Skip to main content

INSAJDERI: “Ditë tërmetesh në Shkup, 100 persona kërkuan ndihmë në spitale” plus 19 more

INSAJDERI: “Ditë tërmetesh në Shkup, 100 persona kërkuan ndihmë në spitale” plus 19 more


Ditë tërmetesh në Shkup, 100 persona kërkuan ndihmë në spitale

Posted: 12 Sep 2016 10:21 AM PDT

Spitali e Qytetit "Naum Ohridski" njofton se deri në ora 17:52 persona u është dhënë ndihmë, të cilët janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa numri gjatë natës deri në 21 është rritur në gjithsej 70 persona.

Nga Spitali informojnë se tre janë hospitalizuar, dhe se nuk ka pasur pacientë në rrezik për jetën. Kryesisht kanë qenë me lëndime nëpër ekstremitete, por ka pasur edhe të atillë, të cilët janë kontrolluar për shkak të shqetësimit të madh pas tërmetit.

Ndërsa në Qendrën urgjente në Shkup ndihmë mjekësore u është dhënë 15 personave, të cilët janë trajtuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ndihmë kanë kërkuar vetëm dy persona, shkruan Zhurnal, transmeton Insajderi.

Nga spitali i përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" kumtuan se tek ata janë kontrolluar 25 qytetarë, tre nga të cilët me fraktura. Një person prej tyre është mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë lëshuar në shtëpi.

Por sa qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe tek mjekët amë, numri i tyre ende nuk dihet. /Insajderi.com

The post Ditë tërmetesh në Shkup, 100 persona kërkuan ndihmë në spitale appeared first on INSAJDERI.

Yjet e Arsenalit urojnë në shqip festën e Bajramit

Posted: 12 Sep 2016 10:12 AM PDT

Anëtari i përfaqësueses së Zvicrës ka uruar të gjithë besimtarët shqipfolës myslimanë, përmes një foto të postuar në rrjetin social Instagram.

“Të nderuar miq, shokë dhe familjarë, me rastin e festës së Kurban Bajramit ju uroj shëndet, lumturi e begati në familjet tuaja”, ka shkruar futbollisti me origjinë nga Podujeva, njofton Gazeta Online Insajderi.

xhaku

Ndërkohë, edhe Shkodran Mustafi, i cili së fundi është transferuar në Arsenal, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, të cilin e ka shoqëruar edhe me fotografi, shqiptari mbrojtës i Arsenal, nuk ka komentuar shumë gjatë rreth kësaj feste.

''Urime Festën e Kurban Bajramit'', ka shënuar Shkodran Mustafi në gjuhën shqipe.

shkodru

Dy futbollistët shqiptarë janë duke u përgatitur për sfidën e parë të Ligës së Kampionëve për këtë stinor, e cila do zhvillohet nesër. Arsenali do të luajë ndaj PSG-së në udhëtim. /Insajderi.com

The post Yjet e Arsenalit urojnë në shqip festën e Bajramit appeared first on INSAJDERI.

“Kosova nuk mund ta padisë Serbinë sikurse bëri Bosnja dhe Kroacia”

Posted: 12 Sep 2016 10:02 AM PDT

Sipas Daçiq, shpesh herë është thënë që Kosova do ta padisë Serbinë por diçka e tillë nuk mund të ndodh për një arsye, ai madje ka thënë se Serbia jo rrallë herë është përballur me padi të tilla.

''Padi ndaj nesh kishte ngritur Kroacia pastaj edhe Bosnja, por ju e dini se Hashim Thaçi ka njoftuar se edhe Kosova do të padisë Serbinë, edhe pse unë nuk e di se ku Kosova mund të padisë Serbinë. Kjo sepse Kosova nuk është një shtet që është njohur nga Kombet e Bashkuara''.

Ivica Daçiq, shtoi se Kosova nuk mund të padisë Serbinë për krime të luftës pasi është pamundur të paraqiten faktet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, shkruan Deutsche Welle.

''Kjo është e pamundur për t'u bërë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë'', ka përfunduar  Daçiq rreth çështjes së padisë. /Insajderi.com

The post “Kosova nuk mund ta padisë Serbinë sikurse bëri Bosnja dhe Kroacia” appeared first on INSAJDERI.

