Skip to main content

“Aleksander Ceferin zgjidhet presidenti i ri i UEFA” plus 9 more - Gazeta Dita

“Aleksander Ceferin zgjidhet presidenti i ri i UEFA” plus 9 more - Gazeta Dita


Aleksander Ceferin zgjidhet presidenti i ri i UEFA

Posted: 14 Sep 2016 02:24 AM PDT

Aleksander Ceferin zgjidhet presidenti i ri i UEFA. Ai u zgjodh me 42 vota duke zëvendësuar kështu Michel Platini.

Teoria e re e komplotistëve: Hillary ka vdekur!

Posted: 14 Sep 2016 02:21 AM PDT

Me pneumoni, pa pneumoni? Është kjo pyetja që po mban frymën në gjithë SHBA-në, pas lajmit se kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale është prekur nga një e ftohur e rëndë, e cila i shkaktoi edhe gjendjen e të fikëtit në përkujtimoren e 15-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Është e njëjta Hillary Clinton, ajo që po përjeton të njëjtin makth, si në vitin 2012, kur një problem intestinal (i zorrëve) e detyroi atë të anulonte një fluturim në Marok. Por këtë herë shqetësimet janë më të mëdha dhe teoritë e konspiracionit për të po çmenden.

"Hillary ka vdekur kohë më parë. Ajo që shikojmë në Tv është vetëm një sozi", është komenti i rëndom që sheh më shpesh sot në rrjetet sociale, ku një përdorues i "Twitter"-it nga San Francisko, rendit edhe një seri provash për teorinë e shëndetit të saj.

PD: Rama ktheu Dibrën në treg të zi

Posted: 14 Sep 2016 02:18 AM PDT

Partia Demokratike vazhdon të akuzojë kryeministrin Rama se bleu votat në Dibër. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja Jorida Tabaku duke iu referuar pamjeve filmike të publikuara në media për blerjen e votës tha se Dibra u kthye në një treg të zi.

Tabaku tha se PD do të shohë edhe nga vetja në lidhje me këtë humbje, ndërsa bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të reagojnë për të rrëzuar qeverinë Rama.

Juncker paralajmëron Britaninë: S’ka qasje në tregun e përbashkët pa lëvizjen e lirë

Posted: 14 Sep 2016 02:17 AM PDT

Në atë që konsiderohet si fjalimi i parë i tij mbi gjendjen aktuale në Bashkimin Europian pas votës së papritur të Britanisë së Madhe për daljen nga blloku, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar vendin ishullor se, aksesi ndaj tregut të përbashkët europian do të varet tërësisht nga lëvizja e lirë e njerëzve.

Sipas tij, këto dy fusha do të jenë të ndërlidhura dhe "nuk do të ketë qasje të ndara" për secilën prej tyre. Juncker pati si qëllim kryesor t'i mblidhte të 27 vendet anëtarë të BE-së për t'u fokusuar kryesisht në sfidat më të rëndësishme, siç janë ato të emigracionit dhe sigurisë.

Ai këmbënguli më tej se Bashkimi Europian nuk rrezikon aspak nga "Brexit", por pranoi se largimi i Mbretërisë së Bashkuar ka nxitur një "populizëm galopant" dhe se Europa duhet të jetë e mbrojtur prej këtyre forcave kundër vlerave dhe parimeve themelore të njerëzimit.

Duke kritikuar ashpër sulmet e fundit ndaj emigrantëve në Britani, Juncker tha se "nuk do të pranojë kurrë, që punëtorët polakë të hidhen në rrugë dhe të keqtrajtohen rrugëve të Essexit".

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen në kryeqytetin sllovak, Bratislavë, gjatë së premtes, aty ku do të mungojë kryeministrja britanike Theresa May. Ndërkohë, të martën në mbrëmje, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk bëri ndërhyrjen e tij në debatin mbi të ardhmen e BE-së.

Përmes një letre, e cila u drejtohet si zakonisht udhëheqësve përpara një samiti, Tusk sugjeroi se BE-ja duhet të jetë e ndërgjegjshme mbi ambiciet e saj pas votës së britanikëve në favor të "Brexit"-it.

"Çelësi i suksesit për një balancë të shëndetshme mes prioriteteve të shteteve anëtare dhe atyre të Bashkimit Europian gjendet pikërisht në kryeqytetet e secilit vend", tha Tusk. "Institucionet e të gjitha vendeve duhet të mbështesin prioritetet e rakorduara mes anëtarëve të BE-së, e jo të vendosin të tyret mbi to".

Deklarimi i tij ra në kontradiktë me këmbënguljen e Junckerit gjatë së mërkurës, kur tha se "shpesh, interesat kombëtare sillen në plan të parë" në Europë. Më vonë, ai nxiti për një rifokusim tek unioni, "si një forcë udhëheqëse që mund të sjellë vetëm bashkim, si për shembull edhe atë të Qipros".

"Mbi të gjitha, Europa nënkupton paqe. Nuk është aspak koinçidencë, që periudha më e gjatë e paqes nisi me krijimin e komunitetit europian", tha ai.

Pranga 57-vjeçares për shfrytëzim prositucioni

Posted: 14 Sep 2016 02:09 AM PDT

Policia e Vlorës ka prangosur një 57-vjeçare, ndaj të cilës gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për shfrytëzim prostitucioni.

