Skip to main content

INSAJDERI: “Komisioneri i BE-së, Hahn: Liberlaizimi i vizave varet nga Demarkacioni” plus 19 more

INSAJDERI: “Komisioneri i BE-së, Hahn: Liberlaizimi i vizave varet nga Demarkacioni” plus 19 more


Komisioneri i BE-së, Hahn: Liberlaizimi i vizave varet nga Demarkacioni

Posted: 03 Sep 2016 09:21 AM PDT

Duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, Hahn nuk kishte shumë besim se kjo gjë mund të ndodhë duke thënë se "koha është e paqartë" , duke shtuar se lëvizja e lirë varet nga gjetja e zgjidhjes lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, për takimin e ministrave të jashtëm në Bratislav, Hahn tha se për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ka pasur indikacione tek shumica e anëtarëve që "se të dyja shtetet duhet ta marrin liberalizimin e vizave".

Edhe Parlamenti Evropian por edhe Këshilli, duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe një burim i ka thënë REL-it se kjo ka gjasa të ndodhë në muajin tetor ose nëntor, ndërkaq shtetasit e Ukrainës dhe Gjeorgjisë mund të udhëtojnë pa viza gjatë dimrit. /Insajderi.com

The post Komisioneri i BE-së, Hahn: Liberlaizimi i vizave varet nga Demarkacioni appeared first on INSAJDERI.

Mediet serbe e pasqyruan kështu protestën e kosovarëve kundër Jeremiqit në OKB

Posted: 03 Sep 2016 09:00 AM PDT

Kjo protestë u organizua me qëllim të kundërshtimit të kandidimit të Vuk Jeremiq për Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, transmeton zeri.info

Në raportimet e disa portaleve në Serbi ndër të tjera thuhet se  "Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës , Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lëvizjes Vetëvendosje , aktivistët e OJQ-ve dhe qytetarë kanë protestuar në Prishtinë kundër zgjedhjes së , Vuk Jeremiq, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara".

Portali Blic thotë se “pjesëmarrësit e protestës , e cila nuk ishte më shumë se 50 , veshur transparent ‘Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës’, dhe të japë një mesazh të nënave të zhdukur në Kosovë , të cilat kundërshtojnë emërimin Jeremiç të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”, shkruan gazeta Zeri, transmeton Insajderi

Ky portal ndër të tjera shkruan se sipas protestuesve , gjatë luftës në Kosovë, ushtria serbe vrau 11,840 njerëz dhe përdhunuar më shumë se 20 mijë gra , ndërsa ende në listën e 1,666 personave të zhdukur .

" Në krye të një organizate që promovon paqe , sipas organizatorëve të protestës , nuk mund të jetë një person i mbushur me urrejtje", shkruan ndër të tjera ky portal.

The post Mediet serbe e pasqyruan kështu protestën e kosovarëve kundër Jeremiqit në OKB appeared first on INSAJDERI.

Kosova mund të mbetet pa kapitenin e saj kundër Finlandës

Posted: 03 Sep 2016 08:46 AM PDT

Numri një i portës së Kosovës ndodhet në grupin e lojtarëve që nuk kanë marrë leje nga FIFA. Brengën e madhe e ka shprehur edhe trajneri i Përfaqësueses, Muharrem Sahiti.

"Shpresojmë që Ujkani të marrë lejen, pasi me të e kemi bërë konceptin e lojës", tha Sahiti për Gazetën Olle.

Ujkani bashkë me Alban Mehën e Valon Berishën kanë luajtur me Kombëtaret A të Shqipërisë përkatësisht Norvegjisë dhe gjasat janë më të vogla për leje, pavarësisht kërkesës së bërë shumë më herët.

Portierët rezervë janë Flamur Neziri dhe Granit Kolshi të Superligës së Kosovës. /Insajderi.com

The post Kosova mund të mbetet pa kapitenin e saj kundër Finlandës appeared first on INSAJDERI.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, cilat janë dy mrekullitë e saj?

Posted: 03 Sep 2016 08:38 AM PDT

Papa Françesku ka njohur zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës dhe që i hapën asaj rrugën për t'u bërë shenjtore.

Në vitin 2008, u bë e ditur se ajo kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit.

Marcilio Haddad Andrino thotë se mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar, por gruaja e tij Fernanda vazhdimisht lutej për të dhe beson se ishte ndërhyrja e Nënë Terezës që ai të shërohej kur ishte nën kujdesin intensiv.

Prifti kanadez Brian Kolodiejçuk, kryesoi përpjekjet që Nënë Tereza të bëhej shenjtore.

Ai thotë se kanonizimi i Nënë Terezës është njohja e faktit se ajo jo vetëm që e zhyti veten në varfërinë materiale të të varfërve, por edhe në varfërinë shpirtërore të atyre që ndiheshin të braktisur.

Procesi i shenjtërimit të Nënë Terezës u përshpejtua vetëm një vit pas vdekjes së saj.

Marco Politi, është korrespondent i Vatikanit për gazetën “Il fatto Quotidiano”:

“Mendoj se kjo ka rëndësi jo vetëm për besimtarët, por edhe për jo-besimtarët, sepse në ditët e sotme është bëtë tepër e vështirë të thuhet se si duhet përshkruar Zoti, ç'është Zoti dhe cila është marrëdhënia midis tij dhe njerëzve.”

Në vitin 1950, Nënë Tereza themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që sot ka 130 shtëpi në të gjithë botën.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfërit dhe të sëmurët e Kalkutës, punë që vazhdoi edhe pasi ajo vetë u sëmur. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeçare.

