Skip to main content

“Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Alepo” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Alepo” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Alepo

Posted: 23 Sep 2016 09:18 AM PDT

Avionët luftarakë kanë kryer sulme të reja ajrore në Alepo, disa orë pasi Qeveria e Sirisë ka shpallur një ofensivë për rikthimin e qytetit nga rebelët. Sipas aktivistëve, së paku 27 veta janë vrarë në sulme, edhe pse disa raporte thonë se numri i viktimave është më i lartë. Aktivistër thanë se avionët sirianë dhe rusë kanë goditur pjesën lindore. Qeveria u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin pozicionet e mbajtura nga rebelët. Rusia nuk e ka konfirumuar përfshirjen e saj. Bisedimet SHBA-Rusi për ringjalljen e armëpushimit të kolapsuar kanë mbaruar pa ndonjë përparim. Rusia mbështet Qeverinë siriane, ndërsa SHBA opozitën. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës

Posted: 23 Sep 2016 08:04 AM PDT

Shtëpia e Bardhë tha se është duke hetuar një "shkelje kibernetike", që ka të bëjë me publikimin online të pasaportës së skanuar të Zonjës së Parë, Michelle Obama. Skanimi duket se është marrë nga një llogari në Gmail, e cila i përket një punonjësi të Shtëpisë së Bardhë, tha zëdhënësi Josh Earnest. Informacione të tjera konfidenciale janë publikuar po ashtu online, përfshirë detaje të udhëtimit, emra, numra të sigurimit dhe ditëlindje të stafit. Shtëpia e Bardhë tha se nuk i ka verifikuar ende dokumentet. DCLeaks.com, një grup hakerësh, i cili javën e kaluar ka publikuar emaile personale të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell, ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita kërkon riformatim të bisedimeve për përfshirje në dialog me Serbinë

Posted: 23 Sep 2016 08:02 AM PDT

Përfaqësuesit e partive politike opozitare thonë se nuk do pranojnë të jenë pjesë e formatit aktual të bisedimeve në Bruksel, por nuk kanë përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes në dialog. Pjesëmarrjen e opozitës në dialog e pa si të nevojshme shefja e zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Debat i ashpër në Parlament - kërkohet dorëheqja e Prokurores Speciale

Posted: 23 Sep 2016 07:46 AM PDT

Deputetët e partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE gjatë debatit tri ditësh në komisionin për sistem politik në kuadër të parlamentit të Maqedonisë, gjatë prezantimit të prokurores speciale publike Katica Janeva për punën e saj gjashtë mujore, kanë theksuar se puna e saj "është shumë larg pritjeve".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Musa Ademi dënohet me 5 vjet burg për rekrutim për terrorizëm

Posted: 23 Sep 2016 07:15 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 5 vjet burg, Musa Ademin, i akuzuar për veprën penale – rekrutim për terrorizëm. Ademi thuhet se bënte propagandë intensive, verbale, si dhe përmes mediave sociale, përmes të cilave ka dërguar informata dhe fotografi lidhur me aktivitetet terroriste të organizatës ISIS.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marrëdhëniet jo të mira rrezikojnë projektet e autostradave dhe hekurudhave në rajon

Posted: 23 Sep 2016 06:29 AM PDT

Marrëdhëniet jo të mira ndërmjet shteteve të rajonit mund t'i rrezikojnë projektet e përbashkëta të infrastrukturës të cilat janë mbështetur nga Bashkimi Evropian. Një konstatim të tillë kanë nxjerrë si konkluzion analistët në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nënshkruhet kontrata për studimin e fizibilitetit për ndërmarrjen Trepça

Posted: 23 Sep 2016 06:15 AM PDT

Agjencia Kosovare e Privatizimit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane HPC në konzorcium me kompaninë Ernst & Young për ofrim të shërbimeve profesionale për zbatim të studimit të fizibilitetit të Trepçës me orientim strategjik për zhvillim të saj. Kontrata ka vlerën prej 598,920 euro. "Studimi i fizibilitetit shtrihet në dy fusha, në zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës duke u mbështetur në gjendjen aktuale, zhvillimet e reja të tregut, të teknologjisë dhe përvojave të reja të modeleve biznesore për eksploatim të xeheve e deri në produkt final; si dhe do të ofroj rekomandime për qasje strategjike lidhur me zbatim të aktiviteteve të reja me vlerë të shtuar", thuhet në komunikatën e AKP-së dërguar medieve. Kontrata thuhet në komunikatë ishte e paraparë të nënshkruhej në fillim të muajit korrik, por, lidhja e kontratës është shtyrë për shkak të një ankese në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Ndryshe sipas një vendimi të mëhershëm të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, afati i fundit për dorëzimin e planit të organizimit të Trepçës është 1 nëntori i këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mali i Zi tërheq nga tregu fjalorin “problematik”

