Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Rikthehet irc.albasoul.com” plus 18 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Rikthehet irc.albasoul.com” plus 18 more


Rikthehet irc.albasoul.com

Posted: 22 Sep 2016 11:46 AM PDT

MIREMBREMA TE GJITHEVE. RIKTHEHET IRC.ALBASOUL.COM

Dikur Server IRC qe mblidhte Shqiptaret ane e mbare botes. Pas nje periudhe mos funksionimi per arsye teknike Albmaster & aL vendosem ta ringreme perseri. Jeni te gjithe te ftuar te vjeter e te rinj. Qofte ky nje rifillim i mbare (te shpresojme) ehehehe

Ju mirepresim!

Kndaqsi e nevojshme ne boten e sotme .

Posted: 22 Sep 2016 11:39 AM PDT

Emri:  3XXX.jpg    Shikime: 42    Madhësia:  27.4 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kndaqsi e nevojshme ne boten e sotme .

Posted: 22 Sep 2016 11:36 AM PDT

Emri:  2XXX.jpg    Shikime: 39    Madhësia:  28.6 KB
përshngetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

replays in roughly 40 minutes

Posted: 22 Sep 2016 11:35 AM PDT

kasfya gese koi gia ase bose

Patriots vs Texans live stream

Knaqsia e nevojshme ne boten e sotme .

Posted: 22 Sep 2016 11:32 AM PDT

Emri:  1......XXX.jpg    Shikime: 27    Madhësia:  29.1 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kndaqsia e nevojëshme në boten e sotme .

Posted: 22 Sep 2016 11:28 AM PDT

Emri:  3XXX.jpg    Shikime: 25    Madhësia:  27.4 KB
pËRSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Akulli

Posted: 22 Sep 2016 11:05 AM PDT

1.Pse akulli bymehet kur ngrin? 2.Pse akulli noton ne uje?

PD: Deputeti socialist Paulin Sterkaj i përfshirë në trafik droge dhe prostitutash

Posted: 22 Sep 2016 09:57 AM PDT

Në parlament - Ristani tregon me dokument: "Paulin Sterkaj i përfshirë në trafik droge dhe prostitutash"



Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani nuk ndalon së akuzuari qeverinë për lidhjet e saj me bandat e drogës.

Në fjalën e sotme të tij gjatë seancës parlamentare, ai akuzoi deputetin e PS, Paulin Sterkaj se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe protitucioni në kohën kur ai ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.

Ristani tha se akuzat e tij bazoheshin në një dokument zyrtar me firmë e vulë të SHISH, të cilin e tregoi para parlamntit, që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta ku shkruheshin akuzat ndaj Sterkaj.

Arben Ristani: " Unë kam një dokument zyrtar me firmë dhe vulë që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm. Sipas këtij dokumenti thuhet që shefi i Komisariatit të policisë së Lezhës Paulin Sterkaj, merrej me trafik droge dhe prostitutash. Po e citoj dhe sdua të lexoj emrat e tjerë por është me firmë e me vulë. Merrej me trafik droge dhe prostuticion, me dokument".

Deputeti i PD tha se një gjë të tillë e tregoi "për të ilustruar se cfarë ka mbledhur Aleanca e cila mori pushtetin duke rrëzuar Sali Berishën"

ORA NEWS

Moda, si art i rikrijimit të vetvetes

Posted: 22 Sep 2016 09:54 AM PDT

Moda, si art i rikrijimit të vetvetes

Dizenjatorja e njohur Yllka Brada, nën përkujdesjen personale të së cilës janë këngëtarët Ledri Vula dhe Dren Abazi, por edhe zonja e parë e Kosovës, prezantoi koleksionin e saj të ri për vjeshtën 2016 të titulluar "Persona".

Emri:  Moda.jpg    Shikime: 22    Madhësia:  72.6 KB

Duke ndjekur nga afër veshjet e koleksionit "Persona" të dizenjatores Yllka Brada, që u prezantua në një sfilatë dhe performancë atipike – në ambientet e një reparti pune të një shtypshkronje të vjetër të kohës së komunizmit që enkas për këtë event ishte transformuar në një pistë mode ku defiluan modelet e shkollës artistike Model MNG si dhe disa aktorë teatri e filmi që enkas për këtë natë u transformuan në modele – në mendje më kalonte shprehja ikonë e asaj që përherë ishte në kundërshtim me të gjithë të tjerët, guximtares Tris nga trilogjia "Divergjentja": "Do të gjej shprehi, mendime e rregulla të reja. Do të bëhem një diçka ndryshe!"

Të gjithë ne jemi një lloj viktime e të rëndomtës të vetëpërsëritshme, që fatkeqësisht sot përcakton ritmin e të gjitha hapave tanë në jetë, por, Yllka Brada beson në atë se njeriu mund ta rikrijojë vetveten. Dhe atë disa herë brenda një dite të vetme. Me koleksionin e saj "Persona", Yllka na thotë se nëpërmjet veshjes njeriu mundet vërtet të gjejë shprehi, mendime e rregulla të reja për veten dhe mund ta përjetojë vetveten në një dritë tjetër, si një diçka ndryshe, pse jo edhe si diçka më tepër sesa percepsioni i rëndomtë që ka për vetveten. Nuk e kemi të vështirë ta kuptojmë se Yllka ka shumë të drejtë, sepse ndjenja kronike e monotonisë më së miri pasqyrohet nëpërmjet përtesës dhe mungesës së vullnetit që të ndryshojmë veshjet gjatë ditës.

