonë që çështja të përfundojë në interes të të dyja palëve", deklaroi ai, raporton Insajderi.

Lideri malazez tha se problemi i demaskimit të kufirit me Kosovën "është një problem i brendshëm politik i Prishtinës".

"Ne jemi të gatshëm të presim që çështja të zgjidhet në dialogun e brendshëm politik në Kosovë", përfundoi ai.

Demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht i Kosovës, i vënë nga BE-ja, për aspiratat e saj drejt Bashkimit Evropian, gjegjësisht liberalizimit të vizave. /Insajderi.com

The post Gjukanoviq: Nuk kemi interes për territorin e askujt appeared first on INSAJDERI.

Avokati i Adem Grabovcit këshilltar i ministres së Drejtësisë

Posted: 06 Sep 2016 08:15 AM PDT

Ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha ka emëruar për këshilltar të saj, avokatin e Adem Grabovcin, Florent Latifin.

Latifi përfaqëson Grabovcin në rastin gjyqësor, kundër Insajderit.

Avokati Latifi ka punuar një kohë të gjatë si gjyqtarë në departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai është larguar nga kjo pozitë disa muaj më herët, për të punuar si avokat.

Vet Latifi e ka konfirmuar për Insajderin këtë lajm.

Fillimisht ka thënë se është bashkëpunëtor i jashtëm i ministres Hoxha.

"Bashkëpunëtorë i saj i jashtëm, nuk jam me pagë", ka thënë Latifi.

Më pas ka thënë se ende është e paqartë se cila do të jetë angazhimi i tij, por pas insistimit të Insajderit nëse do të jetë apo jo pjesë e ekipit të këshilltarëve të ministres, Latifi e ka pranuar.

"Po do të jem pjesë e ekipit të këshilltarëve të ministres, dhe do ta këshilloj lidhur me gjykatat dhe prokurorisë", ka thënë Latifi për Insajderin.

Ka thënë se nuk e sheh problem faktin se në të njëjtën kohë që do të këshillojë ministren për gjykatat do të jetë edhe avokat do të fakti se ai mbrojë deputetin Adem Grabovci, në rastin kundër Insajderit.

Ndaj Grabovcit, Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër tij dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet, Dosja e Shefave.

"Nuk e shoh si problem punën e Grabovcit. Unë jam avokat puna ime është kjo. Dhe çështja me ministren Hoxha ka qenë shumë më herët e biseduar", ka thënë Latifi.

Latifi bëhet pjesë e ekipit të ministres Hoxha, disa ditë shkarkoi nga detyra, këshilltarin e saj, Remzi Potoku, pak orë pasi ka pranuar pyetjet e Insajderit rreth akuzave për vepër penale që rëndojnë mbi të. Potoku, është i akuzuar për "pengim i të provuarit", pasi ka provuar të ndikojë tek një dëshmitare – viktimë e trafikimit që të ndryshojë dëshminë kundër vëllait të tij, i akuzuar për prostitucion./Insajderi.com

The post Avokati i Adem Grabovcit këshilltar i ministres së Drejtësisë appeared first on INSAJDERI.

Vdes një person në aksident trafiku në Gjilan

Posted: 06 Sep 2016 08:14 AM PDT

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, njofton klankosova.tv, transmeton Insajderi.

Policia njofton se  trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me rastin  është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com

 

The post Vdes një person në aksident trafiku në Gjilan appeared first on INSAJDERI.

Nesër në Bruksel diskutohet për lëvizjen e lirë

Posted: 06 Sep 2016 07:30 AM PDT

Delegacioni i Kosovës që drejtohet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nesër do të udhëtoj për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës për çështjen e lëvizjes së lirë.

Përmes një komunikate për media njoftohet se në Bruksel pritet të mbahen edhe takime tjera në kuadër të dialogut teknik.

"Më 8 shtator do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator  do të mbahet takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator  do të mbahet takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën", thuhet në këtë njoftim. /Insajderi.com

The post Nesër në Bruksel diskutohet për lëvizjen e lirë appeared first on INSAJDERI.

