Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Qeveria e Rilindjes i dhuron bregdetin e Karpenit një kompanie fantazmë që pretendon $5B investim” plus 13 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Qeveria e Rilindjes i dhuron bregdetin e Karpenit një kompanie fantazmë që pretendon $5B investim” plus 13 more


Qeveria e Rilindjes i dhuron bregdetin e Karpenit një kompanie fantazmë që pretendon $5B investim

Posted: 19 Sep 2016 02:06 PM PDT

Kompania guackë që fshihet pas projektit "Morgan" për portin e Karpenit

Të dhënat e siguruara nga BIRN ngrenë dyshime mbi rrjetin e njerëzve dhe kompanive offshore pas projektit fantazmagorik të portit të Karpenit, për të cilin qeveria pretendon se një grup kompanish ndërkombëtare do të investojnë miliarda dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Emri:  karpen.jpg    Shikime: 10    Madhësia:  35.8 KB
Bregdeti i Karpenit ku presupozohet të ndërtohet porti nga kompania Port Bridge Developments Ltd | Foto nga : LSA

Në brigjet e detit Adriatik pranë fshatit Karpen të Kavajës, aty ku dikur shtrihej një kompleks ushtarak në të cilin breza të tërë studentësh kryen zborin, ndodhet një nga zonat e fundit të pazhvilluara të gjirit të Durrësit.

Sipas qeverisë shqiptare, kjo zonë bregdetare e gjelbër ku folenizojnë dallëndyshet është piketuar nga një grup kompanish multinacionale për ndërtimin e një porti të ri gjigant, si dhe të një zone mbështetëse ekonomike me vlerë 5 miliardë USD.

I ashtuquajturi projekti "Morgan," i propozuar nga kompania Star Bridge Port Developments Limited me qendër në Britani, përveç portit përfshin ndërtimin e një qendre logjistike, të një një terminali rigazifikimi dhe të një centrali për prodhimin e energjisë.

"Në Shqipëri ne nuk e kemi një port të këtyre dimensioneve. Nuk ka as në vendet fqinje dhe mungon dhe në Gjirin e Mesdheut një port i tillë, i cili është i gatshëm të përpunojë anije me një tonazh shumë të lartë dhe të gjeneratës së fundit Panamax," deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi në Komisionin për Veprimtari Prodhuese në parlament, ku në mesin e muajit korrik është diskutuar projektligji për caktimin e një procedure të veçantë negocimi për projektin.

"Kompanitë kanë sjellë propozimin për të ndërtuar një port në Karpen sepse e shikojnë si një pozicion strategjik, një pozicion që mund ta lidhin me portin e Roterdamit, gjithashtu dhe me kanalin e Suezit," shtoi Ekonomi.

Sipas Ekonomit, projekti është unikal, mbështetet nga investitorë seriozë dhe vetëm gjatë periudhës së ndërtimit do të hapë rreth 70 mijë vende pune dhe do ta rrisë prodhimin e brendshëm bruto në fushën e ndërtimit me 57 %.

Përkundër entuziazmit të qeverisë, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike është shfaqur skeptike dhe ka hedhur akuza se pas propozimit fshihen interesa korruptive që lidhen me zhvatjen e pasurisë publike.

Sipas raportit të përgatitur për Kuvendin nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, porti i Karpenit dhe zona ndihmëse ekonomike do të shtrihet në nje sipërfaqe totale prej 1700 hektarësh.

Pavarësisht objeksioneve të opozitës, projektligji i cili i jep qeverisë të drejtën për të hapur negociatat me investitorin strategjik u miratua në Kuvend në 22 korrik.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pas projektit "Morgan" qëndrojnë kompani guackë dhe një rrjet personash, që më shumë se investitorë duket të jenë agjentë dhe "këshilltarë". Ndërkohë, dy kompani të njohura që përmenden si investitorë nga ministrja e Ekonomisë i thanë BIRN se ata kanë gjithashtu rol "këshillues".

Star Bridge Port Developments Limited është një kompani me kapital të nënshkruar prej 100 paundësh britanik, me adresë në një zyrë kontabiliteti të quajtur Blair Shepherd në qytetin Altricham në Britani, pranë Mançesterit.

Kjo kompani është regjistruar fillimisht në vitin 2011 me emrin UK Land Investments LTD, nën pronësinë e dy aksionerëve, William Becket dhe Mark Edwards. Duke u bazuar tek numri i lartë i kompanive ku shërbejnë si drejtorë ose aksionerë, Edwards and Beckett ka shumë mundësi të jenë agjentë regjistrimi kompanish guackë.

Emri:  Blair-Shepherd.jpg    Shikime: 5    Madhësia:  40.0 KB
Zyra e kontabilitetit Blair Shepherd ku është adresa e regjistruar e kompanisë "Port Bridge" në Altricham, Angli | Foto nga : Google Maps

Në Prill të vitit 2014, kompania ka ndryshuar emrin nga UK Land Investments në Star Bridge Port Developments Limited, ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2015 ajo ka pasur status regjistrimi të fjetur.

Përpara se projekt-propozimi i "Star Bridge" të dërgohej për miratim në parlamentin shqiptar në 22 qershor, aksionet e saj janë shitur një kompanie në Singapor, të quajtur One Gate Asia PTE.

Partia Demokratike ka ngritur dyshime mbi kapacitetin financiar të Star Bridge Port Developments Limited për të ndërmarrë investimin e propozuar në portin e Karpenit, si dhe mbi shitjen e aksioneve të saj në prag të paraqitjes së projektit.

"Kjo kompania 100 paundëshe, sipas Edi Ramës do na investoka 5 miliardë dollarë në Karpen, aq sa gjysma e produktit të brendshëm bruto," deklaroi deputetja Jorida Tabaku, në një konferencë për shtyp me datë 29 korrik.

"Por më e rënda është se kjo kompani, që Edi Rama e bëri pronare të 1700 hektarëve, u shit papritur në Singapor, në një parajsë fiskale atje, vende që vizitohen shpesh nga vëllai i kryeministrit," shtoi ajo.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi reagoi ndaj akuzave të opozitës, duke theksuar se arsyeja pse kompania "Star Bridge" ka një kapital themeltar minimal qëndron pas faktit se ajo është një subjekt i krijuar për qëllime të veçanta (SPV), dhe u shërben kompanive investitore dhe atyre zbatuese për të sjellë propozimin para qeverisë shqiptare dhe për të filluar negociatat për këtë projekt.

