Skip to main content

“Arritje historike: Të rikthesh shikimin, pas operacionit “robotik” (Foto, Video)” plus 3 more Shëndetësia

“Arritje historike: Të rikthesh shikimin, pas operacionit “robotik” (Foto, Video)” plus 3 more Shëndetësia


Arritje historike: Të rikthesh shikimin, pas operacionit “robotik” (Foto, Video)

Posted: 11 Sep 2016 01:23 PM PDT

Kirurgë studiues kanë përdorur një robot në brendësi të syrit, duke rikthyer madje edhe shikimin te një person që e kishte humbur atë. Ky është zhvillimi i parë i këtij lloji në botë.

Ekipi shkencor i spitalit "John Radcliffe" në Oksford të Britanisë përdori pajisjen të kontrolluar nga një levë, për të hequr membranën me trashësi sa një e njëqindta e milimetrit.

Pacienti 70-vjeçar Bill Beaver, një famulltar në Oksford, tha se ky zhvillim ishte si një përrallë. Kirurgët shpresojnë që procedura t'i hapë rrugën operacioneve më komplekse të syrit, nga sa është e mundur nga dora e njeriut.

"BBC" pati aksesin ekskluziv në procedurën e ndjekur për këtë arritje historike.

57d41dc9c461883a168b45d8

Pacienti Beaver tha se "më duket sikur jam në botën e përrallave, por ky është realiteti. Jam thjesht me fat, që jam personi i parë të cilit i është rikthyer shikimi me operacion".

Operacionet e asistuara nga robotët janë të zakonshme, por deri më tani asnjëherë nuk ishte përdorur një i tillë brenda syrit.

3821A7AA00000578-3782595-image-a-7_1473498534092

Profesor Robert MacLaren nga Universiteti i Oksfordit, i cili udhëhoqi procedurën, tha se "operimi në pjesën e pasme të syrit ka nevojë për një saktësi të jashtëzakonshme, ndaj dhe sfida ishte të gjendej një sistem robotik që të mund ta bënte këtë gjë përmes një vrime jashtëzakonisht të vogël në murin e syrit, pa shkaktuar dëme teksa lëviz përreth".

3059

"Shumica e robotëve që njihen deri më sot janë të mëdhenj, por me ndihmën e teknologjisë kemi arritur të krijojmë edhe një robot kaq të vogël, saqë të mund të merret edhe me gjëra kaq të vogla", shkruan TopChannel.

Roboti "Preceyes" është zhvilluar nga një kompani holandeze, me kontributin e Universitetit të Teknologjisë së Eindhovenit. /Telegrafi/

The post Arritje historike: Të rikthesh shikimin, pas operacionit "robotik" (Foto, Video) appeared first on Telegrafi.

Përse meshkujt nuk duhet ta mbajnë telefonin në xhepin e pantallonave

Posted: 11 Sep 2016 12:49 PM PDT

Pavarësisht frikës mbi telefonat dhe rrezatimin, pjesa më e madhe e njerëzve e mbajnë aparatin e tyre celular në xhepin e pantallonave. Por një studim i ri pretendon se ka të dhëna që tregojnë se në fakt ky veprim mund të ketë pasoja, për meshkujt në veçanti.

Shkencëtarët analizuan 21 punë kërkimore të realizuara ndër vite mbi rrezatimin dhe dalluan se mbajtja e telefonit pranë organeve riprodhuese mund të çojë në infertilitet.

Ky fenomen biologjik është pjesë i një debati të ndezur, për shkak se shkencëtarët nuk kanë ende një mënyrë për të shpjeguar sesi rrezatimi jo – jonizues influencon në trup.

Pa i dhënë shpjegim kësaj, kërkues të shumtë në fushën e shëndetit hezitojnë që të japin një përgjigje përfundimtare.

Megjithatë, në këtë punë kërkimore të realizuar nga Univeriteti Newcastle në Australi, u analizuan të dhëna të mbledhura ndër vite, në përpjekje për t'i dhënë përgjigje.

Duke qenë se 14 përqind e popullsisë në botë ka probleme me infertilitetin, ku në 40 përqind të rasteve shkak është infertiliteti tek meshkujt, shkencëtarët thonë se RF – EMR (rrezatimi elektromanjetik i radiofrekuencës) që ndodhet tek telefonat mund të jenë duke dëmtuar aftësinë për riprodhim tek meshkujt.

