Skip to main content

INSAJDERI: “iPhone 7 vjen me 5 ngjyra” plus 19 more

INSAJDERI: “iPhone 7 vjen me 5 ngjyra” plus 19 more


iPhone 7 vjen me 5 ngjyra

Posted: 04 Sep 2016 09:37 AM PDT

Sipas zërave që qarkullojnë në portalet për teknologjinë, iPhone i ri do të vijë në pesë ngjyra të ndryshme.

E përditshmja britanike Mirror shkruan se iPhone 7 do të ketë gjithashtu përmirësime sa i përket kameras, duke e bërë edhe më të pëlqyer për të gjithë ata që janë të apasionuar pas fotografisë.

Ai do të ketë 4 drita LED Flash, dy më shumë nga iPhone 6s. Kamera e iPhone 6S është vlerësuar gjerësisht, megjithatë kompania vijon ta përmirësojë, duke konkuruar kështu marka si Samsung, Sony dhe Huawei.

Kamera e iPhone 7 Plus do të ketë dy lente, 12 megapiksel, një kënd të gjerë dhe një telefoto. Dizajni i ri pritet të ofrojë zoom optik dhe aplikacione të lehta në fushën e kameras.

Modeli i ri vjen me procesor A10, ndërsa është rezistent ndaj ujit deri në një thellësi prej 1 metër, për deri në 30 minuta.

The post iPhone 7 vjen me 5 ngjyra appeared first on INSAJDERI.

PD i quan të jashtëligjshëm ata që ia kërkuan dorëheqjen Aganit

Posted: 04 Sep 2016 09:30 AM PDT

"Kjo mbledhje nuk është thirrur nga Kryesia e partisë dhe nuk është drejtuar nga Kryetari i Partisë në kundërshtim të plotë me dispozitat e Statutit të partisë prandaj çdo vendim i marr për kryetarin dhe Kryesinë e Partisë është i paqenë", thuhet në reagimin e PD-së.

 

Më tej, aty thuhet se me gjithë shkeljet e qarta statutore çështjet e ngritura nga kryetarët e një pjese të degëve të partisë do të shqyrtohen me seriozitet të plotë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së që është thirrur për 6 shtator 2016.

"Partia e Drejtësisë siguron anëtarësinë e saj se do të ndërmerren të gjitha masat statutore për sqarimin dhe tejkalimin e mospajtimeve aktuale në funksion të sigurimit të veprimit sa më unik politik", thuhet në komunikatë. /Insajderi.com

The post PD i quan të jashtëligjshëm ata që ia kërkuan dorëheqjen Aganit appeared first on INSAJDERI.

Meha u kundërpërgjigjet kritikëve rreth zgjedhjes së Kosovës

Posted: 04 Sep 2016 08:49 AM PDT

Pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, tashmë dihej se shumë lojtarë kosovarë mund të ndërrojnë skuadra.

Në mesin e të shumtëve, ishte edhe mesfushori Alban Meha, i cili nuk po gjente shumë hapësira nën urdhëratë e trajnerit Gianni de Biasi te Shqipëria.

Vendimi i Mehas për ta lënë Shqipërinë për Kosovën nuk u prit mirë, por ai ka thënë se është i lumtur për atë që bëri.

"Nuk më intereson se çka thonë të tjerët për zgjedhjen time për të luajtur për Kosovën, unë jam shumë i lumtur", tha Meha, i cili më pas foli për ndeshjen me Finlandën.

"Lojtarët janë në formë të mirë, por do të shohim nesër se sa jemi kompunuar".

Kosova do të ndeshet me Finlandën të hënën në stadiumin “Veritas” të qytetit Turku në Finlandë./Insajderi.com

The post Meha u kundërpërgjigjet kritikëve rreth zgjedhjes së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Ora e parë e vitit të ri shkollor i kushtohet Shën Terezës

Posted: 04 Sep 2016 08:45 AM PDT

Shenjtërimi i Nënës Terezë, në shenjë mirënjohjeje  të veprës dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror e human gjatë gjithë jetës në ndihmë më të varfërve në gjithë globin u bë ditën e sotme 4 shtator 2016 në Selinë e Vatikanit nga ana e Shkëlqesisë së tij Papa Franqeskut.

