Skip to main content

INSAJDERI: “Këtë javë luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit” plus 19 more

INSAJDERI: “Këtë javë luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit” plus 19 more


Këtë javë luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit

Posted: 07 Sep 2016 10:20 AM PDT

Ndeshja që zhvillohet në “Teatrin e Ëndrrave”, nofka e stadiumit të United, jo vetëm që do të ketë përballe dy menaxherët Pep Guardiola e Jose Mourinho – trajnerët me më së shumti trofe në Evropë – por në fushë do të jenë 22 lojtarë që kushtojnë rreth 672 milionë funte.

Sky Sport shkruan se ka bërë hulumtime rreth ndeshjeve të shtrenjta të zhvilluara në të kaluarën, por beson se në ndeshjen e kësaj jave pritet të luajnë lojtar që kanë vlerë më të madhe se sa në ndeshjen e nëntorit të vitit 2015, kur Barcelona e mundi Realin me rezultat 4 me 0 në Madrid.

The Real Madrid v Barcelona line-ups in November 2015 totalled £562m

Formacioni i mundshëm i "Djajve të Kuq" është më i shtrenjtë se ai i Manchester Cityt.  Jose Mourinho pritet të luaj me lojtarë që kushtojnë mbi 350 milionë funte, përfshirë këtu edhe mesfushorin Paul Pogba, që është më i shtrenjti në botë.  Ai ka kushtuar rreth 95 milionë funte dhe u transferua nga Juventusi këtë verë, përcjellë Insajderi.

Saturday's predicted line-ups would total £672.4m in transfer fees

Përveç Pogbas, Manchester United pritet të ketë në fushë lojtarë si Anthony Martial që ka vlerë prej 57 milion funtesh, Juan Mata (37 milionë funte), Luke Shaw (28),  Rooney (27).  Në vlerënt otale nuk përfshihet sulmuesi i njohur Zlatan Ibrahimovic, që ishte lojtar pa kontratë këtë verë kur u transferua nga Parisi.

Në anën tjetër, Pep Guardiola do ketë në fushë 11 lojtarë që kushtojnë  mbi 321 milion funte.

Tek Manchester City spikasin lojtarë si Kevin De Bruyne (54 milionë funte), John Stone (50 milionë funte), Sterling (49).  Vlera do të ishte më e madhe në rast se në ekip do të përfshihej Serio Aguero.  Sulmuesi argjentinas nuk do të luaj këtë ndeshje për shkak se është i pezulluar./Insajdericom

The post Këtë javë luhet ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit appeared first on INSAJDERI.

Bruksel, dy policë sulmohen nga një person i armatosur me thikë

Posted: 07 Sep 2016 10:17 AM PDT

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar dy policë në Bruksel, të cilët për fat të mirë ishin të pajisur me jelekë antiplumb, ndaj plagët e marra ishin pa rrezik për jetën.

Sulmi ndodhi në lagjen e cilësuar si fole e terrorizmit në kryeqytetin belg, Molenbek. Agresorit iu vendosën menjëherë prangat dhe tani ndodhet në qelinë e paraburgimit. Policia nuk dha detaje mbi identitetin e të dyshuarit apo për motivet e sulmit të tij.

Në muajin gusht, një polic belg qëlloi dhe vrau një agresor që vinte nga Algjeria, i cili me thikë plagosi dy police femra në qytetin Sharlerua, në jug të Brukselit.

ISIS mori menjëherë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm. Belgjika është në gatishmëri të lartë pas sulmeve xhihadiste në muajin mars që vranë 32 persona në aeroportin Zevantem dhe në metronë e Brukselit.

The post Bruksel, dy policë sulmohen nga një person i armatosur me thikë appeared first on INSAJDERI.

Aborti – tema që rikthen zërat kundër Shën Terezës

Posted: 07 Sep 2016 10:00 AM PDT

Në librin "Human Life Review" të vitit 1983, presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga vitit 1981-1989 shkruan:

"Nënë Tereza, e cila punon në rrugët e Kalkutës në shërbim të njerëzve që janë pranë vdekjes, në kuadër të misionit të saj të famshëm në të gjithë botën që lidhet me mëshirën ka thënë se 'mjerimi më i madh i kohës sonë është aborti i përgjithësuar i fëmijëve' dhe ajo ka të drejtë".

Një deklaratë e tillë e Regan kishte ngjallur debat të madh në pranverën e vitit 1983, pasi aborti në Amerikë në atë kohë ishte tema kryesore.

