Skip to main content

Tirana Observer: “Foto/ A jeni kuriozë të dini si dukej Ronela në moshën tre vjeçare?!” plus 9 more

Tirana Observer: “Foto/ A jeni kuriozë të dini si dukej Ronela në moshën tre vjeçare?!” plus 9 more


Foto/ A jeni kuriozë të dini si dukej Ronela në moshën tre vjeçare?!

Posted: 26 Aug 2016 09:33 AM PDT

image340-300x300 image341-420x450Ronela Hajati e ka pashmangshmërisht jetën të lidhur me muzikën, pasi ka kënduar dhe ka fituar çmime që në moshë të vogël. Por a jeni kuriozë të dini se si dukej këngëtarja në moshën tre vjeçare?!

Kanë qenë kushërinjtë e saj ata që kanë rrëmuar nëpër arkiva dhe i kanë rikujtuar Ronelës këtë foto, që për hir të së vërtetës është shumë e bukur.

Ronela Hajati është duke vijuar me mbrëmjet koncertore nëpër Shqipëri dhe duke shijuar suksesin e dy projekteve të saj, " Syni jemi" dhe "Marre".

Zyrtari i DASH: Ekstremizmi dhe islami radikal nuk janë pjesë e kulturës shqiptare

Posted: 26 Aug 2016 09:18 AM PDT

friedPër zgjidhjen e problemit të radikalizimit fetar, Kosova dhe vendet e Ballkanit duhet të ndihmohen në rrugën e integrimit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Daniel Fried. Në një intervistë për shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zoti Fried tha gjithashtu se Kosova duhet të nxisë dhe kultivojë traditat e saj të tolerancës dhe të mos ndikohet nga forcat e jashtme.

Zgjidhja e problemit të radikalizimi fetar në Ballkan është integrimi i vendeve të rajonit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit Daniel Fried. Koordinatori për Politikat e Sanksioneve dhe ish Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, thotë se qeveritë e vendeve të rajonit duhet të inkurajojnë institucionet fetare vendase të cilat janë të njohura për tolerancën e tyre.

"Ekstremizmi dhe islami radikal në fakt nuk janë pjesë e kulturës boshnjake ose asaj shqiptare. Ato janë importuar. Qeveritë në rajon duhet të ndihmojnë tradidat e tyre islamike që janë shumë më tolerante. Kjo është një përpjekje e vështirë."

Zoti Fried tha se edhe pse Kosova është një vend e ri me institucione jo shumë të forta, ajo është në një pozitë më të mirë për ta luftuar radikalizmin se sa në kohën kur ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së.

"Nëse Kosova nuk do të ishte e pavarur. Nëse ende do të ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së, problemi i radikalizimit do të ishte më i madh. Por, pasi Kosova është vend i pavaruar, pasi Evropa dhe Shtetet e Bashkuara shihen si faktor ndihmues në Kosovë, ne kemi kapital politik atje."

Ai shtoi se banorët e Kosovës duhet të nxisin dhe kultivojnë tradidat e tyre të tolerancës dhe të mos ndikohen nga forcat e jashtme.

Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë muajve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i përfshirjes së qytetarëve të Kosovë në luftërat në Lindjen e Mesme, por ka ka pasur përpjekje për t'u bashkuar në këto luftëra. Aktualisht, sipas zyrtarëve të qeverisë, në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme ndodhen rreth 80 qytetarë nga Kosova, ku gjysma prej tyre janë gra dhe fëmijë. (voa)

 

Flet sizmiologu: Ja 8 qytetet shqiptare më të rrezikuara nga tërmetet

Posted: 26 Aug 2016 08:52 AM PDT

termeteee-449x450Qytetet përgjatë vijës bregdetare bëjnë pjesë në "zonën e kuqe" sa i takon rrezikut për t'u goditur nga tërmetet. Sizmologu Rrapo Ormeni thotë se Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda janë qytetet ku vala e lëkundjeve është më e lartë.

Por, përveç tyre, ka edhe një brez tjetër që po ashtu rrezikohet. Bëhet fjalë për Lushnjën, Elbasanin, Dibrën dhe Shkupin. Predispozita për lëkundje sizmike në këto zona lidhet me faktin se janë goditur edhe më parë. Prof. dr. Ormeni, në intervistën dhënë për "Panorama", komenton edhe pasojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi Italinë Qendrore, shkaqet që çuan, si edhe masat që duhet të ndërmerren.