Në atë kohë, urdhri i saj kishte rreth 4,000 murgesha dhe administronte rreth 600 jetimore, mensa, strehimore dhe klinika. /Voa

The post Shenjtërimi i Nënë Terezës, cilat janë dy mrekullitë e saj? appeared first on INSAJDERI.

Turqia thotë se do të zbatojë marrëveshjen për migrantët

Posted: 03 Sep 2016 08:34 AM PDT

Këto komente të ministrit Omar Celik vijnë pas takimit të zhvilluar me ministrat e jashtëm të BE-së në Bratisllavë.

Celik tha takimi përfundojë me një "konsensus të fortë lidhur me fokusimin në agjendën pozitive dhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe BE-së".

Nuk ka indikacione të tjera se këto bisedime kanë ulur tensionet në mes të BE-së dhe Turqisë, të cilat janë përkeqësuar pas puçit të dështuar ushtarak, kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Ministri turk tha se skema e migracionit do të vazhdojë të zbatohet por pa liberalizim të vizave "Turqia nuk është pozitive që të ndërmarrë hapa të ri për të ngritur mekanizma të reja".

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini ka thënë se kjo kërkesë e Turqisë mund të ndodhë, vetëm nëse Ankaraja plotëson standarded ekzistuese për të drejtat e njeriut.

The post Turqia thotë se do të zbatojë marrëveshjen për migrantët appeared first on INSAJDERI.

LDK falënderon policinë për “parandalimin e gjakderdhjes”

Posted: 03 Sep 2016 08:19 AM PDT

Përmes një komunikate për medie, Kolegjiumi i Degëve të LDK-së ka falënderuar policinë për parandalimin që i bëri një "gjakderdhjeje të mundshme" të enjten, me rastin e protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.

"Në emër të Degëve të LDK-së të Prishtinës, anëtarësisë sonë të shumtë, shprehim indinjatën tonë të thellë dhe dënojmë ashpër tendencën dhe synimin e rrezikimit të jetës dhe pronës së qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, nga anëtarë të VV, nga arsenali luftarak i gjetur para disa ditësh dhe ajo qe u gjet në depon mund të thuhet lirisht ushtarake të VV-së që dje u prezantua para mediave nga ana e Policisë së Kosovës. Përgëzojmë policinë e Kosovës për punën e bërë dhe për pengimin, preventivën, parandalimin e gjakderdhjes", ka thënë LDK në komunikatën e saj.

LDK shtron pyetjen se kush po iu beson me "mbrojtësve" anarkistë dhe më shumë se kaq, të Republikës së Kosovës, pothuajse askush.

"Këtu përjashtim mund të bëjnë dhe ndoshta jo të gjithë ata, militantët që po i punësojnë dhe paguajnë në Komunën e Prishtinës, se janë pak që ju besojnë, u pa të enjten në protestën e dështuar, me një numër simbolik të protestuesve. Nuk 'mbrohet' Republika duke e djegur, duke mos e njohur atë", thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK i ka thënë LVV-së se "nuk mund ta shkatërroni atë që është ndërtuar dhe po ndërtohet nga qytetarët dhe Institucionet e Kosovës".

"Sepse janë qytetarët e Kosovës që nuk ju përkrahin juve, dhunen tuaj, synimet tuaja. Ju nuk do të mund t'i largoni nga ne miqtë tanë, SHBA-të dhe shtetet e BE-së. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës prej themelimit të saj, tani dhe ne të ardhmen janë këta miq që kemi, qytetarët e Kosovës dhe Shteti ynë i ka këta miq dhe përkrahës, një gjë e dimë nuk i kemi miq dhe përkrahës Rusinë dhe neokomunistët… Shtrohet pyetja kush janë miqtë tuaj?… këtë më së miri ju e dini…", thuhet në reagimin e LDK-së. /Insajderi.com

The post LDK falënderon policinë për “parandalimin e gjakderdhjes” appeared first on INSAJDERI.

Për kanonizimin e Nënë Terezës, Hoxhaj kërkon njohje nga dy shtete

Posted: 03 Sep 2016 07:40 AM PDT

Hoxhaj ka thënë se puna e Nënë Terezës nuk duhet të njihet vetëm me shenjtërimin e saj por edhe me njohje nga Vatikani dhe India.

"Nëna Terezë dha aq shumë për Vatikanin dhe Indinë. Puna e saj nuk duhet të njihet vetëm me shenjterimin por edhe me njohjen e shtetesisë së Kosovës", ka shkruar ai në rrjetin social ‘Twitter’, raporton Insajderi.

Nënë Tereza do të kanonizohet nesër ndërsa Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka vizituar edhe kishën Zoja Jonë në Letnicë ku ajo si e re kishte dëgjuar thirrjen nga Zoti për t'i shërbyer atij. /Insajderi.com

The post Për kanonizimin e Nënë Terezës, Hoxhaj kërkon njohje nga dy shtete appeared first on INSAJDERI.

Tentojnë kontrabandë – ndalohen dy shqiptarë në Jarinjë

Posted: 03 Sep 2016 07:33 AM PDT

Vlera e makinerisë së konfiskuar është mbi 6500 euro, njofton klankosova.tv, transmeton Gazeta Online Insajderi.

Dy personat që kanë tentuar të kalojnë ilegalisht janë nën arrest me vendim të prokurorit, ndërsa mjetet janë dorëzuar në doganë. /Insajderi.com

The post Tentojnë kontrabandë – ndalohen dy shqiptarë në Jarinjë appeared first on INSAJDERI.

