Skip to main content

“Francë: Policia është përleshur me migrantët afër qytetit-port” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Francë: Policia është përleshur me migrantët afër qytetit-port” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Francë: Policia është përleshur me migrantët afër qytetit-port

Posted: 21 Sep 2016 10:24 AM PDT

Policia e Francës ka përdorë gaz lotsjellës për t'i detyruar qindra migrantë të largohen nga rruga që çonte në një qytet-port, që shihet se dalje për në Britani. Autoritetet thanë se afro 300 migrantë nga një kamp i improvizuar, i njohur me emrin "xhungël", i ishin afruar sot pasdite rrugës në Kale dhe dhjetëra prej tyre ishin përpjekur të hynin në autostradë. Zyrtarët lokalë në këtë rajon verior francez thanë se migrantët kishin hedhur objekte të ndryshme kundër oficerëve të policisë, të cilët pastaj kanë përdorë gaz lotsjellës për t'i zmbrapsur ata. Një oficer policor ka pësuar lëndime të vogla dhe një person është arrestuar, raporton AP. Kjo përleshje u bë derisa punëtorët kanë filluar ndërtimin e një muri të financuar nga Britania, përgjatë rrugës, me qëllim që migrantët të mos mund të depërtojnë dhe me anije të ndryshme ta kalojnë Kanalin Anglez.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Oxfam: Jemeni në “prag të katastrofës”

Posted: 21 Sep 2016 10:10 AM PDT

Në raportin më të ri të grupit ndërkombëtar humanitar, Oxfam, tërhiqet vërejtja se pas 18 muajve të luftës në Jemen, ky vend gjendet "në prag të katastrofës". "Gjysma e popullatës nuk ka ushqim të mjaftueshëm", thotë kjo organizatë humanitare britanike, në raportin e publikuar sot, dhe shton se "në disa hapësira, dërgimi i ushqimit është penguar me qëllim". Kombet e Bashkuara thonë se më tepër se 10 mijë civilë janë vrarë ose plagosur, prej se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, në mars të vitit 2015, e ka filluar fushatën për tu shkaktuar disfatë kryengritësve shiitë huthi dhe aleatëve të tyre, dhe rrjedhimisht, për ta ripërtrirë qeverinë e Jemenit, e cila është e njohur ndërkombëtarisht. Oxfam tha se ka biseduar me më tepër se 1,000 njerëz që janë larguar nga shtëpitë e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kerry kërkon zonë të ndalim-fluturimeve në disa hapësira në Siri

Posted: 21 Sep 2016 09:06 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se të gjithë aeroplanët në disa pjesë të veriut të Sirisë duhet të ulen, me qëllim që të arrihet një armëpushim i besueshëm në këtë hapësirë. Mëtutje, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, zoti Kerry tha se beson se ka mënyrë për të mos ndodhë "masakra" në Siri dhe theksoi se zona e ndalim fluturimeve mund ta ripërtrijë kredibilitetin e përpjekjeve për përfundimin e luftës civile në këtë vend dhe për të lejuar që ndihmat humanitare të arrijnë te njerëzit që jetojnë në hapësirat e rrethuara. Këto komente u bënë në periudhën kur marrëveshja për armëpushim, e ndërmjetësuar më 19 shtator, nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, është shkatërruar, ndërsa të dy palët e akuzojnë njëra-tjetrën se nuk i kanë plotësuar parimet e marrëveshjes. John Kerry tha se është e nevojshme që forca ruse dhe ajo e qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, t'i ulin aeroplanët e tyre. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha në këtë seancë të sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Rusia dhe Siria nuk do të marrin pjesë në ndonjë "pauzë të njëanshme", pasi sipas tij, grupet opozitare që luftojnë kundër regjimit sirian, e kanë shfrytëzuar atë për riarmatosje dhe forcim të pozicioneve të tyre. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Airbus e mori licencën amerikane për shitjen e aeroplanëve në Iran

