Skip to main content

INSAJDERI: “” plus 19 more

INSAJDERI: “” plus 19 more


Posted: 01 Sep 2016 09:36 AM PDT

Në mesin e tyre bën pjesë edhe legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.

Zëdhënësi i prokurorit të përgjithshëm zviceran, Andre Marty, tha se hetimet kanë të bëjnë me akuzat për mashtrim, keqmenaxhim, pastrim parash dhe shpërdorim.

Zvicra ka marrë juridiksionin në këtë rast, pasi disa nga aktivitetet e dyshuara kriminale kanë ndodhur në territorin e Zvicrës.

The post appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Qytetarët nuk e përkrahen thirrjen e VV-së për përmbysje

Posted: 01 Sep 2016 09:21 AM PDT

Mustafa tha se qytetarët e Kosovës nuk iu përgjigjën ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas tij, ata dëshiron përmbytjen e qeverisë.

"U dëshmua qartë se qytetarët u besojnë institucioneve të kryejnë punën e shtetit dhe jo rrugës dhe dhunës. Thirrja dhe kërcënimet Lëvizjes Vetëvendosje për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahjen tuaj", deklaroi kryeministri i Kosovës.

Mustafa premtoi se qytetarët e Kosovës shumë shpejtë do të lëvizin pa viza, por nuk tregoi nëse kjo do të bëhet tash shpejt përkundër që nuk u votua në Kuvend për demarkacion, apo pasi të ratifikohet kjo marrëveshje.

"Qeveria do të vazhdojë me agjendën e saj evropiane dhe euroatlantike. Qytetarëve do t'ua mundësojmë të udhëtojnë pa viza", tha ai.

Projektligji për ndarjen e kufirit me Malin e Zi u tërhoq nga Kuvendi i Kosovës pasi koalicioni qeverisës nuk i kishte të garantuar numrat e mjaftueshëm për kalimin e projektligjit. /Insajderi.com

The post Mustafa: Qytetarët nuk e përkrahen thirrjen e VV-së për përmbysje appeared first on INSAJDERI.

NASA: Toka, asnjëherë kaq e ngrohtë në 1.000 vitet e fundit

Posted: 01 Sep 2016 09:05 AM PDT

Sipas shkencëtarëve, do të jetë shumë e vështirë të mbahet temperatura globale brenda limitit të caktuar.

Toka po ngrohet me një ritëm impresionues, asnjëherë në mënyrë kaq të shpejtë në vitet e fundit. Alarmi është lëshuar nga NASA, sipas të cilës, "është shumë e pamundur" që të arrijë të mbajë rritjen e temperaturës globale brenda kufirit prej 1.5-2 gradë, siç është konkorduar nga Cop 21 i Parisit.

Sipas Gavin Schmidt, koordinator i klimatologëve të agjencisë amerikane, ekziston "99% e mundësisë" që i gjithë viti 2016 të arrijë një rekord të ri vjetor në termometër, "duke kaluar" 2014-ën dhe 2015-ën.

Në 30 vitet e fundit, kemi lëvizur në një territor të shkëlqyer, asnjëherë i eksperimentuar para harkut të mijëra viteve më parë", – shpjegon ai.

Në të vërtetë, korriku 2016 kishte thyer çdo rekord të mëparshëm, duke u bërë më i nxehti në absolut të paktën që nga viti 1880, pra, që kur kanë filluar regjistrimet e temperaturave. "Nuk ka asnjë periudhë që ka një prirje të lartë, duke parë shekullin XX", – ka nënvizuar Schmidt. Një situatë që sipas NASA-s, konfirmohet nga  analiza e shkrirjes së akujve dhe sedimenteve.

Këtë vit, mesatarja e temperaturës globale, ka arritur pikun prej 1.38 gradë celsius, më e larta në krahasim më nivelet e regjistruara në shekullin XIX. Numri, shumë pranë limitit të 1.5 gradë, është në rritje në krahasim me nivelet para-indrustriale. Përveç një kufiri të tillë, vëzhgojnë ekspertët, nxehja e planetit mund të povokojë efekte shkatërrimtare.