Edhe Nëna Tereza kishte bërë bujë në atë kohë, pasi në serinë e deklaratave të saja për abortin kishte thënë se "Nëse dikush nuk e do një fëmijë, atë fëmijë të palindur, ma jepni mua".

Me 3 shkurt të vitit 1994, në moshën 83-vjeçare, Nënë Tereza iu drejtua 3 mijë pjesëmarrësve në Mëngjesin e Lutjeve në Washington D.C, përfshirë edhe presidentin Clinton dhe zonjën Clinton e cila tash kandidon për presidente të Kosovës.

"Jezusi vdiq në kryq sepse kjo ishte ajo që ai e mori për vete që të na bëjë mirë neve, për të na shpëtuar nga egoizmi jonë si mëkat", kishte thënë Nënë Tereza.

Tutje ajo e kishte cilësuar abortin si shkatërruesin më të madh të paqes, duke e konsideruar atë si një "luftë kundër fëmijëve" dhe një "vrasje e drejtpërdrejtë e një fëmije të pafajshëm".

"Një vrasje nga nëna e vet  të cilën edhe në qoftë se ne e pranojmë një nënën që e mbyt fëmijën e saj, si mund të bindemi se nuk do ta bëjë të njëjtën gjë me të tjerët, ata të lindurit", kishte thënë Nënë Tereza.

Pra sipas kësaj ideja, aborti sjellë aborte të tjera.

Madje sipas Nënës Terezë, çdo vend që pranon abortin e që nuk është mësuar me dashurinë, është i prirur të mësohet me dhunën si formë për të marrë atë që do.

"Kjo është arsyeja pse shkatërruesi më i madh i dashurisë dhe paqes është aborti", kishte thënë Shën Tereza.

Por gjërat kanë ndryshuar.

Lëvizjet e ndryshme feministe në botë janë kundër kësaj teorie. Një grup feministësh nga Universiteti i Monterealit në një studim të tyre mbi literaturës së Nënës Terezë, shkruajnë se Nënë Tereza është në fakt një misionare katolike e cila e ka shfrytëzuar tërë famën e saj për të quar përpara ose bërë të njohura idetë e Vatikanit.

"E këto ide sikurse ndalimi i abortit dhe divorci si mëkat janë gjëra provinciale, ashtu sikurse shenjtërimi i një personi që vazhdohet të bëhet nga Vatikani", thuhet në këtë studim.

Edhe lëvizjet e tjera feministe në botë kundërshtojnë idenë e ndalimit të abortit duke u bazuar në të drejtën e njeriut për të vendosur nëse do apo jo të riprodhojë apo lind./Insajderi.com

 

 

The post Aborti – tema që rikthen zërat kundër Shën Terezës appeared first on INSAJDERI.

Zgjedhjet në Gjermani shpërfaqin “shkundjen” e Evropës

Posted: 07 Sep 2016 09:30 AM PDT

Për herë të parë në historinë e pasluftës, kristiandemokratët e Merkelit përfunduan prapa një sfidueseje populiste – një parti anti imigrantëve, vetëm 3-vjeçare. "Alternativa për Gjermaninë" e mundi partinë e saj në zgjedhjet që me gjasë do të shënojnë fillimin e një stine plot trazira në pjesën tjetër të Evropës.

Aleatët e Merkelit në kryeqytetin gjerman shprehën tronditjen e tyre për rezultatin, ndërkohë që vetë kancelarja këmbënguli gjatë një udhëtimi në Kinë se politika e saj e migrimit – një objekt pakënaqësie në Gjermani dhe në Europë – mbetet në rrugën e duhur.

Rezultati i votimit po gjen jehonë edhe nëpër Europë, duke nxjerrë në pah faktin se kundër-reagimi populist i këtij viti, ndaj imigrimit dhe integrimit europian pritet të përhapë më shumë trazira.

Një javë nga e diela, zgjedhjet në Berlin ka gjasë t'i japin një tjetër goditje Merkelit. Dy javë më vonë, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Austri mund të kurorëzojë të parin populist të djathtë në krye të një shteti të Europës Perëndimore, që nga fundi i Luftës së Dytë.

Më vonë këtë vjeshtë, Italia përballet me një referendum kushtetues që shihet si një votëbesim për qeverinë proeuropiane të Kryeministrit Matteo Renzi.

Dhe në dhjetor, Spanja mund të zhvillojë zgjedhjet e treta parlamentare brenda një viti, një pasojë e fragmentimit politik dhe ndjenjave kundër politikës që kanë kapluar pjesën më të madhe të Europës.

Çdo sukses i populistëve në një vend europian, duket se u jep forcë populistëve në vendin tjetër, duke ngritur kështu skenën për një tjetër vit ku stekat janë shumë lartë, sidomos pas votimit për Brexit.

