Skip to main content

“Ambientalisti Sazan Guri thotë se është marrëzi të ndalosh importin e mbetjeve” plus 9 more - Gazeta Dita

“Ambientalisti Sazan Guri thotë se është marrëzi të ndalosh importin e mbetjeve” plus 9 more - Gazeta Dita


Ambientalisti Sazan Guri thotë se është marrëzi të ndalosh importin e mbetjeve

Posted: 22 Sep 2016 02:00 AM PDT

Diskutimit mbi importimin e mbetjeve në Shqipëri, pritet t'i jepet përgjigje gjatë seancës së sotme në Kuvend. Por ndërkohë ky projektligj ka ndare nga njëra anë mbëteshtetësit e ardhjes së mbetjeve, nga ana tjetër kundërshtuesit, të cilët kanë paralajmëruar edhe një protestë ditën e nesërme. Ambjentalisti, Sazan Guri, ne një një intervistë për dritare.net, i ka quajtur të dyja palët ekstremiste. Sipas tij është e turpshme që deputët propozojnë ligjin pa diskutuar në fillim me ekspertët dhe njëkohësisht pa u bërë një studim nga këta të fundit. Gjithashtu, sipas Gurit, njerëzit që dalin në protesta nisen nga emocionet, kur ardhja e lëndës së parë që është e padëmshme, është e pashmangshme pasi është ligj botëror.

Duhet të importohen mbetjet në Shqipëri?

Është e vështirë të thuhet, nëse duhet të vijnë apo nuk duhet të vijnë mbetjet në vendin tonë. Këtë gjë e përcaktojnë studiesit dhe ekspertët e mjedisit, por pjesa e ekspertizës nuk është marrë aspak parasysh. Qeveria duhet të thërrasë një grup studiuesish për të vlerësuar situatën, rreziqet, sa i aftë është vendi ynë të përballojë importin e tyre. Unë si Sazan, por edhe deputetët apo qytetarët nuk duhet të flasim para se të bëhet një vlerësim nga grupi i ekspertëve.

Ka rrezik nga importimi i tyre drejt vendit tonë, apo nëse ato mbetje që do të hyjnë do të shkojnë në landfille, duke shtuar ndotjen?   

Ne nuk po flasim për plehrat, ne madje diskutojmë hyrjen vetëm të lëndës së parë. Pra, grupi i mbetjeve të ndahet në ato materiale që shërbejnë si lëndë e parë. Mendoj së duhet ta provojmë me importin e kësaj të fundit, që ka 100% vlerë dhe zero % ndotje dhe emetime në ajër. Në këtë mënyrë ne nuk ndotim dhe ambjentin tonë, pasi nëse do prodhojmë letër nuk kemi pse presim drunjtë tanë por importojmë ashkla nga një vend i caktuar. Dhe është ky i fundit që e kryen ndotjen e mjedisit të vet.

I kam parë vet disa kompani riciklimi të cilat marrin mbetje dhe i ripërpunojnë duke nxjerrë zero ndotje në oxhak , por edhe zero ndotje në gjendje të ngurtë. Sepse nuk ka leverdi që të marrë letra kartoni apo plastikë dhe ta lërë në mjedis pasi e riciklon.  Ai përsëri e fut në cikël.

E kemi eksperiencën  duhur si vend për importuar mbetjet dhe sa besim duhet të kemi te kontrolli në dogana?

Unë nuk e di nëse e kemi eksperiëncën e duhur, nuk kam besim të plotë por mendoj se duhet ta provojmë me një ose dy lëndë të para. Mund të nise si një projekt pilot, nga i cili teston kualifikimin, teknologjinë, kalimin në dogana. Por edhe kjo duhet të jetë e shoqëruar paraprakisht me një studim.

Nuk ka kontroll të territorit, fakti që shpesh shpëton te kalojë pa kontroll drogë në dogana, më bën të mendoj pse duhet të kem unë besim, edhe pse të gjitha ligjet e Komisonit Europian, Bankës Botërore etj. e nxisin shkëmbimin mes shteteve për importim e eksportim të mbetjeve të gjelbërta. Por mendoj se me anë të studimit ne do përcaktojmë sasinë që do të hyjë dhe do jetë më e lehtë për t'u kontrolluar.

Çfarë duhet të bëjë shteti në mënyrë që fabrikat e riciklimit të kenë për lëndë të parë mbetjet e vendit tonë?

