Skip to main content

Zëri: “Këshilltari i Mustafës nuk mohon se Biden do flas edhe për demarkacionin” plus 29 more

Zëri: “Këshilltari i Mustafës nuk mohon se Biden do flas edhe për demarkacionin” plus 29 more


Këshilltari i Mustafës nuk mohon se Biden do flas edhe për demarkacionin

Posted: 15 Aug 2016 02:52 PM PDT

Sokol Havolli, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vizitën e tij në Kosovë do të flas për tema aktuale politike në vend. Havolli, i pyetur se a to ta trajtojë Joe Biden çështjen e Demarkacionit, pohoi se temat aktuale sigurisht se do të jenë pjesë e bisedimeve. “Sigurisht që zotëri Biden do të flas për tema aktuale politike, por tani nuk mund të them......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bunjaki ua 'zë derën' yjeve të Zvicrës

Posted: 15 Aug 2016 02:45 PM PDT

Përrzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ndodhet në Angli. Gazeta Olle nga burime të saja mëson se ai ndodhet në Londër, ku po zhvillon takime me yjet e Zvicrës, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Shano Tarashaj, për t’i bindur që ata të vijnë dhe të luajnë për Kosovën. Bunjaku do të takohet edhe me Adnan Januzajn, i cili ja gjasa të më mëdha t’i thotë PO Kosovës, pas prishjes së marrëdhënieve me Belgjikën.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biden me porosi të qarta në Beograd (Video)

Posted: 15 Aug 2016 02:26 PM PDT

Nënpresidenti amerikan Joe Biden do të qëndrojë gjatë dy ditëve të ardhshme në Serbi dhe në Kosovë për të takuar udhëheqësit më të lartë të të dyja vendeve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa janë përfshirë në një proces bisedimesh të vështira për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ai pritet që në Serbi të përçojë mesazhin e partneritetit. Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara transferuan në Serbi dy të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi me 'elitën' e Pejës, anashkalon Grabovcin! (Foto)

Posted: 15 Aug 2016 02:13 PM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës që ka zhvilluar në Gorazhdec të Pejës, ku ka takuar serbët lokal, ka shfrytëzuar rastin që t'i takoj politikanët dhe afaristët më të njohur te këtij rajoni. Çuditërisht në këtë takim nuk ka qenë i pranishëm edhe deputeti më i përfolur i këtij rajoni, Adem Grabovci, personazhi kryesor nga përgjimet që po publikohen në medie, takim ky që është mbajtur në super-vilën e Ramiz Kelmendit në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Djali i deputetes kosovare u kurorëzua në Akademinë ushtarake të SHBA-ve (FOTO)

Posted: 15 Aug 2016 02:07 PM PDT

Arjani, djali i deputetes së Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me vajzën më të cilën ishte në lidhje tash e sa kohë. Por e veçanta e kësaj martese është se ceremonia është mbajtur në Akademinë Ushtarake, atje ku djali i deputetes është shkolluar, shkruan Magazina.al “Kurorezimi i Arianit me Fitoren, ne akademine ushtarake ne SHBA! Mami ju uron gjithe te mirat e botes.Paqi bekimin e zotit!” ka shkruar në facebook, Besa Gaxherri. LEXO EDHE: Ja çka i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea-West Ham, goli i 'çmendur' në fund vendos fituesin (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 01:59 PM PDT

Chelsea e ka nisur me fitore edicionin e ri të garave. Ekipi i Antonio Contes i ka mposhtur rivalët e qytetit, West Hamin në “Stamford Bridge” me rezultat të ngushtë, 2:1. Vendimtar ishte goli i Diego Costas në minutën e 89-të. Paraprakisht, për vendësit shënoi Eden Hazard ndërsa për mysafirët Collins.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea-West Ham, gol i papritur (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 01:44 PM PDT

West Hami ka barazuar rezultatin ndaj Chelseat, përmes Collins. Shikojeni golin fantastik të Collins.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Refugjatja shqiptare: Kujdestari i kampit më kidnapoi dhe abuzoi seksualisht

Posted: 15 Aug 2016 01:42 PM PDT

Rasti i një gruaje refugjate shqiptare e cila pretendon se është rrëmbyer me dhunë pikërisht nga punëtorët e kampit ku ajo ishte strehuar, është duke bërë bujë të madhe në opinionin gjerman. Rrëmbimi, sipas pohimeve të saj dhe të një dëshmitari, ka ndodhur në kampin e azilit në Burbach, njofton televizioni gjerman WDR. Kujdestarët e shtëpisë së azilit e kanë marrë atë me makinë dhe për dy ditë e kanë mbajtur në një vend të panjohur për të, ku mund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Nicë të Francës panik si në Prishtinë, lëndohen rreth 40 persona (Foto+Video)