Sondazhet tregojnë se udhëheqësja nacionaliste Marine Le Pen mund të arrijë deri në raundin e dytë, kur francezët të votojnë për presidentin në pranverën e vitit të ardhshëm. Në vjeshtë, Gjermania mban zgjedhjet e përgjithshme, që do të jenë një provë për demokracinë më të qëndrueshme të kontinentit.

"Ajo që dukej e pamundur dje, sot është bërë e mundur", shkruajti në Twitter Marine Le Pen. "Patriotët e Alternativës për Gjermaninë kanë 'shembur' partinë e Merkelit. Përgëzimet e mia…!./(mapo.al)

The post Zgjedhjet në Gjermani shpërfaqin "shkundjen" e Evropës appeared first on INSAJDERI.

Serbët refuzojnë regjistrimin e popullsisë në veri

Posted: 07 Sep 2016 09:12 AM PDT

Tashmë ekziston Ligji i rishqyrtuar për regjistrimin e popullsisë dhe gjatë këtij viti duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Agjencia e statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, tashmë duhet të punojë për organizimin e regjistrimit të popullsisë në komunat veriore të vendit.

"Megjithatë, ne kemi pasur deklarime të disa përfaqësuesve të komunitetit serbë se ata nuk janë të gatshëm për këtë (regjistrimin e popullsisë në veri) edhe pse më herët është kërkuar nga ne që kjo të ndodhë, për shkak të të gjitha atyre problemeve që kanë qenë më herët në lidhje me buxhetet e këtyre komunave. Por, ne do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Ligji është aprovuar. Pra, regjistrimi duhet të ndodhë këtë vit", tha Gecaj.

Në anën tjetër, Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, subjekt ky politik që është partner në koalicionin qeverisës në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se Ligji për regjistrimin e popullsisë, në dispozita të caktuara, parasheh që të formohen Komisionet komunale për këtë çështje dhe në krye të këtyre komisioneve kanë qenë kryetarët e komunave.

Sipas tij, kryetarët e komunave në veri, u kanë thënë deputetëve serb të kuvendit të Kosovës se nuk janë plotësuar ende kushtet e sigurisë, ekonomike dhe sociale, që ky ligj të zbatohet në terren. Ky qëndrim, ka thënë Simiq, u është përcjellë përfaqësuesve të institucioneve qendrore në Prishtinë.

"Ende nuk ekzistojnë çfarëdo sinjale se regjistrimi i popullsisë në veri është i mundshëm. E dimë se kryetarët e komunave na kanë paraqitur, por edhe ne e dimë, se në bazë të numrit të popullsisë krijohet viti buxhetor, por kryetarët dhe të gjithë përfaqësuesit politik nga veriu e kanë bërë të qartë se nuk ekzistojnë mundësitë që të zbatohet ky ligj", theksoi Simiq.

Por, zëvendësministri Gecaj, thotë se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë punuar dhe po punojnë për ta krijuar një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për regjistrim të popullsisë në veri. Sipas tij, regjistrimi i popullsisë në veri, më herët ka qenë kërkesë e vet përfaqësuesve të serbëve, shkruan Evropa e Lirë.

"Nëse vërtet nuk ka një vullnet për regjistrim, atëherë unë e shoh që edhe ky regjistrim mund të dështojë. Prandaj, ne duhet, në këtë kohë, në vazhdimësi, të bisedojmë me këto komuna dhe përfaqësuesit e tyre, në mënyrë që ai regjistrim të mos ndodhë vetëm 'pro forma', por vërtet të jetë regjistrim substancial, si dhe që qytetarët t'i përgjigjen atij regjistrimi dhe të mund të kemi regjistrim të mirë në këto komuna", është shprehur Gecaj.

Por, Simiq thekson se serbët në veri të Kosovës ende presin sinjale pozitive për zbatimin marrëveshjeve të Brukselit, gjë që nënkupton formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo sipas tij, do të ishte shenjë e përpjekjeve për pajtim dhe për ndërtimin e respektit të ndërsjellë.

The post Serbët refuzojnë regjistrimin e popullsisë në veri appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa amerikane për menaxhimin e pasurive të Kosovës

Posted: 07 Sep 2016 09:02 AM PDT

Oda Ekonomike Amerikane ka shfrytëzuar tryezën "Shfrytëzimi i Burimeve Natyrore për Zhvillim Ekonomik" që të kërkojë përsëri një përgjigje për kërkesën e tyre lidhur me funksionimin e institucionit që merret me  të gjitha lejet dhe licencat për shfrytëzimin minerar të pasurive nëntokësore të Kosovës.