Ajo ka nënvizuar se pas kësaj SPV-je qëndrojnë si investitorë kompania amerikane AECOM dhe banka e investimeve Britanike, William Blair, ndërsa kompanitë zbatuese që do të implementojnë projektin janë Ramboll dhe RTV Architects nga Britania e Madhe si dhe STFA dhe Summa nga Turqia

"Kompanitë së bashku kanë realizuar një xhiro vjetore prej 21 miliardë dollarë për 2014, kanë punësuar 120.000 persona dhe kanë realizuar projekte me vlerë prej 60 miliardë dollarë," tha Ekonomi nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

"Reputacioni dhe eksperienca e kompanive, amerikane, angleze dhe turke, investuese dhe zbatuese, që do të implementojnë projektin nëpërmjet 'Star Bridge Port Developments Limited', është një garanci më shumë dhe shtysa kryesore që na ka çuar të ndërmarrim këtë iniciativë," shtoi ajo.

Një deklaratë të ngjashme mbi kapacitetet financiare që qëndrojnë mbas projektit "Morgan" është dhënë nga Ekonomi dhe gjatë dëgjesës së mbajtur në komisionin parlamentar të Veprimtari Prodhuese. Më pas u vendos ngritja e një komisioni të posaçëm me përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Energjetikës dhe Transportit për të negociuar me investitorët brenda një periudhe prej 6 muajsh.

Megjithatë, kur BIRN pyeti bankën britanike të investimeve William Blair dhe kompaninë amerikane AECOM, nëse ata kishin bërë një ofertë për të investuar 5 miliardë dollarë në Shqipëri, ato u shprehën se roli i tyre ishte vetëm këshillues.

"Ne jemi të përfshirë, por vetëm në 'gjetjen" e burimeve të tjera të financimit," i tha BIRN Tonny Zimmer, një zëdhënës i William Blair.

Muna Al-Azzawi, një zëdhënëse për AECOM dhe Star Bridge Port Developments Limited gjithashtu mohoi që kompania amerikane është investitore.

"Roli i AECOM është i kufizuar në të shërbyerit si këshillues strategjik për projektin dhe ne jemi përfshirë ne negociata me qeverinë shqiptare," tha ajo. "Në mënyrë kategorike nuk kemi bërë një ofertë prej 5 miliardë dollarësh," shtoi Al-Azzawi.

Për informacione të mëtejshme mbi kompaninë Al-Azzawi sugjeroi që t'i drejtoheshim këshilltarit të medias të kryeministrit Edi Rama.

"Tani për tani, të gjithë pyetjet për projektin, Star Bridge Port Developments Limited dhe Star Bridge Port Alliance, do të marrin përgjigje nga qeveria shqiptare (nëpërmjet Endrit)," tha ajo.

Kompanitë zbatuese si Ramboll dhe Summa nuk iu përgjigjën kërkesave të BIRN për koment mbi përfshirjen e tyre në projekt.

Me ndihmën e projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, OCCRP, BIRN gjurmoi të dhënat e aksionerit të vetëm të "Star Bridge," kompanisë One Gate Asia PTE, Ltd, e regjistruar në Singapor.

Dokumentet e regjistrimit tregojnë që kjo kompani është regjistruar në regjistrin e bizneseve të Singaporit në datën 2 korrik 2015 dhe aktiviteti i saj shtrihet në fushën e konsulencës së biznesit dhe menaxhimit.

One Gate Asia PTE ka një kapital të vogël prej 3000 dollarësh të Singaporit (SGD), ose 2,200 USD dhe dy aksionere.

Emri:  SebastienGraviere-e1474028001142.jpg    Shikime: 8    Madhësia:  24.0 KB
Avokati Sebastien Graviere, i regjistruar si aksioneri mazhoritar i One Gate Asia PTE, LTD | Printscreen nga LinkedIn

Aksioneri në minorancë me 1,000 SGD është kompania Hofman & Partners Corporate Services Singapore PTE dhe aksioneri mazhoritar me 2000 SGD quhet Sebastien Robert George Graviere.

Hofman & Partners Corporate Singapore PTE, është një nga degët aziatike të një kompanie regjistrimi dhe shërbimi për bizneset me qendër në Zvicër. Ndërsa, Sebastien Graviere është një avokat francez me rezidencë në Singapor, i specializuar në regjistrimin e kompanive në formë trusti. Graviere punon për një studio ligjore të quajtur Camelot Trust PTE, dhe më përpara ka punuar për Hoffman & Partners.

I kontaktuar nga BIRN, Graviere nuk iu përgjigj pyetjeve mbi One Gate Asia PTE, Ltd dhe investimin në Shqipëri, duke u justifikuar se ishte "në një mbledhje" dhe do të telefononte me vonë. Pasi avokati nuk telefonoi, BIRN i ra përsëri numri të tij, i cili rezultoi i mbyllur.

Graviere dhe kompani si Hoffman & Partners janë larg të qenit pronarët e vërtetë të One Gate Asia PTE, Ltd. Ndërkohë që "Star Bridge" e bën të qartë në faqen e saj të internetit se në praktikat e saj të biznesit nuk përfshihet transparenca.

"Kompania punon në konfidencialitet të plotë, në mënyrë që të mbrojë integritetin e një qeverie specifike apo klienti, deri sa të dyja palët të bien dakord për një datë në të cilën do të ekspozohen publikisht," shkruan ajo.

Besar Likmeta
BIRN
Fotografitë e Bashkëngjitura
   

Alarmi në Gjermani: Mafia shqiptare hyn në Kuvendin e landit gjerman

Posted: 19 Sep 2016 01:59 PM PDT

Bild: "Mafia shqiptare" hyn në Kuvendin e landit gjerman (foto)

Me kërkesë të gjashtë prej dhjetë deputetëve të grupit të AfD (Partia Alternativa për Gjermaninë e spektrit të djathtë populist gjerman) në parlamentin e Brandenburgut, të enjten është zhvilluar një takim i veçantë i grupit parlamentar.

Arsyeja: një grup i çuditshëm "biznesmenësh shqiptarë" me truproja që me shumë mundësi ishin të armatosur, kishte bërë bujë në Parlament, shkruan "Panorama".

Emri:  bild-mafia-shqiptare.jpg    Shikime: 11    Madhësia:  42.9 KB
lajmi i "Bild"

"Dy javë më parë, pesë vizitorë të çuditshëm erdhën në Parlament" raporton stafi i parlamentit, "duke përfshirë burra shpatullgjerë me kostume të errëta dhe flokë bishtalec. Nga ata me të cilët nuk do të dëshironit të përballeshit në errësirë".

Burrat me paraqitje të frikshme ishin të udhëhequr nga zv. Shefi ekzekutiv i AfD, Andreas Kalbitz dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj partie, Birgit Bessin dhe Steffen Kotré.

Një nga mysafirët e çuditshëm mbante edhe një këllëf arme raportoi një punonjës i tronditur i administratës së Parlamentit. "Kur ne deshëm t'i kontrollonim, ky grup ishte larguar", tregoi zëdhënësi i parlamentit Mark Ëeber. "Armët janë të ndaluara në Parlament".