Modeli i ri i Bugatti vjen me katër dyer

Posted: 12 Sep 2016 09:30 AM PDT

Në fakt, kjo veturë sportive dhe luksoze do të jetë një kombinim me modelin Galibier, që është lansuar më 2009, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet saktë, por besohet se nuk ky Chiron do të dalë nga linjat e mëparshme, por do të jetë më i gjatë, me dy dyer më shumë dhe sigurisht më shumë vend për udhëtarë.

Pos këtyre ndryshimeve, Bugatti është duke konsideruar që kjo makinë e re të lëvizë e tëra me rrymë. /Insajderi.com

rugi

The post Modeli i ri i Bugatti vjen me katër dyer appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj i kërkon BE-së që të bëjë më shumë presion mbi Serbinë

Posted: 12 Sep 2016 09:21 AM PDT

Në këto takime të ndara, Hoxhaj bën me dije se ka diskutuar për të ardhmen e Kosovës në BE dhe ka konfirmuar se në muajin tetor do të mbahet takimi i parë me Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit me Bashkimin Europian.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se shpreh nevojën për presion ndaj Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e arritura.

"Në takimet e ndara, kam diskutuar për shumë tema të rëndësishme veçmas dy çështje jetike, e para për të ardhmen tonë në BE dhe jam i lumtur të konfirmoj se në muajin tetor do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Stabilizim Asocimit me BE-në. Së dyti, nevojën për më shumë presion nga Brukseli ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.com

The post Hoxhaj i kërkon BE-së që të bëjë më shumë presion mbi Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Julia Roberts akuzohet për tradhti

Posted: 12 Sep 2016 09:07 AM PDT

Revista "Star" ka raportuar: "Pas thashethemeve të vazhdueshme që martesa e saj është në rrezik, Roberts ka nisur të afrohet tepër me aktorin të cilin për vite me radhë e ka pëlqyer. Martesa e yllit me Danny Moder, e cila dy vitet e fundit përflitet se është e mbushur me mosmarrëveshje, duket se është drejt divorcit".

Sipas po të njëjtit tabloid, marrëdhënie e Julia me Owen është bërë aq serioze, saqë aktorja është gati t'i japë fund martesës së saj prej 14-vitesh. /Insajderi.com

The post Julia Roberts akuzohet për tradhti appeared first on INSAJDERI.

Mogherini: Implementimi i marrëveshjeve – i rëndësisë madhore

Posted: 12 Sep 2016 09:05 AM PDT

Mëtutje, siç njoftoi Shërbimi për media i BE-së, Mogherini dhe Hoxhaj, gjatë takimit të sotëm në Bruksel, kanë diskutuar edhe për procesin që po vazhdon të liberalizimit të vizave.

Të dy palët, po ashtu, kanë biseduar edhe për dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për rëndësisnë e implementimit të marrëveshjeve të arritura.

Siç ka thënë zonja Mogherini, implementimi është i rëndësisë madhore dhe të dy palët duhet të ndërmarrin hapa të rëndësishëm pa vonesë, theksohet në fund të njoftimit të BE-së. /rel

The post Mogherini: Implementimi i marrëveshjeve – i rëndësisë madhore appeared first on INSAJDERI.

Twitter vjen me risi të shumta në “chat”

Posted: 12 Sep 2016 09:00 AM PDT

Disa karakteristika të reja që vijnë në platformën Twitter dhe funksionin e saj të mesazheve direkte do ta ndihmojnë gjigantin e madh social Twitter për ta mbajtur ritmin me tregun gjithnjë në zhvillim.

Dy funksionet kryesore që Twitter është duke i shtuar në mesazhe përfshijnë njoftimin kur një mesazh lexohet nga pranuesi i tij dhe sugjerimin e teksteve derisa përdoruesit janë duke e shtypur atë.

The post Twitter vjen me risi të shumta në “chat” appeared first on INSAJDERI.