8500 maturantë sot iu nënshtruan testit të maturës

Posted: 03 Sep 2016 07:32 AM PDT

Ka përfunduar mbajtja e provimit të maturës afati i dytë, të cilit i janë nënshtruar më shumë se 8500 maturantë, në 86 qendra të testimit në gjithë vendin.

Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka vlerësuar se gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve.

"Kryetari i KShM-së Azem Guri ka thënë se edhe pjesa e dytë e Provimit të Maturës është organizuar dhe administruar mjaft mirë", shkruan ën komunikatën e Masht.

Rezultatet e Provimit do të bëhen publike më 8 shtator 2016. /Insajderi.com

The post 8500 maturantë sot iu nënshtruan testit të maturës appeared first on INSAJDERI.

Makina me energji diellore

Posted: 03 Sep 2016 07:29 AM PDT

Kështu të paktën mendojnë një grup të rinjsh gjermanë të sapodiplomuar, që në një garazh në Mynih kanë ndërtuar Sion, makinën që karikohet me energji diellore.

Sekretet e veturës janë: pesha e lehtë, e siguruar me një përdorim të gjerë materiali polikarbonat; dhe 7.5 metra katrorë në panele diellore, në gjëndje të gjenerojnë një korrent prej 1.144 watt, që i mundëson makinës të kryejë falas 30 km çdo ditë.

Bateritë janë me litium, me një kapacitet prej 30 kilovat/orë. Sion mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 140 km në orë dhe pa çliruar asnjë metër kub gaz, njofton Top-channel.

Për të rritur efikasitetin, mjeti është i pajisur me një sistem rekuperimi të energjisë kur fillon të ngadalësojë dhe ka një frenim të ngjashëm me atë "Kers", i përdorur në Formula 1.

Tashmë 3 të rinjtë kërkojnë mbështetje. Përmes mbledhjes së fondeve, të gjithë mund të investojnë në kërkimin dhe zhvillimin e projektit të tyre duke filluar me 5 euro.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve dhe fondet mbërrijnë në arkat e "Sono Motors", mjeti i ri mund të dalë në treg në vitin 2018. /Insajderi.com

The post Makina me energji diellore appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Samsung tërheq Galaxy Note 7 nga tregu global

Posted: 03 Sep 2016 07:21 AM PDT

Samsung ka thënë se përdoruesve të saj do t'ua ofrojë mundësinë e kompensimit të plotë të parave apo përmirësimit të telefonit të tyre, në rast se të njëtit e raportojnë me gabime të tilla në bateri.

Deri më tani kanë qenë deri 35 raste të raportuara tek Samsung, dhe megjithatë kompania ka vendosur t'i tërheq të gjitha njësitë nga tregu, për shkak se cilësia e produkteve të saj dhe mbrojtja e konsumatorëve vie në rend të parë. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Samsung tërheq Galaxy Note 7 nga tregu global appeared first on INSAJDERI.

Xhaka: Mjaft më me këtë punën e Kosovës

Posted: 03 Sep 2016 07:15 AM PDT

Mesfushori kosovar i përfaqësueses së Zvicrës, ka dhënë një intervistë për "Appenzeller Zeitung", ku është pyetur edhe për Kosovën.

Mirëpo, mesfushori i topçinjve të Londrës ka thënë se i ka ardhur në maje të hundës kjo pyetje e njëjtë gjithmonë, raporton Insajderi.

"Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet. Letra ime në Instagram e shpjegon qartazi përse unë vendosa që të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen", deklaroi Xhaka.

"Por kur titujt e gazetave prodhohen me përkthime të shtrembëruara, atëherë unë mendoj se kjo është shumë. Më tepër nuk kam çfarë të them për këtë temë', përfundoi kosovari. /Insajderi.com

The post Xhaka: Mjaft më me këtë punën e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Një tërmet i fuqishëm godet Oklahoman

Posted: 03 Sep 2016 06:59 AM PDT

Një tërmet i fuqishëm prej 5.6 ballësh ka goditur në orën 7: 00 sipas kohës lokale, Oklahoman, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.

Nga ky tërmet nuk është raportuar menjëherë për dëme të mëdha.

Dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në Nebraska dhe Teksas.

Tëmeti i sotëm ishte rreth 9 milje në veriperëndim të Pawnee, Oklahoma.

Më herët gjatë kësaj jave, rreth 70 milje në verilindje të Oklahoma City, ndodhi një tërmet në shkallë prej 3.2 ballësh.

The post Një tërmet i fuqishëm godet Oklahoman appeared first on INSAJDERI.

Kosova pret përballje “tejet të vështirë” ndaj Ukrainës

Posted: 03 Sep 2016 06:44 AM PDT

Kosova sonte do të provojë që të jap më të mirën në duel me ukrainasit  pas humbjes nga Sllovenia para pak ditësh.

Trajneri i përfaqësues sonë, Arben Krasniqi shpreson se të përzgjedhurit e tij do të kenë paraqitje më të mirë në duel me Ukrainën, edhe pse sipas tij, "ndeshja me ukrainasit do të jetë tejet e vështirë".

Ballafaqimi mes Kosovës dhe Ukrainës nis në orën 20:00.

 

The post Kosova pret përballje “tejet të vështirë” ndaj Ukrainës appeared first on INSAJDERI.