Anëtarët e parlamentit të AfD kërkuan të mësonin ndonjë gjë nga Kalbitz dhe Bessin, por nuk mësuan asgjë të re. Vetëm pas pyetjeve të vazhdueshëm të "Bild", Bessin dha shpjegime:

Këta ishin sipërmarrës me origjinë shqiptare nga industria e logjistikës dhe kateringut. Ju e dini që ne kemi probleme të gjejmë lokale për aktivitetet tona".

Sipas informacioneve të "Bild", shqiptarët në fjalë ishin nga Berlini dhe Babelsberg dhe mbanin truproja, shkruan "Panorama".

"Cilët sipërmarrës kanë nevojë për truproja në Gjermani?", ishte pyetja që ngriti deputetit Franz-Josef Ëiese. "Nuk mund të ftojmë këtu mafien shqiptare". "Nëse figura të dyshimta vijën këtu, kjo bie në kurriz të fraksionit", shtoi kolegu i tij, Steffen Königer.

Edhe Shefi ekzekutiv i Partisë, Alexander Gaulandme reagoi ndaj këtij lajmi duke thënë "unë dua të di se kush ishin këto personazhe", pasi Kalbitz nuk i kishte dhënë asnjë informacion, ashtu siç i kishte fshehur partisë edhe informacionin se ai kishte qenë në të kaluarën pjese e Republikanëve të djathtë, kishte drejtuar "organizatën kulturore" që i përkiste një ish-anëtari të SS dhe kishte punësuar një ish-funksionar të NPD-së.

"Kalbitz e mashtron vazhdimisht grupin", u ankua Steffen Königer, "shumë prej nesh nuk i besojnë!". Vizita e shqiptarëve mbeti pa u sqaruar në këtë mbledhje të veçantë, pasi

Kalbitz mungoi për shkak se ishte "i sëmurë". Ai i shkroi BILD: Nuk ka asgjë për të cilën të mbaj një qëndrim.

Përktheu "Panorama"
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Freedom House 2016: Edi Rama ia doli me sukses ta kthejë gjithë Shqipërinë në Lazarat!

Posted: 19 Sep 2016 01:53 PM PDT

Kanabisi shqiptar vërshon drejt Italisë nga të gjitha anët

Freedom House, 2016: "Shqipëria është një pikë kyçe për trafikantët e heroinës dhe një vend kyç për prodhimin e kanabis në Europë".

Pasi e fituan betejën për kultivimin e kanabisit, grupet shqiptare të narkotrafikut kanë nisur fazën e dytë aktivitetit kriminal më fitimprurës në vend: atë të nxjerrjes së lëndës narkotike jashtë.

Destinacioni kryesor mbetet Italia. Nga aty bëhet grumbullimi dhe shpëndarja për konsumin e brendshëm në territorin italian dhe për vendet e tjera të BE –së.

Mediat italiane, duke iu referuar zyrtarëve të antimafias apo Guardia di Finanza janë ndalur disa herë në tre rrugët kryesore të trafikut; nga deti, toka dhe ajri.

Rruga detare është më e lehta për t'u përdorur, për shkak të historikut të gjatë që ka Shqipëria në trafikimin e drogave dhe të qenieve njerëzore nëpërmjet detit dhe të gjetjes me lehtësi të mjeteve motorike lundruese, si skafë e gomone me motorë të fuqishëm.

Afërsia e brigjeve nga Vlora në Brindisi e favorizon këtë. Një prokuror i antimafias italiane e quajti në vitin 2015 kanalin e Otrantos si "Autostrada e Drogës".

5 ton hashash janë kapur në rajonin e Puljas vetëm brenda 1 jave. E gjithë kjo sasi droge, e ardhur nga Shqipëria.

1 ton u kap sot në një gomone 8.5 metër të gjatë me dy motorë, nga Guardia di Finanza. Mjeti me 31 pako të mëdha me kanabis ishte nisur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar nga lumi Vjosë, në afërsi të Urës së Mifolit dhe sipas policisë shqiptare, ishte pikasur prej saj.

Lumi i Vjosës, sipas të dhënave të vetë policisë shqiptare, është një ndër zonat që ka më tepër parcela me kanabis. Vetëm në një operacion të disa javëve më parë u asgjësuan 50 mijë rrënjë.

Grykëderdhja e Vjosës është vendi më i afërt për ta marrë sasinë e prodhuar dhe për ta dërguar në Itali.

Në këtë zonë, 1 vit më parë, trafikantët provuan edhe transportin me avionë sportivë. Në gusht të vitit të kaluar një avion me 120 kilogramë kanabis u kap në Brindisi. Piloti ishte Vilson Lamaj nga Vlora dhe kishte për bashkëpunëtor shefin e personelit në policinë e Vlorës, Vladimir Zanaj.

Po në Pulja, 7 ditë më parë u kapën 3.9 ton marijuanë dhe u arrestuan 8 shqiptarë.

Autoritetet italiane, siç raportonte pak ditë më parë gazeta "La Repubblica", flasin për shtim të rasteve të përdorimit të avionëve të vegjël për transport.

Avioni i mbetur në Ishëm të enjten është dëshmi se rrugët ajrore vazhdojnë të përdoren masivisht dhe se autoritetet shqiptare janë të paafta për t'i kapur.

Në 4 rastet e njohura nga viti 2014, policia shqiptare nuk ka patur informacion për asnjërin prej tyre. Dy avionë mbetën si pasojë e problemeve në ulje, Riformato në Divjakë dhe Guidi në Ishëm, ndërsa dy avionë të tjerë u ndaluan në Itali, në Pulja dhe në Torino vitin e kaluar.

Ndërtimi i pistës në Ishëm është një sinjal alarmi se grupet e narkotrafikantëve e shohin transportin nga ajri si më të përshtatshmin, si pasojë e paaftësisë së autoriteteve shqiptare për t'i kapur avionët.

Radarët në Shqipëri ose nuk funksionojnë ose nuk arrijnë t'i kapin të tillë avionë.

Në rrugët tokësore, Shqiptarët përdorin mjete të transportit të mallrave, kryesisht nga Mali i Zi, për t'i dërguar sasitë e mëdha të marijuanës drejt Italisë. Kamionët jo në pak raste kalojnë edhe nga Durrësi. Disa të tillë janë kapur nga polici kufitare e Durrësit gjatë këtij viti.

Ky rrjet transporti është bërë edhe më aktiv këtë vit. Arsyeja qëndron në faktin se prodhimi i kanabisit është rritur ndjeshëm. Trafikantët presin fitime kolosale dhe për këtë arsye po përdorin të gjitha mënyrat, madje duke bashkëpunuar edhe me drejtues të policisë.

Corriere Della Sera, referuar shërbimeve sekrete, raporton se sipërfaqja e kultivuar me kanabis është 25 herë më e madhe se në vitin 2013 kur Lazarati ishte ende "kryeqyteti i kanabisit".

