Skip to main content

Zëri: “Viktima në Ferizaj kishte pasur probleme me dorasin” plus 29 more

Zëri: “Viktima në Ferizaj kishte pasur probleme me dorasin” plus 29 more


Viktima në Ferizaj kishte pasur probleme me dorasin

Posted: 18 Aug 2016 02:49 PM PDT

Në qytetin e Ferizajt është gjetur i vdekur një person i moshës 26 vjeçare në një ndërtesë kolektive. Viktima duket se është qëlluar me 3-4 plumba, ndërsa vrasja besohet të jetë pasoje e një konflikti të më hershëm në mes të viktimës dhe dorasit, njofton Klan Kosova. Në vendin e ngjarjes kanë qenë prezent njësitë policore dhe ekipi mjekësore, e ky i fundit ka konfirmuar vdekjen e viktimës me inicialet S.R. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovare Asllani në finale të Lojërave Olimpike merr flamurin e Kosovës (FOTO)

Posted: 18 Aug 2016 02:23 PM PDT

Kosovare Asllani ia shpreh dashurinë Kosovës nga Rio i largët. Futbollistja kosovare ka postuar një foto shumë të bukur në Instagram, duke treguar një ide të jashtëzakonshme. Ajo do ta ketë me vete flamurin e Kosovës në finalen që nesër Suedia e zhvillon në Lojërat Olimpike “Rio 2016” “Fillova të shkruaj një postim emocionues për Kosovën, familjen time dhe Suedinë por në fund e fshiva dhe në vend të kësaj dua të shkruaj diçka shumë të qartë dhe të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Përgjimet, të papranueshme

Posted: 18 Aug 2016 02:21 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se përgjimet e publikuara, pjesë e të cilave është edhe ai, kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët e vendit. Ai ka theksuar se duhet pasur kujdes të mos shkohet në gjykim publik, por që punët e drejtësisë t’u lihen organeve që merren me këtë punë, njofton Klan Kosova. “Do të dëshiroja që t’i kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Kosovës që e kanë ndjerë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa e pranon se ka probleme me votat për demarkacion, ngrit dilema edhe për PDK-në dhe partnerët tjerë

Posted: 18 Aug 2016 02:17 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK’së, Isa Mustafa, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit, njëkohësisht kreut të PDK’së, Kadri Veseli, pasi ky i fundit, në një paraqitje televizive, la të kuptohet se LDK ka problem me votat për ratifikimin e demarkacionit. Mustafa ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se si shef i Qeverisë mundohet të shtyjë përpara agjendën zhvillimore dhe integruese të Kosovës, por thotë se ai kur është fjala për tema të ndjeshme, nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Osmani: Qeveria largoi emrin tim dhe të Bulliqit nga lista e të ftuarve në ceremoninë e përurimit të rrugës “Beau Biden”(Dokument)

Posted: 18 Aug 2016 01:55 PM PDT

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ajo dhe bashkëpartiaku i saj, njëherësh njëri ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të demarkacionit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, janë larguar nga lista e të ftuarve në ceremoninë e përurimit të rrugës “Beau Biden”, djalit të ndjerë të zëvendës presidentit amerikan. Osmani thotë se është kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ai që ka larguar emrat e dy deputetëve nga lista e të ftuarve, dhe nuk ishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Velipojë, aty ku shteti mundohet ‘t`ua hedhë’ kosovarëve

Posted: 18 Aug 2016 01:51 PM PDT

​Edhe pse ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar për shëndetësi falas, përfshirë këtu edhe në qendrat e ngritura në zonat turistike, një qytetar nga Dibra në fakt denoncon një tjetër fenomen. Në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha, duke iu referuar asaj çfarë përjetoi vetë në Velipojë nxjerr në dritë disa fakte të tjera abuzimi në këto qendra shëndetësore, sidomos ndaj pushuesve të shumë nga Kosova që zgjedhin bregdetin e Velipojës për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkëndija me kokën lartë, shpresat e kualifikimit në Shkup

Posted: 18 Aug 2016 01:39 PM PDT

Shkëndija ka pësuar humbje në Belgjikë nga Genti me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë të “Play-Offit” të Europa Leagues, e cila u zhvillua sonte. Skuadra tetovare e ka bërë një lojë mjaft të mirë, duke rrezikuar disa herë dhe duke e kontrolluar lojën kohë pas kohe. Madje, Shkëndija ka kaluar e para në avantazh në minutën e nëntë përmes Besart Ibraimit, i cili shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë. Mirëpo, minutat e fundit të të dyja pjesëve ishin fatale......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita, mahnit me elegancën e saj (Foto)

