Skip to main content

“I “ikun” në Kosovën  time të dashur” plus 6 more Ferizaj Press

“I “ikun” në Kosovën  time të dashur” plus 6 more Ferizaj Press


I “ikun” në Kosovën  time të dashur

Posted: 08 Sep 2016 09:27 AM PDT

Dikur mendoja, sikur shume shqiptarë që shkollohen jashtë vendit, që e vetmja rrugë pas studimeve do t’ishte kthimi n’Kosovë. Sot me mijëra njerëz të pashpresë ikin zemërthyer nga po ajo Kosovë, nga vendi me t’ardhmen më të pasigurt n’Evropë, me sistemin më të korruptuar n’Evropë, e me popullin me të vujtun n’Evropë.

S’mund të rri indiferent përballë këtij turpi edhe pse për momentin jam i pafuqishëm të ndihmoj në diçka publikisht të matshme.

Ata po ikin e unë sigurt mund ta gjejë veten n’Kosovë, por sot du me nejt i ikun edhe unë, sa më larg rrjetit çnjerëzues – ky është favori më i mire që mund t’ia bëjë vendit – , se një rrogë a tri rroga n’Prishtinë, një kerr a tri kerre nuk më lejojnë të ndihem rehat nëse rreth meje vuajtja vazhdon. Nëse rreth meje dikujt i hiqet e i shitet veshka, nëse rreth meje ka studentë të kriminalizum e doktor shkence të shpifun, të paskrupullt, nëse rreth meje çdo pronë e blen turku dhe më turqizohet peisazhi, nëse rreth meje shiten barna pa afat, nëse rreth meje nuk ka spital as klinikë që të shëron, nëse rreth meje nuk ka elan shprese, nëse n’Kosovë nuk ka arsye për jetë.

Tash as lajmet që kane lidhje me këtë Kosovë nuk m’interesojnë. Se Kosova e tyre nuk e meriton interesin tim sikurse nuk e meriton as kohën që gjenerata të tëra e shkrinë për të e as sakrificat që shumë njerëz i bënë për të.

Kjo Kosovë le ta thejë qafën sa më shpejt së një Kosovë e re, Kosovë e njerëzve të sajë nuk ka me u vonu shumë. Matrapazët do shkojnë bashkë me Kosovën e tyre e ne do jemi arsyeja e shkatërrimit të sajë. Do jemi edhe baza e Kosovës së re, themeli i një shoqërie të sinqertë.

Ky mesazh pesimist e ka optimizmin brenda. Nuk duhet të zhgënjehemi nga një situatë kalimtare, nga njerëz kalimtarë. Sot janë të fuqishëm por forca e shpresës i çrrënjosë shpejt. E ne aty do jemi, bashkë në front e në ndryshim, bashkë në rinjerëzimin e të çnjerëzumve, bashkë në rikthimin e dinjitetit të këtij populli që s’iu ndal terrori 17 vjet pas luftës.

Nga Arianit Zenuni

Rritet interesimi për profilet në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani”

Posted: 08 Sep 2016 08:49 AM PDT

Në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, është rritur afër 40% numri i nxënësve të regjistruar.

Për dallim nga vitet e tjera kur interesimi i nxënësve për të ndjekur mësimet në këtë shkollë profesionale ka qenë shumë i ulët këtë vit është rritur dukshëm interesimi, ku sipas drejtuesve të kësaj shkolle kërkesat e nxënësve për të qenë pjesë e kësaj shkolle po vazhdojnë edhe pas përfundimit të dy afateve të rregullta.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, tha se, 80% e paraleleve në shkollën teknike janë plotësuar vetëm në afatin e parë të regjistrimit.

14285705_1121995324514046_959665542_o

E, drejtori i shkollës teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, Isuf Calaj, tha se kërkesat e nxënësve për regjistrim po vazhdojnë edhe pas mbylljes së dy afateve.

Çalaj shtoi se, këta nxënës mund të pranohen vetëm nëse rritet numri i nxënësve nëpër paralele.

