Skip to main content

“Arrestohet portieri gjerman, pësoi 43 gola në një ndeshje” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Arrestohet portieri gjerman, pësoi 43 gola në një ndeshje” plus 9 more Gazeta SHQIP


Arrestohet portieri gjerman, pësoi 43 gola në një ndeshje

Posted: 21 Sep 2016 02:47 AM PDT

fotoPortieri gjerman Marco Kwiotek është arrestuar pasi pësoi 43 gola brenda një ndeshjeje, duke bërë që skuadra e tij SV Vonderort të shkërmoqej nga rivalët e tyre lokalë PSV Oberhausen me rezultatin 43-0.

Portieri u arrestua gjatë stërvitjes disa ditë pas humbjes së skuadrës së tij. rezultati ishte 35-0 në pjesën e parë në disfavor të Vonderort, një ekip gjerman i përbërë nga refugjatë nga Siria, Iraku dhe Guinea.

5 ditë pa ndeshjes forca policore arrestuan portierin Kwiotek duke mos dhënë asnjë arsye për këtë. Vetë Kwiotek citohet te ketë thënë se ata vetëm sa duan të sqarojnë diçka, por nuk është parë më nga dita e arrestimit.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

“Të vdesësh atje ku lind”; Rrëfehet i vëllai i të ndjerës Aida Çajka

Posted: 21 Sep 2016 02:07 AM PDT

1474408865111Vdekja e nënës shtatzënë dhe foshnjës së saj 41-javëshe në maternitetin "Koço Gliozheni" ka ngritur shumë pikëpyetje edhe për sistemin e urgjencës në Shqipëri. A mund të ishte shmangur kjo tragjedi? A kanë gabuar mjekët? Nëse po kush prej tyre?

I ftuar në Top Show, Fation Omuri, vëllai i Aida Çajkut që ndërroi jetë në spital bashkë me foshnjën e saj pak ditë më parë.

Ai ka rrëfyer se motra e tij kishte shkuar në këmbë në spital dhe ishte e pakuptimtë se si pa pasur një diagnozë të saktë Aida dërgohej nga një spital në tjetrin dhe i jepeshin edhe medikamente për atë që dyshonin, por që pas analizave rezultonte se nuk ishte ai problem.

"Të supozosh që në të majtë është vetëm zemra është si të thuash t'ia lësh topin tjetrit. Nëse ka hemoragji të brendshme nga ekografia dallohet. Duket sikur në fillim japin medikamentet pastaj nëse rezulton se nuk ka atë problem ia çojnë mjekut tjetër", shprehet ai.

Gjithashtu Omuri vë theksin tek mungesa e empatisë tek mjekët me të cilët motra e tij shtatzënë kishte të bënte.Ai tregon se në një moment i është thënë se "I vogli iku, të mendojmë për të madhin".

"Një foshnjë në muajin e 9 është një njeri. Ne i kishim menduar edhe emrin, Aurora", shtoi Omuri.

Omuri ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë , Ilir Beqaj.

"Del edhe thotë se ka funksionuar sistemi. Çfarë ka sistemi ka funksionuar sipas këtij ministri. Në çdo spital transportin me barrelë e kemi bërë vetë. Si ka ndikuar ky transport në hemoragji?", shton Fation Omuri.

Pjesë nga rrëfimi i Fation Omurit
Motra shkon në mënyrë vertikale në spital, pastaj ka bërë një kalvari të gjatë nga një spital në tjetrin.

Fillimisht motra ankohet se kishte një dhimbje në kraharorin e majtë. Kunati i saj e dërgon në spital, i është dashur që të pres se urgjenca ishte e mbyllur. Më është bërë  një ekografi ku i konfirmohej se fëmija ishte gjallë. Ishte apo jo për të lindur kjo është e diskutueshme.

Për shkak se kishte dhimbje në kraharorin e majtë, mjeku ka menduar se mund të ishte një problem kardiak, një diagnozë e gabuar. Të supozosh që në të majtë është vetëm zemra është si të thuash t'ia lësh topin tjetrit. Nëse ka hemoragji të brendshme nga ekografia dallohet.

