Skip to main content

“Atë çfarë dikur Jolie i kishte bërë Anistonit tani ia kthen Marion Cotillard” plus 6 more femra.net

“Atë çfarë dikur Jolie i kishte bërë Anistonit tani ia kthen Marion Cotillard” plus 6 more femra.net


Atë çfarë dikur Jolie i kishte bërë Anistonit tani ia kthen Marion Cotillard

Posted: 21 Sep 2016 06:27 AM PDT

brad-pitt-angelina-jolie-marion-divorc

Pas përfundimit të gjirimeve të filmit ‘Allied’ premiera e të cilit do jetë në muajin nëntor, rolet kryesore në të cilit i luajnë Brad Pitt dhe Marion Cotillard, u përfol shumë për raportin e protagonistëve kryesor, duke thënë se Brad Pitt po e tradhtone gruan e tij Angelina Jolie.

Si duket historia po përseritet, sepse të njëjtën gjë Bread Pitt i kishte bërë dhe Jenifer Anistonit në vitin 2005, me të cilën ishte e martuar kur filloi gjirimet e filmi ‘Mr & Mrs Smith’ , ku rolin kryesor e luante bashkë me Angelina Jolie. Menjëherë pas kësaj u nda nga Jennifer Aniston dhe filloi romancen me Jolie. Pas tetë viteve në lidhje ata u martuan dhe tani pas dy viteve martesë, është Jolie ajo e cila ka kërkuar divorcin.

pitt-jenifer

Atë çfarë dikur Angelina Jolie i kishte bërë Jennifer Anistonit, si duket tani po ia kthen Marion Cotillard.

Në videon më poshtë keni  trailerin e filmi ‘Allied’./femra.net/

Der Beitrag Atë çfarë dikur Jolie i kishte bërë Anistonit tani ia kthen Marion Cotillard erschien zuerst auf femra.net.

Një drekë e shpejtë

Posted: 21 Sep 2016 05:23 AM PDT

dreke-shpejte-mish-pule

Përbërësit

500 gr mish i bardhe pule
1 l ajke per zierje
2 qese supe instant me shije te kerpudhave

Hapat

1. Ne nje ene qelqi zjarrerezistuese,te lter me pak vaj qesim mishin e pules te prere ne feta me te holla.

2. Pastaj persiper qesim supen e kerpudhave dhe ajken per zierje.

3. Krej kete e fusim ne furre te nxehte 200 grade per 25-30 minuta dhe pasi tava merr ngjyre te kuqrretm dreka eshte gati.

4. Servoni me ndonje sallate stine dhe ju befte mire.

Burim: kuzhinashqiptare

Der Beitrag Një drekë e shpejtë erschien zuerst auf femra.net.

Angelina Jolie jep deklaratën e parë rreth Divorcit me Brad Pitt

Posted: 21 Sep 2016 04:43 AM PDT

brad-pitt-angelina-jolie-divorc

Aktorja në fjalë ka paraqitur kërkesën për divorc pas dy viteve martesë…

Posti i riparaqitur: 2:06 Pasdite: Menaxheri i Jolie-t, Geyer Kosinski, ka lëshuar një deklaratë për E!Neës, DUKE THËNË: "Angelina do të bëjë gjithmonë atë që është në interesin e saj më të mirë duke u kujdesur për familjen e saj. Ajo ka nevojë për mirëkuptimin e të gjithëve rreth nevojës së tyre për privatësi gjatë kësaj kohe"…

Posti origjinal: 11:36… : Pasi u shpërnda lajmi për paraqitjen e kërkesës për divorc nga Angelina me Brad Pitt pas dy viteve martesë – dhe së bashku në lidhje rreth 12 vite – kampi i Jolie është duke lëshuar deklaratën e parë zyrtare.

"Ky vendim është marrë për mirëqënien e familjes. Ajo nuk do të komentojë rreth kësaj, dhe dëshiron me çdo kusht privatësinë në këtë kohë", ka deklaruar avokati i saj Robert Offer, sipas CNBC.

Çifti i cili sapo festoi përvjetorin e dytë së bashku në një takim në Los Angeles, muajin e kaluar kanë ndarë aksionet për gjashtë fëmijët e tyre: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne. Jolie është duke u ankuar për kujdestarinë fizike të fëmijëve.

brad-pitt-angelina-jolie-divorc

Në profilin e Elle mbrapa në kohë në vitin 2014, Jolie ka ndarë diçka në lidhje me marrëdhënien e saj evoluese me Brad Pitt:

E pyetur se çfarë ka ndryshuar në lidhje me marrëdhënien e saj me Pitt tani që janë tetë vite së bashku?! "Është shumë gallatë, është një nga ato pyetje që nuk ia kam bërë kurrë vetes – po e zbuloj tani sa po qëndroj këtu", thekson ajo duke qeshur. "Si ndjehem? Sigurisht që Brad do të jetë shumë kurioz për të dëgjuar këtë", pushoi ajo për pak kohë. "Ne jemi familje", thotë ajo. "Për një femër që mendon se ajo kurrë nuk do të ketë një familje të veten, pastaj shpërthen me llojin e famës që mund të bëhet vetëm një dhomë izolimi, e që kjo nënkupton shumë. Kur dy individë janë së bashku, ata ndjehen të frymëzuar nga njëri-tjetri, sfidojnë njëri-tjetrin, e plotësojnë boshllëkun deri në tërësi. Pas gjithë këtyre viteve, ne kemi krijuar një histori – dhe kur ke një histori me dikë, ju jeni miq në një mënyrë shumë reale, të thellë, gjeni ngushëllimin e plotë dhe një dashuri të thellë që vjen e plotësuar nga koha e gjatë me njëri-tjetrin së bashku".

gallery-1474388023-gettyimages-87872137

Përderisa ka shumë thashetheme se çfarë e shkaktoi këtë divorc të çiftit më të famshëm, e vetmja gjë konkrete që dimë tani është: "Çdo gjë është e tmerrshme gjatë gjithë kohës …"/femra.net/

1474388782-brad-pitt-angelina-jolie

 

Der Beitrag Angelina Jolie jep deklaratën e parë rreth Divorcit me Brad Pitt erschien zuerst auf femra.net.

10 arsyet pse vajzat janë më të bukura dhe më tërheqëse në vjeshtë!

Posted: 21 Sep 2016 02:23 AM PDT

femrat-duken-bukura-vjeshte

Jo, nuk është shaka! Periudha e vjeshtës mund të jetë po aq interesante dhe joshëse si e verës – vetëm duhet ta gjeni bukurinë në të! Siç e kemi lënë kohë të gjatë verën pas nesh, tani kemi shansin për të shijuar disa gjëra disi ndryshe.

Përveç ndryshimit të dukshëm të motit, ka sjellë edhe ndryshimin e stilit tonë të veshjes, grimimit, por edhe mënyrën e jetës. Dhe besoni apo jo, vajzat gjatë kësaj periudhe bëhen shuuuuumë më tërheqëse.

Ja se si …

1. Kafja e nxehtë në ditët e ftohta është gjëja më e mirë që mund të keni.

Kafja e ftohtë gjatë verës është shtesë e mirë e cila madje ndikon në stilin tuaj të përgjithshëm dhe përshtypjen që leni. Por, kafja e nxehtë gjatë ditëve të vjeshtës do të bëjë që të dukeni e jashtëzakonshme. Është vështirë të shpjegohet pse vajza menjëherë bëhet e dukshme në rrugë, kur mbanë një filxhan kafe, por besoj se ka ndonjë lidhje kjo.

files-5

2. Mund të mbani buzëkuq të errët, dhe të mos dukeni sikur shkoni në maskaradë.

Ditët e ftohta para vete sjellin ngjyra të reja, tone dhe struktura. Buzëkuqët e errët dhe llaqet janë një hit! Shfrytëzojeni këtë periudhë për të bërë një grim ndryshe dhe lirisht kënaquni me tone të reja të vjeshtës.

3. Nuk duhet patjetër të mbani bisht të lartë dhe topuz.

Gjatë verës shpesh jemi të detyruar ti lidhim dhe largojmë flokët nga fytyra, por vjeshta ju jep liri të plotë. Lëshoni flokët, lidhni një pjesë të tyre dhe leni ndonjë tufë të dalë jasht – do të jeni e ëmbël dhe e jashtzakonshme!

4. Teni juaj do të jetë dinjitoz dhe i freskët.

Harroni djersën e pakëndshme e cila shpesh njollosë make up-in. Tani kur të zgjoheni në mëngjes, mund të grimoheni dhe e dini se pas dy orësh teni juaj do të vazhdojë të jetë dinjitoz dhe i freskët.

5. Veshja bëhet më interesante dhe më komplekse.

Vera vetëvetiu nuk lejon veshje me shtresa, gjë që mund të jetë problem për vajzat që duan të mbulojnë kilogramët shtesë. Prandaj, këtë vjeshtë përpiquni t'i ndjekni të gjitha trendet e modës dhe kombinimet tuaja të janë freskim me shtresa veshjesh.

files-6

6. Keni rastin për të veshur pajisje të reja të modës si dorëza dhe shalle.

Mirë, ne e dimë se dorëzat i doni ose nuk mund t'i duroni. Por duhet ta pranoni ato mund të jenë shumë romantike. Zgjedhni modele të pazakonta dhe aplikacione dhe do të shihni se pamja e juaj menjëherë do të bëhet shumë më e ëmbël.