Ylmie Ibrahimi u ndalua në zonën e Ujit të Ftohtë nga uniformat blu.

57-vjeçarja akuzohet se së bashku me bashkëshortin e saj, Eqerem Ibrahimi shfrytëzonin për prostitucion 44-vjeçaren me inicialet A.H. në ambientet e një lokali ku ishin pronarë .

Sipas policisë, çifti i bashkëshortëve siguronin klientët përkundrejt shumës prej 3 mijë lekëve të rinj.

Cameron nën akuzë: Rrëzimi i Gadafit solli fuqizimin e ISIS

Posted: 14 Sep 2016 02:05 AM PDT

Ndërhyrja e keq-konceptuar ushtarak në Libi për rrëzimin e diktatorit Muammar Gadafi, ka ushqyer krizën e emigrantëve dhe ka nxitur rritjen e ISIS, thuhet në një raport të deputetëve britanikë kundër David Cameron.

Komiteti i Punëve të Jashtme "Commons", e konsideron një vendim shkatërruar të ish-kryeministrit që nxiti luftën atje, duke theksuar se intervenimi ishte i bazuar në "supozime të gabuara".

Komiteti ndërpartiak akuzon zotin Cameron se ka injoruar krerët ushtarakë dhe se ka pasur mungesë informacionesh të besueshme të shërbimit të fshehtë për të ndjekur  një politikë oportuniste "të ndryshimit të regjimit" në Libi.

Raporti thotë se veprimet ushtarake në Libi i hapën rrugë një baze të madhe të re të trajnimit të terroristëve të ISIS.

'Fise të ndryshme, milicitë e pavarura dhe ISIL morën avantazhin e marrjes nën kontroll të shumë pjesëve territoriale të Libisë në mungesë të një qeverisje qendrore", thuhet në raport.

"ISIL ka përdorur praninë e saj në Libi për të trajnuar terroristët."

Komiteti thotë se aventura libiane e Z. Cameron "nuk u informua saktë nga inteligjenca", me ministrat e nënvlerësuan kërcënimin se vendi mund të bëhet një bastion islamik.

Obama: “Model” i Trumpit është Putini “autoritar”

Posted: 14 Sep 2016 02:04 AM PDT

Presidenti amerikan, Barack Obama, i është përgjigjur me kundërsulm kandidatit republikan për president, Donald Trump, pasi ky ka vlerësuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është lider më i mirë se Obama.

Në një tubim të demokratëve mbrëmë në Filadelfi, zoti Obama ka theksuar se Trumpi "javën e kaluar, shkoi në televizionin shtetëror të Rusisë për të biseduar për ushtrinë amerikane dhe për të paraqitur favore për Vladimir Putinin".

"Mendoni për atë që po ndodhë në Partinë Republikane. Ata zakonisht e kundërshtojnë Rusinë dhe autoritarizmin dhe e patën mbështetur lirinë dhe luftën për demokraci", tha Obama, dhe ka shtuar se tash, i nominuari republikan "shkon atje dhe e lavdëron personin, duke thënë se ai është lider i fuqishëm, pasi i invadon vendet e vogla, i burgos rivalët e tij, e kontrollon shtypin dhe e drejton ekonominë e tij në recesion të gjatë".

Presidenti Obama tha se ai "duhet të punoj me Putinin dhe me Rusinë, por kjo është pjesë e politikës së jashtme", dhe ka shtuar se "unë nuk them se ai është modeli im"./REL/

Lëkundje tërmeti në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë

Posted: 14 Sep 2016 01:47 AM PDT

Një tërmet jo fort i rëndë goditi sërish Maqedoninë gjatë natës së shkuar, ndërsa tërmet është regjistruar edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Tërmeti është regjistruar midis kufirit të Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë, rreth 6 km larg Shkupit në orën lokale rreth 01:32 minuta.

Tërmeti i regjistruar është me magnitudë rreth 3 ballë i shkallës rihter. Ndërkohë, në Bosnjë tërmeti i regjistruar është i një shkalle prej 3.6 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 104 km larg Sarajevës, pranë Jalce.

Nuk ka të dhëna për dëme materiale. Maqedonia është goditur nga disa tërmet ditët e fundit.

maq

Si na sheh Europa!?

Posted: 14 Sep 2016 01:40 AM PDT

Shqipëria pret dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit në BE. Tirana zyrtare ngulmon se duhet të jemi pjesë e Europës së Bashkuar pa vonesë, -sepse përfitimi është i dyanshëm, -u pëlqen të thonë zyrtarëve.

Por a i plotëson vendi ynë kushtet e Brukselit? A kemi arritur pjekurinë politike që kërkohet. A kemi treguar vullnet për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës?

A ka ndryshuar vërtet Shqipëria dhe si na shohin sot Europianët? Këndvështrimin e tyre EurActiv, faqja më e ndjekur e internetit në BE në lidhje me politikat europiane, e vendos vendin tonë në optikën e një grupi turistësh të huaj e shqiptarë që jetojnë në BE dhe që e vizituan Shqipërinësi turistë këtë verë. Lapsi.al po e sjell të plotë shkrimin e EurActiv

Kur mendon të shkosh me pushime në Shqipëri, ajo që të vjen së pari ndër mend është imazhi i bukurisë së natyrës, mikpritja e njerëzve dhe ushqimi i shijshëm. Por kur mbërrin në Shqipëri, gjërat shfaqen nën një dritë tjetër. Për të mos thënë krejt ndryshe për ata që kthehen për pushime në vendlindje!