Trump në epërsi ndaj rivales Clinton

Posted: 06 Sep 2016 07:26 AM PDT

Zgjedhjet e nëntorit nuk janë larg, ndërsa gara mes dy kandidatëve për presidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë kokë më kokë.

Donald Trump ka përmbysur së fundi situatën e deritanishme duke shënuar një epërsi të lehtë ndaj rivales Hillary Clinton mes atyre që pritet të dalin në votime.

Ne anketimin e ri, sipas CNN, republikani e kapërcen Clintonin me dy pikë për qindje, duke marrë 45% të votave kundrejt 43% të ish-Sekretares së Shtetit. Diferenca e të dyve me libertarianin Gary Johnson është e skajshme: Ai nuk siguron veçse 7% të votave, ndërsa Jill Stein e të gjelbërve 2%.

Fushata e rrëmujshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara i ka parë kundërshtarët e mëdhenj ta kapërcejnë herë pas here njëri-tjetrin këto dy muajt e fundit, por Clintoni është ajo që ka kryesuar më shumë.

Bindja e përgjithshme është se Clintoni do të triumfojë më 8 nëntor. Ajo deri tani ka mbështetjen e palëkundur të grave, 53% kundrejt 38%. Bërthamën e përkrahjes femërore për ish-Zonjën e Parë e përbejnë femrat e pamartuara, 73%.

Meshkujt ndërkohë, radhiten më shumë në krah të manjatit të pasurive të patundshme, 54% me 32%. Ne anën e Clintonit është dhe shumica e votuesve të rinj, ndërsa pjesa më e madhe e zgjedhësve mbi 45-vjeç, preferojnë kandidatin republikan./TC

The post Trump në epërsi ndaj rivales Clinton appeared first on INSAJDERI.

‘Referendumi’, zgjidhje për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Posted: 06 Sep 2016 07:23 AM PDT

Mos amandamentimi i Kushtetutës së Kosovës ka bllokuar një numër procesesh të rëndësishme, përfshirë edhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, thonë njohës të çështjeve kushtetuese.

Kushtetuta e Kosovës, e miratuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së saj, në vitin 2008, asnjëherë nuk u sprovua deri në bllokadën politike të vitit 2014, kur juristët thanë se ajo nuk ka paraparë situata të caktuara politike.

Gjithsesi, Kushtetuta u parapa të ndryshohej me një marrëveshje politike të vitit 2011, të arritur ndërmjet tre liderëve politik në vend, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, që nxori Kosovën nga kriza e thellë politike.

Por, pas përfundimit të punës së komisionit për ndryshimet kushtetuese, Gjykata Kushtetuese solli vendimin se shumica e amandamentimeve shkelin kapitullin kushtetues për të drejtat e njeriut.

Ndryshimet kushtetuese kurdo që të mendohet të kryhen duhet të kalojnë përmes procedurave të caktuara, përfshirë një votim të dyfishtë: fillimisht prej dy të tretave të 120 deputetëve të Kuvendit dhe njëkohësisht dy të tretave të deputetëve nga radhët e komuniteteve.

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet janë të domosdoshme por, sipas tij, ato duhet të nisin me një marrëveshje me përfaqësimet e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës.

“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme, por që ka një problem këtu, sepse ndryshimi në këtë pjesë të shumicës së dyfishtë kërkon konsensus nacional dhe kërkon edhe gjithëpërfshirje të serbëve për të mos i bllokuar më tutje proceset, siç është rasti i Ushtrisë së Kosovës. Për të mos bllokuar ndryshimet kushtetuese që lidhen më ushtrinë e Kosovës, atëherë duhet mbase, sipas gjykimit tim, një referendum”, tha Qorrolli.

Qorrolli ka theksuar se komunitetet pakicë, që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, me votat e tyre janë duke bllokuar proceset, si integrimin në Bashkimin Evropian, formimin e Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimin në NATO, e të tjera.