Italia Qendrore u godit nga një tërmet 6.2 ballë, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme. I rëndë është bilanci i viktimave, raportohet për 250 të vdekur deri më tani. Cili është komenti juaj?

Tërmeti i fuqishëm që goditi në datën 24 gusht Italinë Qendrore ishte me një magnitudë 6.2 rihter. Ky tërmet u shoqërua me një seri të madhe pasgoditjesh. Të mërkurën u regjistruan 190 të tilla dhe dje 50 pasgoditje. Shkalla e lartë e dëmtimeve dhe e humbjeve në njerëz lidhet me disa karakteristika të këtij tërmeti. E para është magnituda 6.2, e cila është e konsiderueshme, pasi bën pjesë në tërmetet e fuqishme që sjellin dëme. Së dyti, cektësia e këtij tërmeti, me thellësi  4 km, gjë e cila ka bërë që të rritet në mënyrë të ndjeshme shkalla e dëmtimeve në godina. Duke pasur vatër afër sipërfaqes së tokës, e gjithë energjia kalon në sipërfaqe. Së treti, është afërsia me zonat e banuara. Së katërti, fortësia e truallit ku janë ndërtuar godinat. Për të vijuar me masat që janë marrë parasysh gjatë ndërtimit të objekteve. Së gjashti, humbjet në njerëz lidhen edhe me kohën kur ka ndodhur ky tërmet, i referohem këtu orarit. Dhe së fundmi, tjetër faktor që dua të veçoj është edhe pjerrësia e terrenit, që e ka favorizuar.

 Nga se shkaktohen lëkundjet sizmike?

 Shkaku i lëkundjeve sizmike janë lëvizja e pllakave tektonike, kontinentale. Si pasojë e këtyre lëvizjeve, ato goditen me njëra-tjetrën. Për tërmetet në Shqipëri shkak është përplasja e mikropllakës së detit Adriatik dhe Jon me tokën shqiptare. Si pasojë e kësaj, që nga Shkodra, Durrësi, Vlora dhe deri në Sarandë ndodhin deformime të mëdha. Janë pikërisht këto zona, ato të cilat rrezikohen më tepër nga tërmetet. Por tërmetet nuk ndodhin vetëm përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu kemi një brez tjetër, Vlorë­Lushnjë­Elbasan­ Dibër­Shkup, në të cilën kanë ndodhur tërmete të mëdha. Kjo, për shkak se aty ku ka ndodhur një herë tërmet, ka predispozitë për të goditur sërish, sepse tektonika është më e dobët.

Cilat janë vendet më të rrezikuara?

Bota ka dy breza sizmikë më të rrezikuar. E para është unaza e zjarrtë e Paqësorit, në të cilin ndodhin 84% të tërmeteve të botës. Brezi tjetër është Mesdheu, këtu përfshihet edhe Ballkani. Në këtë zonë ndodhin 15% të tërmeteve në botë. Në këtë mënyrë, vetëm 1% ndodhin në vende të tjera, pasi 99% e tërmeteve kërcënojnë këta dy breza.

A është Shqipëria pjesë e hartës së vendeve ku risku është i lartë?

Po, përderisa është pjesë e Ballkanit. Këtu përfshihen edhe Turqia, Italia, Mali i zi, Greqia. Në këto vende tërmetet kanë arritur deri në 7 ballë. Për fat, në Shqipëri lëkundje me magnitudë kaq të lartë nuk ka pasur.

Kur është goditur Shqipëria për herë të fundit?

Në vendin tonë goditja më e fortë është regjistruar në vitin 1979, në kufirin me Malin e Zi. Tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1. Ka pasur pasoja të konsiderueshme në Shkodër, duke rrafshuar lagje të banuara. Kurse më i fundit ka qenë tërmeti i 2009­s, me magnitudë mesatare 5.4, i cili solli dëme në Dibër deri edhe në Peshkopi.

A mund të parashikohen tërmetet?

Parashikimi ka disa aspekte. E para është vendi, e dyta madhësia e tërmetit dhe e treta koha. Deri më sot vetëm koha nuk parashikohet në asnjë vend të botës. Por parashikimi i dy të parave bën të mundur që të ndërmerren masa, në mënyrë që të minimizohen dëmet që mund të shkaktohen.

