Skip to main content

Horoskopi mujor për muajin Shtator femra.net

Horoskopi mujor për muajin Shtator femra.net


Horoskopi mujor për muajin Shtator

Posted: 03 Sep 2016 05:35 AM PDT

horoskopi-mujor

Shikoni se si do të funksionoj jeta juaj në dashuri dhe biznes, a do t'ju shërbejë shëndeti mirë, dhe se si yjet e  vlerësojnë cilësinë e jetës për shenjën tuaj të horoskopit në muajin Shtator.

 


dashi-FEMRA-NET

DASHI

Puna: Para jush ndodhet një jetë sociale shumë interesante. Fillimi i muajit mund të ketë disa komplikime, ngjarje jo të këndshme, pengesa dhe probleme. Këtë periudhë shfrytëzoni për analizim të situatave dhe bëhuni shumë durimtarë. Pasi ta tejkaloni këtë, do të jeni në gjendje të kyçeni sërish me kolegët dhe rrethin e shoqërisë. I tërë muaji do të jetë i mundimshëm andaj keni kujdes në dhënien e vendimeve. Shmanguni nga marrëveshjet afatgjate në punë dhe kontrolloni mirë të gjitha informatat që kanë të bëjnë me jetën tuaj profesionale.

Dashuria: Së shpejti do të ndodheni në një udhëkryq të dashurisë. Ka gjasa që ndokush nga e kaluara të futet sërish në mesin tuaj dhe të keni një labirint emocional. Po kaloni nëpër faza të ndryshme emotive në të cilën impulsi i brendshëm shpeshherë ju ndryshon intenzitetin e ndjenjave.

Shëndeti: Probleme të mundshme me sistemin respirator, reaksione alergjike, luhatje në presion dhe ritmin e zemrës. Këto janë vetëm disa nga ndryshimet që ju paraqiten gjatë shtatorit.


demi-FEMRA-NET

DEMI

 

Puna: Kontrolloni temperamentin, ruani qetësinë emocionale dhe dilemat që keni në ambientin e punës. Në fillim të muajit do të keni shumë premtime por që shumë pak gjëra do të realizohen. Për këtë, bëhuni shumë të vëmendshëm gjatë aktiviteteve profesionale dhe synoni për ndryshime pozitive. Do të keni përparësi financiare dhe mundësi të madhe për përfitim. Gjatë këtij muaji do të arrini fui të madhe dhe do të merrni gjërat në kontroll.

Dashuria: Në planin tuaj të dashurisë, janë të mundshme disa mosmarrëveshje apo pakënaqësi të mëdha. Nëse jeni të lirë, pritni kontakte interesante gjatë këtij muaji. Personat që janë në lidhje apo në kurorë, do të hasen në momente të pakëndshme të cilat duhet ti shfrytëzojnë për përmirësim.

Shëndeti: Mund të pësoni disa lëndime, infeksione në traktin urinar si dhe probleme me stomakun. Më të moshuarit duhet të kontrollojnë presionin e gjakut.


binjaket-FEMRA-NET

BINJAKËT

Puna: Në fillim të muajit do të hasni probleme në punë. Do të keni mosmarrëveshje me rrethin dhe personat që punoni së bashku. Por, nuk keni nevojë të prishni raportet me personin e dashur apo bashkëpunëtorët tuaj. Në aspektin e biznesit dhe të hollave do të hasni në disa gabime dhe lëshime e sidomos rreth dokumentacioneve të nevojshme. Do të përjetoni lehtësim gjatë gjysmës së muajit.

Dashuria: Janë të mundshme disa keqkuptime dhe probleme gjatë komunikimit me personin e dashur. Këto aspekte janë të rënda dhe afatgjate, por që mund të tejkalohen vetëm nëse tregoni pak tolerancë dhe mirëkuptim në qëndrimet tuaja. Nëse jeni të lirë, kënaquni në njohje të ndryshme si dhe flirtime pafund.

Shëndeti: Do të keni ndezje në stomak, zorrë dhe në tërë traktin digjestiv jo vetëm gjatë shtatorit por edhe më gjatë. Femrat duhet të kenë kujdes në hormonet e tyre. Vazhdo për shenjat tjera…

Der Beitrag Horoskopi mujor për muajin Shtator erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more