Disa prej dobive që vijnë nga meditimi

Posted: 03 Sep 2016 06:24 AM PDT

Kur njerëzit bëjnë plane për kohën e tyre të lirë, preferojnë të eksplorojnë vende të reja, të dalin shëtitje me biçikletë ose edhe të ngjiten në male, por rrallë herë ideja e të qëndruarit ulur në një vend, me sy mbyllur, duke u përpjekur të 'fikësh' trurin, mund të duket interesante.

Meditimi në të gjitha format e tij mund të përmirësojë aftësitë atletike të një njeri, si dhe të ndihmojë në mirëqenien e shëndetit nervor. Shmang dhe largon shumë sëmundje të vogla dhe të mëdha, dhe këto nuk janë as gjysma e përfitimeve që marrim nga meditimi.

Ndiheni më pak vetëm

Fatkeqësisht, ka shumë sëmundje që lidhen në mënyre direkte ose jo me vetminë, si sëmundjet kardiovaskulare, alzhajmeri apo dhe vdekja.

Fatmirësisht, meditimi mund të ndihmojë. Një studim i bërë mbi 40 të rritur të moshave 55 deri në 85 vjeç doli pikërisht në këto përfundime. Pjesëmarrësve iu përcaktua një shkallë e vetmisë, si në fillim të eksperimentit ashtu edhe në fund. U morën gjithashtu edhe kampione gjaku për analizime të mëtejshme. Eksperimenti konsistonte në një trajnim prej 8 javësh.

Çdo javë ata mblidheshin për dy orë dhe u mësoheshin teknika të reja mbi relaksimin e turpit dhe të mendjes. Gjithçka që pjesëmarrësit duhet të bënin ishte që, çdo ditë, për të paktën 30 minuta, të praktikonin në shtëpi teknikat e frymëmarrjes dhe të relaksimit të trupit me anë të meditimit. Pas periudhës së trajnimit, pjesëmarrësit pohuan se nuk ndiheshin më aq vetëm sa në fillim. Nga analizat e gjakut doli se edhe niveli i aftësive të sistemit imunitar ishte rritur në mënyrë të ndjeshme.

Çliron stresin

Stresi është diçka që të gjithë duan mos ta kenë. Meditimi mund ta zvogëlojë atë në mënyrë të ndjeshme.

Gjatë një eksperimenti 3-ditor, ku u përfshin 33 meshkuj dhe femra të moshës nga 18-30 vjeç, pjesëmarrësve u kërkuan të praktikonin meditim për 25 minuta në ditë duke u mësuar teknika të veçanta të frymëmarrjes.

Një grup tjetër, po me 33 veta, gjatë këtyre tre ditëve iu nënshtrua mësimit duke analizuar poezi dhe gjëra të ngjashme, që mendohet se rrisin nivelin e të menduarit dhe të aftësive për të zgjidhur probleme. Pas ditës së tretë, të gjithë iu nënshtruan testeve vlerësuese, si dhe iu morën kampione pështyme për të kontrolluar nivelin e stresit gjatë kohës së provimit. U vu re se personat që kishin marrë pjesë në meditim ishin më të aftë të vepronin me qetësi nën presion dhe patën rezultate më të kënaqshme.

Redukton dhimbjet kronike Sipas hulumtuesve shkencorë, meditimi mund të jetë një zgjidhje natyrale ndaj qetësuesve që përdoren për dhimbjet kronike, si dhe luftojnë me sukses stresin dhe depresionin që këto dhimbje sjellin. 89 pacientë me dhimbje kronike të qafës u vendosën në një program prej 8 javësh meditimi. Meditimi u ndërthur me ushtrime të lehta dhe u vu re se dhimbja gjatë kësaj kohe u reduktua. Rritje pati edhe cilësia e jetesës së pjesëmarrësve dhe aftësitë e tyre për t'u përballur me vështirësi. – See more at: http://ëëë.noa.al/artikull/praktikoni-meditimin-ja-disa-nga-dobite-qe-ju-vijne-prej-tij/607769.html#sthash.dvjh9C0P.dpuf

The post Disa prej dobive që vijnë nga meditimi appeared first on INSAJDERI.

Neuer, kapiten i ri i Gjermanisë

Posted: 03 Sep 2016 06:13 AM PDT

Gjermania vijon përgatitjet për ndeshjen me Norvegjinë për eliminatoret e Botërorit 2018. Skuadra kampione e Botës do të ketë një kapiten të ri dhe bëhet fjalë për Manuel Nojer, që pason Bastian Shvajnshtajger, i cili i dha lamtumirën kombëtares gjermane me miqësoren ndaj Finlandës.

Drejtori i Kombëtares gjermane Oliver Bierhoff deklaroi se është i kënaqur me zgjedhjen që është bërë në këtë pikë, por vuri në dukje se gjithsesi kapiteni është vetëm një pjesë e skuadrës

"Është shumë e rëndësishme që të kesh një kapiten, pasi ai merr rolin e liderit dhe bën që gjërat të shkojnë përpara. Jam i kënaqur me zgjedhjen e bërë, pasi Nojer është një lojtar që ka integritet, i pëlqen të mbajë përgjegjësi dhe ka një personalitet të fortë", tha ai.

Vetë Nojer deklaroi se ndihet krenar për rolin që iu dha dhe se shpreson që të jetë në nivelin e paraardhësve të tij.

"Mendoj se puna që ka bërë Lahm si kapiten ishte shumë e mirë dhe e suksesshme. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shvajnshtajger. Shpresoj që të jem në gjendje që të eci në gjurmët e tyre", tha kapiteni i ri i Panzerave.

The post Neuer, kapiten i ri i Gjermanisë appeared first on INSAJDERI.