Të gjithë e dimë se monotonia nënkupton një tip varfërie shpirtërore që ndjejmë, ndërkaq kjo varfëri më pas nxit një ndjesi apatie apo mungesë idesh e dëshire për të menduar për atë se çfarë mund të veshim, qoftë edhe për një shëtitje në bulevard. Me koleksionin e saj të ri, Yllka sugjeron se jo domosdoshmërisht duhet të jemi të ftuar në ndonjë ngjarje të rëndësishme në mënyrë që të kujdesemi për veshjen tonë. Dhe në psikologjinë e të gjithë kësaj ideje të Yllkës, qëndron besimi se duke u kujdesur për pamjen tonë të jashtme, ne ndikojmë edhe në mënyrën se si e ndjejmë dhe e përjetojmë veten tonë, pasi që të gjithë ne kemi nevojë urgjente që të bëjmë diçka në mënyrë për ta rritur dhe ushqyer ndjenjën e vetëvlerësimit pozitiv për veten. Kjo e fundit nënkupton pikërisht atë detaj kritik i vetë qenies sonë që edhe veshjes më ekstravagante ia shton apo ia humb vlerën.

Meqënëse "Persona" paraqet një lloj revolte kundër monotonisë dhe të rëndomtës sonë, nuk është për t'u habitur pse Yllka ka zgjedhur që të punojë veç me katër ngjyra: gri, bardhë, zi dhe blu. Këto katër ngjyra janë ngjyrat që më lehtësisht asociohen me monotoninë e të jetuarit, por në të njëjtën kohë janë edhe ngjyra themelore për vetë kuptimin e jetës. Ngjyra gri identifikohet me inteligjencën, por edhe me formalizmat në jetën tonë, prandaj Yllka e ka zgjedhur për veshjet e saj të parapara për ambiente pune. Gri më e lehtë për femrat dhe gri pak më e theksuar për meshkujt, në të dyja rastet sinonim për nevojën për vetësiguri e vetëvlerësim. Veshjet për kohë të lirë, ajo pjesa e pushimit pas punës, na vinë si ndërthurje e të bardhës me të zezën, si sinonim i bashkëdyzimit të natyrshëm të mirëkuptimit, qetësisë, mirësisë, forcës, vitalitetit dhe dëshirave të brendshme. Ato po ashtu vinë edhe në ndërthurje të ndryshme me blunë, sinonim i lirisë dhe imagjinatës. Ndërkaq për veshjet e darkave të vona, takimeve romantike dhe festave elegante, Yllka ka zgjedhur ngjyrën e zezë si sinonim të misteriozitetit dhe pasionit të fshehtë.

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/wp...-1-768x512.jpg

Në përputhje me trendet globale të vitit 2016, por edhe brenda frymës së konceptit të saj kreativ, Yllka i shkrin vijat dalluese mes veshjeve për femra dhe meshkuj, duke krijuar hibride kreative që i japin një ndjesi më të ngrohtë krijimeve të saj. Po ashtu Yllka eksperimenton me volumin, por tregohet më e përmbajtur se një pjesë e madhe e kreatorëve të tjerë, si dhe po ashtu me shumë masë i përdor palat, rruazat dhe elementet e qëndisura, por edhe detaje nga ato që rëndom njihen si uniformë pune, që të gjitha këto elemente të trendeve globale të këtij viti, por të përdorura me një shije unike brenda idesë së saj. Konsideroj se edhe përdorimi i materialeve si lesh 100% nga brendi Marzoni, pastaj pëlhura 100% kadife dhe mëndafsh ishin gjetje të qëlluara, sepse koleksionit i japin një shkëlqim të përmbajtur, diçka shumë komode për gjendje të ndryshme shpirtërore që mund të kemi. E veçanta e këtij koleksioni është se ajo bën një hap në të ardhmen duke funksionalizuar me shumë shije elementin "Wall street style", të meshkujve dhe femrave afariste, që pretendohet të jetë një nga shtyllat kreative globale të pranverës dhe verës 2017.

Parë në tërësi, si veshjet e meshkujve dhe ato të femrave, vërtet lënë shijen se kanë dal nga dollapi i një personi të vetëm që është i apasionuar pas idesë që të duket bukur dhe këndshëm në çdo pjesë të ditës. Ky person ka vetëvleresimin e duhur që ta respektojë veten dhe të tregojë kujdes për dukjen, me të njëjtin pasion dhe përkushtim, në të gjitha pjesët e ditës. "Persona" e Yllka Bradës, ashtu siç e përjetova unë, është një manual për artin e rikrijimit të vetvetes, shprehur me gjuhën e veçantë dhe shumë të bukur të modës.