Duhet të ndahet mbetjet minimalisht në dy kosha, një për mbetjet e thata dhe koshi tjetër për ato të lëngëshme. Kur shkojnë në landfille, kompanitë e riciklimit shkojnë edhe marrin ato mbetje të cilat kanë nevojë. Por kështu siç është situata në vendin tonë, normal që ato fabrika nuk marrin përqindjen më të madhe të mbetjve nga Shqipëria. Rickluesi që është ekologjisti i parë, nuk ka materiale të riciklueshme nga vendi i vet. Mosdiferencimi i ndot ato mbetje dhe i bën të pariciklueshme. Duhet të kuptohet që mbetjet janë mall, energji pra jep mundësi fitimi financiar përpos që mbron mjedisin.

Çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament?

As nuk diskutohet që do miratohet ligji, unë kam kërkuar nga disa deputetë që të jepet kohë për të bërë studimin dhe vlerësimin e detajuar nga një grup i caktuar studiuesish që të përcaktojnë sasinë e nevojshme, llojin e lëndëve të para që të importojnë, kompanitë që i plotësojnë standartet për riciklim. Pasi nëse nuk bëhet kjo, kushdo mund ti importojë ato 28 mbetje nga lista e gjelbërt dhe të pasurvejuara.

Do të dilni në protestë para Kuvendit?

Nuk bëhem dot pjesë e qytetarëve që nuk e dinë se çfarë kërkojnë, ata thonë ndaloni plehrat në Shqipëri. Është marrëzi të mendohet se do të importohen plehra, pasi ky vend ka një ligj shumë të fortë që e ndalon. Por kur flasim për importin e mbetjeve, ato një ditë do të vijnë pasi është ligj botëror. Ne duhet të përgatisim një plan strategjik dhe të detajuar për kapacitetin që vendi ynë ka nevojë. Unë çuditem me nxitimin si nga ana e deputetëve , por edhe nga qytetarët. Asnjëri nuk duhet të guxojë të japë vendime kaq të prera e të shpejta, pasi ato kërkojnë studim./ dritare.net

Ku ndodhet Rungaja?

Posted: 22 Sep 2016 01:58 AM PDT

I nderuar lexues!

Rungaja është mal në jugperëndim të rrethit të Korçës me lartësi 1945 m. Kufizohet me pellgun e Kolonjës në juglindje dhe luginën e rrjedhjes së sipërme të Osumit në jugperëndim. Ka pamjen e një kubeje me forma të shumta karstike dhe akullnajore (cirqe, lugje e morena). Në pjesën veriperëndimore të Rungajës buron një nga degët e lumit Osum. Në periferi të tij ka pyje ahu, halorësh e dushku, ndërsa në pjesën e sipërme ka kullota alpine.

Grabitja e bankës në ish-Bllok, Apeli lë në burg Roland Litin

Posted: 22 Sep 2016 01:57 AM PDT

Gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Roland Liti, i akuzuar si një nga tre autorët e grabitjes së bankës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ndaj Litit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg pa afat", masë të cilën nuk e ka ndryshuar as shkalla e dytë e gjyqësorit.

Liti bashkë me shtetasit Robert Kulla dhe Alan Babameta akuzohen për grabitjen e bankës së ndodhur më8 gusht të këtij viti me anë të hapjes së një tuneli në bodrumin e pallatit, nëpërmjet të cilit grabitën kasafortën me para.

Tre të arrestuarit kishin marrë me qira një lokal, të cilin nuk e kishin vënë në punë asnjëherë dhe nga i cili arritën të hapnin një vrimë në mur, duke depërtuar në ambientet e bankës.

Unë flas për juve që s’flisni dot

Posted: 22 Sep 2016 01:55 AM PDT

(Si një baladë)

Në greminë të kësaj jete,
unë shoh dritën dhe tek honi,
ndaj dhe nuk shkrova për vete,
po për juve që s’shikoni.

S’e kam jetën mjaltë blete,
dhe tani në fund kam mbërritur,
po prapë nuk shkrova për vete,
po për ju-o të uritur.

Nëpër akull-nëpër vapë,
jeta s’më ka përkëdhelur,
por për veten s’shkrova prapë,
po për ju që jini shkelur.

S’gjeta flori në minierë,
dhe nuk jam unë një i zgjedhur,
ndaj dhe shkrova kurdoherë,
dhe për ju që jeni vjedhur.

