Skip to main content

INSAJDERI: “Djaloshi që mbijetoi tre ditë në një pyll të mbushur me ujq” plus 19 more

INSAJDERI: “Djaloshi që mbijetoi tre ditë në një pyll të mbushur me ujq” plus 19 more


Djaloshi që mbijetoi tre ditë në një pyll të mbushur me ujq

Posted: 22 Sep 2016 10:43 AM PDT

Një fëmijë tre vjeçar ka arritur të mbijetojë pas rreth 72 orëve në një pyll në Siberi.

Tserin Dopchut ka pasur me vetë vetëm një çokollatë në momentin kur ka humbur.  Regjioni ku ai ka kaluar tre ditët njihet si vend ku ka ujq e arinj.  Siç njofton BBC, ai ka humbur duke ndjekur një qen të vogël.

Tserin Dopchut receiving a drink soon after his rescue

Ai ka thënë se ka fjetur nën një dru, ku nuk ka pasur lagështi.  Për djaloshin ka pasur një kërkim të gjerë, përfshirë edhe përmes helikopterëve./Insajderi.com

Rescuers searching for Tserin Dopchut

The post Djaloshi që mbijetoi tre ditë në një pyll të mbushur me ujq appeared first on INSAJDERI.

Gazeta METRO hap konkurs, ja cilat pozita kërkohen

Posted: 22 Sep 2016 10:35 AM PDT

KONKURS – Gazeta METRO

Media më e re online në Kosovë Gazeta METRO (www.gazetametro.net), që starton së shpejti, hap KONKURS për:

1) 2 redaktorë

2) 3 gazetarë

3) 2 gazetarë të show bizit

4) 3 përkthyes, nga gjuha angleze dhe gjermane në shqipe (preferohet edhe njohja e e gjuhës serbe dhe gjuheve te tjera te huaja).

5) 4 praktikanë, me pagesë

6) 2 agjente te marketingut

Të interesuarit mirëpriten të aplikojnë, duke dërguar një CV në adresën elektronikeinfo@gazetametro.net.

Kriter edhe për pozitat 1,2,3 dhe 5, është shkollimi universitar dhe njohja e gjuhës angleze. Aplikacionet pranohen deri me 1 tetor, 2016.

The post Gazeta METRO hap konkurs, ja cilat pozita kërkohen appeared first on INSAJDERI.

Aplikacioni që shndërrohet në një shoqërues turistik

Posted: 22 Sep 2016 10:31 AM PDT

Google sapo ka përhapur më tutje tentakulat e saj në industrinë e turizmit dhe uhdëtimeve me lançimin e shërbimit dhe aplikacionit Google Trips.

Gjigandi i motorit të kërkimit thotë se aplikacioni i ri jo vetëm që do të menaxojë itineraret e udhëtimeve – që nga prenotimi i hoteleve tek biletat e avionëve – por do të ofrojë informacione rreth vendeve turistike.

Aplikacioni do të funksionojë offline që do të thotë se përdoruesit mund të shkarkojnë çdo informacion përpara se të largohen nga rrjeti. Në mënyrë që aplikacioni të marrë informacione të nevojshme rreth udhëtimeve si konfirmimet e hoteleve dhe biletave, ai qasen të postën elektronike të Gmail.

E thënë ndryshe u duhet të identifikohen në llogarinë Google për të shfrytëzuar funksionalitetet e avancuara të aplikacionit.

Një tjetër veçori, mbase më e rëndësishmja, është planifikimi i udhëtimit. Ky funksion gjeneron një itinerar bazuar në eksperiencat e mëparshme të udhëtuesve. Një nga dobësitë e tij duket të jetë konsumi i baterisë së telefonit.

Në terësi aplikacioni është një shoqërues goxha i mirë përgjatë udhëtimeve. Megjithatë ekzistojnë disa problematika që duhet merren parasysh kur bëhet fjalë për privatësinë. Në mënyrë që ta përdorni duhet të ofroni informacione personal dhe sa më shumë që të japësh aq më shumë do të shfrytëzohesh nga Google. (PCWorld Albanian)

The post Aplikacioni që shndërrohet në një shoqërues turistik appeared first on INSAJDERI.

Rusia para kthimit të KGB-së

Posted: 22 Sep 2016 10:31 AM PDT

Që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018 në Rusi do të ngrihet një ministri për Sigurimin e Shtetit. Ish-shërbimi i vjetër i fshehtë dhe i gjithëfuqishëm KGB mund të ringjallet me një emër nga koha e Stalinit.