David Cameron jep dorëheqje edhe si deputet

Posted: 12 Sep 2016 08:50 AM PDT

Cameron, i cili ka përfaqësuar në Parlament njerëzit e vendit Witney të Oxfordshire që nga viti 2001, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si deputet, shkruan BBC.

 

Kujtojmë se David Cameron ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit pasi rezultatet e referendumit më 24 qershor ishin që Mbretëria të dalë nga Bashkimi Europian. /Insajderi.com

The post David Cameron jep dorëheqje edhe si deputet appeared first on INSAJDERI.

Nga lavdia e Francës, te ferri i trukimeve!

Posted: 12 Sep 2016 08:35 AM PDT

Opinion nga Gëzim Sinemati

Rroftë UEFA, poshtë UEFA! Kjo thirrje u shkon për shtat shefave të futbollit, sidomos presidentit Duka. Prej vitesh, na kishin mësuar me iluzionin se UEFA është perëndia e vërtetë e futbollit dhe, nëse topi ka zemër, ajo pulson vetëm në zyrat e tyre dhe askund tjetër. Por, futbolli është loja me lumturinë më të pasigurt, me dashuri që transplantohen sipas… votës.

Sapo zbritëm nga tapeti i kuq i Europianit, nuk e paskemi ditur, se shumë shpejt do të katapultonim në tapetin e zi. Në fillim dënimi 1-vjeçar i kampionëve të Skënderbeut, më pas, një raport me dosjen kampione të kampionëve. Kur mëson numrin e ndeshjeve të trukuara dhe gjurmimin intim të personave të ndryshëm nga politika deri te futbollistët, të lind një mendim: UEFA, thellë-thellë, nuk e ka flakur dashurinë për shqiptarët, sepse me tërë ato ndeshje, 1 vit përjashtim nga Europa… duket si karamele.

Për habi, ajo që dhemb më shumë në këto momente, nuk është kërcënimi nga sistemi piramidal i futbollit, por një hall tjetër më "i madh": përse UEFA e zbulon këtë dosje të bujshme pas një dënimi që është për ta puthur?

Në kohën e Mishel Platinisë, edhe pse futbolli ndante shtratin me skedinën, nuk na hyri asnjë gjemb. Po tani, ku kemi gabuar me drejtuesit e rinj të UEFA-s, me ata që do të komandojnë sa të bëhen zgjedhjet? Ca thonë është vetëm fillimi i dënimit për 3-pikëshin e Beogradit, atëherë kur festuam gjatë, ngaqë shtrimë në tapet UEFA-n. Ka edhe një shpjegim tjetër, i cili shkon në favorin tonë: shyqyr që janë marrë vetëm me Skënderbeun, pale sikur ta kishin hapur lojën edhe me ekipet e tjera. Të gjithë e kemi ditur se çfarë ndodh para syve tanë, por kur ta thotë UEFA duket sikur nuk kemi qenë prezent.

Tani bëjmë sikur habitemi me shifrat që kanë qarkulluar, me ndeshjet që janë përshirë nga "magjia e zezë", me personat që ata kanë përmendur, me kompanitë e basteve që kanë pasur binjakëzim. Prapëseprapë, "çunat e raportit" kanë bërë një lojë jo fort të sinqertë kur na servirin emra të ndryshëm në skemën e kësaj antiloje, por nuk përmendet presidenti Duka.

Njeriu që mori shumë lavde dhe bekime kur na çoi në Europian, shefi që u pagëzua si "magjistar" kur na hipi në tapetin e kuq, ka meritë të madhe që po na zbret në tapetin e zi. Logjika është e thjeshtë: për moshën e re të Skënderbeut, dosja është tepër e madhe. Po sikur të krijonin dhe një dosje tjetër për tërë sistemin e futbollit, në dekadën e fundit.

Prandaj, kemi arsye të themi: "Rroftë UEFA!". Pastaj, mos harroni, shpejt janë zgjedhjet në UEFA dhe "babi Blater" ka paralajmëruar se një manekin slloven, i telekomanduar, po bëhet gati të marrë fronin e futbollit. A nuk e meriton edhe votën tonë, kur po na bëjnë kaq ndere…

Marrë nga gazeta Panorama-Sport

The post Nga lavdia e Francës, te ferri i trukimeve! appeared first on INSAJDERI.