"Mbajtja e rritjes së temperaturave brend 1.5 gradë, kërkon shutime të mëdha dhe të konsiderueshme në emetimet e CO2 apo ndërhyrje të koordinuara të gjeo-inxhinjerisë, – shpjegon Schmidt. – Ne jemi duke reduktuar emetimet e gazit të efektit serrë, duke e mbajtur rritjen e temepraturës brenda 2 gradëve".

Me këtë ritëm të ngrohjes globale, Toka do të shkojë drejt ngrohjes në 100 vitet e ardhshme me një shpejtësi "të paktën 20 herë më e lartë", në krahasim me mesataren historike, sipas NASA-s.

The post NASA: Toka, asnjëherë kaq e ngrohtë në 1.000 vitet e fundit appeared first on INSAJDERI.

YIHR dënon gjuhën denigruese ndaj pakicave

Posted: 01 Sep 2016 08:45 AM PDT

Sipas YIHR, fjalët si "magjup", "gabel", "shkije" dhe "peder" të cilat iu referohen komuniteve të margjinalizuara në Kosovë e në veçanti komunitetit rom, ashkali, egjiptas, serb dhe LGBTI "janë dëshmi për ekzistimin e paragjykimeve dhe urrejtjes që këta deputetë kanë për këto komunitete".

"Për më shumë vërtetojnë diskriminimin sistematik dhe gjuhën stigmatizuese me të cilën këto komunitete ballafaqohen çdo ditë, dhe janë në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore që ata kanë si deputetë", thuhet në një komuniaktë për media të kësaj organizate.

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti Kujtim Pacaku, që vjen nga komuniteti rom, ka kërkuar kërkim falje nga Kuvendi i Kosovës pasi që në njërin prej publikimeve të përgjimeve telefonike të publikuara në Gazetën Insajderi, deputetja Safete Hadërgjonaj dëgjohet duke përdorur epitete fyese e raciste ndaj deputetëve të pakicave.

Romët, ashkalitë e egjiptasit, deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj i quan "gabel" e "magjupë", ndërsa serbët i quan "shkije".

YIHR tutje në komunikatë thekson se është tejet shqetësuese për një vend me sistem demokratik që komunitetet jo shumicë të shihen vetëm si mjet i realizimit të qëllimeve të shumicës dhe jo si përfaqësues të anëtarëve të barabartë të shoqërisë me ndihmën e të cilëve mund të realizohet integrimi i plotë i shoqërisë.

"Ne insistojmë që të gjithë personat të cilët mbajnë pozita publike duhet të kenë integritet të lartë etik dhe moral, në mënyrë që të gëzojnë besimin qytetar në përfaqësimin e interesave të tyre. Në momentin kur këta persona nuk u përmbahen këtyre parimeve nuk duhet të gëzojnë më tutje pozitën e përfaqësuesit dhe mbrojtësit të të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët", thuhet në komunikatë./Insajderi.com

The post YIHR dënon gjuhën denigruese ndaj pakicave appeared first on INSAJDERI.

Dy shqiptarë në formacionin më të shtrenjtë të verës

Posted: 01 Sep 2016 08:27 AM PDT

Shkodran Mustafi i transferuar tek Arsenali, për rreth 50 milionë euro dhe Granit Xhaka me 45 milionë – po ashtu i transferuar tek Arsenali, janë dy shqiptarët që kanë arritur të zënë vend në këtë formacion.

Në mesin e futbollistëve janë edhe Bravo, M.Alonso, Bailly, Stones, Pogba, Jao Mario, Hulk, Higuain dhe Sane. /Insajderi.com

 

The post Dy shqiptarë në formacionin më të shtrenjtë të verës appeared first on INSAJDERI.

Delawie fotografi me marinsat para Bustit të Rugovës

Posted: 01 Sep 2016 08:10 AM PDT

Ambasadori amerikan, Greg Delawie bashkë me një grup prej tetë marinsave ka pozuar para bustit të Ibrahim Rugovës.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka publikuar këtë fotografi sot pas dite.

The post Delawie fotografi me marinsat para Bustit të Rugovës appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Po humbim mbështetjen e ndërkombëtarëve

Posted: 01 Sep 2016 08:01 AM PDT

Pas tërheqjes së Demarkacionit nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se zvarritjet që po ndodhin po humbet mbështetja e  ndërkombëtarëve.

"Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore".

