Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Kerkim” plus 10 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Kerkim” plus 10 more


Kerkim

Posted: 07 Sep 2016 02:03 AM PDT

Per vajzat qe deshiroje shoqeri

Gezuar ditlindjet e datës 07 - 09 - 2016 . T'nderuemt e forumit shqiptar

Posted: 07 Sep 2016 01:10 AM PDT

Sot festojnë ditëlindjen
kingusyjeshil,
zabit,
gugi,
Fodido_boy7,
dyli (47), Emri:  6.jpg    Shikime: 5    Madhësia:  32.1 KB
tani (44),
GurriAlb (41),
bani_gjl (41),
Frasheri (40),
pog'95 (38),
palästinafan (37),
F-15 Eagle (36),
Pr|sHt|nA_BoY (35),
mentor kryeziu (35),
Roki (33),
altinnitla (33),
Cyber_X (33),
altin uku (33),
kaltrina (32),
Karameli (31),
mirlinda86 (30),
Goni_PA (29),
Ares_Ares
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Nënë Tereza - por ka plot Shënjtorë të tjerë të harruar në Shqipëri

Posted: 06 Sep 2016 05:45 AM PDT

Historia e Shqipërisë është e mbushur me dëshmorë, heronj, martirë të kishës dhe të kombit, me të përndjekur, të vrarë, të masakruar, të përdhunuar, që janë hedhur nga Kështjella për të mos rënë në dorë të armikut barbar, dëshmorë të cilët dhanë jetën për liri, dëshmorë të cilët u vranë dhe vuajtën për nder të Zotit, ka dhe kur një popull i tërë i lemerisur largohet me kuje e mort nga vëndi amë për të shkuar në një vend tjetër,për të gjetur shpëtim, ka patur trima të cilët e kapën topin nga grika për të shporrur pushtuesin, ka patur trima që kanë shkelur kapelen postit për të mos shkelur parimet,,
Ka patur kapedanë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme që i kanë ndritur faqen Shqpërisë, Arbërisë, Epirit, dhe Maqedonisë duke filluar nga Alesandri i Maqedonisë, Pirro i Epirit, Gjergj Kastrioti, e plot kryetrima që luftuan dhanë jetën për të mbojtur atdheun me armë në dorë.
Por Shqipëia ka nxjerrë shëntorë si Shën Tereza katolike e Shën Angjelina orthodoxe, por dhe heronj e martirë religjiozë katolikë dhe orthodoksë, që nuk kanë luftur me armë në dorë por me penë dhe me lutje, për të shpëtuar këtë vënd nga mynxyrat e shumta që e kanë pllakosur; ka emra që shumë kush i ka harruar por populli u ka këndur këngë, dhe Zoti në qiell i mban si engjej që ndihmojnë popujt dhe trevat shqiptare..
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.
Për fat të keq, ky vënd ka xjerrë dhe tradhëtarë të tmerrshëm të cilët ishin po aq trima dhe po aq inteligjentë sa dhe heronjtë por që e përdorën inteligjencën e tyre për të keqen e këtij vëndi, si Ballaban Pashë Madera, Esat Pashë Toptani, si bashkëpuntorët me pushtuesit, apo dhe kriminele të rregjur e të frikshëm të cilët i kanë dhënë emër të keq Shqipërisë këto vite.
Mallkuar qofshin për të këqijat që i kanë bërë këtyre trojeve
Kemi patur udhëheqës të lavdishëm që mbrojten këtë tokë me armë, por dhe udhëheqës të cilët kanë terrorizuar popullin e tyre;
Ky vënd ka patur edhe udhëheqës të cilët braktisën vëndin e tyre për të ruajtur pasurinë duke e lënë popullin në mëshirë të fatit.
Historia e këtyre trojeve ka qënë një histori e ngjashme me historinë e cifutëve dhe për fat të keq kjo histori me disa veçori përmban në vetvehte historinë e njerzimit.
Në këto troje dhe në këtë komb , Zoti kërkoi, për arësyet e tij të mistershme, që banorët e këtij vëndi të vuanin nga pushtimet dhe nga padrejtësitë e qeveritarëve të tyre, ndoshta për ti dënuar për kryelartësinë dhe krenarinë e tyre mijravjeçare.
Në vënd që të bënte një vënd të madh e të begatë, ashtu si kombet e tjera të cilat në mesjetë formuan shtetet e tyre nëpërmjet binomit FE+ATDHE, vëndin tone për arsyet e tij të mistershme që ne njerëzit nuk i kuptojmë, e zhyti në luftra të pafund, në mizerje të pafund, në largime masive të pafund, në krime të pafund, në një sherr të pafund. Përse?