Çfarë masash duhet të ndërmerren?

Bazë është ndërtimi me standarde antisizmike

Në vendin tonë, a janë zbatuar këto standarde?

Ne japim vetëm parametrat. Kontrollet duhet t'i bëjë shteti.

Gjatë lëkundjeve çfarë është mirë të bëjmë dhe çfarë jo?

Kur bie një tërmet, ajo që duhet të bëjmë është pikësëpari të jemi të qetë. Mirë është të futemi nën një objekt, p.sh. nën një kënd apo nën një tavolinë. Dhe është mirë që pas goditjes së parë, të dalim menjëherë jashtë, sepse lëkundjet përsëriten, sikundër ndodhi në Itali. Ndërsa nëse jemi jashtë, mirë është që të rrimë në një vend të zbuluar./ Panorama.al

Tentohet të vritet Kancelarja Angela Merkel

Posted: 26 Aug 2016 08:36 AM PDT

kancelarja-550x348Policia çeke njoftoi se ka arrestuar një person, që dyshohet se ka tentuar të vriste Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Sipas mediave ndërkombëtare, një person i armatosur që udhëtonte me Mercedes të zi iu afrua eskortës së Merkel dhe u përpoq të depërtonte tek makina e Kancelares gjatë udhëtimit të kësaj të fundit për në Pragë.

Zëdhënësi i Policisë së Çekisë tha se i dyshuari është arrestuar. Ngjarja është duke u hetuar nga detektivët e Pragës.

Merkel ka qenë për një vizitë një ditore në Pragë ku u takua me Kryeministrin Bohuslav Sobotka. Gjatë takimit me homologun çek, Kancelarja e Gjermanisë u prit me protesta nga qytetarët.

Automjeti i dyshimtë me të cilin udhëtonte i arrestuari, u shfaq gjatë kohës që autokolona e Merkel po i drejtohej periferisë së qytetit pasi ishte nisur nga aeroporti.

"Shoferi i Mercedesit nuk iu bind urdhrave të makinave të policisë që shoqëronin Merkelin. Ai ndaloi vetëm pasi policia e paralajmëroi se ishte gati për ta qëlluar", thuhet në njoftimin e policisë çeke.

Dy fëmijë aksidentohen teksa luanin me biçikletë, arrestohet shoferi

Posted: 26 Aug 2016 08:25 AM PDT

makina1-550x310Dy fëmijë janë aksidentuar pasditen e sotme në rrugët rurale të Dibrës, ndërkohë drejtuesit i automjetit që shkaktoi aksidentin është arrestuar nga Policia e Dibrës.

Zyrtarë të Policisë thanë se në aksin rrugor Dohoshisht-Luzni, në një dishezë kanë qenë duke lëvizur në një biçikletë dy të mitur, konkretisht shtetasi B. D., dhe M. D., 12 vjeç.

Ndërsa një mjet tip "Renault", me targa AA 035 FP,  me drejtues shtetasin me inicialet F. K., ka qenë duke u ngjitur në malore, raporton panorama.

Dy të miturit nuk kanë arritur të mbajnë ekuilibrin dhe të frenojnë biçikletën dhe për pasojë janë përplasur me mjetin "Renault" që ishte në ngjitje.

Mësohet se drejtuesi i mjetit u ka dhënë ndihmën e parë duke i dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjekësore, si dhe ka njoftuar Policinë për aksidentin e ndodhur.

Shtetasi M. D., është transportuar për në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar, ndërsa shtetasi tjetër i mitur B. D., ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e Peshkopisë.

Video/ Dua Lipa publikon këngën e saj të re

Posted: 26 Aug 2016 08:03 AM PDT

dua-lipaaa2-550x297Këngëtarja kosovare me famë botërore,  Dua Lipa, ka publikuar këngën e re të titulluar "Blow Yout Mind (Mwah)", vetem audio. Kjo këngë sapo është ngarkuar edhe në kanalin zyrtar të këngëtares në Youtube.

“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”

Posted: 26 Aug 2016 07:56 AM PDT

"…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj". Në facebook, dikush pyeti nëse Lamberci tallej me shqitarët me këto fjalë? Jo,  Lamberci e kishte seriozisht!