Opozita akuzon drejpërdrejtë Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të implikuar në trafik. Pjesën më të madhe të plantacioneve të kanabisit në Vjosë dhe në Lumin e Vlorës, sipas saj, e kontrollojnë Habilajt, kushërinj të ministrit Tahiri.

Opozita pretendon se Tahiri dhe kryeministri Rama përfitojnë 30 % të fitimeve nga ky aktivitet kriminal, para të cilat i përdorin për të mbajtur pushtetin, ashtu siç ndodhi me zgjedhjet e 11 shatorit në Dibër.

Ministri i Brendshëm, këtyre akuzave u është përgjigjur duke thënë se "po kapet më shumë kanabis për shkak se policia po punon më shumë". Por ai nuk ka mbajtur ende përgjegjësi se përse është lejuar kultivimi në këtë masë.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i kujtoi dje se politika duhet të mbajë përgjegjësi dhe nuk duhet të bëjë sikur kjo situatë nuk ekziston.

I irrituar me Metën që përgjegjësinë ia faturon atij, Tahiri reagoi ashpër duke e sulmuar aleatin qeverisës, duke i kujtuar se kanabis ka patur edhe në vitin 2013 kur ai ishte në qeveri me Berishën, por atëherë gjendja nuk pasqyrohej realisht për shkak të përfitimeve që ndaheshin nga pushteti.

Por a është situata e njëjtë me vitin 2013?

Opozita e atëhershme e drejtuar nga Edi Rama, pjesë e të cilës ishte edhe ministri Tahiri, ka qenë tepër agresive, veçanërisht ndaj policisë, kupolën e së cilës e akuzonte për lidhje direkte me krimin. Por përveç Lazaratit, prej PS –së së asaj kohe nuk është denoncuar ndonjë zonë tjetër e mbjellë me kanabis.

Sot vetë policia, me njoftime e saj për aksionet antidrogë, njofton se gjen bimë narkotike në të katër anët e vendit.

Dhe kjo situatë tashmë ka dalë jashtë kontrollit. Kanabisi po mbillet dhe po korret hapur, ndërsa policia akuzohet se është selektive në operacionet e saj. Për shkak të prodhimit në sasi tepër të mëdha, një pjesë e drogës po trafikohet edhe drejt Greqisë e Maqedonisë.

Vetë ministri i Brendshëm është nën akuzë se po u shërben grupeve të narkotrafikut. Rasti më i fundit është ai pilotit Guido Andrea Guidi. Opozita e akuzon për dekonspirim të hetimeve të prokurorisë së krimeve të rënda me qëllim vënien në dijeni të bashkëpunëtorëve të italianit. Lapsi.al zbuloi se Ministri Tahiri u ka dërguar mesazhe disa gazetarëve, përfshirë edhe Artan Hoxhën që është marrë në pyetje nga prokuroria, për t'i njoftuar se piloti italian kishte folur dhe kishte pranuar se në Shqipëri kishte ardhur për të marrë drogë dhe kishte nxjerrë emrat e trafikantëve.

Lapsi.al

Ministri austriak: “Në Shqipëri, gratë myslimane paguhen që të ecin në rrugë të mbuluara”

Posted: 19 Sep 2016 01:46 PM PDT

Emri:  kurtz.jpg    Shikime: 3    Madhësia:  16.4 KB

SHBA – Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurtz, ka shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e radikalizimit islamik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nga Nju-Jorku, ku ka marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri Kurtz është shprehur se në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë, gratë paguhen që të ecin në rrugë të mbuluara.

Ministri austriak ka theksuar se posaçërisht autoritetet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t'i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje, duke theksuar se "atje po përhapet ndikimi fetar-ideologjik".

Lidhur me projekt-konkluzionet e Samitit të Kombeve të Bashkuara për krizën e refugjatëve, Kurtz ka thënë se është pozitive ajo që tashmë është pranuar se problemi me migrantët dhe refugjatët është problem global.

(er.nu/BalkanWeb)
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Rilindin skafistët e Vlorës së Edi Ramës: Kapet skafi me 700 kg hashash në Brindisi

Posted: 19 Sep 2016 01:44 PM PDT

700 kg kanabis nga Shqipëria, policia italiane: Ja kush na sinjalizoi për gomonen

Emri:  1974782_droga_brindisi.jpg    Shikime: 3    Madhësia:  61.1 KB

BRINDISI – Pas sekuestrimit të 700 kg kanabis në një gomone që vinte nga Shqipëria, komunikata e policisë italiane zbardh detaje të operacionit.
Sipas njoftimit të Guardia di Finanza-s, kanë qenë autoritetet shqiptare ato që kanë dhënë sinjalizimin për gomonen, që lëvizte me drita të fikura drejt brigjeve italiane.

"Operacioni nisi nga një sinjalizim i policisë shqiptare. Pak para mesnatës, policia e vendit të shqiponjave konstatoi në jug të Vlorës një gomone të fuqishme me dy motorë, të ngarkuar me substanca narkotike, që lëvizte në det me shpejtësi të madhe e me drita të fikura. Në orën 4:30 një helikopter i policisë zbuloi mjetin e dyshimtë, rreth 30 milje larg brigjeve të Brindisit. Trafikantët rritën shpejtësinë dhe arritën të dilnin në breg, ku braktisën mjetin dhe u larguan. Policia është vënë në ndjekje të tyre. Në bordin e gomones u gjetën 682 kg kanabis, që do ti sillte organizatës kriminale një fitim prej 6 milionë eurosh. Droga dhe gomonia e fuqishme, 9 metra e gjatë, u sekuestruan nga Guardia di Finanza në Brindisi."- bën të ditur policia italiane.

Balkanweb
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kosovë: Regjistrimi i diasporës, deri tani kemi regjistruar vetëm 400,000 qytetarë

Posted: 19 Sep 2016 01:39 PM PDT

Kosova regjistroi mbi 400 mijë qytetarë nga diaspora

Emri:  D5D6B0D1-C4FE-487C-BCCC-39B4FAF37EB3_w987_r1_s-655x356.jpg    Shikime: 3    Madhësia:  22.2 KB

Rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Këto shifra janë evidentuar nga procesi i regjistrimit të diasporës, proces ky i filluar në vitin 2013.

Qëllimi i regjistrimit është evidentimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor.

Zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, për Radion Evropa e Lirë, kanë treguar se procesi i regjistrimit aktiv të diasporës ka përfunduar, kurse regjistrimi pasiv do të vazhdojë edhe pesë vjetët e ardhshëm, periudhë kjo kur pritet që të bëhen publike të dhënat përfundimtare tëkëtij procesi.
Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky proces, tashme është duke përfunduar.
"Procesi i regjistrit pasiv i diasporës do të vazhdojë edhe pesë vitet e ardhshme, ky është vendim i Qeverisë. Kurse, procesi i regjistrimit aktiv ka përfunduar këto dy vite. Do të thotë, vitin e kaluar edhe sivjet kemi pasur një regjistrim aktiv. Shifrat e përafërta mund të them se i kemi identifikuar, rreth400 mijë bashkatdhetarë për këtë proces të regjistrimit aktiv, që është një numër mjaft inkurajues për neve, dhe jemi shumë të lumtur më numrin që kemi arritur", thotë Sheremeti.