Posted: 15 Aug 2016 01:29 PM PDT

Disa dhjetëra persona janë lënduar sonte në panikun që nisi nga krismat e fishekzjarrëve në Cote d’Azur, kanë njoftuar sonte autoritetet franceze. Në vendin e vogël rreth 20 kilometra nga Nica, qytetarët që vazhdimisht janë në frikë nga sulmet terroriste, menduan se shpërthimet e fishekzjarrë ishte të shtëna nga armët, transmeton lajmi.net. Autoritetet lokale kanë theksuar se rreth 40 persona janë lënduar lehtë duke ikur nga paniku. Banorët e Nicës dhe rrethinës vazhdojnë të jenë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rektori Dema po e shkelë Statutin e UP-së, studentëve do t’i privohet e drejta ligjore nëse afati për master hapet në muajin gusht

Posted: 15 Aug 2016 01:23 PM PDT

Universiteti i Prishtinës, siç duket nuk po ka rehati me rektorët që po vijnë në krye të tij. Hiq më i mirë se rektorët e kaluar nuk është as rektori aktual, Marjan Dema, i cili erdhi në detyrë pas shkarkimit të ish-rektorit Ramadan Zejnullahut, raporton Gazeta NewBorn. Ditë më parë në media u raportua se rektori Dema, kishte përfituar nga privatizimi i cili kishte ndodhur në vitin 2008, ku kishte privatizuar dy lokale nga ish Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), tash Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tmerr e panik në një autobus në Tiranë, i dehuri gati t’i marrë jetën udhëtarit

Posted: 15 Aug 2016 01:20 PM PDT

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në një autobus në Tiranë. Pas një zënke të ndodhur mes dy personave, arsyet e së cilës ende nuk dihen, njëri prej tyre ka hedhur në tokë dhe ka shtyrë gati për të rënë nga autobusi një të moshuar. Nuk mund të përcaktojmë saktë se në cilën linjë ka ndodhur ngjarja, por nga pamjet duket se personi me bluzë me vija, i cili qëndron në këmbë jashtë autobusit është ai që ka shtyrë të moshuarin, pasi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmohet tinëzisht nga leopardi, por nuk do të besoni kush e shpëton burrin (Video)

Posted: 15 Aug 2016 01:14 PM PDT

Një nëpunës i një kopshti zoologjik në sekondat e fundit i ka shpëtuar vdekjes së sigurt nga një leopard i cili i ishte vërsulur, por që në ato momente kritike në ndihmë i doli një tigër. Eduardo Serioe ishte duke luajtur me disa luanë në kopshtin zoologjik “Black Jaguar White Tiger”, kur një leopard i vërsulet tinëzisht nga pas. Macja e madhe e quajtur Dharma, befasisht fillon të vrapojë në drejtim të nëpunësit, por edhe pse ishte i vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çka i bën vajzës së saj aktorja shqiptare (Video)

Posted: 15 Aug 2016 01:10 PM PDT

Ata që e njohin e dinë se Adriana Matoshi është nënë e përkushtuar e cila sillet me fëmijët e saj sikur të ishin në të njëjtën moshë e miq mes vete. Po ta shikosh në fotografitë që poston, asnjëherë nuk mund të garantosh se ajo është nënë e 4 fëmijëve. Adriana është aktive në rrjete sociale, dhe poston fotografi të ndryshme familjare bashkë me fëmijët e saj dhe bashkëshortin në të cilat duken shumë bukur tok së bashku. LEXO EDHE: Kylie......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sportistja ukrainase tregon të pasmet seksi në 'Rio 2016', 'çmendet' interneti (VIDEO)

Posted: 15 Aug 2016 01:08 PM PDT

Një sportiste ukrainase e notit të sinkronizuar e cila kreu një ‘striptease’ të papritur pak përpara se të zhvillonte garën e saj në Olimpiadën e Rios ka bërë për vete një ushtri me adhurues në internet. 24-vjeçarja Anna Voloshyna është bërë virale dhe tani olimpistja po sheh se si mijëra adhurues të rinj po i shtohen në rrjetet sociale. Ajo e kreu zhveshjen duke hequr ndadalë peshqirin e saj dhe nisi të qeshë teksa kërcente.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kylie vazhdon ta ekspozojë trupin super-seksi (Foto)