Al Adnani: Inteligjenca e Al Baghdadit që organizon masakrat në Evropë

Posted: 03 Sep 2016 05:58 AM PDT

Përdoret përkufizimi "shërbim i inteligjencës ushtarake të Shtetit Islamik" pasi për këtë bëhet fjalë, duke filluar nga disa procedura të përdorura (e kujtoni telekamerën e survejimit, të instaluar fshehurazi pranë shtëpisë së drejtorit të një centrali bërthamor në Belgjikë?), e deri tek emri në arabisht, "Amni", që do të thotë siguri, dhe që është një term i përdorur në vendet e Lindjes së Mesme, për të treguar sigurinë e shtetit. Në këtë rast të Shtetit Islamik. Është e mundur që ta keni parë të shkruhet edhe si "Emni", pasi në arabishten e Levantit, disa "a" tentojnë që të bëhen "e" dhe burimet që flasin janë pikërisht siriane.

Në qoftëse shkohet të konsultohet SITE, baza e të dhënave shumë e kushtueshme me pagesë, e cila katalogon propagandën e grupeve terroriste (sikur të mos mjaftonin hapat në internet, për të siguruar të njëjtën propagandë, falas) emri i al Adnanit shfaqet për herë të parë në verën e vitit 2011 me titullin e "zëdhënësit të Shtetit Islamik": lexon një mesazh audio të gjatë me rastin e Ramazanit, i pari i një serie që ka arritur numrin 25. Për në Europë, më i rëndësishëm do të jetë numri 20, që si pothuajse të gjithë të tjerët, e merr titullin nga një varg i Kur'anit dhe është hedhur në internet me 22 shtator 2014, pak orë përpara se të nisnin sulmet ajrore amerikane në Siri.

Ky diskutim i al Adnanit është platforma politike e atentatorëve në Europë: fshin diferencat midis civilëve dhe ushtarakëve dhe i fut të dy në të njëjtën kategori të objektivave të mundshëm, u bën thirrje myslimanëve perëndimorë që të bëhen kolona e pestë e Shtetit Islamik në Europë, dhe të realizojnë kështu një kundërhap (jemi ne që ftojmë ushtarët tanë mes jush, dhe jo më e kundërta), i nxit që të vrasin me çdo kusht – "nëse nuk mundeni ndryshe, shtypini me makinë". Në vitin 2014 nuk e dinim ende, por al Adnani punonte të paktën prej një viti për krijimin e një organizate klandestine, që do të duhej të kryente atentate në Europë, siç ka ndodhur në Paris dhe Bruksel – dhe të realizohej kështu një skemë klasike e grupit: t'i apelohej propagandës si frymëzim publik, një fakt që fshehurazi dihet tashmë se do të ndodhë, për t'u krijuar përshtypjen spektatorëve, se plani i Shtetit Islamik ecën përpara i pandalshëm.

Sot, simpatizantët presin me ankth daljen e diskutimeve zyrtare të tij, e qarkullojnë me orë përpara njoftimin e daljes së afërt (qariban inshallah është parulla: shpejt, në dashtë Zoti) dhe krijojnë një ndenjë pritjeje të barabartë me atë që u paraprin mesazheve të Abu Bakr al Baghdadit – një ndjenjë pritjeje që përfundon duke infektuar edhe ata që janë jashtë grupit: herën e fundit, mbrëmjen e të shtunës së 21 majit, disa gazetarë amerikanë kanë spekuluar shumë, lidhur me faktin se al Adnani po përgatitej të merrte përsipër rrëzimin e avionit të pasagjerëve egjiptianë, të rënë në Mesdhe, ekzistonte frika e një përsëritjeje të atentatit të tetorit në Sinari, por nuk ishte e vërtetë, dhe audiomesazhi fliste për diçka krejt tjetër. Diskutimet e al Adnanit janë të shkruar me një stil që vlerësuesit e gjejnë të thellë dhe poetik dhe që të gjithë të tjerët e urrejnë dhe e quajnë të mërzitshëm, tejet emfatik dhe të çuditshëm.

Prej disa vitesh dhe në harkun e pak orëve, Shteti Islamik hedh në internet përkthimet e mesazhit në anglisht, frëngjisht e rusisht, si për të provuar përpjekjen që të kapë një audiencë më të gjerë sesa ajo arabe. Duke filluar nga 2016 është një pjesë audio e një diskutimi të tij në çdo video të Shtetit Islamik, me kohëzgjatje prej të paktën disa sekondash, sikur të ishte e detyrueshme – dhe deri më tani kanë dalë tashmë jo më pak se 200: në të gjitha në një pikë të caktuar nis përmendja e një fraze, ndoshta në komentim të një skene kryesore, dhe shfaqet "zëri i sheikut luftëtar Abu Muhammad al Adnani hafidhahullah – që Zoti e mbroftë".

Këtë vit videot citojnë më shumë al Adnanin sesa al Baghdadin, kreun e grupit. Burime në Siri thonë se kur al Adnani (emri i vërtetë: Taha Subhi Falaha) ishte një djalë i ri nga Binnishi, një qytet i vogël në afërsi të Idlibit, në veri të vendit, mendonte mbi të gjitha të luante me letra dhe futboll dhe nga kjo periudhë ekziston edhe një fotografi e tij me uniformë dhe atlete, gjatë një turneu me skuadrën e Ikhwasa. Pak a shumë po në këtë periudhë, al Baghdadi luante kalçeto në lagjen e tij në Bagdad të Irakut, me nofkën joshëse "Messi". Pak vite më pas dhe shumë më përpara se kalifi i ardhshëm i tij, al Adnani është aq i vlerësuar brenda Shtetit Islamik në Irak (ose, për të qenë më të saktë: brenda një grupi që i parapriu lindjes së Shtetit Islamik), sa që shefi i atëhershëm i tij, jordanezi Abu Mussab al Zarqawi, i thotë: "Mos më kërko autorizim për të bërë gjërat, vetëm më mbaj të informuar lidhur me atë se çfarë bën". Pra, autonomi dhe besim maksimal.