Thaci përmes Facebook ka thënë se hezitimi i deputetëve për të votuar marrëveshjet po rrezikon interesat shtetërore, siç janë liberalizimi i vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.

"Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë". /Insajderi.com

The post Thaçi: Po humbim mbështetjen e ndërkombëtarëve appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti kërkon përgjegjësi për aktivistët e arrestuar

Posted: 01 Sep 2016 07:54 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëkohësisht  edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, kërkon përgjegjësi për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit.

Ai ka thënë se personi i cili udhëhoqi dje konferencën, është zhdukur, ndërsa sot gjykatësi, të arrestuarit i ka dërguar në shtëpi për mungesë të provave.

"Po i bjen që arrestimi ka qenë shfaqje për media para demarkacionit me qëllimin që të goditet VV. Me këtë logjikë secilin mund ta arrestojnë. Dikush duhet të përgjigjet për këtë", ka përfunduar postimin e tij Ahmeti. /Insajderi.com

The post Ahmeti kërkon përgjegjësi për aktivistët e arrestuar appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet edhe djali i Donika Kadaj

Posted: 01 Sep 2016 07:34 AM PDT

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kishin në posedim koktej molotovi. Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Dardan Molliqaj.

Njëri prej tyre është djali i deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, Dardan Kadaj.

Gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës ishte arrestuar edhe Donika Kadaj-Bujupi, pasi dyshohet se i është gjetur piper-sprej. /Insajderi.com

The post Arrestohet edhe djali i Donika Kadaj appeared first on INSAJDERI.

Ymeri “fitoren” e sotme ia atribuon edhe listës serbe

Posted: 01 Sep 2016 07:30 AM PDT

Pas shtyrjes së votimit të ligjit për Demarkacion lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri në konferencën për media e ka pranuar se Lista Serbe e ndali Demarkacionin.

Ymeri tha se kundërshtimi i tyre që do të vazhdojnë edhe më teje.

"Kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës për dy arsye: E para është sepse nuk ju cenua territori dhe rezistenca e tyre e ndali votimin. Dhe humbje e treshes kriminale në tentimin për cungimin e territorin e Kosovës", tha Ymeri.

Ymeri tha se Presidenti Thaçi ka deklaruar moti se do kryhet demarkacioni, pas tërheqjes së kësaj marrëveshje nga pika e rendit të ditës së Kuvendit Ymeri ka "ku është presidenti sot që kërcënonte atëherë".

Sipas Ymerit nga zhvillimet e sotme u dëshmua se Serbia ka ende pushtet në Kosovë.

"Dialogu me Serbisë që është udhëhequr me Thaçin dhe Mustafën nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm e ka faktorizuar Listën Serbe brenda Kosovës ndërsa Serbinë e ka afruar me Bashkimin Europian" , ka thënë Ymeri. /Insajderi.com

The post Ymeri “fitoren” e sotme ia atribuon edhe listës serbe appeared first on INSAJDERI.

FIFA i jep leje edhe Bytyqit të luajë për Kosovën

Posted: 01 Sep 2016 06:51 AM PDT

Futbollisti i cili është huazuar në Holandë tek Go Ahead Eagles është paraqitur më parë me përfaqësuesen e Austrisë U-21, dhe për këtë arsye i është dashur leja e FIFA-s për të ndërruar përfaqësuese.

Dje, Federata Ndërkombëtare e Futbollit lejoi Albert Bunjakun dhe Enis Alushin që të veshë fanellën e Kosovës, derisa në pritje për këtë leje jane edhe shtatë futbollistë të tjerë. /Insajderi.com

The post FIFA i jep leje edhe Bytyqit të luajë për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Ish-ambasadorja greke merr detyrën si shefe e EULEX-it

Posted: 01 Sep 2016 06:34 AM PDT

EULEX-i ka shefen e re. Ajo është Alexandra Papadopoulou e cila mori detyrën si shefe e re e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Sipas një komunikate për media Papadopoulou, një diplomate e lartë greke me përvojë të gjatë në Ballkan, ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.

Angazhimet e kohëve më të fundit të saj përfshijnë shërbimin si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, Belgjikë, si dhe Drejtoreshë e Përgjithshme për çështje të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë gjatë kryesimit të paradokohshëm të BE-së nga Greqia në vitin 2014.

