Skip to main content

INSAJDERI: “Bashkimi Evropian ndodhet në një krizë ekzistenciale” plus 19 more

INSAJDERI: “Bashkimi Evropian ndodhet në një krizë ekzistenciale” plus 19 more


Bashkimi Evropian ndodhet në një krizë ekzistenciale

Posted: 14 Sep 2016 10:09 AM PDT

Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker e sheh BE në një krizë ekzistenciale. Shtetet anëtare flasin tepër shpesh vetëm për interesat e tyre nacionale, tha ai në një fjalim për gjendjen e BE.

Dalja nga BE e Britanisë së Madhe nuk është për Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker fillimi i një procesi shpërbërjeje të Evropës. Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e britanikëve, “por Bashkimi Evropian nuk ndodhet i kërcënuar në stabilitetin e tij”, tha Juncker në fjalimin e tij për gjendjen e BE para Parlamentit Evropian në Strasburg. Disa zhvillime megjithatë të lënë të kuptosh se “pjesërisht ne kemi të bëjmë me një krizë ekzistenciale të BE”.

Junckeri i kritikoi qeveritë e BE se u japin shumë shpesh interesave nacionale përparësi: “Numri i sektorëve në të cilët ne punojmë me solidaritet është tepër i vogël.” Ai paralajmëroi që kjo çon ujë në ullirin e populistëve. “Populizmi nuk zgjidh probleme – përkundrazi: populizmi krijon probleme.” Dy ditë para takimit të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive për të ardhmen e Bashkimit Evropian Junckeri kërkoi “një pasqyrë të ndershme të gjendjes” dhe më tepër përpjekje kundër papunësisë dhe për një Evropë më sociale.

The post Bashkimi Evropian ndodhet në një krizë ekzistenciale appeared first on INSAJDERI.

Glauk Konjufcës i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak

Posted: 14 Sep 2016 09:25 AM PDT

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lenë në fuqi masën e arrestit shtëpiak ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke refuzuar si të pa bazuar  ankesa e mbrojtësit të tij.

Po ashtu, siç njofton Gjykata e Apelit, Konjufcës i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale " përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm".

"Gjykata e Apelit  vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejt kur  të pandehurit ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, me qellim të parandalimit të përsëritjes se veprës penale, dhe vazhdimit me sukses të procedurës penale", thuhet në një komunikatë për media.

Glauk Konjufca kishte hedhur gaz lotsjellës gjatë një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe është arrestuar.

Partia e tij, Vetëvendosje, përmes një komunikatë për media, po ashtu ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e ndalimit edhe për gjashtë aktivistë të saj, të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

"Përderisa, gjashtë të arrestuarit po mbahen pa asnjë provë e asnjë argument, krejtësisht të pafajshëm, Gjykata sot, përmes gjuhës së shkeljes të së drejtës, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për t'ua hequr atyre masat e ndalimit", thuhet në komuniaktën e VV-së.

 

 

The post Glauk Konjufcës i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak appeared first on INSAJDERI.

Kosova ndanë miliona për kishat ortodokse serbe

Posted: 14 Sep 2016 09:19 AM PDT

Kosova ka ndarë miliona euro për riparimin e kishave serbe, të dëmtuara në trazirat e marsit të vitit 2004.  Vetëm për tre vjet, janë ndarë afër 1 milion euro buxhet për Kishën Ortodokse Serbe.

Përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe në Kosovë, thonë se autoritetet e Kosovës kanë bërë mjaft në riparimin e faltoreve ortodokse serbe, të rrënuara apo dëmtuara gjatë periudhës së pasluftës në vend, por sipas tyre, situata ende nuk është krejtësisht e kënaqshme.

Pak kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, kanë qenë të shembura apo dëmtuara rreth 150 faltore dhe manastire ortodokse serbe, përfshirë edhe 35 objekte të tilla të dëmtuara gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, thonë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Sava Janjiq, igumen në Manastirin e Deçanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës kanë qenë korrekte gjatë riparimit të objekteve të dëmtuara në vitin 2004, por jo edhe për ato objekte të cilat janë shkatërruar apo dëmtuar menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, e që sipas tij, kanë qenë më të shumta në numër.

"Fatkeqësisht, aty ku nuk jeton më popullata serbe dhe prej ku i është dashur të largohet pas konflikteve të armatosura, aty nuk ka riparime. Por, në shumicën e mjediseve ku jetojnë serbët ose mjediset ku janë kthyer ata, është bërë riparimi”.

