Skip to main content

“Balotelli me rekord që nuk e kishte arritur te asnjë klub” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Balotelli me rekord që nuk e kishte arritur te asnjë klub” plus 9 more Telegrafi Futboll


Balotelli me rekord që nuk e kishte arritur te asnjë klub

Posted: 21 Sep 2016 03:06 PM PDT

Mario Balotelli është duke befasuar të gjithë me formën e tij të mirë.

Deri më tani ai ka shënuar katër gola në dy takime, duke u bërë golashënuesi i katër më i mirë në Lige 1 pas gjashtë javës.

Statistikat mbresëlënëse të Balotellit me Nicen (Foto) Statistikat mbresëlënëse të Balotellit me Nicen (Foto)

Dy me ndaj Marseilles dhe pastaj ndaj Monacos dhe kjo është një rekord personal për italianin.

Balotelli ka shënuar në dy ndeshje radhazi nga dy gola për herë të parë në karrierën e tij.

Në të kaluarën ai ishte pjesë e Interit, Manchester Cityt, Milanit dhe Liverpoolit. /Telegrafi/

Balotelli e mori çmimin 'Lojtari i ndeshjes' në një mënyrë të çuditshme dhe të paparë më parë (Video) Balotelli e mori çmimin 'Lojtari i ndeshjes' në një mënyrë të çuditshme dhe të paparë më parë (Video)

The post Balotelli me rekord që nuk e kishte arritur te asnjë klub appeared first on Telegrafi.

Barca-Atletico u mbyll remi, por cilët lojtarë morën notat më të mira

Posted: 21 Sep 2016 03:02 PM PDT

Atletico Madridi u tregua edhe një herë kundërshtar i vështirë për Barcelonën duke nxjerrë barazim në Camp Nou (1-1).

Falë angazhimit të tij në fushë dhe prodhimit të një asistimi mjeshtëror për golin e Ivan Rakitic, Andres Iniesta ka marrë notën më të lartë te katalunasit.

Treshja sulmuese e Barcës, MSN, nuk ishte për t'u lëvduar në këtë mbrëmje.

Te skuadra e Atelticos, Juanfran është vlerësuar si lojtari më i mirë. /Telegrafi/

barcaatltico

 

The post Barca-Atletico u mbyll remi, por cilët lojtarë morën notat më të mira appeared first on Telegrafi.

Statistikat mbresëlënëse të Balotellit me Nicen (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 02:49 PM PDT

Aventura e Mario Balotellit ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi italian nuk po ndalet së shënuari pasi po e shikon këtë si mënyrë për t'iu përgjigjur kritikëve.

Mario duke i falënderuar tifozët për përkrahjen.

Mario duke i falënderuar tifozët për përkrahjen.

Balo në dy ndeshje për Nice ka dy fitore dhe katër gola.

Por, jo vetëm kaq. Besojeni apo jo, italiani deri më tani ka saktësinë e gjuajtjeve drejt portës 100 për qind.

Presidenti i Nices zbulon klubin e njohur evropian që ishte gati të transferonte Balon gjatë verës Presidenti i Nices zbulon klubin e njohur evropian që ishte gati të transferonte Balon gjatë verës

Nice pas gjashtë javëve renditet në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa ndeshja e radhës është ndaj Nancy. /Telegrafi/

Cs5hIKxWcAEL9vw

Balo në momentin e golit.

The post Statistikat mbresëlënëse të Balotellit me Nicen (Foto) appeared first on Telegrafi.

Kryendeshja mbyllet me barazim (Video)

Posted: 21 Sep 2016 02:49 PM PDT

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë në La Liga kundër Atletico Madridit (1-1).

Katalunasit nuk ishin në formën e tyre më të mirë në gjysmën e parë, mirëpo arritën të shënojnë një gol.

ivan

E gjitha erdhi falë një harkimi magjik nga Andres Iniesta, të cilin e priti në zonë Ivan Rakitic për të realizuar me kokë (41') dhe me epërsi minimale Blaugranët shkuan në avantazh.

Mirëpo, Los Rojiblancos ia dolën që në fraksionin e dytë t'i nivelizonin shifrat. Angel Correa ishte realizues i golit të barazimit (62').

correa

Ishte interesante se porsa shënoi, golashënuesi u zëvendësua dhe në vend të tij u inkuadrua Fernando Torres.