" Gjatë këtij viti nxënësit kanë pasur edhe dy profile më të preferuara të kësaj shkolle profesionale,atë të ngrohjes qendrore dhe profili operatori i makinave me dirigjim kompjuterik" ka thënë Isuf Çalaj.

Në ngritjen e vetëdijësimit të nxënësve për të qenë pjesë e shkollave profesionale sipas drejtuesve të arsimit ka ndikuar edhe mundësia më e lehtë e punësimit përmes një zanati.

Aktualisht në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, u bë e ditur se ndjekin mësimet 886 nxënës.

Kush kë po e udhëheq, individi masën apo masa individin?

Posted: 08 Sep 2016 08:06 AM PDT

Nuk është situatë e thjeshtë, duhet të shohim më larg se para hundës tonë. Fatkeqësisht, sot kemi probleme me koncepte.
Ardhmëria nuk është vetëm fjalë pa kuptim, pa peshë, e me sa po e shoh fatkeqësisht ka individ që për ata më nuk ka as kuptim e as peshë, edhe pse aksidentalisht ose qëllimisht atyre i është besuar e ardhmja jonë.
Ndoshta dhe jam gabim se konceptin e ardhmërisë mund edhe ta kenë të qartë, por ka një ngecje se ndoshta nuk e mësuan dallimin e individualitetit dhe grupores, sepse sot po krijohet një ardhmëri individuale, jo ardhmëri e frytshme për një masë më të gjerë.
Nuk jam i sigurt se a jemi duke shkuar drejt një pike apo jemi në atë pike, ku po jetojmë mes dy ekstremeve nën zero ose dhjetë.
Kur vë dyshime mbi të ardhmen time, jam në një dilemë të pashpjegueshme tani për tani, se a do të bëhet më mirë se që është apo do të jemi në të njëjtën gjendje siç jemi!
Sot, ekstremet nën zero ose dhjetë veç se janë!.
Individët që po ngriten në piedestal në shpinën e masës dhe masa po ulet nën nivelin zero si pasojë e ngritjes në piedestal të individit.
Ulja e masës nën nivelin zero, po ndodh si pasojë e prishjes së diversitetit, sepse rrugëtimi për ta ngritë në piedestal individin aq shumë jua shpenzon fuqinë, sa që ka fuqi një individ t'i keqtrajtojë një masë të tërë!.
Andaj po i kthehem fillimit.
Nuk është situatë e thjeshtë, duhet të shohim më larg se para hundës tonë.
Për arsye që të mos e lejojmë veten të vazhdojmë të mbesim në këtë nivel, por të ngrihemi në shkallën ku duhet dhe të krijojmë secili nga një rreth individual me themele të forta, ku pastaj kulmi nuk ka se çka tjetër të jetë veç se një masë produktive.
Por, problemi është se ne individualisht po vazhdojmë të shohim dhe po e ndërtojmë konceptin vetëm para hundës sonë, po vazhdojmë të punojmë sot për nesër me "mendimin" se me ne filloi dhe me ne do të përfundojë kjo botë.
Duke mos e konceptuar jetën si proces të vazhdueshëm, ku individët shkojnë e vijnë por masa qëndron aty ku është.
Individi edhe mund të lodhet, mund të pasivizohet, mund të jetë në gjumë, por masa jo, ajo kurrë nuk lodhet, kurrë nuk fle dhe gjithmonë është aktive, vetëm individët duhet të gjejnë guximin ta formojnë një masë, e cila nuk lejon të mbetet nën nivelin zero.
Mund të thoni që shtypja e masës nën nivelin zero nuk bëhet nga individi, po atëherë le të del dikush dhe të më thotë se sa janë të kënaqur dhe ai sa ka cilësi në nivelin e arsimit fillor deri te ai universitar? Dhe çfarë produkte nxirren nga aty, ku shkollimi është baza e çdo lëmie tjetër, sa janë të kënaqur me gjendjen në siguri, bujqësi, ekonomi, infrastrukturë etj. Dhe i gjithë ky sistem, del se në të vërtetë menaxhohet nga një individ…
Tash këtu është një pikëpyetje e madhe se kush kë po e udhëheq? Individi masën apo masa individin?
Ta shikosh nga një prizëm pak më i lartë çdo grupi duhet t'i prijë një individ, një lider, por individi ose lideri duhet të veproj sipas qëllimit edhe parimit të grupit ose masës, andaj është kjo pikëpyetje e madhe se kush kë po e udhëheq?
Edhe pse sot individi nuk po vepron sipas qëllimeve të grupit, shtrohet pyetja: A duhet të veproj grupi sipas individit apo ta ndërrojnë individin që po u prinë ? Po pasi që po vazhdon të mos ndërrohet kjo, lë të kuptohet se masa po kërcënohet, ose thënë më thjesht "Diktatura është kamufluar me petkun e Demokracisë".
Shkruar nga Behar Ibishi