Ideja amerikane është shndërrimi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në një zyre të stilit "one-stop-shop" që në terminologjinë e biznesit në këtë rast nënkupton "një zyrë në të cilën kryhen ose ofrohen shërbime të shumta".

Pra ideja është që  KPMM-ja të jetë një zyre në të cilën jepen ose ofrohen më shumë shërbime në fushën e menaxhimit dhe shfrytëzimit të pasurive nëntokësore, përtej atyre shërbimeve që tash ofron KPMM-ja sipas të dhënave zyrtare në sajtin e tyre.

Sipas një komunikate të lëshuar nga OEA-ja, thuhet se gjatë tryezës së mbajtur të mërkurën, "i pyetur rreth  shndërrimit të KPMM-së në një "one-stop-shop", kërkesë kjo e Odës Amerikane që nga viti 2013, anëtari i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale Azem Rexhaj tha se me ligjin aktual parashihet që kompanitë të cilat aplikojnë në KPMM, duhet të marrin paraprakisht aprovimet edhe nga ministritë e tjera përkatëse, gjë që pamundëson funksionimin e KPMM-së si "one-stop-shop"".

Kjo po shihet si ide e mirë edhe nga Qeveria e Kosovës.

Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik u pajtuan se një "one-stop-shop" duhet të themelohet, sepse është në interes të tërheqjes së investitorëve të huaj dhe rritjes ekonomike, si rezultat.

Paul Nelles, drejtor Menaxhues në Peshter Mining citohet të ketë thënë se "pavarësisht supozimeve mbi pasuritë natyrore të Kosovës, kompanitë hulumtuese janë kyçe për përcaktimin e këtyre burimeve natyrore dhe gjetjen e investitorëve të huaj dhe vendor".

Ndërsa Burim Asllani, drejtor Ekzekutiv në E&E Experts tha se koordinimi më i mirë i ligjeve do të krijonte një mjedis më të favorshëm për të tërhequr kompanitë hulumtuese apo edhe investitorët e huaj./Insajderi.com

The post Kërkesa amerikane për menaxhimin e pasurive të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Reshjet ndezin alarmin e vërshimeve në Shkodër

Posted: 07 Sep 2016 08:39 AM PDT

Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi shprehet se pavarësisht se zona e Shkodrës mbetet e rrezikuar nga përmbytjet për shkak të pozicionit gjeografik, është duke u punuar maksimalisht në pastrimin e kanaleve kulluese.

"Në dy muajt e fundit janë pastruar 15 mijë metër kub, në 5 mijë metër linear kanale në të cilat kishte 25 vite pa u ndërhyrë. Ndërsa në qytet është ndërtuar 600 metër kanal i ri ujëmbledhës në bashkëpunim më qeverinë shqiptare", deklaroi Ademi.

Për sa i përket gjendjes së hidrovoreve, Ademi tha se pavarësisht se ato nuk janë në vartësi të Bashkisë së Shkodrës nga informacionet e deri tanishme rezulton se janë në gjendje të mirë.

Në të njëjtën kohë, Ademi theksoi se bashkëpunimi me shtabet e emergjencave, si në prefekturë ashtu dhe në qendër mbetet bashkëpunues. Ndërkohë, problem sipas kryebashkiakes paraqesin disa zona si njësia vendore Dajç, Bërdic e rrethina./TCH

The post Reshjet ndezin alarmin e vërshimeve në Shkodër appeared first on INSAJDERI.

E ardhmja e bujqësisë në dorë të robotëve

Posted: 07 Sep 2016 08:27 AM PDT

Robotët mund të jenë bujqit e ardhshëm, ndërsa njeriu do të jetë një "skallvo-pronar" modern që në vend të kamxhikut do të ketë një tabletë ose telefon të mençur me të cilin do të kontrollojë të gjitha aktivitetet e korrjeve.

Ky është traktori i së ardhmes "Vector" në bujqësi dhe pritet që të jetë një nga revolucionet e shumta në fushën e teknologjisë bujqësore.

vocativ

Në disa vende sikur në Kanada tashmë bujqit, falë këtyre traktorëve, vishen në këmisha dhe xhinse pa pasur nevojë që të përvjelin mëngët për të bërë punët në ara.

Këto punë i kryen traktori i cili navigun në bazë të urdhrave që u jepen nga pronarët e traktorëve./Insajderi.com

The post E ardhmja e bujqësisë në dorë të robotëve appeared first on INSAJDERI.