“Pas vitit 2004, kemi nisur procesin e riparimit. Kështu që, një numër, afërsisht rreth 70 për qind nga ato që kanë qenë të shkatërruara vetëm gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, janë riparuar. Ndër to janë edhe Faltorja e Kirilit dhe Metodit, Oborri i Vladianskit, në Prizren janë riparuar kishat, pastaj edhe Famullia në Pejë, në Vushtrri dhe në Prishtinë", ka thënë Janjiq.

Por, Janjiq, ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk kanë treguar gatishmëri për riparimin e trashëgimisë së dëmtuar ndërmjet viteve 1999 deri në vitin 2004, ndër të cilët janë: Manastiri i Shën Markut në Prizren, Manastiri i Tre shenjtorëve te Suhareka, Kisha e Zonjës së Bekuar nga shekulli i 14 në Mushtisht, Manastiri në Viti, si dhe Kisha e Tre shenjtorëve ndërmjet Klinës dhe Pejës.

Në anën tjetër, Ndue Ukaj, shef i kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të qeverisë së Kosovës, Kujtim Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri kujdeset për trashëgiminë në Kosovë, pa ndonjë dallim.

Sipas tij, për çdo vit, ndahet buxhet i veçantë për këtë pjesë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

"Në vazhdimësi ne kemi treguar dhe kemi dëshmuar se e ruajmë trashëgiminë kulturore të Kosovës, si pasuri të Kosovës, e po ashtu edhe të gjitha objektet që i përkasin komunitetit serb në Kosovë, sepse ato janë vlerë e Kosovës. Ne në vazhdimësi kemi investuar që t'i riparojmë dhe t'i kthejmë në gjendje normale. E njëjta gjë vazhdon edhe tani dhe Ministria e Kulturës, në vazhdimësi, ka rritur buxhetin për këto objekte të rëndësisë së veçantë për Kosovën", tha Shala.

Kuvendi i Kosovës, menjëherë pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004, kishte ndarë 3.5 milion euro për renovimin e objekteve fetare të dëmtuara gjatë këtyre trazirave.

Deri në vitin 2010 ky buxhet është rritur në 10 milionë euro. Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë theksuar se sivjet janë ndarë 120 mijë euro për Kishën Ortodokse Serbe.

Në projektimin e buxhetit për vitin 2017 janë ndarë 380 mijë euro ndërkaq për vitin 2018 janë ndarë 420 mijë euro. Megjithatë, Ukaj ka theksuar se nuk ekziston një bashkëpunim i mirë kur bëhet fjalë për shpenzimin e këtyre mjeteve për shkak se, siç ka thënë ai, pala tjetër refuzon të bashkëpunojë.

Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismajl Hasani, aktualisht anëtar i Këshillit drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, thotë për Radion Evropa e lirë se shteti i Serbisë, në mënyrë të pandërprerë është duke zhvilluar propagandë për, siç thotë ai, kinse rrënimin e vazhdueshëm të objekteve dhe monumenteve kulturo-historike të proviniencës së krishterë në Kosovë.

"Unë me përgjegjësi profesionale e them se – përjashto vitin 2004 ku kishte disa demolime të objekteve të kultit – jo vetëm që nuk janë rrënuar objektet e kultit të krishterëve dhe faltoret e ndryshe, pa marrë parasysh, por, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë dhe ka investuar mjete nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës për renovimin dhe mirëmbajtjen e këtyre monumenteve kulturo -historike, të cilat janë në Kosovë, pa marrë parasysh se të cilave entitete etnike janë".

Megjithëkëtë, Igumeni Janjiq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe në Kosovë, në vazhdimësi e njofton opinionin lidhur gjenden në terren. Sipas tij, në këtë drejtim edhe Zyra për Kosovën e Qeverisë Serbe ka bërë një publikim.

Ai ka thënë se kisha që ai përfaqëson është e orientuar kah riparimi i objekteve dhe se janë optimist në këtë drejtim, për shkak se, siç tha ai, ka kaluar koha e dhunës dhe objektet fetare që janë shkatërruar duhet të riparohen, në mënyrë që të funksionojnë normalisht

The post Kosova ndanë miliona për kishat ortodokse serbe appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i Komisionit Evropian propozon një seli ushtarake për Evropën

Posted: 14 Sep 2016 09:09 AM PDT

Bashkimi Evropian ka nevojë për një seli ushtarake, për të pasur mundësi të punojë drejt një force të përbashkët ushtarake. Kështu ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përpara europarlamentarëve në Strasburg.