Lamberci ne qender, ulur, me kostum kombetar shqiptar (1907)

Lamberci ne qender, ulur, me kostum kombetar shqiptar (1907)

Kur Maksimilian Lamberci i shkroi këto fjalë në studimin "Një vështrim mbi letërsinë shqipe" (1956), ai nisej nga hulumtime të thella që kishte kryer prej dekadash. Maximilian Lamberc (1882 – 1963) e kishte studiuar shqipen (gjuhë, kulture, foklor) një jetë të tërë. Si albanolog, Lamberc jetoi për një vit (1907) mes arvanitasve në Greqi. Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip më 1913; pastaj shkoi në Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit  në Badhesas (Villa Badessa).

Nga maji në qershor 1916, Lamberc  shkoi në Shqipërinë veriore dhe qendrore duke regjistruar për herë të parë mbi baza shkencore gjuhën dhe folklorin shqiptar. Në këtë udhëtim ai vizitoi Grudën, Shkodrën, Lezhën, Krujën, Tiranën, Durrësin, Luginën Kir, Shoshin, Shalën, luginat e Drinit dhe të Valbonës dhe sidomos Mirditën.

Në dhjetor 1916 ai u kthye në Shqipëri, këtë herë me trupat perandorake austriake që kishin pushtuar Shqipërinë veriore dhe qendrore në kuadër të Luftës Botërore. Ai ishte ngarkuar për krijimin e  sistemit arsimor shqiptar dhe ishte anëtari i vetëm i huaj i Komisisë Letrare Shqipe që autoritetet austriake kishin formuar per krijimin e një sistemi shkollor të njësuar për mbarë Shqipërinë. Në Shkodër, Lamberc ishte me Gjergj Fishtën botues i gazetës Posta e Shypnisë në të cilën botoi edhe disa studime të vetat. Pas Luftes I Boterore Lambertz u kthye në Austri, dhe shkroi disa  libra dhe artikuj mbi aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, veçanërisht folklorit.

Fundi i Luftës II botërore e gjeti Lambercin në Gjermaninë Lindore nën kontrollin sovjetik. Në qershor të vitit 1945, ai u emërua drejtor i shkollës së gjuhëve të huaja në Lajpcig dhe në tetor 1946, bëhet profesor i Gjuhësisë Krahasuese. Deri sa doli në pension, më 1957, Maksimilian Lambertz drejtoi edhe  Institutin e gjuhëve indo – evropiane.

Lamberci e vizitoi Shqipërinë në qershor të vitit 1954 dhe në vitin 1957.  Edhe pas prishjes së marrëdhënieve të ngushta politike midis Shqipërisë dhe vendeve të bllokut sovjetik, Lambers refuzoi t'i shkepuste  lidhjet e tij me Shqipërinë në fushën e gjuhës dhe kulturës. Në pritjet e ambasadës shqiptare në Berlinin lindor, ai merrte pjesë vazhdimisht duke u interesuar për ecurinë e studimeve albanologjike në vend. Maksimilian Lamberc vdiq më 26 Gusht 1963; autoritetet komuniste gjermano lindore lejuan që trupi  të varrosej në Vjenë, duke respektuar dëshirën e tij të fundit./Albert Lulushi/VOA

Tale, një mrekulli bregdetare

Posted: 26 Aug 2016 07:47 AM PDT

147221754226816_REPORTAZHI TALE_15_4Në zemër të vijës bregdetare shqiptare, plazhi i Tales shtrihet në një gjatësi prej rreth 12 km nga Kunja deri në Grykderdhjen e Matit. Nga një plazh krejtësisht i virgjër, Talja është zbuluar vetëm kohët e fundit nga pushuesit, që siç na thonë sipërmarrësit e zonës, në një ditë mund të jenë me mijëra.

"Mbizotëron qetësia, lokalet kanë ushqime vendase, pushuesit mund të gjejnë qetësinë dhe rehatinë në plazh sepse plazhi është i pastër", thotë një pushues.

Strukturat akomoduese ekzistuese dhe lokalet apo baret janë të pakta. Ndryshe nga shumë plazhe të tjera në vend, këtu ato ruajnë distancën nga bregdeti duke e lënë të paprekur brezin ranor, edhe ky i shquar për sasinë e madhe të jodit me veti kurative. Në këtë kompleks me vila druri gjejmë një numër të madh pushuesish nga Kosova.