Posted: 15 Aug 2016 01:00 PM PDT

Mjafton që ajo të publikojë një fotot në rrjetet sociale dhe menjëherë vëmendja është mbi të, por kur Kylie Jenner ndodhet me pushime të gjitha mediat rozë shkruajnë për të. 19-vjeçarja ndodhet së bashku me të dashurin e saj, Tyga, në Bahamas, ku si gjithmonë është shfaqur tejet seksi, ndrësa mbante veshur bikini të zeza. LEXO EDHE: Kush është personi që Adelinës i sjell gjithmonë lule? (Foto) Pikërisht në Bahamas, pak ditë më parë, Kylie festoi edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjyqtari kosovar gjykoi në 'Rio 2016' (FOTO)

Posted: 15 Aug 2016 12:50 PM PDT

Kush ka thënë që kosovarët i kanë thënë lamtumirë Lojërave Olimpike? Gjyqtari kosovar, Jeton Beqiri, sot ka ndarë drejtësinë në “Rio 2016”. Një gjë të tillë, Beqiri e ka bërë në ping-pong në gjysmëfinalen mes Gjermanisë dhe Japonisë në kategorinë e meshkujve, përcjellë “Lajmi.net”. Beqiri ka referuar më herët edhe në Lojërat Evropiane në Baku dhe në Kampionatin Botëror në Tokio.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush është personi që Adelinës i sjell gjithmonë lule? (Foto)

Posted: 15 Aug 2016 12:43 PM PDT

Jemi mësuar ta shohim tek poston foto të ndryshme, duke qenë kështu mjaft aktive në rrjete sociale, por a u ka shkuar mendja ndonjëherë ta pyesni veten se kush po ia dërgon asaj gjithë këto lule?. Adelina e cila ishte mysafire në emisionin ‘Bazar’ aty ku foli rreth karrierës së saj muzikore, ka treguar se vendi ku i ka kaluar pushimet më speciale është Nju Jorku duke mos e lënë anash Romën, Pragën etj, shkruan lajmi.net. E pyetur se kush po kujdeset që atë ta gëzoj me buqeta lulesh, Emini tregon se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Mirë se vjen miku i madh i Kosovës, Joe Biden

Posted: 15 Aug 2016 12:38 PM PDT

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë, është një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm se kjo është një vizitë e një niveli shumë të lartë, por sepse është një vizitë e një njeriu që ka bërë shumë për paqen në Kosovë dhe në Ballkan! LEXO EDHE: Kur Biden në Kosovë kishte thënë se pavarësia është e pakthyeshme (Video) “E......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

O'Connell: Kosovës nuk i është kërkuar t'i japë tokë Malit të Zi

Posted: 15 Aug 2016 12:34 PM PDT

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairí O'Connell, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk ka kërkuar nga Kosova që t’i jap ndonjë metër katror Malit të Zi. O’Connell ka thënë se demarkacioni është një çështje bilaterale në mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe askush nuk ka kërkuar nga Kosova që t’i japë diçka Malit të Zi. “Këshilla ime është që të zhvillohet debati sipas fakteve dhe jo sipas ndjenjave nacionale. Unë nuk besoj që ka pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Vetëm profesionistë në krye të agjencioneve të pavarura dhe atyre qeveritare

Posted: 15 Aug 2016 12:15 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të agjencioneve të pavarura. Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e këtij memorandumi të bashkëpunimit, duke falënderuar Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kuvendin e Kosovës për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kur Biden në Kosovë kishte thënë se pavarësia është e pakthyeshme (Video)

Posted: 15 Aug 2016 12:07 PM PDT

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e kishte vizituar Kosovën edhe në vitin 2009. Një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Atëherë kishte një porosi që pak ka kosovar që nuk e mbajnë mend. LEXO EDHE: Kosovarët për Reuters: Joe Biden-it i kemi borxh Biden kishte siguruar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. /KlanKosova/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Prizreni do të ketë ndryshime rrënjësore

Posted: 15 Aug 2016 12:03 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Prizrenin, në shoqërinë e zëvendëskryetarit të partisë, Enver Hoxhaj. Ai tha se, PDK-ja kurrë nuk do ta zhvendosë vëmendjen e saj nga ky qytet ku sipas tij, kjo është dega më të fuqishme e saj. Megjithatë, Veseli tha se është çështje ditësh ndryshimi që do të ndodh në ekzekutivin e Prizrenit, e kjo sipas tij do të ndodh për të pasur një qeverisje të fuqishme që do t’i japë prioritet zhvillimit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia thotë se serbi që e prishi minaren është narkoman (Video)

Posted: 15 Aug 2016 11:51 AM PDT

Serbi që e prishi minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit, besohet se ka qenë në ndikim të substancave narkotike. Këtë shpjegim e ka dhënë Policia e Kosovës, një ditë pasi i dyshuari e ka kryer këtë akt. LEXO EDHE: Myftiu i Kosovës flet për sulmin mbi xhaminë e Velekinës (Video) Në ndihmë për ta bindur atë në vend të ngjarjes është thirrur edhe babi i tij. /Tribuna Channel/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vitesse njofton të gjithë që Rashica ka zgjedhur të luaj për Kosovën (Foto)