Si artiste, Yllka është një guximtare e vërtetë, e denjë për grupin e atyre pak artistëve që natyrshëm janë në kundërshti me të përgjumurit, prandaj, në fund të prezantimit të saj, në çastin kur modelet dhe Yllka po parakalonin për të fundit herë, duke u përshëndetur me publikun, si mesazh intim, pikë reflektimi krejtësisht personal, sikur dëgjoja një shprehje tjetër ikonë nga "Divergjentja": kujt po i plas më për atë që të tjerët e vlerësojnë si e bukur, dua diçka që më dallon!

Dhe çfarë na bën të ndihemi të dalluar, qoftë edhe në mesin e turmave më të mëdha: ndjenja se imazhi ynë, veshjet dhe mënyra si dukemi, pasqyron faktin se vërtet po ndihemi mirë me veten.

Autori: Albatros Rexhaj
(Autori është shkrimtar, ky shënim është krejtësisht personal)

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Feministja arvanitase Eleni Bukura

Posted: 22 Sep 2016 09:50 AM PDT

Emri:  Laura.jpg    Shikime: 18    Madhësia:  80.4 KB

Në Specaj të Greqisë, krahas shtëpisë së heroinës se famshme Bubulina, është dhe një shtëpi tjetër që mban një emër të njohur, por që nuk i ngjan muzeut patriotik të saj. Eshtë një shtëpi tipike speciote të cilën kanë dëshirë ta shohin më shumë njerëzit e artit dhe adhuruesit e pikturës e të feminizmit, pasi atje, në shekullin e XIX ka jetuar një nga feministet e para të Greqisë, një arvanitase me një emër mjaft simbolik: Eleni Bukura. Vallë vërtet ishte kaq e bukur sa ç'kishte dhe mbiemrin e familjes së saj dhe që tradicionalisht do të mbetej i shkruar kështu me drejtshkrimin e gjuhës shqipe: Bukura? Sidoqoftë ajo kishte qenë për Greqinë ashtu siç kishte qenë për Francën një feministe si George Sand, pasi dhe Eleni Bukura u shfaq me veshur me pantallona si burrë ashtu si George Sand, e cila vishej si burrë dhe shkonte në mbledhjet e asamblesë së Francës, për të shkruar e botuar korrespondencat e saj mbi ngjarjet politike që kalonte Franca monarkiste në luftë me atë republikane.

Eleni Bukura ishte vajza e arvanitasit Jani Bukura dhem besa e Gjergji Bukura, një kapedani speciot dhe kryeplak i fshatit, i cili në vitin 1820 ishte kthyer nga Barcelona, ku merrej me tregëti si gjithë kapedanët e këtij ishulli si dhe të Hidrës, të cilët i gjeje në të gjithë Mesdheun. Dhe ai ishte nga ata që kishte nisur luftën që në orët e para të Revolucionit grek kundër pushtuesit otoman bashkë me Panajot Bukura dhe të tjerë, si gjithë kapedanët hidriotë e speciotë. Eleni lindi në vitin 1821, pikërisht kur shpërtheu dhe Revolucioni dhe vitet e para të jetës së saj ishin vite të sprovës së madhe, me babain në luftë. Zonja Korina Miller, e cila ka shkruar një libër për jetën dhe veprën e kësaj piktoreje, "Jeta e jashtëzakonshme e një piktore – Eeni Bukura", ku tregon për historinë tragjike të kësaj gruaje, e cila në rininë e saj, me një dashuri të madhe për pikturën ishte nisur të kryente studimet artistike në Romë ku dhe ra në dashuri me një garibaldist të quajtur Francesco Saverio Altamura, dhe ai një piktor i ri. Padyshim, një subjekt romancash për atë kohë. Që të shkoje të studjoje pikturën dhe të ishte para modeleve nudo ishte diçka e guximshme për një grua, pasi atëherë, arti i pikturës konsiderohej si një art monopol për burrat dhe jo për gratë. Kështu, Eleni ishte detyruar të priste flokët dhe të vishej si burrë për të mundur të futej në shkollën e artit. Një fotografi e mëvonshme e ka fiksuar portretin e saj, ashtu, në trajtën e një burri, ndërkohë që dhe i dashuri, burri i saj i ardhshëm, ka pikturur një portret të saj, por ky portreti ngjason jo pak me portretin e shkrimtares franceze George Sand, te dashurën e Chopin.

Kur Eleni mbaroi studimet, çifti vazhdoi jetën e tyre në Napoli e Firenze ku lindi djali i saj Jani e më pas vajza, Sofia. Por kur Jani ishte shtatë vjeçar, i ati ra në dashuri me një grua tjetër dhe Eleni Bukura u detyrua të kthehet me fëmijët e saj në Specaj e pastaj në Athinë. Nga dy fëmijët e saj, Sofia i vdiq mjaft e re, në moshën adoleshente. Kjo ishte goditja e parë e madhe për Eeni Bukura, e cila në atë kohë jetonte në Athinë dhe ishte në rrethin e intelektualeve të kohës dhe e afërt me oborrin mbretëror, çka tregojnë dhe disa portrete të saj kushtuar mbretëreshës Amalia, gruas së mbretit bavarez Othon I, etj. Në Athinë, Jani Bukura, ndërtoi madje dhe një teatër i cili do të quhej "Teatri Bukura", duke mbajtur kështu emrin e tij. Vite më vonë, pas studimeve në Shkollën e Arteve të Bukura në Athinë dhe punës në atelierin e piktorit portretist grek Niqifor Litras, djali i Elenit, u dërgua të thellonte studimet e tij pikturale pranë piktorit danez Carl Frederik Sorensen, kohë dhe kur krijoi mjaft peizazhe nga porti i Kopenhagës apo fregatat e anijet daneze (Fregata Sjelland, etj). Kur Jani u kthye në Athinë, tablotë e tij u bënë mjaft të njohura, veçanërisht peizazhet detare apo tablotë me bojë vaji si Anija e kapiten Miaulis, (paraqitur në Ekspozitën Internacionale të Parisit) Thyerja e flotës turke (duke iu referuar betejës së famshme detare), etj, tablo këto të një realizmi akademik, ku jo rrallë ndjen dhe frymën impresioniste të kohës kur sapo kishte lindur impresionizmi.