Një autokolonë e pazakontë veturash tërhoqi vëmendjen në verë në Rusi. Në fillim të korrikut, në internet u publikua një video amatore, që tregonte 30 të rinj në xhipa të zinj fuoristrada të një marke të njohur gjermane duke kaluar në rrugët e Moskës.

Ishin studentë që po përfundonin Akademinë e Shërbimit të Fshehtë FSB, të cilët festonin me potere përfundimin e shkollës. Të rinjtë me këmisha të bardha u prezantuan si një trupë elitare, si sundimtarë në vend. Një skandal, i cili para së gjithash kishte të bënte me faktin se studentët u shfaqën në mënyrë demonstrative mendjemadhe. Oficerëve të prekur dhe eprorëve të tyre ua ulën gradat, disa i larguan, bëri të ditur më vonë FSB, shkruan DW.

Ky incident është simbolik për pozicionin e shërbimeve të fshehta në Rusinë e sotme. Që prej ardhjes në pushtet të Presidentit Vladimir Putin, i cili në kohët sovjetike ishte vetë oficer i Komitetit për Sigurinë e Shtetit (KGB) dhe në fund të viteve 1990 drejtoi pasardhësin e KGB-së, FSB, ndikimi i këtij institucioni është rritur vazhdimisht. Prej vitesh pozicionet kyçe në vend i zënë punonjës të shërbimeve të fshehta.

Prej tre bëj një

Ndoshta tani përpara është edhe një hap tjetër në këtë drejtim. Shërbimet e fshehta dhe të sigurisë do të reformohen në mënyrë rrënjësore, bëri të ditur të hënën gazeta e Moskës “Kommersant”. Është parashikuar para së gjithash një Ministri për Sigurimin e shtetit, shkurt MGB. Superministria e re do të krijohet nga një bashkim i FSB dhe shërbimin e zbulimit në botën e jashtme, apo kundërzbulimin SWR. Edhe pjesë të Shërbimit Federal të Mbrojtjes, FSO, i cili është kompetent për mbrojtjen e politikanëve kryesorë dhe të nëpunësve civilë, do të bëjnë pjesë në strukturën e re. “Faktikisht është fjala që FSB-së t’i rikthehen detyrat e KGB-së sovjetike”, shkruan “Kommersant”. Veç kësaj është e planifikuar që ministria e re, të ketë mundësi të zhvillojë vetë hetime ose të mbikqyrë hetimet e organeve të tjera në raste veçanërisht delikate. MGB-ja e re do të krijohet që para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2018.

Reforma e gjerë e forcave të sigurisë nisi që në pranverë, me themelimin e Gardës së Rusisë (Rosgvardija). Kjo organizatë e re krijohet në bazë të të ashtuquajturave Trupa të Brendshme, një njësi e ngjashme me ushtrinë e Ministrisë së Brendshme. Garda e Rusisë është nën komandën personale të Putinit. Në krye të saj është ish-shefi i bodigardëve të Putinit, Viktor Solotov. Disa vëzhgues besojnë, se Garda e Rusisë u themelua para së gjithash për të shtypur protesta të mundshme qytetare. Këto protesta ende nuk duken gjëkundi, por gjendja ekonomike në Rusi po keqësohet – para së gjithash për shkak të çmimeve të ulëta të naftës. Prandaj trazirat sociale janë të përfytyrueshme.

Përfundim i kthimit në Bashkimin Sovjetik?

Shërbimi i Fshehtë famëkeq sovjetik e mbajti emrin MGB nga viti 1946 deri në vdekjen e Stalinit në vitin 1953. MGB-ja sovjetike veproi në këtë kohë veçanërisht ashpër kundër atyre që mendonin ndryshe. Nëse FSB-ja i merr me të vërtetë kompetencat dhe me to edhe një emër të vjetër si në kohët e Stalinit, kjo do të përshtatej me konceptin e nxitur nga udhëheqja ruse për kthimin e simboleve sovjetike dhe të praktikave të asaj kohe. Ky proces nisi që në vitin 2000 me rimarrjen e melodisë së himnit sovjetik. Stalini dhe sundimi i tij “me grusht të hekurt” glorifikohen prej vitesh nga mediet shtetërore. Në të gjithë vendin po ngrihen monumente të Stalinit, fotografitë e tij i sheh herë pas here në pllakata në rrugë.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia ky proces u përshpejtua. Një shumicë e rusëve (54 përqind) e vlerëson pozitivisht rolin e Stalinit në Bashkimin Sovjetik, konstatoi në mars instituti i pavarur demoskopik Qendra Lewada. Një në katër rusë sheh “një nevojë” në terrorin e Stalinit. Në këtë sfond, reforma dhe ndryshimi i emrit të FSB-së në MGB duken si një vijë përmbyllëse. (DW)

The post Rusia para kthimit të KGB-së appeared first on INSAJDERI.