“Duhet liderët politik të ulen dhe të bisedojnë dhe të mos lejojnë edhe me tej instrumentalizimin e Listës serbe, e cila përveç që e ka të drejtën kushtetuese të shumicës së dyfishtë, e ka e edhe instrumentin e kontrollit dhe varësinë nga Beogradi dhe kjo duhet patjetër të ndryshojë”, tha Qorrolli.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti një vit më parë që të kalojë në votim themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për shkak të mungesës së marrëveshjes me Listën Serbe, votat e së cilës ishin të domosdoshme.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës,Visar Morina, thotë se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Kuvend, dhe bllokimin e disa proceseve, ndryshimet në Kushtetutë janë të domosdoshme.

“Kushtetuta definitivisht duhet të pësojë ndryshime në këto segmente në mënyrë që të lehtësojë funksionimin kushtetues të organeve shtetërore dhe në veçanti të parlamentit. Vërehet edhe në seancën fundit të parlamentit bojkoti nga ana e komuniteteve pakicë dhe unë mendoj që një veprim i tillë definitivisht zbehë procesin e vendim marrjes në parlamentin e Kosovës”, tha Morina.

Profesori Morina konsideron se ndryshimet kushtetuese duhet të inicohen dhe të bëhen në koordinim me qytetarët e Kosovës, duke përfshirë grupet e komunitetit pakicë dhe faktorin ndërkombëtar.

“Kosova dhe Parlamenti i Kosovës duhet të marrin vendime strategjike. Mendoj dhe jam optimist që me një dialog të hapur me përfaqësuesit e komunitetit pakicë në parlament dhe përtej tij, dhe një komunikim të rregullt besoj se do të mund të gjendet një zgjidhje politike, e cila do të mund të çonte nga një variant i pranuar i modifikimeve kushtetuese”, tha Morina.

Nga ana tjetër, ish- deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Rangjell Nojkiq tha për Radion Evropa e Lirë se të drejtat e tyre nuk janë shpikur, por siç thotë ai ‘është një kërkesë e planit Ahtisaari, që në mënyrë të qartë kërkon që të krijohet një instrument mbrojtës për komunitetet pakicë.’

“Mendoj se në një shpjegim të përafërt ishte formulimi se ky nen vlen vetëm për vendimet shumë të rëndësishme për komunitetet. Sipas kësaj, nëse Ushtria është apo nuk është në interes edhe të komuniteteve, atëherë ky instrument duhet të respektohet dhe se nuk paraqet kurrfarë bllokade, por duhet të respektohet.”

“Kjo nënkupton që shumica në Kuvend duhet që para se të ndërmarrin çfarëdo vendimi të ulen dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e komuniteteve dhe të formulojnë dhe definojnë zgjidhje që do t'u përgjigjen si shumicës, ashtu edhe pakicës. Andaj unë nuk e shoh këtë si bllokadë, por si masë që është në fuqi jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende tjera, si p.sh. Belgjika”, tha Nojkiq .

Në zhvillimet aktuale politike, kur vendimmarrjet janë bllokuar për shkak të mungesës së marrëveshjeve politike, analistët kanë thënë se zgjidhja tani mund të pritet vetëm përmes trysnive nga faktori ndërkombëtar. /REL

The post ‘Referendumi’, zgjidhje për krijimin e Ushtrisë së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Mediet evropiane e quajnë ‘djalë të artë’ Valon Berishën

Posted: 06 Sep 2016 06:59 AM PDT

Gazeta Blick e ka cilësuar si " Të artë" mesfushorin e Red Bull Salzburg Valon Berisha, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 66' të takimit golin e parë të Kosovën në ndeshje zyrtare.

"'Valoni i Artë' me golin e artë për Kosovën", shkruan "Blick" në raportimin e saj për ndeshjen e Kosovës, raporton Insajderi.

"Blick", më tutje lavdëron skuadrën e Bunjakit, duke thënë se Kosova "qëndroi me kokën lartë në sfidën e sa të parë zyrtare".

Elozhe për ish-reprezentuesin e Norvegjisë kanë thurrur edhe mediet austriake, shtet në të cilin aktualisht luan Berisha – tek kampionët e Austrisë Red Bull Salzburg, të cilët e kanë cilësuar atë si hero të Kosovës.