Piktura e Eleni Bukura ishte një pikturë kavaleti, figurative, ku përgjithësisht mbizotëronte portreti. Por ndryshe nga piktura e saj, ajo e të birit, Jani Altamura ishte një dashuri e madhe deti, ishin anijet në rendjen e tyre drejt furtunash, e herë në perëndime të përflakura me një peizazh ngazëllues. Jani Altamara kishte padyshim një të ardhme të jashtëzakonshme, pasi talenti i tij premtonte shfaqjen e një piktori me emër në spektrin e pikturës europiane të shekullit XIX. Por jeta e tij u ndërpre, s'dihet nga ç'dorë fati. I sëmurë rëndë nga tuberkulozi ai vdiq në moshën 26 vjeçare. Dhe kjo ishte plaga e dytë për Eleni Bukura. Dy vdekje dhe bota e humbur e saj. Kështu ajo e la pikturën, kavaletin, penelat dhe vajti dhe u mbyll në shtëpinë e saj në Specaj. I mbylli kanatet e dritareve, portën dhe u zhyt në terrin e dhembjes dhe të vetmisë, duke i djegur madje shumë nga veprat e saj që kishte përreth. Kështu, bashkë me fëmijët e saj, vdiste tashmë dhe arti i saj, krijesat e saj në ngjyra. Jeta s'kishte më kuptim për të. Eleni Bukura, nga një personazh aventure e kurajo të jashtëzakonshme, u kthye në një prehë e depresionit dhe personazh tragjik si në tragjeditë e antikitetit grek. Ndryshe nga ajo, shumë tablo të Jani Altamura-s janë në "Galerinë Kombëtare" të Greqisë dhe në muzeume të tjera. Por në historinë e artit, për Greqinë, Eleni Bukura do të mbetet si piktorja e pare e Greqisë, një speciote me origjinë arvanitase…

Luan Rama
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

Posted: 22 Sep 2016 09:48 AM PDT

Dyshimet mbi homoseksualitetin e Enver Hoxhës

Studiuesi anglez Peter Morgan tregon anën e panjohur të ish dikatorit në Francë

Emri:  Enver-Hoxha.jpg    Shikime: 18    Madhësia:  40.2 KB

Peter Morgan, studiuesi I njohur anglez flet hapur në studimin e tij mbi veprën e Kadaresë, mbi dyshimet dhe thashemnajat e viteve më parë mbi homoseksualitetin e ish diktatorit Hoxha. Ai thotë se vetë shkrimtari Ismail Kadare dyshonte për homoseksualitetin e tij. Teksa flet mbi qëndrimet që Enver Hoxha mbajti me Kosovën ai shkruan se "Gjithsesi, dyshimi i Kadaresë mbi rolin e Enver Hoxhës në shitjen e Kosovës mbështetej edhe mbi një element tjetër të mbrapshtë".

"Kadareja ishte i bindur se elementë të rëndësishëm të udhëheqjes jugosllave ishin në dijeni të asaj që ai e quante "thashethemja supreme" mbi homoseksualitetin e Hoxhës dhe kishin dokumente që mund t'i përdornin kundër tij. Komunistët shqiptarë e jugosllavë ishin të lidhur ngushtë, qysh nga koha e ilegalitetit dhe luftës partizane. Çdo fjalë rreth aktiviteteve homoseksuale të Hoxhës në Francë e Belgjikë dënohej me egërsi në Shqipëri", shkruan Morgan. Sipas tij, mundësia e shantazhit ishte një tjetër arsye për Hoxhën, që të priste lidhjet me Jugosllavinë, sapo partia komuniste mori pushtetin dhe të arrestonte e ekzekutonte sa më shpejt fraksionin pro jugosllav me akuzën për tradhti.

"Agresiviteti mashkullor i kulturës partizane, puritanizmi dhe hipokrizia e regjimit komunist si edhe paranoja e Hoxhës ndaj jugosllavëve e bënte këtë një rrezik të madh. Kadareja habitej me pispillosjen e Hoxhës dhe përsëritja e vazhdueshme e "thashethemes supreme" pasqyron preokupimin e tij rreth këtyre aspekteve të karakterit të Hoxhës", shkruan Morgan. Sipas tij, lidhja midis kësaj thashethemeje dhe Kadaresë u bë nga shqiptaro-amerikani Arshi Pipa në fund të viteve 80- të, në një diskutim mbi librin Kronikë në Gur, ku bëhet një paralelizëm mes përmendjes së homoseksualitetit në roman dhe figurës së Enver Hoxhës".