7. Ditët me shi kërkojnë mbajtjen e ombrellave të bukura.

Ngjashëm me dorezat, jemi të sigurt se vajzat janë të ndara dhe se disa kënaqen me çadra të larmishme dhe simpatike kurse të tjerat nuk i pëlqejnë. Mirë – mund të ndryshoni mendje kur ju themi se në ditët me shi me anë të një çadre të larme dhe me ngjyra mund ta shtoni shkëlqimin e nevojshëm. (dhe të tërheqni vëmendjen e djemve).

8. Mund të veshni kombinime të reja të veshjeve si pallto vërtetë trendi.

Duhet të ju themi se vjeshta është koha e duhur për të përmirësuar stilin tuaj. Veshni pallto dhe lëreni të hapur, ashtu si një zonjë e vërtetë e modës. Pamja e thjeshtë e përbërë nga xhinse dhe bluzë sapo të veshni pallton menjëherë bëhet shumë elegante.

9. Mund të ushtroni pa ngrirje apo djersitje të madhe.

Shfrytëzoni ditët e ftohta që po vijnë për ushtrime sepse kjo është periudha më e mirë për vrapim në rrugë apo pyll. Gjithashtu, mund të ushtroni në palestër dhe të ngjalleni kur të vijnë ditët e zymta dhe gri.

files-7

10. Veshja e çizmeve të gomës për shi do ta përmirësojë stilin tuaj.

Bëhuni zonjë trendi e rrugëve të Londrës. Zgjedhni një palë çizme të bukura të gomës dhe shetitni me krenari nëpër qytet. Do të vëreni se të gjithë i kushtojnë vëmendje stilit tuaj, sepse ai patjetër dallon nga turma./femra.net/

 

 

Der Beitrag 10 arsyet pse vajzat janë më të bukura dhe më tërheqëse në vjeshtë! erschien zuerst auf femra.net.

Metodat e lashta për mbarësim

Posted: 21 Sep 2016 01:35 AM PDT

shtatzenia-fertilitet-mbarsim-femer

Nëse gruaja edhe pas një viti të jetës së rregullt seksuale nuk arrin të bëhet me barrë, duhet të kërkohen shkaqet e infertilitetit. Është e nevojshme që të dy partnerët më parë të kryejnë të gjitha testet e nevojshme mjekësore. Mirëpo, në praktikë shpesh ndodh që të gjitha rezultatet janë të mira, kurse mbarësimi ende mungon.

Akupunktura dhe pasardhësit

Kur metodat tjera të trajtimit të infertilitetit janë shfrytëzuar dhe rezultatet mungojnë, shumica i drejtohen akupunkturës. Me këtë metodë të lashtë kineze vendoset ekuilibri dhe shkaktohet një reagim pozitiv i organizmit. Shumë studime kanë treguar se akupunktura mund të ketë një kontribut të madh dhe të jetë një faktor i rëndësishëm në suksesin e trajtimit të infertilitetit. Me të aktivizohen rrjedhat energjetike në meridiane, që ndikon në uljen e tensionit dhe stresit, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, përgjigje më të mirë imunitare dhe endokrine. Rezultati është shpesh shkalla më e lartë e suksesit të trajtimit dhe – shtatzënisë. Metoda është e sigurt dhe e besueshme. Gjilpërat e aplikuara aktivizojnë aftësitë natyrore të trupit, duke stimuluar sekretimin e beta-endorfinës e cila ndikon në përmirësimin e funksionit ovarian. Njëkohësisht arrihet shtimi i qarkullimit të gjakut në mitër dhe ndjeshmëria e receptorëve endometrik, sepse stimulohet sekretimi i citokineve TH2, kurse zvogëlohet i citokineve TH1, e cila çon në implantim blastocit më të mirë.

Ndikimi holistik (i shenjtë)

Me këtë procedurë trajtohet infertiliteti duke përmirësuar qarkullimin dhe rrjedhën e energjisë dhe gjakut në legen, por edhe forcimin e të gjitha funksioneve të organizmit, sidomos funksionin e hormoneve. Akupunktura ndikon në mënyrë holistike – mbi hormonet dhe në psiqikë, në funksionin fizik të sistemit riprodhues, qarkullimin e gjakut, epsh dhe potencë. Ajo siguron trajtimin e një numri të faktorëve ndryshëm që mund të çojnë në infertilitet të dy partnerëve.