Skuadra vendase e kërkoi fitoren deri në fund, mirëpo u desh të pajtohej me një pikë.

Barcelona është e treta në tabelë me tri pikë prapa liderit Real Madrid, derisa Atletico Madridi është një pozitë më poshtë me një pikë prapa katalunasve. /Telegrafi/

The post Kryendeshja mbyllet me barazim (Video) appeared first on Telegrafi.

Hidhet shorti i EFL Cup, shumë takime interesante në xhiron tjetër

Posted: 21 Sep 2016 02:33 PM PDT

Tashmë është hedhur edhe shorti i EFL Cup.

Në xhiron tjetër janë takuar Manchesyter United dhe City, ndërsa një tjetër ndeshje interesante është ajo mes West Hamit dhe Chelseat, por edhe ajo mes Spurs dhe Liverpooli.

Më poshtë keni shortin e plotë. /Telegrafi/

West Ham – Chelsea

Manchester United – Manchester City

Arsenal – Reading

Liverpool – Tottenham

Bristol City – Hull City

Leeds United – Norwich City

Newcastle – Preston

Southampton – Sunderland

The post Hidhet shorti i EFL Cup, shumë takime interesante në xhiron tjetër appeared first on Telegrafi.

Ndalesa e parë e Realit, kështu u vlerësuan lojtarët

Posted: 21 Sep 2016 02:28 PM PDT

Real Madridi ka përjetuar pengesën e parë në La Liga duke luajtur baras kundër Villarrealit (1-1).

Sergio Ramos ishte protagonist i mbrëmjes duke shkaktuar penalltinë që u konvertua në gol dhe njëherësh shënoi golin e barazimit të Los Blancos.

James Rodriguez është vlerësuar lojtari me notën më të lartë.

Faza ofensive e Los Blancos, e njohur si BBC, ka marrë ndër notat më të ulëta. /Telegrafi/

realvillarr

 

The post Ndalesa e parë e Realit, kështu u vlerësuan lojtarët appeared first on Telegrafi.

Atletico barazon rezultatin ndaj Barcës (Video)

Posted: 21 Sep 2016 02:24 PM PDT

Atletico Madridi ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Barcelonës.

Goli erdhi nga Angel Correa në minutën e 62-të, i cili u zëvendësua pas një minute nga Torres.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Andrea Iniesta. /Telegrafi/

The post Atletico barazon rezultatin ndaj Barcës (Video) appeared first on Telegrafi.

Juve-Cagliari, kush luajti më mirë

Posted: 21 Sep 2016 02:06 PM PDT

Juventusi u kthye te fitorja me një triumf bindës kundër Cagliarit (4-0).

Zonja e Vjetër është në krye të tabelës me një pikë më shumë se Napoli që në këtë xhiro luajti baras.

Nga paraqitjet e lojtarëve, veçohet paraqitja e Dani Alves, Gonzalo Higuain e Miralem Pjanic që janë vlerësuar me notat më të larta te Bianconenerët.

Te Cagliari notën më të lartë e ka marrë portieri Storari, përkundër se pranoi katër gola. /Telegrafi/

juvecag

The post Juve-Cagliari, kush luajti më mirë appeared first on Telegrafi.

Roma – Crotone, notat e lojtarëve (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 02:00 PM PDT

Roma ka fituar në javën e pestë në Serie A ndaj Crotones me rezultat 4-0.

Më i miri në këtë takim ishte Edin Dzeko, i cili shënoi dy gola.

Më poshtë keni notat e lojtarëve për të dy ekipet. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Romës:

Dzeko dhe Salah ishin më të mirën në këtë takim.

Dzeko dhe Salah ishin më të mirën në këtë takim.

Notat e lojtarëve të Crotones:

capture-20160921-225408

The post Roma – Crotone, notat e lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Empoli 0-2 Inter

Posted: 21 Sep 2016 01:56 PM PDT

Interi ka vazhduar ecurinë e fitoreve duke e kaluar ndeshjen e tretë të fituar radhazi në Serie A.

Nerazzurët mposhtën Empolin në një paraqitje të fortë në udhëtim.

Icardi shënoi të dy golat dhe natyrisht se kapiteni i Interit është njeriu i ndeshjes.

Shikoni notat e lojtarëve të tjerë…

who scored

The post Notat e lojtarëve: Empoli 0-2 Inter appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more