Kjo krijoi një situatë tepër të rrezikshme për Kadarenë, në një kohë kur gjendja emocionale dhe veprimet e diktatorit të sëmurë e paranojak, ishin bërë krejt të paparashikueshme. Kadareja mendon, se qeveria jugosllave e kishte kërcënuar Hoxhën se do t`ia nxirrtë të fshehtën, nëse nuk do të heshtë rreth çështjes së Kosovës", shkruan Morgan. Sipas tij, trazirat etnike në Kosovë e thelluan interesin e Kadaresë për çështjet etnike. Në 1975, ai kishte shkruar një studim rreth traditës së këngëve epike tek Autobiografia e Popullit në Vargje. Ky ishte një material që ai do ta përdorte tek Dimri i Madh, Pallati i Ëndrrave dhe në parathënien e Librit të Këngëve Epike Shqiptare. Libri Doruntina, i shkruar në 1979, paraprin interesin e tij në çështjen e identitetit kosovar shqiptar. Krushqit e Ngrirë u shkrua në 1981 dhe për shkak të lidhjes së qartë me krizën kosovare u ndalua para botimit.Vepra tjetër e këtij viti, Dosja H, ka po ashtu lidhje të forta me Shqipërinë e Veriut dhe Kosovën, ku traditat e poezive epike kishin mbetur të gjalla.

Dosja H. u botua në dy numra të revistës Nëntori në 1982, por u ndalua të botohej si libër gjer në fund të viteve 80-të. Në 1979, Kadareja takoi në Ankara antropologun Albert Lord, i cili i foli atij rreth kërkimeve të Milman Parry-t rreth traditave të poezisë gojore, në vitin 1930, në Jugosllavi. Dosja H., një nga romanet më të mira të Kadaresë, rikrijon vizitën e dy antropologëve amerikano-irlandeze, në Shqipërinë e Veriut në vitet 30-të, në kërkim të pasardhësve të Homerit, për të regjistruar këngët e tyre epike. Ata u trajtuan me nderim e dyshim, si të huaj që po përpiqeshin të burgosnin poezinë e lirë të këtij vendi, në manjetofonët e tyre.

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

1a 2b 3n 4m

Posted: 22 Sep 2016 09:02 AM PDT

Emri:  4m.jpg    Shikime: 9    Madhësia:  4.2 KB
m.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Dy re të zeza po i vijnë shqipnise...

Posted: 22 Sep 2016 04:49 AM PDT

Dy re të zeza po i vijnë shqipnis
Një vajtim në tel t’sharkis,
Plagë e randë është hap ndër ne
Komunizmi kur pat le.

Prishi kishë e prishi xhami
S’njofti ligje e as drejtësi,
Kurrë nuk diti me ba mirë
Në vorr e qoj fjalën e lirë.

Por nuk mujti në tokë me ul
Një burr bese e plot kultur,
Që Zotit i’a pat falë jetën
At Zef Pllumi e din të vërtetën.

Nëpër burgjet e diktaturës
Marinar përballë furtunës,
Kurrë se m’poshti Enveri
Këtë burrë origjinë Shkreli.

Kurrë Zef Pllumi s’ka me u harrue
Nderi i kombit është nderue,
Në dorëshkrimet që ka lanë
Me burrni diku ka thanë:

Duhet, duhet me jetue
Por “rrno vetëm për me tregue”.

(Besnik PALNIKAJ)

Tash kaluen sa pranvera

Posted: 22 Sep 2016 04:35 AM PDT

Tash kaluen sa pranvera
Me lot n'sy nana e mjera,
Mungojn lulet sot te dera
Për kurbet vajton e mjera.

Kthehu bir mos u vono
Tjeter gezim nana nuk do,
Pasuri nana nuk lyp
Veq ty djale me të marr n'gryk.

Djepin tand bir ta kam rujt
Me të n'krahe shum pata vujt
Aty patem plot kujtime
Sot ka mbet nana jetime.

T'pata kendu kange në djep
- Lumja nana për djalë të vet,
Për atë djep prej blinit të malit
Tash po i përkund nana mallit.

Bir keto fjalë ke amanet
Rrudhat shtohen për ç’do vjet,
Mbi djep tand kam lanë një leter
Nane s'të bahet n'botë kush tjeter.


(Nga: Besnik PALNIKAJ)Emri:  552656_386393741416324_195804331_n.jpg    Shikime: 24    Madhësia:  34.8 KB
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

A e beson kte than'je...? . Unë : E besoj .

Posted: 22 Sep 2016 02:45 AM PDT

Emri:  BAHRI -.jpg    Shikime: 45    Madhësia:  39.9 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Nanë dhe bijë : Si engjuj qielli .

Posted: 22 Sep 2016 02:04 AM PDT

Emri:  SAHRI....jpg    Shikime: 63    Madhësia:  50.0 KB
përshndetje i nderuem lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sa mir është me ken : Shqiptar .