Ka dy arsye themelore që shkaktojnë infertilitet te gratë: funksionale dhe organike. Te infertiliteti funksional organet riprodhuese janë të shëndetshëm, por nuk vjen deri te mbarësimi për shkak të mosekuilibrimit të hormoneve nuk ka ovulacion. Infertiliteti organik ndodhë për shkak të pengesave fizike për kalimin e vezores në mitër. Shkaku i saj më i shpeshtë është ngushtimi i tubave fallopiane. Akupunktura jep rezultate shumë të mira në trajtimin e infertilitetit funksional. Me shpuarjen me gjilpëra aktivizohen rrjedhat e energjisë në meridiane dhe vendoset ekuilibri i yin dhe yang. Kjo ndihmon në uljen e tensionit dhe stresit, përmirësimin e qarkullimit si dhe përgjigjja imune dhe endokrine. Si rezultat shpesh kemi shtatzëninë – thot Dr Vesna Marinkoviq Miçiq, specialiste në anestezi, reanimim dhe akupunkturë.

Mosekuilibri në trajtimin e hormonit

Me akupunkturë arrihet sekretim i koordinuar i hormoneve nga hipofiza dhe përgjigje e saktë e vezoreve me sekretim të balancuar të estrogjenit dhe progesteronit. Ato pastaj nxisin ovulacionin dhe nxjerrjen e qelizës së vezores nga vezorja, që është kushti i parë për fekondim. Rekomandohet trajtim të dy partnerëve që të sigurohet funksioni më i mirë i sistemit riprodhues, edhe pse shkaku i infertilitetit zakonisht ndodhet vetëm te njëri partner.

Të dhënat statistikore

Ekipi izraelit i ekspertëve nga Universiteti i Tel Avivit ka krahasuar efikasitetin e trajtimit të infertilitetit te çiftet të cilët kanë përdorur metodat klasike mjekësore dhe atyre që i kanë kombinuar me bimë kineze dhe akupunkturë. Rezultati ishte si vijon: duke përdorur akupunkturë kanë mbetur shtatzënë 65 për qind e grave, kurse këtë fat e kishin vetëm 39 për qind e atyre që nuk e përdorën.

Trajtimet me akupunkturë tregojnë rezultate të shkëlqyera edhe te çrregullimi i menstruacionit, sindromi premenstrual, vezoret policistike, largimin e të vjellave gjatë muajve të parë të shtatzënisë, parandalimin e lindjes spontane të parakohshme. Kontribuojnë edhe në forcimin e drejtëpshimit psikofizik të grave shtatzëna, por janë efektive edhe gjatë lindjes sepse ndikojnë në zvogëlimin e dhimbjeve.

Nëse akupunktura zbatohet bashkë me fertilizimin in vitro, numri i grave që mbeten shtatzëna rritet për 50-60 për qind.

Metodë e besueshme

Arsye për frikë nga gjilpërat e akupunkturës nuk ka sepse janë shumë të holla, pickimi i tyre është i pakonsiderueshëm dhe kurrsesi nuk duhet të krahasohet me gjilpërat e injeksioneve të cilat janë shumë më të trasha. Gjilpërat për stimulimin akupunktural mbeten të ngulitura në pika saktë caktuara, të cilat janë të ndryshme për secilin lloj të sëmundjes, dhe zakonisht hiqen pas 45 minutash, kurse ndonjëherë pas një orë e gjysmë. Në vendin e injektimit nuk mbetet ndonjë ndryshim i përhershëm, kurse për dallim nga barërat moderne, akupunktura nuk ka efekte anësore.

Shoqata amerikane për mjekësinë riprodhuese ka konfirmuar ndikimin e rëndësishëm të akupunkturës në bazën endokrine, si dhe rritjen e furnizimit me gjak të mitrës. Hulumtimet tregojnë se me gjilpëra stimulohet sekretimi i beta-endorfinës, e cila ka ndikim gonotropik, gjegjësisht është ajo që nxit vezoret dhe testisët për punë.

Ndihmon edhe homeopatia

Homeopatia është gjithashtu një metodë shumë e fuqishme për trajtimin e infertilitetit. Studimet e fundit shkencore kanë treguar, pra, se te gratë që i janë nënshtruar trajtimit homeopatik në 57 për qind të rasteve është përmirësuar pjelloria, kurse te meshkujt numri i spermatozoideve u rrit për 65 për qind.

Ekspertët e homeopatisë pohojnë se ka barna homeopatike që kanë efekt veçanërisht pozitiv në sistemin riprodhues të burrave dhe grave, por kjo nuk do të thotë se këto barna përdoren në të gjitha rastet. Homeopatia është medicinë e shenjtë pikërisht për shkak se bari homeopatik zgjedhet ekskluzivisht që t'i përshtatet një personi të caktuar. Kjo do të thotë se edhe gjatë trajtimit të infertilitetit te persona të ndryshëm përdoren barëra të ndryshme.