"Vijmë nga komuna e Malishevës dhe në plazhin e Tales pushojmë prej 10 ditësh. Kushtet për pushim janë ideale, nuk ka asnjë të keqe, asnjë vërejtje", rrëfen një pushues nga Kosova.

Por sipërmarrësit e zonës e kanë një vërejtje.

"Jemi të zhgënjyer nga energjia elektrike, se çdo ditë në orë të ndryshme na fiken dritat dhe ne po punojmë me gjenerator në kushte mjaft të vështira, gjë që na i largon pushuesit", ankohet sipërmarrësi Preng Lleshi.

30 minuta nga plazhi i Tales, këtu gjendemi  në Kune-Vain. Lagunën e ndan mespërmes lumi Drin dhe mbrohet nga agjencia e zonave të mbrojtura. Natyra e paprekur me pemë të larta është vendi ideal për tu clodhur, larg zhurmës së zonave të urbanizuara.

"Jam nga Spanja. Dua të shoh si është këtu dhe të gjej një plazh të bukur. Jam në kërkim të vendeve larg trafikut", thotë një turist spanjoll.

Rezervati është i pasur me rreth 196 specie të ndryshme kafshësh dhe shpendësh të përhershëm dhe shtegëtar.

 

 

 

 

Ziejini gjethet e mangos, dhe lamtumirë diabetit!

Posted: 26 Aug 2016 07:26 AM PDT

gjethet_1472158981-2897911-550x302Nëse e injoroni apo nuk e trajtoni, diabeti mund të shkaktojë verbëri, dëmtime në nerva, mosfunksionim të veshkave,sëmundje në zemër etj. Por çfarë mund të bëjmë për të kuruar diabetin nëse nuk kemi para për mjekim?

E thjeshtë: Pak gjethe mangoje dhe një tenxhere me ujë.

Fillimisht merrni 10 deri në 15 gjethe mangoje të buta, më pas ziejini në një gotë me ujë dhe lërini gjithë natën. Në mëngjes ndrrojeni ujin dhe pijeni me stomakun bosh. Për të patur rezultate më efektive duhet ta përdorni këtë metodë për dy ose tre muaj.

Gjithashtu mund t'i thani gjethet në një vend të errët dhe t'i copëtoni. Përdorni gjysmë lugë çaji të kësaj "pudre" të gjetheve dy herë në ditë.

Gjethet e mangos sjellin shumë përfitime në shëndetin tonë sepse janë të pasura me vitamina, enzima, antioksidantë dhe shumë minerale të tjera. Ato mund të trajtojnë temperaturën, diarrenë, pagjumësinë, venat e zgjeruara, astmën, bronshitin dhe të ftohtin.Çaji me gjethet e mangos mund të ulë presionin e gjakut e të forcojë enët e gjakut.

 

 

 

Blake Lively mer urimin më të çuditshëm nga bashkëshorti i saj

Posted: 26 Aug 2016 07:10 AM PDT

kryesore21E dinit që Blake Lively dhe Billy Ray Cyrus, babai i Miley kanë lindur në të njëjtën ditë?   Me siguri Ryan Reynolds e di. Aktori i Deadpool, i cili është i martuar me Blake që në 2012, zgjodhi ta uronte bashkëshorten e tij në ditën e ditëlindjes me një status qesharak në Twitter: "Do të doja t'i uroja Billy Ray Cyrus ditëlindjen më speciale dhe më magjike. Te dua me të gjithë zemrën time. Gjithashtu, Gëzuar Ditelindjen gruas time."   ryan-reynolds-blake-lively-ebccca9a-ebb8-4b1f-a164-45abedb2848b

Edhe pse çifti Lively-Reynolds duken dyshja më e mrekullueshme së bashku, ata formojnë gjithashtu një çift shumë qesharak së bashku. Ata e kanë dëshmuar dhe më parë këtë gjë, kur Blake Lively i dhuroi për Krishtlindje bashkëshortit të saj, një kukull "Spiderman", të vendosur mbi një njëbrirësh të bardhë. Çifti numëron shumë momente të tilla, me deklarata për njëri -tjetrin, të cilat kanë lënë gojëhapur të gjithë fansat e tyre.blake-lively-ryan-reynolds-together-after-baby-red-carpet-ftr

Blake dhe Ryan kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, jo vetëm prej faktit që formojnë një prej çifteve më të bukura të Hollywood-it, por gjithashtu prej sensit të tyre të humorit.

 

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more