Posted: 22 Sep 2016 01:54 AM PDT

Emri:  BAHRI.................jpg    Shikime: 46    Madhësia:  74.1 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Gezuar zoja e zotni t'forumit shqiptar ditlindjen e datave : 22 - 09 - 2016 .

Posted: 22 Sep 2016 12:45 AM PDT

erme,
Emri:  2 ww.jpg    Shikime: 51    Madhësia:  58.0 KB
stern,
MENI (61),
Fotofanatik (55),
paris96 (53),
Milingona (40),
reinald (38),
bomberi (38),
kupido (38),
armandoturi (37),
ibiza-man (36),
mizerje (35),
rovena (34),
irda (33),
Reno3 (33),
fantomas20 (32),
francis (31),
killerja (28),
novak (27),
erlis (27)
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Shënjtëresha nënë terezë dhe shqiptarët

Posted: 22 Sep 2016 12:29 AM PDT

SHËNJTËRESHA NËNË TEREZË DHE SHQIPTARËT

Emri:  papa-nene-tereza-640x384.jpg    Shikime: 59    Madhësia:  44.1 KB

"Un nuk jam veçse një laps i vogël në duart' e Zotit. Është Ai që shkruan, është Ai që mendon, është Ai që vendos"
NËNË TEREZA E KALKUTËS