Autorët e studimit analizuan 27 studime dhe në 21 prej tyre u dallua një lidhje mes rrezatimit të telefonit dhe dëmtimit të spermës, shkruan tvklan. Ekspertët thonë se këto të dhëna janë një arsye e fortë që meshkujt të mos e mbajnë aparatin celular në xhepin e pantallonave. /Telegrafi/

The post Përse meshkujt nuk duhet ta mbajnë telefonin në xhepin e pantallonave appeared first on Telegrafi.

Seksi për femrat e moshuara është shumë i mirë – për meshkujt i keq

Posted: 11 Sep 2016 02:44 AM PDT

Hulumtimet shkencore e kanë konfirmuar dhe hedhin poshtë besimin e përgjithshëm se seksi u bën mirë të gjithëve.

Marrëdhëniet e rregullta seksuale në moshën e shtyrë mund të mbrojnë femrat nga problemet e caktuara shëndetësore, mirëpo tek meshkujt mund të ndikojnë jo mirë, thonë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

Meshkujt e moshuar të cilët bëjnë seks më shumë se një herë në javë, në të vërtetë kanë rrezik më të madh nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndërsa gratë e këtyre moshave që thanë se e shijonin seksin, paraqitën rrezik të reduktuar të uljes së tensionit të gjakut.

Rezultatet për femrat janë në harmoni me pritjet, mirëpo për meshkujt janë befasuese", thotë profesoresha e sociologjisë, Hui Liu, në Universitetin shtetëror të Michigan.

“Këto rezultate hedhin poshtë besimin e përgjithshëm se seksi u bën mirë të gjithëve”- shpjegoi Hui Liu.

Akoma më shumë rreziqe shfaqën ata burra që thanë se e shijojnë seksin. /Telegrafi/

Konsiderohet të jetë studimi më i gjerë mbi ndikimin e seksit në shëndetin e zemrës në mosha të vona; 2,204 njerëz të moshave 57-85 vjeç u morën në pyetje.

Për të parë ndikimin që kishte pasur seksi tek ta, u analizuan të dhënat e tyre mjekësore pesë vjet më vonë.

Ekziston një perceptim kolektiv se njerëzit e vjetër në moshë humbasin interesin për seks. Por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Studimet tregojnë që këta njerëz mbajnë një jetë seksuale aktive në vitet e vonshme të jetës.  /Telegrafi/

 

The post Seksi për femrat e moshuara është shumë i mirë – për meshkujt i keq appeared first on Telegrafi.

Një gotë verë në ditë zvogëlon shansin për shtatzëni

Posted: 10 Sep 2016 11:59 PM PDT

Ekspertët besojnë që alkooli i tepërt ndikon në ciklin natyral të femrës dhe mund t'i dëmtojë qelizat vezore.

Një gotë e madhe verë në ditë mund që për 18 për qind të zvogëlojë shanset që femra të mbetet shtatzënë, ka treguar studimi i ri, transmeton Telegrafi.

Ekspertët besojnë që alkooli i tepërt ndikon në ciklin natyral të femrës dhe mund të dëmtojë qelizat vezore.

Hulumtuesit danezë kanë analizuar 6.120 femra të moshës prej 21 deri në 45 vjeç në periudhën nga qershori 2007 deri në janar të këtij viti, të cilat janë përpjekur të mbeten shtatzënë.

Të gjitha kanë plotësuar pyetësorin për atë se sa shpesh kanë konsumuar alkool dhe saktësisht çfarë kanë pirë.

Rezultatet kanë treguar që femrat të cilat kanë pirë së paku se 250 mililitra alkool në ditë kanë pasur 18 për qind shanse më pak që të mbeten shtatzënë gjatë vitit pasues.

Megjithatë, ekspertët thonë se femrat mund të konsumojnë sasi të vogla të alkoolit, derisa përpiqen të ngelen shtatzënë, pasi nuk ka ndonjë argument se konsumimi i kontrolluar dëmton fertilizimin.

Kështu që nëse planifikoni një shtatzëni, mendoni rreth mënyrës suaj të të sjellurit, të jetuarit, për të përmirësuar shanset tuaja për të pasur një bebi të shëndetshëm. /Telegrafi/

maxresdefault

The post Një gotë verë në ditë zvogëlon shansin për shtatzëni appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more