Skip to main content

“A keni pyetur ndonjëherë përse ndieni rrëqethje dhe fërgëllima të këndshme derisa urinoni? Shkenca i ka dy përgjigje të çuditshme” plus 1 more Telegrafi Keshilla Mjekesore

“A keni pyetur ndonjëherë përse ndieni rrëqethje dhe fërgëllima të këndshme derisa urinoni? Shkenca i ka dy përgjigje të çuditshme” plus 1 more Telegrafi Keshilla Mjekesore


A keni pyetur ndonjëherë përse ndieni rrëqethje dhe fërgëllima të këndshme derisa urinoni? Shkenca i ka dy përgjigje të çuditshme

Posted: 21 Sep 2016 10:06 AM PDT

Hulumtimet kanë treguar që ekzistojnë disa ndjenja të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e "gjërave më të pabesueshme ndonjëherë". Disa thonë që ajo është ndjenjë si kur fërkohen veshët. Të tjerët thonë që sensacioni lind pasi që urinojnë, duke krijuar ndjenjën e rrëqethjes.

Shumica nesh ka përjetuar këtë ndjenjë rrëqethjeje, e njohur si "sindromë ngërçi pas urinimit".

Mirëpo çfarë është ai fenomen? Asgjë tjetër pos rrëqethje pas urinimit, transmeton Telegrafi.

Kjo dukuri është më e shpeshtë tek meshkujt sesa tek femrat. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që diçka nuk është në rregull me femrat.

Çfarë e shkakton këtë fenomen? Shkenca tani duhet të jap sqarim të saktë, mirëpo ekzistojnë dy sqarime shumë të mira për këtë.

a

Njëri thotë që temperatura trupore ulet, gjë që pak a shumë është normale.

Është vërtetuar që gjatë urinimit ekspozohet një pjesë e trupit e cila zakonisht ruan "nxehtësinë" dhe ekspozimi në ajër të ftohtë shkakton rrëqethjen.

Gjithashtu urina e ngrohtë lirohet nga trupi, ashtu që temperatura trupore ulet.

A jeni të gatshëm të dini edhe për më shumë shpjegime shkencore? Shkenca thotë që mbase shkaktari për këtë është edhe refleksi apo sistemi autonom nervor.

E gjitha kjo do të thotë që trupi juaj prodhon reaksione të pavetëdijshme pas urinimit, ndjenjë e ngjashme si kur teshtini.

Pra, trupi juaj ose ftohet ose ju jep reaksione të cilat nuk i keni pritur. /Telegrafi/

41

The post A keni pyetur ndonjëherë përse ndieni rrëqethje dhe fërgëllima të këndshme derisa urinoni? Shkenca i ka dy përgjigje të çuditshme appeared first on Telegrafi.

Rreziqet shëndetësore që i sjell mungesa e vitaminës D

Posted: 21 Sep 2016 07:31 AM PDT

Mungesa e vitaminës D në trup mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, për të cilat as që mund të mos e keni ditur.

Nëse i keni shenjat e mëposhtme, ekspertët ju rekomandojnë të konsultoheni me një doktor për të parë nëse keni mungesë të kësaj vlere të rëndësishme ushqyese.

Mbipesha

Meshkujt dhe gratë obezë janë më të prirë të kenë mungesë të vitaminës D. Vitaminën D mund ta fitoni nga rrezet e diellit dhe produktet djathore.

Diabeti

Personat e prekur nga diabeti kanë nivele më të vogla të vitaminës D në trup. Studimet tregojnë se nivelet e vogla të vitaminës D dhe obezitetit janë ndër mënyrat se si shkaktohet diabeti.

Sëmundjet e zemrës

Këto dyja shkojnë bashkas. Nivelet ekstreme të vogla të vitaminës D ju bëjnë trefish më të rrezikuar të zhvilloni sëmundje kardiovaskulare.

Lupusi

Sëmundja kronike pezmatuese në të cilën sistemi i imunitetit të trupit i sulmon organet – Lupusi -vazhdimisht ndërlidhet me mungesën e vitaminës D në trup.

Lindja e parakohshme

Gratë që janë në pritje për t'u bërë nëna, janë më të rrezikuara të kenë lindje të parakohshme nëse kanë mungesë të kësaj vitamine. Veç kësaj, vitamina D nevojitet edhe për të zvogëluar infeksionet bakteriale në placentë.

Sindroma paramenstruale (PMS)

Sipas shumë studimeve të ndryshme, gratë e moshave 27 deri 44 vjet janë më të rrezikuara të kenë simptoma të PMS-së. Hulumtuesit besojnë se sasia e duhur e vitaminës D në trup, ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të tilla.

Alopecia dhe rënia e flokëve

Gratë të cilat ballafaqohen me problemin e rënies së flokëve, priren të kenë nivele të vogla të vitaminës D në trup. Kjo vitaminë është e rëndësishme për ciklin e flokëve dhe ju ndihmon flokëve të kalojnë nga faza e "pushimit" në fazën e rritjes. /Telegrafi/

The post Rreziqet shëndetësore që i sjell mungesa e vitaminës D appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more