Ai tha se mungesa e një "strukture të përhershme" rezulton në shpërdorimin e parave në misione të shumta.

Një pjesë e mirë e fjalimit të përvitshëm mbi gjendjen e Bashkimit Evropian iu dedikua votës së papritur të Britanisë së Madhe për daljen nga BE-ja.Ai këmbënguli se blloku nuk është në rrezik, ndërkohë që bëri thirrje që negociatat për "Brexit"-in të fillojnë e të mbarojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ishte pikërisht rezultati i referendumit, ai që nxiti më shumë shtysën për të planifikuar një bashkëpunim më të gjerë në fushën e mbrojtjes, sepse Britania ka kundërshtuar gjithmonë potencialin e një konflikti interesash me NATO-n, njofton tch. Por Juncker tha se një forcë e përbashkët ushtarake "do të ishte plotësuese e NATO-s".

"Më shumë mbrojtje në Evropë nuk do të thotë më pak solidaritet transatlantik".

Sipas tij, një fond i përbashkët për mbrojtjen evropiane do të stimulonte kërkime ushtarake dhe zhvillime më të mira.

The post Presidenti i Komisionit Evropian propozon një seli ushtarake për Evropën appeared first on INSAJDERI.

Bashkimi kombëtar ndanë kryetarët e Tiranës dhe Prishtinës

Posted: 14 Sep 2016 08:58 AM PDT

 

Shpend Ahmeti po e shëtiste nëpër qytet homologun e tij nga Tirana, Erion Veliaj, të martën pasdite, kur u ndalën nga autori i emisionit "Me Shukin" për t'i pyetur rreth tri këshillave që ata i japin njëri-tjetrit.

Këshilla e parë e Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës pë kryetarin e Prishtinës, ishte e qartë.

"Mos u merr me politikë të madhe, merru me qytetin", tha Veliaj, teksa vazhdoi të sugjerojë Ahmetin të luaj më shumë basketboll dhe të vijë më shpesh në Tiranë.

E këshillat e Ahmetit ishin pak a shumë të njëjta.  E këshilloi atë të hante më pak dhe ta vizitonte më shpesh Prishtinën.

"Merru me politika më të mëdhaja", tha Ahmeti, duke shkaktuar të qeshura.

Por këto të qeshura shkojnë përtej një mospajtimi për "politikë".

Kur kryetarët e dy kryeqyteteve shqiptare, Prishtinës dhe Tiranës, e këshilluan njëri tjetrin që që të merren apo jo me politika të mëdha, e kishin fjalën për angazhimin politik, që tejkalon pozitën e tyre, si kryetar të një institucioni lokal dhe jo qendror.

Por është një detaj tjetër me të cilin të dy kryetarët e komunave nuk pajtohen. E ky detaj ka të bëjë me "politika të mëdha" apo çështja e bashkimit kombëtarë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndasitë në këtë pikë janë të mëdha. Këto ndasi kanë rënë në sy, pikërisht në ditën e dytë të vizitës së Veliajt në Prishtinë.

Përderisa për Ahmetin, bashkimi kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është një ideal për të cilin klasa politike ekzistuese që drejton shtetin e Kosovës e ka harruar dhe se vetëm partia në të cilën ai është, Vetëvendosje punon sinqerisht për të arritur këtë çështje.

Bashkimin me Shqipërinë, Ahmeti e kishte quajtur si "të drejtë natyrale" e cila duhet të ndodhë. Madje në një intervistë vitin

"Unë do të punoj drejt fuqizimit të Republikës së Kosovës që ta kemi të drejtën e vetëvendosjes", kishte thënë Ahmeti për emisionin "Republika".

Por homologu i Ahmetit, Erion Veliaj, të mërkurën dha një ide krejtësisht tjetër mbi këtë temë.

Sipas Veliajt, kryetarët e Prishtinës dhe Tiranës, duhet fokusuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve para fjalimeve për bashkim kombëtar.

"Për mua është një absurd të flasim për komb të madh nëse ne na vdesin njerëzit nga ndotja e mjedisit", tha Veliaj në takimin përmbyllës me homologun nga Prishtina.