Ndoshta për të realizuar që Isaaku dhe ismaili i Biblës dhe i Kuranit, të jetojnë në një vënd të përbashkët, në mënyrë që Ismaili të `mos bredhe në shkretëtirë` ashtu si e kanë parashikuar librat e shënjtë?
Dhe kështu u bë, nëpërmjet Osmanëve Ismaili erdhi këtu e jeton së bashku me ne. Ashtu si tha Zoti, edhe ai është i bekuar dhe do të ketë shumë njerëz dhe popuj që do të jenë si kokrizat e rërës.
Ashtu ndodhi. Ismaili dhe Isaku, banojnë së bashku, tolerojnë njëri tjetrin, bashkëjetojnë me njëri tjetrin, por për të drejtuar drejton Ismaili në vënd të Isakut i cili gjithashtu është i bekuar por dhe trashëgimtar..
Sa herë që shënjtërohet apo nderohen heronj të fisit tjetër, bijtë e Ismailit janë në mëdyshje: ta pranojnë apo ta shajnë, dhe për hir të vllezërve të tyre nga Isaaku gjithashtu tolerantë, e pranojnë shënjtërimin e Nene Terezës megjithse ajo nuk është e tyre si religjion por është e të gjithë njerzve sepse u ka shërbyer të gjithëve.
Kështu vëndi ynë i bekuar nga Zoti përsa i përket pozicionit, të mirave material, pasurive, dhe ashtu pikërisht ashtu siç thotë poeti i madh Naim Frashëri:
Aty nata është tjatër natë
Dhe Dita një tjatrë ditë
Në ato pyje të bekuar
Aty rrinë Perënditë.
Por njerëzit, populli i mësuar me tradita të ndryshme me religjione të ndryshme, me piksynime të ndryshme për të ardhmen, është gjithashtu në dyzim për të ardhmen, sepse sheh me nostalgji njëra pjesë të kaluarën lindore, dhe pjesa tjetër sheh me dëshirë dhe shpresë të nesërmen, perëndimin, të cilit i takojmë.
Shën Tereza na dha një argument të fortë se rruga jonë drejt Perëndimit është ajo e duhura. Hipokritët hedhin e presin rromuze ndoshta dhe për të , por e ardhmja e popullit shqiptar është integrimi drejt Perëndimit.
Lindjen e provuam, lindja na la plagë që nuk shërohen dot përvecse mund të kurohen dhe lehtësohen nëpërmjet arsimimit dhe kulturës. Kështu që bijtë e Ismailit do të jenë si ne, vëllezërit tanë, të cilët nuk do të përdorin traditat e vjetra të cilat u thonë në vesh fshehurazi: `bëji dëm qafirit që të shkosh në parajsë…` ose mbaje fjalën me njeriun e besimit tënd por me qafirin mos e mbaj fjalë se nuk të shikohet si mëkat`. Jo.
E ardhmja e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë është kah Perëndimi, e ardhmja është arsimimi i mirë, e ardhmja është ruajtja e familjes, e ardhmja është bashkëpunimi, e ardhmja është tolerance, e ardhmja është bashkëjetesa, e ardhmja është puna.
Le të shpresojmë që Shënjtërimi i Nënë Terëzes ta ketë paraqitur kombin shqiptar ashtu siç është në të vërtetë, bujar, punëtor, i besës, dhe mik i mirë.
Le të shpresojmë se Shënjtërimi i Nënë Terezës do ta ketë eklipsuar opinionin negativ që kanë shqiptarët në botë,
Le të shpresojmë se Shënjtërimi i Nënë Terezës ti tregojë botës se kombi shqiptar është plot njerëz me talente, të zgjuar, të arsimuar, që shikojnë të ardhmen e ndritur kah Perëndimi,
Le të shpresojme se Shënjtërimi i Nënë Terezës do të na japë të kuptojë neve Popullit shqiptar dhe trevave të tjera ku jetojnë shqiptarët se: arsimimi i pa shoqëruar me njohuritë dhe nderimin e Zotit, nuk bën tjetër përvecse krijon `djaj të arsimuar`, disa nga të cilët i kemi në pusshtete, parti, në burgje jashtë vendit, duke dëmtuar Nënën Shqipëri. Këta djaj u krijuan në vënd të `njeriut të ri`, që kërkontë të krijonte komunizmi- djaj të arsimuar.
Le të shpresojmë së fundi se, ka edhe heronj të tjerë që kanë nevojë për tu shënjtëruar sepse vëndi i shqiponjave ka lindur dhe lind heronj.
Një nga këta që mbetet i pa nderuar akoma- është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figura më e ndritur Kombetare dhe ndërkombetare e cila na ka inspiruar krenarinë , flamurin, stemën, dashurinë për liri e pavarësi.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Shënjtores Nënë Tereza dhe i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Sinqeriteti dhe durimi , a jan : Miqët e edukatës...?