Të jetosh me hardhucë

Posted: 07 Sep 2016 08:11 AM PDT

Kjo që po e shihni në fotografi është një hardhucë e llojit të veçantë dhe quhet MacGyver.

MacGyver jeton me Scott dhe Ice, amerikano-japonez për të cilët, jetesa me një hardhucë nuk është një gjë e jashtëzakonshme sikurse për shumë njerëz në botë.

Ata e konsiderojnë vetën prindër të hardhucës. Madje edhe e veshin me rroba.

"Pasi universitetit jam shpërngulur në Shangai, ku edhe e kam takuar gruan time. Ne mbanim disa hardhuca të vogla sa ishim bashkë, dhe ajo i pëlqente shumë ato, prandaj kur u kthyem në Amerikë, një nga gjërat e para që bëmë ishte ta marrim MacGyver, një nga hardhucat me vete", tregon Scot.

Ice në anën tjetër thotë se është komplet e dashuruar në hardhucën.

"McGyver është si fëmija im. Është tepër i lidhur me njerëz dhe ha shumë. Mendoj se njerëzit kanë paragjykime për hardhucat por mendoj se ato janë të mrekullueshme", ka thënë Ice.

Për më shumë ndiqeni profilin e hardhucës në Instagram. 

 

The post Të jetosh me hardhucë appeared first on INSAJDERI.

Fanatikët e rremë të skuadrës së Kosovës

Posted: 07 Sep 2016 07:51 AM PDT

I kam ndjekur me trishtim dhe habi, një sërë reagimesh të ashpra, që kryetari i lëvizjes Vetvendosje, Visar Ymeri, mori në Kosovë,  për faktin e thjeshtë, se ai, në një status në Facebbok, uroi vetëm kombëtaren e kuqe dhe jo përfaqësuesen blu, për ndeshjet e futbollit ditës së hënë.

Ndaj tij shpërthyen thirrjet e zakonshme të një skalioni fundamentalistësh prishtinas, që e akuzonin se po fyente skuadrën e vendit të tij, se uronte vetëm njërën pjesë të kombit dhe jo tjetrën e kështu me radhë.

Duke parë këtë reagim të shfrenuar, Ymeri vendosi të bëhej edhe me eksplicit. Ai nënvizoi preferencën e tij për një kombëtare të vetme, e cila, me sa duket, nuk ka të bëjë vetëm me pasionet e tij sportive, por mbi të gjitha me linjën e tij politike.

Si kreu i një partie që mbron idenë e bashkimit kombëtar, madje e ka atë busullën e aksionit të vet, nga Visar Ymeri nuk pritej të bënte tjetër gjë. Ai militon çdo ditë për një komb dhe një kombëtare të vetme dhe kjo është zgjedhja e vet njerzore dhe politike.

Furia vazhdoi me të njëtin ritëm edhe pas deklaratës së dytë, dhe kreu i Vetëvendosjes u riakuzua për shpërfilljen e Kosovës në raport me Shqipërinë.

Dhe padyshim që këtu ka një problem.

Sepse ndryshe nga Vetëvendosja, disa shqiptarë të Kosovës, mund të jenë për një komb Kosovar, për një gjuhë të Kosovës, për një skuadër kosovare dhe identitet të ndryshëm, por kjo nuk i lejon aspak të bëhen agresivë, të fyejnë e të shantazhojnë ata që mendojnë ndryshe.

Duke qenë se personalisht, nuk jam ndonjë fanatik i një kobëtareje të vetme, madje e kam ironiziar këtë ide, kur Sali Berisha atëherë në pushtet, mbarsi gjithë mediat e tij për ti fryrë kësaj daulleje, me qëllim instrumentalizimin e opinionit përmes tezave nacionaliste, unë nuk e mbështes idenë e djemve të Vetëvendosjes.

Madje, për më shumë, nuk besoj njësoj si ata, se çështja e bashkimit, është prioriteti i prioriteteve, apo zgjidhja më e mirë afatshkurtër për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Shpesh frikësohem se këto qëndrime, mund të bëhen mburoja sublime të maskarenjve që duan të fshehin mëkatet dhe krimet e tyre në të dy anët e kufirit.

Por, pavarësisht kësaj diference, nuk arrij të kuptoj se si ata mund të sulmohen për këtë gjë. Si mund të shpallen armiq: se duan të vazhdojnë të bëjnë tifo vetëm për kuqezijtë; se nuk duan të shkojnë në stadium me flamurë blu; se nuk duan të këndojnë një himn që nuk ia zyrtarizojnë tekstin.

