Skip to main content

“Franca hap qendrën e parë të ‘deradikalizmit’ islamik” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Franca hap qendrën e parë të ‘deradikalizmit’ islamik” plus 9 more Gazeta SHQIP


Franca hap qendrën e parë të ‘deradikalizmit’ islamik

Posted: 18 Sep 2016 02:30 AM PDT

Në pritje që instituti të nisë "shpëlarjen e trurit", ndryshe nga "miqtë", Fronti Nacional i Le Pen-it denoncon: Atentatet nuk parandalohen kështu

I është prezantuar shtypit, por do të hyjë në funksion vetëm pas disa ditësh qendra e parë e "deradikalizmit" të krijuar në Francë në Beaumont-en-Véron, në rajonin e Indre-Loira, mes Nantës e Parisit.

Ministria e Brendshme parapëlqen ama të flasë për një program "parandalimi, përfshirje dhe nënshtetësie". Kanë dalë shumë pak detaje, por nga ajo që dihet, në një moment të parë struktura duhet të presë rreth 6 të ftuar, për të arritur në një regjim të plotë me 30 persona.  Për ta do të kujdesen 25 punonjës që do të zhvillojnë plane formative të sakta.

Në pritje që instituti të fillojë "shpëlarjen e trurit", ndryshe nga ata që do ta frekuentojnë, kanë nisur polemikat. "Online" ka nisur një mbledhje firmash për të bllokuar ngritjen e strukturës, ndërsa Fronti Nacional i Marine Le Pen, ka mbajtur një konferencë shtypi në qytezën e vogël për të denoncuar atë që sipas saj, "pseudo-qendra" nuk ndihmon në asnjë mënyrë në luftën kundër islamit radikal.

Në fund, kanë qenë edhe banorët e zonës që kanë protestuar, sepse kanë frikë për sigurinë e tyre. Qendra në fakt, do t'i japë azil në kohë të plotë subjekteve që janë radikalizuar, të konsideruar si potencialë ose që kanë aspiruar për t'u bërë terroristë.

Me një kundërshtim të tillë, kryeministri Manuel Valls ka lëshuar një fushatë eksperimentale për të parandaluar ndonjë atentat të mundshëm. I lajmëruar që në pranverë, qendra Beamont-en-Véron do të menaxhohet nga Komiteti Ndërministror i parandalimit të kriminalitetit dhe radikalizmit. Siç lexohet në dokumentin e shpërndarë nga ministria, "shteti francez synon realizimin e një strukture të ripërfshirjes specifike të rezervuar, për të sensibilizuar ata do të marrin asistencë psikologjike, mjekësore, sociale dhe edukative".

Po në çfarë mënyre pyesin shumë njerëz? Përmes një "dizimpenjimi të procesit të radikalizmit, zhvillimit të mendimit kritik dhe të nënshtetësisë, përmes thithjes së vlerave të Republikës". Të ftuarit që do të përmbyllin me sukses procesin e braktisjes së islamit radikal, mund të përfitojnë vende pune.

18 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vdekja e nënës dhe foshnjës, akuza ndaj mjekëve; ‘mjekim i pakujdesshëm’

Posted: 18 Sep 2016 01:49 AM PDT

vdekja-ne-maternitetProkuroria e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e 2 mjekëve të maternitetit Koço Gliozheni pas vdekjes së një nëne dhe foshnjës së saj pa lindur. Mbrëmjen e djeshme policia e Tiranës ekzekutoi urdhër-arreste për dy mjekët, ndërsa prokuroria ka bërë me dije sot edhe akuzën që rëndon ndaj dy mjekëve; ajo e mjekimit të pakujdesshëm.

Në njoftimin e prokurorisë tregohet me detaje ngjarja dhe peripecitë ku u desh të kalonte brenda pak orësh shtatzëna nga një spital në tjetrin derisa ndërroi jetë bashkë me fëmijën e saj në maternitet, aty ku mesa duket nisi edhe fati i keq për të dhe foshnjës

"Në datën 16.09.2016 rreth ores 05.00 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik "Koco Glozheni" është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës se saj seksi femer. E ndjera A. C., e cila ishte në muajin e 9 të shtatezanisë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik "Koco Glozheni" ne gjendje të rende shëndetësore e shoqeruar nga te aferm te saj.

Ne vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obsteter gjinekolog, personat nen hetim H. K., N. C. e D. D., të cilet, pasi jane konsultuar ndërmjet tyre, pavaresishte gjëndjes së rënde të pacientes, e kane derguar pacinten për një kontroll në QSUT për konsulte kardiologu. Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,"Koco Glozheni" ne gjendje shume te rende shendetsore.

