Skip to main content

“Hendbollistet  e Kastriotit humbën por nuk u koritën” plus 9 more Ferizaj Press

“Hendbollistet  e Kastriotit humbën por nuk u koritën” plus 9 more Ferizaj Press


Hendbollistet  e Kastriotit humbën por nuk u koritën

Posted: 18 Sep 2016 10:28 AM PDT

Ndeshja e parë e Superligës n Hendboll për femra ndërmjet Kastriotit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat 24:28 .

Hendbillistet  e Kastriotit edhe pse  ndeshjen e par kundër Prishtinës e humbën me një rezultat 24:28  treguan një lojë shumë të mirë.

Në gjysmën e lojës së pjesës së dytë ato treguan se  kanë mundësi të japin  edhe  shumë. Është kjo loja e parë e tyre pas ndërrimeve që kanë ndodhur  para fillimit të sezonit e cila edhe nga kryetari I klubit u cilësua si sukses.

Katër gola diferencë nuk janë ndonjë humbje pasi vajzat tona treguan  një lojë të mirë dhe tregun  se kanë vullnet dhe jan të përgatitura  të vazhdojnë garat me sukses. Ndeshja e par me ish kampionin e vitit të kaluar ka qen dhe një barometër për të parë se  ndryshimet në klub    nuk do të zbehin suksesin e "Kastriotit" dhe  vetëm sa do të jen motivim për lojtaret tona" tha Faton Haxhisalihu,kryetar i KHF Kastrioti ,pas përfundimit të ndeshjes.

Por  edhe numri I shikuesve nuk ishe I vogël  I cili si duket ka filluar  të përkrahë sërish klubet ferizajase. Për të përkrahur vajzat e Kastriotit kishte ardhur edhe kryetari i komunës Muharrem Svarqa.

14375215_1130694723644106_1161715934_o 14360297_1130681893645389_672658212_o 14393428_1130684583645120_1777793519_o 14407796_1130685326978379_1984013632_o

Ushtarët amerikanë, të lumtur që do të ndihmojnë Kosovën

Posted: 18 Sep 2016 10:06 AM PDT

Rreth 100 ushtarë të Gardës Kombëtare të Indianës me brigadë luftarake të aviacionit të Divizionit të Këmbësorisë janë vendosur në Ballkan në mbështetje të Forcës së Kosovës.

Kolegët, familja dhe miqtë e uruan Hoosier Guardsmen në ceremoninë e shkuarjes. Nënkoloneli Larry Muennich, do të çojë trupat e aviacionit.

"Unë mund të jem më shumë krenar se tani për të udhëhequr këtë organizatë profesionistësh në mbështetje të misionit tonë jashtë vendit", tha Muennich.

Hoosier Guardsmen do të sigurojë operacionet e stabilitetit në misionin e udhëhequr nga NATO, që kontribuon për një mjedis të qetë dhe të sigurt.

"Ne e dimë se zemra e mbrojtjes së vendit tonë janë ushtarët. Ju jeni gati për frontin", tha në fjalën e tij Muennich. "Ata janë të gatshëm që edhe një herë t'i përgjigjen thirrjes së kombit tonë në mbështetje të operacioneve të stabilitetit në Kosovë".

Guvernatori për shpërthimin në New York: Nuk ka prova të terrorizmit ndërkombëtar

Posted: 18 Sep 2016 10:06 AM PDT

"Nuk ka dëme të mëdha të pronës në të dy anët ku ka ndodhur shpërthimi" tha ai duke shtuar se "jemi me të vërtetë me fat që nuk ka pasur viktima", transmeton Klan Kosova.

Cuomo tha se ai është informuar nga të gjitha agjencitë e zbatimit të lidhit dhe "nuk ka prova për një lidhje të terrorizmit ndërkombëtar me këtë incident".

"Kushdo që ka vendosur këto bomba ne do ta gjejmë dhe do ta sjellim para drejtësisë," tha Cuomo.

"Ne nuk do të lejojmë që këto lloje kërcënimesh të na prishin jetën tonë në New York".

 

Koci për Gjykatën Speciale: Nuk besoj që Thaçi apo Veseli do të akuzohen

Posted: 18 Sep 2016 10:06 AM PDT

Dhomat e specializuara të kësaj gjykate do të trajtojnë çështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, i cili u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës dhe fajëson ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime lufte përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore.

Ky raport përfshinë emra të njohur të skenës politike në Kosovë, ndër ta Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla etj.