 

Ministria e Arsimit, uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor  2016 -2017,  njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

MASHT, në vazhdimësi mbetet e përkushtuar që të  ofroi mundësi dhe kushte të mira për një arsim cilësorë  dhe uron që të gjithë  përgjegjësit arsimor, mësimdhënësit dhe nxënësit të angazhohen në realizmin  suksesshëm të misionit  të përhershëm për ngritjen e cilësisë në arsim, shkruan në komunikatën për media të dërguar nga MASHT.

The post Ora e parë e vitit të ri shkollor i kushtohet Shën Terezës appeared first on INSAJDERI.

Edi Rama takon Papa Françeskun

Posted: 04 Sep 2016 08:24 AM PDT

Ndër të tjera kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij u përshëndetën nga Papa Françesku, shkruan klankosova.tv, njofton Insajderi.

Ceremonia ishte madhështore dhe u ndoq nga mijëra qytetarë. /Insajderi.com

The post Edi Rama takon Papa Françeskun appeared first on INSAJDERI.

Hetimet për “puçin”, Erdogan merr mbështetjen e Obamës

Posted: 04 Sep 2016 08:20 AM PDT

Obama deklaroi se Departamenti i Drejtësisë dhe ekipi i sigurisë kombëtare do të vijojnë punën intensive me autoritetet turke për të zbuluar se kush fshihet pas tentativës për të rrëzuar pushtetin me dhunë, dhe kushdo të jetë -tha shefi i Uashingtonit- do të sillet përpara drejtësisë.

Qeveria e Ankarasë akuzon klerikun Fetullah Gulen, që është i vendosur në Pensilvani për të cilin kërkon ekstradim të menjëhershëm.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur të shqyrtojnë provat përpara se të bashkëpunojnë për depërtimin e tij drejt Turqisë.

The post Hetimet për "puçin", Erdogan merr mbështetjen e Obamës appeared first on INSAJDERI.

Liberalizimi i vizave, nesër vendimi i Parlamentit Europian

Posted: 04 Sep 2016 07:44 AM PDT

Gjasat për liberalizimin e vizave për Kosovën janë të vogla, pasi shumica e shteteve anëtare të BE'së nuk kanë shfaqur interes për të votuar pro liberalizimit për kosovarët.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek dhe raportuesja për liberalizim të vizave, Tanja Fajon më 1 shtator, kanë shprehur keqardhjen e tyre me shtyrjen në Kuvend, të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Në llogaritë e tyre në rrjetin social Twitter, Lunaçek dhe Fajon, kanë porositur se megjithatë "votimi në komitetin LIBE të Parlamentit Evropian do të bëhet ditën e hënë të javës së ardhshme".

"Kosova duhet të përmbushë të dyja kriteret e mbetura për liberalizim të vizave" shkruan Lunaçek duke shtuar se "Fajon planifikon të ecë tutje me votimin në komitetin LIBE".

Gjasat më të mëdha për liberalizim i ka Ukraina dhe Gjeorgjia, ndërsa Kosova duhet të presë ende.

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, është paraparë që të votojë nesër, më 5 shtator, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke i hapur kështu rrugën Parlamentit Europian që të votojë për të njëjtin proces.

Komiteti LIBE ishte paraparë të votonte për Kosovën në korrik të këtij viti, por shtyu votimin në shtator me shpresën se politikanët e Kosovës do të gjejnë një zgjidhje për demarkacionin. /Insajderi.com

The post Liberalizimi i vizave, nesër vendimi i Parlamentit Europian appeared first on INSAJDERI.

Kosova merr përgjigje për gjysmën e formacionit të hënën

Posted: 04 Sep 2016 07:33 AM PDT

Por trajneri Bunjaki është ende në "ajër" për ekipin që do të hedhë në fushë, pasi FIFA ka vendosur që përgjigja për futbollistët që presin lejen për t'u aktivizuar do të jepet nesër në orën 15:00, pra më pak se 6 orë nga fillimi i takimit.

Gazetari anglez Nik Ames, i cili po ndjek nga afër përgatitjet e Kosovës në Finlandë në kuadër të ndeshjes së nesërme, me anë të një postimi në Twitter, bëri me dije se janë 6 futbollistë presin ende përgjigjen e FIFA-s.

 

Për "Panorama Sport", ai konfirmoi se bëhet fjalë për mesfushorin që braktisi Norvegjinë për vendin e tij të origjinës, Valon Berishën, dhe 5 futbollistët që zgjodhën të largohen nga Shqipëria për të përfaqësuar Kosovën, Samir Ujkani, Alban Meha, Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Herolind Shala.