Mësohet shkalla e rihterit të tërmetit të sotëm në Shkup

Posted: 12 Sep 2016 08:25 AM PDT

Ndonëse me intensitet më të ulët se ditën e djeshme, sipas portalit nga Maqedonia, "Zhurnal", qytetarët tashmë janë mësuar se gati çdo orë po ndodh një dridhje toke, përcjellë Insajderi.

Raportohet se tërmeti i fundit që ndodhi rreth orës 14:19, kishte magnitudë 3.7 shkallë të riterit, derisa epiqendra ishte në veriperëndim të Shkupit saktësisht në afërsi të fshatit Cërshevë.

Ndërkaq në rreth orës 11:50 ishte regjistruar tërmet tjetër me magnitudë prej 2.3 shkallësh. /Insajderi.com

The post Mësohet shkalla e rihterit të tërmetit të sotëm në Shkup appeared first on INSAJDERI.

Presidenca sqaron mungesën e Thaçit në organizimin e BIK-ut

Posted: 12 Sep 2016 08:18 AM PDT

Për dallim nga drejtues të institucioneve të tjera dhe të partive politike, në pritjen e organizuar nga BIK për urimet për Kurban Bajram nuk është shfaqur as presidenti as ndonjë përfaqësues i Presidencës.

Liderë institucionalë e përfaqësues të partive politike kanë uruar sot Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës në pritjen e organizuar nga kjo e fundit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ata janë pritur nga zëvendësi i kryetarit të BIK-së, Reshat Mexhiti. /Insajderi.com

The post Presidenca sqaron mungesën e Thaçit në organizimin e BIK-ut appeared first on INSAJDERI.

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Posted: 12 Sep 2016 08:13 AM PDT

Dy futbollistët shqiptarë që u futën në 11-shën më të mirë janë Ezgjan Alioski që paraqitet me Maqedoninë dhe Benjamin Kololli, anëtari i ri i Kosovës.

Kololli shënoi 2 gola në ekstremet e ndeshjes që Lozana fitoi 5-0 ndaj Vaduzit në shtëpi. Ai gjeti rrjetën e parë dhe të fundit të takimit, në minutën e parë dhe në minutën e dytë të shtesës.

Ndërkohë Alioski shënoi golin e parë të Luganos në fitoren 0-2 në transfertën e St. Gallen. Ai gjeti rrjetën në minutën e 6 të takimit.

eygja

Ndërkohë futbollistët shqiptarë të kombëtares kuqezi që luajnë në Zvicër, Xhaka i Bazelit dhe Hyka i Lucernës, nuk u paraqitën në nivelet për të arritur një vend në formacionin e javës. /Insajderi.com

The post Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër appeared first on INSAJDERI.

Konservatorët në Kroaci fitojnë zgjedhjet e parakohshme

Posted: 12 Sep 2016 08:04 AM PDT

Sipas rezultateve finale, Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ) ka siguruar 61 nga 151 ulëset e Parlamentit.

Social-Demokratët kanë dalë në vendin e dytë, me 54 ulëse.

Partia reformatore Most, ndërkaq, ka dalë e treta me 12 ulëse, por mund të luajë rol vendimtar.

Zgjedhjet e parakohshme janë mbajtur më 11 shtator, pasi qeveria e udhëhequr nga HDZ-ja ka rënë në qershor.

Koalicioni HDZ-Most ka kolapsuar pas më pak se gjashtë muajsh në pushtet, për shkak të grindjeve për reformat në administratën publike dhe emërimet qeveritare.

Bashkimi Evropian do që Kroacia, anëtari më i ri i tij, të zbusë borxhin e lartë publik, të ulë deficitin buxhetor, të ristrukturojë adiministratën publike dhe të përmirësojë klimën biznesore, me qëllim rritjen e ekonomisë, e cila ende dominohet nga ndërmarrjet shtetërore.

The post Konservatorët në Kroaci fitojnë zgjedhjet e parakohshme appeared first on INSAJDERI.

