Skip to main content

Tirana Observer

Tirana Observer


I fyen familjen, shqiptari godet me sëpatë bashkatdhetarin

Posted: 23 Aug 2016 10:20 AM PDT

Një murator shqiptar është arrestuar nga policia italiane për shkak të tentativës së vrasjes ndaj një bashkatdhetari shqiptari

. Mediat italiane shkruajnë se 41 vjeçari nga Shqipëria dhe banues në Xhenova (Genoa) në Itali, u arrestua dje në banesën e tij në San Fruttuoso ku punëtori jeton.

Më 10 qershor, shqiptari kishte goditur në kokë me një sëpatë për shkak se i kishte fyer familjen. Të njëjtin pretendim, shqiptari e ka paraqitur edhe gjatë arrestimit.

"Bëri një vepër shumë të rëndë, që nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar", ka deklaruar shqiptari.

Hetimet zbuluan identitetin e tij pas këqyrjes së imazheve të kamerave filmike.

Luan Rama tregon se kur do të prishet koalicioni PS-LSI

Posted: 23 Aug 2016 10:03 AM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama konfirmoi funksionimin e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Në prezantimin e kandidatit të majtë Muharrem Rama, deputeti i LSI tha se ky kualicion do të vazhdojë deri në përmbushjen e misionit që është ai i integrimit të Shqipërisë.

“ASHE është funksionale dhe do të jetë funksionale deri sa të përmushet misioni i integrimit të Shqipërisë. Dimë të reflektojmë dhe të korrigjojmë gabimet në të mirë të Shqipërisë. Këto votime janë një moment reflektimi me shumë përgjegjësi për të zgjedhur me mendje dhe me zemër. Le të votojmë Muharrem Ramën për të fituar Dibrën dhe të nesërmen e saj”, tha Luan Rama.

Ai i bëri edhe një thirrje kryeministërit që të mbajë premtimin dhe të ndërtojë Rrugën e Arbërit.

Postat: Bien ndjeshëm blerjet online

Posted: 23 Aug 2016 09:51 AM PDT

Prej vitesh, Nertila ka qenë një blerëse e rregullt online, duke siguruar përmes internetit pjesën më të madhe të veshjeve të saj. Në kërkim të raportit më të mirë cilësi-çmim, blerjet online ishin për të zgjidhja idale, ndërsa në dyqanet në Shqipëri, përveçse mundësia e zgjedhjes është e kufizuar, kanë dhe çmime të larta për atë që ofrojnë dhe në më të shumtën janë produkte kineze. Nertila thotë se shpenzonte çdo muaj të paktën 60 euro.
Ulja e kufirit të taksimit për blerjet online në 22 euro, në fuqi nga 3 gushti, pa dyshim që do të ndikojë në sjelljen e saj. Ajo thotë se do mundohet të blejë me vlera të vogla dhe të kapë ofertat, teksa do të bëjë llogaritë nëse sërish i leverdis ta porosisë online, me gjithë shtrenjtimin për shkak të taksave.
Ashu si Nertila, shumë blerës online tashmë do të mendohen dy herë përpara se të porositin një veshje, një pajisje elektronike, apo një produkt tjetër.
Rënia tashmë ka filluar. Monitor kontaktoi me disa posta private që konfirmuan se dy-tre javët e fundit, porositë online janë përgjysmuar.
Nëse më parë, na vinin 35 pako në ditë, tani vijnë maksimumi 15, por ka dhe ditë që vijnë 5 ose 10 të tilla, thotë operatori i një poste private.
Sipas tyre, efektin kryesor e ka dhënë shtrenjtimi me 22.4% i mallit që blihet online për shkak të TVSH-së prej 20% dhe taksës doganore prej 2.4%.
E kontaktuar nga Monitor, Posta Shqiptare parashikon se vendimi i fundit i qeverisë për ulje e pragut të blerjeve online do të ndikojë në reduktimin e këtyre blerjeve. Edhe pse gushti nuk është muaji i duhur për të parë tendencën për shkak se është periudha e pushimeve, por edhe sepse do të duhet njëfarë kohe për të mësuar rregullat e reja, muajt në vazhdim do të japin një panoramë më të qartë të sjelljes së konsumatorit shqiptar.
Tre vendet kryesore nga vijnë pjesa më e madhe e blerjeve që kryhen online janë Italia, SHBA dhe Kina. Sidomos rënia e monedhës së përbashkët muajt e fundit, e kishte bërë më të leverdishme blerjen në euro (një euro këmbehet aktualisht me rreth 137 lekë, nga 140 lekë vitin e kaluar).
Edhe procedurat e komplikuara për zhdoganimin kanë ndikuar në stepjen e konsumatorëve. Pas problemeve të ditëve të para, sipas drejtuesve të Postës Shqiptare është rënë dakord me Doganën Shqiptare që të lehtësojë procedurat dhe detyrimet doganore të paguhen në sportelet e postës. Për këto shërbime, në total, pranë postës do të paguhet një tarifë prej 300 lekësh.
Si rrjedhojë, blerësit kur porosisin online duhet të bëjnë llogaritë, që krahas taksave, që i rrisin 22.4% vlerës së mallit, të shtojnë dhe 2.2 euro për kostot e zhdoganimit dhe postare.