“Berisha është hero i futbollit të Kosovës”, është titulli i mediumit austriak Salzburg24.at.

Ndërsa portali tjetër austriak, Kurier.at thotë se “Berisha i Salzburgut shkroi histori me Kosovën”. Në shkrimin e Kurierit austriak citohen fjalët e mesfushorit pas takimit, i cili tha se e kishte ëndërruar këtë moment me Kosovën.

“Kam ëndërruar të shënoja gol me Kosovën”, citohet të ketë thënë mesfushori i Salzburgut.

berit

Edhe gazeta e njohur norvegjeze, Aftenposten e ka quajtur historik Valonin, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e përfaqësueses norvegjeze. Aftenposten po ashtu nuk lë pa përmendur faktin, se edhe tre futbollistë të tjerë të Kosovës, që ishin të përfshirë në skuadër mbrëmë, janë rritur në Norvegji.

“Përveç Berishës, në ndeshje u paraqit edhe ish-futbollisti i përfaqësueses U-21 të Norvegjisë Bersant Celina. Në bankë qëndroi ish-anëtari i Odd Ballklubb, Herolind Shala, ashtu si dhe ish-futbollisti i Sadness Ulf Avni Pepa”, shkruan Aftenposten.no, raporton Insajderi.

Kosova barazoi 1-1 në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit "Rusi 2018" ndaj Finlandës. Finlandezët avancuan të parët me anë të mbrojtësit Arajuuri, ndërsa kosovarët barazuan përmes Valon Berishës.

"Dardanët" ndeshjen e radhës e zhvillojnë në "Loro Borici" të Shkodrës ndaj Kroacisë, më 6 tetor të këtij viti. /Insajderi.com

The post Mediet evropiane e quajnë ‘djalë të artë’ Valon Berishën appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Kombëtarja shqiptare na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh

Posted: 06 Sep 2016 06:31 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është gëzuar fitores së Shqipërisë ndaj Maqedonisë duke thënë se "Kombëtarja jonë na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh", duke iu referuar kështu barazimit në ndeshjen e mbrëmshme të Kosovës në udhëtim ndaj Finlandës.

"Pas barazimit historik të Kosovës, Shqipëria realizoi një fitore emocionuese kundër fqinjëve tanë. Maqedonia tregoi lojë të mirë dhe sportivitet, por Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt", ka thënë Mustafa.

"Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë!", ka shtuar Mustafa.

Shqipëria dhe Maqedonia zhvilluan të martën 15 minutat e mbetur nga ndeshaj e mbrëmshme që u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut.

Bekim Balajk shënoi me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes për t'i dhuruar Shqipërisë tre pikë për kualifikimet për Botërorin Rusi 2018./Insajdericom

The post Mustafa: Kombëtarja shqiptare na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh appeared first on INSAJDERI.

Nissan vjen me një veturë ekonomike vitin e ardhshëm

Posted: 06 Sep 2016 06:22 AM PDT

Të gjithë ata që duan një veturë të re, komode dhe mjaftë të lirë, duhet të presin edhe pak muaj, njofton Insajderi.

Nissan ka vendosur të lëshojë në prodhim modelin e quajtur Versa, i cili do të kushtojë rreth 10,000 euro.

Vetura do të ketë një motor 1.6 litërsh me 109 kuaj fuqi, derisa detajet tjera nuk janë ende të njohura. /Insajderi.com

The post Nissan vjen me një veturë ekonomike vitin e ardhshëm appeared first on INSAJDERI.

Google heq dorë nga Project Ara

Posted: 06 Sep 2016 06:12 AM PDT

Kompania prezantoi me shumë bujë në 2013 këtë projekt dhe në muajin maj të këtij viti tha se këtë vjeshtë do të hidhtë në treg pjesët e para, njofton Top-channel, transmeton Insajderi.

Por me gjasa, diçka nuk ka shkuar sipas planeve të gjigantit teknologjik amerikan. Në njoftimin zyrtar të kompanisë thuhet thjeshtë 'shtyrja' pa afat e këtij projekti, pa dhënë argumentimin se përse.