4 shtatori 2016 do të jetë një datë e skalitur me shkronja të ndritëshme në histori. Shënjtërimi i Nënë Terezës, në shekull Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, një bijë e popullit tonë, e lartësuar me hirin e Jezu Krishtit në botën e së vërtetës hyjnore, krahas gëzimit, entuziazmit, kënaqësisë deri në krenari për gjakun e saj shqiptar, mendoj se është edhe një shtysë përsiatjeje të thellë mbi të shkuarën tonë, veçanërisht në lidhje me Të.
Historia e Shenjtëve të Krishterimit është shumatorja e historive të njerëzve, burra e gra, të cilët Perëndia i përzgjodhi mes krijesave njerëzore, i pajisi me frymën e saj dhe i ngarkoi secilit misionin që të vinte në jetë mësimet e saj. Ato apo ata patën jetë të gjata apo të shkurtëra, në mundime, vuajtje e dhimbje, në shembëllim të Birit të Zotit, kaluan Kalvarin e tyre, duke vërtetuar çdo ditë se njeriu nuk është një qënie e përsosur, se në të bashkëjetojnë e mira dhe e keqja, se megjithë vështirësitë e mëdha të luftës brënda vetes, me frymën e Qielllit dhe vullnetin e tokës njerëzit mund të gjejnë rrugën e Zotit. Shënjtët janë modelet, shëmbujt, udhërrëfyesit, ata që lindin një në qindra milionë, përçues të dritës Hyjnore mes mëkatarëve e vdekëtarëve të thjeshtë.
Një e tillë ishte edhe Nënë Tereza e lumturia e jonë, si shqiptarë, qëndron në faktin se edhe në mes të popullit tonë, jo shumë i dalluar në historinë e tij për fuqinë dhe qëndrueshmërinë granitike të besimit fetar, Jezu Krishti dhe Virgjëresha Marie zgjodhën një vajzë të thjeshtë si "drita e tyre ndërmjet të varfërvet", duke e bërë këtë vajzë zëdhënësen e Tyre më besnike e më të ndritur në botën e shekullit më mizor të historisë së njerëzimit.
Anjeze Gonxhe Bojaxhiu ishte brumë i magjes shqiptare, i gatuar me miellin zero të grurit të fushave të Kosovës, e mbruajtur me respektin e fjalës së dhënë e me plotësimin, deri në vetmohim, të misionit të marrë përsipër. Ajo ishte pjellë e Shqipërisë së traditës, që njihej në dyshen e bashkangjitur "Fè e Atme", të kënduar nga poeti kombëtar At Gjergj Fishta. Por këtu mbaron roli i Shqipërisë në veprimtarinë e bijës së saj, edhe se ajo mbeti në zemrën e saj të përvëluar nga malli, aq sa të pohojë botërisht në ceremoninë më të rëndësishme të jetës së saj botërore, kur i u dha Ҫmimi Nobel : "Nga gjaku dhe origjina jam shqiptare...."
Shqipëria, e dalë nga gati gjysmë mijëvjeçari pushtimi osman, së cilës, për të krijuar një ndërgjegje kombëtare, të domosdoshme për jetën e saj të pavarur, i duhej të ushqehej me mite heronjsh të vërtetë e të sajuar, me legjenda lashtësie e qëndrese mbijetese, e përcolli me një farë heshtjeje rrugën e murgeshës së re, që kishte zgjedhur Urdhërin e Loretos, në Hindinë e largët, për të vënë në jetë mësimet e Jezusit mbi mëshirën e krishterë. E shkëputur nga familja e atdheu, e kushtuar tërësisht për rreth pesëmbëdhjetë vjet arsimimit, jo vetëm të vajzave të familjeve të pasura të Kalkutës, por edhe fëmijëve të varfër të saj, murgesha Terezë kalonte jetën e saj misionare, në qetësinë e rreptësinë e Kuvendit dhe në intimitetin e lutjeve. Deri më 1948 Motra Terezë ishte një nga shërbyeset e heshtura të Jezusit, ndërmjet mijërave të tilla në të katër anët e botës. Jeta e saj e njohur shoqërore filloi me daljen nga Urdhëri e shtytur nga një vizion hyjnor i një bisede me Krishtin dhe Virgjëreshën, e me themelimin e shoqatave të saj të bamirësisë e të "Misionareve të Mëshirës".
Kjo jetë mbeti krejtësisht e panjohur për shqiptarët e republikës popullore, jo vetëm për zotimin kundër fetar skajor të regjimit, por edhe për mungesën e theksuar të njohurive dhe lajmeve e, ndoshta, edhe për një mospërputhje mendësie mes fakteve të kujdesit të murgeshës shqiptare për më të varfërit e të varfërvet të Hindisë, duke u pastruar me dorë krimbat nga mishi i "arixhinjve" dhe koncepteve të "burrërisë" e "trimërisë" shqiptare. Shqipëria zyrtare qe e ftohtë dhe mospërfillëse kundrejt veprës së saj madhore me përmasa planetare, deri sa Akademia Suedeze e Shkencavet, më 1979, do t'i jepte asaj Ҫmimin Nobel për "Mbrojtjen e Paqes". Mërgata shqiptare jashtë mbante lidhjet me murgeshën e madhe, por hendeku mes saj dhe regjimit të Vendit të saj të lindjes që, në gjysëm shekulli, qe shprehja më e përkryer e gjithshkaje t'errët e mizore, që ishte në gjëndje të prodhonte kombi shqiptar, u thellua e u zgjerua në përmasa katastrofale. Regjimi i Enver Hoxhës, me cinizmin karakteristik të huajtur nga OZNA serbe apo GPU-ja sovjetike, modelet e policive politike të admiruara e të përvehtësuara deri në përnjisim nga Sigurimi i Shtetit shqiptar e quajti murgeshën Terezë të Kalkutës si njeri që "përdorej gjërësisht nga Vatikani dhe Gjon Pali i II për aktivitete propagandistike kundër vendt tonë", "një agjente e rrezikëshme", "një armike" që duhej mbajtur në mbikqyrje edhe në Hindinë e largët, mbasi "rrezikonte" lirinë e Shqipërisë.
Si pasojë e kësaj mendësie u arrit në kulme të cinizmit kriminal, të shfaqur nga zyrtarë të lartë të rangjeve të ndryshme, që nga ambasadorët shqiptarë në Vende të huaja, deri tek znj. Vito Kapo në Meksikë, e cila lutjeve të nobelistes shqiptare, të veshur me sarin hindian, për të biseduar me të i u përgjigj me mospërfilljen dhe vrazhdësinë e spikatur të kastës së saj se"nuk kemi çfarë të bisedojmë bashkë". Ky qe çasti kulmor i i keqtrajtimit të hapur të Shënjtëreshës shqiptare, qe një thikë e ngulur në shpirtin e saj të madh, qe plaga më e thellë që mori "krenaria" për gjakun shqiptar që i rrihte në deje. Por dhimbja më therëse, e kthyer në një torturë të përherëshme, që shoqëroi pjesën e dyzuar të personalitetit të saj, atë të jetës intime, të kujtimeve të dashurive familjare të fëminisë e të rinisë së parë, e skalitur në kujtesën e saj prej tetëmbëdhjetë vjeçareje në figurat e nënës e motrës, qe pamundësia për t'i parë edhe njëherë ato. Janë të njohura përpjekjet e ndërhyrjet e drejtuesve kryesorë të botës së atëherëshme pranë autoriteteve shqiptare për të bërë të mundur bashkimin e Nënë Terezës me familjaret e saj, të mbetura në Shqipëri. Ato i përgjigjen emrave të një Xhon F. Kenedi, të një Sharl dë Goli, të një U Thant-i, të një Indira Gandi e sa e sa të tjerë. Por Shqipëria, që kishte patur, në të shkuarën e pushtimit nazifashist, burra shteti që kishin shpëtuar qindra jetë hebrenjsh me guximin dhe bujarinë shqiptare të tyre nuk gjeti, tek drejtuesit e saj komunistë, asnjë shkëndijë bujarie e shpirtmadhësie për të bashkuar, para fundit të jetës, një familje të ndarë të popullit të saj....