Avioni mbërrin në Rinas. Gjatë kontrollit të pashaportave, dy shqiptarë që sapo janë kthyer nga një konferencë në Vjenë më flasin për vjedhjen spektakolare të aeroportit. «9 ditë më parë, 3 burra me maska dhe të armatosur kanë grabitur rreth 3 milion euro nga ky aeroport në 14.45 të pasdites! Ndërkohë, nuk ka asnjë shans për të gjetur paratë, se ato kanë përfunduar në xhepat  e peshqve të mëdhenj.

Ata që janë arrestuar nga policia po mbahen në burg dhe sipas gjasave do të lirohen shpejt, ashtu siç ndodh zakonisht në Shqipëri!» më thotë Agroni, që është aktiv në shoqërinë civile. « Një grabitje e tillë nuk ka ndodhur në aeroportin kombëtar as në vitin 1997, kur Shqipëria ishte në prag të një lufte civile.

Dhe kur i shton kësaj edhe grabitjen prej 7 milionë dollarësh të Bankës Kombëtare në vitin 2014, mendon: Ky është shtet gallate! » thotë Arbeni, student në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. « Mos ua përkthe këtyre miqve tuaj të huaj, se do t'i zerë frika.

Këta kanë ardhur për natyrën tonë të mrekullueshme, nuk kanë punë me hallet tona! » përshpërit Arbeni. Ky moment shënon daljen nga aeroporti edhe hyrjen në botën e çudirave shqiptare. Gjatë gjithë qëndrimit tim në Shqipëri nga 9 korrik deri më 29 gusht, u grabitën tre banka të tjera, një në Vlorë, në jug të Shqipërisë dhe dy në Tiranë, njëra prej të cilave ndodhet në mes kryeqytetit, në pjesën moderne të njohur si «ish Bllok», ku mund të vizitohet rezidenca e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Shteti nuk siguron nevojat  bazike

Është ora 15:00. Jemi në qendër të Tiranës, bën vapë  dhe miqtë e mi duan të bëjnë një dush. Por në këtë orë nuk ka ujë, duke qenë se ardhja e ujit është ende e kufizuar me disa orë në ditë. « Nuk ka ujë ? Jemi në 2016 dhe një shtet kandidat për anëtarësim në BE nuk siguron ende një nevojë bazike për qytetarët ? Dhe ju doni të zhvilloni destinacione turizmi në këtë vend? » thonë shokët e mi.

Detyrohemi të hapim pompën e ujit. E njëjta zhurmë e keqe që dëgjoj që në 1996, që t'a bën gjumin të vështirë ! Më pas shkojmë të hamë në restorant, pasi ushqimi në Shqipëri të risjell buzëqeshjen.

Përveç historisë së lashtë të panjohur dhe natyrës befaquese, një nga vlerat e pakontestueshme të Shqipërisë është pikërisht ushqimi dhe raporti i cilësisë me çmimin. Pas drekës së shijshme, porosisim një kafe. «  Na falni, po na ikën dritat » thotë kamarieri. « Mirëseerdhët në Shqipëri! » shton ai duke venë buzën në gaz, duke na dëgjuar të flasim frëngjisht.

Mendoj që të shkojmë në fundjavë në Jug të Shqipërisë . Edhe atje ankesa. «Kufizimi i furnizimit me ujë dhe ndërprerjet e energjisë i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm turizmit te ne» shpjegon Ardian, një pronar hoteli në Rradhimë, në afërsi të qytetit të Vlorës në jug të Shqipërisë. «Dhe në qoftë se ju nuk e paguani faturat e energjisë, shteti të pret energjinë dhe mund të kesh edhe pasoja të tjera». shpjegon ai.

Për fat të mirë, miqve të mi u pëlqeu udhëtimi me anije në plazhet më të bukura të Jugut dhe u impresionuan nga Butrinti, Berati dhe Gjirokastra, tre site të Trashëgimisë Botërore të UNESCOs.

Disa ditë më pas, shkuam në Mat për të eksploruar pjesën veriore të Shqipërisë. Atje takova disa fermerë. «A i patë perimet dhe fruta tona? Ato janë të thata. Si mund t'a punojmë ne tokën tonë, kur nuk kemi ujë? Ne paguajmë çdo muaj që shteti të na sjellë ujë dhe nuk kemi ujë rregullisht », thotë

Muharrem, i cili ka krijuar një rezervuar për ditët e këqija, që është i zbrazur në momentin që flasim. Kur kthehemi në Tiranë, shohim, se të njëjtin shqetësim ndajnë edhe investitorë të huaj. « Zjarrëfikësi më kërkon të instaloj sistemin kundër zjarrit me një vlerë 11.000 euro, ndërkohë që ne nuk kemi ujë » thotë Giorgio, investitor italian.

Ilda, menaxhere e një kompanie greke nënvizon një tjetër paradoks: «Në qoftë se ju shkoni në Gjykatë me dokumentet tuaja në Shqipëri, ju keni shanse të vogla për të fituar gjyqin. Ndërkohë, në qoftë se ju nuk keni dokumente, është shumë e lehtë t'i jepni rryshfet një gjyqtari dhe të fitoni gjyqin »shpjegon ajo.