Bujar Marevci dënohet me 23 vjet burg për vrasje të dyfishtë në Muhoc të Ferizajt

Posted: 08 Sep 2016 07:22 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi Bujar Marevcin  me 23 vjet burg për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje.

Bujar Marevci është dënuar për vrasjen e dyfishtë në Ferizaj të policit Rexhep Marevci dhe Suzana Marevcit.

Dy të vrarët ishin mes vete babë e bijë, ndërsa u qëlluan nga Bujar Marevci në oborrin e shtëpisë së tyre në tetor të vitit 2014.

Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Bujar Marevcin me 23 vjet burg për këto dy vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

.

I pandehuri Bujar Marevci në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohet se ka kryer tre vepra penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm , veprën penale vrasja e rëndë  si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve , është shpallur dhe gjykuar me dënim burgimi dhe me gjobë, se:

Me  datë 09 tetor 2014,  në shtëpinë e të ndjerëve, në fshatin Muhocë Komuna Ferizaj me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët policit Rexhep Marevci dhe Suzana Marevcit., duke shtënë në drejtim të tyre katër herë me armë gjysmë utomatike "Simonov"e kalibrit 7.62x39mm,, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në mes tyre, ku i ndjeri fillimisht nuk kishte lejuar  që të lidhin martesë i pandehuri me të ndjerën Suzana Marevci, ditën kritike djali i të ndjerit A me veturën e tij kishte lëvizur para dyerve të shtëpisë se të pandehurit,me të verejtur këtë i pandehuri kishte komunikuar me telefon me te ndjerin dhe nga ai kishte kerkuar shpjegim " Pse djali juaj po jep “shllajfa” me veturën para dyerve të shtëpise " dhe pas një konflikti verbal në mes tyre e ndërprenë telefonin. I pandehuri i revoltuar ka marr pushkën gjysmë automatike, ka shkuar tek shtëpia e të ndjerëve , është ofruar afër ballkonit të shtëpisë ku të ndjerët ishin duke qëndruar në ballkoni e shtëpisë së bashku me Habibe dhe A.M dhe ka shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit Rexhep Marevci duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse dhe atë plagë në anën  e djathtë të regjionit të ballit dhe një plagë në anën e përparme të supit të djathtë, kurse dy herë ka  shtënë në të ndjerën Suzana Marevci, duke i shkaktuar plage vdekjeprurëse. Edhe atë një herë e ka goditur  në regjionin e syrit të majtë dhe një herë në regjionin lumbal të majtë. Si pasojë e këtyre plagëve te ndjerët ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes. 

Policia bastis disa lokacione në Ferizaj

Posted: 08 Sep 2016 05:02 AM PDT

Operacioni i Policisë i cili është duke u zhvilluar që nga mëngjesi për ndjekjen të kontrabandistëve të mallrave po zhvillohet edhe në disa lokacione në Ferizaj.

Policia e Kosovës si dhe  zyrtarë të Doganës së Kosovës  janë parë në disa lokale në rrugën kryesore "Dëshmoret e Kombit" në Ferizaj.

Operacioni i Policisë është duke u zhvilluar në nivel vendi, ka thënë për lajmi.net, Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së.

"Departamentit Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës që nga mëngjesi është duke zhvilluar një operacion bastisjesh në 50 lokacione të ndryshme në gjithë Kosovën për të parandaluar krimin e organizuar dhe kontrabandimin e mallrave", ka deklaruar Hoxha.