Al Adnani nis të firmosë me këtë emër lufte në mes të vitit 2011, por siç rezulton më pas ishte i vendosur tashmë qysh prej një viti në qendër të propagandës së Shtetit Islamik, duke bërë disa shfaqje të shkurtëra jo të deklaruara në filmime (si Alfred Hitchcock, i cili pëlqente të bënte dalje të shkurtëra në filmat e tij) ose duke folur përpara telekamerës në formë anonime, pa u njohur ose, më mirë, duke u njohur vetëm nga të tijtë dhe nga disa vëzhgues të informuar. Nëqoftëse shihet propaganda e vjetër e Shtetit Islamik e hedhur në internet në vitin 2010, ai është folësi jo i identifikuar që u huazon zërin e tij atyre imazheve (ka mundësi që njerëzit e Shtetit Islamik të kenë qenë aq pak, sa që Adnani, i apasionuar pas gjuhës arabe, ka nisur të bëjë folësin falë elegancës së të folurës, pasi dialekti sirian i tij është shumë i ngjashëm me theksin iraken).

Është edhe njeriu këmbëzbathur që drekon dhe bën muhabet me të tjerë nën një tendë në një video të atij viti, me fytyrën e errësuar për arsye sigurie, skena është miqësorë, por shikohet mirë se i futur në gjoksoren e karikatorëve të plumbave të al Adnanit, është kablli me çelësin e kuq të brezit eksploziv. Është ai, gjithmonë me fytyrën e errësuar, që filmohet teksa drejton disa stërvitje ushtarake në mes të shkretëtirës së al Anbar me një ushtrim që është një klasik i madh i kampeve stërvitore të xhihadit – qëllon me kalashnikov në rërë afër dy rekrutëve që ndërkohë duhet të përqëndrohen për të goditur dy objektiva të largët fillimisht duke qëndruar në këmbë dhe më pas të shtrirë përtokë dhe duhet thënë se ka shënjestër të mirë. Në fund të një filmimi tjetër që feston 5 vjetorin e Shtetit Islamik është skena vërtet rrënqethëse e një kori të vogël luftëtarësh që këndon me hidhje pritje një nasheed, një himn të xhihadit, dhe është al Adnani ai që drejton – i ulur në gjunjë në radhën e parë – kori stonon keqazi. Dhe është ende ai njeriu në këmbë dhe i maskuar që përkujton Usama bin Laden në një video ku Shteti Islamik bën eulogjinë e kreut të al Qaeda të vrarë nga një aksion amerikan në Pakistan majin e 2010.

Me pak fjalë, al Adnani punon në favor të atyre që do të mbeten më pas dhe prej vitesh kuron imazhin e tij prej eminence të luftës së shenjtë. Herët a vonë, pas vdekjes së tij, dikush nga Shteti Islamik do të ngarkohet me grumbullimin e këtyre filmimeve dhe ripublikimin me fytyrën e qartë, që i vjen më për mbarë atij. Është për t'u nënvizuar bëhet fjalë për video të prodhuara 6 vite më parë që duken si punë amatoreske, përmbajnë pothuajse të njëjtin diktat ideologjik të tanishëm pa qenë nevoja të azhurnohet qoftë edhe një presje: nevoja historike e kthimit të Kalifatit, dallim midis myslimanëve të vërtetë (neve të Shtetit Islamik) dhe armiqve të tyre (të gjithë të tjerëve), raprezalje e verbër dhe ultra e dhunshme kundër cilitdo që nuk aderon në projektin në vendet arabe (myslimanët e shtirur, tradhëtarë dhe apostatë) apo nxit që guxon ta pengojë nga jashtë, domethënë kundërshtarët e jashtëm (të pabesët, hebrenjtë). Ky është vizioni i vijueshmërisë së pandryshueshme të xhihadit me të cilin na takon të lajmë hesapet. Al Adnani është rekrutuar në një grup luftarak në moshën 23 vjeçare, ishte fillimi i 2000 në Siri, dhe ka vazhduar të luftojë të njëjtën fushatë ultra islamiste dhe të shqiptojë të njëjtat kryefjala, ndërsa në Washington pasonin njëra tjetrën 4 administrata të ndryshme, Bush 1 e 2 dhe Obama 1 e 2. Pas pak, përjashtoi ndonjë gjë të paparashikuar që mund të vijë në formën e një sulmi me dron, al Adnani mund të arrijë të shikojë mandatin e 5-të amerikan të jetës së tij si luftëtar i Luftës së Shenjtë.