Ligji i ri i komunikacionit më i kërkuari në Google nga kosovarët

Posted: 22 Sep 2016 10:11 AM PDT

Kosovarët nuk njihen si adhurues të leximeve të ligjeve që miratohet nga Kuvendi i Kosovës, por një ligj që i prek ata direkt në xhep, duket se ka ngritur kërshërinë.

Gjobat e reja për "Kundërvajtje në komunikacion" janë rritur në mënyrë enorme në raport me ato që janë aplikuar deri tash.

Me ligjin e ri gjobat për shkelje të rregullave të komunikacionit shkojnë deri në 900 euro.

E hyrja në fuqi e këtyre masave të dënimit në komunikacion, ka bërë që në makinën e kërkimit "Google" të jet fjalia më e kërkuara në territorin e Kosovës.

Sipas "Google Trends", nga dhjetë fjalit më të kërkuara në shtatë ditët e fundit për territorin e Kosovës,  tri të parat janë për ligjin e ri të komunikacionit, duke shënuar rritje deri në 4,200%, raporton Insajderi.

kerkime

Nga 20 shtatori i këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka futur në fuqi ligjin e ri Nr. 05/L-088 për komunikacion duke sjellë rregulla të reja për Trafikun Rrugor në Republikën e Kosovës.

Me këtë ligj, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë dënohet për "Kundërvajtje" me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse "Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik" në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.

Ndërkaq për këmbësorët që kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve ku nuk është e lejuar, atëherë dënimi ka me qenë 20 euro./Insajderi.com

Teksti:Agan Kosumi

The post Ligji i ri i komunikacionit më i kërkuari në Google nga kosovarët appeared first on INSAJDERI.

Shteti Islamik dënon njerëzit që veshin fanellat e ekipeve të famshme

Posted: 22 Sep 2016 09:33 AM PDT

Nuk është aspak diçka e panjohur urrejtja që ka Shteti Islamik për futbollin. Shpesh, ky grup terrorist ka ndërmarrë masa ndëshkuese për ata që ndjekin sportin më popullor në botë.

Sipas tabloidit britanik "Mirror", këtë radhë, ISIS ka bërë të ditur se ndalon në mënyrë kategorike që të vishen fanelat e skuadrave përfaqësuese apo klubeve që janë të markave Nike dhe Adidas

Për ata që e thyejnë këtë rregull, dënimi është 80 goditje me kamzhik.

Kështu, sipas këtij të ashtuquajturi ligj, është e ndaluar që të vishen fanelat e kombëtareve të tilla si Spanja, Franca, Gjermania, Anglia apo SHBA si dhe të klubeve të tilla si Real Madrid e Barcelona. Po kështu, është e ndaluar që të vishen edhe fanelat e Milan, Manchester United e Chelsea.
Të bën përshtypje se në komunikatën e ISIS-it janë përfshirë edhe fanelat e hershme të dy yjeve të futbollit me numrat 9 dhe 19, Ronaldo dhe Messi, sigurisht, edhe këto të ndaluara që të vishen.

The post Shteti Islamik dënon njerëzit që veshin fanellat e ekipeve të famshme appeared first on INSAJDERI.

Apostolova kërkon përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë

Posted: 22 Sep 2016 09:23 AM PDT

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim njohës shefen e re të zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh edhe përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë,  Nataliya Apostolova, me të cilën ndër të tjerash kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Apostolova ka thënë se pret që të gjitha marrëveshjet e arritura deir më tani të zbatohen në praktikë si dhe nevojën që edhe opozita të përfshihet në këtë proces, thuhet në një njoftim për media të dërguar pas takimit.