Po ashtu, Ambasadorja Papadopoulou ka shërbyer edhe si Zëvendës-Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Kombet e Bashkuara, si dhe Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Shkup për pesë vjet.

“Kam kënaqësinë të jem Shefja e re e Misionit EULEX dhe të vazhdoj t'i ndihmoj autoritetet në ndërtimin e një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë këtu në Kosovë,” tha Papadopoulou.

Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, Papadopoulou do të takohet me partnerët kryesorë të EULEX-it dhe me zyrtarët e lartë të Kosovës. Papadopoulou vjen në këtë post pas diplomatit italian Gabriele Meucci.

The post Ish-ambasadorja greke merr detyrën si shefe e EULEX-it appeared first on INSAJDERI.

Gjykata lë në paraburgim tre aktivistë, tre të tjerë në arrest shtëpiak

Posted: 01 Sep 2016 06:28 AM PDT

Tre nga gjashtë të arrestuarit nga Lëvizja Vetëvendosje mbi dyshimin për sulmin me bombë mbi Kuvendin e Kosovës u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Në arrest shtëpiak janë Adea Batusha, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi.

Ndërkohë tre të arrestuarve tjerë Atdhe Arifi, Astrit Dehari dhe Egzon Haliti u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Avokati mbrojtës ka thënë se do të paraqesin ankesë për këtë vendim.

Ja vendimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda pas seancës dëgjimore ,me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurve A.A , A.D,E.H,F.K,P.A dhe A.B , për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Kryerje  e veprës terroriste nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 135 par. 1 nënpar. 1.7 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin A.D ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer edhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të  KPRK, me datë 01.09.2016 ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurit A.A,E.H dhe A.D në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar prej datës 30.08.2016 deri me datë 29.09.2016,ndërsa  kundër të pandehurve F.K ,P.A dhe A.B,Gjykata urdhëron masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji,duke llogaritur periudhën  prej datës 30.08.2016 deri me datë 29.09.2016 .

Arsyet për caktimin e masës së sigurisë janë sepse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.A, A.D, F.K, E.H, P.A dhe A.B duke vepruar në grup dhe në role të ndara kanë përgatitur dhe planifikuar veprimet e tyre me qëllim të frikësimit serioz të popullatës së Kosovës dhe shkaktimit të pasigurisë së qytetarëve, ashtu që me dt. 04.08.2016, rreth orës 23:05, nga parkingu i cili gjendet përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, përkatësisht në rr. "Zenel Salihu" në afërsi të ish objektit të ish Gjykatës Komunale në Prishtinë, me raketa-hedhës dore PRG kanë kryer sulm ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me ç'rast nuk ka pasur pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale të shkaktuara në muret e ndërtesës si dhe në sallat nr. 301 dhe 402 si dhe dëmtimi i dritares dhe disa veturave zyrtare të cilat ishin të parkuara në parkingun e ndërtesës, dhe pastaj me qëllim të zhdukjes së gjurmëve motocikletën e kanë djegur në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur edhe një shishe mollotovi, ndërsa të nesëmen me dt. 05.08.2016, në ora 14:05, kanë dërguar një email në media të ndryshme me përmbajtje "Rugova nuk ka bjeshkë me i dhënë Malit të Zi, sulmi i kemi ba Kuvendit është vetëm paralajmërim për Qeverinë për mos me i shitë tokat e Kosovës", me çka e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer, ndërsa me datë 30.08.2016, me rastin e kontrollit, të banesave të të pandehurve te i pandehuri A.A në tavan të shtëpisë është gjetur një kallashnjikov si dhe karikatori me municion, ashtu përgjegjësinë për këte e ka marrë babai i tij R.A, tek i pandehuri E.H është gjetur revolja me numër serik D36482 dhe dy fishekë për të cilën përgjegjësinë e ka marrë vllau i tij R.H, ndërkaq tek i pandehuri A.D një revole me dy fishekë e llojit magnum Zastava 357 me numër serik 18841 një kutim me 23 fishekë dhe një sprej me mbishkrimin "Nato" të cilat armë i pandehuri i ka mbajtë pa leje.