Posted: 21 Sep 2016 08:21 AM PDT

Kompania gjigante evropiane, Airbus, thotë se qeveria amerikane ia ka dhënë licencën me të cilën lejohet shitja e 17 aeroplanëve të parë në Iran. Zëdhënësi i Airbusit, Justin Dubon, i tha sot agjencisë AP se licenca është marrë nga Zyra e thesarit e Shteteve të Bashkuara. Më herët këtë muaj, kompania kombëtare e Iranit, Iran Air, e ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 118 aeroplanëve nga kompania Airbus, në një vlerë prej afro 22.8 miliardë eurosh. Kjo marrëveshje ishte bërë e mundshme pas pajtueshmërisë historike atomike të vitit të kaluar, që ka dikuar në tërheqjen e sanksioneve ndaj Iranit, në këmbim për kufizimin e programit të vet atomik. Megjithqë është kompani evropiane, Airbusit i duhet leja amerikane, pasi shumë pjesë të aeroplanëve prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Airbus dhe kompania amerikane Boeing, janë pajtuar të shesin ose të huazojnë më tepër se 100 aeroplanë secili për Iran Air, derisa Teherani po e ripërtrinë sektorin e aviacionit, pas disa viteve të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të programit atomik kundërthënës. Burime të aviacionit thonë se Departamenti amerikan i thesarit do të filloj të miratoj shitje të aeroplanëve të Boeingut në Iran, brenda disa ditësh, ka raportuar agjencia Reuters.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediet sociale, armë e re në duart e “të mirëve” dhe “të këqijve”

Posted: 21 Sep 2016 07:32 AM PDT

Mediet sociale janë bërë sot një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit në botë. Edhe Kosova, sado që është përfshirë me vonesë, vlerësohet se ka hyrë fuqishëm, nëse merret parasysh numri i përdoruesve të rrjeteve dhe medieve sociale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova vend transit i trafikimit të drogës

Posted: 21 Sep 2016 06:59 AM PDT

Sipas shënimeve zyrtare vetëm brenda vitit janë konfiskuar mbi 420 kilogramë marihuanë dhe autoritetet e rendit thonë se kanë arrestuar 562 persona për trafikim me substanca narkotike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykatësit e zyrtarëve të paditur “pjesë e aferës së përgjimeve”

Posted: 21 Sep 2016 06:47 AM PDT

Vendimi i Gjykatës penale për caktimin e gjykatësve të përfshirë në "aferën e përgjimeve", thonë ekspertët, cenon pavarësinë e procesit gjyqësor dhe pushteti përmes tyre synon dështimin e padive të Prokurorisë Speciale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëzohet një avion luftarak sirian

Posted: 21 Sep 2016 06:07 AM PDT

Një avion luftarak sirian është rrëzuar afër kryeqytetit Damask por akoma është e paqartë nëse acioni është qëlluar me raketë apo është rrëzuar për shkaqe të problemeve teknike. Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, grup me bazë në Londër, ka njoftuar se avioni është rrëzuar në veri të Damaskut. Media shtetërore siriane ka raportuar se avioni luftarak është rrëzuar pasi kishte kryer një aksion ndaj grupit militant Shteti Islamik. Njoftohet po ashtu se piloti ka shpëtuar. Akoma nuk është dhënë asnjë informacion lidhur me shkakun e rrëzimit të këtij avioni. Agjencia e lajmeve Amaq, që është e afërt me Shtetin Islamik ka thënë se militantët e kanë rrëzuar avionin pasi ai kishte kryer katër sulme ndaj grupit militant. Më 18 shtator grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka rrëzuar një avion ushtarak në veri të Sirisë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Klasat e mbingarkuara me nxënës

Posted: 21 Sep 2016 06:02 AM PDT

Në nivelin e arsimit fillor, të mesëm të ulët, që përfshinë arsimin e obliguar 9-të vjeçar, në mbarë Kosovën, sipas të dhënave zyrtare, mësimin e ndjekin rreth 260 mijë nxënës, nga të cilët një numër i madh vetëm në Prishtinë, mbi 30 mijë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetet e mbipopulluara - shkollat punojnë edhe në tri ndërrime