Të dy kryetarët paralajmëruan një takim rajonal me kryetarët e komunave të Preshevës, Tetovës dhe Ulqinit. Takimi do të mbahet më 26 dhe 27 nëntor në Tiranë ku sipas kryetarëve do të diskutohen temat e urbanizimit, inovacionit, investimeve, transportit publik dhe mjedisit.

"Ideja e takimit të pesë bashkive për të shkëmbyer përvojat, mendoj se është një ide shumë e qëlluar. Kemi shumë ide që i marrim nga popujt e perëndimit por mentalitetin e popullit tonë nuk e njeh askush më mirë se vetë ne, prandaj është shumë i mirë ky organizim ndërshqiptar," tha Ahmeti.

Ndërkaq Veliaj tha se ky takim paraqet një hap konkret dhe praktik drejt bashkimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve shqiptarë.

"Kur ne propozojmë të bëjmë një takim të komunave ku jeton një e treta e popullit tonë në rajon, unë besoj se kjo është shumë më praktike se të gjithë nacionalizmat që ne mund të dëgjojmë. Nëse ne arrijmë që përmes kësaj platforme të rrisim cilësinë për një të tretën e popullsisë shqiptare në rajon, unë besoj që ky në të vërtetë është një bashkim dhe kontribut konkret," deklaroi Veliaj.

The post Bashkimi kombëtar ndanë kryetarët e Tiranës dhe Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Hapet Qendra e Mjekësisë familjare në ish-objektin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë

Posted: 14 Sep 2016 08:44 AM PDT

Komuna e Prishtinës ka hapur të mërkurën Qendrën e Mjekësisë familjare në Tophane, në objektin ku më parë ka qenë e vendosur Gjykata e Qarkut

Në hapje të kësaj qendreje, përveç Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe Drejtorit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Komunës së Prishtinës, ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tophane "tanimë janë sipas standardeve më bashkëkohore."

"Duke e pasur parasysh edhe angazhimin e stafit profesional, tani e tutje qytetarëve do t'iu ofrohen shërbime shumë më cilësore", thuhet në një njoftim të Komunës./Insajderi.com

 

 

The post Hapet Qendra e Mjekësisë familjare në ish-objektin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Luis Enrique: Messi zgjedhë vetë kur dhe sa luan

Posted: 14 Sep 2016 08:37 AM PDT

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se lojtari më i mirë i botës, Lionel Messi, "komandon" vetë tek Barcelona.

Duke folur për përgatitjen e futbollistëve në fillim të këtij stinori, ndërsa i pyetur rreth asaj se a do të vazhdojë ta kursejë Messin, trajneri spanjoll ka thënë se nuk ka kompetencë mbi të.

"Unë dua që Leo të luajë të gjitha minutat e mundshme. Mesi komandon këtu. Ai e përcakton vetë se sa minuta do qëndrojë në fushën e lojës. Për mua, uroj që të jetë nga fillimi në fund, pasi lojtarë të atij niveli nuk kanë nevojë për këshilla apo vendime të trajnerit", ka thënë ai.

Messi shënoi tre gola në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Celticut./Insajderi.com

The post Luis Enrique: Messi zgjedhë vetë kur dhe sa luan appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Kelmendit

Posted: 14 Sep 2016 08:32 AM PDT

Policia e rajonit të Gjakovës ka njoftuar se është arrestuar personi i cili dyshohet të ketë kryer vrasjen e Enver Kelmendit më 12 shtator.

Zëdhënësja e rajonit të Gjakovës, Lirije Podrimaj përmes një komunikate ka bërë të ditur se i dyshuari i arrestuar është 41 vjeçari nga Malisheva.

"Sot me datë 14.09.2016 pas një pune intensive operativo hetimore, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar. Personi i dyshuar është : N.K shqiptar/ kosovar i moshës 41 vjeçar nga komuna e Malishevës", ka sqaruar ajo.

Po ashtu, bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, njofton televizioni publik.

Ndryshe, me datë 11.09.2016 në ora 18:00 stacioni policor në Malishevë kishte  marrë  informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë Komuna e Malishevës , ndërsa me datë 12.09.2016 në ora 17:25 viktima është gjetur  pa shenja jete në automjetin e tij në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune.

 

 

The post Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Kelmendit appeared first on INSAJDERI.