Me veprimet inkriminuese të përshkruara më lartë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.A, E.H, A.D, F.K, P.A, dhe A.Bkanë kryer veprën penale: Kryerje  e veprës terroriste nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 135 par. 1 nënparagrafi1.7 të KPRK-së, ndërkaq ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A .D ka kryer edhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të  KPRK.Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit respektivisht të arrestit shtëpiak kundër të pandehurve të lartcekurduke u bazuar në nenin 187 par. 1.  Nënpar. 1.1, 1.2 dhe nenin 183 par 1 nënpar. 1.1. dhe 1.2.  pika 1.2.1. të KPPK-së  për caktimin e paraburgimit respektivisht të arrestit shtëpiak, për të pandehurit, sepse po të gjenden në liri apo liri të plotë, duke marrë parasysh veprën penale për të cilën dyshohen të njejtit,  mund të arratisen dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

The post Gjykata lë në paraburgim tre aktivistë, tre të tjerë në arrest shtëpiak appeared first on INSAJDERI.

Paçaku detyron Grabovcin dhe Veselin të kërkojnë falje publike për fyerje etnike

Posted: 01 Sep 2016 05:40 AM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku ka qëndruar në këmbë tek foltorja në sallë, duke refuzuar të ulet, përderisa dikush nga Partia Demokratike e Kosovës, të kërkoj falje për gjuhën e përdorur nga deputeti Adem Grabovci dhe deputetja Safete Hadërgjonaj.

Paçaku, me një gjuhë të ashpër, ka reaguar ndaj gjuhës fyese të përdorur nga deputetët duke i quajtur qytetarët e komuniteteve romë, ashakli dhe egjiptas me terma fyes si "magjup dhe gabel"

"Jam deputet, anëtarë i Kryesisë së Kuvendit, shkrimtar i komunitet, rom, e jo shkrimtar i komunitetit magjup dhe gabel. Këto dy thënie i kemi dëgjuar në Insjaderin e famshëm, ku zonja e nderuar Hadërgjonaj dhe Grabovci. Nuk kam fuqi të ngreh ndonjë akt juridik, por nuk largohem nga kjo foltore, pa kërkuar falje", ka thënë Paçaku, teksa ka pritur kërkimfaljen.

Më së pari, flaje ka kërkuar kryetari i Kuvendit dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe pas tij në foltore ka dalë Adem Grabovci.

Ai ka folur sesi gjatë kësaj kohe kur është publikuar "Dosja e Shefave", po kalon kohë të vështirë pasi "po ndjehet i fyer", dhe më pas ka kërkuar falje për gjuhën e tij.

"Nuk e besoj që ju e keni përjetuar më rënd sesa unë dhe familje ime, këto fyerje që janë duke mu bërë gjatë këtyre ditëve. Ju kërkoj sinqerisht falje nga zemra dhe shpirti im dhe shpreh keqardhje për këtë që po dnodhë., nuk besoj që në një shtet të Evropës të terrorizohet një njeri një familje dhe një popull i tërë.

Në serinë e XXIV-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda telefonike të Adem Grabovcit me Bekim Haxhiun, Safete Hadergjonajn, Fadil Fazliun, e Xhevat Bislimin.

Pos sharjeve që ia bëjnë me nënë Flora Brovinës, protagonistët fyejnë me epitete raciste deputetët e pakicave. Romët, ashkalitë e egjiptasit, deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj i quan "gabel" e "magjupë", ndërsa serbët i quan "shkije".

Gjuha fyese ndaj komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas e përdorur nga deputeti Adem Grabovci dhe Safete Hadërgjonaj, të shpërfaqura në "Dosjen e Shefave" ka shkaktuar debat të ashpër në seancën e 1 shtatorit, në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

The post Paçaku detyron Grabovcin dhe Veselin të kërkojnë falje publike për fyerje etnike appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Kryeministri tërheq demarkacionin, thotë se nuk janë rrethanat

Posted: 01 Sep 2016 05:24 AM PDT

Isa Mustafa ka konsideruar se sot nuk janë rrethanat për të votuar për ratifikimin e e Marreveshjes së Demarkacionit.

Mustafa nga foltorja e Kuvendit të Kosovës lajmëroi se e tërheq këtë marreveshje nga rendi i ditës.