Të 6 këta futbollistë janë praktikisht lojtarë të formacionit të projektuar titullar nga trajneri Bunjaki, por deri nesër në drekë, formacioni i Kosovës do të mbetet gjysmak, dhe mund të ndryshojë totalisht në rast se përgjigja e FIFA-s për aktivizimin e futbollistëve është negative. /Insajderi.com

The post Kosova merr përgjigje për gjysmën e formacionit të hënën appeared first on INSAJDERI.

Dhjetë shprehjet më të bukura të Shën Terezës

Posted: 04 Sep 2016 07:03 AM PDT

Thëniet e Nënë Terezës janë fjalët e urta me shumë kuptim. Shprehjet e saj dëgjohen kudo dhe çdo ditë në të gjithë botën. Me rastin e shënjetrimit të saj ne po ju sjellim disa nga shprehjet më frymëzuese dhe prekëse të saj, raporton kultplus.

1. Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

2. Ne s'mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

3. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

4. Shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?

5. Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.

6. Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.

7. Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.

8. Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.

9. Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.

10. Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.

The post Dhjetë shprehjet më të bukura të Shën Terezës appeared first on INSAJDERI.

Hakerët arrijnë të “ringjallin” llogaritë e bllokuara të Twitterit

Posted: 04 Sep 2016 07:01 AM PDT

Megjithatë, kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi së fundmi kur një grup hakerësh i quajtur "Spain Squad" arriti që të "ringjall" disa llogari të Twitterit të cilët ishin bllokuar kohët e fundit.

Llogaritë si @DarkNet, @1337, @Hell dhe @LizardSquad janë disa prej tyre që "Spain Squad" i mori nën kontroll, transmeton Koha.net. Këto llogari mund t'i sjellin hakerëve shuma të majme parash pasi janë emra që kërkohen shumë nga përdoruesit që dëshirojnë t'i kenë në dispozicion.

Natyrisht, Twitter shumë lehtë mund t'i ri-bllokojë ato, gjë që me sa duket e ka bërë me llogaritë e lartpërmendura.

"Spain Squad" thotë se ka më shumë truke për të zhbllokuar llogaritë. "Akma", një nga përdoruesit e këtij grupi, ka thënë për "Business Insider" se ""Spain Squad" përveç që mund të riaktivizojë llogaritë, mundet po ashtu edhe të marrë nën kontroll llogaritë aktive, të ndryshojë sistemin e Twitterit dhe madje edhe të bllokojë llogaritë në emër të Twitterit".

Deri më tani, "Spain Squad" ka dëshmuar vetëm aftësinë për të sjellë në "jetë" këto llogari të cilat Twitteri i ka "mbytur" kohëve të fundit.

The post Hakerët arrijnë të "ringjallin" llogaritë e bllokuara të Twitterit appeared first on INSAJDERI.

Trajneri i Finlandës tregon se Hetemaj ende po e konsideron Kosovën

Posted: 04 Sep 2016 06:58 AM PDT

Selektori i Finlandës, Hans Backe, gjatë konferencës për media para ndeshjes me Kosovën, ka folur edhe për Përparim Hetemjan, mesfushorin nga Drenica që paraqitet me Finlandën.

 

Backe nuk e ka ftuar mesfushorin e Chievon për ndeshjen me Kosovën, me kërkesë të lojtarit. Madje, Backe i ka hapur rrugë Hetemjat që në vazhdim të karrierën ta përfaqësoj Kosovën, përcjell Express, njofton Insajderi.

"Unë kam folur me Përparim Hetemjan dy jave me parë dhe e kam respektuar vendimin e tij që të mos luaj në këto dy ndeshje", ka deklaruar ai.

" Pasi këtyre dy ndeshjeve do të flas më të dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse ai vendos të luaj për Kosovën, unë nuk do te kisha ndonjë problem dhe do t'i uroja sukses", ka theksuar Backe. /Insajderi.com

The post Trajneri i Finlandës tregon se Hetemaj ende po e konsideron Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Bunjaki flet para sfidës ndaj Finlandës – synon fitoren

Posted: 04 Sep 2016 06:36 AM PDT

Ai është shprehur i vetëdijishëm se i pret një test i vështirë, por ka premtuar se Kosova do jap më të mirën, njofton Insajderi.

