Skip to main content

“Dërguti: Vetëvendosje nuk ka dorë në sulmin ndaj RTK-së (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Dërguti: Vetëvendosje nuk ka dorë në sulmin ndaj RTK-së (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Dërguti: Vetëvendosje nuk ka dorë në sulmin ndaj RTK-së (Video)

Posted: 20 Sep 2016 03:20 PM PDT

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Aida Dërguti, ka folur për çështjen e Demarkacionit, por edhe një seri temash që janë aktuale në proceset politike në vend.

"Presidenti Thaçi po tenton me ia hedh fajin Kuvendit për marrëveshjen për Demarkacionin", ka thënë Dërguti në emisionin Rrokum Roll, duke shtuar se për këtë marrëveshje janë dy fajtorë, e ata janë: Hashim Thaçi dhe Murat Meha.

Derisa për intervenimin e policisë në zyrat e VV-së, ajo ka thënë se vetë intervenimi i FITI-it, njësi e policisë kundër terroristëve në Vetëvendosje ka treguar se ata po mundohen që Vetëvendosjen me shpallë me akuza për terrorizëm, por sipas tij, ky veprim është i ulët.

Dërguti ka thënë se Vetëvendosje nuk ka dorë në sulmin ndaj RTK-së duke shtuar se në fund do të shpallen të pafajshëm ata aktivistë që po mbahen padrejtësisht në burg.

Ajo ka thënë se janë kritik ndaj RTK-së, por jo me përdore metodën me sulmua, duke shtuar se shquhen për aksione në pikë të ditës, por jo natën.

Derisa për kishën e cila është në kampusin e UP-së, ka thënë se Komuna e Prishtinës i është qas këtij objekti si çdo tjetër i cili është pa leje.

Ajo ka thënë se edhe këtë objekt ka me trajtuar si objekt pa leje dhe në pajtim me dispozitat ligjore.

Deputetja e Vetëvendosjes ka thanë se figura e Thaçit është tragjiko-komike për çdo gjë në Kosovë, duke shtuar se ai është i mirë dhe i dëgjueshëm vetëm kur janë interesat me Serbinë./Telegrafi/

The post Dërguti: Vetëvendosje nuk ka dorë në sulmin ndaj RTK-së (Video) appeared first on Telegrafi.

Historiku i gjeneralit Jackson në krye të KFOR-it në Kosovë (Video)

Posted: 20 Sep 2016 02:34 PM PDT

Avionët e NATO-s kishin intensifikuar sulmet ajrore në ish-Jugosllavi.

Ndërkaq, në tokë në shenjë hakmarrjeje, strukturat serbe të sigurisë po vazhdonin vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në fillimin e verës së vitit 1999.

Bashkësia ndërkombëtare në përpjekje për të gjetur zgjidhje kishte caktuar takim me strukturat serbe në Kumanovë të Maqedonisë.

Bashkimi Evropian kishte deleguar diplomatin finlandez Martti Ahtisaarin, ndërkaq rusët ministrin e jashtëm Viktor Chernomirdin.

Pas disa ditë negociata, pala serbe pranoi që t’i tërheq të gjithë ushtarët e policët nga Kosova, ndërkaq kontrollin ndaj këtij territori ta ketë misioni i NATO-s, i quajtur KFOR.

Hyrjen e 40 mijë trupave ndërkombëtare ushtarake e ka komandanuar Komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik, Michael David Jackson.

The post Historiku i gjeneralit Jackson në krye të KFOR-it në Kosovë (Video) appeared first on Telegrafi.

AAK e vendosur: Nuk lëshojmë pe për demarkacionin (Video)

Posted: 20 Sep 2016 02:24 PM PDT

Nonëse janë shtuar zërat se menjëherë pas kthimit nga New York, kryeministri do ta thërras një tryezë me liderët e partive politike për të negociuar për demarkacionin me Malin e Zi, ftesat ende nuk janë dorëzuar nëpër partitë politike.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj ka thënë në emisionin "Kontakt" në Tribuna Channel se ende nuk kanë pranuar ndonjë ftesë zyrtare prej kryeministrit.

"Në qoftë se kryeministri e thirret tryezën dhe vendos ta diskutojë versionin aktual të marrëveshjes së demarkacionit, atëherë kjo nuk do të ishte aspak serioze dhe nuk do të ketë kurrfarë efekti", ka deklaruar Muharremaj.

Ai ka thënë se AAK nuk lëshon pe nga qëndrimet e mëparshme, për arsyeje se këtu është interesi i qytetarëve.