Policia konfirmon suspendimin e policëve që nuk e kontrolluan Grabovcin

Posted: 14 Sep 2016 07:52 AM PDT

Mos kontrollimi i veturës së deputetit Adem Grabovci, në momentin e hyrjes në Prokurorinë Speciale të Kosovës, aty ku të mërkurën është marrë në pyetje për shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, u ka kushtuar me suspendim 3 policëve kosovar.

Disa minuta pas raportimit të Insajderit, Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin, duke thënë se pas konstatimit lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë të caktuar në detyrë, janë ndërmarrë të gjitha "veprimet e nevojshme procedurale ndaj atyre zyrtarëve policorë të cilët dyshohen se kanë neglizhuar punën e tyre me rastin e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive me rastin e qasjes dhe qendrimit në objekte."

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut, Hoxha, ndaj "zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar punën e tyre është ndërmarr masa e suspendimit prej 48 orë me pagesë dhe është iniciuar procedura e brendshme disiplinore, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren sipas proceduarave të parapara ligjore në fuqi.” /Insajderi

Suspendohen tre policë që nuk e kontrolluan veturën e Adem Grabovcit

Policia konfirmon suspendimin e policëve që nuk e kontrolluan Grabovcin

The post Policia konfirmon suspendimin e policëve që nuk e kontrolluan Grabovcin appeared first on INSAJDERI.

Grabovci merr në thua pas ballafaqimit me prokurorët

Posted: 14 Sep 2016 07:50 AM PDT

Adem Grabovci ka marrë në thua të mërkurën paradite. Për pak është rrëzuar pas ballafaqimit me ekipin e prokurorëve të drejtuar nga Drita Hajdari.

Grabovci ka qenë i ftuar për t'u marrë në pyetje lidhur me hetimet kundër tij që kanë nisur pas publikimit të përgjimeve nga Insajderi. Ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e Prokurorisë lidhur me veprimet e tij inkriminuese gjatë viteve 2011-2012.

I dyshuari për cenim të të drejtave të barabarta të qytetarëve të Kosovës dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, është përpjekur ta mbulojë stresin me batuta, gjatë përballjes me pyetjet e gazetarëve.

"Kam ardhë me i emëru do prokurorë", ka thënë ai teksa i dridhej zëri.

Në fakt, Grabovci në Prokurori ka qenë i ftuar pikërisht për veprime që janë emërimet e zyrtarëve, drejtorëve e anëtarëve të bordeve. Veprimet e tij janë bërë bazë për nise të hetimeve penale.

Grabovci, është larguar nga hyrja e Prokurorisë, duke e autorizuar avokatin e tij që të flasë për rastin.

E, avokati Florent Latifaj, ka thënë se Grabovci ka kërkuar sqarime se pse nuk janë shkatërruar përgjimet sic parashihet me ligj.

Latifaj ka deklaruar se klienti i tij ka folur për punën e tij dhe të dhënat personale, por nuk është pyetur për veprimet që dëshmohen në përgjime, ka refuzuar të flas.

"Nuk mundemi me u përgjigj për diçka që nuk mundet me u konsideru provë në procedurë penale. S'munden me u përdorë si provë, sipas neve. Prokuroria mundet me mendu ndryshe", ka thënë Latifaj.

Ai ka thënë se i është drejtuar dy herë EULEX-it por nuk kanë marrë përgjigje.

"Ne do të kërkojmë edhe një herë pastaj do t`i drejtohemi gjyqtarit të procedurës paraprake që të marrë vendim se a munden këto përgjime me shërby ende apo duhet me u asgjësu", ka insistuar ai.

Grabovci merr në thua pas ballafaqimit me prokurorët

https://www.youtube.com/watch?v=6ckbmBGVv7c

Prokuroria nga ana tjetër thotë se hetimet kundër Grabovcit do të vazhdojnë, pavarësisht refuzimit të tij për t'u deklaruar. Kanë thënë se hetimet pritet që së shpejti të zgjerohen edhe kundër personave tjerë të cilët tashmë i kanë identifikuar.

"Ju informoj se në seancën e sotme Adem Grabovci ka deklaruar që nuk do të deklarohet për veprat penale për të cilat ngarkohet derisa nuk merr përgjigje nga EULEX-i se përse nuk janë shkatërruar përgjimet kundër tij", ka thënë Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit.