Ai ka shtuar se pas përfundimit të aksionit do të bëhet të ditura detajet e operacionit,transmeton Lajmi.net.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz viziton Ferizajn, bisedohet për mundësi bashkëpunimi

Posted: 08 Sep 2016 04:34 AM PDT

Të enjten për vizitë zyrtarë në Ferizaj, ka qëndruar ambasadori i Hungarisë në Kosovës Laszlo Markusz.

Gjatë paradites së të enjtes kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Pas takimit është thënë se në fokus të bisedës kanë qenë çështje që lidhen me aspeket zhvillimore të komunës.U bë e ditur se Qeveria e Kosovës së fundi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë e Hungarisë, nga e cila Kosova do të përfitoj një kredi prej 62 milion eurove pa iu nënshtruar kamatës.

14303917_1122758864437692_1416427222_o
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar ambasadorin Markusz, ndërsa ka spikatur nevojat që ka komuna në realizimin e shumë projekteve infrastrukture.

"Qeveria e Hungarisë ka treguar një interesim të jashtëzakonshëm për zgjidhjen e disa problemeve jetike për qytetarët tanë. Në kuadër të marrëveshjeve që ka Qeveria e Republikës së Kosovës me Qeverinë e Hungarisë dhe dy kryeministrat, ju siç e dini kanë nënshkruar një marrëveshje për kredi pa kamatë për Kosovën në një shumë prej 62 milion eurosh, përftimet e të cilave sigurisht se edhe Komuna e Ferizajt dhe unë personalisht jemi të interesuar që ti kemi. Ne natyrisht se e dimë që nuk është e lehtë për të përfituar këtë lloj të kredive të buta, por në takimin që patëm unë e njoftova për nevojat dhe me studimet e fizibiliteteve dhe projektet ideore dhe detale që kemi në dispozicion dhe të cilat ne do të konkurrojmë" ka thënë Svarqa .

Më tutje Svarqa, ka përmendur edhe projektet për të cilat komuna e Ferizajt është e interesuar që t'i jetësoj përmes kësaj kredie.

"Ndër temat që ne i konsiderojmë me prioritete dhe të cilat edhe ambasadori kishte njohje madje shpesh herë paraprinte me pyetje për projektet tona vend të rëndësishëm gjetëm në këto bisedime projektet për trajtimin e ujërave të zeza, siç e dini janë kryer studimet e fizibilitetit dhe ne kemi një nevojë tepër prioritare dhe tepër urgjente për të trajtim të këtyre ujërave në segmentin e fshatit Gurëz ku 86 për qind e ujërave të zeza derdhën në një pikë duke përfshirë edhe një numër të banorëve të qytetit të Kaçanikut. Po ashtu biseduam për trajtimin e segmentit të hekurudhës në qytetin e Ferizajt i cili siç e dini është në fazën e studimit të fizibilitetit për futjen e një segmentin nëntokë" ka vë në dukje kryetari Svarqa.
Në këtë kontekst merret vesh se është biseduar edhe për aspektet që lidhen me menaxhimin e mbeturinave, problemin e ngrohjes qendrore etj.

14248104_1122758027771109_768040025_o

"Gjithsesi u bisedua edhe për të ardhmen edhe për trajtimin e mbeturinave si dhe për përpjekje për zgjidhjen e problemit të ngrohjes së qytetit në bazë të kërkesave që do të kemi dhe konkurrimeve që do të bëjmë me projekte për këto projekte vitale që janë tepër të rëndësishme dhe që janë bërë studimet edhe nga Qeveria e Hungarisë që të investojmë në këto lloje të infrastrukturës. Unë e sigurova ambasadorin që do të bëjë gjithçka që është e mundur me tërë infrastrukturën komunale që t'i kultivojmë marrëdhëniet tonat që të kemi një bashkëpunim të frytshëm për të cilin ne kemi nevojë që t'i shfrytëzojmë përvojat e Hungarisë në veçanti për ngritjen e komisioneve të përbashkëta të bashkëpunimit ku do të përfshihen edhe përfaqësuesit e kompanive publike dhe profesionistet, të shoqëruar edhe nga zyrtarët e drejtorisë së shërbimeve publike për të pasur vizita të ndërsjellta për të shërbyer profesionalizmi i tyre në kultivimin e kësaj marrëdhënie, për ta ndryshuar qasjen ndaj punës", ka thënë në fund kryetari Svarqa.