"Ne AAK, si parti politike, çdo herë kemi qenë për dialog dhe jemi për dialog kur është në pyetje interesi i qytetarit", ka thënë deputeti i AAK-së.

Muharremaj e ka komentuar edhe pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në tryezën e fundit për demarkacion si dhe numrin e pjesëmarrësve në protestën e fundit të kësaj Lëvizje. /TribunaChannel/

The post AAK e vendosur: Nuk lëshojmë pe për demarkacionin (Video) appeared first on Telegrafi.

Engel: Amerikanët e dinë se nuk kanë miq më të mirë se Kosova (Video)

Posted: 20 Sep 2016 01:52 PM PDT

Në kuadër të sesioni i 71-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u takua edhe me kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili ka përsëritur se SHBA-të qëndrojnë përkrah Kosovës.

Mustafa gjatë qëndrimit në New York, mori pjesë në samitin "Partneriteti për Prosperitet Global", të Iniciativës Globale Clinton.

Kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka takuar drejtues të shteteve të botës, të organizatave ndërkombëtare e të shoqërisë civile, ku i ka njoftuar për progresin e arritur në Kosovë, në të gjitha fushat, ndërsa kërkoi edhe mbështetjen për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë përmbylljen e procesit të njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Delegacioni i Kosovës u takua edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini.

Kongresisti amerikan, Eliot Engel ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-vë për shtetin e Kosovës në proceset e saj eurointegruese, raporton rtv21.

Po ashtu kongresisti, Engel ka potencuar se shteti i Kosovës ka arritur shumë për një kohë të shkurtër dhe po ashtu se amerikanët e dinë se nuk kanë miq më të mirë se Kosovën dhe po ashtu Kosova nuk ka miq më të mirë se SHBA-ja.

Kurse nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se kongresisti amerikan, Eliot Engel është mik i madh i Kosovës dhe njeriu i cili e ka përkrahur gjithmonë pavarësinë e Kosovës.

Tutje Mustafa ka thënë se është i kënaqur me vëmendjen të cilën Eliot Engel së bashku me SHBA-at po ia kushtojnë shtetit të Kosovës.

The post Engel: Amerikanët e dinë se nuk kanë miq më të mirë se Kosova (Video) appeared first on Telegrafi.

Hetohet martesa e të miturve në Malishevë (Video)

Posted: 20 Sep 2016 01:30 PM PDT

Në prani të miqve dhe familjarëve F. Sh nga fshati Ngucat i komunës së Malishevës dhe Z. K. nga fshati Javor i Suharekës i dhanë fund beqarisë së tyre.

Megjithatë, edhe pse kjo tingëllon si një dasmë e rregullt me të ftuar, muzikë, hare e gëzim, nuk është aspak e tillë.

Kjo për faktin se të sapomartuarit janë vetëm fëmijë.

Babai përgënjeshtron të gjithë, zbulon moshën e çiftit të ri Fitimit e Zelfijes Babai përgënjeshtron të gjithë, zbulon moshën e çiftit të ri Fitimit e Zelfijes

Që këta janë të mitur dhe kjo nënkupton vepër kundër ligjit nuk i pengoi prindërit e këtyre të rinjve të mos i shtyjnë drejt martesës.

E çuditshme: Një 14 vjeçar shqiptar martohet me një vajzë 13 vjeçe (Video) E çuditshme: Një 14 vjeçar shqiptar martohet me një vajzë 13 vjeçe (Video)

Për ketë të martën Qendra për Punë Sociale në ketë komunë ka filluar të merret me rastin, njëkohësisht edhe Prokuroria në Gjakovë.

I kontaktuar përmes telefonit, kryeprokurori Ali Selimaj ka thënë se tashmë është konfirmuar se të rinjtë i përkasin moshës 15 vjeçe dhe të nesërmen do të dalin me një raport mbi hapat që do ndërmerren.

The post Hetohet martesa e të miturve në Malishevë (Video) appeared first on Telegrafi.

Dështon seanca gjyqësore në rastin e Azem Sylës

Posted: 20 Sep 2016 01:20 PM PDT

Seanca e mundësisë së veçantë hetuese në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve të dyshuar për krim të organizuar në rastin e njohur si "Pronat", që ishte paraparë të mbahej sot është shtyrë.

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi për KALLXO.com e konfirmoi se seanca nuk është mbajtur dhe se nuk janë dhënë arsye pse ka ndodhur kjo.

"Seanca e sotme është shtyrë ndërsa nuk janë dhënë arsye për shkakun e kësaj shtyrjeje. Seanca e radhës do të mbahet ditën e nesërme, ndërsa do të fillojë marrja në pyetje e dëshmitarit të mbrojtur 2", tha Gashi për KALLXO.com.