Të akuzosh Albinin, Visarin dhe ndjekësit e tyre se kanë bërë këtë zgjedhje, më duket absurde. Ti fshikullosh, ata më ngjan me një ekstermizëm që kalon çdo limit.

Natyrisht kushdo është i lirë të mendojë ndryshe nga Vetëvendosja. Të gëzohet për kombëtaren e Kosovës, të brohorasë në stadium me flamurin e saj në dorë, të rrënqethet kur të dëgjojë melodinë "Europa", por deri këtu.

Sepse të shkosh më tej e kapërcen cakun e lirisë së gjithësejcilit.

Dhe kam frikë se ky cak në Prishtinë po kalohet.

Dhe nuk po kalohet se dikush dashiroka më shumë skuadrën blu sesa kombëtaren e kuqe, se dikush do të nderë në ballkon flamurin me gjashtë yje, sesa të lartësojë atë me shqiponjë, se dikush militon për formimin e një identiteti të ri, apo ndihet mirë tek ai tradicionali.

Jo, jo, problemi mund të jetë gjetkë.

Ndoshta edhe në Prishtinë, po formohet ai arketipi "izolatrikut" që përshkruan aq bukur Blushi në librin e tij "Hëna e Shqipërisë". Ai personazhi që e sheh atdheun jo më larg se dera e presidencës, ministrisë, medias apo biznesit të vet.

Janë pikërisht këta lloje "izolatrikësh" kosovarë që po përpiqen të luajnë me simbolet e mëdha për qëllimet e tyre meskine.

Vetëm një mendje e ngushte dhe një interesi i vogël si i tyri, mund të arrijë deri në absurd: të nisë kryqëzatë ndaj Visar Ymerit dhe mbështetësve të tij, për faktin e thjeshtë se duan të vazhdojnë të përkrahin kombëtaren dhe të valvisin në stadium vetëm flamurin e saj. (Lapsi.al)

The post Fanatikët e rremë të skuadrës së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Turqia dhe Amerika me sulm të përbashkët në “kryeqytetin” të ISIS-it

Posted: 07 Sep 2016 07:22 AM PDT

Erdogan tha se ai dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, kanë përmendur idenë e një aksioni të përbashkët kur ata u takuan në Kinë në kuadër të G20, shkruan BBC.

Ai tha se Turqia "nuk ka asnjë problemi" për të realizuar një aksion të tillë.

Muajin e kaluar, Turqia ka filluar një operacion në brendësi të territorit të Sirisë, duke pasur si cak edhe rebelët kurd përveç atyre të Shtetit Islamik.

Deklaratat e Erdoganit janë publikuar në mediet turke, por deri më tani nuk ka pasur një konfirmim nga Amerika./Insajderi.com

The post Turqia dhe Amerika me sulm të përbashkët në "kryeqytetin" të ISIS-it appeared first on INSAJDERI.

Apeli vendosi që Azem Syla të mbrohet në liri

Posted: 07 Sep 2016 06:51 AM PDT

Azem Syla dhe të akuzuarit tjerë në rastin ‘Toka’ do të vazhdojnë mbrojtjen e tyre në liri.

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbështetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për mbrojtjen në liri të Sylës, duke refuzuar kështu kërkesën e Prokurorit të EULEX-it  për kthimin e të dyshuarve në paraburgim.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi përmes Facebook, duke bërë të ditur se klienti i tij do të mbrohet në liri deri në përfundim të procedurës penale.

“Sot gjykata e apelit ka refuzur ankesen e Prokurorit të Eulexit me të cilën ankesë ai ka kërkuar që z. Azem Syla , Hajrulla Berisha dhe Nuhi Uka të rikthehen në paraburgim pas lirimit të tyre me 25 gusht 2016".

" Gjykata e apelit ka konsideruar se nuk ka asnji arsye ligjore që të ndryshohet aktvendimi me të cilin ata janë liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi është i plot fuqishëm apo i formës së prerë. Daja dhe te tjerët do te mbrohen nga liria në këtë çështje penale”, ka shkruar Gashi në facebook.

Gazeta Insajderi ka raportuar në muajin prill për "tregtinë kriminale", që është bërë me pronat, për të cilat është akuzuar Azem Syla si udhëheqës i këtij grupi.

Tokat të cilat janë tregtuara nga "grupi i Azem Sylës", para luftës së dytë botërore kishin qenë prona private kryesisht të serbëve të Kosovës. Ato, ndërkohë janë marrë nga shteti dhe është themeluar ndërmarrja "KBI Kosova Export".