Gjer mes yjesh-shikoj mirë,
edhe ditën-më besoni,
ndaj prapë shkrova me dëshirë,
dhe për juve që s’shikoni.

Shpesh kam folur nëpër netë,
edhe me të madhin Zot,
ndaj shkrova në këtë jetë,
për juve që s’flisni dot.

Krimbi s’mund të fluturojë,
s’do shumë mend për ta kuptuar,
ndaj s’kërkoj që të më dojë,
kush mes llumit ka jetuar.

As prej djallit të mallkuar,
nuk jam trembur ndonjëherë,
po injorancë e harbuar,
më fut dridhmat dhe në verë.

Mbi dy brigje unë hedh urat,
po prapë shahem e mallkohem,
se të gjitha diktaturat,
mbi idiotët lartësohen.

Pushteti kafshon si gjarpër,
se është kohë e arrogantëve,
dhe në qofsh Sokrat i Varfër,
ke mllefin e injorantëve!

Dhe gomari e kupton,
përse mbetëm kështu trokë,
se çdo popull meriton,
qeverinë që ka mbi kokë.

Shkrepën yje kuq e blu,
ne te bisht i urës mbetëm,
po unë prapë do jem kështu,
dhe në mbetsha Një i Vetëm!

Spanjë, ndalojnë Barcelona dhe Reali

Posted: 22 Sep 2016 01:50 AM PDT

Barcelona dhe Atletico Madrid barazuan 1-1 në supersfidën e mesjavës në La Liga, të luajtur në Camp Nou. Katalanët nuk përfituan nga gjysmëhapi fals i Realit të Madridit, që u frenua në shtëpi nga Villarreali.

Ivan Rakitic kaloi Barcelonën në avantazh, pak çaste përpara pushimit të ndeshjes, por rrjeta e kroatit nuk mjaftoi. Dëmtimi dhe zëvendësimi i Lionel Messit në minutën e 59-të ishte një goditje e madhe për katalanët dhe i dha zemër Atleticos. Simeone aktivizoi Angel Correa-n, që vetëm pas një minute në fushë, barazoi shifrat në prekjen e parë të topit.

Barcelona provoi me të gjitha mënyrat, por pa arritur te depërtonte në murin e "colchoneros" dhe rrëshqet në vendin e tretë në renditje me 10 pikë, ku është parakaluar nga Sevilla.

Ndalet në 16 fitore radhazi seria e Realit të Madridit. "Los Blancos" u frenuan në barazim 1-1 në Santiago Bernabeu nga Villarreal-i. Skuadra e drejtuar nga Zidane humbi pikët e para në këtë sezon, përballë "nëndetëses së verdhë", që nuk e njeh humbjen në pesë ndeshjet e para.

Villarreali zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë të sfidës pas 11-metërshit të ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer nga Bruno Soriano. Reali riktheu barazpeshën prej startit të fraksionit të dytë të lojës.

Sergio Ramos shleu gabimin në penalltinë e shkaktuar, ndërsa Reali nuk arriti të shënonte edhe golin e fitores, pavarësisht se për herë të parë në këtë edicion, në fushë ishte treshja Bale-Benzema-Cristiano Ronaldo. Pavarësisht barazimit të parë sezonal, madrilenët mbeten në krye të La Liga-s, me 13 pikë.

Historike/ Partitë shqiptare në Mal të Zi bashkë në zgjedhje

Posted: 22 Sep 2016 01:48 AM PDT

Tri partitë kryesore shqiptare në Mal të Zi do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit, me qëllim, siç është thënë, unifikimin e shqiptarëve në këtë shtet.

Nik Gjeloshaj, deputet i Alternativës shqiptare në përbërjen e deritanishme të Parlamentit, thotë se koalicioni shqiptar do të bashkëpunojë me cilëndo shumicë që do t'i respektojë kërkesat e tij.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Gjeloshaj thotë se nuk beson se opozita pro-ruse malazeze ka shanse të fitojë pushtetin, ndërsa flet edhe për çështjen e demarkacionit të kufirit Mali i Zi – Kosovë.

 Zoti Gjeloshaj, sa të denjë e kanë shqiptarët e Malit të Zi përfaqësimin në institucione?

Nik Gjeloshaj: Shqiptarët në Mal të Zi kanë qenë shumë më pak të përfaqësuar në përbërjen e fundit të Parlamentit, pasi, pa vullnetin tonë, na janë hequr të drejtat që i kemi pasur. Nga katër deputetë, sa i kemi pasur më herët, kemi rënë në vetëm dy deputetë.