Posted: 18 Aug 2016 01:06 PM PDT

Këngëtarja kosovare, me famë botërore, Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj. Ajo është parë mbrëmë duke u larguar nga New Yorku, me një fustan të zi me stil mjaft elegant. 25 vjeçarja nga Kosova, ka qenë e shoqëruar nga supermodelja, Joan Smalls, dhe të dashurin e Smalls, Bernard Smith, me të cilët do të darkonte në një restorant popullor në Manhattan.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkëndija pëson në fund

Posted: 18 Aug 2016 01:24 PM PDT

Shkëndija ka pësuar gol në minutën e fundit të ndeshjes, duke humbur 2:1 nga Genti, në një ndeshje ku luajti mjaft mirë. Skuadra tetovare ka shënuar e para në minutën e nëntë përmes Besart Ibraimit nga gjuajtja e lirë, në ndeshjen e parë të Play-Offit të Europa League, por vendësit e kanë barazuar rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë me Thomas Matton. Ndërkaq, golin e dytë, belgët e kanë realizuar në minutën e 90-të me Kalifa Coulibaly. Shkëndija do ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Evakuohet një pjesë e Aerportit të Manchesterit

Posted: 18 Aug 2016 01:05 PM PDT

Të gjithë udhëtarët që ndodheshin në një terminal të Aeroportit të Manchesterit janë detyruar të evakuohen pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë. Një numër udhëtarësh kanë treguar përmes rrjeteve sociale së bëhet fjalë për terminalin dy të aeroportit. Po ashtu, zëdhënësi i aeroportit I ka thënë Manchester Evening Neës se ndërtesa është kontrolluar gjatë kësaj mbrëmje. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Biden më konfirmoi mbështetjen. Demarkacioni do të votohet më 1 shtator

Posted: 18 Aug 2016 12:55 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vlerësuar historike vizitën e zëvendëspresidentit Amerikan Joe Biden në Kosovë, ndërsa u zotua se mesazhet e qarta dhe miqësore nga Shtetet e Bashkuara, shteti i Kosovës do ti marr dhe zbatojë në plotëni pasi janë në të mirë të vendit. Gjatë një interviste në Klan Kosova, kryeparlamentari Veseli foli edhe për detajet se pse ishte personalisht ai që e priti dhe e përcolli zëvendëspresidentin Biden. “Vizita e zëvendëspresidentit Biden......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas shumë kohësh, shfaqen bashkë Adelina dhe Zanfina

Posted: 18 Aug 2016 12:52 PM PDT

Dy motrat, Adelina dhe Zanfina Ismaili ka kohë që nuk shihen shpesh publikisht. Jeta në distancë, një pasivitet në rrjete sociale ka bërë që nga dyshja të mungojnë fotot e përbashkëta, të shumë kërkuara prej fansave. E akulli mes motrave është thyer sonte, me një postim nga Zanfina ku shfaqet me Adelinën. ‘Mentorja ime. Motra e madhe’ – ishte përshkrimi në postim ku dyshja shkëlqejnë përkrah njëra-tjetrës. Kujtojmë se mbrëmë projekti ‘M’, tashmë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tentuan të hynin me dokumente false në Britani, arrestohen 126 shqiptarë

Posted: 18 Aug 2016 12:50 PM PDT

Policia ka arrestuar 126 shqiptarë në aeroportin “El Prat”, të Barcelonës, me dokumente të falsifikuara. Mediat spanjolle raportojnë se shqiptarët do të udhëtonin për në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Ata ishin të pajisur me pasaporta greke dhe italiane. Emigrantët kanë udhëtuar në zonën Shengen me pasaportat e tyre, më pas kanë përdorur dokumentet e falsifikuara për të mbërritur në Barcelonë dhe më pas në destinacionin përfundimtar, në Britani. Agjentët e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Amerika për shqiptarët është si Meka për Islamin!