Pas mberritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik "Koco Glozheni" rreth orës 04.00 ne gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e ndjera i është nënshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( fëmija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte inicuar një ndërhyrje kirurgjikale, por shtetasja A. C. ka nderruar jete gjate kësaj ndërhyrjeje.

Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës nxori urdher ndalimi, per shtetasit H. K. dhe D. D", thuhet në njoftimin e prokurorisë.

18 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

Ndërron jetë ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça

Posted: 18 Sep 2016 01:33 AM PDT

selim-muca-2Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish-Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça. Lajmi është dhënë nga familjarët dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Haxhi Selimi ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tiranë në moshën 80 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, prej së cilës vuante prej kohësh.

Haxhi Selim Muça, do të mbahet mend si drejtuesi që e reformoi KMSH dhe punoi shumë për bashkësinë islame shqiptare. Ai ndërmori hapa konkretë për institucionalizimin e punës së KMSH në mbarë vendin dhe për gjallërimin e jetës shpirtërore të besimtarëve myslimanë.

Gjithashtu ai do të kujtohet e vlerësohet për frymën e tij përherë pozitive dhe prioritetin që i jepte dialogut, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri dhe të gjitha hapësirat e banuara nga shqiptarët në Ballkan.

Haxhi Selim Muça e drejtoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për dhjetë vite (2004-2014) dhe me gjithë pengesat e moshës dhe të shëndetit, ai punoi dhe u angazhua deri ditën e fundit në mbështetje punës së KMSH. Si një bashkëshort shembullor, baba dhe gjysh i dashur, ai la pas bashkëshorten e tij Zisën dhe tre fëmijët, Arjanin, Almën dhe Ermalin.

18 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

NË BRITANI AZILANTËT SHQIPTARË NË VENDIN E TRETË, ÇFARË PO NDODH NË SHQIPËRI?

Posted: 18 Sep 2016 01:25 AM PDT

"Mirë që në Siri apo Afganistan ka luftë, po në Shqipëri çfarë po ndodh"?!!!

Petrit Kuçana

azilPyetja se "çfarë po ndodh në Shqipëri" mbetet katërciprisht retorike e që çdo ditë pasurohet me statistika që i kalojnë shifrat e të pabesueshmes.  Nuk është thjesht tabloja e emigrantëve shqiptarë të strehuar nën tenda në brigjet franceze dhe as lajmet për "kapje shqiptarësh" që kërkojnë të ikin në Britani, duke përdorur rrugë dhe mundësi që shkojnë nga maunet e nisura nga vende të largëta, e deri tek tentativat për ardhje nëpërmjet identiteteve të tjera.

E sërish kjo pyetje ngrihet kur statistikat britanike dëshmojnë se shqiptarët, saktësisht fëmijët shqiptarë që kërkojnë azil, zënë vendin e tretë. Askush nuk ka ndonjë statistikë për shqiptarët e ardhur rishtaz në ishullin britanik, por pamundësia për t'i rikthyer ata që kanë fatin të jenë nën 18 vjeç, u jep atyre hapësirë për t'u regjistruar si azilantë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kaq kryeneçe vazhdon të jetë kjo pyetje, saqë i zë ngushtë edhe shqiptarët e këtushëm, sidomos ata që punojnë me institucionet britanike, ata që kanë shoqata apo organizata, përkthyes, apo ata të "fostering". Mirë që në Siri apo Afganistan ka luftë, po në Shqipëri?!!!

A duhet të jetë "vendi i tretë",   këmbanë alarmi që të  shkundë nga përgjumja ministra e deputetë, klasën politike në tërësi? Fatkeqësisht "vendi i tretë" vazhdon të mbetet një lajm, tashmë i stërpërsëritur, (jo vetëm për emigrantët që mësyjnë Britaninë), lajm që me patjetër harrohet në ditën e tretë, që demagogjia e "të bërit shtet" ambalazhon çdolloj pasoje sociale që në kushte normale konsiderohet katastofike.

Për rrjedhojë zbrazja e Shqipërisë, është një fenomen kaq normal, i gjithëprekshëm në çdo cep, ku të ikurit nuk është më sfidë, por thjesht rrugëzgjidhje dhe as që mund të imagjinohet të ketë ndonjë dritë shprese, sidomos për rininë, (madje as për ata nën 18 vjeç) që kanë shansin të regjistrohen dhe s'mund të kthehen.

Slogani që "punë ka por duhen profesionistë", është kthyer në një tragjikomedi që shikohet  çdo ditë e që duket që fatkeqësisht po "zbatohet" më së miri në Britani.

