Skip to main content

Forumi Shqiptar: “4 shtator 2016: Shenjtërimi i Nënë Terezës” plus 9 more

Forumi Shqiptar: “4 shtator 2016: Shenjtërimi i Nënë Terezës” plus 9 more


4 shtator 2016: Shenjtërimi i Nënë Terezës

Posted: 17 Sep 2016 07:12 PM PDT

Emri:  nene-tereza31-655x356.jpg    Shikime: 4    Madhësia:  25.4 KB

“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”. Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. “Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t’u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij”. Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : “Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore”.

Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endë 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.

Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t’u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin “Motrat e Loretos”, në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: “Vashë e Jezusit” për “amshim”. Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.

Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu “frymëzimin” e ri, “thirrjen brenda thirrjes”. Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime. Krishti i zbulonte kështu dëshirën e zemrës së Tij ndaj “njerëzve, që duke u flijuar për dashurinë”, “do të rrezatonin dashurinë e tij ndër shpirtra”. “Eja, të jesh drita ime”- iu lut – “nuk mund të shkoj vetëm”. E i tregoi sa vuante duke parë mospërfilljen ndaj të varfërve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri të zjarrtë kishte për ta. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t’i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nënë Tereza të merrte lejen për fillimin e misionit të saj të ri. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.

Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, Nënë Tereza u kthye rishtas në Kalkutë ku gjeti një strehë të përkohshme pranë Motrave të Vogla të të Varfërve. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Eukaristi; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t’i gjetur dhe për t’u shërbyer atyre që janë: “të braktisur, të padashur, të papërkujdesur”. Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj.

Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t’i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

Për t’iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si “rrugë e vogël që i çon në shenjtërim” ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj.

Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t’ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t’i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi “për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve”.

Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti “errësirë”. “Nata e dhimbshme” e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.

Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t’i printe Kongregatës së saj dhe t’u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Sot Kongregata 4000 motra, të pranishme në 730 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit “Eja, të jesh drita ime!”, u bë Misionare e bamirësisë, “Nënë e të varfërve”, simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e shenjtërimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj. Nënë Tereza u lumnua më 19 tetor 2003, e diela XXIX gjatë vitit kishtar, Dita Misionare Botërore.

Më 17.12. 2015, Papa Françesku njohu mrekullinë dhe nënshkroi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke njohur mrekullinë e kryer me ndërmjetësimin e saj: shërimin e një besimtari brazilian të sëmurë me tumor në tru.

Më 4 qershor 2016 u caktua edhe data e shenjtërimit: të diel, më 4 shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Radio Vatikani
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Republika e Hashashit: Avioni italian ulet në Ishëm për të ngarkuar hashash

Posted: 17 Sep 2016 06:30 PM PDT

Një avion ulet në Ishëm, piloti i dënuar në Itali për korrupsion

Emri:  avioni.jpg    Shikime: 7    Madhësia:  53.0 KB

Piloti 69 vjeçar nga Milano, Guido Andrea Guidi i tha policisë se ishte ulur në fshatin Gotull pasi avioni i kishte dhënë defekt. Në Itali, Guidi ka pasur probleme me drejtësinë për shkak të një aksidenti ajror të ndodhur në 2003.

Policia e Shtetit njoftoi të enjten se një avion i vogël, i drejtuar nga një shtetas italian është ulur në fshatin Gotull të Ishmit në afërsi të Durrësit për shkak të një defekti teknik. E njoftuar nga banorët e zonës, policia tha se e gjeti avionin e dëmtuar ndërsa piloti nuk kishte pësuar lëndime.

Sipas njoftimit të policisë, piloti 69 vjeçar Guido Andrea Guidi deklaroi se ishte nisur nga Bari drejt veriut të Italisë, por moti i mirë e kishte nxitur atë të bënte një udhëtim mbi det. Në dëshminë e tij për policinë, Guidi mësohet të ketë thënë se avioni i ka dhënë defekt në lartësinë 4-5 mijë këmbë dhe nga lartësia ka parë një tokë të përshtatshme për t'u ulur.

Punonjës të policisë e kanë shoqëruar 69 vjeçarin në spital për një kontroll, ndërsa kanë vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

"Gjatë kontrollit në avion nuk është gjendur asnjë send i kundraligjshëm. Shërbimet e policisë kanë kryer krehjen e vendit përreth dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave," tha një zëdhënës i policisë.