Posted: 23 Sep 2016 05:57 AM PDT

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi ka tërhequr nga shitja një fjalor të diskutueshëm të gjuhës malazeze. Fjalori, i cili ka dalë në treg në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi në muajin maj, ka shkaktuar reagime të ashpra nga disa parti shqiptare dhe boshnjake për shkak të disa fjalëve "diskriminuese dhe fyese" për popullin shqiptar dhe boshnjak. Niko Martinoviq, sekretar i Departamentit të Shkencave Humane në Mal të Zi, që funksionon në kuadër të Akademisë, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se "tërheqja është mënyra e duhur për të tejkaluar një gjendje irrituese për të dyja palët". Përfaqësuesit e partive shqiptare patën thënë se me shpjegimin e disa nocioneve në fjalor, shqiptarët janë paraqitur si agresorë, dhe patën kërkuar tërheqjen e fjalorit. Vendimi për tërheqje vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi, që do të mbahen më 16 tetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Indira Sinanoviq, gruaja e parë me nixhab në zgjedhjet e BeH

Posted: 23 Sep 2016 05:47 AM PDT

Indira Sinanoviq të cilën Partia për Veprim Demokratik e ka kandiduar për këshillin komunal të Zavidiviqit në Bosnjë e Hercegovinë, është femra e parë me nixhab që do të marrë pjesë ne zgjedhjet e Bosnjës. Premton se do të luftojë për të drejtat sociale, kundër diskriminimit, dhe mbi të gjitha për të drejtat e gruas që mbajnë simbole fetare. Indira Sinanoviq, nënë e dy fëmijëve, për Radion Evropa e Lirë thotë se para "dy vjetësh ka filluar të punojë si gazetare e TV IML në Zenicë, dhe projektet fillimisht kanë qenë të karakterit humanitar për të ndryshuar në temat politike e shoqërore". "Pas disa projektesh kam njohur disa njerëz, duke ardhur deri tek ideja që të mos pyesin nëse do të kandidoja politikisht. Shtrohet pyetja: pse jo? E drejtë e secilit qytetar të Bosnjë dhe Hercegovinës është të zgjidhet, por edhe të zgjedh" Ju fenë tuaj, unë timen "Personalisht, në këtë punë, si gazetare asnjëherë nuk kam pasur problem me diskriminimin. Kur kam vendosur që të kandidojë kam dashur që të 'rrënojë' këtë kufi të diskriminimit", thotë Sinanoviq, duke shtuar se në Bosnjë "nuk ekziston një grua me simbole fetare që nuk ka përjetuar një lloj diskriminimi". "Në Bosnjë e Hercegovinë aktualisht mbretëron një situatë e tillë që krijohet përshtypja mbi bazë vizuele, por ndodh që edhe të të hedhin fjalë: "Ninxha", të të thonë diçka, të të fyejnë, të të përulin. Por nuk më njohin", tha ajo. Sinanoviq thotë se kushdo që "e njeh, ulet dhe pi një kafe, ose ka një projekt thotë: "më falni, kisha tjetër mendim dhe ju nuk jeni ashtu siç kemi menduar. Na falni pse kemi menduar ashtu". Ju fenë tuaj, unë timen! BeH duhet të jetë vend i diversitetit "Nëse më pyesni nëse do të luftoja për të drejtat e grave të feve të tjera unë jam për atë. Them – meqë mendoj se dikush duhet të më respektojë, ashtu duhet të respektohen të drejtat e të tjerëve." "Nëse Bosnjë e Hercegovina, dëshiron që të ecë drejt rrugës evropiane, duhet të jetë vend I diversitetit. E dimë se Bosnja e Hercegovina nuk ka shumë gra politikane. Për aq sa jemi të diskriminuara, edhe ne vet gratë deri diku bartim përgjegjësitë, për arsye se nuk angazhohemi sa duhet", tha Indira Sinanoviq për Radion Evropa e Lirë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Egjipt: Mbi 100 të vdekur nga fundosja e anijes

Posted: 23 Sep 2016 05:43 AM PDT

Autoritetet në Egjipt thonë se kanë nxjerrë nga ujërat në Egjipt më shumë se 100 trupa të pajetë të migrantëve, teksa numri i viktimave nga fundosja e anijes vazhdon të rritet. Mohammed Sultan, guvernator i provincës Beheira, i ka thënë agjencisë Associated Press se 115 trpa të pajetë janë nxjerrë nga ujërat pas aksidentit që ndodhi më 21 shtator, rreth 2 kilometra larg brigjeve të qytetit port të Rosettas. UNHCR ka thënë se në anije ishin rreth 450 njerëz ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve MENA më herët ka raportuar se numri i personave në bordin e kësaj anije mund të ketë qenë 600. Rreth 150 njerëz, shumica egjiptian kanë shpëtuar nga fundosja e anijes. Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë të cilët nuk kanë qenë në gjendje të notojnë larg anijes dhe kanë qëndruar në të duke pritur që të vijë ndihma. Ujërat e Egjiptit përdoren nga migrantët në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB i bën thirrje Maqedonisë të mos shkelë të drejtat e migrantëve