Në anën tjetër ambasadori, Markusz, ka pranuar se në fokus të takimit kanë të gjitha këto tema që u ceken nga kryetari .

"Dëgjova nga kryetari sfidat që ka komuna juaj dhe që i hasni, dhe kemi filluar me diskutime, të shohim se cilat janë pikat e diskutimit apo temat që mundemi së bashkë me i përfundua. Besoj që kemi diçka që t'ju ofrojmë sa i përket trajtimit të ujerave ete zeza , dhe biseduam edhe për mirëmbajtjen e tyre sepse nëse dëshirojmë të ndërtojmë diçka atëherë duhet edhe ta mirëmbajmë atë. Kisha me qenë i nderuar që njerëzit nga ndërmarrjet publike në Hunagri ti japin përvojat e tyre qytetareve të Ferizajt" tha Markusz.
Tutje ambasadori Marksuz ka bërë të ditur edhe diskutimi që është bërë lidhur me transportin publik dhe mundësinë që Ferizajt të përfitoj autobus.

" Deri te nënshkrimi marrëveshjeve qeveritare ne fillim të vitit do të fillojmë edhe me projekte konkrete" , ka thënë ai.

Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, në shenjë mirënjohje i dhuroi ambasadorit Marksuz një gravur me portretin e Nënës Terezë dhe një udhërrëfyes të Ferizajt.

Fazliu reagon  ndaj Kadri Veselit: “ÇMIMI PËR INOVACION” është  ideuar dhe propozuar  nga Bashkim Fazliu-Migjeni

Posted: 07 Sep 2016 12:52 PM PDT

Pas vizitës së  Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli  Qendrës për Inovacione të Kosovës ICK dhe një propozimi nga ana e tij   në media  se do të lancojë çmimin për inovacion përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës ka reaguar Bashkim Fazliu_ Migjeni.

Fazliu përmes reagimit të tij dhe  disa pjesëve me video   ka ofruar fakte se kjo ide për herë të parë është iniciuar nga aid he për këtë  thotë se Kryetari i Kuvendit ,Veseli  po bënë plagjiatur duke e marrë idenë e tij.

"Kohë më parë u kam dërguar edhe Institucioneve të Kosovës “14 Rekomandime për Kosovë dhe Shqipëri”, një kopje të të cilave ia kam adresuar edhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit. Në këtë material siç mund ta gjeni edhe në librin tim “INOVACIONET: Rruga e vetme drejt suksesit” që është libri i parë nga autorë shqiptar në fushën e inovacioneve dhe manxhimit me ato, kam propozuar që institucionet tona duhet të themelojnë çmime të tilla si “Çmimi për Inovacion”. Dhe në këtë rast, Kryetari i Kuvendit e ka përvetësuar komplet idenë, duke e marrë si të veten" ka thënë  Fazliu në këtë reagim

Reagimin e plotë të Bashkim Fazliut-Migjeni mundë ta lexoni në vazhdim:

REAGIM NDAJ KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS KADRI VESELI PËR PLAGJIATURË:
“ÇMIMI PËR INOVACION” ËSHTË IDEUAR DHE PROPOZUAR NGA BASHKIM FAZLIU MIGJENI

Sapo shikova storien e transmetuar në mbrëmje në Klan Kosova si dhe në faqen e ICK-së në Facebook, ku lexova një prononcim të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si vijon “Kam ardhur sot këtu, si kryetar i Kuvendit, që në kuadër të këtij sensibilizimi, të lansojmë çmimin për inovacion, të cilin do ta japë Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nëpërmjet kësaj, dëshirojmë të përcjellim mesazhin për të rinjtë tanë, që të kyçen sa më shumë në ndërmarrësi, inovacion dhe kreativitet”.