Posted: 21 Sep 2016 05:55 AM PDT

Në nivelin e arsimit fillor, të mesëm të ulët, që përfshinë arsimin e obliguar 9-të vjeçar, në mbarë Kosovën, sipas të dhënave zyrtare, mësimin e ndjekin rreth 260 mijë nxënës, nga të cilët një numër i madh vetëm në Prishtinë, mbi 30 mijë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Shkarkohet ministri i financave

Posted: 21 Sep 2016 05:46 AM PDT

Deputetët irakianë kanë votuar për të shkarkuar ministrin e financave Hoshiyar Zebari. Me shumicë të votave, parlamenti irakian ka shkakruar Zebarin pasi ai muajin e kaluar u morr në pyetje nën akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim. Zebari ka mohuar këto akuza. Ai u zgjodh ministër i Financave më 2014, pas një karriere të gjatë në krye të Ministrisë së Jashtme të Irakut.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia arreston një militant të dyshuar të IS-it

Posted: 21 Sep 2016 05:32 AM PDT

Një militant i dyshuar i Shtetit Islamik është arrestuar në rajonin e Tatarstanit në Rusi. Shërbimi federal për siguti ka njoftuar se Sharifbek Shoyev, 38-vjeçar, dyshohet se ka qëndruar tre vjet në Siri, ku thuhet se ai është trajnuar në kampet e terroristëve. Ai gjithashtu po akuzohet se ka luftuar përkrah militantëve të IS-it. Nëse Shoyev gjendet fajtor mund të dënohet me 10 vjet burgim. Zyrtarët thonë se të paktën 5 mijë rusë dhe qytetarë të ish-republikave të tjera sovjetike kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar me militantët e Shtetit Islamik.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kompania “Envidity” e Wesley Clark merr leje për hulumtim, por jo për shfrytëzim

Posted: 21 Sep 2016 05:21 AM PDT

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka shqyrtuar dhe përkrahur vendimin e qeverisë, më të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin e kompanisë " Envidity Energy Kosova LLC'. Anëtari i këtij komisioni, Blerim Grainca, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Qeveria i ka sjell në Kuvend propozimet për të dhënë dy licenca për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë. "Komisioni i ka rekomanduar qeverisë se pas marrjes së lejes të kompanisë për hulumtim, kur vjen puna për leje të shfrytëzimit, prapë duhet të kthehet dhe votohet në Kuvend", ka thënë Grainca. Kompania "Envidity Energy Kosova", e cila udhëhiqet nga gjenerali tashmë në pension Wesley Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe në vitin 1999, ka shprehur interesim për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimit të gazit sintetik, diellit dhe kerozinës. Kjo kompani ka tri vite që ka aplikuar për marrjen e licencës tek autoritetet kompetente në Kosovë .

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani shënon përvjetorin e luftës me Irakun

Posted: 21 Sep 2016 04:43 AM PDT

Irani po shënon përvjetorin e luftës tetë vjeçare me Irakun, që ndodhi në vitet 1980. Në Teheran është  organizuar një paradë ushtarake, ku janë shfaqur tanke, sistemi mbrojtës raketor rus s-300 dhe raketa balistike të ndërtuara në Iran. Shefi i stafit të forcave të armatosura, Mohammad Baqeri ka thënë se ato që Irani ka mësuar në luftën që u zhvillua më 1980-1988 kundër Irakut, kanë shërbyer si udhërrëfyes për "vëllëzërit tanë" në Siri, Palestinë, Liban, Irak, Afganistan, Jemen dhe Bahrein. Baqeri gjithshtu tha se marrëveshja e re e sigurisë në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit "do na bëj më të vendosur për të forcuar fuqinë mbrojtëse". Një paradë e forcave detare gjithashtu është mbajtur në portin e Bandar Abbas, ku komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, Mohammad Ali Jafari ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos përzihen në Gjirin Persik.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plagoset sulmuesi i ambasadës së Izraelit në Ankara