Posted: 18 Aug 2016 12:46 PM PDT

Për të diskutuar rreth vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden, aktualiteteve politike në vend duke përfshirë përgjimet, demarkacionin dhe PDK-në nën udhëheqjen e re, i ftuar në emisionin Zona e Debatit është i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Sa i përket vizitës se Joe Biden, Veseli cilësoi qenësore faktin që Kosova si vend i vogël është fokus i SHBA-ve, njëkohësisht konsideron veten të nderuar që ka pasur rastin të takohet me Biden. “Vizita e nënkryetarit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

TIKA tregon arsyen e vendosjes së flamurit turk në shkollën “Elena Gjika”

Posted: 18 Aug 2016 12:38 PM PDT

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, ka reaguar ndaj shkrimeve të sotme në mediet e vendit për vendosjen e flamurit turk në shkollën "Elena Gjika" në Prishtinë.  “Në përfundim të këtyre punimeve në vend se të vendosen tabela me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, ne vlerësuam që do të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blerim Destani mbështillet me flamurin kuq e zi, në përkrahje të Shkëndijës

Posted: 18 Aug 2016 12:37 PM PDT

Blerim Destani është një tifoz i madh i Shkëndijës së Tetovës. Aktori shqiptar ka shkuar për ta mbështetur ekipin e zemrës edhe në Belgjikë, shkruan Zëri. Blerimi, i cili është i biri i pronarit të klubit tetovar, Lazim Destani, e ka postuar në Instagram një fotografi, ku shihet i mbështjellë me flamurin kuq e zi. “Suksese Shkëndija”, ka shkruar Destani, i cili po e shikon ndeshjen në stadiumin “Ghelamco Stadion Kaa Gent”. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KE nuk jep afat për liberalizim të vizave (Video)

Posted: 18 Aug 2016 12:27 PM PDT

Votojeni marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe qytetarët do të lëvizin pa viza. Këtë mesazh po e përcjellin të gjithë zyrtarët e lartë ndërkombëtar që po e vizitojnë Kosovën, përfshirë ata që në këtë periudhë nuk kanë qenë këtu. E njëjta frazë vazhdon të përdorët edhe nga vendësit e përcjell me zotimin se liberalizmin e vizave e kanë marrë shumë seriozisht. Serioze dhe të rëndësishme u morën edhe deklaratat e djeshme e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gent – Shkëndija, mbyllet kështu pjesa e parë

Posted: 18 Aug 2016 12:18 PM PDT

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Gentit dhe Shkëndijës, e vlefshme për Play-Offin e Europa League. Skuadra tetovare ka kaluar në avantazh në minutën e nëntë përmes Besart Ibraimit, i cili shënoi gol të shkëlqyer nga gjuajtja e lirë. Mirëpo, vendësit e barazuan rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë me golin e shënuar nga Thomas Matton. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymerit: Thaçi është duke bërë presion mbi deputetët që ta ratifikojnë demarkacionin

Posted: 18 Aug 2016 12:14 PM PDT

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaj video- mesazhit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu drejtua qytetarëve të Kosovës. Sipas Ymerit Thaçi është duke bërë presion mbi deputetët që ta ratifikojnë demarkacionin. Ymeri bile e quan këtë të fundit edhe “mafioz i aferës PRONTO”, i cili sipas tij nuk është as President i Kosovës. Ja postimi i plotë i Visar Ymerit në Facebook: “Thaçi lansoi publikisht fushatën e trysnisë mbi deputetët e Kuvendit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazetarja e CNN qanë teksa transmeton lajmin e 5-vjeçarit sirian (VIDEO)

Posted: 18 Aug 2016 12:08 PM PDT

Fotoja e 5-vjeçarit sirian Omran Daqneesh, ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. Edhe gazetarja e CNN Kate Bolduan, gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti teksa ka raportuar mbi këtë ngjarje tragjike, nuk i ka mbajtur dot lotët. Omran në fytyrën e tij ka të skalitur tmerret dhe vuajtjet e popullit sirian për shkak të bombardimeve të shumta që ndodhin atje. Fotoja e vogëlushit ka bërë xhiron e botës. Ai qëndron I ulur në pjesën e pasme të një ambulance, i mbuluar me gjak dhe me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti i Shkëndijës, Lazim Destani, takim miqësor me presidentin e Gentit

Posted: 18 Aug 2016 12:02 PM PDT

Presidenti i Shkëndijës së Tetovës, Lazim Destani, e ka zhvilluar sot një takim miqësor me presidentin e klubit të futbollit Gent, Ivan De Witte. Pronari i klubit tetovar po qëndron në Belgjikë, ku Shkëndija po luan me Gentin, në ndeshjen e vlefshme për Play-Offin e Europa League, ndërsa Destani e ka shfrytëzuar rastin dhe para ndeshjes është takuar me presidentin e Gentit, duke i uruar sukses njëri-tjetrit. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Shkup dhe Shkëndija do të kërkojë kualifikimin historik......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkëndija në avantazh, shënon Ibraimi (VIDEO)

Posted: 18 Aug 2016 11:40 AM PDT

Shkëndija ka kaluar në avantazh në ndeshje me Gentin. Një gol fantastik nga gjuajtja e lirë e ka shënuar Besart Ibraimi, i cili ishte mjaft preciz. /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vrasje në Ferizaj

Posted: 18 Aug 2016 11:37 AM PDT

Sot në ora 18:00 ka ndodhur një vrasje në Ferizaj. Një lexues i “zeri.info”, ka dërguar fotografi në redaksinë tonë, duke treguar se vrasja ka ndodhur në orën 18:00 në rrugën “Kemajl Hetemi”, në nhyrje të një ndërtese kolektive. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekje. /ZERI/  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja nga sa mijëra euro do t'i marrin klubet e suksesshme kosovare!