E kam kërkuar ekografinë, por nuk e kam gjetur.

Kam vënë re tek të tre spitalet një mungesë empatie tek mjekët shqiptarë. Një mjek të thotë i vogli të ka vdekur të mendojmë për të madhin.
Pasi kemi shkuar në QSUT i është injektuar dopaminë. Pyetja ime është përse i është injektuar. Ende pa pasur një diagnozë i jepet dopaminë, pak më vonë konfirmuan se nuk ka probleme kardiake, mjekët u shprehën se mos ndoshta ka problem në mushkëri.

Duket sikur në fillim japin medikamentet pastaj nëse rezulton se nuk ka atë problem ia çojnë mjekut tjetër.

Kemi bërë një sërë analizash, dhe ato jo në spitalin publik, por në një privat. Pas një ore erdhën përgjigjet dhe e dërguam në Sanatorium.

Në Sanatorium pasi e panë që ishte shtatzanë, prija ishte "Çfarë do kjo këtu". Atje jemi detyruar të bëjmë radiografi, pasi nuk na ishte stampuar.
Pasi u krahasuan analizat e gjakut lindi dyshimi për një hemoragji të brendshme. Në sanaturium më thanë se duhet ta çonim menjëherë në materinitet sërish në maternitet sepse duhej kohë për të organizuar një ndërhyrje kirurgjikale urgjence.

Pasi kthehemi te "Koço Gliozheni" rreth orës 04:00, dikush thotë se nuk kishte oksigjen për të bërë transportin nga ambulanca në reanimacion. Oksigjeni ishte në katin e 4, kalvari për të marrë oksigjenin dhe për ta çuar në sallën e reanimacionit u deshën 25 minuta.

Pasi hymë në sallën e reamiacionit i kërkoj të njëjtit mjek që e vizitoi në fillim ta shikonte,  më thotë se po telefononte një ekograf,  i them bëji një ekografi për të parë nëse ka hemoragji, ai më thotë se nuk di ta lexojë në detaje ekografinë. Ishte injëjti që na konfirmoi përmes ekografisë së parë se foshnja ishte gjallë.

Pas 1 ore u vendos që të futej në sallën e operacionit. U konstatua se fëmija është i vdekur dhe u forcua edhe dyshimi për hemoragjinë.
Pas disa momentesh në sallën e operacionit flas me mjekun dhe më thotë se ka një hemoragji shumë të madhe. E pyeta se çfarë po ndodhte më thotë se është çarë shpretka dhe më thonë se po presin një ekspert të shpretkës.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Kukës, tentuan të kalonin 19 afganë drejt Kosovës, arrestohet 3 shtetas

Posted: 21 Sep 2016 02:02 AM PDT

kukesPolicia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacioni i koduar "Eskorta" në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për  veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim".

"Më datë 20.09.2016, nga shërbimet të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve & Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, u finalizua me sukses operacionin policor "Eskorta", kundër kontrabandimit të personave nga Shqipëria në drejtim të Kosovës duke i kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Kosovën, me destinacion BE. Në këtë kuadër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Edmont Alishallari, 37 vjeç, banues në Tiranë; Armand Mehmet, 45 vjeç, banues në Tiranë; Aleksandër Lata, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve u bë pasi nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve,  në D.V.P. Kukës, në vendin e quajtur "Rruga e  Kombit", në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim levizje Tiranë -Kukës, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 19 shtetas të dyshuar afganë,  me automjetet e tyre autovetura taksi, tip "Skoda" me targa AC837T, "Mazda" me targa AC 357T dhe "Opel-Astra" me targa AC 869 T, të cilët  nëpërmjet kufirit të gjelbër do t'i kalonin në Kosovë, kundrejt fitimit", sqaron policia.

Materialet hetimore do t'i kalojnë  hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, për  veprën penale" Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim".