 Cilat të drejta ju janë hequr?

Nik Gjeloshaj: Me ligjin e vjetër zgjedhor ishte një njësi e vetme zgjedhore, ku zgjidheshin deputetët shqiptarë. Me ndryshimin e ligjit, kjo njësi e veçantë u hoq dhe sot garojmë njësoj sikur listat malazeze. Të gjitha votat e shqiptarëve mblidhen dhe ndahen në mandate. Herën e fundit kemi pasur rreth 12 mijë vota dhe kemi fituar vetëm dy deputetë. (v.j. Me Kushtetutën e Malit të Zi, një deputet zgjidhet me 6,000 vota).

Javën e kaluar, Alternativa Shqiptare – parti së cilës i takoni edhe ju – ka nënshkruar marrëveshje me dy parti të tjera, Forcën dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve, për dalje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit. Ju keni thënë se qëllim i këtij koalicioni është unifikimi i shqiptarëve në Mal të Zi. Si e mendoni unifikimin?

Nik Gjeloshaj: Unifikim politik. Forca dhe Alternativa Shqiptare kanë qenë të vetmet subjekte të përfaqësuara me deputetë në mandatin e kaluar të Parlamentit. Unioni Demokratik i Shqiptarëve është po ashtu një parti që ekziston për më shumë se dhjetë vjet në Mal të Zi. Bëhet fjalë pra për tri subjekte kryesore, kyçe…

Nga to, në Tuz del kryetari i parlamentit lokal, në Ulqin kryetari i komunës, pastaj dy deputetë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Pra, kemi dashur t'i bashkojmë të gjithë shqiptarët përmes këtyre tri subjekteve që kanë mbështetjen më të madhe të popullit. Nuk e kemi menduar se kush do të jetë deputet, por me rëndësi është të dalim bashkë.

Zoti Gjeloshaj, me kë do të pranonit të hyni në bashkëqeverisje?

Nik Gjeloshaj: I kemi kërkesat tona politike, të cilat janë shumë reale dhe në përputhje me të gjitha standardet demokratike, edhe ato të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s. Ne jemi të orientuar të bashkëpunojmë me secilën shumicë parlamentare që do t'i plotësojë këto kërkesa.

Cilat janë kërkesat, kushtet e juaja?

Nik Gjeloshaj: Shumica e këtyre kërkesave janë që 27 vjet (v.j. koha kur është futur sistemi shumëpartiak). Ato përfshijnë krijimin e Komunës së Malësisë me kompetenca të plota, shtimin e kompetencave në komunat e tjera (ku jetojnë shqiptarë) sepse ato janë shumë të limituara. Pra, mendoj se procesi i decentralizimit do të thotë demokratizim i shoqërisë. Kemi edhe disa çështje ekonomike, duke u nisur nga Ulqini dhe ligji për të mirat detare atje. Për ne është me rëndësi edhe ruajtja e dy lokacioneve në Ulqin: Valdanosi dhe Kryporja, si dhe ndërtimi i rrugës që lidh Tuzin me Plavën e Gusinë, e cila do të kalonte nëpër Shqipëri. Kjo është shumë me rëndësi për ne shqiptarët.

Opozita pro-ruse në Mal të Zi është zotuar se do të tërheqë njohjen e Kosovës nëse vjen në pushtet. Cili mund të jetë roli i koalicionit shqiptar në këtë çështje?

Nik Gjeloshaj: Opozita pro-ruse, sido që të quhet, duhet të gjejë partnerë për të krijuar qeveri. Ne jemi të bindur se ajo opozitë që lëshon mesazhe të tilla populiste për të tërhequr trupin votues, nuk ka përkrahje tek opinioni që të fitojë shumicën dhe të formojë qeverinë.

Sidoqoftë, ne si shqiptarë nuk do të mund të jemi kurrë bashkë me një opsion të tillë. Por, u lëmë derën hapur atyre që u përshtaten kërkesave tona. Deklarata (e opozitës) për Kosovën për ne është e papranueshme. Secili që mendon të bashkëpunojë me partitë shqiptare, duhet të heqë dorë nga ky populizëm, sepse Kosova e pavarur është realitet, është proces i pakthyeshëm.