Kurse pas luftës, atonë mënyrë të paligjshme, janë bartur në emra të pronarëve të vjetër – pa e ditur fare ata, për tu shitur pastaj tek pronarët shqiptarë. Vlera e këtyre trojeve është vlerësuar se peshon mbi 30 milionë. /Insajderi.com

The post Apeli vendosi që Azem Syla të mbrohet në liri appeared first on INSAJDERI.

Danimarka blenë dokumente të ‘Panama Papers’

Posted: 07 Sep 2016 06:27 AM PDT

Me këto të dhëna, Danimarka planifikon që të vërtetoj nëse 500 apo 600 danezë – të cilët përmenden në këtë skandal – kanë bërë evazion fiskal, shkruan The Guardian.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministri i Taksave, Karsten Lauritzen, i cili ka treguar se një burim i paidentifikuar deri më tani i ka ofruar këto dokumente tek qeveria daneze.

Ky burim ka dërguar fillimisht disa dokumente të cilat i ka shqyrtuar qeveria.  Pasi që kanë konkluduar se janë të vërteta, qeveria ka negociuar në mënyrë sekrete me burimin.

"Gjithcka sugjeron qe kemi informata të dobishme.  Ne i kemi borxh taksapaguesve danezë këtë hetim," ka thënë ministri.

Panama Papers, që u publikuan në prill, ka qenë "rrjedha" më e madhe e informacion në histori të gazetarisë./Insajderi.com

The post Danimarka blenë dokumente të 'Panama Papers' appeared first on INSAJDERI.

Shpallet modelja e vitit

Posted: 07 Sep 2016 06:09 AM PDT

Ajo është një imazh i dashur i modës, e cila ka pozuar për fushata të shumta këtë vit dhe Bella Hadid ka vërtetuar statusin e saj teksa ka rrëmbyer çmimin "Modelja e Vitit" në ceremoninë e "GQ", organizuar mbrëmjen e së martës.

Modelja 19-vjeçare, e cila dukej e mrekullueshme me një fustan të gjatë, është shprehur se ishte gati të pësonte një atak në zemër në momentin që është ngjitur në skenë për të marrë trofeun e fituar.

"Kjo është e mrekullueshme. Kam punuar vërtet shumë dhe është shumë e rëndësishme të vlerësohesh për punën tënde", ka thënë Hadid në momentin e marrjes së çmimit, e cila gjithashtu bëri një dedikim prekës për nënën e saj Yolanda Foster, e diagnostikuar me sëmundjen e "Lyme" që prej 2012.

"Kjo është hera e parë, pas 4 vitesh, që nëna ime del nga krevati i saj, rregullon flokët dhe vendos makijazh. Jam shumë e lumtur që ajo është këtu sot".

The post Shpallet modelja e vitit appeared first on INSAJDERI.

Një muaj arrest shtëpiak për drejtorin e “Eco Higjienës”

Posted: 07 Sep 2016 06:07 AM PDT

Gjykata Themelore e Gjilanit ka ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj drejtorit të ndërmarrjes "Eco Higjiena", të cilit i është konfiskuar edhe pasaporta.

S.R. dyshohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare.

Sipas komunikatës S. R. në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të ndërmarrjes "Eco Higjiena",  dyshohet të ketë përpiluar dhe falsifikuar vendimin për formimin e komisionit për të vlerësuar dhe shitur easetet, "të cilat asete janë shitur pa u vlerësuar dhe pa kurrfarë kriteri". /Insajderi.com

The post Një muaj arrest shtëpiak për drejtorin e "Eco Higjienës" appeared first on INSAJDERI.

Nënshkruhet kontrata për blerjen e 51 autobusëve të Prishtinës

Posted: 07 Sep 2016 05:54 AM PDT

Komuna e Prishtinës, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për blerjen e 51 autobusëve të rinj për "Trafikuin Urban".

Fituese e tenderit për furnizim me autobus është shpallur Kompania "Iveco Czech Republic, a.s.", pas një përplasje mes qeverisjes lokale dhe qendrore lidhur me garancinë për marrjen e kredisë për blerjen e këtyre autobusëve.

Kryetari i komunës Shpend Ahmeti përmes konferencës për media tha se u finalizua një proces i stërzgjatur.

"Në bashkëpunim me BERZH-in shpallëm fituesin dhe nënshkruam kontratën për autobusët e rinj. 51 autobusët e rinj do të jenë në transportin publik. Dua t'i potencoj disa gjëra, duhet t'i kthejmë sa më shumë njerëzit në transport publik, në vend që t'i kemi 50 makina, atëherë ato do t`i zëvendësojmë me një autobusë. Autobusët janë të standardi "euro 6", standard modern", tha ai.