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Vrasje e dyfishtë te ‘1 Maji’, Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për 2 autorët

Posted: 21 Sep 2016 01:51 AM PDT

autoretProkuroria për Krime të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur 1 vit më parë tek Lulishtja 1 Maji në Tiranë, ku u ekzekutuan me armë zjarri brenda në makinë shtetasit Kevin Rugova dhe A.Oskian si dhe u plagos E.Gjecaj.

Të akuzuarit për këtë ngjarje janë shtetasit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se objekt i atentatit të ndodhur më 01.10.2015 ishte E.Gjecaj, i cili mbeti i plagosur në vendngjarje.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Importi i mbetjeve, LSI: Shoqëria civile të përfshihet në monitorimin e procesit

Posted: 21 Sep 2016 01:43 AM PDT

mbetjet-urbaneKryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në Kuvend një amendament për ligjin e importit të mbetjeve.

LSI kërkon shtimin e një pike 3,  e cila i jep mundësi konkrete shoqërisë civile që të ketë rol aktiv në këtë proces përmes monitorimit. LSI vlerëson se amendamenti krijon dhe një raport të ri bashkëpunimi me shoqërinë civile, i cili shëndosh raportet mes parlamentit, ekzekutivit dhe opinionit publik nga ana tjetër.

AMENDAMENTI

Në mbështetje të nenit 71 të Rregullores së Kuvendit, te projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të ndryshuar, propozohet që në nenin 3, i cili ndryshon nenin 48 duke shtuar nenin 48/1, pas pikes 2 të nenit të ndryshuar shtohet pika 3 e formuluar si më poshtë: Pika 3 Organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve. Ato paraqesin kërkesë me shkrim për pajisjen me autorizimin nga ministri përgjegjës për mjedisin, që lejon kryerjen e këtij monitorimi. Drejtuesit e pikave doganore kanë detyrimin e lejimit të kryerjes së monitorimit pa kufizim.

RELACIONI: Pas shqyrtimit të amendamenteve të bëra në ligjin "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve, me nr. 10 463, datë 22.9.2011", konstatova se ndryshimet synojnë një rregullim dhe përmirësim të kuadrit ligjor në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Qëllimi i ndryshimeve të propozuara në ligj, të cilat po shqyrtohen nga Parlamenti, është importimi i mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria. Ndryshimet e propozuara janë shoqëruar nga një debat i gjerë publik ku mosbesimi është i forte dhe i dukshëm. Një klimë e tillë mosbesimi besoj se mund të gjente zgjidhjen e saj më të mire duke i mundësuar opinionit dhe veçanërisht shoqërisë civile si mënyra e organizimit të pavarur qytetar, që ajo të ishte aktive në procesin e monitorimit pasi është një fakt i njohur që debati për çështjen e importit të mbetjeve është debat që zhvillohet prej disa vitesh.

Amendamenti që propozoj dhe që konsiston në shtimin e pikës 3, në ndryshimet e propozuara, i jep mundësi konkrete shoqërisë civile që të ketë rol aktiv në këtë proces, gjë që do të rrisë besimin në zbatimin korrekt të ligjit në praktikë, i cili është edhe qëllimi kryesor i të gjithë shoqërisë shqiptare për këtë çështje. Ky amendament që propozohet duke shtuar këtë pike 3 krijon dhe një raport të ri bashkëpunimi me shoqërinë civile, i cili shëndosh raportet mes parlamentit, ekzekutivit dhe opinionit publik nga ana tjetër, pasi vetëm transparenca, e cila është edhe thelbi i amendamentit të propozuar nga unë me shtimin e pikës 3, është kontributi më i mire për këtë raport, i cili duhet të priret gjithmonë nga konstruktiviteti që zgjidh problemet dhe përmirëson zbatimin praktik të legjislacionit. Lutem në marrjen në konsideratë të kësaj kërkese.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, asgjësohen 7400 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesit

Posted: 21 Sep 2016 01:39 AM PDT

kanabis vlorePolicia e Vlorës ka vijuar aksionin kundër kultivimit të bimëve narkotike duke asgjësuar rreth 7.400 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Drithas dhe Gorisht, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Konflikti për truallin tek Gjiri i Lalzit, Manjani urdhëron hetim administrativ

Posted: 21 Sep 2016 01:22 AM PDT

lalezMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar hetim administrativ për pronën në Gjirin e Lalzit, ku do të investonte shoqëria OMNIX. Urdhri parashikon inspektimin e legjitimitetit të vendimeve të Gjykatës së Durrësit.