Posted: 06 Sep 2016 03:18 AM PDT

Emri:  SINQERITETI.jpg    Shikime: 89    Madhësia:  36.4 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot kan festë ditlindjet e datës 06 - 09 - 2016 - gezime .

Posted: 06 Sep 2016 01:51 AM PDT

enio,
MERFY,
angel_guy,
Hfrik (51),
toni74 (42),
niku74 (42),
Ujku_vjeter (40),
diazepam (40),
^pirat_kompjuterash (40),
x-zone (38),
ShIseIdO (37),
As^Dibrane (36),
rrugacja (36),
two-head-eagle (34),
bishasexy (34),
tolla (33),
zak (33),
aliu (33),
missy (33),
arli (33),
hacker (33),
angel_tirone (33),
defrim nikolla (32),
Andyevil (32),
yummy-girl (31),
besi_blue (30),
Erion (Calvin) (30),
eri_fr (30),
Ardit5 (29),
nunu,
mevledin (24)
Emri:  8.jpg    Shikime: 96    Madhësia:  25.6 KB
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

"Lutjuni nënë terezës, dhe ajo do t'ia përcjell lutjët Zotit", mashtron Don Lush Gjergji !

Posted: 05 Sep 2016 04:41 AM PDT

Çfarë thonë prifti Don Lush Gjergji për shenjtërimin e Nënës Terezë?
KUSH DO T’I LUTET NËNËS TEREZË NË KOSOVË?



Vatikani ka vendosur që me 4 shtator Nëna Terezë të bëhet e shenjtë. Kjo nënkupton që Nëna Terezë tashmë sipas fesë katolike do të jetë një ndër personat e shenjtë të cilës njerëzit mund t’i luten dhe të kësisoj të garantohet se kjo lutje apo falënderim i transmetohet Zotit.

Personat e shenjtë janë të njohur në konceptet e gati të gjitha religjioneve por vetëm feja katolike e ka ruajtur dhe specifikuar shenjtërinë, si një person që ka bërë mrekulli shëruese.

Në Kosovë, lajmi për shenjtërimin e Nënës Terezë është parë si një nga lajmet më të rëndësishme për imazhin e shqiptarëve në botë.

Krenari dhe nderë, vendimin e Vatikanit e kanë cilësuar edhe liderët shtetëror dhe personalitete të rëndësishme të jetës akademike, politike e kulturore në Kosovë.

Zyrtarisht Kosova me Kushtetutë është vend laik. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2012, në Kosovë janë 1 milionë e 739 mijë e 825 banorë. Fiks 1 milionë e 660 mijë 598 kosovarë apo 96 për qind e të regjistruarve janë deklaruar mysliman, 2.2 për qind katolik dhe 1.5 për qind ortodoksë.

Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte edhe mundësia që të mos deklarohet fare feja apo edhe të mohohej ajo. Kësisoj 1 mijë e 209 kosovarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7 mijë e 77 persona nuk janë përgjigjur fare pyetjes se cilës fe i takojnë.