Kozmaqi ka thënë se prokurorët e rastit e kanë njoftuar Grabovcin se kjo konsiderohet si mbrojtje në heshtje dhe se pavarësisht nga qëndrimi i tij, hetimi kundër do të vazhdojë.

Prokuroria ka thënë se përgjimet janë të ligjshme sepse janë nxjerr me vendim të Gjykatës.

"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka siguruar Urdhrat gjyqësore në bazë të cilëve janë bërë përgjimet. Ka siguruar CD- të e përgjimeve dhe transkriptet e tyre dhe pasi që është siguruar se këto përgjime janë ligjore dhe se nuk kanë qenë të përfshira në rastin e ashtuquajtur 'MTPT' ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit kundër Adem Grabovcit për dy vepra penale", ka sqaruar Grabovci.

Kësisoj, Prokuroria ka hedhur poshtë pretendimet e Grabovcit.

Prokuroria ka thënë se është duke punuar për identifikimin e personave të tjerë të involvuar në kryerjen e veprave penale.

Nëse Adem Grabovci nuk paraqitet të mërkurën në Prokurori në ora 10: 00, atëherë Prokuroria pritet të urdhërojë sjelljen me forcë për ta marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Grabovci po hetimet për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012. Hetimi ka nisur 26 ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Insajderi të Adem Grabovcit, me zyrtarët tjerë të lartë shtetëror e partiak, përfshirë presidentin Hashim Thaçi.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se vendimi për hetim është bazuar në ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se  i pandehuri Adem Grabovci, si person zyrtar, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, gjatë vitit 2011 e tutje, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për ta siguruar pushtetin politik dhe ndikimin mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka thënë se sipas njohurive të deritanishme të Prokurorit të Shtetit, Grabovci, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo persona të tjerë, me dashje ka shkelur ligjet dhe procedurat e punësimit dhe përzgjedhjes së drejtorëve dhe anëtarëve të trupave menaxhuese të ndërmarrjeve publike, të agjencive të pavarura dhe institucioneve të tjera, duke siguruar në këtë mënyrë punësimin kundërligjor për një numër të caktuar të personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, po ashtu, ka dyshim të arsyeshëm se Grabovci, me veprimet e përshkruara më lartë, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera pozitive, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike të Republikës së Kosovës./Insajderi.com

Suspendohen tre policë që nuk e kontrolluan veturën e Adem Grabovcit

Grabovci merr në thua pas ballafaqimit me prokurorët

The post Grabovci merr në thua pas ballafaqimit me prokurorët appeared first on INSAJDERI.

Suspendohen tre policë që nuk e kontrolluan veturën e Adem Grabovcit

Posted: 14 Sep 2016 06:48 AM PDT

Njëri prej policëve që bënte roje të mërkurën paradite, zotohej se Adem Grabovci nuk do të futej me veturë deri tek hyrja e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

"Jo nuk mundet me hy atje se e kemi ç'kap shtetin", thotë ai pas sqarimit se ku mund të qëndronin gazetarët që po e prisnin Adem Grabovcin, i cili do të merrej në pyetje nga Prokuroria.

Pak minuta më vonë, ky zyrtar i hapë laurën veturës luksoze të Grabovcit për ta çuar deri në hyrje të objektit të Prokurorisë.

Vetura e tij është e vetmja që nuk iu nënshtrua kontrollit të Policisë para hyrjes brenda kompleksit të organeve të shtetit që përfshin Prokurorinë, Policinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Moskontrollimi i veturës dhe hyrja brenda kompleksit, i ka kushtuar këtij zyrtari policor me suspendim nga detyra bashkë me dy kolegë të tij.

Burime nga Policia i kanë treguar Insajderit se policët janë suspenduar për këtë lëshim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

"Tre zyrtarët policorë janë suspenduar për shkak se kanë lejuar hyrjen e veturës e cila nuk duhej të lejohej. Përveç kësaj, vetura nuk është kontrolluar nga Policia siç parashihet me rregullat e sigurisë", ka thënë ky burim.

Deri tash Insajderi nuk ka mundur të marrë një konfirmim zyrtar nga Policia për suspendimin e këtyre tre zyrtarëve.

Këto veprime kanë ndodhur ditën e parë të marrjes në pyetje të Adem Grabovcit, i cili po hetohet për dy vepra penale. Hetimet kanë nisur pas publikimit të përgjimeve telefonike nga Gazeta Insajderi. /Insajderi.com

The post Suspendohen tre policë që nuk e kontrolluan veturën e Adem Grabovcit appeared first on INSAJDERI.