Sipas Ahmetit, vlera e kredisë që Komuna duhet ta paguaj është 10 milionë euro, pagesa e sw cilë do të filloj pas dy vitesh.

Ahmeti tha se ende nuk dihet cmimi i biletave që do të duhet të paguhet, por sipas tij ajo do të jetë në harmoni me koston e të gjitha shpenzimeve të tjera siç është edhe kredia për blerjen e autobusëve. /Insajderi.com

The post Nënshkruhet kontrata për blerjen e 51 autobusëve të Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Ish-sulmuesi i Arsenalit kalon në ligën e dytë në Angli

Posted: 07 Sep 2016 05:53 AM PDT

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, ka nënshkruar për ekipin e ligës së dytë angleze, Nottingham Forest.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare ndërsa para kësaj ka qenë lojtar i lirë.

Ai është lojtari i 12 i transferuar këtë verë tek ky ekip dhe mund të debutojë këtë fundjavë ndaj Aston Villës.

Ai po ashtu do të ketë rastin të luaj edhe kundër Arsenalit në kuadër të kupës FA./Insajderi.com

The post Ish-sulmuesi i Arsenalit kalon në ligën e dytë në Angli appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen tre persona dhe konfiskohen 45 kg substancë narkotike

Posted: 07 Sep 2016 05:26 AM PDT

"Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,  në luftën e saj të pakompromis kundër trafikimit me substanca narkotike, më datën 6 shtator 2016, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona po kryenin veprën penale 'blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'", thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, ku janë arrestuar tre personat, të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës gjatë shitblerjes së substancës së dyshuar narkotike.

  1. D. lindur me 1986 m/sh/k
  2. Xh. lindur me 1966 m/sh/i Shqipërisë
  3. M. lindur me 1965 m/sh/i Shqipërisë

Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit të parë, me ç'rast janë konfiskuar 45.8 kg substancë narkotike, 4 telefona mobilë, një veturë e tipit golf V.

Është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuarit e lartcekur dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë./Insajderi.com

droga1 droga2 droga3

The post Arrestohen tre persona dhe konfiskohen 45 kg substancë narkotike appeared first on INSAJDERI.

Ambasadori amerikan: Shqipëria, si Amerika në kohën e Al Kapones

Posted: 07 Sep 2016 05:11 AM PDT

Ambasadori Donald Lu ka ashpërsuar edhe më tej gjuhën mbi marrëdhëniet e politikës shqiptare me krimin. Ai e krahasoi situatën aktuale në Shqipëri me Amerikën e kohës së Al Kapones, duke iu referuar rastit të Emiliano Shullazit.

Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një asistencë të fortë për Byronë e Hetimit, duke thënë se ky është një paralajmërim i fortë për kriminelët që duan t'i afrohen politikës, njofton Top Channel.

"Në Shqipëri ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike, ndonëse kanë kryer krime. Një nga këto raste është ai i trafikantit Emiljano Shullazi, i arrestuar kohët e fundit, i cili prej shumë vitesh është akuzuar për vrasje dhe trafik droge. Në Shqipëri duhet të punohet shumë ndaj luftës ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar t'i largojnë nga politika dhe qeverisja. Në SHBA e kemi hasur të njëjtin problem në kohën e Al Kapones", ka thënë ai.", tha Lu./Insajderi.com

The post Ambasadori amerikan: Shqipëria, si Amerika në kohën e Al Kapones appeared first on INSAJDERI.

Nisin lëvizjet për formimin e ekipit për themelimin e Asociacionit

Posted: 07 Sep 2016 04:42 AM PDT

Mirëpo, në këtë hedhje, duket se diçka po lëvizë. Ka nisur formimi i ekipit për grupin menaxhues i cili do të punojë në themelimin e këtij Asociacionit.

Disa nga emrat e ekipit janë Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq, Vinka Radosavljeviq, dhe Svetislav Durleviq, raporton Klan Kosova.

Këta persona pritet të punojnë rreth këtij procesi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në krye të së cilës është ministri serb, Ljubomir Mariq, OSBE-në si dhe institucione të tjera.

Ditë më parë, Mariq kishte bërë të ditur lajmin për emërimin e anëtarëve të rinj të ekipit i cili do të punojë në formimin e AKS-së, por nuk kishte dhënë detaje se kush do të jetë në përbërje të tij.

Ndryshe, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për formimin e këtij Asociacioni është arritur në Bruksel më 25 gusht të vitit të shkuar./Klan Kosova/

The post Nisin lëvizjet për formimin e ekipit për themelimin e Asociacionit appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more