Posted: 21 Sep 2016 03:47 AM PDT

Izraeli thotë se një sulmues ka tentuar që të hyjnë në ambasadën e saj në Ankara por është plagosur nga një roje sigurimi. Ministria e Jashtme izraelite ka thënë se sulmuesi kishte një thikë. Njoftohet se ai është qëlluar me armë zjarri dhe është kapur përpara se të arrinte në ndërtesën e ambasadës. Më herët televizioni NTV ka raportuar se dy persona kanë tentuar që të hyjnë në ambasadën e Izraelit dhe njëri është "neutralizuar".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjeloshaj: Unifikim politik i shqiptarëve në Mal të Zi

Posted: 21 Sep 2016 03:04 AM PDT

Nik Gjeloshaj, deputet i Alternativës shqiptare në përbërjen e deritanishme të Parlamentit, thotë se koalicioni shqiptar do të bashkëpunojë me cilëndo shumicë që do t'i respektojë kërkesat e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Dhjetëra të vrarë nga një sulm ajror në një spital 

Posted: 21 Sep 2016 02:31 AM PDT

Një organizatë për ndihmë mjekësore thotë se të paktën katër pjesëtarë të stafit të saj janë vrarë nga sulmet ajrore në një spital në Siri. Unioni për Kujdes Shëndetësor thotë se sulmet ajrore më 20 shtator kanë shkatërruar spitalin në qytetin e mbajtur nga rebelët Khan Touman, që gjendet në jug të Alepos. Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut me bazë në Londër ka thënë se në këtë sulm janë vrarë 13 njerëz përfshirë këtu doktorë dhe nëntë luftëtarë rebelë. Shumicae rebelëve të vrarë i përkasin gruput Jabhat Fatah al-Sham, që më herët njihej me emrin Fronti al-Nusra. Qyteti Khan Touman gjendet shumë pranë zonës ku më 19 shtator u sulmuan konvojet me ndihma të OKB-së ku u vranë të paktën 20 civilë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Temperaturat globale thyejnë edhe një rekord

Posted: 21 Sep 2016 01:58 AM PDT

Shkencëtarët amerikanë kanë thënë se temperaturat botërore kanë arritur një rekord të ri gjatë muajit gusht. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka thënë se muaji i kaluar ishte për 0.92 gradë celsius më i nxehtë se sa mesatarja e temperaturave në shekullin 20. Gjashtë nga 17 muajt më të nxehtë që janë regjistruar ndonjëherë kanë qenë këtë verë, ka thënë kjo agjenci federale. Shefi i kësaj agjencie, Deke Arndt ka thënë se gazrat serë janë fajtori kryesor për rritjen e temperaturave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ligji për trafikun – 'i rëndë' për qytetarët

Posted: 21 Sep 2016 01:44 AM PDT

Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidente trafiku në gjysmën e parë të vitit, flasin shifrat zyrtare të Policisë së Kosovës, ndërkohë që një numër aksidentesh kanë shënuar posaçërisht periudhën e verës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta të dhunshme në Karolinën Veriore

Posted: 21 Sep 2016 01:39 AM PDT

Policia në SHBA thotë se 12 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë protestave që shpërthyhen në Karolinën Veriore. Protestuesit e zemëruar kanë shkatërruar veturat policore si dhe kanë bllokuar autostradën dhe rrugët e qytetit Charlotte. Në Charlotte më 20 shtator, policia amerikane kishte qëlluar me armë zjarri një person me ngjyrë. Keith Lamont Scott u qëllua nga një oficer policie dhe më pas ndërroi jetë në spital. Policia ka thënë se ai kishte një armë zjarri dhe se paraqiste "rrezik vdekjeprurës" por familjarët e tij thotë se Scott kishte me vete një libër dhe jo armë zjarri. Edhe në Tusla të Oklahomas njerëzit janë duke protesuar para selisë së policisë pasi një person u vra një javë më parë. Ai ishte i paarmatosur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more