“Tërheqja e ligjit nuk do të thotë që do ta tërheqimin, por që do ta fillojm ta rishqyrtojmë. Do ta bëjmë tërheqjen e këtij këtë ligj nga pika e rendit të ditës për tu munduar që ta arrijmë një bashkë bisedim të përbashkët me të të gjitha partitë politike”, tha Mustafa.

The post Zyrtare: Kryeministri tërheq demarkacionin, thotë se nuk janë rrethanat appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri do t’i drejtohet Kuvendit, për ta tërheqë demarkacionin

Posted: 01 Sep 2016 05:09 AM PDT

Pas pak pritet që kryeministri Isa Mustafa të ngjitet në foltoren e Kuvendit të Kosovës, nga ku do të bëjë të ditur lajmin se Qeveria e drejtuar nga ai ka vendosur ta tërheq nga rendi i ditës, ratifikimin e demarkacionit, kanë thënë burime brenda Kuvendit./Insajderi.com

The post Kryeministri do t’i drejtohet Kuvendit, për ta tërheqë demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Qeveria tërheqë demarkacionin

Posted: 01 Sep 2016 04:58 AM PDT

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të tërheqë nga pika e rendit të ditës, ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Arsyeja, sipas burimeve të Insjaderit, është se në rrethana të tilla nuk duhet të kalojë një çështje e kësaj rëndësie./Insajderi.com

The post Qeveria tërheqë demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

LIVE nga pika kufitare me Malin e Zi: Situata e qetë

Posted: 01 Sep 2016 03:41 AM PDT

Përkundër raportimeve se në disa vendbanime në kufi mes Kosovës dhe Malit të Zi ka incidente dhe të shtëna me armë, në këtë pikë kufitare nuk ka asnjë zhvillim.

Veturat dhe mjete të tjera po kalojnë lirshëm dhe nuk ka prezencë të shtuar të policëve./Insajderi.com

 

kufiri2

Foto: Andrra Nurkollari

foto1

Polici2

polici312

The post LIVE nga pika kufitare me Malin e Zi: Situata e qetë appeared first on INSAJDERI.

KDI: Votimi dhe protestat për demarkacionin, konform vlerave të demokracisë

Posted: 01 Sep 2016 03:31 AM PDT

Instituti Demokratik i Kosovës, pret që ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion të bëhet në një debat të hapur, duke respektuar pikëpamjet e ndryshme politike.

"Presim që seanca e sotme parlamentare e Kuvendit të Kosovës, ku parashihet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të zhvillohet në frymën e një debati të hapur dhe konstruktiv duke respektuar faktet e paraqitura dhe pikëpamjet e ndryshme politike", shkruan në komunikatën e kësaj organizate.

Ata kanë shtuar se deputetët e kanë përgjegjësin  që të marrin vendime  të pa ndikuar nga presionet apo shantazhet e ndryshme.

"Deputetët si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve, sot më shumë se të tjerët kanë përgjegjësinë që të marrin vendime për tema që kanë kaluar nëpërmjet polarizimeve të mëdha shoqërore, ndërsa vota e tyre të bazohet në vullnetin e tyre dhe të mos jetë e ndikuar nga presione apo shantazhe".

KDI gjithashtu u bënë thirrje protestuesve të protestojnë qetë .

"Në anën tjetër, protestat si një e drejtë qytetare duhet të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore, pa cenuar të drejtat e qytetarëve të tjerë dhe pa cenuar institucionet e shtetit, ndërsa autoritetet shtetërore duhet të garantojnë shprehjen e kësaj të drejte dhe të krijojnë kushte të mjaftueshme për të protestuar". /Insajderi.com

The post KDI: Votimi dhe protestat për demarkacionin, konform vlerave të demokracisë appeared first on INSAJDERI.

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë

Posted: 01 Sep 2016 03:07 AM PDT

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Xh.H dhe N.M., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës i pandehuri Xh.H., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin E.M., dhe e ka vënë në rrezik jetën e N.M., me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

"Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë, po ashtu i njëjti ka kryer veprën penale, posedim të paautorizuar të armëve".

Kurse i akuzuari i dytë N.M sipas aktakuzës në kohën dhe vendin e njëjtë me dashje ka ndihmuar të akuzuarin Xh.H., në kryerjen e veprës penale. /Insajderi.com

The post Aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more