Procesi i trajtimit

Rrjedha e formimit të qelizave seksuale (gameteve) dhe fekondimit është shumë komplekse dhe për këtë ka shumë faktorë që çojnë në infertilitet. Këtu ne do të përmendim ato që homeopatia ofron përgjigje më të mirë. Për shembull, edhe te burrat edhe te gratë mund të ndodhë shumë aciditet, i cili vret qelizën e vezores; mungesë të sulfatit të kalciumit i cili përfshihet në strukturën e membranës së qelizës së vezores; inflamacion i organeve; niveli i ulët i estrogjenit; sekretimi i dobët i gjëndrrës së hipofizës (pituitare); numri i vogël i spermatozoideve; tensioni dhe nervozizmi; çrregullimi i funksionit të gjëndrrës tiroide, mitra e cila mbyllet shumë ngadalë dhe të ngjashme.

Reiki shërues

Kjo metodë ka ndihmuar shumë gra për të mbetur shtatzënë, kurse bazohet në balancimin e energjisë së jetës në nivelin e sistemit të chakra-ve. Shkaqet më të shpeshta të infertilitetit janë çrregullimet hormonale dhe stresi, që çon në prodhimin e tepërt të hormoneve të gjëndrrës mbiveshkore. Gjatë reiki trajtimit arrihet sekretimi më i mirë i të gjithë hormoneve dhe krijon një gjendje të relaksimit dhe qetësisë (mosbrengosjes), e cila është një parakusht për fekondimin natyral. Në praktikë janë regjistruar shumë raste ku reiki, me ndihmën e metodave të mjekësisë klasike apo vetëm, shumë gra i ka ndihmuar të mbeten shtatzëna dhe të kenë fëmijë. Reiki ndikon në chakra-t të cilat janë qendra të energjisë, të vendosura në trupin e njeriut në nivelin e gjëndrrave me sekretim të brendshëm.

Ka shtatë chakra kryesore, si dhe shtatë gjëndrra kryesore përgjegjëse për prodhimin e hormoneve dhe rregullimin e tyre. Përjashtim bën chakra e parë, e cila te meshkujt ndodhet në mes të testisëve dhe anusit, kurse te femrat është në nivelin e qafës së mitrës, dhe për të është përgjegjëse gjëndrra mbiveshkore. Të gjitha gjëndrat e tjera mund të arrihen duke shtrirë duart mbi chakra-t nga e dyta tek e shtata, dhe kështu të ndikohet direkt në vendosjen e metabolizmit normal të hormoneve.

Këshilla të ekspertëve

Çifteve që planifikojnë pasardhës mjekësia ju jep disa këshilla të dobishme:

  • Marrëdhënie të rregullta seksuale – studimet kanë treguar se çiftet që kanë marrëdhënie seksuale tri herë në javë dyfishojnë mundësinë për t’u bërë prindër.
  • Lëngje të mjaftueshme – uji është shumë i rëndësishëm për funksionimin e qelizave të organizmit tonë; që të rritet pjelloria, pini të paktën 1,5 litra ujë në ditë.
  • Gjumë të shëndetshëm – nata është koha kur trupi juaj rimëkëmbet, kurse organet riprodhuese rigjenerohen. Është provuar shkencërisht se më së miri është t'i siguroni vetes gjumë mes orës 23 dhe 08.
  • Të ruani nivelin e yndyrës – ekuilibri hormonal dhe qarkullimi i shëndetshëm varen nga sasia e yndyrnave të ngopura në organizëm. Shmangni ushqimet e pasura me yndyrna, përdorni vaj peshku apo të algave që ta pastroni trupin.
  • Shmangni alkoolin dhe kafeinën sepse zvogëlojnë pjellorinë. Nëse i merrni në sasi të mëdha, e zgjatni periudhën e fekondimit, shpesh dhe dyfishin.
  • Mbrohuni nga substancat toksike – shmangni sa është e mundur sepse mund ta çrregullojnë procesin e fekondimit./femra.net/

 

Der Beitrag Metodat e lashta për mbarësim erschien zuerst auf femra.net.

Vaji i kokosit për nënën dhe fëmijën: Balsam nga koka deri te këmbët!

Posted: 21 Sep 2016 01:03 AM PDT

femije-nene-vaj-kokosi-lekure-balsam

Nuk ka efekte të dëmshme anësore dhe për këtë është një ushqim i shkëlqyer për të gjithë familjen

Nëse për një ushqim mund të thuhet se ka njëqind fytyra, atëherë është 'super ushqimi' vaji i kokosit. Hulumtimet bashkëkohore kanë konfirmuar se ka efekt të dobishëm në mbrojtjen e zemrës dhe enëve të gjakut, forcon sistemin imunitar, përshpejton metabolizmin dhe nxitë dobësimin, si dhe përmirëson tretjen.