Të paktën, kur shkon në Theth (Veriu i Shqipërisë), mund t'i harrosh të gjitha problemet, sepse koha është ndalur në shekullin e XVI-të. Je thjesht në një botë tjetër. Thethi dhe Valbona janë patjetër dy vendet që duhet të shihen patjetër në Shqipëri.

Një ekonomi e bazuar gjithnjë e më shumë në të ardhurat e drogës

«Shqipëria është bërë një vend i kultivimit të Cannabis. Ju mund të gjeni parcela me kanabis në jug dhe veri të vendit. Të gjithë këtu e dinë se zgjedhjet mund të fitohet lehtë nga ata që kontrollojnë paratë e drogës »shpjegon Dritan, një ish-nëpunës civil në Ministrinë e Brendshme, i cili i frikësohet një përplasjeje mes bandave të drogës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Dhe ai nuk është i vetmi. Dritan flet për një regres të paimagjinueshëm të vendit në katër vitet e fundit. Ai i referohet shembullit të një mësuese në Veri, e cila punonte  në një plantacion Cannabisi gjatë verës për të fituar para të mjaftueshme për të rritur fëmijët e saj. Gazetarët si unë nuk lejohen t'u afrohen plantacioneve.

Unë gjithmonë kam pyetur veten se ç'ndodh me të gjithë sasinë e kanabis që është konfiskuar gjatë këtyre viteve nga policia? Kur policia fton gazetarët për të asistuar në një operacion anti-Cannabis siç ka ndodhur në Vlorë, Shkodër, Memaliaj, Dukagjin, Pukë, kjo perceptohet nga pothuajse të gjithë kolegët më tepër si shfaqje sesa operacione të vërteta

. Një burim i rëndësishëm më tregon se në disa zona, policia informon kultivuesit e Cannabis përpara çdo operacioni, për t'i  siguruar ata se gjysma e sasisë së konfiskuar do të kthehet përsëri tek ta një ditë pas. Sipas informacionit të  shërbimeve italiane dhe gjermane botuar në një raport nga gazeta «Shekulli» më 17 gusht, ka 363 zona të kultivimit të Cannabis në Shqipëri. Simon, kolegu im i ABCNews.al ka intervistuar një punëtor në një prej plantacioneve në Dukagjin, në veri të Shqipërisë.

Me një zë të moduluar dhe fytyrë të paekspozuar, punëtori shpjegon se njerëzit punojnë në plantacione Cannabis me armë drejtuar në fytyrën e tyre. «Kur unë kam njoftuar policinë, më kanë kërcënuar me burg» thotë punëtori në intervistën e transmetuar në 23h gusht nga ABCnews.al.

Lexoj titujt në Iphone tim: 22 Gusht: Guardia di Finanzia ka kapur 1 ton kanabis që mbërrin nga Shqipëria! Tone kanabisi që sekuestrohen në Itali janë bërë tashmë pothuajse lajme ditore. Më 29 gusht, Shërbimi Informativ Shqiptar i ka paraqitur Prokurorit të Përgjithshëm një raport për kultivimin e Caannabis Sativa në Shqipëri, sipas të cilit disa parcela në veri dhe në jug të vendit janë të mbrojtura nga njerëz të armatosur dhe ka dyshime se në disa raste inspektorët dhe shefat e policisë bashkëpunojnë me kultivuesit e parcelave.

Ndryshim vetëm në sipërfaqe, korrupsioni dhe nepotizmi minojnë përparimin

Sa herë që unë marr një taksi më duhet 5 minuta për të shpjeguar se ku duhet të vijë shoferi, sepse rruga ime nuk mban emër. Kur arrin shoferi i taksisë,  fajëson mungesën e një sistemi të adresave administrative në Shqipëri. Ne kalojmë përpara ndërtesës së Kryeministrit dhe taksisti tregon me gisht nga Kryeministria. Për të, asgjë s'ka ndryshuar.

Ndryshimi në Shqipëri është vetëm në sipërfaqe. «Kryeministri ynë është shumë i zënë duke mbajtur fjalimeve të bukura, duke hapur ekspozita për pikturat e tij në Berlin dhe Hong-Kong, duke tentuar të impresionojë Angela Merkel me shakatë e tij dhe duke paguar 80 mijë dollarë për një foto me Obamën». thotë Elton, shoferi i taksisë.

Ai flet për tre shtylla të rëndësishme të një vendi «Situata e sigurisë është shpërthyese, sistemi shëndetësor është ku thërret qameti dhe sistemi i arsimit është përkeqësuar tepër» thotë ai. Një telefonatë nga një mik ndërpret bisedën tonë. Ai është përkthyes dhe shoqëron një grup investitorësh turq në një turne nëpër minierat shqiptare.

«Nga 30 milionë euro që është kostoja totale e investimit, këta tanët i kërkojnë 5 milionë euro bakshish». më tregon Bledi në telefon. Ndërkohë Shqipëria ka shumë nevojë për investimeve të huaja. Në shtypin shqiptar të viteve të fundit  mund të gjesh një numër të konsiderueshëm të akuzave tê ngritura për tender korruptivë dhe koncesione klienteliste prej qindra milionë eurosh.

Sipas raportit të Komisionit Europian të 2015 për Shqipërinë, korrupsioni është i përhapur gjerësisht në vend dhe më shumë përpjekje janë të nevojshme për krijuar një gjurmë provash të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet.