Dua Lipa publikon videoklipin e ri [video]

Posted: 12 Sep 2016 07:38 AM PDT

Dua Lipa ka lansuar videoklipin e këngës së saj më të re Blow Your Mind (Mwah).

Kënga është lansuar para publikimit të albumit me të njëjtin titull të paralajmëruar për 10 shkurt 2017.

Paraprakisht këngëtarja nga Kosova me famë botërore do të mbajë një turne koncertesh në Britani të Madhe dhe Skoci.

Ndalesa e parë e saj do të jetë më datën 05 tetor në Dublin, për të vazhduar më 7 tetor në Manchester, 9 tetor në Birmingem dhe më 10 tetor në Londër.

The post Dua Lipa publikon videoklipin e ri [video] appeared first on INSAJDERI.

Futbollisti shqiptar nga Australia e ëndërron Kosovën

Posted: 12 Sep 2016 07:31 AM PDT

Ai është Labinot Haliti, futbollisti i njohur i Newcastlë Jets, i cili në një intervistë me portalin australian "Smh.au.com", ka thënë se qëllim i tij është përfaqësimi  i Kosovës në të ardhmen.

"A do të doja të luaja për Kosovën? Do të gënjeja sikur të thosha jo. Unë kam lindur në Kosovë, familjen e kam atje dhe synimi im është të luajë një ditë për vendin tim. Unë kur e kam vizituar familjen kam pasur kontakte edhe me njerëz të Federatës", ka deklaruar Haliti, raporton Insajderi.

"Njëherë dua të kthehem në formë të mirë me klubin, por pastaj një nga qëllimet e mija është edhe skuadra përfaqësuese e Kosovës", ka thënë Haliti.

Haliti luan në kampionatin australian prej më shumë se 6 vitesh. Ai ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë, por asnjëherë nuk është paraqitur me Australinë.

30-vjeçari ka pasur aventura të shkurtra edhe në Evropë, me Teutën e Durrësit dhe skuadrën nga Polonia Lsk Lodz. /Insajderi.com

The post Futbollisti shqiptar nga Australia e ëndërron Kosovën appeared first on INSAJDERI.

10 shqiptarë që kanë bërë gjëra të mëdha, sipas gazetës “Blick”

Posted: 12 Sep 2016 07:15 AM PDT

Gazeta Blick, njëra nga më të lexuarat në Zvicër, ka përmbledhur një listë të 10 shqiptarëve të famshëm, të cilët kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme në gjithë botën.

Shkas, kjo gazetë ka marrë nga shenjtërimi i humanistes shqiptare, Nënë Tereza, që ndodhi një javë më parë në Vatikan.

'Blick' shkruan se Shën Tereza nuk është shqiptarja e vetme që duhet ta njihni, përcjell Express, transmeton Insajderi.

Kjo gazetë të parin pas Gonxhe Bojaxhiu e rendit heroin Gjergj Kastrioti.

sken

"Skenderbeu ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Evropës së krishterë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15", shkruan e përditshmja zvicerane.

Të dytët në listë janë vëllezërit John dhe James Belushi – aktorë të njohur në SHBA. Vëllai i madh John vdiq në vitin 1982, shkruan 'Blick', derisa James që vazhdon aktrimin, disa herë ka përsëritur për origjinën e tyre shqiptare.

jim-an

Rita Ora vjen pas tyre. Për të gazeta në fjalë përmend faktin se ajo ka lindur në Prishtinë, e që më pas prindërit e saj emigruan në Londër, e që pas disa viteve vajza e tyre u bë e famshme në gjithë botën për hitet e saja "Hot Right Now", "RIP", "How we do", etj..

rita ora

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, është shqiptari tjetër i famshëm. Sot një reper amerikan, më parë ai ka punuar si kuzhinier.

acti

E pesta radhitet Era Istrefi. 'Blick' për erën shkruan se është gjeni në muzikë. E ardhur nga Kosova, ajo tash krahasohet me emrat më të mëdhenj të muzikës si Rihanna dhe Sia.

eraistrefi-690x404

Pas Erës, natyrisht se në këtë listë nuk bën të mungoi Bebe Rexha.