"Pres një lojë shumë të vështirë, pasi Finlanda luan ne fushën e saj edhe ka luajtur kundër kundërshtareve shume të mirë në ndeshjet e fundit" u shpreh selektori i Kosovës, Albert Bunjaki.

"Pres një loje fizike, një lojë e cila do të ketë shumë emocione sepse e kuptojnë se është loja e parë dhe synojnë te fitojnë", shtoi Bunjaki.

Kosova do të luajë të hënën në mbrëmje ndaj Finlandës, ndeshjen e parë kualifikuese në historinë e futbollit të Kosovës. /Insajderi.com

The post Bunjaki flet para sfidës ndaj Finlandës – synon fitoren appeared first on INSAJDERI.

Zvicra dëbon kosovaren për mashtrim me pension, shtirej si invalide

Posted: 04 Sep 2016 06:33 AM PDT

Fjalët e Gjykatës Administrative të Kantonit të Bernës të shqiptuara të premten në gjykimin e kosovares kanë qenë të qarta.

"Parë nga e drejta e të huajve, veprimi skajshmërisht i paskrupullt kundrejt vendit mikpritës fiton më shumë në peshë. Lidhur me personat të cilët në mënyrë të shumëfishtë, madje edhe të rregullt kanë bërë shkelje ligjore, bazuar në paskrupullsinë e tyre ekziston një interes i konsiderueshëm policor juridik për dëbimin e tyre nga Zvicra"

Për më tepër, te ky rast nuk mund të përjashtohet as mundësia e përsëritjes (recidivitetit), që nisur nga pesha e madhe e shkeljes së kryer, nuk bën të injorohet. Ajo, përkundër kohës së gjatë të kaluar në Zvicër, nuk është integruar. Për këtë arsye, edhe kthimi i saj në Kosovë është realist dhe i pranueshëm. Kjo aq më tepër për faktin se fëmijët e saj tashmë janë të rritur dhe kontaktet me ta mund t`i mbajë edhe nga Kosova.

Gruaja në fjalë kishte ardhur së bashku me fëmijët e saj nga Kosova në vitin 1997, për t`iu bashkuar të shoqit i cili qëndronte këtu nga viti 1993. Të dy e kanë pasur lejen e qëndrimit të përhershëm (Viza C) në Zvicër. Pasi burri, në vitin 2010 për shkak të veprës penale mashtrim i shumëfishtë dhe falsifikim dokumentesh ishte dënuar me heqje lirie, çifti ishte ndodhur sërish para gjyqit regjional të Thunit, në vitin 2013, përcjell albinfo.ch.

Gjykata në fjalë i kishte shpallur fajtorë për mashtrim në "formë industriale" të sigurimit social dhe tentim mashtrimi edhe të sigurimit si invalidë për ç'ka i dënoi të dy me burg. Mbi 230 mijë franga i kanë marrë me mashtrim nga komuna e tyre e banimit, Thuni. Ndërsa shuma që do ta fitonin pa të drejtë nga Sigurimi invalidor po të mos zbuloheshin, ishte rreth 650 mijë franga.

Sipas gjykatës së përmendur, çifti, nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka bërë një "Inskenim të vërtetë dhe ka ngritur një "godinë rrenash". Ata, me përfshirjen e vajzës më të madhe kanë deklaruar para shërbimit social se bashkëshorti pas një aksidenti pune dhe një goditjeje në tru "ishte paralizuar, ishte bërë tërësisht apatik, i papërgjegjshëm dhe nuk mund të fliste". Por ky inskenim ishte zbuluar pasi që zyra e sigurimit të invaliditetit e kishte përcjellë atë dhe zbuluar se ishte plotësisht i aftë për punë. Pas dënimit me burg, edhe autoritetet komunale ua hoqën të drejtën e përhershme të qëndrimit (vizën C). Pa sukses kishte rezultuar ankesa që ata kishin bërë në drejtorinë policore dhe ushtarake të qytetit, përcjell albinfo.ch.

Edhe ajo kishte konstatuar se bëhej fjalë për një borxh të lartë ndaj shtetit dhe shkelje të rëndë, duke vënë edhe afatin për dëbim të tyre.

Burri e kishte pranuar dënimin ndërsa gruaja kishte bërë ankesë në Gjykatën Administrative të Kantonit, e cila. Siç u tha tashmë, e ka hedhur poshtë ankesën. Kosovarja ka edhe një muaj afat për të bërë ankesë në Gjykatën Federale.