Posted: 23 Sep 2016 04:05 AM PDT

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein i ka bërë thirrje Maqedonisë që të ndalë "politikën të dëbimit sistematik dhe të arrestimit të migrantëve". Zeid ka shprehur shqetësim lidhur me situatën e 180 migrantëve, përfshirë këtu rreth 80 fëmijë, që po jetojnë në dy qendrat në Maqedoni- njëra në veri dhe tjetra në juglindje të vendit- që prej muajit mars, kur u mbyllën kufinjtë. Zeid gjithashtu ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me raportet se migrantët po dëbohen në vendet fqinje. Ai ka thënë se këto janë shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Maqedonisë për të drejtat e njeriut. Shefi për të drejtat e njeriut ka kritikuar ndryshimin e ligjti për azil në Maqedoni, që bën pothuajse të pamundur për migrantët që të kërkojnë azil në këtë shtet. Sipas Zeid, vetëm pesë aplikime për statusin e refugjatit nga 600 kërkesa gjithsej, janë paraqitur gjatë vitit 2015.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan: SHBA po i dërgon armatim kurdëve të Sirisë

Posted: 23 Sep 2016 03:55 AM PDT

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po i dërgon më shumë armatim milicisë kurde të Sirisë, të cilët Ankaraja i cilëson si organizatë "terroriste". Erdogan ka thënë se tri ditë më parë SHBA ka dërguar "dy avionë me armatim" në Kobane të Sirisë për Njësitë për Mbrojtjen e Popullitë sirianë (YPG) dhe për Bashkimin e Partive Demokratike (PYD). Duke folur në Nju Jork, Erdogan ka shtuar se Uashingtoni po gabon kur po e konsideron YPG-në si aleatë për të luftuar grupin militant Shteti Islamik. SHBA thotë se YPG-ja është aleati më efektiv në terren që po lufton IS-in në Siri. Sidoqoftë, Ankaraja thotë se ky grup është "terrorist" dhe është i lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). Erdogan ka diskutuar për çështjen e dërgimit të armatimit edhe me nënpresidentin e SHBA-së, Joe Biden por Biden ka insistuar se lidhur me këtë nuk ka informacione.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Exposé: A i ndikon terrorizmi zgjedhjet në SHBA?

Posted: 23 Sep 2016 03:04 AM PDT

Sulmet me bomba në Nju Jork dhe rritja e ndjenjës së pasigurisë në çdo kënd të botës kanë ashpërsuar retorikën e dy kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara. Disa analistë presin që terrorizmi të ndikojë zgjedhjet e nëntorit, por askush nuk është i sigurt se si.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hospitalizohet presidenti kirgiz

Posted: 23 Sep 2016 02:17 AM PDT

Zyra e presidenti kirgiz, Almazbek Atambaev ka thënë se ai ka arritur në Moskë, ku është shkruar në një spital për tu trajtuar për shkak të problemeve me zemër. Zyra e Atambaevit ka thënë përmes një deklarate për media, se ai ka arritur më herët gjatë ditës në Moskë, ku do të trajtohet nga doktorët rusë, të cilët edhe më herët "kishin kryer kontrolle dhe e kanë trajtuar problemet me zemër". Atambaev, 60 vjeçar anuloi vizitën e tij në Nju Jork, për shkak se kishte pasur dhimbje të gjoksit dhe doktorët kanë deklauar se ai ka pasur simptoma të problemeve me zemër. Atambaev thuhet se do të qëndrojë në spital në Moskë, të paktën deri më 1 tetor.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Zjarr në një depo, vdesin 8 zjarrfikës

Posted: 23 Sep 2016 01:34 AM PDT

Tetë zjarrfikës në Moskë kanë humbur jetën, teksa janë përpjekur që të shuajnë zjarrin në një depo. Komiteti Hetues në Rusi ka thënë se autoritetet kanë filluar hetimet për zjarrin që ndodhi më 22 shtator, në lindje të Moskës. Në depon ku shpërtheu zjarri kishte objekte plastike dhe mallra të tjera. Zjarri i madh në këtë depo, shkaktoi edhe rrëzimin e çatisë së kësaj ndërtese. Më 27 gusht, si pasojë e një zjarri në një depo në Moskë u vranë 17 persona.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova larg anëtarësimit në INTERPOL

Posted: 23 Sep 2016 01:22 AM PDT

Kosova, me gjasë, do të duhet të pres anëtarësimin në dy organizatat ndërkombëtare të sigurisë, INTERPOL dhe EUROPOL, për të paktën edhe një vit tjetër, thonë njohës të mirë të rrethanave të sigurisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmet ajrore godasin Alepon