"Apostolova theksoi nevojën për të përfshirë opozitën në procesin e dialogut, si dhe për t'i njoftuar më mirë qytetarët e Kosovës për të mirat që po sjell Dialogu dhe ndikimet e tij për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve", thuhet në komunikatë./Insajderi.com

The post Apostolova kërkon përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

#Protestoj – kundër korrupsionit me muzikë klasike

Posted: 22 Sep 2016 08:39 AM PDT

Qindra qytetarë janë mbledhur për të nëntën herë qysh prej gushtit të këtij viti në sheshin Zahir Pajazati për të nisur marshimin nëpërmjet sheshit "Nënë Tereza" në sheshin "Skënderbeu" për të protestuar kundër korrupsionit.

Të shtyrë nga publikimi i përgjimeve "Dosja e Shefave" në Gazetën Insajderi, grupi i qytetarëve #Protestoj, po vazhdojnë të këmbëngulin në protestë duke kërkuar "transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në skandalet e përgjimeve, hetim penal ndaj tyre, si dhe kërkojnë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre".

protestoj9

Protesta e 9 me radhë ka nisur në ora 17:00, dhe sipas organizatorëve, protestat nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave. Protestat do të zhvillohen çdo të enjte.

 

The post #Protestoj – kundër korrupsionit me muzikë klasike appeared first on INSAJDERI.

AKP lëshon me qira 10 objekte të liruara nga uzurpatorët

Posted: 22 Sep 2016 08:06 AM PDT

Pas largimit të uzurpatorëve, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka vendosur që t'i lëshojë me qira.

Këtë vendim e ka marrë Bordi i kësaj agjencie në një mbledhje të mbajtur të enjten.

"Si rrjedhojë e vendimit për largim të uzurpatorëve në përputhje me Udhëzuesin për Trajtim të Aseteve të Uzurpuara, si dhe në përputhje me Ligjin e AKP-së, Bordi miratoi raportet e vlerësimit të çmimeve të qirasë për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale më AKP-në për 10 asete që kanë qenë të uzurpuara", thuhet në një komunikatë për medie.

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në këtë mbledhje gjithashtu ka bërë miratim e shpërndarjes së pagesave të kreditorëve për 9 ndërmarrje shoqërore, të cilat kanë qenë të uzurpuara.

"Bordi Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka miratuar raportet e shpërndarjes së pagesave për kreditorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore si NSH Mustafe Goga, NSH Letnica, NSH Qendresa, NSH Elast, NSH Deçani, NSH Banjat e Pejës, NSH Ferma e Derrave, NSH Ndërtimtaria dhe NSH Tregtia e Kosovës", thuhet në komunikatë, /Insajderi.com

 

 

The post AKP lëshon me qira 10 objekte të liruara nga uzurpatorët appeared first on INSAJDERI.

Intervista për të cilën është penduar Hillary Clinton

Posted: 22 Sep 2016 07:28 AM PDT

Aktori i njohur Zach Galifianakis që përpos roleve në filma komedi është i njohur edhe për emisionin "Between Two Ferns"  e ka pasur një mysafire jo të zakonshme.

Hiq më pak se kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton ka pranuar të ulet në kolltukun e intervistës e cila është komplet e fokusuar në pyetje qesharake dhe shpesh herë banale.

Clinton është pyetur për atë sesi ndjehet se mund të jetë femra e parë presidente në SHBA, e deri tek raporti i saj me Trump.

Gjithashtu është pyetur edhe për atë nëse do të niste një luftë a do të shkonte në Kanada.

Në një moment Clinton i thotë intervistuesit se i ka rënë pishman.

"Me të vërtetë po pendohem që po e bëjë këtë intervistë", ka thënë Clinton./Insajderi.com

The post Intervista për të cilën është penduar Hillary Clinton appeared first on INSAJDERI.

Çmimi “Hero i Rusisë” i ndahet një polici të vrarë nga militantët

Posted: 22 Sep 2016 06:53 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë çmimin më të lartë të shtetit për një zyrtar policor i cili ishte vrarë nga militantët, pasi kishte refuzuar të heq dorë nga detyra e tij zrytare.

Lejtnant Magomend Nurbagandov nga rajoni i Dagestanit ishte kapur nga militantët islamik dhe më pas ishte vrarë në qytetin Sergokala në Dagestan.

Gjatë cerenomisë, Putin ka vlerësuar lartë punën e oficerit të lartë dhe ka thënë se ai është model për policët rusë.

Prindërit e Nurgbagandov kanë pranuar çmimin "Hero i Rusisë" për djalin e tyre të vrarë.

The post Çmimi "Hero i Rusisë" i ndahet një polici të vrarë nga militantët appeared first on INSAJDERI.