Taksimi i blerjeve online
Një vendim i fundit i qeverisë, i hyrë në fuqi nga 3 gushti, që blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë, taksimi fillon nga kufiri 45 euro, ka shkaktuar zemërimin e konsumatorëve.
Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se për të gjitha blerjet mbi 22 euro dhe dhuratat e dërgesat nga jashtë mbi 45 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta. Kufiri mbi të cilin paguhen taksa është ulur ndjeshëm. Në mes të vitit 2014, qeveria vendosi që të gjithë ata që blinin online dhe iu vinte produkti me postë nga jashtë vendit, paguanin taksë në rast se vlera e mallit do të kalonte 20 mijë lekë, duke e rritur, nga 10 mijë lekë, që ishte më parë.
Ky veprim, sipas Financave, bëhet për të shmangur konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import. Ulja e kufirit për blerjet online ka shkaktuar pakënaqësi e reagime të shumta te konsumatorët, të cilët gjithnjë e më shumë i ishin drejtuar kësaj alternative, si një zgjidhje për të blerë mallra cilësore me çmime të pranueshme.
Nertila thotë se ia ka gjetur anën dhe kësaj. Do i dërgojë produktet te i vëllai që jeton në Francë dhe më pas ai do i nisë pakon pa etiketë. Ndonëse dhe në Francë ka një kufi taksimi online 22 euro, ajo thotë se një shoqe e saj ka përdorur të njëjtën rrugë dhe në Francë nuk u taksua.

Procedurat
Me marrjen e njoftimit nga Posta Shqiptare, për objektin postar që ka detyrime doganore, qytetari do të mund të paraqitet në zyrën postare qendër të filialit/degës me Kartën e Identitetit (ID), ku do të kryejë edhe procedurën përkatëse, duke pasur mundësinë që të realizojë edhe pagesën e detyrimit në sportelet e Postës Shqiptare, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Veprimet e plotësimit të deklaratës së thjeshtuar doganore, do të kryhen nga agjenti doganor i Postës dhe dokumentacioni i plotësuar do të vijohet për në Doganë.
Më pas, objekti postar do të vijohet në zyrën postare të qytetit ku banon qytetari./Monitor

Rama në Dibër: S’largohem pa bërë Rrugën e Arbrit. Sherefedini burrë i mirë, por në pension

Posted: 23 Aug 2016 09:35 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ishte në Dibër, ku zyrtarizoi kandidatin e majtë për Bashkinë e qytetit, Muharrem Ramën.

Gjtaë fjalës së mbajtur Rama nuk la pa komentuar edhe kandidatin e opozitës në garën për kryebashkiakun e Dibrës.