Konfiskohen 16 kilogramë drogë në një veturë serbe në Gjilan

Posted: 14 Sep 2016 06:45 AM PDT

Policia e Kosovës, të marten gjatë një kontrolle në një veturë Mercedes me targa të Republikës së Serbisë,  ka sekuestruar një sasi prej 16 kilogramëve me substancës narkotike.

Rasti ka ndodhur në rajonin e Gjilanit, gjatë të cilit policia ka arrestuar  S. B. (1954), si të dyshuar për veprën penale 'blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave, narkotike psikotrope dhe analoge'.

Përveç substancës narkotike të dyshuarit i janë konfiskuar edhe 370 euro, vetura  Mercedes dhe  4 telefona mobile.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë. /Insajderi.com

droge narko narkotik

The post Konfiskohen 16 kilogramë drogë në një veturë serbe në Gjilan appeared first on INSAJDERI.

Njihuni me personin që krijon dhe më pas i shet “funpage-t” e “VIP-ave” shqiptarë

Posted: 14 Sep 2016 06:27 AM PDT

Stiljan Kananaj është djali i cili ka gjetur një "punë" shumë fitimprurëse përmes rrjeteve sociale. I ftuar në programin "Wake Up" në Top Channel, Stiljano ka treguar se si krijon "funpage" të personazheve të njohur dhe më pas vendosë t'i shesë ato.

I pyetur se pse ka vendosur të hapë faqe të VIP-ave dhe më pas t'jua shesë atyre, ai është përgjigjur: "Është një punë fitimi për mua pasi kur hapet një faqe verifikimet nuk janë të nevojshme, por në momentin që ajo verifikohet, atëherë duhet të jetë personazhi i vërtetë pasi kërkohet kartë identiteti dhe prandaj më pas unë vendos t'i shesë", njofton Top Channel.

Po nga i erdhi kjo ide Stiljanos?! Ai ka zbuluar se nisi krejt rastësisht me banorët e "Big Brother", ku vuri re interesin e madh. Ai shton gjithashtu se në bisedat që bën me fansat e personazheve publik, ai shfaqet si menaxheri i faqes së personit në fjalë.

Dhe nëse doni të dini se sa lek është shitur faqja e Luana Vjollcës, e cila nuk është blerë nga ajo por nga një tjetër fans, vlera ka shkuar në 1800 euro.

The post Njihuni me personin që krijon dhe më pas i shet "funpage-t" e "VIP-ave" shqiptarë appeared first on INSAJDERI.

EULEX-i, i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në sfidat e sundimit të ligjit

Posted: 14 Sep 2016 06:04 AM PDT

Papadopoulou ritheksoi se "EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit", thuhet në komunikatën për media të EULEX-it.

Ajo po ashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX-it./Insajderi.com

The post EULEX-i, i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në sfidat e sundimit të ligjit appeared first on INSAJDERI.

Fillon zgjerimi i rrugës Podujevë-Prishtinë

Posted: 14 Sep 2016 05:49 AM PDT

Zyrtarisht sot kanë filluar punimet në zgjerimin e e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë, nga rrethrrotullimi Besi në drejtim të Podujevës.

Segmeti i parë, me një gjatësi prej 4.3 kilometrash do të kushtoj 3.9 milionë euro ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës Lutfi  Zharku.

Ministri i Infrastrukturës Zharku, gjatë përurimit të këtyre punimeve deklaroi se kjo rrugë një ndër projektet më të mëdha në Republikën e Kosovës.

"Sot po fillojmë vetëm segmentin e parë, kurse segmentet e tjera do t'i vazhdojmë në muajt në vijim. Kjo rrugë do të ketë katër korsi, trotuar, ndriçim, që do të thotë se po ndërtojmë një rrugë me standarde evropiane", theksoi ministri Zharku.

Ndërsa kryetari i Podujevës Agim Veliu tha se me rregullimin e kësaj rruge do të krijohen kushte më të mira për qarkullim, duke ndikuar edhe në zvogëlimin e numrit të aksidenteve me fatalitet.