Posted: 23 Sep 2016 12:49 AM PDT

Në zonat në lindje të qytetit të Alepos, raportohet se avionët ushtarakë kanë bombarduar zonat e kontrolluara nga rebelët, teksa përpjekja diplomatike për të ripërtrirë marrëveshjen e armëpushimit në Siri ka dështuar. Ammar al Selmo, kreu i shërbimit për mbrojtje civile dhe shpëtim në lindje të Alepos, i ka thënë agjencisë Reuters se pesë avionë kanë sulmuar qytetin. Ai nuk ka treguar nëse nga këto bombardime ka viktima. Ndërkaq, Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka thënë se të paktën 30 sulme ajrore kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Alepos gjatë mëngjesit të sotëm. Ushtria siriane, e cila mbështetet nga forcat ajrore ruse, ka thënë më 22 shtator se ka nisur një operacion të ri kundër zonave të kontrolluara nga rebelët në qytetin e Alepos. Në Alepo vlerësohet se janë të paktën 250 mijë njerëz.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AI: Refugjatët në Greqi jetojnë “në kushte të tmerrshme”

Posted: 23 Sep 2016 12:20 AM PDT

Shumica prej 60 mijë refugjatëve dhe migrantëve që gjenden në kampet në Greqi jetojnë "në kushte të tmerrshme" dhe përballen me "vuajtje të mëdha", të cilat mund të shmangen, thuhet në një rapor të publikuar nga organizata Amnesty International.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Charlotte përgjithësisht e qetë nën gjendje të jashtëzakonshme   

Posted: 22 Sep 2016 11:59 PM PDT

Nata e tretë e protestave pas të shtënave fatale të policisë në Charlotte kaloi e qetë, të premten në mëngjes, pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme nga kryebashkiaku i qytetit  dhe arritjes së pjesëtarëve të armatosur të Gardës Kombëtare në qendrën e qytetit. Në demonstratat përgjithësisht të qeta të natës së të enjtes iu bë thirrje policisë që të publikojë video regjistrimet që do të zgjidh dallimet e thelluara rreth të shtënave gjatë kësaj jave mbi afrikano-amerikanët, njofton Associated Press. Demonstruesit brohoritën "publikojeni xhirimin" dhe "i duam xhirimet" duke bllokuar shkurtimisht një udhëkryq afër selisë së Bankës së Amerikës (Bank of America) dhe më vonë duke I ngjitur shkallët deri tek dyert e qendra e qeverisë së qytetit. Më vonë, një numër demonstruesish marshuan drejt autostradës përmes qytetit, por u kthyen prapa nga policia. Gjendja e jashtëzakonshme u vendos pas tri ditë të protestave pasi, siç njoftohet, një polic vrau një person të përkatësisë afrikano amerikane. Një demonstrues që u plagos rëndë gjatë natës së dytë të protestave, ndërkohë vdiq nga plagët e marra. Policia pati përdorur gazin lotsjellës ndaj qindra demonstruesve që sulmuan gazetarët, thyen xhamat dhe shkaktuan zjarre të vogla, njoftoi BBC. Protestat filluan te qeta, por pastaj ndodhën të shtënat gjatë të cilave një person u plagos rëndë. Zyrtarët e qytetit thonë se policia nuk ka shtënë mbi të. Demonstuesit pastaj filluan të hedhin shishe dhe fishekzjarrë mbi policinë, e cila u përgjigj me gazin lotsjellës. U plagosën katër policë.(REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin takohet me Dodik

Posted: 22 Sep 2016 11:13 PM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar në Moskë me presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik. Agjencia e lajmeve TASS raproton se dy liderët kanë diskutuar "për situatën në Ballkan dhe për marrëdhëniet dypalëshe". Përpara se të shkonte në Moskë, Dodik kishte deklaruar se po shkon atje për të dikutuar për çështje ekonomike dhe për bashkëpunimin me Rusinë. Ai kishte thënë se gjatë kësaj vizite do të diskutonte edhe për referendumin e planifikuar të mbahet më 25 shtator, që ka rritur tensionet në Bosnjë e Hercegovinë. Në referendumin më 25 shtator do të vendoset nëse 9 janari do të jetë "Dita e Etnitetit". Gjykata Kushtetuese në Bosnjë ka thënë se kjo festë është diskriminuese ndaj etnive tjera në Bosnjë, kroatëve dhe boshnjakëve. Më 9 janar, 1992 serbët në Bosnjë shpallën shkëputje nga Bosnja dhe shpallën shtetin e tyre. Dodik ka thënë se referendumi do të mbahet pavarësisht vendimit të Gjykatës Kusthetuese të Bosnjës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more