The post Zvicra dëbon kosovaren për mashtrim me pension, shtirej si invalide appeared first on INSAJDERI.

Imami nga Drenasi mendon që Nënë Tereza nuk duhet të respektohet

Posted: 04 Sep 2016 06:25 AM PDT

"Një nga arsyet pse Nënë Tereza u bë kaq e famshme është pikërisht sepse ajo legjitimoi aventurat kapitaliste që e ndanë botën në dy taborre: në të varfër dhe të pasur. Nënë Tereza shfrytëzoi fenë për ta arsyetuar dhe justifikuar këtë ndarje. Ajo kërkoi nga të varfërit jo vetëm që ta pranonin varfërinë por edhe ta donin atë sepse Zoti, sipas saj, i do më shumë të varfërit", thuhet në atë shkrim, të shpërndarë nga Imami nga Drenasi.

Gjithashtu, në shkrimin e shplrndarë nga Musliu në Facebook, thuhet se Nënë Tereza i kontriboi mizerjes, injorancës dhe shtypjes së njeriut

"Se çfarë e bashkon Nënë Terezën me Krishtin mbetet mister për mua. Krishti luftoi për të varfëritë, Nënë Tereza për të pasurit; Krishti luftoi për drejtësi dhe barazi, Nënë Tereza për pabarazi dhe për mbulimin e padrejtësive. Jo! Nënë Tereza nuk është shenjtore e Krishtit por e shkeljes mbi të, mbi trashëgiminë e tij të luftës për barazi dhe liri", thuhet në shkrimin e shpërndarë nga Musliu. /Insajderi.com

The post Imami nga Drenasi mendon që Nënë Tereza nuk duhet të respektohet appeared first on INSAJDERI.

Djali i shpëtuar nga Nënë Tereza

Posted: 04 Sep 2016 06:14 AM PDT

Ai ishte një nga fëmijët e jetimores Shishu Bhavan të drejtuar nga Gonxhe Bojaxhiu, por që me ndihmën e saj, jeta e Gautam mori një rrjedhë tjetër.

"E kam të pamundur të harroj Nënë Terezën. Ajo më shtriu dorën dhe më dha mundësin t'i ikja varfërisë dhe të jetoja një tjetër fat në Angli. Kam lindur në Kalkutë në vitin 1977, edhe pse nuk e di datën e saktë kur erdha në jetë, madje nuk di se cilët janë prindërit e mi të vërtetë. Ata më braktisën foshnje dhe më lanë në duart  e murgeshave. Isha i sëmurë me poliomelit dhe njëherësh i paralizuar, ndoshta prandaj nuk më donte njeri.”  

“Deri këtu jeta ime ju duket e pafat, ndërsa unë personalisht e quaj veten njeri me shumë fat sepse Nënë Tereza mori përsipër të kujdesej për mua. Shtëpia e Shishu Bhavan ishte plot me dhoma dhe fëmijë që donin përkujdesje. Nënë Terezën nuk e shihja çdo ditë pasi axhenda e saj ishte shumë e ngarkuar, por ajo gjithmonë sigurohej të shihte fëmijët e saj. Çdo të dielë na vishte me rrobat tona më të mira dhe na merrte të dëgjonim meshën ku predikonte", kujton sot Gautam Lewis.

Ai, vetëm 8 vjeç ishte i paralizuar dhe rrëfen se puna e motrave me të ishte dyfish e vështirë, shkruan Tch.

"Unë isha thuajse i kërrusur nga sëmundja dhe Nënë Tereza më dukej shumë e gjatë, edhe pse në trup ishte tepër e imët. Por hija e saj dukej si mburoja ime. Fliste ëmbël me një theks anglez. Kurrë nuk e kam parë të bërtiste", thotë ai.

Kujtimet e Lewis në Kalkuta si fëmijë jetim ishin të tmerrshme, ai thotë se ishin ditë të errta e të vetmuara. Në atë kohë madje, për një periudhe 6-mujore i ikën fjalët kur askush nuk interesohej për ta adoptuar. Nënë Tereza i sigurioi djalit një psikolog. Pas kësaj çeli një dritë në fund të tunelit.

"Në jetën time kam 3 nëna: atë biologjikën, Patrician, gruan që më adoptoi atëherë kur më pak e prisja dhe sigurisht Nënë Terezën. Nuk do të isha gjallë nëse jeta ime nuk do të ishte kryqëzuar me to", deklaron ai.