"Ju ftoj edhe ju demokratët që të zgjidhni Muharrem Ramën. Edhe ai tjetri është burrë i mirë, por është lodhur dhe është në prag pensioni. Dibra nuk është vendi i duhur për të dalë në pension", tha Rama.

Sa i përket Rrugës së Arbrit, e cila është një temë mjaft e nxehtë ndër dibranët, Rama përsëriti se nuk do të largohej nga posti i kryeministrit pa e bërë Rrugën e Arbrit. Ai u justifikua duke thënë se qeveria nuk ka pasur fonde dhe se këto vite ka negociuar me qeverinë kineze për këtë investim.

Gjithashtu Rama u tha dibranëve se kryebashkiaku që ata kanë patur u mor vetëm me punët e tij dhe s'donte t'ia dinte për Dibrën.

"Kishit një kryetar që nuk donte t'ia dinte për Dibrën. Dinte vetëm punët e veta", tha ai.

“Më la pa rroba në pyll”, rrëfimi shokues i 15-vjeçares që e përdhunoi babai

Posted: 23 Aug 2016 09:22 AM PDT

Një rrëfim ndryshe vjen nga 15-vjeçarja E.P.. Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Dibrës (një oficere policie), vajza ka treguar me detaje se si është përdhunuar nga babai i saj biologjik, Guri Përgjegji. Minorenia ka deklaruar se i ati, pasi ka abuzuar seksualisht me të, e ka lënë lakuriq në pyll.

 "Atë ditë ishim duke ecur nëpër pyll për t'u kthyer në banesë, kur babai ndaloi. Ai hoqi xhupin, pantallonat dhe këpucët dhe pastaj më urdhëroi dhe mua që të hiqja atletet. I hoqa. Pastaj ai më tha që të zhvishesha. Unë kundërshtova, por ai më kapi dhe mi hoqi rrobat me dhunë. Bërtita me të madhe, por nuk më dëgjonte kush, pasi nuk kishte njeri rreth e rrotull. Ima atë shtroi përtokë rrobat e të dyve dhe më pas më përdhunoi", ka thënë minorenia.

Ndërkaq, ajo ka pohuar se babai i saj la të zhveshur në mes të pyllit dhe u nis me të shpejtë për në shtëpi.

"Ai iku, ndërsa mua më la ashtu lakuriq. Isha e traumatizuar. Nuk e doja veten. Nuk dija se çfarë të bëja. Më pas vesha rrobat që ishin tërë baltë dhe shkova në shtëpi. Sapo më pa njerka, më pyeti se çfarë kisha dhe pse isha bërë gjithë baltë. I tregova ngjarjen, i thashë se më kishte përdhunuar babai. Njerka më besoi dhe filloi t'i kërkonte llogari burrit të saj, babait tim. I tha që të ikte nga shtëpia.

Sakaq, "GSH" ka siguruar dhe dëshminë e njerkës së minorenes. Kjo e fundit ka deklaruar se vajza ka mbërritur në shtëpi gjysmë ore pas të shoqit. "Kur erdhi vajza, vura re se ishte shumë e tronditur. E pyeta dhe ajo më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Në çast i thashë Gurit: 'Nëse ti e ke bërë këtë punë, ik menjëherë prej këtu'.

Ai mu përgjigj se nuk kishte bërë asgjë. Ndërsa, për rrobat që i kishte tërë baltë më tha se ishte rrëzuar. Nuk doja ta dëgjoja më, por i thashë që të zhdukej nga shtëpia. Ai hëngri një pjatë me makarona dhe u largua për tek bagëtitë. Unë me vajzën shkuam te kunati dhe më pas bëmë denoncim në polici", ka pohuar njerka e 15-vjeçares./GSH

VIDEO/ Vajza kërcen mbi banak tek Gjiri Lalzit, por i zbërthehen bikinit

Posted: 23 Aug 2016 09:01 AM PDT

Një situatë e sikletshme ka qenë ajo për një striptiste tek Gjiri i Lalzit. Ajo ishte duke kërcyer sipër banakut dhe papritur i zgjidhen bikinit. Shoqja e saj është treguar e shpejtë dhe ka vrapuar për ta ndihmuar, por mesa duket dikush është treguar më i shkathët dhe e ka filmuar këtë situatë, raporton faqja “Jeta osh qef”.