Deri tani, pavarësisht zgjedhjeve, është dëgjuar kryesisht zëri i Podgoricës zyrtare për çështjen e demarkacionit të kufirit me Kosovën. Ju si e shihni marrëveshjen aktuale të demarkacionit, e cila po kundërshtohet nga opozita në Kosovë?

Nik Gjeloshaj: Këtu në Mal të Zi nuk ka pasur shumë polemika për këtë çështje. Më shumë është diskutuar për atë se a do ta pranojë ose jo Kosova marrëveshjen. Unë mendoj se dy shtetet fqinje, Kosova dhe Mali i Zi, duhet ta zgjidhin çështjen me gjyq ndërkombëtar, i cili do ta definonte saktë dhe nuk do të linte dilema./Rel/

Krasniqi: Tirana feston kur barazon me ne

Posted: 22 Sep 2016 01:47 AM PDT

"Ne përherë derbin e përgatisim me qetësi dhe e konsiderojmë si një ndeshje të radhës, kuptohet, e luajmë për tifozët dhe do ta fitojmë për ta".

Ethet e derbit Partizani-Tirana nuk ndihen në kampin e kuq, të paktën këtë la të kuptohet mbrojtësi i "Demave të Kuq", Gëzim Krasniqi, i cili shprehu bindjen se bardheblutë nuk do t'i thyejnë dhe ironizoi madje me barazimin 2-2 të sezonit të shkuar.

"Sezonin e shkuar Tirana nuk na rrëmbeu titullin, ne humbëm edhe me Bylisin. Tirana kur barazon me ne bën festë, ne kur barazojmë nuk dalim gjithë javën nga shtëpia. "

Për 26-vjeçarin që zgjedh të flasë pa diplomaci, Partizanit nuk i lejohen hapat falsë dhe ndaj Tiranës dhe ai shpreh bindjen se skuadra e drejtuar nga Sormani i ka të gjitha kartat në rregull për të vazhduar traditën në derbi ku nuk humbet prej 9 ndeshjesh.

"Ua kemi marrë dorën, përherë i kemi mundur, të paktën këto dy vitet e fundit flasin shumë qartë. Të gjitha ekipet kanë ndryshuar por ne besojmë te forca jonë".

A ka ndryshuar sulmi i Partizanit dhe si i shikon Krasniqi kritikat e javëve të fundit në drejtim të këtij reparti?

"Është vetëm fillimi i kampionatiti. Sulmuesit tanë do ta marrin veten, do të ringrihen. Ekuban do të shënojë në vazhdimësi. Kemi edhe Azubel që do të riaftësohet dhe do të jetë gati".

Për mbrojtësin nuk ka asnjë ndryshim fakti që ndeshja luhet në Elbasan, ndërsa më pas ai përqëndrohet te konkurrenca në mbrojtje pas afrimit të Malotës.

"Ardhja e Malotës është pozitive por unë nuk i frikësohem as Sergio Ramos, prandaj do të luajë kush ta meritojë".

Vllaznia-Skënderbeu do të luhet në Korçë

Posted: 22 Sep 2016 01:46 AM PDT

Ndeshja Vllaznia-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore nuk do të zhvillohet në "Loro Boriçi", sikurse ishte në prorgram, por në stadiumin Skënderbeu të Korçës.

Një vendim i tillë ka qenë i kushtëzuar nga fakti se në impiantin e rikonstruktuar të Shkodrës në fillim të Tetorit, më saktë më 6 dhe 9 tetor, në këtë stadium do të luhen dy ndeshje kualifikuese për Botërorin "Rusi 2018", Kosovë-Kroaci dhe Shqipëri-Spanjë.

Për të ruajtur standardet e terrenit të "Loro Boricit", Federata Shqiptare e Futbollit, u ka dërguar shkresë të dy klubeve, Vllaznisë dhe Skënderbeut që përballja mes tyre nuk mund të luhej në këtë stadium, ndaj është rënë dakord që ndeshja të zhvillohet në Korçë, ndërsa ajo e fazës së dytë në "Loro Boriçi".

Kjo ka qenë zgjidhja më optimale duke iu referuar edhe praktikës së ndjekur me Luftëtarin, që ende nuk i ka përfunduar punimet në stadiumin e Gjirokastrës dhe një pjesë të ndeshjeve brenda të fazës së parë po i luan në fushën kundërshtare.