Ky nuk është rasti i vetëm kur ulja e papritur e një avioni të përmasave të vogla tërheq vëmendjen e policisë dhe të opinionit publik në Shqipëri. Në maj të vitit 2014, një tjetër avion i drejtuar nga italiani Gorgio Riformato pësoi defekt ndërsa ulej në Divjakë, ndërsa hetimet e mëtejshme zbuluan se piloti po planifikonte të trafikonte një sasi marijuane drejt Italisë.

Në shkurt 2016, Riformato u dënua me 15 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, Guido Andrea Guidi rezulton të jetë sipërmarrës i hershëm në biznesin e fluturimeve me avionë Jet dhe një personazh i njohur për drejtësinë italiane. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë ai ka qenë nën hetim dhe është shpallur përgjegjës nga gjykata e Kasacionit në Itali për veprën penale të nxitjes së korrupsionit.

Akuza e ka origjinën tek një aksident ajror, i ndodhur në korrik të vitit 2003 në një aeroport të Milanos ku një avion i kompanisë Eurojet u rrëzua mbi një kapanon industrial duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve. Sipas vendimit të gjykatës së Kasacionit të 23 tetorit 2013, Guidi ishte njëri prej ortakëve të Eurojet.

Vendimi i gjykatës italiane shpjegon se pas aksidentit, Ministria Publike caktoi një teknik për të ushtruar kontroll mbi kompaninë, por Guidi dhe ortaku i tij u akuzuan se ofruan një shumë të majme parash në këmbim të një ekspertimi të rremë që favorizonte kompaninë e tyre.

Ndonëse nuk u provua që rryshfeti të ishte dhënë, Guido Andrea Guidi dhe ortaku i tij u shpallën përgjegjës për veprën penale të nxitjes së korrupsionit.

BIRN
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sinqeriteti : Rruga e xhennetit .

Posted: 17 Sep 2016 01:38 PM PDT

Emri:  17.jpg    Shikime: 38    Madhësia:  54.9 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

A ka ndoj t'keqe me ndjek rrugen e hajrit ...?

Posted: 17 Sep 2016 03:40 AM PDT

Emri:  WWWW.jpg    Shikime: 94    Madhësia:  66.9 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot kan festë datlindjet 17 - 09 - 2016 .

Posted: 17 Sep 2016 01:46 AM PDT

truebluebaby,
Io_e_Te,
arlinda,
champion,
Seferi (58),
Arjani (46),
aedian (41),
DIEZEL (41),
totip (40),
Bolka (39),
berti23 (38),
denita (37),
VILMO (37),
Aldeni (37),
leda (37),

Emri:  1.jpg    Shikime: 110    Madhësia:  38.0 KBVILSON (37),
Livena (36),
ardian11 (36),
Grace Kelly (36),
Madonna (36),
VILSON_LU_SATAN (36),
marinel (34),
i_njohuri (34),
NobEdy (34),
Dorjan (33),
dulce_nina (33),
elehandro (33),
twiki (33),
piensa_en_ti (33),
werewolf (33),
Sirena Blu (33),
shkodrane4ever (32),
Himarioti (29),
Kujto vdekjen (28)
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot datlindjeve 16 - 09 - 2016 u urojëm jetë , shndet dhe : Njiqindvjet .

Posted: 16 Sep 2016 02:35 AM PDT

erinda_1,
Emri:  10.jpg    Shikime: 161    Madhësia:  38.0 KB
elvis hasanaj,
D-i-a-n-a,
tropojane (47),
Elhami (46),
Naimi (44),
ylber (41),
gigastyle (39),
brune syblu (38),
KLea_NY (38),
VISAR (37),
VILSONITO (37),
aceofhearts (37),
fatijonuk (36),
Engjo (35),
sula (34),
TDevices (34),
GERALD (33),
hedamario

Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot kan fest datlindjet datë ... 12 - 09 - 2016 , gezuar .