Ai tregon për procedurat e procesit të regjistrimit pasiv, i cili pritet të fillojë vitin e ardhshëm. Ky proces do të realizohet në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës në vendet e ndryshme të Evropës dhe botës.

"Natyrisht, ambasadat aktualisht janë të furnizuara me fletëregjistrime, por faza e promovimit dhe shpjegimit të mundësive, por edhe të një trajnimi të zyrtarëve nëpër konsullata, do të bëhet deri në fund të këtij viti, që të jemi të përgatitur që prej vitit tjetër të vazhdojmë këtë punë.

Normalisht, që një ndihmë shumë të madhe në këtë drejtim po na jep edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e cila të gjithë infrastrukturën e vet të zyrave konsullore, e ka vënë në shërbim të procesit të regjistrimit", shpjegon Shermeti.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.
Regjistrimi i diasporës është proces i duhur dhe i nevojshëm për të dhënat e tyre, thonë demografët, sipas të cilëve, autoritete kompetente janë duke e realizuar në nivel të duhur.
Demografi Rifat Blaku, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky proces edhe pse i vonuar, është i domosdoshëm, pasi natyra e emigrimit ka qenë e parregullt në dekadat e fundit, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

"Në shtetet e Evropës kemi një kontingjent disa breza, dhe numri i tyre do të dalë jashtëzakonisht i madh. Meqë kemi disa breza, fëmijë të lindur në migracion, jo vetëm në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që projekti i Ministrisë së Diasporës është i një rëndësie të veçantë dhe do të shërbejë që të kemi një bazë të tw dhënave të përafërta", thotë Blaku.

Sipas tij, qytetarët kanë emigruar pasi në Kosovë kanë munguar burimet dhe mundësitë për t'i përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre.
Në bazë të regjistrimit të deritashëm, vërehet se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndryshe, sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlerësohet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Rel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Protesta qytetare: “Jo plehrave në Shqipëri”, protesta përpara selisë së PS

Posted: 19 Sep 2016 01:36 PM PDT

Tiranë - "Jo plehrave në Shqipëri", protesta përpara selisë së PS



Përfaqësues të Shoqërisë Civile protestuan kundër rikthimit të ligjit për importin e mbetjeve urbane. Protesta nisi para Piramidës ku me pankarta në duar, aktivistët akuzuan mazhorancën se pas këtij projektligji fshihet mafia e plehrave.
Edhe pse nismëtarët e draftit kanë deklaruar se ligji parashikon importin e mbetejve të riciklueshme, protetsuesist ngritën dyshime se në Shqipëri mund të vijnë mbetje të rrezikshme.
Më pas protetsuesit u zhvendosën përpara selisë së PS, ku po mbahej mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste dhe qendruan aty për disa minuta.
Përfaqësues të Shoqërisë Civile paralajmëruan se do të protestojnë edhe të enjten përpara parlamentit, pasi projektligji i importit të mbetjeve është parashikuar të votohet në seancën e ardhshme parlamentare.

ORA NEWS

Lubonja: Ndërtimi i pistës së avionit në Ishëm, provë që shteti i kapur nga trafikantët e drogës

Posted: 19 Sep 2016 01:34 PM PDT

Intervistë për Ora News - Lubonja: Ndërtimi i pistës nën hundën e shtetit, provë për trafik droge



Për analistin Fatos Lubonja, problem nuk është avioni, por pista e ndërtuar për uljen e avionit. Në studion e lajmeve të Ora News, Lubonja tha se ndërtimi i pistës nën hundën e shtetit është provë për trafikun e drogës.

Lubonja: Përveç avionit shikoj dhe pistën sepse është më e rëndësishme pista se ku do ulej avioni. 1 km e gjysëm për të ulur avionin që bën lidhjen e gjërave, të avionit , pilotit. Pista është më e rëndë se avioni vetë. Avioni dhe mund të ulej diku dhe të thuhet që ishte për turizëm. Por që të ndërtosh një pistë për një avion. Të vendosësh makineri dhe njerëz për ndërtimin e saj nën hundën e shtetit dhe jo në malet e Kukësit por afër Tiranës, është provë që këtu kemi një provë të vazduar për të trasnportuar drogë me aviona. Nuk është hera e parë. Ajo që ngrihet në opininonin public sot, duke ballafaquar akuzat e PD-së sot dhe mbrojtjen e qeverisë nga ana tjetër, është fakti që Shqipëria paska qenë e mbushur me drogë por ishte përqëndruar te Lazarati dhe këto parcelat kanë qenë aty edhe në kohën e PD-së. PD thotë që jemi në një shtim të kësaj industrie. Ku është e vërteta? Është e vështirë të përcaktohet port ë gjitha të dhënat, avioni e pista tregojnë rritje. Dhe akuza tjetër është që kjo s'bëhet dot pa shtetin. Por kur vjen për puna për avion e pista padyshim shteti është i përfshirë. Këtej na ndërhyn në ndërtime pa leje për një kat më shumë, dhe këtej u ndërtoka një pistë 1 km e gjysëm dhe nuk ditke gjë. S'paske informatorë atehëre ke mbaruar si shtet.

Gazetarja: Kur thoni shtet, kujt i referoheni?

Lubonja: Kur themi shteti janë dy gjëra që ne i ngatërrojmë. Themi shteti dhe në vend që të kemi parasysh të gjitha ato struktura që janë mbipartiake. Nënkuptojmë mazhorancën e radhës, qeverinë e radhës, dhe ky ngatërrim nuk është i rastësishëm. Në vend që të ndërtohet shteti i së drejtës, ndërttohet shteti i partisë, partia-shtet, që ndërron një herë në 8 vjet, dhe që tani është koalicioni PS-LSI dhe përmendin strukturat kryesore që janë Policia dhe një problem shumë i madh tjetër si Drejtësia që duhet t'i kontrollojë këto. Njëkohësisht është problemi që shteti që ndërhyri për të ndërprerë Lazaratin ka vazhduar këtë lloj fryme që nënkupton që duhet të investonte ndryshe në ekonomi. Edhe nëse themi që shteti nuk ka dorë fare në këtë lloj industrie shteti është fajtor se nuk ka investuar ndrsyhe në kuptimin e politikave për të zhvilluar bujqësinë dhe varfërimi i njerëzve ka bërë që ose të largohen ose të kultivojnë drogën. Nuk është deri këtu. Është më keq. Sot kam bërë një shkrim, rreziku i putinizmit ku kam idenë, putinizëm do të thotë një sistem ku ka zgjedhje por nuk ka rotacion. Dhe rreziku është që kjo mazhorancë duke forcuar instrumentat e sundimit, duke degraduar njerëzit në krim dhe bashkëpunim me krimin, mund të sundojë. Ishte e dukshme në Dibër, se nuk mundesh që brenda një viti të fitosh me aq shumë vota. Në Dibër nuk ka asgjë tjetër përveç se një lloj kompromentimi të njerëzve, pra të mos kemi më rotacion. Një nga faktorët që e mban putinizmin në këmbë është ekonomia. Këta kanë gjetur drogën. Kjo është katastrofike për të ardhmen e Shqipërisë".