Manjani ka urdhëruar mbledhjen e informacionit nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Shoqëria OMNIX u tërhoq nga investimi për shkak se presidenti i kësaj kompanie, Fad Mitri u dhunua fizikisht nga persona të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.

"Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e një kompleksi turistik", thuhet në deklaratën e kompanisë.

Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, arrestohet një 37-vjeçar, kërkohej në Itali për rrëmbim personi

Posted: 21 Sep 2016 01:21 AM PDT

Policia-e-DurresitPolicia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia për "Rrëmbim personi" dhe 'Vjedhje në rrethana rënduese'.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, maksimumi i dënimit ndaj tij është deri në 30 vjet burg.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Policia: Në dy fluturimet e fundit nuk janë gjetur parcela me drogë

Posted: 21 Sep 2016 01:08 AM PDT

cako-655x356Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, së bashku me drejtorin e përgjithshëm për sigurinë publike Altin Qato dhe drejtues të tjerë të policisë pritën në një takim oficerët ndërlidhës policorë të atashuar në vendin tonë dhe drejtuesit e misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit.

Ky takim vjen si rezultat i një standardi të ri komunikimi dhe bashkëpunimi të vendosur kohët e fundit nga Policia e Shtetit, për të informuar në mënyrë periodike dhe transparente partnerët, në lidhje me gjithë veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Takimi i sotëm është përqendruar mbi masat dhe rezultatet e policisë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Koordinatori i Policisë së Shtetit për misionin e fluturimeve bëri një prezantim të detajuar në lidhje me masat dhe zbatimin e misionit të fluturimeve për zbulimin e parcelave me kanabis me avion të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Universitetit të dytë të Napolit.

“Këtë vit janë arritur rezultate mbresëlënëse të shkatërrimit të sipërfaqes së identifikuar nga misioni italian i fluturimeve.  Për t'u theksuar është fakti se në dy fluturimet e fundit të Guardia di Finanza nuk janë gjetur më parcela të mbjella me kanabis, duke dhënë një dëshmi të pakundërshtueshme në lidhje me ndërhyrjet e Policisë së Shtetit në terren”, njofton policia.

Qato ka bërë prezent për të pranishmit rezultatet e deritanishme në këtë fushë, ku sipas tij këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, me kërkesë të Ministrit Tahiri, monitorimi nga ajri është bërë në të gjithë vendin, duke shtuar edhe orët e fluturimit.

“Gjithë rezultatet tregojnë për një angazhim total të Policisë së Shtetit, për një kontroll shumë herë më të mirë, për një rritje rreth 5 herë më shumë të operacioneve në terren, për ndihmesën e madhe të dhënë nga ICITAP për GPS për të gjetur koordinatat e dhëna nga monitorimi ajror, për shtim të orëve të fluturimit të avionit të Guardia Di Finanza duke monitoruar jo më zona me risk, por të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, theksohet në komunikatën zyrtare.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gramsh, 29-vjeçari vritet me thikë pas konfliktit në lokal, arrestohet autori

Posted: 21 Sep 2016 12:59 AM PDT

vrasjeNjë 29-vjeçar është vrarë me thikë ditën e sotme në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llallë, ku dy të rinj janë konfliktuar fillimisht brenda një lokali dhe më pas sherri ka vijuar në rrugë.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se shtetasi Arlind Llalla ka qëlluar me thikë shtetasin Ardian Mesiti, 29 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ka arrestuar autorin e krimit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

21 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more