Nuk kanë të reshtur lajmet për kapjen e shqiptarëve, si trafikantë droge.  Raportet e institucioneve britanike bëhen gjithnjë e më të frikshme, kur qartësisht "zotërojmë" shifrën 20% e të dënuarve të Evropës Lindore, (deklaruar nga ministri i drejtësisë Britanike në kohën e fushatës BREXIT).  E dhimbshme.

Rinia shqiptare po mbush burgjet britanike, çdo ditë… Britania nuk është më ajo e mëparshmja, e kohës së artë, ku ndihmat sociale apo gjetja e banesës ishte një detyrë shtetërore. Tashmë askush nuk ka të drejtë të strehojë një emigrant të paligjshëm, aq më tepër ta punësojë atë.

Megjithatë Britania mbetet "molla e ndaluar", edhe pse çmimet e biletës "one way" mbi Lamansh kapin shifra marramendëse.  Tashmë nuk shtrohet më pyetja se si ka mundësi që prindërit "përcjellin" fëmijët e tyre akoma pa mbaruar 8-vjecaren, ashtu siç mbetet tmerrësisht e vështirë përgjigja se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Mjafton të shikohen mosha e të dënuarve shqiptarë në Britani apo vitet që do të vuajnë dënimin për të plotësuar tablonë e tragjikes.         Po a ka një strategji shteti për këtë gjendje, apo saktësisht për këta emigrantë të ardhur rishtas në Britani?

Fatkeqësisht jo. As që bëhet fjalë, as që është dëgjuar në foltoret e parlamentit, apo në institucionet e tjera shqiptare. As që do t'ia dijë njeri për ta, ndonëse është detyrim kushtetues… Është për t'u përgëzuar puna e jashtëzakonshme e shoqatave shqiptare të këtushme, dhe ai që quhet shtet, ka munguar terësisht.  Mbi dhjetë herë ka qenë kryeministri në Londër, asnjëherë nuk i interesua për ta, asnjëherë nuk gjeti pak minuta kohë qoftë edhe për të dëgjuar se çfarë po ndodh me këta shqiptarë.

E krejt e pakuptimë duket edhe ftesa për një samit të diasporës, që i ngjan më tepër si; "m'ka çu nana me e la gojën"…

 

 

Boksieri shqiptar Nuri Seferi humb titullin përballë turkut Firat Arslan

Posted: 18 Sep 2016 12:40 AM PDT

sferoiNuri Seferi humbi me pikë titullin europian në versionin WBO në peshën Cruiser. Në ringun e Goeetingen të Gjermanisë, kampioni shqiptar nuk arriti të mundë pas 12 raundesh turkun Firat Arslan, që zhvilloi ndeshjen e tij të 48-të në karrierë, teksa numëronte 38 fitore. Në një sfidë dukshëm të ekuilibruar, ku ndoshta Seferi ishte dhe ai që grushtoi më shumë, gjyqtarët vendosën në favor të Arslanit. Gjithsesi Seferi zhvilloi një ndeshje mjaft të bukur duke dhuruar emocione të shumta madje, që nga momenti i këndimit të himnit të flamurit.

Në momentin kur nisi boksimi, Seferi u përpoq të grushtonte kundërshtarin të tij sidomos në raundet e para ku një seri goditjesh për pak sa nuk rrëzuan në tapet turkun, që u shpëtua nga gongu. Gjithsesi në raundet e fundit, Arslan e ekuilibroi sfidën dhe pas 12 raundeve në këmbë, gjyqtarët vendosën që titullin vakant të kampionit të Europës në peshën cruiser ta fitonte me pikë, Firat Arslan.

Përpara Nuriut, u ngjit në ring dhe vëllai i tij Sefer Seferi që u përball me boksierin me mjaft përvojë Manuel Charr për titullin e ëBA International për peshat e rënda. Seferi që nuk kishte pësuar asnjë humbje në karrierë u mund me pikë nga ana e gjermanit pas një beteje prej 10 raundesh. Gjithsesi Seferi arriti ta mbyllte ndeshjen në këmbë përballë ish-kundërshtarit të Klitchkos, që në fund në shenjë respekti dhe për miqtë e tij shqiptarë bëri dhe simbolin e shqiponjës dy krenare duke mbajtur lart dhe flamurin kuqezi.

18 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Minesota, sulm me thikë në një qendër tregtare, 8 të plagosur, agresori thirri ‘Allahu Ekbher’

Posted: 18 Sep 2016 12:30 AM PDT

boteTetë persona janë dërguar në spital pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në veri të shtetit të Minnesotas në SHBA.