Më pas, Adi, një ekspert shqiptar për çështje të BE-së, më jep mendimin e tij për për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë 2001-2013, Komisioni Europian ka këmbëngulë për tre ligje të rëndësishme për t'u miratuar përpara se Shqipëria mund të merrte statusin e kandidatit: Ligji për nëpunësit civil, ligji për Gjykatën e Lartë dhe ligji për procedurat e Parlamentit. «Shikoni se çfarë kanë bërë me ligjin e Nëpunësit Civil.

Ata kanë zëvendësuar të gjithë nëpunësit civilë dhe ekspertë me militantët »thotë ai. «Sa i përket Parlamentit, ne kurrë nuk kemi përjetuar një situatë të tillë me një numër kaq të madh deputetësh me precedentë penalë» shpjegon Adi.

Sipas Gentit, një politikan shqiptar, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë luajtur një rol të rëndësishëm në miratimin e ligjit për dekriminalizimin në jetën politike në Shqipëri, që është një kusht kyç në parandalimin e kandidatëve me të dhëna penale për të kandiduar sërish për zgjedhjet lokale ose të përgjithshme.

Kur ngrihet çështja e reformës në drejtêsi, të gjithë kanë diçka për të thënë, pasi ajo konsiderohet nga BE-ja dhe qytetarët shqiptarë, si parakusht për luftë efektive kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe transformimin e vërtetë të vendit.

Një ish-ambasadori shqiptar në një vend të BE-së më thotë me zhgënjim, që ambasadorët e BE dhe SHBA në Tiranë ishin aq të zënë duke gjetur një fajtor për mosarritjen e konsensusit për reformën e gjyqësorit se ata nuk e kuptuan se nuk po përpiqeshin për kompromisin më të mirë për vendin .

«Në fund të ditës, kjo reformë e rëndësishme nuk do të ishte miratuar pa kontributin e Johanes Hahn, komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit dhe Victoria Nuland, Ndihmës Sekretares së Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike» më tregon ai.

Reforma e gjyqësorit, e cila në fakt është kushti kryesor për Shqipërinë për të hapur negociatat për anëtarësim në BE u miratua me konsensus në datën 22 korrik. Por ky konsensus është sfiduar sêrish me votën jo-konsensuale të Parlamentit në procesin e verifikimit të kontrollit të profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ka dyshime se kjo mund të çojë edhe në më shumë kontroll mbi sistemin gjyqësor nga ana e qeverisë. «Proçesi i Vetingut ashtu si po bëhet pritet t'i japë më shumë fuqi kryeministrit për të kontrolluar sistemin e drejtësisë, pra më shumë presion për miqtë dhe armiqtë a tij». shkruan Artur, një gazetar i njohur në 360grade.al.

Shumë shqiptarë mendojnë për të emigruar në vendet e BE-së

Pothuajse çdo 500 metra në Tiranë, ka një lavazh. Te lavazhi i lagjes shoh fytyra të reja dhe pyes, se ku janë djemtë që kam parë vitin e kaluar dhe ato të një viti më parë. «Asnjë prej tyre nuk mund të fitojnë bukën e gojës këtu.

Të gjithë kanë emigruar»përgjigjet Landi, një nga punëtorët. «Nuk ka punë në Shqipëri. Dhe as mos bëj gafë të kthehesh! »shton Beni, punëtor tjetër, i cili dëshiron të largohet nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur. «Qeveria na premtoi vende të reja pune, shërbime mjekësore falas, më pak taksa, shërbime më të mira, por në fund të ditës, nuk mbajti as dhe një premtim të vetëm», thotë Beni, i cili është përgatitur gjithashtu për të ikur në shtator.

Dhe kur unë u  shpjegoj atyre, se shqiptarët nuk kanë asnjë shans si azilkërkues në asnjë vend të BE-së, për shkak të marrëveshjeve të nënshkruara me BE-në dhe se Shqipëria konsiderohet si një vend origjine i sigurtë, përgjigjja e tyre është: «Ne do të përpiqemi. Kudo që të përfundojmë, do të jetë më mirë se në Shqipëri ».

Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 85.000 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së në vitin 2014 dhe 2015 sê bashku. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, statistikat e Eurostat flasin 16.000 aplikime shqiptare. Por këto janë vetëm statistika ligjore. Një burim zyrtar më thotë, se vetëm në Britaninë e Madhe ka rreth 100.000 emigrantë të paligjshëm shqiptarë./Euractiv

“Roli historik i Partisë Socialiste ka qenë të vriste të majtën”

Posted: 14 Sep 2016 01:30 AM PDT

Sipas filozofit Jacques Rancière, një numër i të ashtuquajturve intelektualë "republikanë" i kanë hapur derën Frontit Nacional prej disa kohësh. E majta sipas tij ndodhet në humnerë dhe nuk mund të jetë asfare një zgjidhje për sfidat e vështira me të cilat përballet shoqëria. Në një intervistë për L'Observateur 

Muaj më parë Franca mbushi rrugët në emër të lirisë së shprehjes dhe bashkëjetesës. Në zgjedhjet lokale të kohëve të fundit Fronti Nacional shënoi një rekord të ri. Cila është analiza juaj për këto ngjarje të kundërta që ia lanë vendin njëra-tjetrës shumë shpejt?