Mirëpo avokati i njohur, Arianit Koci nuk beson se emrat e lartpërmendur do të akuzohen.

Në një prononcim për Indeksonline, Koci ka thënë se pohimet e raportit të Martit janë hetuar më shumë se një herë dhe në përfundim kanë dal të jenë të pabaza.

"Raporti i Dick Martyt i cili pastaj u aprovua në Këshillin e Evropës, e inicioi krijimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte. Pohimet në këtë raport, janë hetuar më shumë se një herë nga institucione ligjvënëse lokale dhe ndërkombëtare, dhe çdo herë u arrit në përfundimin se ato janë tërësisht të pabaza. Absolutisht, nuk besoj qe z. Thaci, z. Veseli, etj., do të akuzohen", ka thënë Koci.

Tutje Koci ka theksuar, se nëse dikush ka kryer ndonjë vepër penale ka përgjegjësi individuale.

"Prokuroria po i vazhdon hetimet, mund edhe të ketë gjetur prova për kryerjen e veprave penale nga individ të caktuar.  Por, nëse ka kryer dikush ndonjë vepër penale, ka përgjegjësi individuale. Lufta e UÇK-së, ka qenë luftë e pastër, kjo do të dëshmohet edhe në këtë gjykatë, siç është dëshmuar në Tribunalin e Hagës", ka thënë ai.

Sipas tij, krimet e të gjitha llojeve që kanë ndodhur në Kosovë, duhet të hetohen dhe gjykohen nga institucionet vendore.

"Bërllogun tonë, nëse ka, duhet ta pastrojmë vet", ka thënë Koci.

Kujtojmë që kryeprokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman, kishte thënë se askush nuk ka imunitet për të mos u ndjekur penalisht për shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Posted: 18 Sep 2016 10:06 AM PDT

Moti

"Masa të ftohta nga veriu i Kontinentit  do ta mbulojnë vendin gjatë kësaj periudhe të parashikimit. Po ashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve  deri 15 gradë celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

"Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe të mërkurën priten reshje shiu. Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bijën dukshëm nën vlerat e mesatareve".

"Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje, por që në mesjavë prapë do të arrijë  mbi vlerat e normales".

“I rebeluari’ Ramiz Kelmendi, do të emërohet zv.kryeministër?

Posted: 18 Sep 2016 09:06 AM PDT

Ramiz Kelmendi

Deputeti tani i pavarur dhe biznesmeni (pronar i rrjetit ELKOS dhe supermarketeve ETC në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi), Ramiz Kelmendi, në një prononcim për KosovaPress tha se po flitet që ai të bëhet zëvendëskryeministër, por që ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete.

Ai ka shtuar se nëse do ta merrte, do ta pranonte me shumë dëshirë, pasi që nga posti i zëvendëskryeministrit do ta realizonte edhe synimin e tij që të ndihmojë në zhvillimin ekonomik.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, nuk është përgjigjur telefonatave. Kurse, burime të KosovaPressit brenda Partisë Demokratike të Kosovës pranojnë ketë emërim që, sipas tyre, pritët të bëhet në kuadër të ndryshimeve brenda Qeverisë aktuale, duke shtuar se nëse Kelmendi emërohet zëvendëskryeministër ai do të rikthehet në këtë parti.

Papa Françesku: Korrupsioni është si një lloj droge

Posted: 18 Sep 2016 09:06 AM PDT

"Disa kanë një lidhje me korrupsionin si me drogën. Ata besojnë se mund ta përdorin dhe të ndalen kur të dëshirojnë", sqaroi papa argjentinas me rastin e lutjeve të së dielës.

"Niset nga diçka e vogël, një shumë e vogël diku, një ryshfet atje dhe në këtë mënyrë kemi humbur lirinë tonë", paralajmëroi ai, duke shtuar se korrupsioni prodhon gjithashtu "varësi" dhe gjeneron varfëri dhe vuajtje.

 

SHBA shpreh keqardhje për sulmin vdekjeprurës mbi forcat e regjimit sirian

Posted: 18 Sep 2016 09:06 AM PDT

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur gabimisht trupat qeveritare siriane atëherë ne shprehim keqardhje për këtë veprim sidomos për jetët e humbura, deklaroi për Anadolu Agency (AA) të shtunën një zyrtar amerikan. "Forcat e koalicionit gjatë kryerjes së një misioni kishin besuar se janë duke goditur pozicionet e DAESH-it në afërsi të vendit Dejr Ez-Zur", thuhet në reagimin me shkrim të zëdhënësit të Pentagonit, Peter Cook dërguar në adresë të AA-së.