Posted: 12 Sep 2016 12:41 AM PDT

Emri:  4.jpg    Shikime: 144    Madhësia:  27.8 KB
La_Lune,
DGman,
AsgjeSikurHena,
ComeAsYouAre (104),
musauka (48),
edmondos (42),
diamant (39),
Pirati-Kosova (39),
era1277 (39),
pretty (38),
Roshi (36),
abstrakti (36),
eda (35),
Satanisti (33),
netsplit (33),
TheWiSher (33),
Muslimane (33),
aurela (32),
Zonjusha (32),
erion malo (32),
Aveniri (31),
bukuroshe vogel (26),
xhesiola
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Mjalta vjehrris a jan : Nuset e shtëpis ...?

Posted: 11 Sep 2016 03:17 AM PDT

Emri:  10.jpg    Shikime: 139    Madhësia:  56.6 KB
përshndetje i rrespektueshmi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Gjermania prapë i qet kushte Serbisë: Në BE kur ti sqaroni raportet me Kosovën

Posted: 11 Sep 2016 03:01 AM PDT



Gjermania prapë i qet kushte Serbisë: Në BE kur ti sqaroni raportet me Kosovën


Kur Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, me Kosovën çdo gjë duhet të jetë e qartë, ka thënë sot ministri për BE në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Michael Roth, transmeton Koha.net.

Roth në intervistën për gazetën e Beogradit "Blic" ka theksuar se marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën para anëtarësimit në BE duhet që "juridikisht dhe detyrimisht të jenë të normalizuara".

Ai ka thënë kështu duke u përgjigjur në pyetjen nëse Serbia është e detyruar ta njohë Kosovën para hyrjes në Bashkimin Evropian.

-------------------------------------



Gjermania nuk lëshon pe ndaj Serbisë kur është fjala për Kosovën

Autori: Lajmi.net

17:15, 13 July 2016
David McAllister
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE, kërkon angazhim të qëndrueshëm dhe të dukshëm në përmirësimin e raporteve me Kosovën.


Në një intervistë për portalin "European Western Balkans", eurodeputeti McAllister ka thënë se procesi i integrimit, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, do të varet nga përmirësimi i raporteve të ndërsjella, transmeton lajmi.net.

"Nga Serbia kërkohet një angazhim i vazhdueshëm në përmirësimin e raporteve me Kosovën në mënyrë të dukshme dhe të qëndrueshme. Ky proces do të sigurojë që të dyja palët të vazhdojnë secila në rrugën e saj evropiane, duke iu shmangur bllokadës së njëra-tjetrës në këto çështje", ka thënë ai.

Duke folur për politikën gjermane ndaj Serbisë, eurodeputeti gjerman, McAllister ka thënë politika e Berlinit është e njëjtë dhe se ai nuk do të ndryshojë.

"Kancelarja Merkel është duke zhvilluar një dialog të ngushë dhe të hapur me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, përveç procesit të nisur në takimin e Berlinit në vitin 2014. Kur është fjala për Bundestag, dokumenti relevant është rezoluta për Serbinë në vitin 2013 në të cilën veçanërisht potencohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi dhe të njëjtën qasje do ta ketë edhe Gjermania, kur është fjala për dialogun e integrimit të Serbisë në BE", ka thënë ai./lajmi.net

"Edhe Kosova e ka perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk guxojmë të lejojmë importimin e konflikteve bilaterale. Normalizimi duhet të avancojë sepse me të përmirësohet jeta e përditshme e qytetarëve serbë dhe e kosovarëve", ka thënë Roth.

I urojëm sot ditlindjeve antarve t'forumit shqiptar 11 - 09 - 2016 g e z u a r .

Posted: 11 Sep 2016 01:35 AM PDT

Emri:  1.jpg    Shikime: 109    Madhësia:  24.0 KB






easytiger,
Th3 Bad Guy,
selatin (47),
Steve76 (40),
SpLeeN (39),
bani dani (39),
Erika (38),
Xholi (38),
lauryn (37),
Atilushka (36),
Shkupjani (35),
aulona119 (35),
Dr. Leone (35),
Hasani,
bashari,
breil11 (34),
mr love (33),
demons&wizards (33),
Djali mir (33),
maniak_depresiv (33),
kokishtja (30),
Kumanova (29),
Xhemil (29),
betim_01 (29),
Adela B (26),
Fatime-uk,
soo_not (23)
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more