Kryeprokurori Imer Beka denoncohet për ndërhyrje në rastin “Grabovci”

Posted: 22 Sep 2016 06:15 AM PDT

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi ka paralajmëruar se do t'i bëjë shkresë zyrtare Këshillit Prokurorial për të hetuar ndërhyrjen e kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka në pavarësinë e gjyqësorit.

Deklaratat e Bekës së Gjykata nuk është dashur ta hedhë poshtë kërkesën e Adem Grabovcit për ndalimin e përgjimeve nga Insajderi, Ibrahimi i ka cilësuar si ndërhyrje në sistem të drejtësisë.

Ndërhyrje të tilla janë të sanksionuara edhe me Kodin e Etikës, të cilat konsiderohen si sjellje e pahijshme dhe shkelje etike, që mund të rezultojnë me masa ndëshkuese deri në shkarkim.

Ibrahimi ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore për ta hedhur poshtë këtë kërkesë, mund të interpretohet vetëm nga Gjykata e Apelit dhe askush tjetër.

"Askush brenda sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës, si individ, nuk ka të drejtë që të vë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimit të gjykatës", ka thënë Ibrahimi, për Insajderin.

"Çdokush që është i veshur me autorizime dhe kompetenca në fushën e drejtësisë  (gjyqtar apo prokuror) i cili publikisht vë në dyshim ligjshmërinë e një vendimi të gjykatës, konsiderohet se drejtpërsëdrejti interferon apo tenton të interferojë në pavarësinë e gjyqtarit me rastin e marrjes së vendimit", ka shtuar prerazi Ibrahimi.

Për këtë arsye, ai ka paralajmëruar shkresë zyrtare për ta njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës për këto ndërhyrje.

"Është në kompetencën dhe obligimin e Këshillit Prokurorial të  Republikës së Kosovës që të merret me vlerësimin se në sjelljet e një prokurori a ka tejkalime të autorizimeve dhe kompetencave dhe nëse ka, cilat janë pasojat dhe si duhet të procedohet më tutje", ka thënë ai për Insajderin.

Reagimi i Ibrahimit, ka ardhur pas intervistës së Imer Bekës të dhënë në emisionin Komitetit të Gazetës Express. Në këtë intervistë, Beka ka folur për padinë e Grabovcit dhe për hetimet penale që po zhvillohen ndaj tij. Qëndrimin e ka identik me atë të Grabovcit.

"Nëse një prokuror nuk sheh të arsyeshme me ngrit diçka penale, nuk e di qysh një prokuror tjetër mundet me ngritë. Unë këtë s'e kuptoj", ka thënë Beka.

"Ata (Prokuroria Speciale v.j.) duhet me dhanë shpjegim jo unë, sepse unë nuk kam qasje në këto. Mirëpo unë si jurist dhe prokuror e kam vlerësu kështu".

Ai thotë se gjykata nuk është dashur që të bie pre e presionit të publikut që kërkonte vazhdimin e publikimit të përgjimeve.

"Unë kam dëgjuar që është bërë një kërkesë për masë të përkohshme për ndalim. Mua më ka habitë pse gjykata e ka hedhë poshtë atë kërkesë, sepse masat e fshehta përdoren vetëm për raste penale, që i ka procedurë prokurori, gjyqtarët. Atë moment që kryhet ajo punë, ato nuk guxojnë të përdoren absolutisht për asnjë gjë tjetër", ka thënë ai.

Muajin e kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kërkesën e Adem Grabovcit për masë të përkohshme – ndalimin e publikimit të përgjimeve, me arsyetimin se nuk ka kurrfarë shkelje ligjore dhe se paditësi – Adem Grabovci, nuk ka ofruar asnjë provë se Insajderi ka shkelur privatësinë, apo të drejtat tjera kushtetuese.

Gjykata që ka dhënë këtë vendim drejtohet nga Hamdi Ibrahimi. Ai ka folur për këtë çështje.

"Opinioni tani e di, se  z. Grabovci nëpërmes të përfaqësuesit të tij, avokatit Florent Latifaj ka ushtruar padi për kompenzim të dëmit jo material kundër të paditurve 'Insajder' SH.P.K, përkatësisht ndaj z. Vehbi Kajtazi dhe z. Parim Olluri", ka thënë Ibrahimi.

Ka shtuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, sikurse çdo gjykatë tjetër, ka për obligim që në çdo rast kur ka kërkesë për caktim të masës së sigurisë të veproi me urgjencë dhe kështu është vepruar edhe në rastin e padisë, përkatësisht kërkesës për caktim të masës së sigurisë të z. Grabovci.