Gazetarja: Kreu i LSI-së bëri nga Korça para disa ditësh tha se duhet reaguar përballë kësaj situate dhe e cilësi të rëndë kultivimin e kanabisit. Duke u distancuar nga qeveria që në mënyrë të përsëritur ka mohuar të gjitha akuzat.

Lubonja: Kur shikojmë këtë koalcion, i njohim dritëhijet e tij. Ka shumë zëra që tregojnë se Meta ka dashur të dalë nga ky koalicion dhe të ndërtojë një qeveri teknike. Por mazhoranca ja bleu aq deputetë sa ju deshën, bleu dhe partinë e Idrizit. Meta pati një tërheqje në këtë drejtim por mbetet konflikti. Sa do përpiqet Rama a Tahiri ta mbulojnë diellin me shoshë, nuk munden dhe Metës i duhet të tërhiqet nga kjo të thotë që s'ka lidhje sepse s'i dihet si shkojnë gjërat nesër. I duhet të bëjë një distancim nga kjo pjesë.
Gazetarja: Meta kërkoi dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe nënvizoi faktin që ata kanë qenë aktivë për shumë çështje në Shqipëri ndërsa për drogën kanë qënduar në heshtje.
Lubonja: Meta i kujton Lu-së e Vlahutin se këtej keni folur për drejtësinë, keni akuzuar njerëz, dhe nga ana tjetër nuk thonë një fjalë për këto krime që janë evidente, që duken sheshit. Nëdrkombëtarët duhet të reagojnë, por mendoj se ata e njohin problemin por historikisht duhet të dimë, ndërkombëtarët kanë qenë me mazhorancat. Kujtoj rastin më flagrant të vitit 1996-1997 kur ranë piramidat që nuk thanë asnjë fjalë. Ishin me Berishën. Janë përgjithsëisht mazhorancat. Kanë interesat e tyre. Stabiliteti është më i rëndësishëm se demokracia për ndërkombëtarët. Nuk duhet të presim ndonjë shpëtim nga ndërkombëtarët. Shqiptarët ta kërkojnë shpëtimin nga vetja.

Gazetarja: Çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo situatë?

Lubonja: Unë e kam thënë që këtu ka një strategji të mazhorancës për të tharë çdo lloj proteste. Ne kemi pasur protesta që janë mbështetur nga partitë politike dhe ka pasur momenti kur partitë politike dhe interesi i publikut kanë shkuar bashkë për një çështje të caktuar. E vetmja protest që tregoi ekzistencën e një shoqërie civile përtej partive politike, ka qenë ajo e plehrave kimike. Por ky nuk mësoi nga kjo që ta lërë shoqërinë civile që të zhvillohet, e të mësojë por përkundrazi strategjia e mazhorancës ishte të korruptonin, t'i thajnë këto protesta. Shpirtin e protestës ose e ndihmon duke e respektuar, se po e respektove ai do protestojë prapë, po e dhunove dhe e korruptove siç bëjnë këta, njerëzit do ikin. Çështja që nuk ka protesta është një mungesë që e kanë vetë, por është dhe një strategji për të tharë çdo ndjenjë proteste tek njeriu.

Gazetarja: Me gjithë skepticizmin, opozita mbetet një shpresë ….

Lubonja: Meqë më pyete cila është zgjidhja, unë mendoj kështu: të përfaqësohen të papërfaqësuarit. Duhet një lëvizje që të përfaqësojë të papërfaqësuarit. Kur kam parasysh të papërfaqësuarit them pë rata që janë të zhgënjyer nga këta parti oligarkësh që kanë parë vetëm interesat e tyre dhe një pakice. Siç ishte në Dibër, nuk votohet më PD-ja se ka qeverisur për shumë kohë keq atje. Përfaqësimi i të papërfaqësuerve është një lëvizje e re. Është e brishtë. Mund të bashkëpunojë me ndonjë opozitë që heq dorë nga politikat e 'të presim sa të degradojnë këta e ta marrim ne' apo 'mbështetuni te banda jonë'. Duhet hequr dorë nga kjo politikë që bën opozita. Kjo lëvizje e re në një koalicion mundet të na shpëtojë nga rreziku i putinizmit që nuk lë rotacion, duke përdorur paratë e drogës si instrument pushteti.

Gazetarja: Komenti juaj për ligjin e importit të mbetjeve . Ju e vutë në dukje ndryshimin e protestave që ishin dikur kur në qeveri ishte e djathta dhe tani…

Lubonja: E para, Në atë kohë opozita ishte kundra ligjit dhe qytetarët ishin kundra ligjit, në momentin kur opozita vjen në pushtet dhe bën ligjin kundra qyetarëve është humbja e besimit që vazhdon te politika, e dyta unë ngulmoj që boll plehra kemi në Shqipëri që të sjellim dhe plehrat e të tjerëve. Ne duhet të djegim aq plehra sa prodhojmë si shqiptarë. Nëse duam një Shqipëri të pastër, ekologjike, turistike. E dyta që është shumë e rëndësishme është që lidhet me ligjin: Çfarë lloj mbetjesh do vijnë? Ose do vijnë mbetje që do përpunohen alumin ose plastikë ose mund të digjen mbetjet dhe merr para se po digjen, unë jam kundër kësaj. Aspekti kryesor që unë mendoj se duhet të ndalohet ky ligj është tjetër: është fakti që sot ne po na hyjnë avionët me drogë, po na happen pista për to. Ne nuk kemi shtet që të kontrollojë, kush më garanton mua që me ndotjet e parrezikshme nuk do hyjnë dhe ato ndotjet që mafia i fut dhe paguhet aq shumë për t'i pastruar. Duke shkaktuar katastrofë ekologjike.

ORA NEWS

Rilindasi Rama përjashton bashkëfshatarin e vet Koço Kokëdhima nga Partia!

Posted: 19 Sep 2016 01:24 PM PDT

Rama mbledh Kryesinë e PS-së, de facto Koço Kokëdhima përjashtohet

Emri:  kokedhima.jpg    Shikime: 6    Madhësia:  31.6 KB

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot pasdite për të diskutuar për projektligjet e parashikuara në punimet parlamentare të seancës plenare të së enjtes. Kryesia u mblodh rreth orës 18:00 në selinë e Partisë Socialiste. Mësohet se ish-deputeti Koço Kokëdhima nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë. Ndonëse ai është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk është vënë në dijeni për mbledhjen.