Të plagosurit, sipas zyrtarëve amerikanë nuk kanë lëndime serioze.

I dyshuari i këtij sulmi në qytetin St.Cloud, është vrarë nga një polic që nuk ishte në detyrë.

Sulmuesi, që kishte një thikë, ishte veshur me uniformë të sigurimit,gjatë kohës së sulmit dhe ka bërë "disa referenca të Allahut", ka thënë shefi i policisë në St.Cloud, Blair Anderson.

"Ne e kemi konfirmuar se sulmuesi kishte pyetur të paktën një person se a është mysliman, përpara se t'i sulmonte", ka shtuar Anderson.

Shefi i policisë ka refuzuar që ta quaj këtë sulm si akt të terrorizmit, duke thënë se motivet e këtij sulmi janë akoma të panjohura.

18 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Horoskopi – 18 shtator 2016

Posted: 18 Sep 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Yjet sot do të jenë miqtë tuaj sot. Si në punë ashtu edhe në jetën tuaj familjare gjithçka do të shkojë mirë e do të ndiheni të lumtur.

DEMI

Një lajm i dëgjuar fare rastësisht do ju lejojë të bëni një investim mjaft të mirë. Në një kohë të shkurtër do të grumbulloni një shumë të konsiderueshme parash gjë që do ju japin mundësinë për të realizuar një nga ëndrrat tuaj.

BINJAKËT

Mos u kapni me të gjithë nëse sot në punë nuk janë të gjithë të gatshëm për t'ju dëgjuar. Kini kujdes më shpenzimet.

GAFORRJA

Nëse keni projekte në sirtar është momenti për ti zbuluar. Dashuria shkon shumë mirë, e do ju japë mundësinë për ti përfunduar gjërat ashtu siç i keni menduar.

LUANI

Mund ti lejoni vetes të merrni përsipër ndonjë impenjim të rëndësishëm, nëse do ta keni të nevojshëm. Në rast të kundërt, hiqni dorë menjëherë për të shijuar fundjavën.

VIRGJERËSHA

Do të gjendeni të përfshirë në një debat mes familjarëve, mbi një çështje që ju intereson drejtpërsëdrejti. Do të jeni në qendër të kritikave, prandaj përgatituni.

PESHORJA

Jeta sentimentale do të jetë paksa e komplikuar: Në vend që të hidheni drejtë aventurave, mundohuni të rindërtoni qetësinë dhe harmoninë në çift, duke i zgjidhur problemet me partnerin.

AKREPI

Nëse nuk arrini t'i vini fre dëshirave tuaja për të marrë vesh gjëra që nuk u përkasin, sot mund të rrezikoni të përfshiheni në punët e të tjerëve. Kujdes!

SHIGJETARI

Do të arrini të gjeni frymëzimin që u duhet për të arritur një sukses të rëndësishëm personal. Mos e lini t'u ikë momenti juaj magjik. Në aspektin afektiv gjithçka do të shkojë mirë.

BRICJAPI

Do të dëshironit të mos largoheni kurrë nga ambienti juaj familjar, por kujtohuni se ka edhe gjëra të tjera që mund t'u rezervojnë kënaqësi.

UJORI

Është shumë e rëndësishme që të prezantoheni në mënyrën më të mirë të mundshme para dikujt që mund të jetë i dobishëm për ju. Ruani imazhin.

PESHQIT

Entuziazmi që keni për të propozuar një projekt do të hasë në rezistencën e kolegëve tuaj të cilët janë pak mosbesues,prandaj jepini atyre kohën e nevojshme. Tregohuni pak më tepër romantik në marrëdhënien tuaj.

Eurobasket 2017, Shqipëria e mbyll me fitore përballë Sllovakisë

Posted: 17 Sep 2016 02:38 PM PDT

baskiNjë sukses historik dhe që mund të shërbejë për të ardhmen. Shqipëria e mbyll aventurën në Grupin F të Eurobasket 2017 me fitoren 72-65 përballë Sllovakisë. Në sfidën e luajtur në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", kuqezinjtë regjistruan triumfin e vetëm të këtij edicioni, në një sfidë të vuajtur, ku pas dy periodave të para Shqipëria kryesonte 39-31.

Skuadra e drejtuar nga Konstadinidis ishte superiore në parket, edhe falë pikëve të amerikanit të natyralizuar, Broadus, autor i 17 pikëve, i mbështetur nga Hysenagolli, që 15 pikëve të realizuara i shtoi edhe 8 topa të rikuperuar nën tabelë.