Dukshëm ndikon në pamjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve, të cilët i ushqen natyrshëm, ndihmon në shërimin më të shpejtë, dhe i jep shëndet, shkëlqim dhe fleksibilitet. Nuk ka efekte të dëmshme anësore dhe për këtë është një ushqim i shkëlqyer për të gjithë familjen.

Pse pikërisht nënat e duan vajin e kokosit? Në çfarë mënyrash mund të përdoret në shtatzëni dhe më vonë?

Aleat i trupit gjatë shtatzënisë

Vaji i kokosit është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme dhe materieve tjera ushqyese. Ka ndikim të fortë antiviral, antibakterial, antifungal, si dhe ka një efekt pozitiv në të gjithë trupin. Vaji i kokosit gjatë shtatzënisë mund të përdoret për ushqim dhe gatim, si dhe për kujdesin natyral të lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Doza e rekomanduar është 2 lugë çaji vaj kokosi ekstravirgjër, cilësorë, i freskët në ditë.

Në kuzhinë, le të shërbejë për: pjekje, skuqje dhe forma të tjera të përgatitjes së ushqimit, si një zëvendësim për lyerje (në vend të gjalpit ose produkteve të qumështit), aromë e veçantë e kafesë, çokollatës së nxehtë apo kakao, në përgatitjen e pastave të ëmbla dhe të njelmëta, petullave, bukës dhe biskotave, përgatitjen e lëngjeve të frutave të shijshme dhe të shëndetshme dhe 'smoothies' të perimeve.

Lëng i trashë i gjelbër me vaj kokosi

Përbërësit: 1 banane, 1 kastravec, një grusht spinaq të freskët, 200 g fruta formë kokrrash, lëngu i gjysmë limoni, 2 lugë çaji vaj kokosi.

Përzieni të gjithë përbërësit në blender dhe pijeni lëngun e trashë të shijshëm dhe të shëndetshëm

Përfitimet për shëndetin në shtatzëni:

Vaji i kokosit ka një efekt pozitiv në metabolizmin dhe përmirëson absorbimin e materieve ushqyesve. Ndihmon punën e gjëndrës tiroide, sidomos në rastet kur sëmundja e gjëndrës tiroide është shkaktuar nga inflamacioni. Ajo mbron trupin nga pezmatimi i fshikëzës, sëmundje të veshkave, probleme të mëlçisë dhe fshikzës së vrerit (idhëzës). Forcon sistemin imunitar, ndikon fuqimisht kundër kërpudhave (sidomos Candida), baktereve dhe viruseve, por edhe parazitëve (skrrajave, shiritëve). Është një aleat i natyrshëm i tretjes. Ndihmon punën e zemrës dhe enëve të gjakut, uljen e kolesterolit dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Ndihmon në eliminimin e lodhjes. Zvogëlon të vjellat gjatë shtatzënisë.

Vaji i kokosit për lëkurën:

1.Vaj për masazh – mbrojtje e shkëlqyer kundër 'strijave'

2. Kremë natyrore kundër rrathëve të errëta (të syve), për pastrimin e grimit të mbetur

3. Kurimin e lëkurës së ndjeshme, të thatë, të plasaritur të prirur për skuqje

4. Mbrojtje nga kërpudhat dhe viruset – në lëkurë dhe thonjtë

5. Balsam natyral për buzët

6. Maskë për fytyrën – kundër rrudhave, për hidratim dhe spastrim

7. Maskë dhe regjenerues për flokë – për rritjen e flokëve, butësi, shkëlqim, kundër zbokthit

8. Dush relaksues

9. Për masazh të perineumit para lindjes.

Me vaj kokosi nga dita e parë e jetës

Pasuria e përbërësve natyral, prej të cilëve në mesin e më të rëndësishmëve është acidi laurik, ka meritë sepse vaji i kokosit është superushqimi i ri për nënat dhe bebet.

Acidi laurik është një acid yndyror i ngopur i cili me anë të qumështit të gjirit hyn në trupin e foshnjës dhe në këtë mënyrë e mbron atë, së bashku me qumështin e nënës, nga viruset dhe bakteret. Nënës gjatë kësaj i siguron lëndë ushqyese dhe mbrojtje natyrore. Në Indi përdoret si ushqim që rritë pjellorinë, ashtuqë e përdorin gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë, kurse në pjesët tjera të botës është futur mes ushqimeve të para që i jepen fëmijëve si ushqimin të fortë. Përveç në të ushqyerit, ka mënyra të panumërta me të cilat vaji i kokosit mund të përdoret për kujdesin dhe mbrojtjen e më të dashurve tuaj (jo vetëm foshnjet).