I pyetur për 'News24', Kokëdhima theksoi se: "Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje".

Prej kohësh Kokëdhima është distancuar nga roli i tij brenda PS-së, ndërsa shpesh herë në media është përfolur për një marrëdhënie jo të mirë me kryeministrin Rama.

Megjithatë, mosnjoftimi për mbajtjen e mbledhjes është rasti i parë kur Kokëdhima përjashtohet direkt nga forumet e Partisë Socialiste, edhe pse nuk ka një vendimmarrje zyrtare. Zyrtarisht, siç duket edhe në faqen zyrtare të PS-së, Kokëdhima vazhdon të jetë Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.

Ndërkohë, në linjën e përjashtimit të Kokëdhimës nga PS dhe uljes së ndikimit të tij në opinion është dhe vendimi i fundit Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Ky institucion ka hequr licencën për "Radio +2". Në njoftimin zyrtar, AMA bën të ditur se në mbledhjen e ditës së premte, është vendosur "Mosrinovimi i licencës së shoqërisë "Radio +2" sh.a. për subjektin radiofonik privat kombëtar "Radio +2".

"Radio +2" është një kompanitë e para mediatike të ish-deputetit Koço Kokëdhima

Ajo ka filluar transmetimin në shkurt të vitit 1998 dhe bordi drejtues i AMA ka vendosur që të mos ja rinovojë më licencën për shkak të mos përmbushjes së kushteve. Në thelb të arsyetimi i vendimit ishte "mosrespektim i kushteve të licencës në ofrimin e shërbimit".

Por dihet se AMA nuk guxon të marrë asnjë vendim pa lejen e kryeministrit Rama. As në qeverisjen e PD-së sado armik me Berishën ishte Kokëdhima nuk guxoi njeri ti hiqte liçensen. Duket se marrëdhëniet mes njeri tjetrit kanë shkuar shumë larg dhe shumë keq.

Koha Jone
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Përse Opozita `vuan` nga Sindromi Mynhausen

Posted: 19 Sep 2016 04:03 AM PDT

Kush e ka Lexuar librin `Aventurat e Baronit Mynhausen`, e ka të qartë përse bëhet fjale. Bëhet fjalë për një njeri të rëndësishëm - baron, i cili tregonte aventura dhe ngjarje të shpikura dhe të sajuara nga vetë ai, të cilat sipas tij i kishin ndodhur atij vetë, por që në fakt ishin aventura dhe histori të sajuara dhe të gënjeshtrta. idea e Baronit ishte që të fitonte popullaritet dhe afeksion midis dëgjuesve apo të tërhiqte vëmëndjen për të treguar se sa i zoti ishte ai duke u bërë karshillëk dhe dëm konkurentëve për të treguar se ishte më i miri.
Në fakt është një Sindrom i mashtruesve, dhe mund të përdorret fare mirë për të cilësuar disa opozitarë madje dhe pseudo opozitarë apo dhe gazetarë e analistë, të cilët nuk lënë gurë pa lëvizur me qëllim që të shkaktojnë disinformim nëpërmjet shkaktimit të problemve të paqëna apo për të devjuar informacionin në favor të tyre.
Ky Sindrom vërehet shpesh në Parlamentin tonë kur opozitarë të thekur apo që janë përgjegjës për ngjarje të së kaluarës, shpikin, sajojnë, shpifin, dhe u a hedhin fajin të tjerëve për ato gjëra apo ngjarje në të cilat ata vetë kanë qënë protagonistë duke u shkaktuar njerzve apo dhe vetë vendit dëme, por për të justifikuar vehten, u a veshin fajet kundërshtarëve.
Mendoj se janë tipikë kushërinj teorikë të baronit mashtrues Mynhausen.
Sindromi Mynhauzen është një çregullim psikiatrik në të clën pacientët pretendojnë se vuajnë nga sëmundje që në fakt i kanë sajuar vetë , ose për shkak të traumave psikologjike, me qëllim që të tërheqin përkujdesje apo simpati ose për të risiguruar përkrahjen e të tjerëve.
Ky sindrom përfshihet në nënklasën e sëmundjeve që pacienti i krijon vetë me predominim të shënjave dhe simptomeve fizike të cilët kanë anamnezë me shtrime të përsëritura në spitale, dhe që trillojnë udhëtime dramatike, tegojnë histori të pabesuara që u kanë ndodhur gjatë jetës së tyre.
Kjo gjëndje e ka emrin nga personazi i Baronit Mynhausen icily është përkthyer në gjuhën shqipe që në kohën e diktaturës. Ky Sindrom quhet ndryshe dhe `çregullim apo sëmundje e krijuar nga vetë pseudo pacienti` me qëllimin që tu imponohet t tjerëve apo ti imponohej vetë vehtes.
Ky sindrom është i lidhur edhe me abuzimin në të kaluarën nga një person tjetër që në fëmijëri me qëllim që të kërkojë vëmëndjen apo simpatinë e abuzuesit. Kjo e viktimën të shpikë simptoma që shkaktojnë edhe bërjen e analizave dhe egzaminimeve aspak të domosdoshme për pseudo-pacientin.
Madje disa mjekë (pediatër) mendojnë që ky çregullim psikik duhet të ri emëruar si `abuzim mjekësor` për të vënë në dukje dëmin e shkaktuar nga mashtrimi dhe për të penguar autorin e mashtrimit që të pëdorë mbrojtjen psikiatrike kur e ka shkaktuar dëmin.
Problemi qëndron në politikën shqiptare në të cilën indivdië politikëbërës , indivdë të medias, kryesisht ata që bëjnë oponencën e qeverisjes sillen sit ë tillë dhe jo se janë të sëmurë nga ky sindrom interesant.
Një nga shëmbujt më famëkeqë në këto tre katër vite të qeverisjes së maxhorancës, është sjellja e disa opozitarëve të cilët nëpërmjet një strategjie të mirëpërgatitur, sulmojnë parreshtur dhe me të njëjtin intensitet çdo veprim të qeverisjes, e cila e parë në veprimtarinë e punës së saj sigurisht pengohet dhe bën gabime.
Veprime të tilla nga ana e politikë- bërësve dhe mediave përpiqen të krijojnë një tymnajë dhe dis-informim për qeverisjen.
Sigurisht ashtu sikundër mjekët që harxhojnë gjithë ato përpjekje për të vënë diagnozën e një çregullimi të tillë simulues qoftë në dhënien e analizave, egzaminimeve (dhe mjekimeve nganjëherë të gabuara), derisa e kuptojnë që personi është me Sindromin e çuditshëm Mynhauzen, ashtu dhe populli madje dhe elektorati i tyre e kupton se diçka këtu nuk shkon me këta politikëbërës të cilët për muaj e vite të tëra mundohen të fusin në qorrsokak një shtet dhe një popull të tërë, duke shpikur, sajuar, madje dhe shpifur kundër modeleve të qeverisjes dhe punës së qeverisë duke shkaktuar disinformim dhe reagim madje dhe të ndërkombëtarëve.
Dalin pyetjet `1 milion dollarëshe`: përse këta politikë bërës të opozitës madje dhe ndonjë i maxhorancës, megjithë treguesit kombëtarë dhe ndërkombëtare të përkrahjes dhe miratimit të masave që ka marrë kjo qeverisje , vazhdojnë sajesat, shpikjet dhe shpifjet në mënyrë konstantë? Dhe pyetja tjetër është: a bëjnë sikur, apo janë me të vërtetë me sindromin Mynhausen këta njerëz që kanë në dorë politikat e një shteti nëpërmjet zgjedhjes së tyre nga elektorati si politikë bërës?
Të dyja pyetjet janë të vështira për tu gjetur përgjigje, por mendoj se për pyetjen e parë mund të japësh një përgjigje të tillë: një pjesë e mirë e politikëbërësve të Opozitës janë përgjegjës për keq-qeverisje dhe keq-manaxhim të shtetit e për pasojë kanë zgjedhur një model justifikimi ``duke sulmuar -për tu mbrojtur``, dhe për të krijuar një tymnaje dhe destabilitet.
Sigurisht përgjigja që i u dha në zgjedhjet lokale të Dibrës ishte se populli nuk qënka budalla sikundër mendojnë disa krerë të opozitës, madje populli i paska kuptuar fare mirë se sajesat, shpikjet dhe shpifjet e Opozitës jo vetëm që nuk kanë bërë efektin e duhur por përkundrazi, kanë bërë efekt të kundërt.
Pra ky është një mesazh i qartë për Opozitën dhe për disa politikë-bërës të interesuar që të mbajnë këtë nivel presioni absurd kundër qeverisjes.
Përgjigja e pyetjes së dytë është më e komplikuar, por duke parë përkufizimet dhe definicionet e këtij çregullimi psikiatrik, mendoj se ndonjë nga këta politikë bërës vuan me të vërtetë nga çregullimi Mynhausen dhe po përdoret nga ustallarët (pa e ditur ai se po përdoret), për të shfrytëzuar këtë mani ndoshta të krijuar që në fëmininë e tyre, me qëllim që të arrijnë rezultatet që ata duan vetë, por edhe për të implikuar këta persona si personat përgjegjës për këtë gjëndje duke i u shmangur përgjegjësisë së tyre.