Të gjitha këto fakte e konsiderata i njohin mjaft shqiptarë, sigurisht i njohin mirë drejtuesit aktualë të shtetit, të pranishëm dukshëm në ceremoninë historike të 4 shtatorit 2016 në Vatikan. Por në fjalët, intervistat apo shkrimet e tyre nuk preken aspak veprimet e turpëshme që janë kryer kundrejt figurës më madhore të lindur në truallin shqiptar, ata anashkalohen sikur heshtja të kishte fuqinë e shlyerjes. Besoj se shumëkush në atë ditë të madhe, një nga ato që të detyrojnë t'i nënshtrohesh edhe kolektivisht provimit të ndërgjegjes, do të kenë pritur nje kërkim faljeje të sinqertë, zyrtare, të pamëdyshje të Shtetit shqiptar drejtuar Zotit dhe shpirtit të bardhë të Shënjtëreshës Terezë, për plagët e hapura të martirizimit të shërbyesve të fesë së Krishtit, madje të gjithë fevet. Drejtuesit e sotëm, kryetari i shtetit apo kryetarët e tjerë të institucioneve, në sajë të moshës së tyre mund të përligjin heshtjen prej struci ndaj të këqijave të parardhësve të tyre, por një qëndrim i tillë nuk nderon ata e nuk i shërben së vërtetës historike, e cila, edhe mbas gjysëm shekulli masakrimi, ende është tepër larg pohimit të saj.
Por nëse në simpoziumet studimore apo hipokrizitë politike mund të vazhdohet ende "t'i shitet sapuni për djathë" shqipfolësvet, në ditën e shënjtërimit të një bashkatdhetareje, ngjarje aq e rrallë sa, për të hasur një të ngjajshme, duhet të kthehemi 1500 vjet mbrapa, duhet të kishte qënë një farë "rrëfimi"kombëtar. Do të vlente një veprim i tillë edhe për të treguar se, më së fundi, e kemi përnjisuar mesazhin e jetës së Shënjtores tonë, se falënderojmë Zotin për dhuratën e saj e se jemi gati, të penduar për mëkatet tona të stërmëdha, të kërkojmë hirin e saj si "Mbrojtëse e Shqipërisë". Kjo gjë nuk ndodhi e besoj se të gjitha fjalët e bukura, të zbrazura pa kursim n'ato ditë, duhen shumëzuar me zero, mbasi e shkuara jonë kriminale vazhdon të jetojë ende e strukur në strofkat e fshehta të zemrave të politikanëve tanë.
E gjithë retorika mbi "kombin që i dhuroi botës një shërbëtore si Nënë Tereza, si kombi që ka brënda tij njerëz të cilët i përkasin pjesës së njerëzimit që është aq shumë e lidhur me dëshirën që të ndeshet me të keqen..." (Presidenti Bujar Nishani) është një demagogji bajate dhe e rëndomtë, në sintoni me atë të njohurën e së shkuarës, nëse nuk paditet me forcën e duhur e keqja, zotëruese e së kaluarës, e nuk gjen shprehjen e vet pendesa e thellë e sinqertë, jo hipokrizia e rradhës. Madje vetë koncepti për personazhin si "shërbëtore e botës" tregon se presidenti me gjithë vullnetin e tij, nuk arrin te shkëputet nga interpretimi laik i dukurisë. Shënjtëresha e Kalkutës nuk ishte një "shërbëtore e botës", por një shërbyese e Jezu Krishtit dhe Virgjëreshës Marie, të cilët i kishin ngarkuar asaj misionin e shërbimit ndaj të braktisurvet e të varfërvet të botës. Së treti, nuk ishte kombi që i dhuroi njerëzimit Nënë Terezën, por Shën Tereza që, me dritën e saj të bijës së Krishtit, të ngjitur në qiell me hirin e Zotit, i dha Shqipërisë mundësinë e afrimit me Perëndinë dhe brezave të ardhshëm shëmbullin më të shkëlqyer të një jete në përputhje me fjalën e Zotit dhe vlerat më të larta të moralit njerëzor.
Presidenti, si përfaqësuesi më i larë i Shtetit shqiptar, që edhe në ditën madhështore të 4 shtatorit, nuk ka ende një ambasador në Shtetin e Vatikanit, duhet të bënte një "mea culpa" të thellë, sepse është krejtësisht e papranueshme që, në më shumë se gjashtë muaj që ishte caktuar data e shënjtërimit të një shqiptareje, të mos ngriheshin marrëdhëniet me Vatikanin në rang ambasadash. Mos pranimi i presidentit për të emëruar dy përfaqësuesit e fundit të Shqipërisë në Vatikan, nga zgjedhjet më të mira të bëra nga Qeveria aktuale, si dy nga intelektualët më të spikatur të botës shqiptare, e ngarkon atë me një përgjegjësi tepër të madhe, para së cilës frazeologjia e intervistës dhënë Radio-Vatikanit, nuk ka asnjë vlerë. Fjalët e bukura për Shën Terezën zbehen krejtësisht kur Visar Zhitit, një të përndjekuri të ndritur të komunizmit, një poeti me përmasa botërore, i cili ka qënë i pari që ka shqipëruar e bërë të njohura lutjet dhe poezitë e Shën Terezës në kulturën shqiptare, për teka të pakuptueshme, nuk i jepet emërimi si ambasador në Shtetin e Vatikanit, për t'u paraqitur me atë titull të merituar tek Papa Françesku që, në një kohë tepër të shkurtër dekretoi Shënjtëreshën shqiptare.
Këto ishin disa nga përsiatjet vetiake të asaj dite të madhe, që nxori në pah edhe njëherë, mbas evropianit të futbollit, dëshirën dhe pasionin e shqiptarëve, kudo në botë, të festojnë të bashkuar vlerat e tyre kombëtare. Le t'i lutemi Shënjtëreshës Nënë Terezë e Kalkutës, që nga amëshimi në dritën e Zotit, të bekojë e ndriçojë popullin që e lindi, duke ndërmjetësuar tek i Plotfuqishmi për faljen e mëkateve të tij.


Shtator 2016 Eugjen Merlika
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more