Sipas të përditshmes zvicerane, nëse ju se keni dëgjuar ende ndonjë këngë të Bebe Rexhes, gjithsesi keni dëgjuar një që ajo e kompozuar – duke aluduar në hitin e krijuar nga shqiptarja, "Monster" të interpretuar nga Eminem dhe Rihanna.

bebe

Balerini amerikano-shqiptar, fitues i edicionit të 15'të të 'Dancing with the Stars' në SHBA, Tony Davolani është i shtati në këtë radhitje.

Pasur nga një tjetër artiste, shqiptaro-amerikane. Eliza Dushku renditet e 8-ta.

toni

I para fundit ndodhet Patrick Nuo. "Huh, është zviceran", do të pyesni, shkruan Blick. Por, gazeta përkujton se ai vjen nga Kosova. Nuo, sipas 'Blick', albumi i parë 'Welcome', i të cilit debutoni në Top 20'she në Gjeramni e Zvicër, tash e disa vite jeton në Los Angeles, pas sukseseve si kantautor dhe anëtar i jurisë në 'DSDS'.

pati

E listën e përmbyllin, talentet e futbollit Behrami, Shaqiri, Xhaka & Co. – që edhe pse me prejardhje shqiptare, gazeta zviceriane i quan "Futbollistët tanë”..

Ndonëse ata e përmbyllin listën, si të 10-it shqiptarë që bënë gjera të mëdha, 'Blick' i falënderon ata për angazhimin e tyre në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll – që së fundi ishin edhe pjesë e Euro 2016.

zvicrra

The post 10 shqiptarë që kanë bërë gjëra të mëdha, sipas gazetës “Blick” appeared first on INSAJDERI.

BE diskuton sërish në tetor heqjen e vizave për Kosovën

Posted: 12 Sep 2016 06:57 AM PDT

Çështja e futjes së një regjimi pa viza për Kosovën, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë do të parashtrohet në takimin e ministrave të brendshëm në Luksemburg, më 13 dhe 14 tetor, raporton agjencia e lajmeve ruse Tass.

Ndërsa sipas Tass, Ukraina ka ende shumë probleme, shkruan Klankosova.tv, transmeton Gazeta Online Insajderi.

BE-ja është duke zhvilluar një mekanizëm sa i përket liberalizimit të vizave për këto vende, në bazë të cilit do të mundësohet lëvizja e lirë për shtetet e lartpërmendura. /Insajderi.com

The post BE diskuton sërish në tetor heqjen e vizave për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Edita Tahiri këmbëngul se marrëveshja për tabelat e veturave është arritur

Posted: 12 Sep 2016 06:25 AM PDT

Ministria për Dialog ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në Bruksel do të vazhdojnë takimet e nivelit teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në agjendë të këtyre takimeve do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.

Ministrja Edita Tahiri ka insistuar sërish se marrëveshja për reciprocitet me tabelat e veturave mes dy shteteve është arritur, edhe pse një gjë e tillë shtë mohuar nga zyrtarë të BE-së.

"Ministrja Edita Tahiri, njëherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar, ndërsa në takimin e nesërm takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës", thuhet në komunikatë.

Ndërsa në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, thuhet tutje në komunikatë./Insajderi.com

The post Edita Tahiri këmbëngul se marrëveshja për tabelat e veturave është arritur appeared first on INSAJDERI.

United me të hyra rekorde këtë vit

Posted: 12 Sep 2016 06:12 AM PDT

Manchester United ka njoftuar se gjatë vitit 2016 ka pasur të hyra rekorde , që kapin shumën prej 515 milionë funteve.

Kështu, United bëhet ekipi i parë anglez që fiton më shumë se gjysmë miliardi funte në një vit të vetëm, shkruan Sky Sports.

Të hyrat e klubit u rritën pasi fituan Kupën FA për herë të 12-të, dhe po ashtu për shkak të shtimit në fitim me shitjen e të drejtave televizive si dhe me nënshkrimin e 14 marrëveshjeve me sponsorë të ndryshëm./Insajderi.com

The post United me të hyra rekorde këtë vit appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more