Diferenca midis propagandës së sotme me al Adnani në definicion shumë të lartë dhe atij të 6 viteve më parë është se atëhere Shteti Islamik ishte një grup në krizë të plotë dhe rrezikonte zhdukjen nga një moment në tjetritn. Krerët qenë vrarë ose arrestuar, njerëzit nuk qenë më shumë se disa qindra, ndoshta më pak (respektivisht më shumë se 40000 të 2014, dhe ka burime që janë shifra shumë më të larta), aftësia për të kryer sulme kishte rënë me 90 përqind (një bombë ku më parë vinin dhjetë: kjo është një rënie e pranuar nga një forum islamist i kohës, al Ikhlaas), fluksi i pandalshëm ifvullnetarëve nga jashtë ishte ndërprerë pothuajse i gjithi, i katandisur në një grusht fanatikësh të paktë, pasi projekti në Irak nuk ushtronte më sharmin e tij, nuk kish funksionuar dhe dukej i ndëprerë përgjithmonë.

Sot apologjetët e Shtetit Islamik i quajnë vitet midis 2009 e 2011 "periudha e shkretëtirës" ose "të jetës së egër", si një kohë provash dhe sprovash të rënda që duhej t'u paraprinte triumfeve të 2014 dhe bile t'i bënte edhe më heorike. Në fakt dëshmi, foto dhe filmime janë të mbushura nga skena dhe ambientime shumë të varfëra, kasolle kashte në mes të hiçit, pak njerëz që këndojnë himne beteje, lajnë pjatat, recitojnë monologë fetarë, lahen nëpër lumenj, sikur të qënit akoma gjallë ishte në vetvetë një provë force. Është një skenë në të cilën al Adnani, me krahët e zbardhura që tradhëtojnë një ekzistencë të kaluar në vende të mbyllura, përshëndoshet me një njeri të tij që sapo ka kapur dy hardhuca të mëdha dhe është e qartë se do të përfundojë për t'i vënë në tigan (al Adnani është si zakonisht pa fytyrë, por kuptohet se është ai nga detaje të tjera). Ja, për të matur arrogancën ekstreme të al Adnani, arrogancë e demonstruar nga deklaratat e luftës së tij kundër një spektri shumë të gjerë dhe universal armiqsh (praktikisht të gjithë, nga Izraeli tek Irani, nga rebelët sirianë tek Rusia), është për t'u kuptuar kjo, ai është një prej të paktëve që ka kaluar nëpërmjet qafës së shishes të atyre viteve në të cilat proklamohej ardhja e afërt e kalifatit dhe ndërkohë përtypeshin reptilë.

Kur al Adnani në 2011 bëhet drejtor i propagandës, shikohet një ndryshim i pastër. Për vite të tëra, Shteti Islamik kishte tentuar që të shtirej për një shtet të vërtetë, me shumë "ministra" dhe "riformatime qeverie", duke filluar nga krijimi në 2006. Për këtë motiv njoftimet politike qenë lexuar nga një folës i qethur mirë dhe i veshur si arab, përpara një tavoline dhe një kompjuteri, në mënyrë që të mund të dukej gazetari i ndonjë televizioni të Gjirit. Al Adnani e flak tej këtë skenë formale dhe kthehet në origjinë: Shteti Islamik është një grup luftarak, skena duhet të jetë luftarake, krerët duhet të flasin në uniform beteje ose, akoma më mirë, me veshjet e zeza aq të dashura për kalifatin abasid, dhe pastaj sfondet me shkretëtira dhe gure, xhipsa të armatosur me mitralozë, fytyra të maskuara, shpata të ngritura larg, mjekërra dhe gjoksore të mbushura me karikatorë, njofton mapo.al

Ka një pikë midis shumë të tillave që akoma nuk është e qartë. E njohim fytyrën e vërtetë të al Adnani pasi në majin e 2005 amerikanët e kanë ndaluar në rajonin al Anbar dhe e kanë burgosur në Camp Bucca, në jug të Irakut, për 5 vjet dhe i kanë bërë foton për dosjen e burgut dhe për të qarkullojnë edhe një numër fotografishë si i lirë. Atëhere pse në propagandën e Shtetit Islamik e ka gjithmonë fytyrën të errësuar? Kur në qeshor të 2014 ka folur përpara një telekamere bashkë me një tjetër komandant të famshëm të Shtetit Islamik, Omar Çeçenin, për të festuar fundin e vijës kufitare midis Sirisë dhe Irakut, edhe atëhere fytyra e tij ishte e maskuar. Ndoshta al Adnani, si shumë krerë të tjerë, beson në vlerën mbrojtëse të eliminimit të çdo gjurme të vetes nga bota apo ndoshta ka ndryshuar tipare, pasi dihet se prej të paktën një viti aparati i survejimit amerikan po e kërkon, ashtu si edhe shërbimet sekrete e Europës Perëndimore dhe atij të Irakut. Në fillim të gushtit, "Neë York Times" ka botuar një intervistë me një dezertor të Shtetit Islamik, të quajtur Harry Sarfo, në qelinë e e një burgu të sigurisë së lartë në Gjermani. Sarfo tregon se ka qenë pjesë e skuadrave special europiane që janë rekrutuar nga AMNI, inteligjenca e drejtuar nga al Adnani, për t'u dërguar në Europë që të bëjnë atentate. Tregon edhe se në përfundim të një stërvitjeje brutale që zgjat javë ka pasur privilegjin që të takojë al Adnani personalisht, por që ia kanë bërë me sytë e lidhur.