Nuk jam i sigurt që këtu ka ndonjë kontradiktë. Sigurisht të gjithë janë dakord për dënimin e sulmeve të janarit, dhe të gjithë ishin të kënaqur me reagimin popullor që pasoi. Por bashkimi që kishim qëllim të tregonin në mbrojtje të "lirisë së shprehjes" ushqeu një lloj konfuzioni.

Në fakt, liria e shprehjes është një parim që rregullon marrëdhëniet mes individëve dhe shtetit, frenimi i shtetit që të mos lejojë shprehjen e pikëpamjeve të papëlqyeshme për të.

Por sulmet e 7 janarit në zyrat e revistës Charlie Hebdo njollosën një parim tjetër: nuk mund të vrasësh dikë për shkak se nuk të pëlqen ajo që ata kanë për të thënë. Ky është parimi që vendos kushtet sesi individët mund të jetojnë së bashku dhe të mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin.

Por e kemi anashkaluar këtë çështje, në vend të saj kemi preferuar ta shfaqim gjithë ngjarjen në formën e pikëpamjeve polarizuese për lirinë e shprehjes. Me këtë veprim i kemi shtuar një kapitull tjetër fushatës që për shumë vite ka përdorur vlerat universale me qëllim të delegjitimojë pjesë të popullsisë, duke kundërvënë "francezët e mirë" – partizanët e republikës, laïcité [shekullarizimi shtetëror francez] dhe lirinë e shprehjes – përballë emigrantë që janë parë si komunarë, islamistë, intolerantë, seksistë dhe të prapambetur.

Shpesh ne e evokojmë universalizmin si parim të përbashkët për jetën tonë, por universalizmi vetë është përshtatur dhe manipuluar. I transformuar si cilësi dalluese e një grupi të veçantë, universalizmi shërben si një akuzë ndaj një komuniteti të caktuar – më dukshëm kundër fushatës frenetike kundër të keqes.

Dhe 11 janari [marshimi republikan] nuk mundi ta mposhtë devijimin e universalizmit. Manifestimet bashkuan njerëz pa dallim, të cilët mbajtën qëndrim për vlera të përbashkëta dhe ata që dolën për të shprehur ndjenjat e tyre ksenofobike.

Mos po thoni që ata që mbrojnë modelin republikan po kontribuojnë në përgatitjen e rrugës së Frontit Nacional?

Na thonë se Fronti Nacional është de-demonizuar. Çfarë do të thotë kjo? Që partia i ka mënjanuar anëtarët e saj që ishin tepër racistë? Po. Por mbi të gjitha na thotë që dallimi mes ideve të FN dhe ideve që konsiderohen të respektueshme dhe pjesë e trashëgimisë republikane janë zhdukur.

Përgjatë dy dekadave një numër i atyre që mendohen si intelektualë të së "majtës" kanë qenë burimi i argumenteve që i shërbejnë ksenofobisë dhe racizmit. Fronti Nacional s'ka nevojë më të thotë që emigrantët duan vendet tona të punës ose që janë banditë. Mjafton të proklamohet që ata nuk janë laikë, se nuk kanë vlera të njëjta me ne, që janë komunarë…

Vlerat e mëdha universaliste – laiciteti, rendi i përbashkët për të gjithë, barazi gjinore – janë kthyer në instrument dallimi mes "nesh" (që i zotërojmë këto vlera) dhe "atyre", që nuk i zotërojnë. FN nuk ka nevojë për makijazh, sepse argumentet ksenofobike ofrohen nga "republikanët" me pretendime të ndershme.

Nëse ju kuptova, po thoni që kuptimi i laicitetit ka degjeneruar. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, laiciteti ishte instrumenti politik që lejoi republikanët të çlironin shkollat nga kontrolli i Kishës Katolike (veçanërisht ligji Falloux, 1850). Nocioni i laicitetit i referohej një tërësie masash specifike që u morën me qëllim për të zgjidhur këtë nyje.

Nga 1980 e këtej kemi zgjedhur ta kthejmë në një parim universal: por laiciteti ishte krijuar si një mekanizëm për të rregulluar marrëdhëniet e shtetit me Kishën Katolike.

Manipulimi i madh ishte në faktin që laiciteti u transformua në një normë të cilës duhej t'i nënshtrohej çdo individ. Tani ishte detyrim i tyre për të qenë laikë, dhe jo shtetit. E si mund ta dallosh që dikush po shkel parimin e laicitetit? Nga ajo që ata mbajnë në kokë…

Kur isha fëmijë, në ditët e festave fetare ne shkonim në shkollë të takonim shokët tanë jo katolikë, duke mbajtur në krah shiritin e ditës së shenjtë dhe duke shpërndarë ëmbëlsira. Askush nuk mendonte që kjo ishte thyerje e laicitetit. Asokohe laiciteti ishte çështje financimi: financim publik për shkollat shtetërore, financim privat për shkollat private.

Ky laicitet, i përqendruar në marrëdhëniet mes shkollave shtetërore dhe private, është varrosur, vendin e tij e ka zënë një laicitet tjetër që kërkon të qeverisë sjelljen individuale dhe që përdoret për të stigmatizuar pjesë të caktuara të popullsisë bazuar në pamjen e tyre fizike. Disa mendojnë ta çojnë këtë delirium deri në krijimin e një ligji që ndalon perçen e përdorur në praninë e fëmijëve.