Reuters raporton se projekti është braktisur përkohësisht për t'u përqendruar tek telefonat, tabletet dhe shërbimet që ofron aktualisht kompania në tregun e telefonave inteligjentë.

Project Ara nisi në gjirin e Motorolas kur kjo kompani u ble nga Google, e cila e shiti sërish më vonë, ndërsa projektin premtoi ta zhvillonte vetë. Ideja ishte që klientët "ta ndërtonin vetë" telefonin e tyre sipas preferencave, duke përfshirë këtu ekranin, kamerat madje dhe procesorin.

The post Google heq dorë nga Project Ara appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi: Jemi krenarë me Policinë e Kosovës

Posted: 06 Sep 2016 06:11 AM PDT

“Është një forcë multietnike, me përfaqësim gjithnjë e më të mirë gjinor, me standardet më të larta të profesionalizmit, shembull për Kosovën dhe tërë rajonin", ka vlerësuar presidenti Thaçi.

Ai në këtë ditë i ka kujtuar sukseset e Policisë së Kosovës, por edhe sakrificat e saj, njofton Presidenca përmes një komunikate për media.

"Jo pak policë kanë rënë në krye të detyrës. Kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë dhe do të jetë motiv për të ndërtuar një forcë të policisë dhe një shtet çfarë dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës", është shprehur presidenti Thaçi.

"Shtatëmbëdhjetë vite më parë, në këtë datë, janë hedhur themelet e një prej institucioneve më të suksesshme të shtetit të Kosovës, Policisë së Kosovës. Nga 176 policët e parë, që përbënin gjeneratën e parë që përfunduan trajnimin në Shkollën e Policisë në Vushtrri, sot Polica e Kosovës është rritur në një trup që mbulon tërë Kosovën dhe u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, në çdo kënd të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre", ka thënë ai./Insajderi.com

The post Presidenti Thaçi: Jemi krenarë me Policinë e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Dënohet një person për ushtrim të ndikimit dhe zhvatje

Posted: 06 Sep 2016 06:04 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka shpallur fajtor B.V. për ushtrim të ndikimit dhe zhvatjes.

Sipas njoftimit për media, kjo gjykatë i shqiptoi të pandehurit dënimin prej 4 vjet e gjashtë muaj burgim dhe një gjobë prej 1,500 euro.

I pandehuri në dhjetor të vitit 2014 ka pranuar fajësinë për pikat e ushtrimit të ndikimit, zhvatjes dhe posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

"Trupi gjykues, po ashtu e ka urdhëruar të pandehurin që të kthejë 25 mijë euro të cilat i ka zhvatur prej familjes së viktimës, më ose para datës 31 dhjetor 2017, në të kundërtën mund t'i caktohet një dënim me burgim shtesë", shkruan në njoftimin e gjykatës.

S.M. dhe A.M. të akuzuarit tjerë në këtë rast ende janë në liri ndonëse për ta janë lëshuar urdhra vendës dhe ndërkombëtarë për arrestimin e tyre. /Insajderi.com

The post Dënohet një person për ushtrim të ndikimit dhe zhvatje appeared first on INSAJDERI.

De Biasi: Maqedoninë e mundëm në 15 minuta

Posted: 06 Sep 2016 05:57 AM PDT

"Mund të thuhet se Maqedoninë, e mundëm në 15 minuta. Mund ta ndajmë në dy pjesë, në pjesën e parë luajtëm disi mirë e pastaj ishim shumë të ngadaltë", tha De Biasi, raporton Insajderi.

I pyetur nëse e mori me frikë Maqedoninë, ai tha:

"Jo, Maqedonia është ekip shumë i mirë, ka teknikë që nga mesi i fushës e lart janë shumë të rrezikshëm. Në 15 minutat e mbetura u vu në vështirësi por është një ekip që duhet patur gjithmonë kujdes".

Shqipëria do të ndeshet me Lihtenshtajnin më 6 tetor në Vaduz, ndëra tre ditë më vonë do të presë Spanjën në ‘Loro Boriçi’. /Insajderi.com

The post De Biasi: Maqedoninë e mundëm në 15 minuta appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more