Teorikisht janë njerëzit më të besuar të Shtetit Islamik, elita e kushtuar operacioneve klandestine për të kryer masakra jashtë, megjithatë as ata sot nuk mund të shikojnë një fytyrë që teorikisht mund të gjendet për dy sekonda në Google. Gjithësesi, Omar Çeçeni, që është një prej krerëve për të cilët ka më shumë imazhe, është gjetur dhe është vrarë në atë sekuencë sulmesh ajrore amerikane që vitin e fundit kanë gjymtuar lidershipin e Shtetit Islamik në muajt e fundit dhe thuhet që një gjë e tillë është mundësuar nga një informator i brendshëm. Al Adnani, më i kërkuari, për momentin ka shpëtuar. Videot që festonin përvjetorin e Shtetit Islamik në 2010, kur al Adnani ka marrë drejtimin e propagandës, kanë përfunduar: ndoshta nuk ishte më nevojë të festohej thjesht mbijetesa. Në 2013, vetëm 3 vjet në distancë nga ato paraqitje në mes të një asgjëje që dukej sikur kishte bënte aspak me ne, sikur të ishte një planet i largët, al Adnani, falë ndryshimit total të kushteve në Lindje të Mesme, ka nisur të dërgojë të infiltruarit e parë të rrjetit të tij nëpër qytetet e Europës për të realizuar fushata atentatesh, kur të vinte momenti i përshtatshëm. Arrestimi i parë i një njeriu të tij ka qenë në dhjetorin e 2013 në Nicë, njofton Mapo.al

Al Adnani ka drejtuar ndryshimin e brendshëm të AMNI-t, inteligjencës së Shtetit Islamik: nga shërbim kundërspiunazhi që ishte, për të individualizuar spiunët apo dezertorët e mundshëm – dhe dihet që grupi ka likuiduar qindra anëtarë të rënë në fatkeqësi apo të akuzuar se komplotojnë kundër liderit – është bërë edhe një instrument agresioni për jashtë. Sarfo, dezertori, thotë se AMNI ka të drejtën që të përdorë resurset më të mira të grupit dhe, në rast se hedh sytë mbi një vullnetar premtues, për shembull një europian i sapoardhur dhe pa precedentë, "i pastër", me një pashaportë të vlefshme, ka precedencën e rekrutimit. Kështu, teksa shërbimet e sigurisë së nja dhjetë vendeve tentojnë pa sukses që të survejojnë të gjithë atentatorët potencialë dhe janë të përmbytur nga gjerësia e ngarkesës, konvenion të mbash shënim: aftësia e përfitimit prej mosvëmendjeve të të tjerëve, për të tejkaluar periudhat e krizës dhe për t'u kthyer në ndjekie janë specialitetet e al Adnani dhe në përgjithësi të grupit të tij. Dhe duket shumë më e rëndësishme tani, teksa na afrohet – me ngadalësi, qytet pas qyteti, luftim pas luftimi – me një vdekje të dytë të dukshme të Shtetit Islamik

The post Al Adnani: Inteligjenca e Al Baghdadit që organizon masakrat në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi është prekur pasi ka parë prapambetjen në veri të Kosovës

Posted: 03 Sep 2016 05:46 AM PDT

Sipas Thaçit, ai ka parë për së afërmi "konsolidimin e shtetit" në atë pjesë që ka ardhur si pasoje e qasjes së Kosovës ndaj promovimit të dialogut e bashkëpunimit.

"Ata që një kohë ishin në barrikada dhe pengonin lëvizjen e lirë, sot janë pjesë e institucioneve të Kosovës ku kontribuojnë për komunitetet e tyre, por edhe për tërë Kosovën. Sot, Policia e Kosovës dhe Doganat e Kosovës punojnë krejt normalisht edhe në pikat kufitare në pjesën veriore të Kosovës, si në çdo pjesë të Kosovës", ka thënë Thaçi.

"Qytetarët atje lëvizin më lirshëm se kurdo. Ky integrim dhe ky normalizim i gjendjes në pjesën veriore të Kosovës është arritur falë dialogut dhe bashkëpunimit që promovojmë në Kosovë", ka shtuar ai.

Thaçit i ka lënë po ashtu përshtypje edhe natyra e bukur, por i ka penguar fakti që një pjesë të kësaj ane, që sipas tij ka mbetur prapa në zhvillim.

"Por, ishte e dhimbshme të shihje se fshatrat dhe vendbanimet kishin mbetur prapa në zhvillim krahasuar me pjesët e tjera të vendit tonë. Është ky një mësim tjetër i dëmeve që sjell ekstremizmi dhe nacionalizmi. Kjo pjesë e Kosovës ka nevojë për sa më pak politikë dhe për sa më tepër zhvillim", ka shkruar Thaçi.

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mos kontrollohet në mënyrë efektive nga institucionet e vendit./Insajderi.com

The post Presidenti Thaçi është prekur pasi ka parë prapambetjen në veri të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet një person që dyshohet se abuzoi seksualisht me një 16 vjeçare

Posted: 03 Sep 2016 05:21 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një femër të moshës 16 vjeçare.

I dyshuari lidhur me këtë rast është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Policia njofton se ka arrestuar gjithsej 25 persona, prej të cilëve 19 janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com

The post Arrestohet një person që dyshohet se abuzoi seksualisht me një 16 vjeçare appeared first on INSAJDERI.

Asgjësohen 26 bimë narkotike në Podujevë

Posted: 03 Sep 2016 05:12 AM PDT

 

Në fshatin Dobratin të Podujevës janë asgjësuar 26 bimë substancë të llojit Kanabis-Sativa.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollës në dy parcela në këtë fshat kanë gjetë bimët me gjatësinë prej 1-3 m.

Me vendim të prokurorit të gjitha bimët janë nxjerrë dhe shkatërruar në vendin e ngjarjes. Kurse rasti është nën hetime. /Insajderi.com

The post Asgjësohen 26 bimë narkotike në Podujevë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more