Shoqja që i ka ardhur në ndihmë ka qenë vajza me tatuazh tek vithet, e cila kërceu për të miturin që e filmonte me celular.

Gjithsesi vajzat janë treguar shumë të shkathëta, duke e zgjidhur në kohë situatën.

Rama në Dibër për të prezantuar kandidatin Rama

Posted: 23 Aug 2016 08:49 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dibër ku do të prezantojë kandidatin e mazhorancës për kryetar bashkie Muharrem Rama.

“Në Dibër për prezantimin e kandidatit të koalicionit qeverisës Muharrem Rama?? 17.00 në Pallatin e Sportit”, shkruan kryeministri Rama, duke postuar edhe një foto me kandidatin Rama.

FOTO/ Xhesika Ndoj në burg

Posted: 23 Aug 2016 08:36 AM PDT

Këngëtarja Xhesika Ndoj është "kapur mat" gjatë ditës së sotme jashtë ambienteve të burgut të "Shën Kollit" në Lezhë.

Fotoja tregon momentin ku ajo gjendet jashtë këtij burgu.  Nuk dihet se pse këngëtarja ndodhej në një vend të tillë.

14060482-10210259073056425-1909669591-o_1471965661-7668261

image_744

 

Alarmi për bombë te Report Tv, ja sms kërcënues. Autori me probleme

Posted: 23 Aug 2016 08:19 AM PDT

Ka rezultuar fals alarmi për bombë te redaksia e televizionit Report TV në kryeqytet.  Pasi ka bërë këqyrjen e ambienteve, policia ka deklaruar se nuk ka asgjë të rrezikshme dhe se alarmi për bombë, i dhënë përmes një mesazhi, ishte fals.

Burime policore konfirmuan për "Panorama" se ka qenë një mesazh kërcënues dërguar nga një shtetas i identifikuar si Shkëlqim Tarja, në telefonin e një gazetari. Ky i fundit njoftohej për praninë e një bombe në ambientet e brendshme të redaksisë dhe ka telefonuar menjehere policine.

Efektivet mbërriten me shpejtësi në vendin e ngjarjes, vendosen perimetrin e sigurisë dhe nisen kontrollin.

Nga hetimet e para u theksua se "shërbimet policore në vendin e ngjarjes nuk po konstatojnë ndonjë pako të dyshimtë". Kështu ka rezultuar edhe në fund të këqyrjes së zonës.

Autori thuhet se ka pasur probleme mendore./Panorama

sms-kercenues

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 23.08.2016, rreth orës 13:25, në numrin e emergjencave 112, ka njoftuar një gazetar i televizionit Report TV, se në ambjentet e Report TV, mund të ketë një sasi me lendë eksplozive, pasi i kanë dërguar një mesazh kërcënues.

Në adresën e dhënë janë dërguar forca të shumta të policisë dhe morën të gjitha masat si dhe u bë evakuimi i punonjësve.

Pas kontrollit të ambienteve të Report Tv nuk është gjetur lëndë eksplozive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit Shkëlqim Tarja, si autorë i dyshuar i këtij kërrcënimi.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Tronditet futbolli, huliganët vrasin futbollistin

Posted: 23 Aug 2016 08:03 AM PDT

Ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Poloni pasi futbollisti i njohur Dominik Koszowski ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me thikë të marra menjëherë pas ndeshjes kundër Stomilit.

Lajmin tragjik është konfirmuar nga skuadra e Katowices në të cilën Koszowski luante që prej moshës 9 vjeçare, shkruan 'The Sun'.

Koszowski nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra pasi është goditur me thikë nga tre huliganë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik ku 19-vjeçari është sulmuar në një stacion treni në qytetin Katowice të Polonisë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more