Literatura
(1. Jerald Kay; Allan Tasman (2006). Essentials of psychiatry. John Ëiley & Sons, Ltd. p. 680. ISBN 0-470-01854-2
2. Krahn, Lois E.; Bostëick, J. Michael; Stonnington, Cynthia M. (2008). "Looking Toëard DSM–V: Should Factitious Disorder Become a Subtype of Somatoform Disorder?". Psychosomatics. 49 (4): 277–82. doi:10.1176/appi.psy.49.4.277. PMID 18621932).

kredi dhe investime

Posted: 19 Sep 2016 03:32 AM PDT

Unë jam një individ me një kapital prej rreth 100.000.000 € që unë dëshiroj për të vënë në dispozicionin tuaj në formën e një repayable kredi për një afat maksimal prej 10 vjetësh në një normë prej 3%. A jeni duke kërkuar për një kredi? E-mail : semrad@email.com

Semrad

Posted: 19 Sep 2016 02:27 AM PDT

Përshëndetje të dashur anëtarë, kjo është Semrad WOLFGANG unë jam financiare të investitorit. Unë jam i lumtur për integrimin e forumit. Ditë e mirë për të gjithë dhe për të gjithë. Faleminderit

Sot ju urojëm fest gzimi datlindjeve datë : 19 - 09 - 2016 .

Posted: 19 Sep 2016 02:24 AM PDT

Emri:  BAHRI.jpg    Shikime: 56    Madhësia:  23.3 KB
sokol31,
Siara,
Yllëza*,
ishpetuari (52),
mak'enda (51),
blerina abdiu (50),
van (47),
surunis (46),
Mateo25 (45),
rudi c33 (45),
gtone (43),
mustaf trupi (42),
rio (41),
CWEB (39),
Mateo26 (39),
mateos (37),
taku_dangerous (37),
bliss (37),
Korbi001 (36),
Ylli-zemres (35),
Kazaa (35),
Drita Gashi (34),
Butrint (34),
Arberesha^Uk^Pr (34),
klodianos (34),
zemra_vogel (33),
Snow^White (33),
stella (30),
Noellag,
Armela (29),
fadiola (29),
nynuthka (24),
Herolind94 (22),
auLoN. (7)
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Diaspora

Posted: 19 Sep 2016 01:37 AM PDT

He more Minister Hoxha mbiemer fetar, me sa di klerat nuk guxon me vjedhe, po kan frike nga Zoti!
Te kisha pyete, kushe ta dha kuleten(buxhetin), me sa dihet vete e ke marre, nuk ta ka dhen ishe lideri!
Ne kohet e kaluara te ne, i zoti shpise e caktonte nje prej pasardhesit me te ndershmit me ja dhon kuleten.
E njiher kisht ndodhe nje gabim, ja kish caktu nje haramit, harami u shetitke nepe vende e harxhoi pasurin e shpise , dhe thojke mos me kon une, ju vdiqni uni ?
Mos ishi ju me Pdk-ne, qe e qliruat vendin?
Mos jini ju qe pe mbani kete populle me buke?
Mos e genjeni veten, se me nuk ka budalle!
Diaspora ishte ajo qe i dha grusht Kasapit te Ballkanit Millo.......te!
Kosoven e qliroi, por problemi qendron te grupet mafi-hajni Pdk dhe LDK-se.
Nje lapidare per Diaspore duhet me ja ngrit me shkronja te arta,"Diaspora 1990-1999" afer Heronjeve!
Ju kIsha lute Diaspores, me marre edhe nje Akte, me jav ndal tagjine kujave, hajnave e krimelave!
Mos me shku ne kosove me bere hargjime me bere nje greve Gjenerale!
Edhe popullit mos me financu, se mafia o tu u perforcu.
Kur ti filloine popullit me ju fishkllu zorret fi, fi,fijuuu,fiuuu , dhe menjiher rexhistrohen ne Wi-Fi!
Dhe menjiher ju perzien valet me Bashkimin Evropian.
Dhe Bashkimi Evropian menjiher reagon, njiher ndalne qato vale qe po na pengojn, tani mundeni me hy pa Viza ne Evrope!
NJe thenje e heroit te pavarsise se Shqiperise Ismail Qemailit: "Populli qe fle vdese".
Fotografitë e Bashkëngjitura
  
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more