Nga buron kjo dëshirë për të stigmatizuar njerëzit?

Ka një tërësi shkaqesh, disa prej tyre të lidhur me çështjen e Palestinës dhe formën e intolerancës së përbashkët që ka ushqyer këtë vend.

Por është gjithashtu "zemërimi i madh i të majtës", i lindur nga shpresat e mëdha të viteve 60-70 dhe shkatërrimi i këtyre shpresave nga e ashtuquajtura partia "socialiste" kur erdhi në pushtet. Gjithë idealet republikane, socialiste, revolucionare dhe progresive u janë kthyer kundër.

Janë bërë e kundërta e asaj që mendohej të ishin – nuk janë armë në betejën për barazi, por armë për diskriminim, mosbesim dhe urrejtje e drejtuar kundër atyre që konsiderohen "të egër" ose "prapanikë". Të pafuqishëm të luftojnë rritjen e pabarazisë, ne legjitimojmë pabarazinë duke delegjitimuar njerëzit që i vuajnë pasojat.

Mund të shikojmë mënyrën si është kthyer kokëposhtë kritika e marksiste, duke u kthyer në një justifikim për të denoncuar individin demokratik dhe konsumatorin e gjithëpushtetshëm – që do të thotë, një denoncim që godet ata që kanë mundësitë më të pakta për të konsumuar… përmbysja e universalizmit republikan, i kthyer në vështrim reaksionar që stigmatizon më të varfrit, fletë për të njëjtën logjikë.

Megjithatë, a nuk ka legjitimet të mjaftueshëm lufta kundër perçes, që është qartësisht një shenjë e çlirimit të grave?

Çështja është nëse misioni i shkollave të shtetit është apo jo çlirimi i grave. Nëse po, a nuk duhet të çlirojë dhe punëtorët dhe gjithë grupet e varura në shoqërinë franceze? Kemi gjithfarë lloj varësish – nga shoqëroret te seksualet dhe racialet. Parimi i një ideologjie reaktive është fokusimi te një lloj varësie e veçantë, me qëllim të ruajë të tjerat siç janë.

Të njëjtët njerëz që diku akuzuan feminizmin për "copëzim" tani kanë zbuluar "remizimin" e tyre me qëllim të justifikojnë ligjet e tyre kundër perçes. Statusi i grave në botën myslimane është problematik, por është detyrim i grave myslimane që të përcaktojnë se çfarë konsiderojnë shtypje. Në përgjithësi, njerëzit që janë të shtypur duhet të luftojnë kundër varësisë së tyre – nuk mund t'i çlirosh njerëzit në emër të tyre.

Le të kthehemi te Fronti Nacional. Ju e keni kritikuar idenë që "populli" është racist i natyrshëm. Në pikëpamjen tuaj, emigrantët janë më pak viktimë e racizmit që vjen "nga poshtë" sesa racizmit "nga lart": profilizimi racist, i bërë për periferitë, ose vështirësitë që kanë njerëzit për të gjetur punë ose shtëpi, nëse ata kanë mbiemra që tingëllojnë të huaj. Por kur 25 për qind e votuesve mbështet një parti që dëshiron të ngrijë ndërtimin e xhamive, a nuk tregon se pavarësisht gjithë konsideratave të tjera, nxitjet ksenofobike funksionojnë mes popullsisë franceze?

Së pari, dua të them që vala e ksenofobisë shkon përtej radhëve të votuesve të ekstremit të djathtë. Cili është dallimi mes një kryebashkiaku të Frontit Nacional që ndërron emrin e Rue du 19 Mars 1962 [Robert Ménard, kryetari i bashkisë së Beziers i afërt me FN, ndërroi emrin e rrugës së qytetit që nderonte marrëveshjen Evian që i dha pavarësinë Algjerisë, duke e zëvendësuar me emrin e «Hélie Denoix de Saint-Marc», një anëtar i rezistencës franceze, i cili u dërgua në kampin nazist të Buchenwald-it, por që më vonë mbështeti fushatën reaksionare, kundër pavarësisë së Algérie française dhe mori pjesë në grushtin e shtetit të gjeneralëve në prill 1961, gjë për të cilën u burgos], deputetëve të UMP [qendra e djathtë] që në shkolla të mësojmë anët pozitive të kolonializmit, Nicolas Sarkozy që kundërshton menutë pa mish derri në mensat e shkollave, ose të ashtuquajturve intelektualë "republikanë" që duan të përjashtojnë nga universiteti adoleshentët me perçe?

Sidoqoftë, është shumë kufizuese të thuash që vota për FN është shprehje e ideve raciste ose ksenofobe. Më tepër se një mjet për të shprehur ndenja popullore, Fronti Nacional është një efekt strukturor i jetës politike franceze siç është organizuar në përputhje me kushtetutën e Republikës së Pestë. Duke lejuar një pakicë të qeverisë në emër të popullit, ky sistem ka krijuar hapësirë për një tendencë politike që thotë "Ne s'jemi pjesë e lojës së tyre."

Fronti Nacional e ka mbushur këtë hapësirë qysh prej shpërbërjes së komunistëve dhe ekstremit të majtë. Sa për "ndjenjat e thella" të masave – cila është njësia matëse e kësaj? Vetëm do theksoj se në Francë nuk kemi një grupim ekuivalent me lëvizjen ksenofobike gjermane PEGIDA. Dhe nuk besoj se kjo gjendje mund të krahasohet me vitet 1930, dhe në Francë nuk ka asgjë të ngjashme me milicitë e mëdha të së djathtës ekstreme në periudhën mes dy luftërave.