Me një fitore në 6 ndeshje kuqezinjtë mbyllin aventurën europiane, me Kombëtaren e basketbollit që u kthye në aktivitet pas katër viteve mungesë. Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë së basketbollit pas 7 viteve në arenën ndërkombëtare.

17 shtator 2016 (ggazeta-Shqip.com)

Vdekja e nënës dhe foshnjës, ndalohen 2 mjekët e maternitetit ‘Koço Gliozheni’

Posted: 17 Sep 2016 02:22 PM PDT

materniteti-koco-glozheniPolicia e Tiranës, me urdhër të prokurorisë, ka ndaluar dy mjekët e maternitetit 'Koço Gliozheni', Dritan Deçka dhe Elidon Klosi lidhur me ngjarjen e rënë ku humbi jetën një grua në muajin e nëntë të shtatzënisë së bashku me foshnjën e saj.

Ndërkohë, infermieria Nazmie Ceni është lënë e lirë pasi u mor në pyetje nga grupi hetimor. Ndaj dy mjekëve rëndon akuza e mjekimit të pakujdesshëm dhe neglizhencës, ndonëse Deçka dhe Klosi kanë pohuar fillimisht se kanë ndjekur protokollin mjekësor.

Më herët, ministri i Shëndetësise garanton se do të zbardhet e vërteta e funksionimit të sistemit.

“Rezulton që sistemi ka funksionuar. Mjekët dhe personeli mjekësor kanë qenë aty. Ekzaminimet janë kryer, qoftë imazherike, qoftë laboratorike, është transportuar me autoambulancë nga një spital në tjetërin me me personel mjekësor sepse situata ka qenë e komplikuar. Janë raste shumë të rralla me përqindje shumë të ulëta që ndodhin. Ajo ka patur një hemoragji nga një dëmtim në shpretkë. Ne si ministri përtej organeve të drejëtsisë jemi të angazhuar që të punojmë për të zbardhur deri në fund të vërtetën e funksionimit të sistemit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Nëna Aida Cajka, 35 vjeçe, ishte shtatzënë në muajin e 9-të dhe humbi jetën bashkë me foshnjën në maternitetin "Koço Gliozheni" mëngjesin e 16 shtatorit, pas sorollatjeve të shumta nga njëri spital në tjetrin.

Familjarët e të ndjerës akuzuan shërbimin spitalor, mungesën e mjekëve dhe mos kryerjen e ekzaminimeve përkatëse. Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë tha se 35 vjeçarja humbi jetën nga një hemorragji masive në regjionin e shpretkës.

Do të jetë mjekësia ligjore ajo që do të përcaktojë diagnozën përfundimtare dhe arsyet e çarjes së shpretkës.

17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Avioni, hetime edhe në Itali për të gjurmuar bashkëpunëtorët

Posted: 17 Sep 2016 02:20 PM PDT

avioniDosja e "avionit të Ishmit" pritet të kthehet një çështje e përbashkët hetimore mes Shqipërisë dhe Italisë. Një burim i tha Top Channel se grupi i hetimit po pret informacion nga pala italiane për aktivitetin e dy shtetasve të përmendur në rrëfimin e tij nga piloti Guido Andrea Guidi.

Edhe pse janë idntifikuar dy persona, një italian dhe një shqiptar, drejtësia shqiptare është më tepër e interesuar për lidhjet e shtetasit shqiptar në vendin tonë dhe bashkëpuntorët e tij në qytetin e Durrësit.

Ndërsa piloti Guidi është vendosur nën ruajtje për shkak të pozicionit që pritet të përfitojë ai si bashkëpunëtor i drejtësisë, dhjetëra persona të tjerë janë marrë në pyetje për uljen e avionit "Pipper" në grykëderdhjen e Ishmit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të konfirmojë me prova orën e saktë të uljes së avionit në vendin ku u gjet, personat që e përgatiten pistën dhe për llogari të kujt është kryer ky veprim si edhe njerëzit për të cilët Guidi do të rikthehej në Shqipëri në fund të muajit për të transportuar sipas tij 200 kg kanabis, punë për të cilën ai ka pohuar se do të paguhej 20 mijë euro.

Megjithatë ajo që dihet është se piloti 69-vjeçar ka treguar me detaje për bashkëpunëtorët e tij përderisa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur ta procedojë në gjendje të lirë, duke mos ju drejtuar gjykatës për masë sigurie dhe duke mbajtur të sekuestruar vetëm pasaportën e tij si një masë që ndalon të lërë Shqipërinë përsa kohë është në mborjtjen e repartit RES dhe në dispozicion të hetimeve të hapura.

17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) TCH

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more