1. Eliminimi i verniks-it dhe lëvozhgave së lëkurës së kokës

Në gazë sterile vendosni vajin e tretur të kokosit dhe me këtë butësisht largoni mbetjet e verniksit. Për të hequr lëvozhgat e lëkurës së kokës, masazhoni 1 lugë çaji vaj të tretur të kokosit në flokët e foshnjës, lëreni të veprojë për disa minuta dhe pastaj lehtë e krehni me furçë të butë apo leckë. Nëse është e nevojshme, në raste të rënda, lyeni kokën foshnjes me vaj të kokosit, vendosni kësulë pambuku dhe e leni gjatë natës për të thithur vajin.

2. Kurimi i thithkave

Thithkat e dëmtuara, plasaritura dhe me dhimbje në ditët e para të ushqyerjes me gji mund t'i kuroni duke vendosur pak vaj në copë pambuku dhe e lyeni direkt në zonën me dhimbje. Vaji i kokosit është i njohur për ndikimin e tij antimikrobial, ashtuqë në të njëjtën kohë i mbronë edhe thithkat tuaja, por edhe gojën e foshnjës prej infeksionit me candida e cila është shumë e shpeshtë në fillim të ushqyerjes me gji.

3. Banjo e butë për lëkurën e ndjeshme të foshnjës

Një lugë çaji vaj kokosi të cilin e shtoni në ujin për larjen e foshnjës, do t'i japë asaj një mbrojtje dhe kujdes natyral, dhe i siguron një lëkurë të butë, të pastër dhe të shëndetshme.

4. Balsam për skuqjen nga pelena

Vaji i kokosit qetëson dhe zbutë skuqjen, e kuron lëkurën e dëmtuar dhe të ndjeshme. Pengon ngjitjen e përmbajtjes së pelenës me lëkurën dhe e kuron në rastin e skuqjes. E lyeni me shtresë të hollë para se ta vëni pelenën.

5. Masazh i mishrave të dhëmbëve para se të dalin dhëmbët

Mishrat e dhëmbëve të ndjeshme, të dhimbshme dhe të enjtur te foshnjat te të cilat fillojnë të dalin dhëmbët, mund t'i masazhoni me vaj kokosi. Zbutë dhimbjen dhe ofron lehtësim natyral në këtë fazë të jetës së foshnjës. Vajin e kokosit mund ta përdorni edhe për masazh të vetë foshnjes.

6. Për kurimin e lëkurës së irrituar nga pickimi dhe dielli

Meqë ndikon si anti-inflamator, vajin e kokosit duhet ta keni gjithmonë pranë, kur shkoni jashtë në natyrë dhe prisni sulmin e mushkonjave apo insekteve tjera. Masazhojeni butësisht në zonën e pickimit apo ënjtjes, në lëkurën që është e irrituar nga dielli apo era.

7. Mbrojtje natyrale kundër mikrobeve

Vajin e kokosit mund ta përdorni sa herë që doni t'i siguroni mbrojtje natyrale fëmijëve tuaj kundër viruseve, kërpudhave dhe baktereve. Treteni në temperaturë dhome, zhyteni një shtupë për veshë apo pambuk dhe me kujdes aplikojeni në zonën problematike (p.sh. në vesh apo hundë, ku ka baktere).

8. Krem për të rriturit dhe të vegjëlit

Përbërësit e butë natyral të vajit të kokosit e bëjnë atë një mjet ideal për kurimin e lëkurës së bebeve, fëmijëve dhe të rriturve./femra.net/

Der Beitrag Vaji i kokosit për nënën dhe fëmijën: Balsam nga koka deri te këmbët! erschien zuerst auf femra.net.

Renée Zellweger: Për dashurinë dhe kthimin e madh të Bridget Jones

Posted: 21 Sep 2016 12:23 AM PDT

renee-zellweger

Kanë kaluar 15 vjet që gazetarja ynë e preferuar filloi një aferë me shefin e saj, pastaj u takua me Mark Darcy dhe ne të gjithëve na pregatiti një parti për ta kujtuar. Tani është më e pjekur, më e vendosur, në pritje të një fëmijë, por akoma është në mënyrë sharmante e ngathët dhe e pamatur, për këtë arsye Renée e ka afër zemrës, ashtu si edhe pjesa tjetër e botës.

Kolegët për aktoren e famshme thonë, se nga njëra anë si heroinë e serialit Ditari i Bridget Jones – është shumë e ngrohtë, e afërt dhe miqësore. Nuk vuan nga sindromi i yjeve të mëdha, në pushimet gjatë inçizimit shoqërohet në mënyrë të barabartë me kolegët nga filmi, siç edhe me të gjithë njerëzit nga produkcioni, regjia dhe grupit të tërë, duke biseduar me ta për të gjitha temat jetike të rëndësishme dhe të parëndësishme.