Duket se mendoni që nuk ka nevojë të luftohet Fronti Nacional…

Duhet të luftojmë kundër sistemit që prodhon Frontin Nacional, e kështu kundër taktikave që përdorin denoncimin e FN si mjet për të maskuar animin e shpejtë djathtas të elitave qeveritare dhe klasës intelektuale.

A nuk jeni i shqetësuar se ajo do të vijë në pushtet?

Përderisa mendoj që Fronti Nacional është fryt i mungesës së balancës në logjikën e institucioneve tona, mendoj se ka shumë mundësi që FN do të integrohet brenda sistemit. Tashmë ka shumë ngjashmëri mes FN dhe forcave ekzistuese të sistemit.

Nëse FN do të merrte pushtetin kjo do të kishte pasoja konkrete për më të dobëtit në shoqërinë franceze – emigrantët, apo jo?

Ndoshta po. Por nuk e përfytyroj dot FN të organizojë përzënie masive, qindra mijëra ose miliona njerëz që të dërgohen "andej nga kanë ardhur". Fronti Nacional nuk është një çështje e të bardhëve të varfër kundër emigrantëve; elektorati i saj përfshin gjithë sektorët e jetës, madje përfshi dhe emigrantët. Sigurisht, mund të ketë masa simbolike, por nuk besoj se një qeveri UMP-FN do të ndryshonte shumë nga qeveri vetëm e UMP.

Para raundit të parë të zgjedhjeve Manuel Valls i kritikoi intelektualët francezë që "i kishte zënë gjumi": "Ku janë intelektualët, ku është ndërgjegjja e madhe e vendit, burrat e gratë që duhet gjithashtu të jenë në vijën e parë – ku është e majta?" pyeti ai. A ju shqetëson kjo?

Kështu pra, socialistët pyesin "Ku është e majta"? Ka një përgjigje të thjeshtë: ajo është aty ku e kanë çuar, në humnerë. Roli historik i Partisë Socialiste ka qenë të vriste të majtën. Misioni i përmbushur. Sinqerisht, nuk e kuptoj se për çfarë mund t'i kritikojnë njerëzit njerëz si ai. Ai sulmon heshtjen e tyre, por fakti është që një numër intelektualësh kanë përfituar shumë.

Ata janë bërë yje, shenjtorë madje. Ata kanë dhënë një kontribut të madh në fushatën e mbushur me urrejtje rreth perçes dhe laïcité. Ata kanë folur shumë. Do shtoja që apeli për intelektualët është apel për njerëz që janë aq budallenj sa të bien dakord të luajnë rolin e zëdhënësve për inteligjencën.

Një rol të tillë mund ta pranoni, sigurisht, për të përcaktuar veten kundër një mase të prezantuar si e përbërë nga njerëz të ashpër dhe prapanikë. Gjë që kthehet te kundër pozicioni i "atyre që dinë" dhe "atyre që nuk dinë", dhe që është pikërisht ajo që ne duhet të copëtojmë, nëse duam të luftojmë kundër shoqërisë përçmuese, pjesë e veçantë e së cilës është Fronti Nacional.

Megjithatë, ka intelektualë, përfshi ju vetë, që luftojnë kundër animit djathtas në mendimin francez. A nuk besoni në fuqinë e fjalëve të një intelektuali?

Nuk mund të varni shpresat te pak individë që mundohen të zhbllokojnë gjendjen. Kjo mund të ndodhë me lëvizje masive, demokratike, dhe legjitimiteti i tyre nuk do burojë nga privilegjet e një intelektuali.

Në veprën tuaj filozofike ju tregoni që qysh nga Platoni mendimi politik ka qenë i prirë t'i ndajë individët në "ata që dinë" dhe "ata që nuk dinë". Në njërën anë është klasa e të shkolluarve, të arsyeshmëve, kompetentëve që janë thirrur të sundojnë; në anën tjetër, klasat injorante popullore, që janë viktimë e impulseve të tyre bazike, dhe janë të destinuar të sundohen. A është kjo mënyra juaj në analizimin e gjendjes së tanishme?

Për një kohë të gjatë sunduesit e kanë justifikuar autoritetin e tyre duke e maskuar veten me virtytet e supozuara për klasën e iluminuar, si urtësia, maturia, dija… Qeveritë e sotme flasin me gjuhën e shkencës – ekonomiks – dhe pretendojnë se nuk bëjnë asgjë veç zbatojnë objektivin e saj të hamendësuar, ligjet e pashmangshme të saj (dhe që ndodh të përputhen me interesat e klasave sunduese).

Por ne kemi parë katastrofën ekonomike dhe kaosin gjeopolitik që kanë prodhuar gjatë dyzet viteve të fundit dije sunduese dhe shkenca ekonomike. Shfaqja e paaftësisë të atyre që supozohen se janë të aftë thjesht ka zgjuar urrejtjen e të qeverisurve ndaj atyre që i qeverisin me kaq shumë urrejtje. Shfaqja pozitive e aftësisë demokratike e të supozuarve të paaftë është, megjithatë, një gjë krejt tjetër./MAPO

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more