Avokati tha po ashtu se pret që mundësia e veçantë hetuese në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve të përfundojë shumë shpejt, pasi që të ketë përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit 2.

Ditë më parë Azem Syla u riarrestua pasi që prokurori i EULEX-it Danilo Cecarelli pretendonte se ai po ndikonte në dëshmitarë dhe kërkonte paraburgosjen e të akuzuarit. Por kjo kërkesë u refuzua nga gjyqtarja e procedurës paraprake të EULEX-it, Jennifer Seal.

52 persona, mes tyre edhe Azem Syla, ish-deputet i PDK-së dhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, dyshohen për tjetërsim të ish-pronave shoqërore në Çagllavicë dhe Llapnasellë.

Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla e Lubisha Vujoviq ishin arrestuar në fund të prillit të këtij viti pas një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Sipas avokatit Bajram Tmava, nga ky grup i të arrestuarve në paraburgim kanë mbetur vetëm Ilaz Syla dhe Lubisha Vujoviq.

Në aksionin e prillit u kërkua në shtëpi, por nuk u gjet edhe ish-deputeti Azem Syla, i cili u dorëzua në polici dy ditë më vonë.

The post Dështon seanca gjyqësore në rastin e Azem Sylës appeared first on Telegrafi.

Ish ministri Gashi: Kisha në kampusin e UP nuk është përfshirë në asnjë negociatë që të mbrohet

Posted: 20 Sep 2016 01:03 PM PDT

ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe njohësi i rrethanave politike, Dardan Gashi, në Zonën B të Klan Kosovës, ka folur për telashet e krijuara në Kishën Ortodokse.

Gash tha se debati për kishën nuk është se ka fillu tash. “Këshilli për Zbatim dhe Monitorim ka për detyre t'i mbrojë objektet kulturo-historike serbe në Kosovë".

"Çka është më rëndësi tash është se po harrohet se kjo nuk është përfshi në asnjë negociatë që të mbrohet. Kjo nuk është në këtë listë. Pjesa tjetër është se praktikisht po kërkojmë prej palës kosovare se çfarë mesazhe po drejton drejt kishës, por edhe Kisha Ortodokse Serbe duhet me kuptu se kjo nuk ka shërbyer asnjëherë për bashkëjetesë", tha ai.

"Sa kam qenë ministër i keni vënë çelësin këtij objekti. Pyetja ime tash është se si kanë hyrë palët brenda saj, pa ndonjë marrëveshje të caktuar. Ishte vet intervenimi edhe i kryeministrit Mustafa me klerikët fetar serbë që kanë hyrë brenda kishës", tha ai.

Gashi thotë se ajo kishë duhet të mbetet si simbol i asaj që përfaqëson, dhunën e kohës në të cilën ka ndodh në Kosovë.

"Zgjidhja e vetme që është propozuar disa herë ka qenë që kjo Kisha Ortodokse Serbe të pranojë që kjo të shndërrohet në diçka tjetër. Kisha Ortodoks serbe duhet të pajtohet me shqiptarët, këtë duhet ta pranojë", tha Gashi.

"Kësaj pune duhet t'i lihet pak kohë, në mënyrë që ata të pranojnë pajtimin me shqiptarët".

"Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, është kisha Ortodokse Serbe e Serbisë. Si institucion këta nuk janë në kuadër të ortodoksëve të Kosovës, por të Serbisë".

"Qeveria e Kosovës po hesht me mosfillimin e draftimit. Ligji mungon dhe në mungesë të tij kanë dalë shumë keqkuptime. Ne nuk e dimë se si financohet Kisha Ortodokse ashtu sikur një pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës", tha Gashi. /Klan Kosova/

The post Ish ministri Gashi: Kisha në kampusin e UP nuk është përfshirë në asnjë negociatë që të mbrohet appeared first on Telegrafi.

Sfidat e patejkalueshme të Qeverisë (Video)

Posted: 20 Sep 2016 12:46 PM PDT

Kryeministri Mustafa e tërhoqi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, me arsyetimin se nuk pranon koncesione në dëm të shtetit. Nuk përmendi emra se kush po e kushtëzonte, por me 1 shtator, shefi i Qeverisë, Isa Mustafa dha vetëm një zotim: Marrëveshja nuk do të rinegociohet!

Kjo deklaratë nuk ndikoi aspak tek protestuesit e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, që ta shpallin triumfin e një beteje, që ata e quanin, betejë në mbrojtje të hapësirës territoriale të shtetit.