Ngre siparin Euro 2020, luhet në 13 qytete europiane

Posted: 22 Sep 2016 01:45 AM PDT

UEFA ngre siparin e Euro 2020. Konfederata europiane e futbollit prezanoi logon zyrtare dhe programin e evenimentit unik, që do të luhet në 13 qytete të kontinentit, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në Ëembley të Londrës.

Ceremonia e prezantimit u mbajt pikërisht në kryeqytetin anglez. Qytetet e tjera ku do të luhen ndeshjet janë Amsterdami në Holandë, Roma në Itali, Baku në Azerbajxhan, Bilbao në Spanjë, Brukseli në Belgjikë, Budapesti në Hungari, Bukureshti në Rumani, Kopenhageni në Danimarkë, Dublini në Irlandë, Gllasgou në Mbretërinë e Bashkuar, Mynih në Gjermani dhe Shën Peterburg në Rusi.

Ideja inovative lidhet me rastin e 60-vjetorit të Kampionatit Europian. Organizimi në disa prej qyteteve më të rëndësishme të Europës ka si synim që të gjithë tifozët dhe shtetet në mbarë kontinentin të festojnë dhe të jenë në qendër të vëmendjes.

Gjatë prezantimit të Euro 2020, UEFA shpjegoi se boshti i logos është ura, një lidhje e thjeshtë dhe universale, që do të karakterizojë edhe secilin prej 13 qyteteve pritës së evenimentit. Në Londër bashkimi do të simbolizohet nga Tower Bridge, simboli ikonë i kryeqytetit anglez, ndërsa 12 urat e qyteteve të tjera do të zbulohen me kalimin e javëve me organizimin e eventeve të posaçme.

I pranishëm në ceremoni ishte presidenti i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që e përshkroi Anglinë si "djepin mitik të futbollit" dhe u shpreh i lumtur që Kampionati Europian i vitit 2020 do të luhet në kaq shumë qytete dhe shtete.

Magani përballë së kaluarës

Posted: 22 Sep 2016 01:43 AM PDT

Gugash Magani përballë së kaluarës, e madje dhe familjes. Flamurtari-Teuta, sfida e javës së katërt të Kategorisë Superore është padyshim e veçantë për teknikun peqinas.

51 vjeçarit i duhet të rikthejë Flamurtarin te fitorja përballë skuadrës me të cilën tejkaloi pritshmëritë sezonin e kaluar pas një viti tejet të suksesshëm dhe pjesë e këtij misioni është dhe ai për të penguar të birin e tij, Arturin të gjejë rrjetën e Argent Halilajt.

Kjo javë në Vlorë ka nisur me "shkundjen" që Magani i ka bërë ekipit pas disfatës me Vllazninë. Reflektimi duhet të fillojë pikërisht nga Teuta, skuadra me të cilën Magani shfaqi vlerat e tij si trajner duke rritur ndjeshëm kuotat pas një sezoni të mbyllur me zhgënjim te Tirana.

Me Teutën arriti Europën, një rezultat i papritur edhe për ata më optimistët, duke i dhënë Teutës fytyrën e tij, atë të një skuadre punëtore që lufton në çdo centimetër të fushës dhe që nuk mbështetet te yjet por te forca e grupit.

Një sukses që i shërbeu padyshim edhe në aspektin personal, këtë verë zgjodhi Flamurtarin dhe një projekt ambicioz, ndoshta edhe për të arritur atë që nuk kishte mundur të bënte në aventurën e tij të parë me vlonjatët, me një titull kampion të ikur prej duarsh vetëm në fundin e një kampionati të rivalizuar në maksimum me Skënderbeun.

Në rrugën e vështirë drejt suksesit tani i duhet të mposhtë pikërisht Teutën dhe të paktën për një herë të bëjë tifo për veten dhe jo për djalin e tij, Artur Maganin sulmuesin e skuadrës durrsake.

Edhe për 22 vjeçarin ky fillim sezoni nuk ka qenë i lehtë, eshtë ende në kërkim të golit të parë sezonal pasi në 3 ndeshjet e para është aktivizuar vetëm një herë si titullar ndërsa në takimet e tjera është futur nga stoli.

Këtë herë në misionin për të prishur agjerimin, do të ketë kundër dhe tifozin numër një të tij, që i duhet të këshillojë mbrojtësat e tij se si markohet më mirë Arturi.

Ata që e njohin Gugashin profesionalizmin dhe vendosmërinë e tij, e dinë se dhe në të tilla raste di të jetë i pamëshirshëm.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more