Posted: 15 Aug 2016 11:49 AM PDT

Vendimin e Milot Rashicës për t'iu bashkuar Kosovës e ka konfirmuar edhe klubi i Vitesses. Përmes një njoftimi zyrtar, Vitesse ka shkruar që talenti i kësaj skaudre do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Myftiu i Kosovës flet për sulmin mbi xhaminë e Velekinës (Video)

Posted: 15 Aug 2016 11:47 AM PDT

Të dielën pasdite një serb i fshatit Pasjan që është ngjitur me Velekincën, demoloi një pjesë të objektit fetar. Imami tregoi se keqbërësi brenda kishte hyrë pasi kishte thyer derën e xhamisë. E nga lartë ai veç demolimit të minares, serbi ofendoi edhe fshatarët. Të hënën në xhaminë Mulla Idrizi Gjilani në Velekincë u panë edhe pjesëtarë të OSBE që i dokumentuan dëmet. Aty në vizitë erdhi edhe Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili e dënoi aktin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Valon Behrami tregon për të ardhmen e tij në Kombëatre (Foto)

Posted: 15 Aug 2016 11:44 AM PDT

Valon Behrami ka thënë se shumë shpejtë do të qartësojë të ardhmen e tij Kapiteni i Zvicrës, Valon Behrami ka thënë se shumë shpejtë do të bëjë të qartë të ardhmen e tij, sa i përket Kombëtares. “Fatkeqësisht kam lexuar shumë lajme të pavërteta rreth të ardhmes time në Kombëtare. Shumë shpejtë do ta bëjë të qartë”, ka shkruar Behrami në Twitter. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump akuzohet për lidhje me Rusinë

Posted: 15 Aug 2016 11:20 AM PDT

Menaxheri i fushatës së Hillary Clinton ka kërkuar që Donald Trump të bëjë publike të gjitha lidhjet me Rusinë. Kjo kërkesë ka ardhur, pas një shkrimi nga “New York Times”, e cila shkruante se këshilltari i fushatës së miliarderit Paul Manafort, kishte marrë gjithsej 12.7 miliardë dollarë nga një parti pro-ruse në Ukrainë. Kjo çështje po bëhet mjaft e mprehtë. Akuza vjen në momentin që Trump ka shprehur mbështetje për Vladimir Putin dhe ka thënë se Amerika do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avokati i Popullit kërkon që hetimet për korrupsion të jenë pa afat (Video)

Posted: 15 Aug 2016 11:16 AM PDT

Nëse brenda dy vitesh nuk mblidhen dëshmi e fakte të nevojshme për një vepër penale që lidhet me korrupsionin, atëherë ajo vepër parashkruhet e më këtë rast pushojnë edhe hetimet. Për këtë shkak, Avokati i Popullit, Hilmi Hashari e sheh të nevojshëm ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në mënyrë që të mos përcaktohet asnjë afat specifik për përfundimin e hetimit dhe ngritjen e aktakuzës kundër veprave penale për kapitullin korrupsioni zyrtar. LEXO......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anton Quni bëhet kumbarë i nipit të Agim Ramadanit (Foto)

Posted: 15 Aug 2016 11:14 AM PDT

Familja e Agim Ramadanit ka realizuar amanetin e tij, lidhjen me të madhe me familjen Quni, familjen e njërit nga komandantët me të spikatur të Betejës së Koshares, Anton Quni. “Dje realizuam edhe një amanet të udhërrëfyesit tonë Agim Ramadani. Shoqërinë me familjen Quni e kurorëzuam me kumarinë për Kolosin nipin e vogël të Agimit”, thekson familja e Agim Ramadanit, komandant “Katanës”, transmeton lajmi.net. “Urojmë që kjo kumari të vazhdojë në gjenerata. I gëzohemi kësaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbuloni super veturën e re të Ilda Bejlerit që kushton 100 mijë euro (Foto)

Posted: 15 Aug 2016 11:11 AM PDT

Bukuroshja e ekranit, Ilda Bejleri ka blerë një veturë luksoze, e cila kushton shumë shtrenjtë në treg. Pra, në ditët në vijim bukuroshen shqiptare nuk do ta shohim më me veturë të ‘thjeshtë’, por me një BMW X6 ngjyrë të zezë. Vlera në treg e një veture të tillë shkon mijëra euro nëse Ilda do ta ketë marrë të përdorur dhe mbi 100 mijë euro nëse e ka marrë të re, transmeton Telegrafi. Sa mund t’i ketë kushtuar bukuroshes së ekranit sportiv,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more