Analistët nuk presin ndonjë rezultat nga takimet e paralajmëruara nga kryeministri për demarkacionin, përderisa opozita e konsideron Demarkacionin çështje të vdekur. /Tribuna Channel/

The post Sfidat e patejkalueshme të Qeverisë (Video) appeared first on Telegrafi.

Remi: Kisha të përdoret si objekt ndihmës i Universitetit (Video)

Posted: 20 Sep 2016 12:19 PM PDT

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin “Komiteti”, ka shprehur mendimin e tij rreth çështjes mjaft të përfolur kohëve të fundit, rrënimin e kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë se ky objekt duhet të përdoret si objekt ndihmës i universitetit.

"Ajo faltore duhet të përdoret për qëllimet e ndërtimit por edhe si objekt ndihmës i Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht për Fakultetin e Arteve", ka thënë Remi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se vendimi për rrënimin e kishës ortodokse mund të merret nga organet e larta të shtetit, por sipas tij mund të ketë zgjidhje tjera për këtë objekt, shkruan Gazeta Express.

Pikënisja e këtij debati, sipas Remit, ishte provokim i klerit të Kishës Ortodokse Serbe për të krijuar rrëmujë.

"Ndihem keq që studentët dhe të gjithë ne, kemi rënë në grackën e atyre që dëshirojnë jo stabilitet në vendin tonë", ka thënë Remi.

I pyetur se a kanë ndikuar organizatat e Lindjes në bindjet fetare tek të rinjtë, ai është përgjigjur: "Pas luftës kemi pësuar transformime të mëdha, prandaj ka qenë e lehtë që këto organizata të inkuadrohen për qëllime të ndryshme, por jam i lumtur që populli ynë ka ruajtur unitetin kombëtar".

The post Remi: Kisha të përdoret si objekt ndihmës i Universitetit (Video) appeared first on Telegrafi.

Kouchner: Kosova, histori suksesi

Posted: 20 Sep 2016 11:23 AM PDT

Për ish-kryeadministratorin e OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, Gjykata speciale për Krimet e supozuara të Luftës nuk e dëmton imazhin e Kosovës.

Duke folur në një intervistë pas marrjes së titullit "Honoris Causa" nga Universiteti Europian i Tiranës, ish-ministri i Jashtëm francez tregon sesi e sheh Kosovën pas 17 vitesh.

"A e dini se, për krimet e Luftës së Dytë Botërore në vendin tim nuk është vendosur ende, edhe 70 vite pas luftës?! Ndaj, edhe për Kosovën nuk është një situatë e përkryer. Por, nëse historianët apo gjykatësit do të qartësojnë më shumë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës, kjo është një gjë e mirë. Thashë që kjo nuk është një situatë e përkryer, mrekullitë nuk zbresin nga qielli. Përgjithësisht OKB-ja nuk mburret me histori suksesi, por Kosova ishte një e tillë", tha Bernard Kouchner.

Kouchner mbahet mend për deklaratat e tij të forta, kundër dyshimeve për trafik organesh në Kosovë gjatë luftës. Pavarësisht krizave politike nga shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi dhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ish-shefi i UNMIK-ut vazhdon të mendojë se Kosova ishte shembull i zgjidhjes së konflikteve midis popujve.

"Unë vendosa mundësinë e paqes dhe kjo është një kohë paqeje. Sigurisht ka tensione, ka në Mitrovicë në urën e Ibrit, por nuk mund të shkatërrosh që të shpëtosh nga urrejtja. Kjo kërkon kohë, një, dy apo 3 breza. Më vjen keq, por e kam parë këtë kudo në botë. Lufta është e tmerrshme. Vuajtjet po ashtu. Ndaj është më mirë të luftosh për paqen, sesa për luftën. Unë them që Kosova është përmirësuar. Serbët vizitojnë manastiret. Nuk është e lehtë, por është e mundur. Po e shohim ç'po ndodh në Lindjen e Mesme. Ndaj Kosova ishte shembulli i zgjidhjes më të mirë", deklaroi më tej Kouchner.

Edhe pse nuk hyn në detaje mbi çështje të brendshme të politikës së ditës në Tiranë e Prishtinë, Kouchner thotë se progresi është i dukshëm. Ndërsa nga koha, kur Kosova e sapodalë nga lufta i besonte të ardhmen, duket se Kouchnerit i ka mbetur vetëm një dëshirë.

"Mbaj mend që kosovarët nuk më kanë ftuar ndonjëherë për darkë në shtëpitë e tyre (qesh)", tha ish-ministri i Jashtëm francez.

The post Kouchner: Kosova, histori suksesi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more