Posted: 18 Aug 2016 11:26 AM PDT

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka gëzuar klubet kosovare. Përveç shumës prej 10 mijë eurosh që do t’i marrin për dhënien e të drejtave televizive, dhe shpërblimeve që i jep UEFA për klubet më të suksesshme, skuadrat kosovare do ta kenë një motiv shtesë për të luftuar për trofe këtë edicion, shkruan Zëri. Në fakt, drejtuesit e FFK-së kanë njoftuar të enjten, në një konferencë për shtyp, se pesë skuadrat e para të Superligës do të shpërblehen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Gent – Shkëndija (FOTO)

Posted: 18 Aug 2016 11:19 AM PDT

Shkëndija do ta zhvillojë sonte ndeshjen e vlefshme për “Play-Offin” e Europa League, në kërkim të fazës së grupeve të këtij evenimenti, shkruan Zëri. Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin lojën. Kjo ndeshje fillon në orën 20:30. /Zëri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është mesazhi i Hashim Thaçit

Posted: 18 Aug 2016 11:03 AM PDT

Në një paraqitje të drejtpërdrejtë, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka folur për vizitën e nënpresidentit të SHBA-ve, Joe Biden, duke thënë se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, la mesazhe të qarta gjatë vizitës së tij në Kosovë. Një prej tyre është se vendi duhet t’u përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare të arritura, përfshirë edhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Pas vizitës së tij, që konsiderohet shumë e rëndësishme për vendin,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri-Maqedoni, ky është çmimi i biletave

Posted: 18 Aug 2016 10:45 AM PDT

Me Evropianin 2016 tashmë të arkivuar si një ëndërr të bukur vere, tifozët shqiptarë të futbollit kanë nisur të mendojnë sesi kuqezinjtë mund të arrijnë një tjetër finish të rëndësishëm në historinë tonë, që na ka dhuruar jo shumë arritje. Kanë nisur tashmë ethet për eliminatoret e botërorit që zhvillohet në Rusi në vitin 2018, dhe sfida e parë është një derbi ballkanik. Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar të gjithë tifozët dhe të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Posted: 18 Aug 2016 10:39 AM PDT

Një person është gjendur pa shenja jete në Ferizaj, ka konfirmuar për Klan Kosovës zëdhënesi i policisë Agim Gashi. Ai ka thënë se rreth orës 18:00 policia ka marrë informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurororin. Por nuk ka dhënë detaje nëse rasti është klasifikuar si vrasje apo vetëvrasje. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A e dini sa deputetë lexojnë libra? Shifra do t’ju habisë

Posted: 18 Aug 2016 10:37 AM PDT

Shifrat që publikon politologu Afrim Krasniqi janë të frikshme. Më të frikshme se shifrat e politikanëve që merren me drogë. Nga 140 që kemi në parlament, vetëm 3 prej tyre lexojnë libra. Në bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë janë anëtarë 7 deputetë, por vetëm 3 prej tyre tërheqin libra. Ky është bilanci i një Kuvendi ku përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen falë formimit të tyre, por falë parasë, forcës, etj. Por në raport me librin, Krasniqi thotë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vërshimet e lanë pa asgjë familjen Ademi, para vërshimeve e humbën Blerimin 6 vjeçar

Posted: 18 Aug 2016 10:35 AM PDT

Tragjedi pas tragjedie në familjen Ademi në Hasanbeg. Tre javë para vërshimeve kjo familje humbi djalin 6 vjeçar, Blerimin, i cili ishte goditur në rrugë nga një kamion. Hyrije Ademi me lot në sy tregon se me shumë mall e përkujton Blerimin e vogël, por tani për tani brenga e saj e vetme është për tre fëmijët e tjerë, të cilët janë pa kulm mbi kokë. “Kemi ndenjtë krejt këtu me fëmijë t’u ra shi. Uji hyni brenda, mezi që i nxjerra fëmijët, i çova te kunata. Krevatet,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more