"Me rastin e vendosjes gjykata ka gjetur se nuk ka bazë për caktimin e masës së sigurisë përkatësisht se nuk ka bazë ligjore për ndalim të publikimit të  bisedave telefonike. Ky vendim i gjykatës së shkallës së parë ligjërisht mund të vlerësohet vetëm nga gjykata e shkallës së dytë", ka thënë Ibrahimi.

Kryeprokurori Beka: Prokuroria nuk duhet ta hetojë Adem Grabovcin

Kryeprokurori Imer Beka denoncohet për ndërhyrje në rastin "Grabovci"

The post Kryeprokurori Imer Beka denoncohet për ndërhyrje në rastin "Grabovci" appeared first on INSAJDERI.

Shtetet evropiane që kanë ngritur mure për emigrantët

Posted: 22 Sep 2016 06:06 AM PDT

Franca është bërë vendi i fundit europian që ngre një mur për të ndaluar lëvizjen e emigrantëve dhe refugjatëve. Ky mur i ngritur në kampin e Calais është financuar nga qeveria britanike.

Muri është 1 kilometër i gjatë, në rrugën kryesore të Calais dhe është 4 metra i gjatë. Kostoja e tij është rreth 2 milionë sterlina.

Mure të ngjashëm me këtë janë ndërtuar këto vitet e fundit në Europë. Radioja "Europa e Lirë" ka krijuar një hartë që tregon vendet që kanë ngritur barriera fizike.

Bullgaria

Ka ngritur një mur përgjatë kufirit me Turqinë. Muri përfundoi në gusht të vitit 2015. Shënon fillimin e ndërtimit të mureve në Europë.

Hungaria

Hungaria e përfundoi murin e saj përgjatë kufirit me Serbinë në 14 shtator 2015 dhe murin përgjatë kufirit me Kroacinë rreth një muaj më vonë.

Sllovenia

Ka ngritur një gardh përgjatë kufirit me Kroacinë në nëntor të vitit të kaluar.

Maqedonia

Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, Maqedonia ndërtoi murin përgjatë kufirit me Greqinë.

Austria

Në prill të këtij viti, Austria nisi ndërtimin e gardhit përgjatë kufirit me Italinë.

The post Shtetet evropiane që kanë ngritur mure për emigrantët appeared first on INSAJDERI.

Durrës, konfiskohen 300 kilogramë kanabis në një banesë

Posted: 22 Sep 2016 05:54 AM PDT

Në Ishëm të Durrësit janë sekuestruar 300 kg kanabis sativa, që ishin sistemuar në një banesë dhe ishin gati për pastrim, tharje dhe magazinim, njofton Top Channel.
Lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit B.A., në fshatin Rrotull. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të banesës, shtetasit B.A., 47 vjeç, banues në fshatin Kërtushaj-Ishëm dhe filloi proçedimi penal në ngarkim të shtetasit A.Ll., 32 vjeç, banues në Hamallaj.

Ky i fundit është kapur me një mjet furgon, me targa AA 039 BK, me 13 shtetas të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën e shtetasit B.A.

The post Durrës, konfiskohen 300 kilogramë kanabis në një banesë appeared first on INSAJDERI.

Marion Cotillard mohon aferën me Brad Pitt

Posted: 22 Sep 2016 05:50 AM PDT

Po përflitet si një prej shkaqeve që solli ndarjen e çiftit më të famshëm e më të hijshëm të Hollivudit, por vetë aktorja franceze Marion Cotillard mohon çdo përfshirje në divorcin mes Angelina Jolie e Brad Pitt.

Në Instagram, 40-vjeçarja fituese e çmimit Oscar i uroi atyre të rigjenin qetësinë dhe konfirmoi shtatzëninë me partnerin e saj afatgjatë. Pitt dhe Cotillard janë bashkëprotagonistë në filmin e ri dramatik “Allied”.

Sipas spekulimeve që po qarkullojnë në mediat rozë, romanca mes tyre i kaloi kufijtë e filmit. Përballë këtyre pretendimeve, aktorja e shumëvlerësuar franceze u detyrua të reagojë.

"Ndërsa situata po rëndohet duke prekur edhe njerëzit që unë dua, e ndjeva të nevojeshme të flas. Shumë vite më parë u takova me burrin e jetës sime, babain e djalit tim dhe bebes që po presim të vijë në jetë. Ai është dashuria ime, miku më i mirë dhe i vetmi për të cilin kam nevojë", thotë Cotillard, duke iu referuar aktorit francez Guillaume Canet.