"Gjithashtu do të kurset koha, mjetete financiare dhe do të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, bizneseve etj. Shpresojmë që punëkryesi do t'i kryejë punët sipas kontratës", tha Veliu. /Insajderi.com

The post Fillon zgjerimi i rrugës Podujevë-Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Juncker: Brexit nuk është fundi i Bashkimit Evropian

Posted: 14 Sep 2016 05:21 AM PDT

 

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kërkoi të mërkurën mbledhje për mbështetje ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se me referendum e Britanisë së Madhe goditet blloku.

Në përcaktimin e planeve të Komisionit për Mbretërinë e Bashkuar, Juncker theksoi se referendumi, ka ardhur si paralajmërim se BE-ja përballet me një betejë për mbijetesë kundër nacionalizmit në Evropë.

“Bashkimi Evropian nuk është i bashkuar mjaftueshëm “, tha Juncker Parlamentit Evropian në Strasburg.

Por theksoi se beson se blloku më i madh tregtar në botë mbetet ende një forcë e rëndësishme.

“BE-ja si e tillë nuk është në rrezik,” tha ai.

Sipas Juncker dëshmi për këtë është propozimi i fondit të ri të investimeve Evropiane nga ish-kryeministri i Luksemburgut, për dyfishimin e buxhetit për 630 miliardë euro deri në vitin 2022.

“Fondi i investimeve Evropiane do të sigurojë një total prej të paktën 500 miliard të investimeve deri në vitin 2020, dhe do të punojë për të arritur 630 miliardë deri në vitin 2022”, tha ai.  /Insajderi.com

The post Juncker: Brexit nuk është fundi i Bashkimit Evropian appeared first on INSAJDERI.

Ospina do të jetë portier i Arsenalit për Ligën e Kampionëve

Posted: 14 Sep 2016 05:12 AM PDT

Trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger, do t'ia besojë portën në ndeshjet e Ligës së Kampionëve portierit të dytë, David Ospina.

Në ndeshjen e mbrëmshme, kolumbiani ishte më meritori që Arsenali fitoi një pikë të vlefshme në Paris duke pritur raste të mira të sulmuesve kundërshtar.

Ëenger tha se Ospina është portier i klasit botëror edhe pse ishte kritikuar ashpër pas një gabimi që bëri vitin e kaluar kundër Olympiacos, shkruan The Guardian.

"Ne kemi një rregull që portierët e dinë.  Ata e dinë që kjo vlen për tërë stinorin.  Do të varet prej performojë së tij nëse ai do të jetë portieri i parë, por tani për tani, Ospina e meriton që ai të luaj edhe në ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve," ka thënë Wenger.

Francezi ka thënë se në ekipin e tij ka "dy portier të klasit botëror./Insajderi.com

The post Ospina do të jetë portier i Arsenalit për Ligën e Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

Raportohet për dy vajza të zhdukura në Kosovë

Posted: 14 Sep 2016 04:38 AM PDT

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Mitrovicë, ku një person ka raportuar se vajza e vet e moshës së mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./Insajderi.com

The post Raportohet për dy vajza të zhdukura në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Pak: Kushtet e BE-së i plotësojmë, por s’e njohim Kosovën

Posted: 14 Sep 2016 04:09 AM PDT

"Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe Presidenti i Serbisë nuk do e shkel atë. Serbia ushtarakisht është neutrale dhe nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Serbia i plotëson kushtet për hyrjen në BE, por nuk e njohim Kosovën dhe Metohinë", ka thënë Pak për Vecernje Novosti, transmeton Express.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth, ka thënë se para anëtarësimit të Serbisë në BE, çdo gjë duhet të qartësohet për çështjen e Kosovës.

The post Pak: Kushtet e BE-së i plotësojmë, por s'e njohim Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Aleksander Ceferin është zgjedhur presidenti i ri i UEFA-s

Posted: 14 Sep 2016 03:21 AM PDT

Aleksander Ceferin, kreu i Shoqatës së Futbollit të Sllovenisë, është zgjedhur presidenti i ri i UEFA-s, në Athinë, njofton BBC.

Ai morri 29 vota më shumë se kundër kandidati i tij holandez Michael van Praag.

48-vjeçari vjen në krye të detyrës pasi Mishel Platini dha dorëheqje, të cilit iu ndaluan të gjitha aktivitet e futbollit. Ceferin do të jetë në krye të detyrë deri në vitin 2019. /Insajderi.com

The post Aleksander Ceferin është zgjedhur presidenti i ri i UEFA-s appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more