“E dua Bridget, por nuk jam ajo. Ndryshe nga ajo, unë jam ende konservative. Megjithatë, unë mendoj se te të gjithë ne është një Bridget, kjo është arsyeja kryesore pse njerëzit janë të lidhur në mënyrë të qartë për karakterin e saj dhe e duan atë. Megjithatë, një gjë kurrë nuk e kam kuptuar, pse pesha e saj është kaq e rëndësishme?! Ajo ka një peshë mjaft normale. Asnjë aktor nuk do të kalonte nëpër këtë lloj torture po të kishin rolet e kundërta. Në vazhdim të filmit, të cilin së shpejti do të keni mundësi ta shikoni në kinema, Bridget më në fund ka arritur të përballet me atë mbipeshë të sikletshme e cila po e ndjekë pothuajse të gjithë jetën, por pikërisht atëherë vjen në një situatë krejtësisht ironike: mbetet shtatzënë dhe fillon të shtojë në peshë. Mendoj se është shumë interesante që është pjesë e një brezi ku lufta për të drejtat e grave, si dhe feministet në mbarë botën, i kanë mundësuar një numër të madh zgjedhjesh për jetë, ose të paktën kështu duhet të ishte, por pa marrë parasysh pavarësinë që ka, Bridget nuk mund të shpëtojë nga kjo frikë e rrënjosur e jetës së vetmuar”, shpjegon Renée.

Colin Firth, Patrick Dempsey and Renee Zellweger

Si aktore, Renée ka arritur lartësinë e dëshiruar, duke fituar disa çmime të rëndësishme filmike, duke përfshirë edhe një Oskar për rolin në realizimin e Cold Mountain.

Mirëpo, në vitet e fundit projektet në të cilët ishte e angazhuar nuk e kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Jeta e saj e dashurisë në atë kohë u bë mjaft e trazuar, duke përfshirë edhe fejesën me kolegun Jim Carrey, martesën e dështuar me muzikantin Kenny Chesney, dhe pastaj lidhjen me aktorin Bradley Cooper.

 

Aktorja atëherë vendosi se ishte koha për një pushim.

“Unë zgjodha anonimitetin, ndoshta kjo është fjala më e mirë që e përshkruan këtë vendimin tim. Dëshiroja t’i ndaja përvojat me njerëz, të bëhem e shikuar dhe të më dëgjojnë, por në një nivel njerëzor. Nuk më duhej një tretman ‘ylli’. Nuk dëshiroja të definohem në bazë të asaj se kush jam në Hollywood. Nuk mund të jeni një tregimtar i mirë, në kuptimin se njerëzve nuk mund t’i transmetoni ndonjë përvojë të jetës, nëse nuk keni ndonjë përvojë të tillë. Nuk mund të identifikoheni me njerëzit.

Kur më 2011 gazetarja Mariella Frostrup e ftoi për të shkuar me të në Afrikën Perëndimore dhe t’i bashkangjitet organizatave lokale, të cilat ndihmojnë gratë të avancojnë në shoqëri, pa shumë hezitim, aktorja pranoi me dëshirën që të shkojë dhe ‘të rritet’.

Renée rrjedh nga familja zvicerrano-norvegjeze, edhe pse edhe nëna edhe babai i saj jetonin në Angli, ata u takuan në anije, e cila lundronte nga Danimarka në Norvegji. Pikërisht në këtë udhëtim prindërit e aktores së famshme filluan atë, mund të thuhet historinë e vërtetë filmike të dashurisë, për të cilën siç thotë, ajo është e vetëdijshme se nuk mund ta realizojë.

“Ajo doli për darkë me miq, kur iu afrua babai im dhe e pyeti nëse dëshiron të darkojë me të. Kështu filloi historia e tyre. Kishin romancë të vërtetë anije. Janë të martuar për 52 vjet! Nuk mund t’i arrijë ato, as që jam për dhjetë vjet e martuar, dhe nuk jam, tregon Renée me të qeshura dhe ndërlidhet me historinë e saj të dashurisë me muzikantin Doyle Bramhall.

Në fillim ishim miq, njihemi për shumë vite. Gjithashtu të dy jemi nga Austin, këtu jemi rritur, gjë që disi na jep një ndjenjë të historisë së përbashkët dhe besimit. Të lidhur tani më katër vjet, kurse që kur u takuam, që në moshë shumë të re, nuk i kemi ndërprerë kontaktet. Për këtë arsye kemi këtë marrëdhënie të veçantë, të cilën mund ta kesh vetëm me dikë që e njeh për një kohë të gjatë. E dini atë ‘kur me dikë ndjeheni si në shtëpinë tuaj‘? E pra, kjo është ajo”./femra.net/

 

Der Beitrag Renée Zellweger: Për dashurinë dhe kthimin e madh të Bridget Jones erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more