Mua më vjen mirë që zëri dhe idetë e mia duan të realizohen në Kosovë, por ato duhet të pranohen nga ata që i përvetësojnë se kah i kanë marrë këto. Opinioni ynë e din fare mirë dhe qartë se si në fushatën elektorale të 2013 për Kryetar të Ferizajt se si promovova idenë unike në Kosovë për themelimin e “Çmimit për Inovacion” për të nxitur kreativitetin e të rinjëve tanë, të cilën më pastaj i kam propozuar edhe Kuvendit të Ferizajt për miratim. Dhe i dini fare mirë pastaj përvetësimin e ultë që ma bëri kryetari Svarqa (2015), duke e ndërruar emrin në Novatori me pretendimin se nuk ekziston fjala inovacion në gjuhën shqipe dhe gjithë atë debat të gjatë në Shkurt 2015, duke mbrojtur “Çmimin për Inovacion”. Në anën tjetër, bile kryetari i Kuvendit nuk po e ndërron asnjë fjalë e asnjë e asnjë pikë të asaj që kam propozuar e themeluar në Kuvendin e Ferizajt – Çmimi për Inovacion, ndërsa njejtë sikur ky më i vogli, por e përvetëson tërësisht për vete këtë çmim, duke bërë plagjiaturë të pastër.

Secili nga ju me një kërkim të thjeshtë në Google edhe në Facebook mund t’i gjeni të gjitha këto pohime, si dhe në linqet që i kam bashkangjitur në këtë reagim. Bilez fill për këtë çmim pata hapur edhe një faqe në Facebook (2014) të cilin mund ta gjeni duke kërkuar “Çmimi për Inovacion” në Facebook.

Prandaj, ditëve në vijim do të shqyrtoj mundësinë ligjore për të mbrojtur pronësinë intelektuale edhe kundrejt Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili pa autorizim dhe leje nga unë si ideator dhe themelues, ka promovuar themelimin e shpërblimit “Çmimi për Inovacion” pa autorizim dhe leje paraprake.

Bashkangjitur keni linqet të cilat e dëshmojnë pronësinë time intelektuale të shpërblimit “Çmimi për Inovacion”.

P.s. Kohë më parë u kam dërguar edhe Institucioneve të Kosovës “14 Rekomandime për Kosovë dhe Shqipëri”, një kopje të të cilave ia kam adresuar edhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit. Në këtë material siç mund ta gjeni edhe në librin tim “INOVACIONET: Rruga e vetme drejt suksesit” që është libri i parë nga autorë shqiptar në fushën e inovacioneve dhe manxhimit me ato, kam propozuar që institucionet tona duhet të themelojnë çmime të tilla si “Çmimi për Inovacion”. Dhe në këtë rast, Kryetari i Kuvendit e ka përvetësuar komplet idenë, duke e marrë si të veten. Kjo është shumë e ulët për një prijës të institucioneve tona. Prandaj, do të përballemi në gjyq përderisa Kadri Veseli nuk e pranon publikisht se ky shpërblim “Çmimi për Inovacion” në Kosovë është ideuar nga unë, Bashkim Fazliu Migjeni.

Një nga shpikësit më të mëdhenjë në historinë botërore, Nikolla Tesla kishte thënë “Nuk brengosem se ata ma vodhën idenë. Unë brengosem se ata nuk kanë idetë e tyre.”. Unë do të vazhdoj t’i ofroj vendit tim, popullit tim e tërë njerëzimit ide dhe shpikje nga më inovativet, anipse pa përkrahje të askujt. Por do t’i mbroj ato me çdo kusht dhe kundrejt cilitdo që ma cenon të drejtën mbi pronësinë time intelektuale dhe autoriale!

Video nga hapja e fushatës zgjedhore (5.10.2013) ku kam veçuar themelimin e “Çmimi për Inovacion”:https://web.facebook.com/bfmigjeni/videos/vb.1256280367/10202111079439269/?type=3
Intervista në Radio Dukagjini për “Çmimi për Inovacion” (13.09.2014): https://web.facebook.com/bfmigjeni/videos/vb.1256280367/10204415342284400/?type=3
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more