Skip to main content

Çështja është: Si do ta tradhtojmë De Biazin?! Telegrafi Opinione

Çështja është: Si do ta tradhtojmë De Biazin?! Telegrafi Opinione


Çështja është: Si do ta tradhtojmë De Biazin?!

Posted: 19 Sep 2016 02:51 PM PDT

Le t'i dorëzohemi pak imagjinatës, për të bërë një pyetje provokuese: Çfarë do të ndodhë nëse Kombëtarja nuk e mund dot Lihtenshtejnin në ndeshjen e ardhshme?

Këtë pyetje, në këto momente, më mirë se kushdo, e deshifron trajneri De Biazi. Ajo që ndodhi me Maqedoninë, fill pas triumfit në blicin 15-minutësh, ka qenë një kambanë paralajmëruese. Presidenti Duka ka flakur maskën evropiane të dashurisë për De Biazin, dhe në një intervistë tipike, ku topin e mban ai dhe nuk e pason, ka zbuluar rezerva për njeriun e stolit.

Shumë kureshtarë kuqezi, habinë e formuluan me fjalët: Çfarë ka ndodhur pas Evropianit? Tekefundit, Xhani e fitoi ndeshjen me maqedonasit, edhe pse, siç thuhet me humor, me "brekë nëpër këmbë". Por, frazat e shefit të futbollit, ndërsa në mjedisin kuqezi akoma dëgjoheshin puthjet për trepikëshin e parë, sepse të kujtonin ndeshjet eliminatore, atëherë, kur shefat zaptonin më shumë meritë, sesa vetë trajneri.

Dhe, futbolli ynë nuk ka frikë ta zbulojë një ves: Është më i pasur në prapaskenë, sesa në skenë. Këtë herë ndodhi diçka inkurajuese: presidenti e pasoi topin te vartësi i tij, sekretari Shulku. Nëse "lala Gjoni" (siç quhet në intervistën imagjinare presidenti) nuk duron dot mosmirënjohjen dhe krekosjen e trajnerit nëpër studiot e RAI-t, sekretari ia përveshi tek stili i lojës.

Kur luanim në Evropian, topat e gjatë kishin aromë floriri, kurse tani paskan aromë… pazotësie. Një gjë është e qartë: De Biazi, edhe pse kundër vullnetit të shefave, ka prekur qiellin e shtatë në ditët e Evropianit. Ka tifozët e tij, ka fanatikë, të cilët besojnë se ishte njeriu ideal për të na dhënë një përjetim ndryshe.

Atë nuk mund ta tradhtosh aq kollaj sa të ndjerin Kuzhe, apo babaxhanin Oto Bariq, trajnerit që ia bëmë "bustin" me 6 gola për të njollosur një karrierë të gjatë. Kur Xhani luan në mbrojtje, këtë nuk e ka kurajën ta thotë publikisht, ndofta nuk mbrohet vetëm nga kundërshtari, por edhe nga të tijtë.

Nga ata që pranuan me zë të lartë se i dhanë famë njeriut të stolit, kur e çuan midis më të mirëve, por, me silenciator, kanë pranuar se Xhani i ka shpërfillur të gjithë në 3 ndeshjet më historike. Fjalët e Alban Bushit vlejnë sa një gol… nga ato që di t'i bëjë vetëm ai: "Kur nuk e duam ne, Zoti e ndihmon edhe më shumë. Në Francë, lojën e bëri vetë".

The post Çështja është: Si do ta tradhtojmë De Biazin?! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more