Çfarë thonë prifti Don Lush Gjergji, për shenjtërimin e Nënës Terezë?

Sipas fesë katolike: “Është diçka e jashtëzakonshme, dekreti përfundimtar për caktimin e ditës kur do të ngjajë mesha e shenjtërimit të Nënës Terezë. Është caktuar dita e diel e 4 shtatorit si dita kur do të bëhet shenjtërimi i saj. Kjo lidhet me datën e rëndësishme sepse pikërisht të dielën e 5 shtatorit 1997, Nëna Terezë kaloj në amshim apo siç thoshte ajo ‘po i kthehet të Atit’. Tashmë me shenjtërimin e saj, Nëna Terezë e cila sa i ishte gjallë na përfaqësoj denjësisht, do të jetë avokati apo ndërmjetësi i njerëzve tek Zoti. Tash çdo shqiptar mund t’i lutet dhe ta falënderoj Zotin nëpërmjet Nënës Terezë. Ta lusim dhe ta falënderojmë Zotin nëpërmjet Nënës Terezë dhe ajo do t’ia përcjellë atit tonë”, ka thënë Don Lush Gjergji për televizionin publik, transmeton Insajderi.com.





Ne i themi ketij don Lush karleones, se jo çdo Shqiptar do t'i lutët një të vdekurit, një statuje apo nje fotografije,... por çdo katolik shqiptar, qe dmth, 2.2% e popullesis Shqiptare do t'i lutet ne shenje idhujtarie !

Ku mundet të shikosh ndeshjet e Shqipërisë dhe të Kosovës në Kupën e Botës kur jeton jashtë vendit?

Posted: 02 Sep 2016 08:15 AM PDT

Të këtë hënën fillon ndeshjen të Shqipërisë në kualifikimin të kupës se botës kundër shkavellësh. Dua ta shikoj si gjithë shqiptar(e) patriotik(e),të nder(e) dhe të mirë. Megjithatë, kam një problem: në Hollande nuk e transmetimohet, vetëm ekipin e Hollandes. Kështu, kam nevoje për ndidhimë. A di dikush ku shikon ndeshjen e lirë (në internetin, në app, etj.)? Më e parapëlqen të shikoj drejtpërdrejtë, apo video regjistrimi i ndeshjes mua është mirë. Sa kohë që kam mundësinë të shikoj ndeshje të plotë, me vjen mirë. Çdo përgjigjete janë të mirëpritura.

Faleminderit që më parë.

*Nëse më ndidhmon mua dhe që ta jep medium ku mundet të shikoj ekipin e Kosovës, ti je vërtet i/e shkëlqyer!
:^pikepyet:^pikepyet:^pikepyet:

mirëmëngjes të gjithëve

Posted: 01 Sep 2016 11:47 PM PDT

Pardje kam regjistruar për këtë kuvend. ashtu, dua të më prezantoj mua, të cili më u rekomandohet.

Emri im është Edon. Jam gjashtëmbëdhjetë vjeç. jam lindur në Hollande e jetoj ende atje. Baba im është prej Kosovës. erdhi në hollandë gjatë vitesh te 90've. Atje takoi e martoi me nënën time, e kujt nënë është nga Serbia. Unë pranoj të jem një përzierje të gjaku të ndryshëm, veç mëvete identifikoj si shqiptar edhe familja ime në Kosovë.

Jam nxënës të gjimnazit. Ëndërr im është që të bëhëm mjek e nis klinikë në Kosovë. Nuk bëj aspak sport se merrem me bëj detyrat e përpiqem të arrij nota të mira. Megjithatë, shtepi im është dhjetë kilometra larg shkollës. Këtë largesi ngas biçikletë. Gjithashtu, bëj disa push-upet e pull-upet kur jam në shtëpi.

Më mirë se vjen që gjeta këtë faqe. Në fshat im jeton jo familje shqiptare të gjithë. Në shkollë unë jam dhe vetëm person i cili ka origjine prej Balkanit.

Tash duhet të ndal me duke shkruar se duhet të shkoj te shkollë.