"I uroj Anzhelinës dhe Bredit të gjejnë paqen në këtë moment të vështirë", e mbyll deklaratën aktorja. Jolie (41 vjeç) dhe Pitt (52 vjeç), të cilët tabloidët dhe shtypi rozë i ka pagëzuar me emrin e përbashkët "Brangelina" u martuan në vitin 2014, pas një historie 10-vjeçare.

The post Marion Cotillard mohon aferën me Brad Pitt appeared first on INSAJDERI.

Preteni pretendon se për 10 vjet e luftoi korrupsionin në vend

Posted: 22 Sep 2016 05:46 AM PDT

Drejtori në largim i Agjencisë Kundër Korrupsionit Hasan Preteni përmes një konference për media ka paraqitur llogarite e punës së tij në krye të këtij institucioni përgjatë 10 vjetëve.

Edhe pse në raportet ndërkombëtare Kosova zakonisht është përmendur si vend në të cilin është rritë niveli i korrupsionit, Preteni thotë se në krye të tij, ka arritur ta parandalojnë atë.

Sipas Pretenit institucioni që ai e ka drejtuar ka ushtruar kallëzime penale për 1 mijë e 500 zyrtarë ndërkohë që në rreth 50 raste nuk kanë mundur t'i identifikojmë numrin e zyrtarëve të dyshimtë të përfshirë në aktivitete korruptive.

Preteni tha se AKK ka arrit të parandaloi mbi 100 milionë euro keqpërdorime  në fushën e prokurimit publik, duke i trajtuar më shumë se 400 tendere.

"Shumica prej inflamacioneve janë siguruar në rrugë zyrtare, ndërsa vlera e tenderëve të stopuar e kalon shifrën e 108 milionëve. Dhe 70 raste i kemi monitoruar aktivitetet tenderuese, kurse në fazën e vlerësimit kemi qenë të pranishëm për t'ju shmangur ose për të rritur përgjegjësinë", tha Preteni.

Për parandalimin e korrupsionit ai ka përmendur sistemimin e 28 mijë e 320 formularë dhe përqindjen e kënaqshme të deklarimit të pasurisë, ndërsa për konflikt të interesit, thotë se në 796 raste është shmangur konflikti i  interesit nga 1 mijë e 246 rasteve të trajtuar nga agjencia

"Kurse, në 26 raste është kërkuar largimi i zyrtarëve nga puna", ka përfunduar Preteni.

Pas dy ditësh në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit pritet të filloj punën Shaip Havolli. /Insajderi.com

The post Preteni pretendon se për 10 vjet e luftoi korrupsionin në vend appeared first on INSAJDERI.

Fabregas pranon se është në situatë të vështire tek Chelsea

Posted: 22 Sep 2016 05:27 AM PDT

Mesfushori Cesc Fabregas ka pranuar se është duke kaluar në një situatë të vështirë tek Chelsea, që kur në klub erdhi trajneri Antonio Conte.

"Është situatë e re për karrierën time pas 13 viteve që kam luajtur tërë kohën për klube por edhe për kombëtare.  Dhe nuk është e lehtë – nuk e mohoj.  Por, gjëja e fundit që do të bëjë është që të ankohem e të dorëzohem," ka thënë ai, njofton Sky Sports.

Ai ka thënë se gjatë ushtrimeve është duke u ndjerë si një djalosh i ri, që me çdo kusht dëshiron të zë vend në ekip.

"Trajneri meriton respekt sepse ai dëshiron që të fitojë dhe nesë nuk më fut në lojë ka një arsye.  Shpresoj që të bëjë atë të kuptoj që e meritoj të luaj," ka thënë Cesc.

Mediat kanë raportuar se ai mund të huazohet në Itali gjatë janarit./Insajderi.com

The post Fabregas pranon se është në situatë të vështire tek Chelsea appeared first on INSAJDERI.

‘Coca-Cola HBC Kosova’ dhe Kolegji ‘RIINVEST’ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Posted: 22 Sep 2016 05:21 AM PDT

Korportata “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Kolegji “RIINVEST”, sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të kombinuar kështu akademinë dhe industrinë.

Konkretisht ky memorandum ka për qëllim të përcaktojë shtrirjen e bashkëpunimit mes të dyja palëve për realizimin e interesave të përbashkëta në fushën e kërkimeve shkencore, këshilla të punës praktike dhe partneritetit në projekte të përbashkëta.

"Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë me interes për të dyja palët ngase stafi akademik i Kolegjit Riinvest do të jenë të angazhuar, si specialist të jashtëm të cilët mund të ofrojnë shërbime konsulence nga fushat përkatëse të lidhura me aktivitetet e Coca-Cola HBC. Ndërkaq në anën tjetër do të jetë shumë e mirëseardhur edhe për kolegjin RIINVEST e veçanërisht për studentët tonë kur kemi parasysh që çdo herë studentët kanë nevojë për këshilla praktike që të jenë sa më të kompletuar për tregun e punës në Kosovë", tha drejtoresha ekzekutive e RIINVEST, Diana Lekaj, transmeton “Zeri.info”.

Në anën tjetër përfaqësuesi i Korporatës Coca-Cola HBC Kosova, z. Kreshnik Sinani, theksoi se "Nënshkrimi i memorandumit të sotshëm me Kolegjin RIINVEST, edhe njëherë konfirmon se kemi vizion të qartë për zhvillimin e korporatës në çdo aspekt. Më konkretisht stafi akademik është pika në të cilën jemi duke investuar dhe për këtë po besojmë që një shtytje drejt  zhvillimit do ta arrijmë përmes bashkëpunimit me RIINVEST. Pra studentët e këtij Kolegji jo vetëm që mund të marrin këshilla për punën dhe industrinë nga ne, por ata mund të jenë kandidat potencial për t'ju bashkëngjit ekipes tonë të Coca-Cola HBC Kosova".

Të dyja palët mbesin me shpresë që zbatimi i kësaj marrëveshje do të jetë frytdhënëse dhe se rezultatet e saj do të preken shumë shpejt.

Artikull i sponzoruar

The post ‘Coca-Cola HBC Kosova’ dhe Kolegji ‘RIINVEST’ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi appeared first on INSAJDERI.

Abrashi: Nevojiten edhe 16 milion euro për pensionet e veteranëve

Posted: 22 Sep 2016 05:08 AM PDT

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se u nevojiten edhe 15 milion e 700 mijë euro për pensionet e veteranëve.

Sipas Abrashit, sigurimi i këtyre mjeteve prapë nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e të gjitha pagave veteranëve

"Buxhetin prej 25 milionë eurove për veteranët është siguruar në bazë të informatave të Komisionit për verifikimin e veteranëve ndërkohë që numri i aplikuesve për të marrë pagën e veteranit është rritur", tha ai.

Ministri Arban Abrashi tha se aktualisht marrin paga 28 mijë e 31 veteranë të luftës ndërsa si sfidë përmendi sigurimin e buxhetit deri në fund të vitit.

The post Abrashi: Nevojiten edhe 16 milion euro për pensionet e veteranëve appeared first on INSAJDERI.

Gazetarët reagojnë për pengim të punës së tyre në Kuvend

Posted: 22 Sep 2016 04:30 AM PDT

Gazetarët dhe kameramanët të cilët janë të akredituar ta ndjekin punën e Kuvendit të Kosovës, kanë reaguar për kufizim të punës së tyre, duke e cilësuar si shkelje të të drejtave të gazetarëve.

"Ne emër të gazetarëve dhe kameramanëve që përcjellim punën e Kuvendit të Kosovës, kërkojmë nga kryesia e Kuvendit dhe kryetari Kadri Veseli që të na mundësojë qasje në të gjitha ambientet e Kuvendit të Kosovës, pasi që, hiq më larg se sot, ne po ballafaqohemi me problemin e komunikimit me deputetët si rezultat i ndalesës nga ana e sigurimit të Kuvendit", ka shkruan gazetari Arton Mulliqi në emër të gazetarëve.

"Vlrësojme se kjo është një shkelje e të drejtave të gazetareve pasi që ne jemi të akredituar për punë në Kuvend dhe nuk është e drejtë të mbyllemi vetëm brenda hapësirës së caktuar për gazetar. Shpresojmë shumë se kjo kërkesë e jona do të hasë në mirëkuptimin e kryetarit Veseli dhe kryesisë së Kuvendit që ta zgjedhin këtë shqetësim. Shpresojmë po ashtu edhe në mirëkuptimin dhe mbështetjen e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës", përfundon reagimi./Insajderi.com

Foto ilustrim

The post Gazetarët reagojnë për pengim të punës së tyre në Kuvend appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more