Gautam Lewis u adoptua në vitin 1985 dhe së bashku me nënën e tij Patricia u shpërngul në Angli ku mori trajtimin e duhur mjekësor dhe edukimin. Sot, Lewis ka diplomë universitare për biznes, gëzon statusin e pilotit të kualifikuar dhe mbi të gjitha është themelues i një shkolle në Britaninë e Madhe për pilotët me aftësi të kufizuara. /Insajderi.com

The post Djali i shpëtuar nga Nënë Tereza appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre

Posted: 04 Sep 2016 05:25 AM PDT

"Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan".

"Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane. Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit", ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

sia

Humanistja shqiptare, Nënë Tereza është shenjtëruar të dielën në Vatikan, në prani të rreth 100 mijë besimtarëve katolikë. /Insajderi.com

The post Mustafa: Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre appeared first on INSAJDERI.

Një pushues nga Kosova humb jetën në plazhin e Tales

Posted: 04 Sep 2016 05:00 AM PDT

Viktima është Myzafer Et'hemi, banues në Ferizaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 dhe sipas policisë, viktima kishte ardhur për pushime dhe ishte i shoqëruar nga disa shokë të tij, shkruan Tv Klan, njofton Insajderi.

57-vjeçari mësohet se ka humbur jetën sapo është futur në det dhe nga hetimet paraprake, si dhe nga ekspertiza mjeko – ligjore, dyshohet të ketë pësuar hemoragji cerebrale. /Insajderi.com

The post Një pushues nga Kosova humb jetën në plazhin e Tales appeared first on INSAJDERI.

Plisat kërkojnë largimin e kryesisë së KB Prishtinës dhe Drilon Hajrizit

Posted: 04 Sep 2016 04:57 AM PDT

Plisat kanë kërkuar largimin e kryesisë së klubit, ndërsa kanë thënë se arsyeja e kësaj kërkese është transferimi i Drilon Hajrizit, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e rivalëve të Prishtinës, KB Peja e KB Trepça.

"Kryesia e Plisave dhe të gjithë Plisat, po ashtu edhe qytetaret e Prishtinës kërkojnë menjëherë dorëheqjen e kryesisë së klubit KB Sigal Prishtina", thuhet në postimin e Plisave në Facebook.

Hajrizi është reprezentues i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, derisa më parë është shpallur edhe kampion i Kosovës me skuadrën e Trepçës. /Insajderi.com

The post Plisat kërkojnë largimin e kryesisë së KB Prishtinës dhe Drilon Hajrizit appeared first on INSAJDERI.

FIFA jep dritën e gjelbër për dy futbollistë të Kosovës

Posted: 04 Sep 2016 04:52 AM PDT

Sipas burimeve të FFK-së brenda FIFA-s të dy futbollistët kanë marr përgjigje pozitive dhe konfirmimi pritet të jepet të hënën.

FIFA ka dhënë dritën e gjelbër edhe për Vedat Muriqin ditën e djeshme, dhe sulmuesi ka mundësi të paraqitet në sfidën e së hënës mbrëma ndaj Finlandës. /Insajderi.com

The post FIFA jep dritën e gjelbër për dy futbollistë të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Ymeri: Jeta e Nënë Terezës, udhërrëfyese për të gjithë

Posted: 04 Sep 2016 04:33 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, i cili mori pjesë në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, në Vatikan, ka thënë se figura e saj personifikon dashurinë, përkushtimin, vetëmohimin e sakrificën.

"Nëna Tereze u shenjtërua sot. Ajo personifikon dashurinë, përkushtimin, vetëmohimin e sakrificën; të gjitha këto në funksion të ndihmës ndaj të varfërve, të nëpërkëmburve, atyre që bota i harron, që nuk i sheh. Nëna jonë jo që nuk i harroi, por jetoi me ta. Dhe kështu i bëri të dukshëm, i ktheu në botë", ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

"E ne na bën krenar. Por edhe na detyron të shikojmë sikur ajo. Jeta e saj është mësim, që të pazëshmit i bën me zë, të uriturit me bukë, të nëpërkëmburit me dinjitet, të shkelurit me vullnet për të luftuar për barazi. Ishte nder të marrim pjesë në Ceremoninë e shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës", ka përfunduar Ymeri./Insajderi.com

The post Ymeri: Jeta e Nënë Terezës, udhërrëfyese për të gjithë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more