Të gjithë kalofshin një ditë të mirë.

Shkalla matese e zhvillimit të qytetrimit. ( Qytetrimi ku bën pjesë ZOTI )

Posted: 01 Sep 2016 04:46 AM PDT

Shkalla matese e zhvillimit të qytetrimit. ( Cfarë zhvillimi duhet të arijmë që të bejmë pjesë me Krijuesin tonë )

Shkalla Kardashev e matjes.
Shkalla Kardashev është një metodë e klasifikimit të qytetërimeve në bazë të nivelit të tyre teknologjik, i propozuar në vitin 1964 nga astronomi rus Nikolai Kardashev.

Ai përbëhet nga disa lloje qytetrimesh, bazuar në sasinë e energjisë që përdor qytetërimi, sipas një progresion eksponencial. Ekzistenca e qytetërimeve të përshkruara është thjesht hipotetike, por kjo shkallë është përdorur si pikënisje në kërkimin SETI, dhe është përmendur edhe në disa vepra fantastikoshkencore.

Lloji I: Civilizimi në gjendje të përdorë të gjithë energjinë e disponueshme nga planeti i tij.

Type II: Civilizimi në gjendje të mbledhë të gjithë energjinë e yllit në sistemit të tyre diellor .

Lloji III: Civilizimi në gjendje të përdorin të gjithë energjinë e galaktikës së tij.

Lloji IV: Civilizimi në gjendje për të kontrolluar të gjithë energjinë e një grupi galaktikash.

Lloji V: Civilizimi në gjendje të perdorë të gjithë energjinë e të gjithë universit të dukshëm.

Lloji VI: Civilizimi në gjendje të perdorë energjinë e shumë universeve , me mundësi të ndryshuar ligjet e fizikës në secilën prej universeve të shumëfishta.

Lloji VII: Civilizimi i Perëndive me aftësinë për të krijuar universe sipas dëshirës dhe të përdorë të gjitha ato si burime të energjie.

Lloji VIII: Civilizimi i Hyjnive Superiore në gjendje të krijojë universe sipas dëshirës, por që mund te përdorë energji nga burime jo-kozmike.

Lloji IX: Civilizimi i Hyjnive Jashtëzakonisht Superior të aftë për të krijuar objekte jo-kozmike dhe i përdor si burim primar të energjisë.

Lloji X: Qeniet Supreme Hyjnore ( Vetë PERENDIA ) që kanë arritur një kapacitet teknologjik maksimal, që e ka braktisur botën kozmike që ne njohim, që jeton dhe zhvillohet në "universe" jo-kozmike të cilin e kanë krijuar vetë, jashtë ligjeve tona të fizikës dhe kuantike, jashtë kapacitetit tonë të llogjikës dhe arsyetimit objektiv.

Hipotetikisht duke folur për këto qenie te nivelit superior, ata me të vërtetë mund të konsiderohet i Perëndive në kuptimin e ngushtë të fjalës.

Kush është aplikacioni më i mirë për treguesin e motit në Android

Posted: 01 Sep 2016 02:56 AM PDT

Unë kam të instaluar te Xperia app Accu weather. Nuk mbaj mënd që të më ketë paralajmëruar qoftë edhe një herë të vetme për motin në vijim në mënyrë të saktë. Kur binte shi, tregonte që po binte. Kur dilte diell, tregonte që është diell. Ama tre ditët në vazhdim thotë diell, e del shi, thotë shi, veç kur dielli të pjek si saç.

Mbi Oxhaket!

Posted: 30 Aug 2016 05:55 AM PDT

Alo alo :)


Jam e interesuar te vendos oxhak ne dhomen e ndenjes ne apartament. Vet ndertesa nuk e ofron vendin e duhur per te vene nje te tille, por kam degjuar qe se fundmi ka mundesi te sajohen oxhak me gas apo lende te tjera djegese qe nuk krijojne tym dhe ndotje, edhe pa pasur nje vend te mirfillte qe ne ndertimin e apartamentit. Jetoj ne hyrje ne pallat, me komshinj poshte e komshinj lart. A ka shance per oshak????

Nese keni info, me thoni dicka me shume.

Flm
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more