Së paku 62 ushtarë sirianë kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të koalicionit kundër DAESH-it mbi një bazë në lindje të Sirisë, deklaroi më herët Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Vrasja e ushtarëve të regjimit e paqëllimshme

Pas sulmit të mbrëmshëm të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në të cilin mbetën të vrarë 62 ushtarë të regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur, me kërkesë të Rusisë është mbajtur mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Takimi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa ambasadorja e përhershme e SHBA-së në OKB, Samantha Power tha se "nuk ka pasur asnjë qëllim të sulmohen ushtarët e regjimit".

"Sigurisht që ndjejmë keqardhje për humbjet në njerëz", theksoi Power, sipas së cilës kërkesa e Rusisë për takim urgjent të KS të OKB-së paraqet një lojë "të dyshimtë dhe dyfytyrëshe".

Power tha se "që nga viti 2011 forcat e regjimit në Siri vrasin civilë, përdorin armë kimike kundër popullit të dhe okupojnë qytete për çka njerëzit dënohen me vdekje, ndërkohë që Rusia jo që nuk ka kërkuar mbledhje urgjente, por as që ka shfaqur ndonjë reagim".

Pretendohet se forcat e koalicionit kanë vrarë 62 ushtarë të regjimit në Siri

Ministria e Jashtme e Rusisë, pati njoftuar se sipas informacioneve të dhëna nga regjimi theksohet se forcat e koalicionit kanë qëlluar një bazë ushtarake të regjimit të Bashar al Asadit në Dejr Ez-Zur, në lindje të Sirisë ku si pasojë janë vrarë 62 ushtarë dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.

Raportohet për shkelje në zgjedhjet parlamentare në Rusi

Posted: 18 Sep 2016 09:06 AM PDT

"Informacione për shkelje po vijnë nga rajone të ndryshme", citohet të ketë thënë Ilya Shablinsky, kordinator i vëzhguesve të Këshillit presidencial për të Drejtat e Njeriut.

Në mesin e shkeljeve, ai tha se se janë rendi i gjatë i ushtarëve që votojnë nëpër qendrat ku nuk janë të regjistruar. Po ashtu votuesit janë parë që kanë votuar hapur dhe jo në kabinat e mbyllura të votimit.

Edhe grupi për monitorimin e zgjedhjeve, Golos, ka thënë se ka pranuar disa ankesa për shkelje gjatë votimit. Një video e postuar në Youtube tregon se si një punëtorë zgjedhor në rajonin e Rostovit, hedh disa fletvotime në kutinë e votimit. Deri në mesditë, sipas kohës në Moskë, grupi ka thënë se ka pranuar 310 ankesa përmes telefonit dhe 656 të tjera në uebfaqen e tyre.

Zgjedhjet e sotme parlamentare, pritet që të vazhdojnë dominimin e partive politike pro-Kremlinit.

Votimet po ashtu po mbahen në Krime që është hera e parë pasi Moska aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014.

SHBA ka deklaruar se votimet në Krime janë të paligjshme dhe nuk do të pranojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Për dallim prej zgjedhjeve paraprake, vetëm gjysma e ulëseve do të zgjidhen nga lista e partive, ndërkaq për 225 ulëse të tjera, do të mbahen zgjedhje nëpër qarqe të caktuara.

Kryeministri Mustafa e ministri Hoxhaj, në Nju Jork për njohje të reja

Posted: 18 Sep 2016 09:06 AM PDT

Atje do të zhvillojë takime me liderë të shteteve të cilët janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Mustafa, gjatë vizitës do të marrë pjesë edhe në ngjarje të veçanta të organizuara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nga Fondacioni Clinton si dhe do të takojë shumë presidentë, kryeministra dhe udhëheqës të delegacioneve shtetërore e drejtues të organizatave ndërkombëtare, ka njoftuar zyra e kryeministrrit.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kryeministri Isa Mustafa do të zhvillojë takime me përfaqësues të administratës amerikane, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj, drejtuesit më të lartë të Kombeve të Bashkuara si dhe me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa do të kërkojë mbështetjen e vendeve partnere për fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe do të lobojë për njohjen e Kosovës nga shtete që ende nuk e kanë marrë këtë vendim./lajmi.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more